Close
Faqja 34 prej 34 FillimFillim ... 24323334
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 665 prej 665
  1. #661
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës



    Kush më shan

    Kush më shan pa shkak e fakt,
    S’ndjej siklet e as pendim.
    S’marr mundimin ti them : Mjaft!,
    Se ai s’është miku im.

    Prekem,rrekem nga dikush,
    Që më njeh e që njoh.
    Po më shau shpirtin mbush
    Dhe i them : Më mos vazhdo !

    Kush më shan prapa kurrizit,
    Më bën nder e më ngre vlera.,
    Janë si gjembat e murrizit,
    Që shumë shpejt kthehen në plera.

    Kush gjithë ditën le si qen,
    E ka hallin veç me vete.
    Nga kjo sharje gjë s’më gjen,
    Si një lule rroj në Mbrete.

    Kush më shan le të vazhdoi,
    S’do ti them kurrë as një fjalë,
    Se kush s’di të dashuroi,
    Është i vdekur dhe i gjallë.

  2. #662
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Kjo bukuri


    Kjo bukuri i vyshku lulet,
    Lëndinat fshihen,kur shkon ajo,
    Në sytë e m’i si rreze ulet,
    S’ më merr leje, por bën çfarë do.

    Në një ballkon me lule mbushur,
    Mes tyre lule,kjo saksi
    Dhe nata kur vjen vetull ngrysur,
    E ndriçon kjo me ata sy.

    Në sytë e saj jeton kjo botë,
    Aroma e luleve krejt zhgënjim.
    Si flladi i lehtë, afrohet, thotë :
    Në shpirtin tënd, është shpirti im.

    Më zgjoi nga gjumi ku kisha rënë
    Dhe tani s’kam më gjumë në sy.
    Zemra e saj pusi ka zënë,
    Njëmijë behare kam për ty.

    Kjo bukuri s’di nga ka lindur,
    Ndoshta ka lind nga tjetër botë.
    Me një shikim ,syrin ka bindur,
    Ç’të thoi më shumë,çfarë mund të thotë?!

  3. #663
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Hipokritët


    S'kam parë si ju,ndaj dhe u them të marrë,
    S'lat gjë pa thënë për miq edhe për shokë
    Nuk rrini dot një minutë pa sharë,
    S'rrini për mua pa më sharë fare kot.

    Një autobot me çaj bashkë kemi pirë,
    Gota vere pa frikë them një kantinë,
    Kur pinim thoshit fjalën më të mirë,
    Sa ndaheshim shanit pa turp sa një kinë.

    Unë pranë s'kam qenë,kur shanit me thua,
    Por fjalët vinë prapë nga ajo gojë.
    Sa keq më vjen,si ****** grua,
    Të puth me zor e futet në lojë.

    I falem Zotit që më ka ndihmuar,
    Që njerëzit ti kuptoj dhe me një fjalë,
    Pastaj me takt i flak i pa kuptuar
    Them kanë vdekur dhe pse ata janë gjallë.

  4. #664
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    E di që më ke dashuruar

    Ta dish për Ty, kthehem nga rruga,
    Kthesat i marr pa kuptuar.
    Nga balli shpejt më ikën rrudha,
    E di, se më ke dashuruar.

    Ti je si fushë magnetike,
    Të fut në gji e të përpin,
    Si dallgë vjose buzët m'i ngjite,
    Si borë prilli më lag,më shkrin.

    Unë jam poet e s'di gjë tjetër,
    Një vetull hënë më robëron,
    E vetmia që s'them kurrë e tepërt,
    Se e di mirë : Më dashuron !

    S'di çfarë të them,shpesh flas me vete,
    Kur nata vjen dhe më mungon,
    Sa mirë e dashur them që më gjete,
    Se ti më do,më dashuron.

    Për ty e çaj detin me këmbë,
    Më the eja, më ke atje.
    Se ti më do,më këndon këngë,
    Se ti për mua bën vetëm be.

    Unë për Ty, bej mrekullira,
    Se jam poet e të ndjej fort.
    Ylber më kthehet fytyra,
    Se më do e s'më lë dot.

    Me ty them që s'kam gabuar,
    Edhe ti me mua jo,
    E di që me ke dashuruar,
    Edhe unë me domosdo.

  5. #665
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Shëtitje në Dardhë

    Eh,sa me vonesë që shkova në Dardhë,
    Pemët s'kishin fruta,kishin vetëm fletë.
    Dielli përmbi male ecte valë-valë,
    Së bashku me të ecja dhe unë vetë.

    Nata flinte gjumë përmbi maja pisha,
    Era bredharake lahej në përrua.
    Unë i sikletosur nuk e di çfarë kisha
    Edhe pse në krah kisha timen grua.

    E shikoja malin dukej si i lodhur,
    I flisja në emër përgjigje s'më kthente.
    Mendja ku s'më shkonte; More çfarë ka ndodhur ?!
    Se dhe kënga e qyqes gati po më dehte.

    U zura me hënën,gati e godita,
    M'i verbonte sytë pa marrë fare leje .
    Tek një lëndinë shtrirë, agimin e prita
    Edhe e përpiva e futa në deje.

    Pyesja veten time : Çfarë kërkon në Dardhë?
    Ku dardha nuk kishte,s'kishte as dëborë.
    Po pa gjë nuk ngela,gjeta një sy bardhë,
    I hidhte shikimet sikur shtron lakrorë.

    Nuk u merakosa se si ishte moti,
    Bënte vapë a ftohtë nuk kuptova gjë,
    Por një gjë e them : Më ndihmoi Zoti
    Që unë të betohem vetëm për atë.

    Eh,sa me vonesë që shkova në Dardhë ,
    Se kush më vonoi nuk ka rëndësi.
    Që nga sot e tutje puth veç sy të bardhë,
    Se ata më joshën thjeshtë për dashuri.

Faqja 34 prej 34 FillimFillim ... 24323334

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •