Close
Faqja 2 prej 34 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 665
  1. #21
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Hahahaha, sa e bukur kjo dehja e poeteve...
    (ah sikur ta kishin edhe politikanet shqiptare keshtu...)
    What goes around---comes around

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te lumte penda o riza..

    bukur..

  3. #23
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

    Trokitje e kotë

    Te një portë pa dashur trokita,
    i detyruar se mbeta në rrugë.
    Kjo rrugë nuk kishte as drita,
    ky fshat nuk paska një burrë?

    Përballë meje një çezëm pikonte,
    nuk ishte as rrjedhë,as ujë.
    Kjo zhurmë gati më çmendte,
    si nuk pashë një vajzë për ujë!

    Trokita,trokita sa munda,
    në portë as sy,as hije s'më doli.
    pastaj godita me grushta,
    Mentesha, e vetmia që foli.

    Me errësirën u mbulova atë natë,
    tek o borri i shtruar me gurë....
    Si s'më ftoi një burrë për darkë?
    Si nuk gjeta një vajzë në gurrë?

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Trokitje e kotë

    Te një portë pa dashur trokita,
    i detyruar se mbeta në rrugë.
    Kjo rrugë nuk kishte as drita,
    ky fshat nuk paska një burrë?

    Përballë meje një çezëm pikonte,
    nuk ishte as rrjedhë,as ujë.
    Kjo zhurmë gati më çmendte,
    si nuk pashë një vajzë për ujë!

    Trokita,trokita sa munda,
    në portë as sy,as hije s'më doli.
    pastaj godita me grushta,
    Mentesha, e vetmia që foli.

    Me errësirën u mbulova atë natë,
    tek o borri i shtruar me gurë....
    Si s'më ftoi një burrë për darkë?
    Si nuk gjeta një vajzë në gurrë?
    Riza i nderuar,edhe një herë të përgëzojë për origjinalitet - je vërtetë autokton në shkrime tua pa ndikime eksterne, dhe këtu qëndron madhështia e poezive tua...
    Të dëshirojë suksese - në kët drejtim as që dyshoj.

    Agim METBALA

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vazhdoj leximin e poezive me kenaqesi. Urime!

  6. #26
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

    Bulkthi

    Te kokë e krevatit bulkthi fle çdo natë.
    Sa shtrihem për gjumë,bëhet më i prapë.
    Edhe kur jam zgjuar,ai prapë këndon;
    s'është këngë bulkthi,ndryshe tingëllon.

    Cfar të ketë i shkreti që po më gjurmon?
    Ka frikë nga sekreti dhe nuk më tregon.
    ç'mision i kanë dhënë që më rri tek koka,
    unë nuk jam i lig, e di e gjithë bota.

    I bërtas ta trëmb,ai s'do t'ia dijë.
    Ka pushtet të fortë,mund të më përpijë.
    E marr me të mirë, i ofroj rryshfet,
    rryshfet shumë të majmë,të më lërë të qetë.

    Si ushtar besnik,nuk kompromentohet,
    bën detyrën "miku",nuk do të gabohet.
    Një gjë më ka mbetura shpall deputet,
    ti ngre vilë në ishull që të flë i qetë.

  7. #27
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Shume shume te bukura poezite. sidomos kjo e Bulkthit.
    na kenaqe Riza.
    What goes around---comes around

  8. #28
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Dehje poeti

    I keni parë poetë kur dehen,
    recitojnë poezi me vargje të cunguar.
    Cdo gjë u duket letër dhe penë,
    betohen ku dhe si janë lauruar.

    Në vargje derdhin gotën e rakisë,
    një libër e bëjnë pjatën me meze.
    Betohen për shpirt të perëndisë,
    librat u shitën pa dalë ende.

    Një penë e fortë u duket piruni,
    ia shtrëmbërojnë bishtin në pjatë.
    Kjo është poezia ime e fundit,
    kam punuar me javë,ditë e natë.

    Eh,të shkretët,të shkretët ç'i gjeti?!
    U dehën pa pirë një gotë raki.
    Bëj shaka,s'u dehën vërtet,
    i dehu një varg,një poezi.
    Shume shume bukur Riza....
    Me kane pelqyer te gjitha,por kete preferoj me teper.
    Suksese per me tej dhe vazhdo te shkruash me kaq zemer.

    Respekte

    Diana
    "Carpe Diem"

  9. #29
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëlimi i dytë poetik:"Në u dhët e dhimbjes jetoj" me autor riza2008

    Pemët e braktisura...

    Një shegë e kuqe kokrrat i çau,
    Një fik i zi më pa dhe qau.
    Një pjergull lisi më thaëndro,
    Provoi kokrrat,se unë të njoh.

    Një arrë e madhe sipër në brinjë
    I ndriçon fleta si vetëtimë.
    Një ketërr mali mbi degë qëndron,
    Një zog i bukur folenë ndërton.

    Një dardhë vjeshtake lulelëshuar
    Selishtën lartë ka zbukuruar,
    Një man i zi për mbi përrua
    Më jep raki të përvëluar.

    Një rrënjë qershije sipër mbi arë
    Thotë:Rri dhe ca që të nxjerr mallë.
    Më lër të rritem dhe ndo një vit,
    Me frut të rrallë do të gostit.

    Sa naze madhe qënke bajame,
    Një herë s'të erdha më hape name.
    I thave degët kokrra s'lëshon,
    ai shtat i derdhur ç'ka që rënkon.

    Shumë pemë të tjera nuk i takova,
    Te lisi plak kërkesën shkrova.
    Çdo vit kur frutat ju ti lëshoni,
    Më mbani pjesë,mos më harroni.

  10. #30
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi dytë poetik:Në udhët e dhimbjes jetoj" me autor riza208

    Nuk e jetoj dot këtë tmerr.

    Nuk e jetoj dot këtë tmerr,
    Nata pus,zemra më therr,
    S'dëgjoj dot halle të rënda,
    Më dridhet trupi,më ikën mëndja.

    Kush t'i shton hallet në këtë jetë?
    Ca vinë nga zoti,ca nga maskarenjtë,
    Për disa halle gjëj ngushëllim,
    Të tjerat i dëdjoj, tmerri më përpin.

    Udhët e dhimbjes po jetoj,
    Në ç'do hap të jetës halle dëgjoj,
    Brymë dhe ngricë më hyjnë në shpirt,
    S'i largoj dot, janë ditë për ditë.

    Njerëzit kaq shumë pse i lodh, o jetë?
    Krijesën e bukur me ç'kurajo e vret?
    Pse e torturon me sëmundje të rënda?
    Balsam pse s'u bëhesh, a s'ta ka ënda?

    Pse s'ke një masë për njerëzinë?
    ca i plak shpejt,ca me zor rrinë,
    Ca i pasuron, i lumturon,
    Ca i rraskapit,për kafshatën i mundon.

    Ç'është kjo jetë tmerri!
    Nga do që shkoj,rrathë ferri.
    Njerëz shpresëvidhisur,të harruar,
    Rrojnë nga e keqja,rrojnë të coptuar.


    Shënim: E hidhur,por reale për realitetin shqiptar dhe më tej.

  11. #31
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Riza, poezia e Pemeve te Braktisura ishte shume e ndjeshme dhe e kendeshme.

    Edhe kjo e realitetit te "mallkuar" shume prekese.

    po ju dergoj edhe une nje poezi per Kelcyren.


    Nga dritarja e Pallatit....

    Ne mengjesin e virgjer , te bekuar
    peizazh me te bukur
    ne gjithe boten kurre s'do gjeja
    shpirtin per te ma frymezuar.


    Poshte Vjoses, nje zjarr i ndezur
    flaket vazhdon t'i kaperceje,
    lamturmiren me puthje valesh,
    rrezeve te Diellit t'iu percjelle.


    Flaka e madhe zgjerohet
    lundron ne shtratin e Vjoses,
    Mua me qendron ne memorje,
    me shoqeron ne keto vende te botes.


    Buze lumit neper burime
    vazhdon gjihte kjo bukuri
    Zoti e di sa e kam deshiren
    te shoh dhe njehere "Ujin e Zi"


    Te eci zbathur deri ne buze
    dhe shoqet e shtrenjta ne krah t'i kem
    me pastertine e shpirtit femijeror
    gjithe miresite e botes do t'i ndjej....
    What goes around---comes around

  12. #32
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Në udhët e dhimbjes jetoj"

    Kërkoj..............

