Close
Faqja 36 prej 39 FillimFillim ... 263435363738 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 701 deri 720 prej 763

Tema: Danel Cana

  1. #701
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - DILI ZOT VATANIT

    Partitė politike,
    ē'i bėjnė vatanit!
    Katastrofė biblike,
    me vulė tė sovranit!

    Tė tillė shkatėrrim,
    s’ka parė historia!
    Populli bėn gropėn,
    me duart e tija!

    Do tė thoni ju:
    - Populli s’ka faj!
    E gėnjejnė putanat...
    ...Ai do t’a hajė!

    E ka ngrėnė ca herė,
    edhe sytė s’i hapė!
    Kur tė vijnė nė derė,
    “jepua votėn prapė”!

    Kur tė vijnė pėr votėn,
    vinė duke qeshur!
    Nxirri jashtė dere,
    ashtu tė xhveshur!

    Parti shumė ka,
    tė majtė, e tė djathė!
    Vendi dot si mbanė,
    janė bėrė si djajtė!

    Mblidhe mendjen popull,
    thirre nga ka vajtur!
    Ndryshe, gjithė kohės,
    ti ke pėr tė vuajtur!

    More brezi vjetėr,
    s’dite pėr meritė!
    Ē’e gatove jetėn,
    ē’faj tė kanė fėmijtė!

    Brezat qė vijnė mbrapa,
    ē’faje ty tė kanė?
    Si “hapa-dollapa”,
    u’a bėre vatanė!

    O burrat e vėndit,
    mblidhuni, gjithė tok!
    Atdheun ta bėni,
    me mėndje nė kokė!

    Me mėndje nė kokė,
    se nuk pret mė halli!
    Kot mallkoni “beun”,
    tė bjerė nga kali!

    Ri e bėn sehirė,
    mbahu o bej, mbahu!
    Dhe tė hedh zinxhirė,
    ai qė e shau!

    Ai qė e shau,
    nuk ėshtė mė i mirė!
    Mos t’a hajė si beu,
    vjen tė hedhė zinxhirė!

    Popull, mblidhe mendjen,
    ti je vetė sovrani!
    Qėroj kėta derra,
    dili zot vatanit!
    @cana

  2. #702
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - VENDI PELLAZGJIK

    O malet e Shqipėrisė dhe ju o viset e mija!
    O vėndi ku piva sisė, tė vij njėherė dhe tė rrija!
    O vendi im plotė diell, edhe bar, e lule shumė!
    Tė shetis mė kėmbė njėherė, nė hijet ku flija gjumė!
    Ti je vėndi mė i bukur, ku frymoi pellazgjia!
    Tė kanė dashur, tė janė lutur, aty lindi perėndia!
    Gjithė fiset pas u rritnė, pėr ty bėnė gjithēka qė mundnė!
    Tė madhe shkuan sėkėlldinė, po nga shpirti kurrė s’tė humbnė!
    O djepi qė rrite trima, shtėpija e natyrės Zot!
    As nga mendja, as nga zemra, dashurinė nuk e heq dotė!
    Njerėzimi qė kaloi, shkroi dhe historin e tija!
    E kur dielli perėndoi, vinin netėt shumė tė nxira!
    Botė e keqe e luftoi, pėrfitoj nga errėsira!
    Zoti e ka thėnė me gojė: - Do tė rrojė Shqipėria!
    Do rrojė dhe do pėrparojė, me bijtė dhe bijat e tija!
    Me gjak trimash e ndėrtoi, themelet ka tek liria!
    Male, fusha dhe bregore, lumenjtė me ujė plotė!
    Gjaku im qė rrjedh nė deje, gjaku, qė s’e ndėrroj dotė!
    @cana

  3. #703
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - QYQE PA MUA

    Mike moj, mikesha ime,
    qyqe moj u bėfsh pa mua!
    Zemrėn m’a ke bėrė “thėrrime”,
    rroj pėr ty, e ti pėr mua!

    Pasurinė qė mbaj pėr brėnda,
    sa tė desha, s’ka mbaruar!
    Ta fshihje, ty t’a ka ėnda,
    mirė e di, je pėrvėluar!

    Qyqe moj mike, u bėfshė,
    lotėt tė, tė ngrijnė tek syri!
    Mė fisnik, pėr kokė s’do gjėshė,
    pėr ty, kam qėnė mė i miri!

    Kam ushqyer dashurinė,
    pa xhelozi dhe pa hile!
    Mirėnjohės, falenderimė,
    pėr ēdo gjė qė ti mė dhe!

    Mike moj, qyqe u bėfshė,
    nėpėr degė e nėpėr pemė!
    Fjala e besės sė dhėnė,
    nuk ishte betim i rremė!

    Qyqe qė bredh nėpėr pyje,
    tė vish, tė vajtosh tek varri!
    Si shpirt qė endet nė yje,
    kėndofsh nė netė behari!
    @cana

  4. #704
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - SHPIRT ZINJ

    Ai qė tė shikon,
    vetėm nga mbrapa…
    Hijen e kujtdo,
    e zhduk vetėm nata!

    Nxije, errėsoje,
    atė qė s’e do!
    Ferrė e drizė shtroje,
    tė shkelė pėrmbi to!

    Pa gjak nė damarė,
    qė si njerėz frymojnė!
    Emrin djallė kanė,
    djallit ja kalojnė!

    Djallit ja kalojnė,
    vetėm se s’kanė brirė!
    Me gjuhė tė helmojnė,
    sa ti njohėsh mirė!

    Shpirtin kanė tė zi,
    mė tė zi se nata!
    Kujdes o njeri,
    nuk lėnė hije mbrapa!

    Nė dritė tė vėrtetė,
    hijen e lė pas!
    Dhe kudo nė jetė,
    do tė ndjek me gas!

    Ngado ku ke shkuar,
    diēka gjurmė le!
    Jetės i rėndon,
    kur ndėrgjegje s’ke!

    E nė do tė rrosh,
    nė jetė si njeri!
    Ndėrgjegjen si komb,
    t’a kemi pėrmbi...
    @cana

  5. #705
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - FAQEN MOS E NXI

    Me asnjė nė jetė,
    faqen mos e nxi!
    Nė s’do qė tė thonė:
    - Ja njė faqezi!

    Gjithmon faqebardhė,
    mundohem, nė jetė!
    Rrespekt jap e marrė,
    siē e dua vetė!

    Kush tregon rrespekt,
    sikur dhe njė herė!
    Unė atij ja kthej,
    rrespektin dy herė!

    Kjo ėshtė edukata,
    siē po e tregoj!
    Nuk tė gėnjej mbrapa,
    nuk tė detyroj!

    I ndershėm nė jetė,
    nė gjithė shoqėri!
    Kushdo qė tė jesh,
    faqen mos e nxi!
    @cana

  6. #706
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - AMAN TUNDE KOKĖN

    Ē'i do ti stolitė,
    je stoli mė vete!
    Nėna tė ka rritur,
    me halle e derte!

    Ē’i do ti stolitė,
    ato s’kanė vlerė!
    Aman, tunde kokėn,
    tunde dhe njė herė!

    Aman, tunde kokėn,
    dhe flokun e bukur!
    Je e dashuruar,
    apo mė ėshtė dukur!

    Ah kjo dashuria,
    qėnka flamė e keqe!
    Tė mbėrthen nė gracka,
    tė mbėrthen nė leqe!

    Moj buzės e qeshur,
    s’t’a them sa tė dua!
    Vetė ke pėr t’a gjetur,
    nė mė do pakė mua!

    Ē’i do moj stolitė,
    nuk tė bėjnė punė!
    Zjarri i dashurisė,
    tė ka vėnė nė gjumė!

    Dy zemra qė digjen,
    mos prit edhe shumė!
    Prek ty edhe mua,
    dhe na vė nė gjumė!

    Dashurisė sė ngrohtė,
    kurrė mos thuaj jo!
    Pėr atė mendohu,
    e pėr atė jeto!

    @cana

  7. #707
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - NATYRĖ E GJALLĖ

    Njė zė xhuraje dėgjohet, edhe pyjet oshėtijnė,
    fyelli dhe cula dyjare, shqerėzat qė blegėrijnė!
    Era ngre fijet e barit, e nė heshtje ē’i numėron,
    floku deles s’ka tė ēmuar, pėr dimrin qė po kalon!
    Floku deles palė-palė, gunė qė e mbanė veshur,
    sharkun krahėve ēobani, mėngėt e gjata pėrveshur!
    Dhėntė mbi barin e butė, kullosin me qetėsi,
    gjithė kokė-ulur mbi lėndinė, ndonjė qėngj mėmėn pi!
    Pakėz ulur pėrmbi gjunjė, sisėn thithė me ėmbėlsi,
    bishtin tund, na qumėshti ngrohtė, nga cikma nuk do t’ja di!
    Ēobani mban nė kontrollė, ulet mbi njė gur, e rri,
    mė tej, pa ju’a ndarė sytė, shtrihet dhe Arap i zi!
    Fyell e gjatė nxjerr nga brezi, lėpin gishtat nji na nji,
    e vendos ngadalė mbi buzė, ėmbėl qan njė melodi!
    Ja merr shtruar, zėrin dredh, si ujvarė kur gurgullon,
    ēokale, kėmborė dėgjohen, ēurkė e kroit shoqėron!
    Largė nga zhurmat, nga qytetet, nga ajri i bėrė pis,
    kjo liri qė tė shėronė, gjithė brengat e njerėzisė!
    Klima dhe ajėr i pastėr, pa makinė e celularė,
    malet dhe pyjet e dėndur, janė qė na mbajnė gjallė!
    @cana

  8. #708
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - MOS DĖGJO TĖ TJERĖ
    (pėrpunuar pėr kėngė)

    Aman tunde kokėn moj,
    tunde dhe njė herė!
    Sa shami e kokės moj,
    mbi vetull tė bjerė!

    Aman tunde gjoksin moj,
    tunde dhe njė herė!
    Portokalle mbushur moj,
    tė varur nė degė!

    Aman shkelma syrin moj,
    mbyllma dhe njė erė,
    Ato buzė tė kuqe moj,
    trėndafil me erė!

    Aman falma gushėn moj,
    falma ti njė herė!
    Zemrėn t’a kam falur moj,
    mos dėgjo tė tjerė!
    @cana

  9. #709
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - CILI ZOT VĖ DREJTĖSINĖ

    Ē’tė besosh nė zot, se bėn drejtėsinė?
    Kur nėna jeton dhe i merr tė birė!
    Si mundet njė zemėr, kėto t’i duroj?
    Tė qajė fėmijėn dhe vetė tė jetoj!

    Mė thuaj cilėn fe, duhet tė besosh?
    Tė bindesh kokė ulur, tė mos kundėrshtosh!
    Njerėz tė pa ditur, kudo i shikon,
    nga feja verbuar, askush s’reagon!

    Pyet njė zemėr nėne, qė djali i vdes,
    mu pėrpara syve, e kėput nė mes!
    Qė i dha kėtė gjėmė zoti a e do?
    Dėgjoj prift e hoxhė, qė i thonė: “beso”!

    Gjithė lutjet e nėnės u mbytėn nė det,
    bashkė me fėmijėt, tė ketė veē shėndet!
    Nė kishė e xhami, gjithė kohės sa shkuan,
    nga xhepat na grinė, dhe na varfėruan!

    Hapi sytė nė jetė, o njeri i mirė,
    se zoti vėrtetė, ėshtė nėna natyrė!
    Ajo ėshtė gjithēka, atė tė nderojmė,
    edhe njeri-tjetrin mė shumė t’a ndihmojmė!
    @cana

  10. #710
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - NORMAT E SHOQĖRISĖ

    Tek njeriu injoranca,
    kurrė nuk na ka shėrbyer!
    O do bėhet qesharak,
    o do bėhet i urryer!

    Kur ėshtė bėrė qesharak,
    ka dėmtuar veten e tij!
    Vishet, mbahet karnaval,
    me tatuazh lėkurėn nxin!

    E kur bėhet i urryer,
    kėrkon tė dėmtoj tė tjerė!
    Gjithmon vetja i ka pėlqyer,
    tė tjerėt nuk kanė vlerė!

    Ka disa qė rėndė dėmtojnė,
    me ideologji dhe vepra!
    Tė ardhmen e errėsojnė,
    s’dinė cila ėshtė e drejta!

    Njerėzimi do t’a dijė,
    nė jetė jemi kalimtar!
    Kurrė mos bėni poshtėrsi,
    mos u bėni grabitqar!

    Tė vishesh thjesht, edhe bukur,
    janė norma dhe kulturė!
    Nuk kuptojnė, a m’ėshtė dukur,
    disa nuk mėsojnė kurrė!

    Sa je gjallė pėrfito,
    kultura ėshtė pjesė e jetės!
    Nga e keqja u largo,
    rrijė afėr tė vėrtetės!
    @cana

  11. #711
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - FLAKE TI URREJTJEN

    Ishe njė viktimė,
    pėr kohėn e shkuar!
    Se kishe fajin ti,
    tė tjerėt gabuan!

    Me a pa qėllim,
    tė tjerėt gabuan!
    Dhe nga drejtėsia,
    ata u dėnuan!

    Koha ka ndryshuar
    dhe, ai sistem ra!
    Sistemi ndėrruar,
    pafajsinė tė dha!

    Ky sistem i ri,
    ty tė dėmshpėrbleu!
    Qė tė mos mohosh,
    kombin e atdheun!

    Por urrejtja jote,
    me kohė grumbulluar!
    Nė stuhi e ktheve,
    pėr tė shkatėrruar!

    Furtunė me sharje,
    urrejtje stuhi!
    Qė kombi tė vuaj,
    siē vuajte dhe ti!

    Kombi ėshtė familje,
    pėr mua, e pėr ty!
    Familja s’do urrejtje,
    po do veē dashuri!

    T”a flakim urrejtjen,
    pėr kohėn e shkuar!
    Atdheu na do ne,
    veē tė dashuruar!
    @cana

  12. #712
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - PĖR MBI BUZĖ TĖ RRI

    Dua, mike sa jam gjallė,
    tė, tė puthė me dashuri!
    E n'u ngjallēa prapė, e prapė,
    mbi buzėn tėnde tė rri!

    Dua mike, bėj urimin,
    puthja tė zgjas pafundėsi!
    Nė mos e mbajēa premtimin,
    mė dėno me puthje ti!

    Ah mike, unė mbaj premtime,
    veē i ikur nė mos qofsha!
    Nuk ka gjetkė, si mikja ime,
    mbi zemrėn e saj lėngofsha!

    Vėre pak buzėn nė gazė,
    kur tė lexosh poezinė!
    Kur je vetėm ndėn ēarēafė,
    se unė fle me fantazinė!

    Gjysmėn ke aty me vete,
    rrethuar nga dashurija!
    Gjysma tjetėr kėtu mbete,
    mė ndjek pas fantazia!
    @cana

  13. #713
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - EJA MĖ BĖJ DHĖNDĖRR

    Mbolla njė fidan njė ditė,
    nė barēen mbrapa shtėpisė!
    E prita gjer sa u rritė,
    ishte lule e lumturis!

    U rrit trėndafil i bukur
    dhe lėshoi lule shumė!
    Mjafton njėzė e kėputur,
    mbi jastėk mė vė nė gjumė!

    Njė vajzė shkonte nė rrugė,
    tek ai sytė ē’i vanė!
    Shkova, kėputa njė tufė,
    sikur i fala dynjanė!

    Ē’do dit’ i bėja dhuratė,
    nga njė trėndafil tė ēelur!
    Shikonte me sytė e zjarrtė,
    po buzėt i mbante mbledhur!

    Ēfarė do tjetėr tė, tė falė,
    aman hape atė gojė!
    Ēfarė do qė tė bėj o djalė,
    zemra do mė dėnojė!

    Ēfarė tė them more djalė,
    ēfardo tė mė falėsh mua!
    Nga dora jote e marrė,
    rri e heshtur se tė dua!

    Ē’zė i bukur, fjalė e rrallė,
    fole ti a jam nė ėndėrr!
    Buza me trėndafilin ngjan,
    eja nuse, mė bėj dhėndėrr!
    @cana

  14. #714
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - KAFE DHE SHI

    Ca pika shiu ranė mbi pellg,
    pėrpara kėmbėve aty ku rri!
    Sytė ngre lart, nga qielli me re,
    qielli kish marrė njė ngjyrė gri!

    Pėrmbi pellgun qė kamė pranė,
    sytė i drejtova pėrsėri!
    Mendimet trazuar, kurrė s’u ndanė,
    vrapin kanė marrė, aty tek ti!

    Ky shi behari, se ē’mė kujton,
    kur pi kafenė nė qetėsi!
    Njė lėmsh i zjarrtė, tė dalė kėrkon,
    gjithė akujt t’i shkrij nė dashuri!

    Si stinėt e vitit jeta mė ngjan,
    nuk janė tė gjitha ditėt me shi!
    Gjithmon pas dimrit, me borė, acar,
    do lulėzoj dhe lulja dashuri!

    Shumė romantike, dyshim nuk kamė,
    tė shprehem lirshėm me poezi!
    Asgjė nė jetė nuk ėshtė mėkatė,
    kur je i bindur nė dashuri!
    @cana

  15. #715
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - KUSH LEU SHQIPĖTAR

    Dhe Ēajupin dhe Naimin,
    i kamė brenda dhe i mbaj!
    Nuk e mbaj dot hidhėrimin,
    nga meraku zė e qaj!

    Nė ē'dorė ėshtė mėmėdheu,
    po mė pyesin me ēudi!
    Pallė-larė e Skėnderbeut,
    pėrmbi krye po mė rri!

    Si u katandis atė’dheu,
    i kėnduam me dashuri!
    Dhe kush iku, dhe kush leu,
    i lėvduanė hiret e tij!

    Mbani rrėnjėt shqipėtarė,
    vehten mos e turpėroni!
    Mos u bėni tradhėtarė,
    se pastaj do tė pendohi!

    Gjuha shqipe, mėmėdheu,
    janė njė, e nuk ka tjetėr!
    Shqipėtar me gjak kush leu,
    ėshtė dhe mbetet kryevepėr!
    @cana

  16. #716
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - MITOLOGJI HARKU I EPIRIT

    Sidoqoftė “Harku i Epirit”,
    arma mė e fortė e kohės...
    Ėshtė i fshehur nė Tartar,
    mali kurorė i Vlorės!

    Kjo armė, bashkė me Titanėt,
    u gropos nga biri i Zeusit!
    Tė mbajė largė ziliqarėt,
    tė lirisė, shkatėrruesit!

    Kjo tokė nuk do ziliqarė,
    gjysėm njerėz, gjysėm kafshė!
    Ndaj Herkuli e groposi,
    tė mos dalė kurrė jashtė!

    Pėr lirinė e kėtij vendi,
    Epir e gjithė Ilirinė!
    Zeusit zemra i dhėmbi,
    aty hodhi trimėrinė!
    @cana

  17. #717
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - MBETI SILUETĖ

    Shoh njė siluetė,
    nga drita e ndukur!
    S’e kam shkruar, vėrtetė,
    vjerrshėn mė tė bukur!

    Vjerrsha plotė, si det,
    krijimet e mija!
    Nė qėndėr tė jetė,
    vetėm dashuria!

    Dashurinė, vėrtetė
    tė gjithė e kėrkojnė!
    Dheu s’do mė tretė,
    kur tė kritikojnė!

    Avullon e s’duket,
    ndjenjė e saj, si deti!
    E plotė kurrė s’duket,
    silueta mbeti!

    Nuk e lėnė, nė dritė,
    e plotė tė dalė!
    Dalin i zėnė pritė,
    njerzit tinėzar!

    Tepėr nuk kėrkoj,
    e dua vėrtetė!
    Bėj t’a pėrqafoj,
    zonjėn siluetė!

    Silueta hije,
    iluzion, mashtrim!
    Dallgė prej dashurie,
    ka nė shpirtin tim!

    Nė jetė i vendosur,
    o njerėz, lexoni!
    Jepni, s’ka tė sosur,
    dashuri kėrkoni!
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 16-09-2023 mė 06:56

  18. #718
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - KĖNGA E TABANIT

    Tė parėt tanė kanė kėnduar,
    por s’i rregjistruam dotė!
    Dėgjonim tė pėrvėluar,
    dhe i mbushnim sytė me lotė!

    Zėri i tyre ēante malet
    dhe merrte qiellin pėrpjetė!
    Gjithė e ėmbėlsonte ajrin,
    ē’ponte zemrėn si shigjetė!

    Pa, ja merrnin pleqėrishte,
    asaj kėngės, shtruar-shtruar!
    Mblidheshin, rasti kur ishte,
    nė dasma pėr tė uruar!

    Kur ngriheshin dorė pėr dore,
    nė valle duke kėnduar!
    Malet me kapele bore,
    shkrinin ujė tė kulluar!

    Kur luftės binin dėshmorė,
    o burra, tė gjithė tė vemi!
    Mbaheshit fort dorė mė dorė,
    nxirrte ēika dhe Mademi!

    Kėngė e bukur labėrishte,
    o damarė, i vendit tim!
    Marrė shtruar, pleqėrishte,
    gju mbi gju deri nė agim!

    Ē’bukuri me iso kėnga,
    nėpėr shekuj trashėguar!
    Si gjaku nė zemėr brėnda,
    nuk rri dot pa tė kėnduar!
    @cana

  19. #719
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - MBAMĖ PĖRQAFUAR

    - Me dorėn e bardhė,
    ē’e kape bandillė!
    E nė dorėn tjetėr,
    mbaje trėndafilė!

    Trėndafil i bukur,
    te buza ē’e mbaje!
    Njė petale ndukur,
    sikur do t’a haje!

    - I bukuri, imi,
    o bandill duro!
    Sa tė vijė vjeshta,
    hajde dhe mė kėrko!

    Ja duro nė vendė,
    ja nė vendė pėlcit!
    N’e paēė me gjith mend,
    tė falė tė dy sytė!

    Ja pėlcit nė vendė,
    ja duro o djalė!
    N’e ke me gjith mendė,
    buzėn po t’a falė!

    Me duar pėrqafomė
    mbamė tė shtėrnguar!
    Buzėnė afromė,
    se ashtu tė dua!
    @cana

  20. #720
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885

    Pėr: Danel Cana

    - BILBIL QAJE HALLIN TIM

    O bilbil qė kėndon malit,
    pse s’e qanė dhe hallin tim!
    Nė s’e di se ē’janė hallet,
    janė mall nė shpirtin tim!

    O bilbil simbol i kėngės,
    tė rri brėnda s’mu durua!
    Fundi dhe fillimi brengės,
    me ty kush s’u dashurua!

    Tė hysh brenda pa trokitur,
    ashtu siē futet dhe era!
    Tregoma, ashtu pa ditur,
    tė vi, t’i trokis te dera!

    Bilbil, qė kapton dhe detin
    me ty jemi dashuruar!
    Tregoma mua sekretin,
    t’ja tregoj asaj qė dua!

    Ēfarė ka nė kėngėt e tua,
    qė njerzit i ngre na gjumi!
    Vajzė, nga buzėt e tua,
    folė, tė mė marrė lumi!

    Folė, zemra nė t’a ndjenė,
    tė shkrij akulli nė mua!
    Ndjenjat gjumė nuk flenė,
    tek ti, tė gjitha i dua!

    Thuaj se bota u ēmendė,
    po bilbili nuk ka faje!
    T’a dish hallin, sa tė rėndė,
    bashkė me mua do tė qaje!

    Tė dy tokė do tė qajmė,
    pėr dashurin e munguar!
    Edhe buzėt nuk i ndajmė,
    tė rrimė tė pėrqafuar!
    @cana

Faqja 36 prej 39 FillimFillim ... 263435363738 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •