Close
Faqja 25 prej 25 FillimFillim ... 15232425
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 486 prej 486

Tema: Danel Cana

  1. #481
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,609

    Pėr: Danel Cana

    - BALADA E JETĖS

    Si ai qė pati fat dhe ai qė s’pati fat,
    nuk shpėton nga gjumi i gjatė.
    – populli –

    1- Vjen gjykimi nga fillesa,
    Populli nuk gabon!
    Ka treguar, se fsheh jeta,
    Vdekja nuk harron!

    2- Qofsh i varfėr, a i pasur,
    Shpirti ėshtė njėlloj!
    Po qe se fundi ėshtė qasur,
    Vdekja s’do vonoj!

    3- Siē u nis nga zanafilla,
    Sot vazhdon njėlloj!
    Kanė kaluar mbretėrira,
    Vdekja si harroj!

    4- Njerėzimi vjen nė jetė,
    Dhe duhet ta ēmoj!
    Shėrbėtor qofsh, apo mbret,
    Vdekja s’do dalloj!

    5- Ky ėshtė ligji i natyrės,
    Nuk e ndryshojmė dot!
    Nuk i fshihet njeri vdekjes,
    E ka spatė, mbi kokė!

    6- Natyra komandon botėn,
    Ėshtė gjithėsia!
    Njeriu tė kryej me nder,
    Detyrat e tija!

    7- Ėshtė nė nderin e njeriut,
    Puna, dituria!
    Mos ti pėrbuzim tė tjerėt,
    Kjo ėshtė dashuria!

    8- Keq mos bėj, keq mos u sill,
    O njeri me mėnd!
    Vuajtje, varfėri mos mbill,
    Vetes bėji vėnd!

    9- Njė zemėr qė kullon gjak,
    Kurrė mos e prek!
    Fati i tij, tė gjen mbas pak,
    Vdekja ty tė pret!

    10- Nė ke mėnd edhe ndėrgjegje,
    Fundin tė mendosh!
    Zemėr burri, apo femre,
    Kurrė mos ta lėndosh!

    11- Pjesė e bukur, delikate,
    Ėshtė fėmijėria!
    Ēdo gjė jap, nga pjesa ime,
    Kurrė keq mos ti shihja!

    12- S’duroj dot buzėn qė dridhet,
    Syrin e pa faj!
    Si mallkim vdekja u sillet,
    Kush i bėn tė vuajnė!

    13- Ata janė e ardhmja jonė,
    Pėr ta bėj gjithēka!
    Siē jemi bėrė prindėr ne,
    Do bėhen ata!


    14- Sa kanė shkuar dhe do vijnė,
    Natyra s’ndėrroj!
    Kush erdhi nė kėtė jetė,
    Dhe se dashuroj!

    15- Ka dhe njerėz tė pa ditur,
    Jetėn nuk e ēmoj!
    Sy e vesh, tė gjithė i kanė,
    Nuk mėsojnė njėlloj!

    16- Jeta ėshtė shkollė e madhe,
    Mėso o njeri!
    Mos u sill si i pa ngopur,
    Vdekja do tė vij!

    @cana

  2. #482
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,609

    Pėr: Danel Cana

    DEPUTET ME SHKOLLĖ
    (fabula)

    Kafshė e shpendė, qenė ku qenė,
    Tė gjithė nė zgjedhje do venė!
    Plotė tre muaj bėnė fushatė,
    I ranė Pyllit poshtė e lartė!

    Mbushet pylli plotė cicėrima,
    - Kjo fushatė qe mė e mira!
    Thotė Dallandyshja bisht-hollė,
    - Deputet tė gjithė me shkollė!

    Unė pėr vete e kam nė xhep,
    Folenė e bėj nė universitet!
    Zgjedh njė cep, nė njė dritare,
    Nuk thonė dotė, pa shkollė fare!

    Shpesh kam shkuar me praktikė,
    Nė Kembrixh, a Amerikė!
    Ja kthen Gomari, me tė pėllitur,
    - Bravo mike, shumė e ditur!

    Edhe unė, shkollė kamė marrė,
    Mbrapa saj kullosja bar!
    Kam qėnė nxėnės shėmbullor,
    Shpesh kullosja nė oborr!

    Si do t’ja bėj Qukapiku,
    Gjashtė muaj nga shkolla iku!
    Mbi ēati tė universitetit,
    E ndėrtoi folenė i shkreti!

    - Mua mos ma qani hallė,
    Tre diploma i kamė marrė!
    Dyshoj pėr Dheprėn turi hollė,
    Nė ka mbaruar ndonjė shkollė!