    Kërkoj një kodër,
    Kërkoj një breg,
    Kërkoj një gërxh,
    Kërkoj një shteg.

    Kërkoj një mal,
    Kërkoj një qafë,
    Kërkoj dërrasë,
    Të zërë të flasë.

    Kërkoj një arë,
    Kërkoj një lis,
    Kërkoj një pjergull,
    Kërkoj një plis.

    Kërkoj një portë,
    Kërkoj një derë,
    Kërkoj shtëpinë,
    Ta kem përherë.

    Kërkoj një shkëmb,
    Kërkoj një gur,
    Kërkoj Sjadun,
    S'e gjëj askund.

    Kërkoj një zog,
    Që këndon bukur,
    Kërkoj një vajzë,
    Që ngjaj si flutur.

    Kërkoj një lumë,
    Me ujë dëbore,
    Kërkoj rrungajë,
    Kërkoj oborre.

    Kërkoj një prag,
    Lart në zallishte,
    Kërkoj një këngë,
    Veç pleqërishte.

    Kërkoj një lagje,
    Sipër në breg,
    Kërkoj një dritë,
    Që sytë s'm'i vret.

    Kërkoj një rreze,
    Nga dielli im,
    Kërkoj një mik,
    Kërkoj një trim.

    Kërkoj gjithë fshatin,
    Më kot kërkoj,
    Më duhen shekuj,
    Që t'i takoj.

    Kërkoj çdo gjë,
    Në fshatin tim;
    Jam bir i tij,
    S'pranoj mallkim.

    Kërkoj atë,
    Që se bëj dot,
    Kujtoj një fshat,
    Që s'ka në botë.

  13. #33
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Times Toke


    Shume vete te kane thurur vargje
    duke t'i shkruar ato me lot.
    "Vend Perendish" te kane thene
    me Zana e Sirena plot.


    Me majat e Bjeshkeve krenare
    arrin te takohesh me Qiellin,
    Ne gjirin e thelle te Jonit
    e ben me te ngrohte Ti Diellin.


    Te vi te rri tek Ti
    malli me dogji Atdhe,
    do te doja shpejtesine e drites
    brenda castit me ty te jem.


    Aty un do te perqafoj babin,
    ne balle do me puthe ai ,,, si perhere,
    dhe Zotin lus:- te mos perfundojme ne
    si Doruntina me Nenen ne dere.!


    Vetem kur ajrin tend te thith
    do zgjohem nga gjumi i rende,
    dhe zerin e mamit do degjoj:
    " Vec kjo Toke eshte jotja, nene!"
    What goes around---comes around

  14. #34
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Dua Të Di


    Ne qofte se kam
    nje engjell gardian,
    Beje Zot te lutem
    te me vij me pran'


    Dhe nese ai s'ka aq fuqi
    sa te me ndihmoje,
    Beje Zot te lutem
    Te me flase me goje.


    Edhe te me thoje
    se pse kaq po vuaj;
    c'fare kam bere valle
    ne k'te bote t’ mallkuar?


    Apo valle dikush
    mua me mallkoi
    dhe ndarje e vetmi
    ne jete me "uroi"?


    (Oct. 2002)
    What goes around---comes around

  15. #35
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vellimi poetik:"Në udhët e dhimbjes jetoj"

    Të lutem,baba

    Mora rrugën dredha-dredha,
    Baba,prapë në fshat të gjeta,
    Buzë grillit në tokën e rrethuar,
    Nën hijen e pemëve të errëta.

    I strehuar në një dhomë prej balte
    Nuk di ç'far po bën atje.
    S'u mërzite prej njëzet vjetëve?
    Dil njëherë dhe shiko ku je.

    Sa herë kam ardhur te dhoma jote,
    Pllaka e bardhë derën s'ma hap.
    Lexoj shkronjat e asaj pashaporte,
    Të puth mbi pllakë e iki prapë.

    Lotoj mbi ty sa tokën lag,
    Ke gjumë të rëndë dhe nuk më ndjen.
    S'di ç'ëndërr shef nën atë prag,
    As një prej tyre s'po më rrëfen.

    Si s'more pjesë në dasmën time?
    Një këngë të merrje a një dolli,
    Shaminë e valles në qiell ta hidhje,
    Të ma pushtoje kokën në gji.

    Fjala, baba,ka kohë që më ka munguar,
    Portreti yt m'i zgjon të gjitha kujtimet.
    Në vesh kam zërin tënd të regjistruar,
    Në mëndje jetën tënde me stërmundime.

    Mbi supe i kam hedhur të dyzetat,
    Para teje mbetem gjithmonë i vogël;
    Kam nevojë për fjalën tënde të ngrohtë,
    Më mungon busulla jote për botën.

    Ngado që shkoj para syve më shfaqesh ti
    Dashuria të ringjall kudo,baba.
    Dhe në regëtimën e fundit do të ringjall përsëri
    Dhe pse jeta e çmëndur këtë fat na dha.

  16. #36
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Mbi supe i kam hedhur të dyzetat,
    Para teje mbetem gjithmonë i vogël;
    Kam nevojë për fjalën tënde të ngrohtë,
    Më mungon busulla jote për botën
    [/QUOTE]

    e pa perseritshme.... shume shume bukur e thene
    What goes around---comes around

  17. #37
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Në udhët e dhimbjes jetoj"

    Çdo mëngjes

    Çdo mëngjes
    Kur zgjohem,
    Takohem me ty.
    Përshëndetem,
    Përmallohem,
    Prekem shumë,
    Lotohem.
    Me bluzën tënde
    I fshij lotët,
    Me buzëqeshjen tënde
    Përgëzoj gjithë botën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 25-06-2008 më 01:39 Arsyeja: vendosa titullin

  18. #38
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Balade Dashurie

    Me te lumtur se une s'ka
    kur prane te kam,
    dhe nga era e dashurise
    e magjepsur jam.


    Por shpejt ndarja vjen
    dhe pse e urrej,
    Shkaterron, djeg, plagos
    gjithcka qe pelqej...


    Aq sa shume te dua
    ti me largohesh,
    dhe padashur nga syte
    fillon e kerkohesh.


    Kerkojne duart te te prekin;
    syte te te shikojne;
    duan buzet te te puthin,
    dicka te te thone...


    Lehte tek veshi i fshehur
    te te them ngadale
    nje sekret dashurie
    dhe te t'prek ne balle....


    Te ndjej se balli digjet
    si flaka, nen dore.
    Te shoh se syte mbyllen
    lehtas si kurore....


    Te nuhas parfumin
    e njohur ne qafe;
    Te shuaj zjarrin e buzeve
    te ndezura flake.


    Te t'flas... te t'prek;
    te t'shoh... te t'nuhas...
    te te them " Te Dua"
    -Eja se po plas!
    What goes around---comes around

  19. #39
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Në udhët e dhimbjes jetoj"

    Eh,o det!

    Kam vite në plazh pa shkuar,
    deti më mban vërtet mëri.
    Vjosa që notin më ka mësuar,
    para vetes më mban ngaherë fëmijë.

    Nga deti u largova pas nëntëdhjeteshtatës,
    kur tragjeditë pushtuan Shqipërinë;
    ngjyra e tij po bëhet e gjaktë,
    me njerëz ushqehen pa mëshirë.

    Plazhin vendosa ta bëj veç në lumë,
    ku hatara të tilla nuk ka.
    O det,po të ulem në gjunjë,
    MOS MBYT Më FEMIJE E GRA!

  20. #40
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Akrepat kanë ngelur në mesnatë.

    S'i dëgjoj më tiktaket e orës,
    Akrepat kanë ngelur në mesnatë,
    Nuk i ndjej prekjet e dorës,
    Jam bërë si trung i thatë.

    Nuk i ndjej rrahjet në zemër,
    As në mesditë,as në mesnatë,
    Nuk e di pse kanë pushuar,
    Eshtë shpejt,s'ka as shtërngatë.

    Nuk e ndjej mendimin që më thërret,
    Zhurmën e valës që vjen në breg,
    S'e kuptoj vetminë që po më vret;
    Shikimin ma pengojnë retë.

    Nuk e ndjej aromën e kësaj jete,
    Boshllëk të madh në zemër kam,
    Dritaret e shpirtit zënë me perde,
    Nuk ndjej tërmet e as vullkan.

    Akrepat punën pse pushuan?
    Çlodhen a janë të stërmunduar?
    Kush e kur i vë në punë
    Të ndryshoj mëndjen,të jetoj unë?

Faqja 2 prej 34 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •