Close
Faqja 17 prej 38 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 755

Tema: Danel Cana

  1. #321
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    KOLLA

    Si hollė je veshur, shum hollė!
    Fustani si cipa e qepės.
    Temperaturė kishe dhe kollė,
    Ja nxore tė fshehtat vetes.

    Ku-ku, khė-khė, e shkreta kollė.
    Dhe njerzit nga ty kthenin kokėn.
    I tejdukshėm fustani i hollė,
    Tė shihnin “Parajsėn dhe portėn”.
    @cana

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    PARLAMENTI KAFSHĖVE
    ( fabula )

    Si krye parlamentari,
    Mė nė fund u zgjodh Gomari.
    - Njerzit duhen falenderuar,
    Nga samari kam shpėtuar.

    Kemi shpėtuar nga samari,
    Edhe unė, edhe kali.
    Ka njė dekret presidenti,
    Apo se di parlamenti?

    Fol Balash, edhe pohoje,
    Kėtė kohė a e shpresoje?
    - Mendoj ta fshijmė historinė,
    Ē’kemi qėnė, tė gjith e dimė.

    - Kėtė seancė parlamentare,
    Ja kushtojmė Dhisė Manare.
    Ta harroj Ujkun gėrdallė,
    Sotė rri vetėm nė stallė.

    Kohė e mirė erdhi, them unė,
    Dhe Zagarėt s’kan mė punė.
    Iku koha qė tė rendin,
    Sotė ndihmojnė parlamentin.

    Ja pret Dėrri, me gėrrhitje:
    - Kjo ja vlen njė duartrokitje.
    Ne s’kullosim si nga hera,
    Sotė kemi fushat me plehra.

    Ngrihet Miu, lavdėrohet:
    - Popullsia jonė po shtohet.
    Maēoku tė rrij nė hije,
    Kemi bėr “pakt” miqėsie.

    Jemi nė njė organizatė,
    Ushqimi na vjen nga lartė.
    Fol moj Skile, ti si thua?
    A pin ujė hilet e tua?
    - Qė tė them ca tė vėrteta,
    Sotė ka ardhur ndryshe jeta.
    Ky modernizim nė faktė,
    Na ka dembelosur pakė.

    Them tė aprovojmė ca ligje,
    Tė ketė vėnd edhe pėr hile.
    Po lashė zanatin e vjetėr,
    Kotė qė mė quajnė Dhelpėr!
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 25-07-2018 mė 07:25

  3. #323
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    LE TĖ NGRIJĖ ACAR

    Le tė bjerė dėborė mbi tokė,
    Le tė bėhet Antraktikė.
    Nga hakmarja e natyrės,
    Njerėzimi tė ketė frikė.

    Qielli le tė hedhė dėborė,
    Akulli tokėn ta mbuloj.
    E liga po mbretėronė,
    Njerėzimi ka nevojė.

    Le tė zbardhet, si nė pole,
    Dhe nė vendet mė tė nxira.
    Tė vras mėndjen njerėzimi,
    Dhe mė pas tė mbijė e mira.

    Do hakmerret rėndė natyra...
    Ujė dhe akull mbi kėtė tokė.
    Njeriu lidhi tė mirėn...
    Tė keqen e bėri zot.

    Natyra tė fal mėkate,
    Syri i saja nuk gabon.
    “Mos i prish ligjet e mia”,
    Ēdo ditė paralajmėron.

    Le tė ngrijė acar mbi tokė,
    Mėndje prishurit tė ngrijė.
    Tė ēahet si arra gungė,
    Edhe brėnda ti pėrpijė.

    O njeri, ngrehu mė kėmbė!
    Gjer tani je hequr zvarrė.
    Zot Natyra tė ka bėrė,
    Dhe Ajo do tė tė marrė.

    Ngrihesh kundėr Nėnės kokės,
    Dhe mallkimi do tė ndjek.
    Me ato qė i bėn Botės,
    E vė Botėn nė siklet.

    Pa ktheje kokėn nga qielli,
    Ai do tė flasė me ty.
    Shiko, ėshtė mėzitur Dielli.
    Me tė shihu sy mė sy.

    Pėr Tokė, pėr Diell betohu,
    I kam simbolet e mia.
    Janė njė e tė pa ndara,
    Kėtu lindi njerėzia.