    Pėrgjigjet Dhelpra dhe po qesh,
    Nuk e paskeni marrė vesh!
    Nė kėtė sistem, tė rrojė partija,
    Nuk nevoitet fare dija!
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 09-04-2021 mė 16:11

  3. #483
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,609

    Pėr: Danel Cana

    - OKTAPODHI NĖ FUSHATĖ
    (fabula)
    Oktapodhi nė foltore,
    Hapi fushatėn zgjedhore.

    Thotė Delfini: Na e hodhe!
    Si ti mbash, fjalėt qė fole,
    Kur s’ke shtyllėn kurrizore?

    - Pėr shtyllėn, kam ngjarė nga nėna!
    Unė i mbaj fjalėt e dhėna,
    Se kot nuk i kam tri zemra!

    - Ju vėrtetė, tri zemra kini,
    Prandaj s’ju mungon guximi!
    Nuk do vetėm guxim jeta,
    Fjalėt do ti kthesh nė vepra!
    @cana

  4. #484
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,609

    Pėr: Danel Cana

    - GOJĖ TĖ MADHE
    (fabula)
    U krijuan dy Parti,
    Njė nė pyll, njė nė shtėpi!

    Tė dyja parti me kafshė,
    Njėra brenda, tjetra jashtė!

    Do shkojnė nė zgjedhje tė lira,
    Cila tė dalė mė e mira!

    Do tė nxjerrin kandidatė,
    Njė e djathtė, e njė e majtė!

    Nė fushatė elektorale,
    Tė dyja nuk ndalen fare!

    - Tė qeverris mė e mira,
    Kurrė s’pranojmė egėrrsira!

    Thonė tė majtėt nė fushatė,
    Dhe tė djathtėt s’rrinė rehatė!

    - Ē’thoni ju, s’na bėhet vonė,
    Se bėni dot zanatin tonė!

    Rrini mbyllur nė shtėpira,
    Kini frikė nga errėsira!

    Dimė tė gjuajmė dhe tė hamė,
    Prandaj kemi marrė dhe nam!

    Ne do bėjmė parlament,
    Dhe do zgjedhim president!

    Kur tė hapė tė madhen gojė,
    Vetėm emri tu tmerrojė!

    - Se duam presidentin tuaj,
    Luaj mor, nga vendi, luaj!

    President nga ana jonė,
    Tė mos vjedhė, na nderonė!

    President me gojė tė madhe,
    Mos na pafshin sytė fare!
    @cana

  5. #485
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,609

    Pėr: Danel Cana

    - NATĖ
    (lirikė)

    Rri e pres i vetėm,
    Rri e pres njė rrezė!
    Ah moj natė e errėt!
    Ah moj natė e zezė!

    Nė zemėr goditur,
    Mezi pres mėngjezė!
    Ah moj natė e errėt!
    Ti moj natė e zezė!

    Gjumi, lagėshtia,
    Ē’ma kėputi mezė!
    Moj e ftohta natė!
    Ti moj natė e zezė!

    Mbyllė sytė e mendoj,
    Ditėn, diell e rrezė!
    Kur i hap, mė zhduken!
    Mbetet natė e zezė!

    Nė shpirtin e mekur,
    Njė dritėz mu ndezė!
    Ah moj natė e ftohtė!
    Ti moj natė e zezė!

    Shoh majėn e malit,
    Filloj e u ndezė!
    Ik moj natė e keqe!
    Ik moj natė e zezė!

    Baba e kam Diellin,
    Nėnė, Tokėn e zezė!
    Tė munda moj natė!
    E ftohtė, e zezė!
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 18-04-2021 mė 06:42

  6. #486
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,609

    Pėr: Danel Cana

    - KONGJILL I MBULUAR

    Nė dritaren tėnde moj,
    Paska lule shumė!
    Si do ma bėsh mua moj,
    Qė tė dua shumė!

    Nė oborrin tėnd, dhe moj,
    Lulet e dynjasė!
    O tė bėj pėr vete moj,
    O do tė pėllcasė!

    Mbi majė tė kėmbės moj,
    Ikėn si njė flutur!
    Vajzė e bukur fshati moj,
    E thjeshtė, e bukur!

    Mos i dėgjo fjalėt moj,
    Qė tė tjerėt thonė!
    Kur do qė tė dalėsh moj,
    Merr nė telefonė!

    Unė me tyja shkoj moj,
    Edhe mbrapa Diellit!
    Ėmbėl kur mė puthje moj,
    Me duart rreth belit!

    Mė puthje, tė puthja moj,
    Pa rreshtur nė buzė!
    Zjarr mbuluar ishe moj,
    Sikur prekja shpuzė!

    Kongjill i mbuluar moj,
    Qė mė pėrvėlonte!
    Ashtu si tė doja moj,
    Ashtu si mė donte!
    @cana

Faqja 25 prej 25 FillimFillim ... 15232425

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •