- KUR FJALĖT I TJERR

Kishim njė nė fshat,
mos e pastė askush!
Dhe emrin, si fat,
e kishte Agush!

Ēfardo qė dėgjonte
nga mua, nga ty!
Shpejt e transmetonte,
dhe e bėnte dy!

Tek tė gjithė vije,
ngarkuar me fjalė!
Si kallėp ta shihje,
thoshje, “goxha djalė”!

Agushi ish bėrė,
si tel telefoni!
E thoshin tė tėrė,
njė shaka s’guxonin!

Fshehur tė pėrgjonte,
veshėt ngritur lartė,
fjalėt shumėfishonte,
jo vetėm nė fshatė!

I madh dhe i vogėl,
Agushin e di!
Sapo kthente kokėn,
ruheshin nga ai!

Hiqej sikur deshte,
pleq edhe tė rinj!
Si flinin, pėrqeshte,
shtrirė apo nė brinjė!

Tėrė ditėn mendonte,
tirrte vetėm fjalė!
Dhe i ngatėrronte,
tė vdekur, tė gjallė!

Fjalėt, janė si retė,
fryhen edhe shtohen!
Kur fillojnė rrufetė,
pėrplasen, kullohen!

Dhe pa pritur derdhen,
tė gjitha mbi ty!
Kudo qė tė gjenden,
rrebesh e stuhi!

Stuhi dhe rrebesh,
ku tė futėsh kokėn!
Sa ta marrėsh vesh,
ta kanė bėrė gropėn!

Fjalė dhe vetėm fjalė,
nė lagje, nė fshat!
Agush, gjeē belanė,
nuk na le rehat!

Ngjish e mbush njė shakull,
fjalė e vetėm fjalė!
Dhe gomarin mashkull,
e bėnte me barrė!

Kėshtu janė bėrė sot,
si Agushi ynė!
Gazetarė plotė,
tė gjitha i dinė!

Tė gjitha i mėsuan,
ku i kanė mėsuar!
Dhe botėn e duan,
veē tė ngatėrruar!
@cana