  4. #324
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    SI S’GJETA NJĖ MASKĖ

    Si nuk gjeta njė maskė edhe unė!
    Kush mė ndihmon tė gjej, se e dua!
    Ta ngjis nė fytyrė dhe tė mbaroj punė.
    Ndihmoni, se ndershmėria u mbarua.

    Njė maskė mė duhet, asgjė mė shumė,
    Ta zgjedh, qė njerėzimin ta mashtroj.
    Kur bota bėhet karnaval, s’prish punė!
    Kur njerėzimi luan, mė tė keqen lojė!

    Kur pushtetari del i maskuar,
    Mė thoni, unė kė duhet tė besoj?
    A tė besoj ca deputet tė degjeneruar,
    Qė vetes i thonė, politikan me pėrvojė?

    Jo, nė valle me maska nuk merret vesh,
    Se kush ėshtė partneri qė tė vė nė lojė.
    Tallen, argėtohen dhe ti vetėm qesh.
    Dhe nė paē fytyrė, tjetri do tė maskoj.

    Ėshtė koha pėr maskė, ju lutem ku ta gjej?
    Njė fytyrė ėngjėlli, tė dal ku tė dalė.
    Bota do mė dashuroj, s’ka ku tė vejė!
    Pa le tė fshihet pas saj edhe njė djall!

    Vetėm me maskė sot mbaron punė.
    Nė do tė jesh “dikushi” nė jetė.
    Prandaj vendosa, tė maskohem dhe unė.
    Kur nuk tė duan te jesh i vėrtetė.
    @cana

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    E VĖRTETA LAKURIQ

    Unė e dua tė vėrtetėn, le tė jetė lakuriq.
    E kam dashur gjithė jetėn, tė vėrtetėn dhe e dua.
    E kam parė edhe tė vuaj, po nuk jam trishtuar hiē.
    Gėnjeshtra i ngriti kurthin, ashtu si ma bėri mua.

    Nuk e quaj tė pėrdalė, gjithė bota me tė tė flerė,
    Le tė ziejnė gojėt e liga, e vėrteta di tė dalė.
    Kur mė vjen e mė rri pranė, mė mėson tė rroj me nderė.
    Nuk e besoj ēfarė thot bota, s’ka tė vėrtet tė pėrdalė.

    Unė e dua tė vėrtetėn, ajo kėtė e di mirė,
    Edhe botės ja kam thėnė, botės ja tregon me vepra.
    Mė vjen keq, njė pjesė e vogėl, janė pak, pėr njerėzinė.
    Pak e duan, e ēmojnė, pjesa tjetėr janė gėnjeshtra.

    E vėrteta lakuriq, po ta prekėsh ėshtė e hidhur.
    Me zor del nga shpell e errėt, pik e shkėmbit qė pikon.
    I braktisur, i vetmuar, kur ke etje pret ta mbledhėsh.
    Ta mbash mbi buzėn e tharė, ėshtė ilaēi qė shėron.
    @cana

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    TURIZMI

    Zbritėn nga malet, nga malet me borė,
    Mėsuan gjithė jetėn zile dhe kėmborė.
    Dikush tetė-vjeēare, dikush me merita,
    Sa lejonte koha dhe kooperativa.

    Ndryshoj sistemi, iku komunizmi,
    Erdh demokracia dhe kapitalizmi.
    Dhe kooperativa nuk ėshtė mė e jona,
    U bėnė fshatarėt, tė gjithė me prona.

    Dhe disa qė s’kishin pronat i rrėmbyen,
    Rrėmbyen bregdetin, nė biznes e kthyen.
    O burra turistėt, ti sjellim kėtu.
    Tu marrim paratė, ti pėrzėm me hu.

    Dale mor tė gjorė, turizmi ka rregulla,
    S’mund ta hash byrekun me petė tė pa pjekura!
    Dhe Cjapi kopesė, nuk vlen sa njė zile,
    Turizmi nuk shitet si qumėsht me kile!

    Dhe qumėshtin nga dhija, ta marrėsh, ta zjesh,
    Ndryshe, miku im, tė zė militencė!
    Nuk ėshtė turizmi, si prodhime fshati,
    O merre si dua, o ik nga inati!

    Do vijnė shum tė huaj, aty nė bregdet,
    Po duhet dhe gjuha, qė tė merresh vesh!
    Po duhet tu sillesh, shum i kulturuar,
    Ata s’janė tė krrabės, po jan tė shkolluar.

    Ti o biznesmen, o pronari ynė,
    Pazaret nuk bėhen, me tė shkelur synė!
    Se tė vjen fadroma e ligjit tė shtetit,
    Ti rrafshon tė gjitha si rėra e detit.

    Artin e mikpritjes, ti duhet ta dish,
    Turistin e huaj, ne e quajmė mik.
    Ja qė erdhi koha pėr Shqipėrin tonė,
    Sjellje e kulturuar ne na zbukuron.
    @cana

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    DJALIN NĖ GJUNJ E ULE

    Palė e flokut sėrė-sėrė,
    Lum nėna qė tė ka bėrė.
    Seē tė ndrinin ato llėrė,
    Syri si flori i tėrė.

    Faqeja si napolon.
    Trėndafil qė kutėrbon.
    Dil nė dritare tė shohmė,
    Je e vogėl a s’tė njohmė?

    Trėndafil, mbreti mbi lule,
    Djalin nė gjunjė e ule.
    Kur erdhi tek penxhereja,
    Sikur e qėlloi rrufeja.

    Ska rrufe qė mė djeg mua,
    Vetėm ata sytė e tua.
    Me sy e vetull mė vretė,
    Si dielli kur ēau retė.
    @cana

  8. #328
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    SI PUTH TI

    Si puth ti, ėshtė poezi,
    Dhe mister i pa zbuluar!
    Puthjen tėnde, unė se di!
    Por tė ngroh, kur fle zbuluar.

    Si puth ti unė nuk e di,
    Po dhe ti s’di si puth unė!
    Kur mė shtėrngon e mban nė gji,
    Gjith natėn tė lė pa gjumė!

    Imagjinoj puthjet e tua,
    Dhe ėmbėlsinė qė kanė ato.
    Nė mė pyetėsh se ēfarė dua,
    Tė puth nė buzė kur thua PO.
    @cana

  9. #329
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    MĖSO DHE TI O BOTĖ

    Edhe pse kam njė zemėr tė ngrohtė, atė askush se do.
    Kjo botė e vogėl ku jetojmė, nga errėsira s’po del dot.
    Edhe pse gjysma ėshtė natė, gjysma digjet nė diell,
    Edhe tani, kjo zemėr pret dhe zemėr dotė, s’ po gjej.

    Njė gur tė ftohtė nė zemėr kanė dhe prapė gjejnė ngushėllim.
    Dhe zemra ime, gjithmon e ngrohtė, nė jetė s’po gjen shpėrblim.
    Se me dėshirė askush se mbanė, mbi kokė njė gurė tė zi.
    Dhe pse nė jetė, gurė shpirtin kanė, tė ftohtė tė thellin gji.

    Ah, unė i gjorė, mė kotė thėrras dhe forca po mė lė.
    E kokėn kthej nga natė e errėt, mė kot, nuk duket gjė.
    Sikur njė shekull tė ishte jeta, prapė nuk kam ēe dua!
    Se bota qark, mė la mėnjanė, s’mė do, s’mė pėrfill mua.

    Sikur ky shpirt tė kthehej ujė, ky ruzull dot se mban.
    S’do ishte lum, as det s’do ishte, do ishte Oqean.
    Rrezet e diellit kur tė binin, mbi tė nuk rrinin dot,
    Nė Oqeanin si pasqyrė, derdhur lumenj me lot.

    Ēdo ditė njė plagė mbi trup tė hapet, mėso ti o Botė!
    A u pėrpoqe njė ditė ti mbyllėsh, edhe nuk munde dotė?
    Mė kotė dhimbja niset nga polet, si njė Ajzberg gjigand.
    Nuk mund gjithė botėn ta trondisė, lundron nė Oqean.
    @cana 2018

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    MOS E DUAJ ENVERIN

    Unė nuk e dua aspak Enverin,
    Mė besoni aspak.
    Po dua sistemin qė ai ndėrtoi,
    E sotmja mė mbyt si lak.

    Nuk pata fatin tė isha komunist,
    Askush nuk mė pranonte.
    Dhe aq mė tepėr si Enverist,
    Koha atėherė e donte.

    Sistemin popullor qė pėrmbysėn,
    Enveri e ndėrtoi.
    Ata qė ndryshe mendonin,
    Tė gjithė i persekutoi.

    Unė nuk e doja aspak Enverin,
    Po kush mė pyeste mua!
    Por jam i lumtur qė jetova atė sistem,
    Tani sa shumė e dua.

    Tani kuptoj, kush na ka dashur,
    Mua dhe vėndin tim.
    Si ujqėr tė urritur u vėrsulėn,
    Shikojmė veē shkatėrrim.

    Unė kurrė se desha Enverin,
    Le tė thonė ē’tė donė!
    Sistemin nuk e mohoj dot!
    Ishte Enveri jonė.

    Gjithkush lė gjurmė e histori nė popull,
    Populli thotė njė fjalė.
    Mund tė quhet Diktator, sa tė doni,
    Po kurrė tradhėtarė.

    E ku ka shtet pa diktatur, mė thoni?
    Ndryshe s’ka demokraci!
    Edhe shteti mė i pėrparuar,
    Mban ushtri dhe polici.

    Sotė, del populli, lufton nė rrugė,
    Atė e quajnė liri!
    Kur ndesh me policinė e shtetit tėnd,
    Quhet anarshi.

    Mė besoni, se desha Enverin
    S’do ta dua kurrė.
    Pėr sistemin dhe vėndin qė ai bėri,
    Pėr mua qėndroi si BURRĖ.
    2018 @cana

  11. #331
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    MIDIS DY SISTEMEVE

    E kaloi gjysmėn e sistemit tė pėrmbysur.
    I premtoi popullit, se do tė sillte begatinė.
    Tė pa sigurtė ndjehemi, nga mėngjesi nė tė ngrysur.
    Veē shohim qeveritar, qė shtojnė, e shtojnė pasurin.

    Tetėdhjet pėrqind e shqiptarėve u persekutuan,
    Punonin nė fshat, kooperativa, pėrballeshin me urin.
    Kur ai sistem u pėrmbys, pėrsėri njė pakicė fitoj.
    Vetėm ata, qė ai sistem i burgosi pėr politik.

    E pėrmbysėn atė sistem, pėr tė ngritur njė tė ri.
    Me parrulla e thirrje se e robėronte njerinė.
    Se do kishin si udhė-rrėfyes tė ēmuarėn LIRI!
    Do tė ēliroheshim nga ankthet, busull kishin barazin.

    Shkatėrruan gjithēka qė ishte ngritur mė parė.
    Fabrikat, uzinat, shkatėrruan edhe ushtrinė.
    Popull jetim, o burra, kush tė iki sa mė parė!
    Duar tė pa dukshme, zgjaten, gllabėrojnė vėndin tim.

    Dhe unė,me tė tjerė popull, pėrsėri i varfėr mbeta.
    Ne qė u rritėm me lakra nė sistemin komunist.
    Ne qė, bukėn e misrit tė mykur s’na e kurseu jeta.
    Kthehemi sotė tė dėnuar, tė grupimit “Enverist”.

    Ktheji sytė, shikoje o popull, ti deshe drejtėsi!
    Interesat e tua dhe tė vėndit janė tradhtuar.
    Kapi pėr fyti, janė tė gjallė, mos i mbaj nė sofėr.
    Hapi sytė, pa le tė jetė drejtėsi e vonuar.
    @cana

  12. #332
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    HUMBJE KOHE

    Njė mėndje, pa mėndje, nuk e drejton dotė.
    Trokit sa tė duash, veē mundohesh kotė!
    Njė kokė pa mėndje, njė mėndje tė shkarė,
    Lėre, ktheji kurrizin, Lumi qė ta marrė.

    Njė kokė pa mėndje, njė njeri tė keq,
    Mos e afro fare, po ēoje nė dreq.
    Budallai kur ngjitet, fortė tė tėrheq.
    Poshtė kėmbėve tė ēonė, tė bėn dhe mė keq.

    Ti po ke mend, me tė ēmendur mos u mat.
    Ai vėrtet mėndje s’ka, po veten e quan me fat!
    E ka mbjellė, korrur, e shirė, e ka bėrė tok.
    Ata qė duan punėn, gjithė jetėn se mbarojnė dotė.
    ***************************
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 20-05-2019 mė 07:11

  13. #333
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    BREKUSHET PĖR MUZE
    -Satirė-

    Progonati dhe Nivica,
    u ēuditėn kur e pa,
    Edi Ramėn me brekushe,
    bėnė tre herė marshalla.

    Do shesin gjithė kopet,
    tė blejnė copė tė re,
    Do vishen gjithė me brekushe,
    do ti ēojnė nė muze.

    Ėshtė mbledhur pleqėsia,
    si se dinim a i vrarė!
    Do vinte kėtu '' paria '',
    me poturet xarr-xarrė!

    Erdhėn tė bėjnė ēudira,
    fat i madh edhe pėr ne.
    Na ka parė perėnia,
    me brekushe nė muze.

    Do na bjerė dhe evropian,
    ti japin dhe emėr zonės,
    Na Kurveleshi me halle,
    ti thonė '' Brekushet e zonjės ''!

    Zonjė e madhe qeveria,
    mendje s'merr , e mendje s'ka.
    Do tė shkruaj historia,
    pėr brekushet qė mė mba.

    Nivica gjithė labėria,
    do ruante respekt tė thellė.
    Jo reklam brekushe turke,
    tė shkoje me fustanellė.
    ********************************************
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 20-05-2019 mė 07:10

  14. #334
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    PASQYRA MĖ KA INAT

    Sa herė shihem nė pasyrė, dukem si njė fik i thatė,
    Dhashė e mora, e zbulova, “Pasqyra mė ka inat”
    E mora ku ishte varur, e vendosa pėrmbi gjunjė,
    Mė tha: “Thyem sa tė duash, fajin pėr ty se kam unė!”

    E dėgjova dhe mendova, sytė si hiqja nga fytyra,
    Si ti ktheja vitet mbrapa, jeta ėshtė si pasqyra.
    Thashė me vete, “thyej pasqyrėn, po se thyej dot jetėn”
    Ndaj vendosa, desha s’desha, ta pranoja tė vėrtetėn.

    Mė erdhėn nė ēast nė mėndje, ca femra, para pasqyrės.
    Dy tre orė e nuk kėnaqen, qindin i punojnė fytyrės.
    E sotmja s’ėshtė si e shkuara, as e ardhmja pėr njerinė.
    Bukuri sa do tė kishe, nuk e kthejmė dot rininė.
    *************************************
    @cana

  15. #335
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    LUNDĖRTAR I ZEMRĖS
    (kėngė)
    Lundėrtar i zemrės, s’u lodhe njė herė,
    Mbi detin me dallgė, tė zemrės sė mjerė.
    ***
    Refren:
    Lundėr moj, lundėrza ime,
    Thellė e larg mė ēon.
    I do zemra ca premtime,
    Dashuri kėrkon.
    ***
    Fustanin e bardhė veshe, ike bijė ike,
    Tek prindėrit qė i deshe, do tė vish si mike.

    Refren….Lundėr moj…...

    Fustanin e bardhė, ēdo vajzė dėshiron,
    Ėshtė dita mė e lumtur, kush e plotėson.

    Refren...Lundėr moj…..
    ***
    Lundėrtar i lumturisė, qė dallgėt i ēan.
    I falemi dashurisė, si ajo nuk ka.

    Refren...Lundėr moj….
    @cana

  16. #336
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    MULLIRI JETĖS

    Do ti bluaj ėndėrrat e mia, nė mulli tė jetės,
    Me to do ta pjek kulaēin, ti ngjaj tė vėrtetės.
    Do ti bluaj, si bluhet gruri, nė mokrra tė rėnda,
    Po kam frikė se mė del gjumi dhe mė mbaron ėndėrra.

    Ah kjo jetė, si s’qenka gjė, qenka gjum i thellė!
    Ėshtė njė stuhi kalimtare, tė gjithėve na merr.
    Gjum i thellė qėnka jeta edhe gėnjeshtare.
    Thurim ėndrra, sa vjen vdekja dhe e mbyllim fare.

    Frikė kam se mbaron ėndėrra, mbaron edhe kėnga!
    Dėgjo mike kėngėn time, apo s’ta ka ėnda!
    Siē na vjen, ne ta shijojmė, pa inat e zėnka.
    Kur i lė hallet nė rrugė, bėhen mė tė rėnda.
    ************************************
    @cana

  17. #337
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    VAJZAT EMIGRANTE
    (kėngė)

    - Do ti lė nė dorė tė fatit,
    tė fatit pėr mua.
    Bukurinė shqipėtare,
    tė vajzės qė dua.
    **
    Vajza shqipėtare - moj,
    vajza emigrante,
    Kudo qė ti shkove - moj,
    njė botė nė shpirt mbajte.

    Ref:
    1- Janė vajzat tona,
    Vajzat qė ne duam.
    Krenare na bėjnė,
    Kudo ato shkuan.

    2- Vėndi qė i lindi,
    Vėndi qė ne duam,
    Mbetet Shqipėria,
    O - trėndafil nė duar.
    **
    - Vajzat, dashurinė,
    bukurin me derte,
    Nuk i shesim dot - moj,
    i kemi pėr vete.
    Ai sy i bukur, ēmuar si rubini,
    Trashėgim e kemi - moj,
    botės mos ja lini.

    Ref:
    1- Janė vajzat tona,
    Vajzat qė ne duam,
    Krenare na bėjnė,
    Kudo ato shkuan.

    2- Vėndi qė i lindi,
    Vėndi qė ne duam,
    Mbetet Shqipėria,
    O - trėndafil nė duar.
    ******
    @cana

  18. #338
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    NATA E PARĖ
    (pėrpunuar kėngė)

    Ē’ėshtė nata e parė, ē’ėshtė pėr njė djalė!
    Ėshtė drithėrim e shpirtit mė tė dalė!
    **
    Ē’ėshtė nata e parė, ē’ėshtė pėr njė vajzė!
    Ėmbėlsi e botės, pėrmbi ta ka ranė.

    Ref:
    Ėshtė dashuria
    si dėbor e bardhė.
    Bie pa kuptuar,
    tė shkrin nėpėr duar.
    ***
    Herė gjokset buēasin, herė njė ritėm kanė,
    Gjithė trupin e grisi po mėri si mban.
    ***
    Ē’janė djalė dhe vajzė, mbi shtratin e bardhė!
    Fillim i njė ėndrre, a dashuri e marrė!

    Ref:
    Ėshtė dashuria
    Bie pa kuptuar,
    si dėbor e bardhė.
    tė shkrin nėpėr duar.
    *****************
    @cana

  19. #339
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    DY RRUGĖ DY DREJTME

    Ti mė pret nė rrugėn tėnde,
    Unė tė pres nė rrugėn time.
    Mbetėm, hijet e njė ėndrre,
    Jeta mori dy drejtime.

    Hije, tė sė njėjtės ėndėrr,
    Mbetėm ne, unė edhe ti.
    Nuk e bėmė realitet,
    Atė copėz dashuri.

    Unė kok fort nė rrugėn time,
    Ti kok fort nė rrugėn tėnde.
    Tė pėlqen po s’bėn premtime,
    Mbyllur brenda vetes tėnde.

    Tani koha ka kaluar,
    Iku mosha dhe rinia!
    Nuk shihemi pėrmalluar,
    Po, s’harrohet dashuria!

    Ti kalon nė rrugėn tėnde,
    Unė kaloj nė rrugėn time.
    Mbetėm, hije tė njė ėndrre,
    Jeta pati dy drejtime.
    **************************
    @cana

  20. #340
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    (Erotike)
    SI TĖ BĖJ NĖN-O

    Erdhi dita tė martohem,
    Si t’ja bėj Nėno?
    Tė martohesh, trashėgohesh,
    Bij e nėnės-o.
    Kur tė thotė fike dritėn,
    Si t’ja bėj Nėno?
    Fike dritėn, zėri pritėn,
    Bij e nėnės-o.
    Kur tė mė pushtoj tė tėrėn,
    Si t’ja bėj Nėno?
    Atėhere bėj gati vėrėn,
    Bij e nėnės-o.
    Kur tė thotė hiqi brekėt,
    Si t’ja bėj Nėno?
    Hiqi brekėt, prit fishekėt,
    Bij e nėnės-o.
    @cana

Faqja 17 prej 38 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •