-
Pėr: Danel Cana
- NUSE PĖRMETI
Vajzė e Tepelenės, Martuar nė Pėrmet,
rrugėn ta treguan, a e gjete vetė!
Ma treguan o djalė, nuk e dija mirė,
kėtu ishte fati, ujė pėr tė pirė!
Vjosės legjendare, freskuar tė dy,
s’mė gėnjeu fare, mė drejtoj tek ty!
Njėri trėndafil, tjetra trėndelinė,
dasmėn do ta bėjmė, me gjithė miqėsinė!
Dashuri e pastėr, o levendi im,
si zjarri nė vatėr, ta ndez dashurinė!
Siē e do adeti, bjer moj klarinetė,
vajzė e Tepelenės, nuse nė Pėrmet!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- SI GJAKU NĖ VENA
O ti zėri kanerinės, ē’mė kėndon gjithė ėmbėlsi!
Pėrmetar me zė bilbili, s’mbetesh mbrapa edhe ti!
Ref.
Kur dalin dy zėra zėra, sa lezet ka skena,
Djali na Pėrmeti, vajza Tepelena!
.................................................. .........
Kėngėt edhe vallet tona, janė si gjaku nė vena!
Bilbil gjuzar i Pėrmetit, iso tė mban Tepelena!
Thuaja kėngės pėrmetar, nise vallen klarinetė!
Ēe ujdis moj Tepelenė, fustanella ka lezet!
Vetė natyra na ka bėrė, tė dy vendet pran e pranė!
Fusha male sėrė-sėrė, Vjosėn e kemi gjerdan!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- KU TA DIJĖ GOMARI
(fabula)
Nė njė luadh gomari,
kulloste nė gjunjė!
Sapo la samarin,
qė e kish vrarė shumė!
Sheh disa fshatrė,
po vinin me vrap!
Bobo – tha me vehte,
do mė rrahin prapė!
Ē’faj ka bėrė i ziu,
ku ta di dhe unė!
S’mė lenė tė kullos
dhe tė fle pak gjumė!
S’ish fare “gomar”,
merrte dhe ca vesh!
Tė shkretin samar,
kishte lėnė dhe leshtė!
Kėtė herė ndryshonte,
nuk donte shumė ment!
E donin tė shkonte,
drejt, e nė parlament!
Po, po, mirė dėgjuat,
s’e beson vėllanė!
Dhe jo do ku do,
parlament evropian!
E morėn tė shkretin,
s’u ngop dot me bar!
Nė vėnd tė samarit,
i vunė njė kollar!
Nė kėmbė s’e lanė,
e hipėn nė taksi!
Njėherėshi i dhanė,
njėqind porosi!
Atje ku do vesh,
do betohesh sot!
I drejtė do jesh,
me tė tėndin zot!
Zoti yt ėshtė,
kush tė mban mė mirė!
Ai qė ke njohur,
ėshtė njė egėrsirė!
Ne demokracinė,
e kemi nė dorė!
Ndaj dhe pėr mė mirė,
tė varim kėmborė!
Kur t’a mėsoj mileti,
urdhėr nga ka marrė!
Se krejt parlamenti,
qėnka me gomarė!
@cana
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 14-07-2024 mė 08:08
-
-
Pėr: Danel Cana
- LITARĖT E JETĖS
Raki e ftohtė k'tė herė,
sytė m'i mbushi me lot!
Shpuzė dhe flakė nxjerrė,
po nuk e shohim dot!
Raki, e bardhė raki,
me ty jam dashuruar!
Qė kur tė shpikėn,e di,
tė gjithė tė kanė uruar!
Lexojnė k’to vargje tani,
nipėrit dhe mbesa n’internet!
Ja gjyshi, thonė me habi,
na dalka dhe pijanec!
Tė bėhesh pjanec do kohė,
kollaj t’a lėsh pijen!
Gjykoni gabim, e shoh,
provuar s’ja kini shijen!
Gjykimin e mora si shembull,
nga mbesa dhe nipėrit e mi!
Nė jetė takojmė shumė denduar,
pa njohur, gjykojnė gabim!
Gjykojnė kur shohin njė djalė,
qė gotėn me fund e pi!
Ēfarė brenge qė ka, pa fjalė,
kur jeta s’i fal dashuri!
Nxitojmė ne shpesh tė parėt,
tė tjerėt nė jetė gjykojmė!
T’ja presim sė keqes litarėt,
zhgėnjyer ne shpesh harrojmė!
@cana
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 19-07-2024 mė 08:37
-
-
Pėr: Danel Cana
- NUK VDES TRIMĖRIA
Pa pėrtes pėr mėmėdheun,
Shqipėria kur e deshi!
I pėrgjigjej Skėnderbeu,
Gjergji trim, armėt i ngjeshi!
Edhe Gjoni, bir i tija,
erdhi qėndroi nė Himarė!
Se lėngonte Shqipėria,
prapė turku e kishte marrė!
Ishte mbjellė tradhėtia,
ēelur, e hedhur lastarė!
S’di ēfarė bėnte njerėzia,
kė tė luftonte mė parė!
Shkuan vite edhe shekuj,
prapė vuan Shqipėria !
Skėnderbeu sot ka vdekur,
por nuk vdes kurrė trimėria!
Nė Himarė, ku zbriti Gjoni,
sot po luhet tragjedia!
Po ushqehet grekofoni,
tė shesė vatanet e tija!
Duan t’ja ndryshojnė drejtimin,
politikė e korruptuar!
Greku tė arrij qėllimin,
Himarėn pėr t’a zaptuar!
Himara fis i Kaonit,
pjesė tė Epirit plak!
Gjaku Kastriot, i Gjonit,
tokė e mbrojtur me gjak!
Mbi Himarė, nė ato maja,
qė mbajnė emrin vetėtimė!
Kush i prek bėhet hataja,
Zeusi kishte shtėpinė!
Dhe as dje, as sot, as nesėr,
tjetėr s’qaset n’ato male!
Nuk do t’a ndėrroj kurrė besėn!
veē shqiponjės dykrenare!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- E KA FJALĖN DASHURIA
(kėngė)
Dielli qė ngrohu dynjanė,
zalli detit pėrvėluar!
Si s’ngrohu njė zemėr pranė,
formė plotė dhe e zbuluar!
Fol moj, se pa folur mbeta,
se pėr dashuri u treta!
* * *
Vapa qė na pėrvėloi,
mė nxehtė behari pėr mua!
Nishanezeza mė shkoi,
as u dogj, as pėrvėluar!
Fol moj, se pa folur mbeta,
se pėr dashuri u treta!
* * *
Pėrpara meje kaloi,
tė shikoj format e tua!
Lum deti ēfarė do shijoj,
si vala tė isha, dua!
Fol moj, pa folur mos rri,
ē’u treta pėr dashuri!
* * *
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- LUM KUSH TĖ MERR NUSE
Rrathė rrath gjerdani,
rruazat sėrė sėrė!
Atė fat, amani,
e paēin tė tėrė!
Fatin tėnd e paēin,
gjithė ata qė dua!
E tillė bukuri,
tė mė binte mua!
Tė binte pėr mua,
e thonė tė gjithė!
Tė fle, e tė ngrihem,
sa hap, e mbyll sytė!
Syt e tu tė bukur,
qepallat rėnduar!
Me bojra, me xixa,
i ke zbukuruar!
Dhe vėnd bosh s’ke lėnė,
tė t’i puthja pakė!
Qėllimisht ke zėnė,
zemėrėn nė lak!
Ēfarė fat qė tė ra,
tė ra pjesė mbreti!
Sa, loti qė u tha,
mbi faqe tė mbeti!
Thashė, fatin tėnd,
t’a mbash mu nė gji!
Tė veshėsh ergjėnd,
e tė shkelėsh flori!
Djali qė tė mori,
deshi, tė rrėmbeu!
Gjith pasurin hodhi,
asgjė nuk kurseu!
Asgjė nuk kurseu,
as do tė kursej!
Si ty, nė gjith dheun,
kurrė nuk do gjej!
Nuk do gjej tė tillė,
vajzė me edukatė!
Tė kanė rritur mirė,
jot ėmė dhe yt atė!
Nė jetė mėsove,
s’u bėre me huqe!
Lum kush tė rriti,
e kush tė merr nuse!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- KĖNDEZI
(fabula)
A e dini pse kėndezi kėndon,
ēdo mėngjes ki-ki-ki?
Se iku njė natė dhe pulat,
i pret njė ditė plotė dashuri!
Ai leje nuk merr, kur punėn e di!
Ki-ki-ki kėndezi kėndon
dhe pulat i zgjoi nga gjumi!
Ngrihuni se dita agon,
vrapon dhe puplat i shkundi!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- DURON PLEQĖRIA
(kėngė)
Iku dhe rini e shkretė,
mė s’duron!
Tė pashė nė ėndėrr prėmė,
vjen mė zgjon!
Pėr mbi kokė vije dorėn,
ledhaton!
Ah moj koha gėnjeshtare,
qė s’mendon!
Ē’e bėre fuqin qė pate,
ku e ēon!
S’paske mike, zemėr fare,
qė s’mė don!
Thellėsi ėshtė pleqėria,
nuk tregon!
Gjėmbat qė ka dashuria,
i duron!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- E MIRA HĖNĖ
Faqja nė tė ngrėnė,
drita e venitur!
Gėnjeshtare Hėnė,
mbete e pa rritur!
Hėnė e pėrgjysmuar,
Hėnė gėnjeshtare!
O fol, e besuar,
o mos na dil fare!
Hėnė e mira Hėnė,
ē’tregon e uruar!
Njė faqe ke lėnė,
tjetra e mbuluar!
Herė na qėndron larg,
herė e afruar!
Ē’sekret tė ka mbetur,
pa n’a e treguar!
Si njerzit nuk rron,
fejuar, martuar!
Tė njohim gjithmonė,
shumė tė dashuruar!
Ēiftet kur shikon,
shpesh i ke ndihmuar!
Njerėzimi ndryshon,
po ti s’ke treguar!
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt