Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 63

Tema: Nihilizmi

  1. #1
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460

    Nietzhe: Zoti ka vdekur

    Per te qene te qarte eshte nje shprehje metaforike, besoj qe ato qe marin vesht nga filozofia e kuptojn, por e kam per ato qe nuk kan eksperience me Filozofine!

    Pres pergjigjet tuaja!
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  2. #2
    Matteo:
    Dua te them diēka me shume rreth kesaj teme!

    "Rivleresimi i te gjitha vlerave dhe "mbinjeriu" jane dy pikesynimet dhe dy kategorite kryesore te filozofise irracionaliste, te "filozofise se jetes" te Fridrih Niēes. Sipas Niēes, bota eshte e re, fale veprimit krijues te vullnetit. Bota nuk ka asnje kuptim pa nderhyrjen e "vullnetit per fuqi", nese me pyesni se cfare eshte vullneti per fuqi, une do te pergjigjem. Niēeja ishte i pakenaqur me vlerat ekzistuese dhe per kete arsye kerkon "rivleresimin e te gjitha vlerave", permbysjen dhe heqjen e tyre. Niēeja e kritikoi ashper tere kulturen e Evropes Perendimore dhe me gjere. Sipas Niēes, shume tregues, siē jane dobesimi i jetes shpirterore, pesimizmi, dekadenca, vlerat e rrejshme etj., na bejne me dije se "e tere kultura e jone evropiane po shkon drejt nje katastrofe". Ne vend te vlerave te vjetra, vlerave te rrejshme, te cilat duhet rivleresuar dhe permbysur, eshte e domosdoshme te afirmohen vlerat e reja. Niēeja ishte per zhdukjen e "tabeles se vlerave" te vjetra, te cilat jane te njeaneshme dhe te rrejshme. Sipas Niēs, mbare kultura bashkekohore ka karakter represiv: ne vend qe ta nxite zhvillimin, ajo e pengon ate. Kultura represive e trajton njeriun vetem si qenie te arsyeshme, si qenie qe beson shume ne arsyen, qe u permbahet normave morale, juridike, fetare, politike etj. Perkunder kesaj, kultura e njemendet eshte ajo qe ne vetvete permban parimin apolonian, perkatesisht epshin, vrullin, pasionin, burrerie, fuqine per jete, shqetesimin etj. Niēeja e mohoi, gjithashtu, edhe moralin, Ai ishte i mendimit se nuk ekziston morali si i tille, por vetem interpretimi moral i sjelljeve, i fjaleve, i qendrimeve apo i qellimeve te caktuara. Morali eshte nje lloj frenimi dinak i njerezve te fuqishem, te talentuar nga ana e njerezve drejt fshehjes se dobesive te te paafteve dhe drejt nenēmimit te aftesive te afteve. Morali eshte pengese e perparimit, ngase ngulmon ne barazine, ne grumbullin apo turmen. Pikerisht ketu, ne nenēmimin e moralit dhe kerkesen qe morali te hiqet si pengese e perparimit dhe e krijimtarise se njemndet, qendron imoralizmi dhe nihilizmi i Niēes. Deviza e Niēes ishte "Zoti eshte i vdekur". Ne vend te njeriut te bute, me konsiderate, me virtyte, ne vent te njeriut te moralshem dhe religjioz, duhet te vije "mbinjeriu". " Zoti eshte i vdekur-tash duam te jetoje mbinjeriu". "Mbinjeriu" i Niēes eshte personifikim, sintetizim i parimit apolonian dhe e atij dioniziane, perkatesisht i menēurise dhe perkoresise, ne njeren ane, dhe i epsheve, pasioneve dhe i krijimtarise, ne anen tjeter. Si i tille "Mbinjeriu" i Niēes eshte njekohesisht poet, shkencetar, perendi, dashuri, fuqi, krijimtari.
    "Mbinjeriu" nuk e ēan koken per moralin, kulturen, religjionin dhe vlerat e vjetra; ky qendron permbi te gjitha konsiderata e normat morale e shoqerore. "Mbinjeriu eshte kuptimi i Tokes- thote Niēeja. Imoralizmi dhe nihilizmi i Niēes eshte nje kritike e ashper si kunder shoqerse kapitaliste dekadente, ashtu edhe levizjes socialiste. Duke aluduar ne levizjen socialiste e punetore, Niēe tha se " e tere sociologjia e jone nuk njeh asnje instikt tjeter, pos instiktit e kopese, perkatesishit te zerove te mbledhura, ku secila zero ka " te drejta te njejta", "te drejta te barabarta", ku te jesh nje zero eshte nje virtyt".

    Kjo eshte ajo qe eshte dashur ta thuaje Matteo:

    Niēeja nuk ka te drejte te thoje ate phrase.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Spirituoziii : 01-07-2006 mė 08:22

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e globusi
    Anėtarėsuar
    08-07-2006
    Vendndodhja
    d.
    Postime
    9
    Hi-matteo !
    Nietzche ka te drejt te thot,qe "Zoti ka Vdekur" per arsye se quhet Nietzche dhe eshte Ateist Total.
    po ashtu,Ateizmi vitalistik i nje F.Nices,e lufton ashper Besimin ndaj Zotit,se kjo atij i pengon ne Mbinjerzim.
    Ai deshiron Njeriun Boteror dhe Mbinjerzor,i cili njifet si i Vullneteshem per Fuqi - e jo nje Zot,qe vret dhe vet vlerson.
    Nice ishte nje
    globusi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 09-07-2006 mė 03:32

  4. #4
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar mė parė nga Spirituoziii
    Matteo:
    Dua te them diēka me shume rreth kesaj teme!

    "Rivleresimi i te gjitha vlerave dhe "mbinjeriu" jane dy pikesynimet dhe dy kategorite kryesore te filozofise irracionaliste, te "filozofise se jetes" te Fridrih Niēes. Sipas Niēes, bota eshte e re, fale veprimit krijues te vullnetit. Bota nuk ka asnje kuptim pa nderhyrjen e "vullnetit per fuqi", nese me pyesni se cfare eshte vullneti per fuqi, une do te pergjigjem. Niēeja ishte i pakenaqur me vlerat ekzistuese dhe per kete arsye kerkon "rivleresimin e te gjitha vlerave", permbysjen dhe heqjen e tyre. Niēeja e kritikoi ashper tere kulturen e Evropes Perendimore dhe me gjere. Sipas Niēes, shume tregues, siē jane dobesimi i jetes shpirterore, pesimizmi, dekadenca, vlerat e rrejshme etj., na bejne me dije se "e tere kultura e jone evropiane po shkon drejt nje katastrofe". Ne vend te vlerave te vjetra, vlerave te rrejshme, te cilat duhet rivleresuar dhe permbysur, eshte e domosdoshme te afirmohen vlerat e reja. Niēeja ishte per zhdukjen e "tabeles se vlerave" te vjetra, te cilat jane te njeaneshme dhe te rrejshme. Sipas Niēs, mbare kultura bashkekohore ka karakter represiv: ne vend qe ta nxite zhvillimin, ajo e pengon ate. Kultura represive e trajton njeriun vetem si qenie te arsyeshme, si qenie qe beson shume ne arsyen, qe u permbahet normave morale, juridike, fetare, politike etj. Perkunder kesaj, kultura e njemendet eshte ajo qe ne vetvete permban parimin apolonian, perkatesisht epshin, vrullin, pasionin, burrerie, fuqine per jete, shqetesimin etj. Niēeja e mohoi, gjithashtu, edhe moralin, Ai ishte i mendimit se nuk ekziston morali si i tille, por vetem interpretimi moral i sjelljeve, i fjaleve, i qendrimeve apo i qellimeve te caktuara. Morali eshte nje lloj frenimi dinak i njerezve te fuqishem, te talentuar nga ana e njerezve drejt fshehjes se dobesive te te paafteve dhe drejt nenēmimit te aftesive te afteve. Morali eshte pengese e perparimit, ngase ngulmon ne barazine, ne grumbullin apo turmen. Pikerisht ketu, ne nenēmimin e moralit dhe kerkesen qe morali te hiqet si pengese e perparimit dhe e krijimtarise se njemndet, qendron imoralizmi dhe nihilizmi i Niēes. Deviza e Niēes ishte "Zoti eshte i vdekur". Ne vend te njeriut te bute, me konsiderate, me virtyte, ne vent te njeriut te moralshem dhe religjioz, duhet te vije "mbinjeriu". " Zoti eshte i vdekur-tash duam te jetoje mbinjeriu". "Mbinjeriu" i Niēes eshte personifikim, sintetizim i parimit apolonian dhe e atij dioniziane, perkatesisht i menēurise dhe perkoresise, ne njeren ane, dhe i epsheve, pasioneve dhe i krijimtarise, ne anen tjeter. Si i tille "Mbinjeriu" i Niēes eshte njekohesisht poet, shkencetar, perendi, dashuri, fuqi, krijimtari.
    "Mbinjeriu" nuk e ēan koken per moralin, kulturen, religjionin dhe vlerat e vjetra; ky qendron permbi te gjitha konsiderata e normat morale e shoqerore. "Mbinjeriu eshte kuptimi i Tokes- thote Niēeja. Imoralizmi dhe nihilizmi i Niēes eshte nje kritike e ashper si kunder shoqerse kapitaliste dekadente, ashtu edhe levizjes socialiste. Duke aluduar ne levizjen socialiste e punetore, Niēe tha se " e tere sociologjia e jone nuk njeh asnje instikt tjeter, pos instiktit e kopese, perkatesishit te zerove te mbledhura, ku secila zero ka " te drejta te njejta", "te drejta te barabarta", ku te jesh nje zero eshte nje virtyt".

    Kjo eshte ajo qe eshte dashur ta thuaje Matteo:

    Niēeja nuk ka te drejte te thoje ate phrase.


    Shume sakte dhe interesante ajo qe ke shkruar. Do te doja vetem te shtoja qe Nietzsche duke u munduar te hedhe poshte sistemin filozofik perendimor ne teresi (duke filluar nga Taleti e duke mbaruar tek Marksi) krijon vete nje sistem te ri, nje sistem apo "univers" ku rregullat nuk eshte se nuk ekzistojne; ato jane te krijuara nga "mbinjeriu" qe ne kete menyre futet vete ne sistem, nje sistem qe e zgjedh dhe modelon ai vertet, por prapeseprape nje sistem. Pra nihilizmi niējan (derivuar nga kriticizmi kantian per shume aspekte) nuk del nga esencializmi qe ka karakterizuar filozofine perendimore qe nga agimi i saj e deri ne fillim te shekullit te shkuar. Ai qe do te revoluciononte filozofine, duke eliminuar esencializmin do te ishte lexuesi dhe admiruesi i Nietzche, Martin Heidegger, babai i ekzistencializmit. Megjithese ngelet esencialist, Nietzche indirekt ka dhene nje kontribut te rendesishem per themelimin e rrymes ekzistencialiste, dhe jo vetem kaq. Ndikimi i Nietzsche eshte ndier pas vdekjes se tij pak a shume ne cdo fushe te jetes, duke filluar me filozofine, duke vazhduar me politiken, e duke ecur me tej drejt muzikes, letersise e biles edhe sportit. (per kedo qe eshte i/e interesuar mund te jap fakte per sa thashe me siper)
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Fridrich Nietzsche

    Nje nder apostujt e filozofise boterore nuk mund te gabonte me filozofine e tij qe rri mjaft prane me realitetin. Eshte fakt qe Zoti ka vdekur dhe nese ka pasur nje Zot ai nuk eshte Jezus Krishti por Ungjilli.

    Dito.

  6. #6
    Vetem nje thenie te nje filozofi dua ta them dhe mendoje se duhet mbyllur kjo teme per arsye se shumica e anetareve te forumit shihet se nuk kane njohuri rreth kesaj teme apo mendojne se nuk kane cka te thone rreth kesaj teme sepse me siguri ata dine se ka zot dhe pa medyshje thone se nuk ka vdekur zoti, apo jo.

    " Sikur te mos ekzistonte Zoti, atehere ēdo gje do te kishte qene e lejueshme"..Dostojevski...!!!'
    "May god bless all!'

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-07-2003
    Postime
    85
    Dikush duhet qe te kete lindur me pare qe te vdesesh apo jo?

    Duket se kjo eshte nje e vertete e vrojtueshme me te gjithe qeniet e gjalla (perfshi edhe te ndjerin Nice)?

    Po per Zotin a mund ta themi kete gje?

    Po qe se do pranojme se Zoti vdiq do pranojme se ai ka qene i gjalle para se te vdiste, dhe madje duhet qe te pranojme se ai ka lindur dikur.

    Po qe se do pranojme se lindja, te jetuarit dhe vdekja nuk jane veti vetem te qenieve te gjalla porse edhe pjeses tjeter qe mbetet del se cdo gje duhet te linde jetoje dhe vdese.

    Kjo duhet qe te jete e vertete edhe per planetet dhe diejt dhe galaktikat edhe.... universin.

    Pra na duhet qe te kemi nje univers qe lind, jeton dhe vdes.

    Po INFINITI?
    You got to be Albanian to get a real tan!

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    I vetmi qe ka vdekur midis Zotit dhe zotit Nietzsche eshte ky i fundit.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e gjongjini
    Anėtarėsuar
    08-06-2006
    Vendndodhja
    Mbrapa diellit.
    Postime
    15
    Dua te permend nje thenie te Niēes qe e kam shume perzemer:

    "Djalli eshte miku i pare i njohjes".

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    I vetmi qe ka vdekur midis Zotit dhe zotit Nietzsche eshte ky i fundit.
    ... eshte edhe ky rasti i cituar me poshte:
    "... Ka pasur vetem nje te krishter, dhe ai vdiq ne kryq." - Friedrich Nietzche
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Kur shprehet aq drejtpersedrejti ky fillozofi juj i nerum, ka pas nėrmen me thon, "O BURRA, Zoti ju ka braktis mer; tash ngrihi e prini kokat njeri-tjetrit!!!" (Ne fund te fundit, te humbur qe te humbur jeni, s'keni se ca te humbisni ma...te fitoje ma i EGRI!)
    Edhe kjo shprehja qe citova pak me lart, metaforik e ka kuptimin, po varet se kush e kap, e si e kap! Keshtuqe, ky miku juaj, s'duhej me e hap aq shume farfallen sikur te kish me ken zedhenesi i Zotit, se ne ven me bo ner, bon qeder i thone nje llafi populloristik. Nese ndihet nevoja per shpjegim, fillo me Auschvitz e vazhdo me Leningrad e Stalingrad e deri ke Enverograd...a dicka te ngjashme ne te ardhmen, apo ne te tashmen. Njeriu eshte qenie cmenderisht e rrezikshme per veten e vet. Ruje sa te kesh munsi...nga vetja! Zbute plako, zbute!!! Ky ftyr zhaba ja 'spelli' (me stil te papam, liriko-filozofik-mashtrusiano-trulloses) serish instiktet e kafsherimit, sikur me ken hala ne kohen e shimpazes. (theksi ke a-ja, ju lutem!)

    p.s "If God did not exist it would be necessary to invent him" (Nese Zoti nuk do te kish ekzistuar, do te ishte e nevojshme ta shpiknim ate)
    -Voltaire
    (pa merre me mend se kur e ka thene kte ky...afro 3 shekuj me pare...ti fus i te fishkllime un e ta ve pellomėn ke balli, me lejohet?! Posi jo shefi!)

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    I vetmi qe ka vdekur midis Zotit dhe zotit Nietzsche eshte ky i fundit.
    ke shume te drejte dhe i ke rene pikes

  13. #13
    Citim Postuar mė parė nga EXODUS
    Kur shprehet aq drejtpersedrejti ky fillozofi juj i nerum, ka pas nėrmen me thon, "O BURRA, Zoti ju ka braktis mer; tash ngrihi e prini kokat njeri-tjetrit!!!" (Ne fund te fundit, te humbur qe te humbur jeni, s'keni se ca te humbisni ma...te fitoje ma i EGRI!)
    Edhe kjo shprehja qe citova pak me lart, metaforik e ka kuptimin, po varet se kush e kap, e si e kap! Keshtuqe, ky miku juaj, s'duhej me e hap aq shume farfallen sikur te kish me ken zedhenesi i Zotit, se ne ven me bo ner, bon qeder i thone nje llafi populloristik. Nese ndihet nevoja per shpjegim, fillo me Auschvitz e vazhdo me Leningrad e Stalingrad e deri ke Enverograd...a dicka te ngjashme ne te ardhmen, apo ne te tashmen. Njeriu eshte qenie cmenderisht e rrezikshme per veten e vet. Ruje sa te kesh munsi...nga vetja! Zbute plako, zbute!!! Ky ftyr zhaba ja 'spelli' (me stil te papam, liriko-filozofik-mashtrusiano-trulloses) serish instiktet e kafsherimit, sikur me ken hala ne kohen e shimpazes. (theksi ke a-ja, ju lutem!)

    p.s "If God did not exist it would be necessary to invent him" (Nese Zoti nuk do te kish ekzistuar, do te ishte e nevojshme ta shpiknim ate)
    -Voltaire
    (pa merre me mend se kur e ka thene kte ky...afro 3 shekuj me pare...ti fus i te fishkllime un e ta ve pellomėn ke balli, me lejohet?! Posi jo shefi!)
    Karragjozlleqet leri per ne arenen e cirkut klloun, ndersa zhargonin e te shprehurit per ne estrade.

    "zoti vdiq!" nuk eshte e barazvlefshme me 'perkthimin' tend: "zoti ju braktisi.", sepse zoti nuk ka ekzistuar ndonjehere. Logjikisht nenkupton se "inkuizicioni ndaj dijes mbaroj, rruga drejt diturise eshte hapur." Eshte ajo pjella e inferioritetit tuaj - "zoti", i cili ka pellitur sa e sa here nepermjet krijuesve te tij se, ndaj zotit duhet pasur frike dhe perulje. Jane te panumurueshme sa here ne libra fetare citohen togfjlesha si "Ja kishin friken zotit!... I druheshin perendise!... I peruleshin krijuesit!..."

    "Njeriu vizionar mbeshtet te vetvetja; genjeshtari mbeshtet te te tjeret." - Friedrich Nietzsche
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pratolini : 21-05-2008 mė 20:10
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Po njerez, eshte e vertet.
    U hidherua Ai i madhi, mori sepaten dhe i preu zotat per reth vete.
    Ishte pergjigja e Ibrahimit djalit te azerit i cili ishte zdrukthetar injohur per te gdhendur zota prej druni.
    Pasi i preu Ibrahimi te gjith idhujt, e la vetem nje me te madh nga ata, te cilit ia kishte var sepaten ne supe.

    Te habitur pyeten ishujtaret, kush i preu Zotat,...

    vdes ai zot qe nuk eshte i zoti dhe jeton ai qe nuk vdes asnjeher.
    urtėsia

  15. #15
    Citim Postuar mė parė nga urtesia
    Po njerez, eshte e vertet.
    U hidherua Ai i madhi, mori sepaten dhe i preu zotat per reth vete.
    Ishte pergjigja e Ibrahimit djalit te azerit i cili ishte zdrukthetar injohur per te gdhendur zota prej druni.
    Pasi i preu Ibrahimi te gjith idhujt, e la vetem nje me te madh nga ata, te cilit ia kishte var sepaten ne supe.

    Te habitur pyeten ishujtaret, kush i preu Zotat,...

    vdes ai zot qe nuk eshte i zoti dhe jeton ai qe nuk vdes asnjeher.
    Ndonje perralle tjeter te perpunuar cifute kishe per te na treguar?! Po s'kini faj ju, beni pershesh persa kohe ky nenforum ka administratore letargjike.

    P.S.: heren tjeter mos harro "allahu eshte i madh!", se i mban shenim ai zoti prej druri me sepaten hedhur shpatullave.
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Citim Postuar mė parė nga matteo
    Per te qene te qarte eshte nje shprehje metaforike, besoj qe ato qe marin vesht nga filozofia e kuptojn, por e kam per ato qe nuk kan eksperience me Filozofine!

    Pres pergjigjet tuaja!

    I nderuar,
    Kam degjuar nga disa te ditur, ngase nuk dij te lexoj dhe me thane qe ne shkencen e filozofis egziston edhe filozofia popullore. se cfar lloi i filozofise eshte ajo une vertet nuk e dij, por e dij se po ia permende emrin nje gjeje ateher vete e pranove.
    po ta thom ne gjuhen e perallave te mia e pastaj ju ma dyshifroni ne gjuhen tuaj filozofike:

    * Me baraqolla i lumi bajram.
    Allarazolla, po ku met i shkreti ramazan, a nuk erdh hiq,a?

    Zoti ka vdekur

    Po si vdiq ki zot fare pa u lindur ?!!!
    Ai linde njeher, pagezoe, venja emrin, rite dhe pastaj lere te qete te vdese.

    se edhe marksi kerkoi nje satelit, te shkon dhe te lufton me zotin, sa qe e pyeten, pse a e gjete qe done te shkosh tek ai?
    urtėsia

  17. #17
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anėtarėsuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Ore forumi ketu Nietzhe ka gabuar rende...
    Zoti ka vdekur,sipas tij kjo do te thote qe Ai Zoti ka egzistuar,pra ne nje fare menyre e ka besuar zotin dikur dhe me pas i eshte mbushur mendja e tij qe ka vdekur.
    Ne fakt nuk e fajesoj shume kete filozof sepse njohja e tij rreth Zotit ka qene e cunguar,nuk ka ditur qe AI qe ESHTE ZOT me te VERTETE nuk lind as nuk vdes,porse ai eshte mesuar me dogma ketej e andej te marra qe jo zotin e kryqezuan jo e vrane a ku ta di une se si i sajojne. Mos e ngaterroni Zotin e vertet me jezusin se ka shume shume ndryshim si nata me diten.

    Kush ėshtė Krishti?



    Kush ėshtė Jezu Krishti? Zot, bir i Zotit, njeri, profet i Zotit, gėnjeshtar apo asnjėra nga kėto? Kjo pyetje na ėshtė imponuar nga tė krishterėt me rėndėsinė e jetės a vdekjes, shpėtimit a humbjes.

    Me shekuj tė tėrė muslimanėt kanė mbajtur besimin se Jezu Krishti ishte vetėm njėri ndėr shumė tė dėrguarit qė Allahu ia dėrgoi njerėzimit pėr ta udhėzuar atė drejt vullnetit tė Tij. Ku qėndron e vėrteta prapa personit tė mbuluar me mite, paragjykime dhe keqinterpretime…?



    "Mesia duhet tė mbretėrojė derisa t’i nėnshtrojė tė gjithė armiqtė e tij. Si armik tė fundit do tė asgjėsojė vdekjen, sepse nė Shkrimin e Shenjtė thuhet: Perėndia i ka nėnshtruar gjithēka. Tani ėshtė e qartė se fjala “gjithēka” nuk pėrfshinė Atė qė i nėnshtroi tė gjitha kėto. E kur Biri i Perėndisė tė ketė nėnshtruar gjithēka, atėherė ai vetė do ti nėnshtrohet Atij qė e emėroi Zot tė tė gjithave. Atėherė Perėndia do tė jetė i vetmi Zot: do tė sundojė drejpėrdrejt mbi tė gjitha." (Letra e parė drejtuar Bashkėsisė sė Korintit 15:25-28) [1]



    Ėshtė ky njė fragment biblik rrallė i cituar por siē vėreni edhe vetė, flet shumė. Sikur edhe tė mos ekzistonte asnjė argument tjetėr nė Bibėl qė do tė kundėrshtonte hyjnyeshmėrinė e Jezusit kjo do tė mjaftonte. Nga vargjet e cituara mė lartė mund tė nxirren disa pėrfundime:



    1. Jezusi nuk kishte kurrfarė fuqie apo pushteti por Ati ia kishte dhėnė kėtė nė njė kohė tė caktuar.

    2. Misioni i tij ėshtė i pėrkohshėm sepse do tė vinte koha e pėrmbushjes sė misionit tė tij dhe atėherė edhe vetė Jezusi ‘do ti nėnshtrohet Atij qė e emėroi Zot (sundimtar) tė tė gjithave’

    3. Pas kėsaj Jezusi do tė kthehet nė gjendjen e mėparshme kur nuk kishte kurrfarė fuqie dhe Perėndia – Ati ‘do tė jetė i vetmi Zot: do tė sundojė drejtpėrdrejtė mbi tė gjitha’.



    As qė ka nevojė pėr tė sqaruar se dikush qė i ėshtė dhėnė pushteti pasi qė nuk e ka pasur vetė nuk mund tė jetė Perėndi. Dikush i cili pasi tė pėrmbushė misionin e tij do ti nėnshtrohet Zotit nuk mund tė jetė Perėndi. Dhe fragmenti na e bėn tė qartė se Jezusi kurrsesi nuk mund tė jetė Zot pasi qė pas pėrmbushjes sė misionit tė Krishtit, Perėndia-Ati do tė jetė i vetmi Zot.



    Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime tė shumta (lexo kėtu nė ėshtė Bibla Fjalė e Perėndisė), e tregon qartė se Jezusi ishte njė njeri i aprovuar nga Perėndia pėr njė mision tė caktuar tek populli i tij, tek kopeja e humbur e Izraelit. Nga fillimi deri nė fund Ungjijt e tregojnė qartė natyrėn njerėzore tė Jezu Krishtit e cila ėshtė krejt ndryshe nga natyra Hyjnore e Atit-Zotit. Ēėshtja e identitetit tė Jezu Krishtit ėshtė keqkuptuar nga mosnjohja e planit tė tėrėsishėm qė Perėndia kishte pas Jezusit, pra me mosnjohjen e thirrjes qė shpalli Ai pėrmes tė Dėrguarit tė Fundit i cili do tė vinte pasi qė Jezusi tė shkonte, si dhe qė ėshtė mė kryesorja ky kuptim i gabuar pėr Krishtin si Zot rrjedh nga mosnjohja e vetė Biblės dhe historisė sė saj e nė shumė raste janė edhe paragjykimet ato qė e errėsojnė rrugėn drejt tė sė vėrtetės.



    Kush ėshtė Zoti?



    Pėr tė kthjelltėsuar tė vėrtetėn e natyrės sė Krishtit ne sė pari duhet tė dijmė kush ėshtė Zoti, qė do tė thotė tė njohim natyrėn e Tij respektivisht atributet qė atė e bėjnė tė quhet Zot.

    Duke lexuar Biblėn, veqanėrisht Besėlidhjen e Vjetėr ne hasim nė pėrshkrimine e shumė cilėsive tė Perėndisė. Zoti aty shfaqet si El-Shadai (hebraisht i Gjithpushtetshmi), El-Olam (I Pėrjetshmi), i Gjithėdijshmi, i Vetmi etj. Nėse pėr dikė duam tė dimė nė ėshtė Perėndi apo jo atėherė ai duhet ti pėrmbajė kėto cilėsi ose nė tė kundėrtėn ai nuk mund tė jetė Zot. Pse tė mos ia nėnshtrojmė njė testi tė tillė edhe vetė Jezusin.



    Le tė fillojmė me Ungjillin sipas Markut kapitulli 12 vargjet prej 28 deri 35 ku njė nga skribėt e kishte pyetur Jezusin cili ėshtė i pari i urdhėrimeve. Jezusi pėrgjegjet: “Urdhėrimi i pare i tė gjithėve ėshtė ėgjo o Izrael: Zoti, Perėndia ynė ėshtė i vetmi Zot” (Marku 12:29). Kėtu shohim se Jezusi qartė e tregon se ka vetėm Njė Perėndi tė Vėrtetė si pėr tė ashtu edhe pėr tė gjithė njerėzit e tjerė. Vetė fjalėt Zoti-Perėndia ynė tregojnė se Ai - Zoti i Vetėm nuk ėshtė Jezusi. Veni re me kujdes fjalėt Zoti-Perėndia ynė. Po qe se do tė thuhej Zoti juaj ėshtė njė Zot i vetėm, do tė mund tė arsyetohej supozimi se Jezusi ka folur pėr Zotin si njė trinitet duke pėrfshirė edhe veten dhe Frymėn e Shenjtė. Mirėpo Jezusi flet pėr Zotin nė vetėn e tretė dhe nuk pėrmend as veten as Frymėn e Shenjtė.

    Edhe mė qartė e shohim tė njėjtėn gjė tek Ungjilli sipas Gjonit 17:3 “Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar”. Mrekulli. Jezusi kėtu i drejtohet Atit. Dhe nėse Jezusi thotė se Ati ėshtė Njė i Vetmi Zot i Vėrtetė atėherė ėshtė pėr tu ēuditur se si mund tė kemi edhe mė tej ndonjė dyshim qoftė edhe mė tė voglin se Jezusi apo Shpirti i Shenjtė janė Perėndi. Nga ky varg ne shohim se Jezusi e bėn njė dallim krejtėsisht tė qartė midis Atit, Zotit tė vetėm dhe Jezusit – atij qė Ati e dėrgoi nė botė. Njė mesazh tė ngjashėm e gjejmė edhe tek Timoteu 2:5 “Nė fakt njė ėshtė Perėndia dhe njė i vetėm ėshtė ndėrmjetėsi midis Perėndisė dhe njerėzve: Krishti Jezus njeri”. Krishti Jezus njeri. Vargu nuk do koment. Ne nuk jemi duke diskutuar kėtu tani pėr dogmėn e ndėrmjetėsimit (shpresojmė ta adresojmė kėtė nė njė tė ardhme) por ajo qė na intereson kėtu ėshtė dallimi mes njė Perėndie tė vetėm dhe njeriut Jezu Krisht.


    I Plotfuqishmi – I Gjithėpushtetshmi – El Shadai



    Siē e kemi thėnė mė herėt njė ndėr cilėsitė e Perėndisė ėshtė Fuqia apo Pushteti. Vetėm nė librin e Jobit Perėndia ėshtė cilėsuar si i Plotfuqishėm ( pra qi qė ka pushtetim dhe qė mund tė bėjė ēdo gjė) jo mė pak se 31 herė.

    Zanafilla 17:1 “Unė jam Perėndia i plotfuqishėm”

    Dalja 6:2-3 “Unė jam Zoti,dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perėndi i plotfuqishėm…”

    Por a ėshtė Jezusi i plotfuqishėm? Tek Ungjilli sipas Gjonit 5:30 Jezusi thotė “Unė s`mund tė bėj asgjė nga vetja ime…”

    Si mund tė jetė Jezusi Zot atėherė nėse ai nuk mund tė bėjė asgjė nga vetvetja por e bėn vetėm atė qė ia mundėson Ati. Vargje tė tjera e mbėshtesin kėtė.

    Gjoni 5:19 “Atėherė Jezusi u pėrgjgj dhe u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se Biri nuk mund tė bėjė asgjė prej vetvetes, pėrveē asaj qė sheh se bėn Ati; gjėrat nė fakt qė bėn Ati, i bėn po ashtu dhe Biri”.

    Mateu 11:27 “Ēdo gjė mė ėshtė dhėnė nė dorė nga Ati im…”

    Marku 10:39-40 “Dhe Jezusi u tha atyre: … nuk mė takon mua tė vė dikė tė ulet nė tė djathtėn time ose nė tė majtėn time, por ėshtė pėr ata pėr tė cilėt ėshtė pėrgatitur”

    Gjoni 3:35 ” Ati e do Birin dhe i ka dhėnė nė dorė ēdo gjė.”

    Gjoni 14 28-31 “Ju keni dėgjuar qė ju thashė: "Unė po shkoj dhe do tė kthehem te ju". Po tė mė donit, do tė gėzoheshit sepse unė thashė: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati ėshtė mė i madh se unė. …por kjo ndodh qė bota ta njohė se unė e dua Atin dhe se bėj ashtu siē Ati mė ka urdhėruar”

    Gjoni 8:31. “Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atėherė do tė njihni se unė jam, dhe se nuk bėj asgjė prej vetvetes, por i them kėto gjėra ashtu si Ati mė ka mėsuar”

    Vargjet e fundit janė ndėr deklarimet mė eksplicite tė Jezusit qė e mohojnė hyjnyeshmėrinė e tij pasi qė qartė e definojnė pozitėn e Jezusit si i nėnshtruar Perėndisė e jo si vetė Zoti. Jezusi e tha tė vėrtetėn qė e dėgjoi prej Zotit. Po tė ishte Zot, Krishti nuk do tė kishte nevojė tė thoshte tė vėrteta tė dėgjuara nga Zoti por do tė thoshte po ua them tė vėrtetėn time, tė Jezusit, tė Zotit tuaj. Por njė gjė e tillė nuk gjendet.

    Dikush mund tė thotė tash se Jezusi nuk e kishte kėtė fuqi dhe cilėsitė tjera tė pėrmendura gjatė kėtij shkrimi vetėm sa ishte nė Tokė. Por Bibla qartė e mohon kėtė. E para, Bibla thotė se Jezusi ėshtė i njėjti si dje sot dhe neser, nuk ndėrron. Hebrenjėve 13:6 “Krishti ėshtė i njėjtė dje, sot e pėrjetė” Dhe pėr mė tepėr nė Dhjatėn e Vjetėr tek libri i Malakit lexojmė pėr Zotin: Malakia 3:6 “Unė jam Zoti, nuk ndryshoj”

    Pra Zoti nuk mund tė ndryshojė: sot tė jetė i plotfuqishėm dhe i gjithėdijshėm e nesėr tė mos jetė dhe prapė nė tė ardhmen tė jetė. Edhe Jezusi ėshtė i njėjtė. Nuk ėshtė i ndryshėm Jezusi i Tokės me Jezusin e Qiellit. Kėtė nuk e themi ne, e thotė Bibla. Mesia ishte nėn Perėndinė dhe gjithmonė do tė jetė ashtu 1 Korintit 11:3 “…Mesia ėshtė nėn Perėndinė…”


    I Gjithėdijshmi



    Njė veti tjetėr e Perėndisė ėshtė se Ai ėshtė i Gjithėdijshėm; e di tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen. E di mendjen e njeriut, e di tė zbuluarėn dhe tė fshehtėn.

    Mateu 6:8 “Mos u bėni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjėrat pėr tė cilat keni nevojė, para se ju t`i kėrkoni.”

    Por a ėshtė Jezusi i tillė:

    Marku 13:32 “Sa pėr atė ditė dhe atė orė, askush nuk e di, as engjėjt nė qiell, as Biri, por vetėm Ati”

    Mateu 24:36 “Tani sa pėr atė ditė dhe pėr atė orė, askush s`e di, as engjėjt e qieive, por vetėm Ati im”

    Mark 11:11-14 “Kėshtu hyri Jezusi nė Jeruzalem dhe nė tempull; …. Tė nesėrmen, kur dolėn nga Betania, ai kishte uri. Dhe, duke parė nga larg njė fik qė kishte gjethe, shkoi pėr tė parė nė se mund tė gjente diēka atje; por, kur iu afrua, s`gjeti asgjė pėrveē gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve. Atėherė Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: ``Askush mos ngrėntė kurrė fryt prej teje pėrjetė``. Dhe dishepujt e tij e dėgjuan.”

    Si mund tė jetė Jezusi Zot nėse ai nuk e di fundin e Botės tė cilėn gjoja vetė e paska krijuar. Njėkohėsisht kėto vargje biblike e mohojnė hyjnyeshmėrinė edhe tė Shpirtit tė Shenjtė siē e pohojnė tė krishterėt. Kėtu ėshtė pėrmendur qartė se vetėm Ati e di fundin e Botės (ditėn dhe orėn) qė do tė thotė se pėrjashtohet edhe Shpirti i Shenjtė. Nuk duhet tė kalohet shkarazi nėpėr kėto vargje dhe t’ia bėjmė vetes qejfin me fragmente agnostike siē ėshtė Gjoni 1:1. Nuk ka si tė thuhet mė qartė se sa ėshtė thenė nė kėto vargje tė Biblės.

    Kjo ėshtė njė e keqe paragjykuese qė shpesh shumė njerėz e bėjnė duke e lexuar Biblėn. Nė vend qė tė marin mėsimin e Biblės pa paragjykime ata kanė nė kokat e tyre doktrina tė fiksuara nga tradita dhe mandej mundohen ti vėrtetojnė kėto nėpėrmes vargjeve tė dykuptimta, tė dyshimta dhe jobindėse. Prandaj ata kalojnė pa vėmendje nė pjesėt si ato tė pėrmendura mė lartė sikur edhe nė fragmentin e mėposhtėm i cili ėshtė njė dokumetim i padyshimtė dhe definitiv se vetėm Ati ėshtė Zot dhe askush tjetėr.


    Shtėpia – Tempulli i adhurimit tė Atit



    Gjithandej Biblės Jezusi i kėshillon njerėzit tė cilėve iu ishte dėrguar qė ti luten Atit dhe jo Jezusit apo Shpirti tė Shenjtė.

    Mateu 6:6 “Por ti, kur lutesh, futu nė dhomėzėn tėnde, mbylle derėn dhe lutju Atit tėnd nė fshehtėsi; dhe Ati yt, qė shikon nė fshehtėsi, do tė ta shpėrblejė publikisht”

    Ungjilli sipas Gjonit e tregon ngjarjen kur Jezusi – Princi i Paqes i dėboi tregtarėt nga Tempulli me kamxhik. Me kėtė rast Jezusi e thotė njė gjė tė cilėn nuk e marrin nė konsideratė tė krishterėt asnjėherė:

    Gjoni 2:16 “…dhe shitėsve tė pėllumbave (Jezusi) u tha: ``Hiqni kėto gjėra qė kėtej; mos e bėni shtėpinė e Atit tim shtėpi tregtie!``

    Vėrej fjalėt shtėpinė e Atit. Si mund tė thuhet mė qartė se Tempulli ėshtė vend ku adhurohet Ati dhe jo Jezusi apo Shpirti i Shenjtė. Tempulli gjithmonė kishte qenė vend i adhurimit tė Zotit-Atit. Asgjė nuk ndryshoi as me ardhjen e Jezusit. Ai vetėm sa e konfirmoi kėtė gjė. Ata qė vazhdojnė ta shohin Jezusin apo Shpirtin e Shenjtė si pjesė tė Perėndisė duhet ta pyesin veten se pėrse Jezusi nuk e quan tempullin shtėpi e trinisė – shtėpi e Atit, Birit dhe Frymės sė Shenjtė, por vetėm shtėpi e Atit..


    Askush nuk e ka parė Zotin



    1 e Gjonit 4:10 tregon se kurrė ”Askush s`e ka parė ndonjėherė Perėndinė…”. Gjoni 1:18 “Askush s`e pa Perėndinė kurrė”. Jezusi pra nuk mund tė jetė ky Perėndi qė e adhuronin Hebrenjtė pasi qė Jezusin e kishin pare me qindra njerėz. Ata e kishin pare Jezusin duke ngrėnė, duke fjetur, duke predikuar mėsimet e Atit etj.


    Perėndia nuk mund tė tundohet



    Njė veti tjetėr e Perėndisė ashtu siē pėrshkruhet nė Bibėl ėshtė se Ai nuk mund tė tundohet. Jakobi 1:11 “Askush kur tundohet tė mos thotė: ``Jam tunduar nga Perėndia``, sepse Perėndia nuk mund tė tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri”

    Mateu 4: 1-10 ėshtė njė argument tjetėr.

    “ Atėherė Fryma e ēoi Jezusin nė shkretėtirė, qė djalli ta tundonte. Dhe, mbasi agjėroi dyzet ditė e dyzet net, nė fund e mori uria. Atėherė tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ``Nė qoftė se je Biri i Perėndisė, thuaj qė kėta gurė tė bėhen bukė``. Por ai, duke iu pėrgjigjur, tha: ``ėshtė shkruar: "Njeriu nuk rron vetėm me bukė, por me ēdo fjalė qė del nga goja e Perėndisė"``. Atėherė djalli e ēoi nė qytetin e shenjtė dhe e vendosi nė majė tė tempullit dhe i tha: ``Nėse je Biri i Perėndisė, hidhu poshtė, sepse ėshtė shkruar: "Ai do t`u japė urdhėr engjėjve tė tij pėr ty; edhe ata do tė mbajnė mbi duart e tyre qė tė mos ndeshėsh me kėmbėn tėnde ndonjė gur"``. Jezusi i tha: ``ėshtė shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perėndinė tėnd"``. Djalli e ēoi sėrish mbi njė mal shumė tė lartė dhe i tregoi tė gjitha mbretėritė e botės dhe lavdinė e tyre, dhe i tha: ``Unė do tė t`i jap tė gjitha kėto, nėse ti bie pėrmbys para meje dhe mė adhuron``. Atėherė Jezusi i tha: ``Shporru, Satan, sepse ėshtė shkruar: "Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij"``.



    Nga ky pasazh biblik kuptojmė shumėēka. E para Jezusi u tundua prandaj ai nuk mund tė jetė Zot sepse Jakobi 1:11 e kishte thėnė qartė se Perėndia nuk mund tė tundohet. Bile pėr mė tepėr edhe Jezusi nė kėtė fragment tė pėrmendur tek Mateu e tregon “Mos e tundo Zotin, Perėndinė tend” sepse ai e dinte se Zoti nuk tundohet. Jezusi ia tregon Satanait tė Vėrtetėn e Madhe nė tė cilėn ai besonte dhe tek e cila i thėrriste njerėzit. "Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij". Rrethanat nė tė cilat Jezusi e tha kėtė gjė janė tė tilla qė dėshmojnė se Jezusi ishte si ēdo njeri tjetėr qė i bindej dhe e adhuronte Zotin dhe qė dėshėronte ti shėrbente vetėm atij. Ai e tha kėtė si reagim ndaj Shejtanit i cili kėrkonte nga Jezusi qė ta adhuronte.



    Jezusi lutej



    Njėkohėsisht Jezusi nuk mund tė jetė Zot pasi qė ai i lutej Zotit. Nuk mund ta paramendojmė njė Zot qė i lutet dikuj. Zoti ėshtė i gjithėfuqishėm dhe nuk ka nevojė qė ti lutet dikuj. Ėshtė e kuptueshme nga citatet e mėposhtme se Jezusi ishte vetėm njė njeri qė i lutej Zotit dhe assesi Zoti vetė:

    Luka 3:21 “Tani, si u pagėzua gjithė populli, edhe Jezusi u pagėzua; dhe ndėrsa po lutej, qielli u hap”

    Luka 9:18 “Dhe ndodhi qė, ndėrsa Jezusi po lutej nė vetmi…”

    Luka 22:41-42 “Dhe u largua prej tyre, aq sa mund tė hidhet njė gur, dhe ra nė gjunj dhe lutej, duke thėnė: ``O Atė, po tė duash, largoje kėtė kupė nga unė! Megjithatė mos u bėftė vullneti im, por yti``.

    Jezusi iu lut Atit pėr ndihmė. Ai gjithashtu bėri dallimin e dy vullneteve: 1.Vullneti i Atit dhe 2. Vullneti i tij.



    Njė fakt tjetėr ėsthė se pėrderisa Zoti nuk mund tė flejė siē thuhet tek Psalmi 121:4 “Ja, ai (Zoti) qė mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle”, ėshtė mirė e njohur nga Ungjijtė se Jezusi kisht fjetur. Luka 8:23 “atė e zuri gjumi”

    Vargjet janė tė shumta nė Bibėl tė cilat e dėshmojnė se Jezusi ėshtė njė njeri dhe jo Zot. Dikush e quajti atė Mėsues i mirė dhe Jezusi iu kundėrvė menjėherė me fjalėt: Dhe Jezusi i tha: ``Pėrse mė quan i mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi, domethėnė Perėndisė. (Ungjilli sipas Markut 10:18).

    Ndėrsa tė krishterėt sot jo vetėm qė e quajnė tė mire por edhe qka ėshtė mė e keqja dhe absurdi mė i madh nė lutjet e tyre shumė mė shpesh e dėgjon emrin JEZUS se sa emrin e Atit. Shko nė cilėn kishė tė krishtere sod dhe bėje njė matematikė tė thjeshtė. Sa here i ėshtė bėrė thirrje Jezusit e sa here Atit, sa here ėshtė kėrkuar shėlbim nga Perėndia e sa here nga Jezusi, sa here ėshtė madhėruar Ati e sa here Jezusi. Do tė keni njė rezultat dėshpėrues. Si do tė reagonte Jezusi nė kėtė. Pėrse nuk e mendojmė kėtė tė gjithė. Do ta pėrmbyllim kėtė shkrim njė citat marrė nga A List of False Reading of the Scripture nga Theophilus Lindsey (1723 – 1808). Lindsey i pyet ata tė cilėt e adhurojnė Jezusin se si do tė ishte reaksioni i tyre nėse Jezusi do tė iu paraqitej atyre dhe do t’ua bėnte pyetjet vijuese:



    Pėrse i adresoni devocionet e juaja tek une? A u kam udhėzuar ndonjėherė qė ta bėni kėtė, ose a e kam propozuar veten si objekt tė adhurimit religjioz?

    A nuk e kam vėnė veten time vazhdimisht dhe deri nė fundin e fundit si njė shembull pėr t’iu lutur Atit, Atit tim dhe Atit tuaj, Zotit tim dhe Zotit tuaj? (Gjoni 20:17)

    Kur apostujt e mi kėrkuan nga unė qė ti mėsoj se si tė luten (Luka 11:1-2) a i mėsova unė ata qė tė mė luten mua ose ndonjė personi tjetėr pėrveq Atit?

    A e quajta ndonjėherė veten time Zot, apo a ju thashė se Unė isha Krijuesi i Botės dhe se unė duhet tė adhurohesha?



    Si do tė ishte pėrgjegjja jote nėse kėto pyetje do tė bėheshin ty?

    Marre nga : http://www.islamidhekrishterimi.com/hyjniaejezusit.htm
    me mire vone sesa kurre....

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e LIMANN
    Anėtarėsuar
    05-08-2006
    Vendndodhja
    Kumanov
    Postime
    12
    NIETSCHE, Wilhelm



    Biografia dhe veprat e Nietzsches

    Friedrich Wilhem Nietzsche ėshtė njė nga filozofėt mė tė mėdhenj gjerman tė shek. tė 19. Ai ka qenė njė kritik i bindur i Krishtėrimit, idealist gjerman i Feminizmit dhe modernizmit nė pėrgjithėsi. Ai konsiderohet si njė mjeshtėr i vėrtetė i aforizmave filozofike tė krijuara nė formė eksperimentale. Pėr kėtė arsye, ai ėshtė urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kėsaj dite filozofi mė i vėshtirė pėr t’u kuptuar.


    Nietzsche ka lindur me 15 tetor te vitit 1844 ne Ryken te Lajpcigut, ne Saksoni. Ai u rrit ne gjirin e nje familjeje protestante, ndersa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetem 4 vjec, pasi vuante nga nje semundje mendore. Se bashku me te emen dhe motren, Elizabeth, ai u transferua ne Naumburg ku do te jetonte per tete vite me radhe. Friedrich ishte nje adoleshent teper kurioz, nje nxenes i shkelqyer dhe ne momentin e perballjes me besimin fetar, nisi te anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofine ne Universitetin e Lajpcigut ku do te hasej me veprat e Shopenhaurit, te cilat do te perbenin dhe pikenisjen e frymezimit te tij filozofik.

    Ne vitin 1865, ne moshen 24 vjecare Nietzsche emerohet profesor ne Universitetin e Baselit dhe perfiton nėnshtetesi zviceriane. Nje vit me pare, kishte njohur kompozitorin Richard Wagner, me te cilin do te kishte nje miqesi te gjate, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si perfaqesues te kultures me dekadente ne bote, asaj gjermane. Ne kete periudhe studion filozofine antike greke, ne veēanti veprat e filozofeve para-sokrate, Heraklitit dhe Empedokles.

    Ne vitin 1870 Nietzsche sherbeu si asitent mjekesor ne Luften Franko-Pruse dhe ishte deshmitar i traumave dhe mjerimit njerezor, per me teper u sėmur nga dizinteria dhe difteria, pasojat e se cilave do t’i vuante gjate gjithe jetes. Pas rikthimit ne Bazel, ne vend qe te pushonte nisi te shkruante pambarimisht, duke shtyre fuqine e tij mendore ne limit. Ne 1872 publikoi vepren e tij te pare te famshme “Lindja e tragjedise’.

    Ne vitin 1879 braktis mesimdhenien per shkak te problemeve shendetesore dhe ne dekaden ne vazhdim e kaloi kohen ne Venecia, Torino dhe Nisa.

    Tre vite me pas, bie ne dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit refuzoi kerkesen e tij per martese. Po ne 1882 Nietzsche nis te shkruaje kryevepren e tij “Keshtu foli Zarathustra’( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet tre vite me vone.

    Ne 1888 transferohet ne Torino, ku dhe do te perfundoje veprat ‘Perendimi I idhujve’ dhe Ecce Homo – Si behet njeriu ai qe eshte.

    Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofise dhe artit te Greqise Antike, ne disfavor te klasicizmit, te cilin e veshtronte si nje afirmim te vizionit te arsyeshem dhe si per pasoje perfaqesues te dekadences. Ne vecanti tragjedia greke eshte interpretuar si nje shprehi e impulsit jetesor, apo sic shprehet Nietzsche i ‘momentit dionisiak’. Nice kritikon ashper vlerat morale te shoqerise dhe altruizmi te cilat ne fakt mohojne vete jeten. Sipas tij njeriu duhet te perjetoje edhe dhimbjen pasi ‘ēfaredo nuk te vret, te ben me te fuqishem’. Koncepti i njohur i Nices ‘ vullneti per fuqi’ luan nje rol kryesor ne filozofine e tij, duke u shprehur se‘ eshte esenca e ekzistences njerezore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se lideret fetare perdorin besimin dhe moralin per te skllaveruar njerezimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadente dhe shpreses per nje jete ne boten e pertejme dhe pranimin e jetes ashtu siē eshte ajo. Pra ndyshe nga keqinterpretimet e filozofise se tij, mbinjeriu nichean nuk eshte nje njeri i gjithefuqishem, por nje qenie qe duhet te evoluoje lirshem per te tejkaluar vetveten ( "..njeriu eshte nje ure dhe jo nje qellim." – kjo eshte edhe parabola e Zarathustres. Pikerisht ketu nis komploti nazist, i cili perdori me tjeter kuptim filozofine e Nietzsches. Shkrimet e tij persa i perket fuqise, dobesise, feminizmit dhe fese u bene aksioma te nazizmit ne perhapjen e doktrines se tyre totalitare, nderkohe qe vete Nietzsche ishte kunder anti-semitizmit dhe denimit me vdekje.

    Nje nga theniet me te famshme ne histori, ‘Zoti ka vdekur’, eshte thene pikerisht nga Nietzsche, por kuptimi nuk eshte aspak ai i supozuar, Nietzsche flet per kontemporanet e tij, ipokrizia e se cileve le te kuptohet se ata ne fakt jetojne ‘sikur Zoti te kishte vdekur’, sipas Nietzsche‘..ka ekzistuar vetem nje i krishtere i vertete, dhe Ai vdiq mbi Kryq’.

    Me 3 janar te vitit 1889, teksa ndodhej ne Sheshin Karlo Alberto, ne Torino, Nietzsche peson krizen e pare nervore duke shfaqur mendime delirante duke u vete-quajtur Krishti apo Dionisi, perendia greke e defrimit. Semundja e papritur e tij eshte debat me vete, disa mendojne se e ka trasheguar nga babai i tij, ndersa ndikimi ose jo i semundjes ne krijimtarine filozofike ndahet ne opinione te ndryshme.

    Fridrich Nietsche kaloi dy vitet e fundit te jetes se tij ne erresire mendore dhe u perkujdes nga motra e tij Elizabeta. Filozofi I madh u nda nga jeta me 25 gusht te vitit 1900, ne Weimar.

    Trashigimia e Nietzsches

    Filozofia e Nietzsches ka ndikuar ne kulturen dhe disa nga mjeshtrit e shekullit te 20, perfshi Thomas Man, Andre Gide, Herman Hesse, Zigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqesisht rreth viteve 20 filozofia e tij u intyerpretua ne menyre barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe per me teper te ndihmuar nga e motra e cila fallsifikoi disa nga tekstet. Tragjedia e vertete nicheane qendron ne faktin se keto intrepretime te gabuara vazhdojne te ekzistojne edhe sot e kesaj dite.

    Krijimtaria letrare e Nietzsches

    Shkrime dhe filozofi
    Aus meinem Leben, 1858
    Über Musik, 1858
    Napoleon III als Praesident, 1862
    Fatum und Geschichte, 1862
    Willensfreiheit und Fatum, 1862
    Kann der Neidische je wahrhaft glücklich sein?, 1863
    Über Stimmungen, 1864
    Mein Leben, 1864
    Homer und die klassische Philologie, 1868
    Über die Zukunft unserer Bildungsanstalten
    Fünf Vorreden zu fünf ungeschriebenen Büchern, 1872 perbere nga:
    . Über das Pathos der Wahrheit (Mbi patorsin e se vertetes)
    . Gedanken über die Zukunft unserer Bildungsanstalten (Mendime mbi te ardhmen e Institucioneve tona arsimore )
    . Der griechische Staat (Shteti grek)
    . Das Verhältnis der Schopenhauerischen Philosophie zu einer deutschen Cultur (Marredhenia midis filozofise Schopenhaueriane dhe kultures gjermane)
    . Homer's Wettkampf (Kundeshtimi i Homerit)
    Die Geburt der Tragödie, 1872 ( Lindja e tragjedise)
    Über Wahrheit und Lüge im aussermoralischen Sinn, 1873 (Mbi te verteten dhe fallsitetin ne nje kuptim me moralizues)
    Die Philosophie im tragischen Zeitalter der Griechen (Filozofia ne eren tragjike te grekeve)
    Unzeitgemässe Betrachtungen (Meditimet perfundimtare) perbere nga:
    . David Strauss: der Bekenner und der Schriftsteller, 1873 (David Strauss: Rrefyesi dhe shkrimtari )
    . Vom Nutzen und Nachtheil der Historie für das Leben, 1874 (Mbi perdorimin dhe abuzimin e Historise per Jeten )
    . Schopenhauer als Erzieher, 1874 (Schopenhauer si edukues)
    . Richard Wagner in Bayreuth, 1876
    Menschliches, Allzumenschliches, 1878 ( Njerezor, teper njerezor)
    Vermischte Meinungen und Sprüche, 1879 (Opinione te perzjera dhe aksioma
    Der Wanderer und sein Schatten, 1879 (Udhetari dhe hija e tij)
    Morgenröte, 1881 (Agimi)
    Die fröhliche Wissenschaft, 1882, 1887
    Also sprach Zarathustra, 1883-5 ( Keshtu foli Zarathustra)
    Jenseits von Gut und Böse, 1886 (Pertej se mires dhe se keqes)
    Zur Genealogie der Moral, 1887 (Mbi gjenealogjine e moralit)
    Der Fall Wagner, 1888 (Ēeshtja Wagner)
    Götzen-Dämmerung, 1888 (Perendimi i idhujve)
    Der Antichrist, 1888 (Antikrishti)
    Ecce Homo, 1888 (Ecce Homo. Si behet njeriu ai qe eshte)
    Nietzsche contra Wagner, 1888 (Nietzsche kunder Wagner)
    Der Wille zur Macht, publikuar filimisht ne vitin 1901 ( Vullneti per fuqi, nje koleksion I pezgjedhur shenimesh, publikuar pas vdekjes se autorit)
    Filologji
    De fontibus Laertii Diogenii
    Über die alten hexametrischen Nomen
    Über die Apophthegmata und ihre Sammler
    Über die literarhistorischen Quellen des Suidas
    Über die Quellen der Lexikographen
    Poezi·
    Idyllen aus Messina
    Dionysos-Dithyramben, shkruar 1888, publikuar 1892

    BK


    por megjithate aj per mua esht nje ateist,dhe un nuk me cmoj as sa nje "qen" edhe nje po ua them se un studioj filozofi por njerzit me te kqinj qe i njeh njerzimi jan ateistet!!!!!!!!

  19. #19
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Njutoni tha: "Zoti ėshtė i pėrjetė dhe i pafund, i gjithėfuqishėm dhe i gjithėditur....Ai ekziston pėrgjithmonė dhe ėshtė kudo i pranishėm....[Sėr Izak Njuton, "Principet Matematike tė Filozofisė Natyrore"]

    Pse??? Mendoni se krahasohet Nice me Njutonin????

  20. #20
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar mė parė nga DEN_Bossi
    Njutoni tha: "Zoti ėshtė i pėrjetė dhe i pafund, i gjithėfuqishėm dhe i gjithėditur....Ai ekziston pėrgjithmonė dhe ėshtė kudo i pranishėm....[Sėr Izak Njuton, "Principet Matematike tė Filozofisė Natyrore"]

    Pse??? Mendoni se krahasohet Nice me Njutonin????
    MIre eshte qe secili tregon diēka ne Forum,por s`eshte mire aspak kur tregojne gjerat e huaja e jo ato autentike!
    Nese Njutoni ka thene keshtu apo ashtu,ē`rendesi ka kjo qe te na e hudhesh kete thenje te tij perpara ti!Nese Njutoni ishte nje Fizikant,ai s`ishte njekohesisht dhe nje filozof qe ka me se shumti mundesi ti spjegoje gjerat ne jeten tone.Me duket krejte e palogjikshme dhe turperuese te sillen ketu emra te shkencetareve te tjere qe ne jeten e tyre s`jane marre fare me filozofi qe te perdoren si perforcim i thenjeve te paverteta ne pyetjet filozofike!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nietzsche
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 17:19
  2. Nihilizmi
    Nga SoinHo nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 08:53
  3. Toka mbas 200 milion vjetesh, oktapod gjigand popullojne evropen?
    Nga Judges of Ur nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 01:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •