Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8

Tema: Adobe Flex 3

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-10-2007
    Postime
    10

    Adobe Flex 3

    Adobe Flex 3

    Eshte magjik. Programohet me Eclipse, MXML eshte shume e ngjashme me taget JSTL
    Struts ose JSF. By, by HTML...
    Programi krijon nje file SWF qe luhet ne Flash Player dhe nga sondazhet thuhet se eshte i perhapur ne 95% te kompiuterave ne bote.
    Component Oriented Programming te lejon qe shum thjesht te krijosh programe RIA - Rich Internet Applications me maksimumin e interaksionit me perdoruesin, interfacia shum elegante dhe te plota, integrim total me CSS, Flash, Photoshop, ColdFusion. Kjo ben qe ti afrohet shume nje Desktop Application, me perparsine qe ka njie program per web. Krijohet si duke shkruar kod, MXML ose ActionScript 3 por shum gjera mund te behen edhe ne menyre vizuale si ne VBStudio.
    Integrohet ne menyre fantastike me cfardolloj gjuhe Serverside, JSP, PHP, ASP. Mund te integrohet edhe direkt me EJB ose Spring. Ka protokoll Real-Time per programe qe kan nevoj per interaksion ne kohe-reale dhe metoden PUSH
    (Cdo klģent regjistrohet per eventin qe i intereson ne server dhe ne momentin qe ndodh eventi njoftohet me nje mesazh duke evituar
    POLLING ose PUSH - klienti ne intervale te caktuara kohe interrogon serverin per eventin qe i intereson)
    E imagjinoj te veshtire futjen ne tregun e Institucioneve te medha Publike per arsyt e njohura te konservatorizmit dhe aksesibilitetit por besoj se kliente e medhej dhe te mesem privat do ta perqafojne shpejt.
    Lajmi i mire: Nga versioni 3 eshte OpenSource
    Adresa per ta pare teknologjine ne aksion: http://flex.org/showcase/

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Njė teknologji tė ngjashme e ofron edhe Microsoft Silverlight, por Adobe duket se po ecėn me hapa mė tė shpejtė dhe Flex ka filluar tė pėrdoret tashmė nė programe profesionale.

    Me sa di unė, FlexBuilder, pjesa qė integrohet me Eclipse dhe ofron ndėrtimin vizual tė ndėrfaqeve ėshtė disa qindra dollarė. Gjithashtu, disa pjesė tė teknologjisė pėr menaxhimin e tė dhėnave nė server janė gjithashtu me para. Megjithatė, ėshtė njė teknologji qė premton shumė pėr tė ardhmen dhe do na duhet ta mėsojmė.

    prometeo,

    Nuk e di sa eksperiencė ke me Flex, por kam njė pyetje pėr njė teknologji tė ngjashme, Adobe Air, e cila lejon tė pėrdorėsh RIA-t si njė aplikacion tryeze (desktop application) tė pavarur nga shfletuesi, qoftė edhe pa qenė nė linjė.

    Mė duhet tė krijoj njė aplikacion tryeze dhe kam menduar tė shfrytėzoj ndėrfaqet tėrheqėse grafike qė ofron Adobe Air (flash). Aplikacioni nuk do ketė lidhje me server (tė paktėn jo nė versioni 1.0). Pra, nuk do jetė njė RIA por do jetė njė RDP (rich desktop application). Pjesa mė e rėndėsishme e aplikacionit do jetė ndėrfaqja grafike, por kam ndėrmend tė pėrdor edhe njė databazė tė thjeshtė (si sqLite).

    Ajo qė nuk kam tė qartė pėr Adobe Air ėshtė se me sa kam parė, nuk lejon tė pėrdorėsh Java nė anėn e klientit? Mė kanė thėnė qė ActionScript tė lejon tė gjitha funksionet qė ofron Java, por nuk e di sa e vėrtetė ėshtė kjo. Edhe sikur ActionScript tė jetė i mjaftueshėm, nuk mė duket gjė e mirė (pėr tė ardhmen e aplikacionit) tė shkruaj llogjikėn nė njė gjuhė script. Nėse keni eksperiencė me Adobe Air, a mund tė mė sqaroni pėr ēėshtjet qė kam shkruar mė lart? Ka mundėsi tė pėrdor Java-n nė sfond dhe tė shfrytėzoj njė ndėrfaqe nė Flex/Flash pa qenė e nevojshme tė krijoj njė application server? Ka ndonjė teknologji tjetėr (.NET?) qė ofron ndėrfaqe tė pėrafėrta me ato tė Flex?

    Kam eksperiencė me shumicėn e teknologjive tė pėrmendura mė lart, si Struts 1, 2, EJB 2.1, 3.0, Spring, Hibernate, Maven, HTML, CSS, PHP, etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 27-05-2008 mė 21:56
    Edi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-10-2007
    Postime
    10
    Eksperienca ime ne RDP eshte e paperfillshme, gjithsesi po te pergjimem me nje numer konsiderimesh.
    ka pak kuptim te ndertosh nje program desktop si klient-server kur te dhenat i ke ne kompiuterin lokal, ose klientet qe do manipulojne te dhenat jane 1.
    Air - Adobe Integrated Runtime eshte ambienti ku do ekzekutohet programi yt. Prandaj Java nuk ka kuptim te perfshihet. Programi do jet 1 mundesisht i ndertuar ne forme shtresash abstrakte qe ofrojne sherbime per njera tjetren. ose bashkesi komponentesh te konfigurueshem.
    AIR eshte analogu i JRE Java Runtime Environment.
    Ka kuptim te shtosh nje kerkese te tille per ambientin e ekzekutimit duke marr parasysh qe avantazhet jane te shumta.
    Idea shume e thjeshte eshte kjo:
    Ne piknisje duhet te jete shume e qarte arkitektura e programit. Web App, Desktop, Client-Server, Peer2Peer me Server etj. Nuk mund te pretendosh te lesh si zhvillim te metejshem nje evolim qe te ndryshon rrenjesisht natyren e programit.
    Rasti i Adobe Air eshte shume i ngjashem me Java Applet.
    Eshte shume e thjeshte te konvertosh nje program te thjeshte Java Swing ne Java Applet.
    Kete gje e ben kur nje program RIA qe ke krijuar me pak modifikime mund ta konvertosh ne RIA per Desktop. Ndrtyshe s'ja vlen loja qiririn ose barra qiran sic thon.
    Animimet flash jan menura per te len me goje hapur te panjohur, njerez ne web qe kalojne aty rastesisht. Nje klient qe ka vendosur te paguaj per programin duhet ta kenaqesh me thjeshtesi te interfacies, letsi perdorimi, shpejtsi manipulimi te dhenash dhe robustesi te programit. Nuk besoj se gje ndokend te gatshem per te paguar animazione flash a flex qe ti shohi gjith diten kur eshte duke punuar. Mos harro se nje animacion zgjat te pakten 2-3 sekonda, qe per ate qe punon me programin jan kohe e humbur (tmerrsisht e gjate).
    Ne RIA animacionet jane pike e forte. I heqin mendjen perdoruesit duke e iluduar se po ndodh dicka e rendesishme dhe estetikisht e lezecme ndrsa nderkohe ne sfond po ngarkohen te dhenat ose po pritet nje pergjigje nga serveri.
    Fatkeqsisht nuk di cfar te te keshilloj per zhvillim desktop. Nese nuk jan ne valle shum leke, c'do zgjidhje e menduar mire mund te jete e vleshme nese ndihet i nevojshme pak eksperience interesante. Per rastin tend NetBeans JBuilder jane ide VisualJava fantastike qe une do ti keshilloja duke marr parasysh backgroundin tend Java. edhe Oracle JDeveloper eshte interesant.

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Faleminderit pėr pėrgjigjen.

    Doja tė pėrdorja Java-n sepse versioni i parė i programit planifikohet si RDP, si prototip, por mė vonė mund tė kalojė nė RIA dhe do doja tė kaloja llogjikėn nė server pa qenė nevoja pėr ta shkruajtur nga fillimi. Kur them llogjikėn, kam ndėrmend enitetet (entities) tė hartuara me Hibernate, POJO-t e "biznesit", klasat ndihmėse, etj. Ashtu siē thua edhe ti, kalimi nga RDP nė RIA nuk do ishte i lehtė, por nėse planifikohej mirė qė tani, mendoj se do ishte njė tranzicion mė i lehtė se kalimi nga ActionScript nė Java. Meqė Adobe Air nuk pranoka Java, do shikoj mundėsitė qė ofron ActionScript.
    Edi

  5. #5
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Edspace kisha shkruar nje pergjigje te gjate me pare por po e shkruaja direkt nga Firefox dhe duke testuar dicka me (crash-i -- perkthim?) browserin. Nejse... pak a shume po shkruaja cfare ka thene prometeo me siper ... por doja te sqaroja nja dy pika.
    Te kompania ime kemi nje ekip qe eshte i specializuar me Flash/Flex dhe shpesh me eshte dashur ti rri afer. Nderfaqet ne Flash/Flex s'para i kam prekur shume por me shume komunikimet me serverin ne AS3 dhe zberthimet mberthimet e XML dhe Json, pra ne pergjithesi s'jam shume familjar, por ...

    Me sa kam kuptuar nga ekipi i Flex pervec pikave qe shtroi prometeo me siper ne lidhje me nderfaqet RIA ne krahasim me nderfaqet RDP ku pikesepari (wow factor) pra faktori cudites nuk para pi shume uje ne perdorim te perditshem, qendrojne gjithashtu edhe problemet me AIR vete nder te cilat me gjithe programin tend duhet te instalohet dhe AIR Runtime (personalisht duhet te me duhet shume ai program qe te instaloj nje Runtime me teper), apo API jo shume extensiv i AS ne lidhje me Hardware duke qene qe vjen nga nje bote tjeter.
    Nje zgjidhje per kete do ishte pa pasur nevoj per AIR swf's kthehen ne EXE me programe swf2exe (ma merr mendja edhe konvertues ne binaries per Linux duhet te kete) qe ka plot te cilat ne pergjithesi japin edhe ca API shtese sidomos per te komunikuar me filat ne sistem ose per te komunikuar me nderfaqe te jashtme .

    Ne rastin e ekipit Flex te kompania jone nje (image cropper -- copetues imazhesh? ) i cili do komunikonte me serverin per te marre parametrat e duhura, qe u hodh ideja te behej me AIR u anullua dhe u vendos te konvertohej ne EXE (me duket se me swfkit), gjithashtu edhe MINDI per te cilen fituam disa cmime (nje nga lajmet ketu: http://www.mediaincanada.com/article...70426/axe.html) gjithashtu e ndertuam si EXE.

    Pra ideja jote eshte e sakte qe ta fillosh projektin ne nje ambjent te tille qe ne njefare menyre eshte me i miri per RIA (pas AJAX por me AJAX s'mund te merresh ne RDP) meqenese do qe ta kthesh kollaj ne RIA dhe me sa kam kuptuar une kthimi eshte goxha i kollajte (pervec komunikimit me filat i cili eshte goxha problem nese eshte funksion baze i programit dhe nese perdoruesit s'duan ti hedhin filat ne serverin tend).

    Per sa i perket komunikimit me ambjente te tjera dhe sidomos Java nuk shoh ndonje problem te komunikosh nepermjet nje serveri minimal HTTP (HTTP per te bere te lehte tranzicionin me vone ne nje porte te ndryshme nga 80) duke perdorur cfaredo Object Protocol (une do perdorja Json) megjithese mund te kete edhe ndonje menyre per te komunikuar drejtperdrejte (named pipes per interprocess communication ne windows psh) por kjo menyre do ishte shume e kollajte per kalimin ne RIA me vone dhe njesoj eficiente duke konsideruar qe komunikimet ndodhin brenda te njejtes makine. Nuk duket shume mire kur del Unblock Popup nga windows firewall por meqenese komunikimet jane perbrenda edhe nese perdoruesi shtyp Block serveri degjon nga 127.0.0.1 = localhost.

    Duke bere kete sidomos komplekset e 'Business layer' do ti eliminoje me kollaj pasi automatikisht do kalonin ne Java qe eshte me e specializuar per ate pune. Edhe instaluesi do ishte shume i kollajte ne nje pakete. Kete lloj setupi kam ndermend te perdor edhe personalisht po mu desh te bej ndonje projekt qe i duhet nje transicion i tille me perjashtim qe ne vend te Java do perdorja .NET ose Python (per platform independence)

    Sa i perket Silverlight eshte akoma heret (dhe me rrezik) per tu marre seriozisht. Te pakten per tani.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Kreshnik,

    Faleminderit pėr sqarimet dhe informacionin.

    Qėllimi i pėrdorimit tė Flex/Flash nuk ėshtė tė pėrdor animacione, apo tė mahnit pėrdoruesit. Jam i vetėdijshėm pėr problemet qė mund tė shkaktojnė animacionet e shumta. Ndėrfaqja duhet tė jetė thjesht tėrheqėse, diēka e re, dhe mbi tė gjitha, e lehtė pėr t'u pėrdorur.

    Ideja e pėrdoruesve swf2exe ishte e re pėr mua por duket se qenka njė zgjidhje e mirėfilltė pėr tė shmangur pėrdorimin e Adobe Air.

    Nė lidhje me pėrdorimin e njė serveri HTTP, nuk e di sa minimal do jetė, sepse serveri duhet tė ekzekutojė Java. Kjo kėrkon sė paku JRE dhe njė server pėr aplikacionet Java (java app. server). Serveri mė minimal qė njoh unė ėshtė Tomcat, por edhe ky mė duket njė barrė e madhe pėr klientin/pėrdoruesin. Pikėrisht kėtė kėrkoja tė eliminoja kur pyeta nėse Adobe AIR mundėsonte ekzekutimin e programeve Java. Kishe ndonjė aplikacion tjetėr nė mendje kastile pėr java web services?

    Arsyeja pėr prototipin RDP ėshtė pėr tė shmangur shpenzimet pėr mirėmbajten e njė serveri nė linjė pėr RIA. Por nėse pėrdor python, mund tė shfrytėzoj Google App Engine, i cili ofron njė paketė falas me hapėsirė dhe brezgjerėsi tė kufizuar, por tė mjaftueshme pėr nevojat e aplikacionit qė kam ndėrmend. Pra, aplikacioni do ishte njė RIA i vėrtetė, me ndėrfaqe flash (exe ose AIR) dhe me njė web service tė shkruajtur nė python nė Google App. Engine.

    Si tė duket kjo ide? A ėshtė i pėrshtatshėm python pėr implementimin e shtresės sė biznesit si njė web service?
    Edi

  7. #7
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Edi te kerkoj shume ndjese per vonesen. Na zuri rrotat edhe Euro tashti qe jane edhe Projektet due.

    Faktikisht une kisha ndermend dicka shume me te thjeshte se nje servlet container. Servlets dhe JSP s'te duhen shume per komunikime me Flex/Flash.
    90% te rasteve eshte nje komunikim i drejteperdrejte ndermjet nje Object Protocol (XML,JSON etj) midis URLLoader te AS3 dhe mini serverit tend (i cili normalisht do kontrolloj vetem "Model" te MVC pasi View dhe Controller i kryen ne swf). JRE standard permban JavaDB qe eshte shume minimal (dhe shume interesant faktikisht) keshtu qe s'ke nevoje fare te fusesh Databaze ne Instalues megjithate edhe SQLite eshte shume minimal dhe goxha i perdorur per raste te tilla (vjen i instaluar edhe ne iPhone madje, akoma me interesant fakti qe eshte pjese e paketes te Google Gears te cilen do ta permend me poshte).
    9% (ne varesi te kerkesave ndryshojne dhe keto vlera) e rasteve te tjera jane komunikimet e binaries (zakonisht files) dhe te tjera si puna e SSL, authentications etj. qe duke qene se programi ndodhet locally nuk prishin pune pasi c'do gje eshte e drejtperdrejte dhe mund te shtohen me vone vetem kur Aplikacioni kalon ne RIA.
    1% jane kerkesa shume specifike dhe te rralla qe s'ja vlen te diskutohen.
    Akoma me interesant eshte XMLSocket API ne AS3 qe te ofron lidhje socket me porta mbi 1024, i cili te heq kufizimet e HTTP dhe te jep kontroll ne nivelin TCP, duke ofruar aftesi te ndryshme (sidomos te vlefshme per lojra) qe HTTP ti kufizon.
    Pra une po mendoja nje server jo me shume se 500 rreshta kod fare minimal qe sa kalon Objektin tek worker thread dhe perdor vetem funksionalitetet e JRE.

    Mirepo per te mos ribere gjera qe jane bere nga te tjeret dhe meqenese tashti vone edhe te medhenjte si Google, Adobe dhe Microsoft i jane futur seriozisht idese "integrated online/offline apps (zakonisht nenkuptohet sinkronizimi midis databazes lokale dhe asaj ne server, dhe nuk para kam pare te shtjellohet shume)" atehere ja vlen te konsiderohen projekte qe jane te specializuara per kete pune. Normalisht c'do lloj projekti qe nuk eshte open source as qe nuk konsiderohet fare ne kete rast per vete arsyen se lidhesh dhe je i varur gjate gjithe ciklit te softwarit pa patur nevoje te pashmangshme.

    Ketu hyn Google Gears i cili eshte open source dhe eshte pjese e asaj qe po flasim ne. Faktikisht eshte me shume njefare caching mechanism per offline viewing, por me pak fantazi disa projekte qe kam pare (ku pjese e njerit qe eshte shume i lezetshem te kjo video: ) kane arritur rezultate shume interesante. Vjen me Local Server, Database, Worker Pool. Eshte goxha reliable derisa eshte nga Google dhe eshte goxha interesante. Ne te kompania ime e kemi diskutuar disa here por s'kemi pasur akoma ndonje projekt qe ti futeshim ne detaje, di qe eshte JavaScript API, por ma merr mendja duhet te jete e kollajte per tu perdorur.
    Nga ana tjeter Google App Engine eshte ana tjeter e po te njejtes medalje, Google App permban pjesen e serverit duke perdorur infrastukturen e Google, them se do ishte shume interesante nje prove mbi te. Python scales shume kollaj keshtu qe eshte zgjidhje shume e mire, per me teper si gjuhe eshte shkence e gjallle. Struktura te avancuara si coroutines dhe gjerenatoret i ka built in dhe ka nje komunitet fantastik qe e rrethon.

    Perfundimisht shume varet nga kerkesa, po te kesh ndonje gje ne mendje tashti afer mund te flasim per mundesite e ndryshme.

    ps. Mendoj qe ka ardhur koha te diskutojme ndonje projekt te perbashket. Une kam disa ide ne mendje dhe ma merr mendja qe dhe ti gjithashtu, keshtu qe po te kesh qef mund te flasim me shtruar.

    pps. Nuk e di nese e kam vetem une kete problem por e paskam jashtezakonisht shume te veshtire ti pershkruaj detajet teknike ne Shqip.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  8. #8
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Kreshnik,

    I lexova me vėmendje ato ēka kishe shkruar dhe tė falėnderoj pėr idetė qė mė ke dhėnė nė lidhje me shumė teknologji qė pėr mua janė tė reja.

    Eksperienca ime me Web Applications nė Java deri tani ka qenė me platforma tradicionale MVC ku klienti ėshtė shfletuesi i thjeshtė dhe serveri ėshtė njė Java Application Server (JEE Container), pėrkatėsisht JBoss (i cili pėrmban Tomcat).

    Tė gjitha teknologjitė e tjera qė kemi pėrmendur nė kėtė temė janė tė reja dhe do mė duhet t'i provoj vetė qė tė qartėsohem se si punojnė, ēfarė mundėsojnė, sa praktike janė, etj. Tani pėr tani do vazhdoj tė eksperimentoj me Flex/Air sepse kjo mė duket si platforma mė e mirė pėr RIA. Nėse arrij diēka serioze, do shikoj mundėsitė pėr ta zgjeruar me Google App Engine.

    Pashė pothuajse tė gjithė prezantimin e Google nė videon qė kishe vendosur, si dhe disa prezantime tė tjera pėr Google Gears. Janė vėrtet teknologji interesante, por duket qė janė ende nė zhvillim e sipėr e nuk kanė arritur pjekurinė e duhur (mbase po luaj rolin e dhelprės kėtu me rrushin); duken si teknologji qė arnojnė shfletuesin. Ajo qė mė shqetėson mė shumė ėshtė pėrdorimi i gjuhėve skriptuese tė cilat nuk i kam menduar ndonjėherė tė pėrshtatshme qoftė edhe pėr pjesėn VC tė MVC. Pėr shembull, kodin qė unė deri mė sot e kam shkruar nė Struts Actions nė Java, do mė duhet ta shkruaj nė ActionScript, JavaScript, Python, etj. Por kodi ėshtė vetėm njė pjesė e punės tonė; po unit testet? po dokumentacioni i kodit? po veglat pėr tė zhvilluar aplikacionet, pėr t'i testuar, pėr t'i bėrė debug? Duke e bėrė klientin mė tė pasur, mė duket se po sakrifikojmė njė pjesė tė mirė tė punės tonė e cila na ka lejuar tė "garantojmė" cilėsinė e kodit nė platformat klient i thjeshtė / server i fuqishėm dhe nė gjuhė tė pjekura si Java. Por nė fushėn tonė, duam apo s'duam, duhet tė eksperimentojmė edhe me teknologji tė reja, se po pritėm sa tė piqen, ėshtė tepėr vonė pėr tė konkurruar.

    p.s. Kam marrė pėrsipėr shumė detyra deri mė sot e nuk do e pėrballoja dot njė nismė tė re, por nėse ke ndonjė ide "revolucionare", mė kontakto e mund t'i lė mėnjanė disa nga detyrimet e tanishme. Kėtu jemi, do na vijė rasti tė bėjmė diēka.
    Edi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •