-
Pėr: Danel Cana
- ASAMAN E BUKURA
(kėngė popullore toskėrishte)
Mbolla trėndafil nė barēė,
asaman e bukura!
E vadita, e i thashė,
asaman e bukura!
Nė u bėfsh, e mos u thafshė,
asaman e bukura!
Do tė marr lule pėr vashė,
asaman e bukura!
Bėhu edhe mbushu plotė,
asaman e bukura!
Ha inat me borzilokė,
asaman e bukura!
Koha, dielli tė ndihmoftė,
asaman e bukura!
Tė mbushesh me lule plotė,
asaman e bukura!
Shkoftė era, na dėgjoftė,
asaman e bukura!
Kėshtu dashuria qoftė,
asaman e bukura!
Djal e vajzė u trashėgoftė,
asaman e bukura!
As me gjėmba mos u ēpoftė,
asaman e bukura!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- TRĖNDAFIL I VENDIT
Trėndafili i bardhė, qejfi pse tė mbeti?
Bashkė me tė kuqin, e dini sekretin!
Nė dorė tė mora, kur u prezantua,
tė kuqin e fala, kur i thashė tė dua!
Trėndafili i bardhė, qejfi mos tė mbesė,
nė buqetė tė kamė, tė kuqin nė mes!
Nė mes mbaj tė kuqin, rreth e rreth, rrethuar,
je sinqeriteti i zemrės dashuruar!
Trėndafil i bardhė, nė zemėr tė kamė,
mos i ulė petalet, mos mė rri mėnjanė!
Trėndafili i bardhė, me tė kuqin bashkė,
nė buzė ju mbanė e bukura vashė!
Ēelni plotė aromė, e dilni nė shesh,
buzėn mė tė bukur ju e puthni shpeshė!
Ju qė puthni buzėt, njė sekret ju themė,
ato buzė dhe mua, mė bėjnė ujem!
Ato buzė dhe unė, ėndėrroj ēdo natė,
u jap fjalė e besė, do ti puthim bashkė!
Ju qė shpesh e puthni, atė buzė tė njomė,
bashkė me buzėt puth tė tuajėn aromė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- BOTA JONĖ
Dėshiroj tė kishja forcėn,
qė t’a bindja njerėzimin!
Nga tė ligat tė heq dorė,
jetės t'i gjej fill, drejtimin!
Njerėzimi i kėtij planeti,
edhe gjithė bota e gjallė!
Janė dhurata mė e bukur,
qė natyra na ka falė!
Qė t’a bindja njerėzimin,
s’jamė i vetėm qė e dua!
Gjithė ata qė vuajnė mjerimin,
do tė jenė kėtu me mua!
Janė me mua, sepse duan,
qė bota luftė tė mos ketė!
Fėmijėt, familjen, gruan,
kush s’i deshi nė kėtė jetė!
Kush s’e deshi kėtė jetė,
dhe nga bota jonė u nda!
Ėshtė i lirė, e vendos vetė,
por tė drejtėn nuk e ka!
Kush tregohet kokėfortė,
se “kėshtu e dua unė”!
Tė largohet nga kjo botė,
me tė tjerėt nuk ka punė!
Tė largohet nga kjo botė,
se ashtu paska dėshirė!
Tė tjerėt mos ngatėrro,
botės nuk i vė dot “brirė”!
Tė largohet nga kjo botė,
kush shpirtin e ka tė zi!
As do qaj, as do derdhė lotė,
as unė, as tjetėr njeri!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- NĖ MUNDESH
Nė ėndėrr u puthėm, tė thashė...
nė ėndėrr tė pashė vėrtetė!
Nuk doja, pėrgjysėm e lashė,
unė dua tė jet realitet!
Nė ėndėrr s’i zgjedhim tė mirat,
atė qė nė jetė dot s’e marr!
Nė ėndėrr u bėkan ēudirat,
ndaj mė mirė t’i marrim nė varr!
Kotė tė themė se nė ėndėrr,
ēudi, gjithė botėn shėtitėm!
Dhe unė i veshur si dhėndėrr,
shpirtin kotėsisė ja shitėm!
Dhe ėndėrrat mbeten nė rrugė,
s’mendojmė si do jetė fundi!
Ato n’a lėnė pa gjumė,
frikshėm n’a zgjuajnė nga gjumi!
Unė fajin s’ja hodha askujtė,
por gjumit dhe ėndrrės ja lashė!
E vetme dėshirė, nė mujtė,
mė duaj po munde, tė thashė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- NJĖ JAVĖ PA GJUMĖ
Mė pėrshėndet njė e bukur, po e bukur shumė...
Fshija sytė si i pėrgjumur, por s’isha nė gjumė!
Nė kėmbė, rrugės ishte nisur, pėr fshatin matanė!
Ikte pakė, e kokėn kthente, bashkė me vėllanė!
Vėllai ishte i vogėl, vjeēė tetė a nėntė...
Motrėn e mbante pėr dore, vetėm s’e kish lėnė!
Ajo ishte mė e madhe, rreth tetėmbėdhjetė!
Buzėqeshte, mė shikonte, edhe rri e pretė!
Ngjarje e moshės rinore, nuk ka ndodhur sotė,
Njerzit kohėn mė tė bukur s’e harrojnė dotė!
I afrohem buzėqeshur, i hutuar pėrshėndes!
Ajo pėrqafon vėllanė, i thotė diēka nė vesh!
Njė vėshtrim mosbesues mė hedh mua djali!
Pastaj u largua mė tej, edhe hapat ndali!
Unė shikoja sytė e vajzės, flokun edhe buzėt!
Nuk e pyes pėr moshėn fare, as dhe se si quhet!
E pyeta bukuroshen, mund tė ecim bashkė?
Dhe u nisėm pėr drejt fshatit, nė rrugėn me baltė!
Nuk mbaj mėnd ēfarė diskuatuam, a nuk hapėm gojė!
Mbaj mėnd mirė, diku qėndruam e, mė pėrqafoj!
Edhe unė e pėrqafova, ah zemra, tė shkretėn…
Me sy vėndin kontrolloja, ku tė rrija vetėm!
Nga vėllai i saj shikoja, ai ish’ larguar!
Aq buzė tė ngrohta, nė jetė nuk kisha provuar!
U puthėm tė pėrmalluar dhe u puthėm shumė!
Njė javė prita, pa takuar, nuk kam flėjtur gjumė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- LIRIA E FJALĖS
(fabula)
Mbreti Luan, pyllin tundi,
gjithė kafshėt i zgjoj nga gjumi!
- Ejani nė Savanė, tė tėrė,
lajm tė ri kam pėr t’ju thėnė!
Lajm i ri, qė bėhet ligj,
pėr tė mirė dhe pėr tė ligj!
Do t’ju flas unė pėr lirinė,
shumica nga ju e dinė!
I lirė tė flas kush tė dojė,
po jo mua tė kundėrshtojė!
Tė lirė, thoni ēfarė mendoni,
po kujdes, mos kundėrshtoni!
Kush del kundėr, sado pak,
babai ka bėrė biēak!
Kjo quhet demokraci,
qė shpik sistemin e ri!
Kėmbėn ngre andej nga fundi,
dhelpra plakė dhe bishtin tundi!
Dakord, po s’i the tė tėra,
s’je i lirė kur tė ha vėra!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- TĖ ISHA I RI
Moj rinia ime, e mira rini,
dritė nė ėndėrrime, s’pate pasuri!
E virgjėr, e bukur, e bardhė ishe ti,
krahasuar me kohėn, mbetesh mrekulli!
Me dashuri nė zemėr do kėndoj pėrherė,
shumė dėshiroj, tė kthehesha njė herė!
Mrekulli do ishte tė kthehem njė herė,
dashurisė, moshės, ti jap shumė vlerė!
Kur isha njė herė nė moshė tė rinisė,
nuk ja dija fare hallet pleqėrisė!
Ngjisja pėrpjet malin, s’pyesja nė djersisė;
sot ēapat qė hedh, mendoj kur i nis!
Skuqeshim kur flisnim, kur ishim tė rinj,
respektin, kulturėn ku t’i gjej, s’e di!
Nė ka sot tė rinj, oh jemi nė dyshim,
gjithė rini e vėndit iku nė mėrgim!
Ikėn nė mėrgim, vėndin ku e lėnė,
cilin do nderosh, kur s’do vėndin tėnd!
Kush e mban atdheun, si gjėnė mė tė shtrėnjtė,
atje ku dhe guri ėshtė mė i rėndė!
Fajin kush e ka, ku t’a kėrkoj vallė,
qė iku rinia, e lanė vatanė!
Gėnjyen e vodhėn ca politikanė,
na lėnė pa atdhe, shkretuan vatanė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- NJĖ SHKĖNDI VĖ ZJARRĖ
Buzėn si inxhi,
syrin napolonė,
Pashė tek shėtisje,
tė zgjodha me dorė!
Gjoksi majėn ngrehur,
fshehur nėn jelekė!
Si dy mollė, pjekur,
tė mbetur nė degė!
Mua tė besoje,
si t’ja bėja hallit!
Ikėn dhe betohesh,
pėr dy sytė e ballit!
Ikėn mė largohesh,
ēik, e nganjė ēikė!
Parkut plot me lule,
do tė dal pėrditė!
Pėr ty do dal parkut,
dhe pėr asnjė tjetėr!
Kthehu dallandyshe,
nė folenė e vjetėr!
Kthehu dallandyshe,
tė ndjej cicėrimat!
Bukuria jote,
nė gjunjė uli trimat!
Kush tė do vėrtetė,
njė lule tė zgjatė!
Pa shpirt, trupi mbetė,
si kėrcu i thatė!
Zemra e tij mbetet,
si njė eshkė e tharė!
Njė shkėndi e vogėl,
vete i vė zjarrė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- VAJZA DERĖ E BOTĖS
Dua tė, tė them,
dua, shumė dua!
Tė bėhem melhem,
pėr buzėt e tua!
Ilaē moj, tė bėhem,
e tė vė nė gjumė!
Ato buzė tė kuqe,
do t’i dua shumė!
Syri, buzė e kuqe,
edhe dashuria!
Pėr burrin e botės,
janė gjithė pasuria!
Pėr burrin e botės,
qė tė merr pėrjetė!
Vajza, derės botės,
shkon i falet vetė!
Derės qė ju fale,
sa tė jeshė gjallė!
Aty moj tė rėnēin,
dhėmbė e dhėmballė!
Aty edhe shpirti,
e zemra tė humbtė!
Lumturi tė kini,
gjithė jetėn pa fundė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- BRENGA ĒUPĖRIE
Shtrihesh pėr tė flejtur,
syri si filxhan!
Gjumi ėshtė tretur,
moj aman aman!
Ē'merak tė ka mbetur,
qė nuk tė vjen gjumė!
Thuama pa e fshehur,
tė, ta heqė unė!
Meraku i vajzės,
meraku i djalit!
Si ujėt e ftohtė,
qė buron nga mali!
Brenga vajzėrie,
dashuria nėnė!
Gjithė trupin mpijnė,
pa gjumė tė lėnė!
Ėndėrra ēupėrie,
flutura pa masė!
Ėndrrat mė tė bukura,
kohės unė ja lashė!
Ėndrra djalėrie,
si tė ēupėrisė!
Vjen njė kohė me hije,
lėkurėn ta grisė!
Lerėmi tė gjitha,
mu lutė rinia!
Lėkurėn ma grisi,
tėrheq pleqėria!
Tėrheq pleqėria,
ruaj ca pėr mua!
Njė xhep e kam mbajtur,
dua dhe nuk dua!
Njė xhep me ėndėrra,
se tė dua shumė!
Me hijen e moshės,
tė, tė mbaj nė gjumė!
@cana
-
-
Pėr: Danel Cana
- SYRI AFĖRDITĖS
Afėrdita perėndeshė,
“nga shkuma e detit dalė”!
Perėndeshė e dashurisė,
si i kishte sytė vallė?
Ē’ngjyrė tė syve ajo mbante,
sy tė zi, apo tė bardhė?
Apo kaltėrosh e hapur,
ngjyrė e detit nga kish dalė?
Ngjyrėn perlės ja kish marrė,
perėndeshė e dashurisė!
Kur doli nga shkumė e bardhė,
e bukur e mitologjisė!
Burrė pati Efestin, ēalė,
ishte armėtar i zoti!
Zot i zjarrit, pėrvėluarė,
plot zjarr nė zemėr i hodhi!
Afėrdita perėndeshė,
flokėt kishte kaēurela!
Si valėt nga kishte lerė,
dallgėt qė i ngrinte era!
Dallgė nė flokė vetėtinte,
nga tė gjithė u dashurua!
Zemėr dallgė kudo ngrinte,
edhe kurrė s’u pendua!
Ē’ngjyrė tė syve kishte vallė,
mitologjia nuk e thotė!
Bukuri dhe emri i sajė,
qarkullon kudo nė botė!
@cana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Ruaj Lidhjet