Close
Faqja 14 prej 38 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 755

Tema: Danel Cana

  1. #261
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    FTOI FSHEHUR

    Ftoi fshehur ndėnė kashtė,
    Oh ēfar pasuri qė ishte!
    ………..
    Ish Janar, dėborė binte,
    Ishim mbledhur tek kasollja,
    Gjith fėmijėt, edhe loznim
    Rrodhe- rrodhe...koko-rrodhja

    Shoqes time tė njė moshe
    Kish filluar ti mbushej sisa.
    Kisha qejf ta prekja pakė,
    Sa herė loznim ngriva-ēkriva.

    Kishim plotė lojra tė luanim
    Kishim pllaka, gurapeēi…
    Si dėnim mbi kurriz mbanim,
    Djem e vajza, njėri-tjetrin.

    Loznim cingli, loznim dokje,
    Dhe mė pasė, sylla-mbylli.
    Sa herė gjeja Antonetėn,
    Mua do mė ndrinte ylli.

    Ajo shkonte tek kasollja,
    Fshihej tek grazhdi i pelės.
    Unė, pa dashur sa herė shkoja,
    Mbi tė bija hera-herės.

    Bija mbi sisėt e saja,
    Herė mė shponin herė mė digjnin.
    Veē njė gjė mėnd mirė e mbaja,
    Kofshėt mbushur mė tėrhiqnin.

    Dhe asaj kjo i pėlqente,
    Ndaj mė mbante sa mė gjatė.
    - Tė dorzohem se mė gjete
    Me ty qėnkam e pa fatė!

    Para fillimit tė lojės,
    Bashkė kishim vėnė dhe bast.
    - Ēdo mė japėsh po tė gjeta?
    Nuk ėshtė mirė me duar thatė!

    - Kam fshehur njė kokėr ftua,
    Edhe ca fiqė, tė thatė!
    Njė grusht arra dhe bajame,
    Eja qė ti ndajmė bashkė!

    Ftoi fshehur ndėnė kashtė,
    Oh ēfar mbrekulli qė ishte!
    Me radhė e kafshonim bashkė
    Dhuratė mė tė bukur s’kishte.
    *****************
    @cana

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    MOTRAT BINJAKE

    Nuk do tė kėrkoj falje pėr poezinė.
    As jam penduar qė dashurin e ngre lart!
    Se kėngėt dhe vargjet shkruhen pėr njerinė.
    Dhe gjithmonė nė ato, zemrėn time hap.

    E di se dashuria mbetet kėrthinjė.
    Nė ēdo situatė mund tė lind e fundit.
    Dikush pa lindur ende, atė e vretė,
    Dikush me pathos i falet ardhjes dhe mundit.

    Falje tė kėrkoj, pėrse duhet, poeti?
    Se dashurinė ka kurorė mbi kokė!
    Gjithė jetėn i varfėr pėr tė mbeti
    Dhe shpirti i etur largohet nga kjo botė.

    Shumė dashuri, vargje e kėngė i falėn,
    Kėsaj bote tė egėrr e keqtrazuar.
    Pishtarin e shpresės ndezur e mbajtėn,
    E motrėn binjake, dhimbjen, pa harruar.

    Dhimbja dhe dashuria udhėtojnė bashkė
    Janė binjake, por vetėm njėra duket.
    Kur koha kėrkon njėrėn tė dal jashtė!
    Tjetėra brenda saj duhet tė struket

    Nė jetė kurrė, ska dashuri pa dhimbje.
    Ankthi dhe loti janė bashkudhėtarė.
    Mundesh tė ndalėsh dashurinė nė lindje !
    Apo mund tė qortosh lotin pse ka dalė!

    Ku ka dashuri, ka dhe dhimbje shumė.
    Shqetėsimi jonė sa vjen edhe shtohet.
    Zemėr e dashuruar s’gjen rehat, as gjumė,
    Mos bjerė, mos vritet, sėmuret a ftohet!

    Po nderove dhimbjen, nderon dashurinė.
    Atė qė vėrtetė do, nuk vuan shumė.
    Kur zemra rinohet edhe sytė ndrijnė,
    Dhimbjet e vuajtjes i ka vėn nė gjumė.
    @cana

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    VĖNDI JONĖ

    Dikush tė shikon si kryq!
    Diku gjysėm hėnė!
    Dikush tė mbulon me “Perēe”!
    Dikush zhveshur tė ka lėnė!
    Por Plisin Pellazg askush se pėrmėnd!
    Mos i harro ata qė s’tė duan mė kėmbė!
    * * *
    VOTAT E PYLLIT

    Qeni hipėn nė tribunė.
    Mua mė zgjidhni, pėr inat.
    Me tė shkuarėn s'kam mė punė,
    E lash tė njomin, do ha tė that.
    @cana

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    JO PĖR LODĖR

    Unė dua, shumė dua dhe atėherė kur ti nuk do.
    Buza s’mundi qė ta thotė atė fjal qė kėrkon jeta.
    Largimi yt i penduar, i thotė zemrės time po.
    Fjal pa bazė e gjuhės keqe, tė largon nga e vėrteta.

    Unė dua, prapė dua, nga momenti qė tė pashė,
    Pavarsisht se sytė e tua prap s’tregojnė vendosmėri!
    Dhe mbi gjithė gjėrat qė desha, besėn time tek ty lashė,
    Kotė strukesh nga egoizmi qė tregon pasiguri!

    A nuk quhet dashuri, kur dhe portretin s’ta fshij dotė?
    Flas unė me portretin tėnd dhe nė ėndėrr mė mban zgjuar.
    Tė tregoj se jam i dobėt dhe mė mbushen sytė me lotė,
    Mė mir mos tė ishim parė, pėr kėtė nuk jam penduar.
    Me miljona neuronet nė ēdo pjesė tė trupit tonė,
    Tė pa dukshme pėr syt tanė, dhimbje tyre shkon nė kockė.
    Dhe nė zemėr nuk e shohim, gjaku ngjyrėn kur ndėrronė,
    Dashuria ėshtė pėr jetėn, diell, dhimbje edhe forcė.

    Flasim pak, mesazhojmė, kur s’tė shoh mė mbyt vetmija,
    Largėsia ėshtė si era, shkon dhe fik zjarret e vogla,
    Ato, qė janė sapo njohur, vuanė zemra nga largėsia.
    Ndez nė shpirt ca zjarre tjera, tė mėdha, qė nuk jan lodra.
    @cana

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    JO TĖ TRETUR, PO BASHKUAR

    Nė njėmij copa tė ndanė Atdhe,
    Dhe flasin gjithmon pėr “vėllezėri”!
    Nė njėmij Parti, nė njėmij Fe...
    Ndėr njėmij Fe, njėmij Parti.

    Si mundet gjakun ta ndash vėlla?
    Si mundet gjakun dhe vėndin ti?
    Nė njėmij gota, o fukara!
    Ta ndash nė copa, pluhur dhe hi!

    Po nuk u mblodhėm bashkė pėrditė,
    Qė besėn ta lidhim ne, pėr atdhe!
    Se bota nė pluhur humbet e gjithė,
    S’do kishte mbi tokė kombe, atdhe.

    Shikoji pikat qė tė bashkojnė,
    Mbi kėtė tokė s’je vetėm ti!
    Bisha e etur e ka mė lehtė;
    Tė tė gėlltisė nė pluhur dhe hi.
    @cana

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    Nė krua tė prita,tė vije pėr mua,
    Vogėlushe e vogėl sa fortė tė dua,
    Ujėt gurgullonte nė buzėt e tua,
    Vogėlushe e vogėl ti hajde me mua.
    @cana

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    ZEMĖR VRARĖ NGA BUKURIA

    Dua pranė ta kem gjithmonė, si trėndafili nė xhep,
    Atė dorė moj me pekule, kur ma merr e kur ma jep.

    Atė dorė bor tė bardhė, tė butė gjith delikates,
    Ta mbaj si jastėk nė kokė, kur tė ngrihem nė mėngjes.

    Nga buzėt e kuqe flakė, gjith detin doja ta pija ,
    E nė sytė e tu tė zjarrtė, vetėm diellin unė shihja.


    Sa her ngre qerpikun lartė, vetėm dritė lėshon prej syve,
    Nuk ėshtė drit si dokudo, por njė zjarr na djeg tė dyve.

    Vetė natyra tė kurdisi, ca dhe mėma tė ndihmoi,
    Bukuria perden grisi, kush tė pa dhe nuk ndaloi!

    Sa zemra plagosur ke, kur tė pan pėr herė tė parė?
    A mundet ti gjesh shėrimin asaj zemėrze tė vrarė!

    Lart e poshtė bota do flasė, fjalėt mos dėgjo tė gjitha,
    Kush s’tė do le tė pėlcasė, kush tė do ju shtoftė dita.
    @cana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 19-07-2017 mė 11:27

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    RRATHĖ RRATHĖ GJERDANI

    Gjashtė rrath gjerdani gushėn ta mbulonin,
    Orė e byrzylykė nė ar dhe ergjėnd
    Vėthėt e florinjtė shum tė zbukuronin;
    Kjo fytyra jote na ka lėnė pa mend.

    Vesh ato fustane sipas gustos zemrės
    Pas kohės dhe stinės, her’ freskėt her’ vapė
    Her’ barku pėrjashta her’ nė fund tė kėmbės.
    S’ngopesha sė pari, doja prapė dhe prapė.

    Sandallet me taka, kėpucėt me qafė...
    Na e thuaj pakė, dhuratė kush ti bėri!
    S’di, kėshtu si mua, tjetėr djal nė pastė,
    Qė nga dashuria tė dridhet i tėri!

    Tė tjera nė mėngjez, tė tjera nė drekė,
    Darka ėshtė ndryshe, veshje mė tunduese.
    Dikush tė mėson, apo i bėnė vetė!
    Gjith kohės mbete vajzė turbulluese.

    Gjerdani me rruaza rrath-rrath nė gushė,
    Sytė edhe mėndja tek zotrote mbenė,
    Palė-palė fustani derdhur mbi kėpucė,
    Tė rinj e tė moshuar tė qetė stė lenė.
    @cana

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    DITA EDHE NATA

    I thotė dita natės:
    - Eja sa mė shpejtė.
    Shum gjėra zbulova,
    Po nuk desha vetė!

    Eja ti tė lutem ,
    Ti mbulosh pėr pakė.
    Edhe tė mos duken,
    Ndaj dhe quhesh natė!

    Pas ditės sė nxehtė,
    Dielli sa ka shkuar.
    Do edhe rri vetė,
    Apo je zbuluar!

    I thotė nata ditės:
    - Gjė tė keqe s’pashė.
    Dy trupa tė njomė,
    Lėri si i lashė.

    Dy zemra tė njoma,
    Shkrirė e bėrė nji.
    Ē’faj kishin tė shkretat!
    Se bėnin dashuri!
    @cana

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    INDETITETI JONĖ

    Kemi thėnė e stėrthėnė, se atdheu ėshtė veē njė.
    Rėndėsinė e kėsaj fjale nuk ka mėndje qė e nxė.
    Ėshtė e madhe, ėshtė e rėndė, peshon sa gjithė bota,
    Ndjenj e dashuris me vepra, ndryshe fjalėt jan tė kota.

    Mos e shaj e poshtėro, mos e nxirr nė treg ta shesėsh!
    Duaje, se ai tė do, po e shite ēfar do presėsh?
    Duaje gjakun, gjuhėn duaje, edhe kombin, vėndin tėnd.
    Ai ėshtė indetiteti, gjithēka lidhet me kėtė vend.

    Pėrpiqu nė jetė, me punė, qė t’ja shtoshė bukurinė,
    Kemi vėndin mė tė bukur, ndaj dhe na kanė zilinė.
    Gjith bota qė ėshtė zhvilluar, bėhet nėpėrmjet tė punės,
    Pse punojmė pėr tė tjerė, vetė mbemė nė bisht tė urės!

    Si do ecim, si do bėhemi, po nuk e vram tradhėtinė?
    Kjo sėmundje vrastare, qė mbjell vdekje pėr njerinė!
    Ktheni sytė nga historia, ē’ishim, ē’jemi, e ēfarė mbetėm?
    Jemi kombi mė fisnik, qė Evropės i dhamė mbretėr.

    Vėndin tonė tė kemi idhull, ta duam e ta nderojmė.
    Kemi brezave ē’t’ju lemė, kemi botės ē’ti tregojmė.
    Pranė vatrės stėrgjyshore, mblidhuni o shqipėtarė.
    Tė bashkuar tė betohemi para flamurit kombėtar.
    @cana

  11. #271
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    SYRI EDHE MĖNDJA

    Nuk di kush ngjyrėn kopjoi,
    Gėshtenja ty, a sytė e tu !
    Dy sy gėshtėnje dashuroi,
    Tė zemrės formė, ka gjithashtu.

    Mėndja hyn thellė, mė thellė,
    Nė ēdo qelizė tė trupit tėnd!
    Por syri, jashtė porte mbet...
    Prandaj tė them, mė le pa mėnd!

    Pa mėnd mė la, ky syri jot,
    Qė dhe mė shum tė dashuroj.
    Pa sy mė la mėndja jote,
    Qė tjetėr s’mundem tė shikoj!

    Dashuria moshė s’ka...
    Por dhe sy, s’ka dashuria!
    Kur tė shoh bėhem me krahė,
    Ty tė mbaj mbi krahėt e mia.
    @cana

  12. #272
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    ... E VĖRTETĖ

    Lavdi komandanti ynė,
    Doli fjala qė na the…!
    “Do t’ju hanė me gjithė rrecka,
    Po u pėrzjetė me fe!
    Mbroni kombin, mbroni vėndin,
    Gjuhė e gjak, shqiptar nė je!
    Mos e shisni nė pazar,
    Besė, nder edhe atdhe.”
    @cana

  13. #273
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    MOS U MBAJ RĖNDĖ TANĖ

    Ē’ish pėr ty, Tanė moj korbė!
    Qė i besove njė tė marri!
    Nderin, ta futi nė njė torbė,
    Fustanin majė hurit ta vari!

    Ti, Tanė qė rrije rėndė,
    E thoshje se vije nga fisi!
    Kapelen zbukuroje me pėndė,
    Dhe kolltukun me dru lisi.

    Ē’mė rrije rėndė moj Tanė,
    “Na vėshti i Beut e vrisje..”
    Ule ca hundėn, tė thanė!
    Po ti, kėshilla nuk prisje.

    E deshe burrin tė pasur,
    Si lumi ta derdhte paranė.
    Po zemra kurrė s’ėshtė qasur,
    Tė dyja nė njė ēanak tė hanė.

    Para e shumtė nuk mblidhet,
    Nga zemėr e butė, e ndjerė.
    Pasurohesh kur “populli lidhet”,
    Dhe gjakun me pika ja merr.

    Tė tillė burrė zgjodhe Tanė,
    E qahesh, se kurrė s’tė deshi!
    Edhe njėqind si ty i mbanė,
    Pėr tė, dashuria ėshtė qejfi.

    Nė skllavėri zemra pėrfundon,
    Kur nuk e zgjedh dashurinė.
    Pėr para gjithēka jetonė…,
    Po zemra s’pranon tregėtinė.
    @cana

  14. #274
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    NĖ TAKIM

    Nuk e dija se do vuaja,
    Nga ky mall i grumbulluar!
    Si ta dija, se do qaja,
    Si fėmij i zemėruar!

    Si fėmij i zemėruar,
    Ē’tė kam bėrė, ē’mė ke bėrė?
    Gjithmonė ėndėr shkatėruar,
    Se nxė njė botė e tėrė!

    Bota s’paska vėnde bosh,
    As pėr mall e dashuri!
    Tė jesh largė qė ta kuptosh,
    Ē’je pėr mua, unė pėr ty.

    Ē’je pėr mua ta kam thėnė,
    Je si njė ėndėr nė djepe!
    Do tė mbaj siē tė kam thėnė,
    Si trėndelina nė xhepe.

    Ē’jam pėr ty, veē ti e di,
    Nėse s’ndjen tė njėjtėn gjė!
    Kur nuk ndien dashuri,
    Pa pėrgjigje ti mė lė!

    Njė pėrgjigje e njė takim,
    Tė pres shumė, durim nuk kam!
    Gjej ilaē kėtij shpirtit tim,
    Se pėr tėndin, ilaē jam.
    @cana

  15. #275
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    PSE SU BĖ

    Pse su bė njė urė e madhe,
    Tė lidhte dy brigjet tanė!
    Unė kėtej, veroj nė male,
    Ti nė ēadėr, pėrmatanė.

    Unė i veshur me poture,
    Ti nxin lėkurėn e bardhė!
    Fle e ngrihem pėrmi lule,
    Jod e kripė deti tė fal.

    Njė peshqir shtruar pėrmbi rėrė,
    Krejt e zhveshur shtrirė ti.
    Doja, tė tė marr tė tėrė,
    Kur tė shihja me dylbi.

    Syri sheh e nukė ngopet,
    Sikur tė gjith do tė hajė!
    Qė nga thoi, gjer nė flokė,
    Sisėt e tua me majė!

    Kofshėt ngjyrė ēokollatė,
    Si dy shishe vere ngjajnė.
    Mė drejtojnė pėr nė parajs,
    Shpirtin tim atje e kam.

    Mbi kėrthizė njė rreth, vendosur,
    Rrethuar me tatuazh.
    Njė buzėqeshje flamosur,
    Zemrėn time zinte mat.
    @cana

  16. #276
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    PENGU

    Si u ndodha disa ēaste,
    Ėshtė mė vete histori.
    Nė krahėt e njė mulate,
    E ēmėndur pėr dashuri.

    Pėr dashuri aq e ēmendur,
    Sa mua mė hipnotizoi!
    Atė ēast, nė dhomė tė err’t,
    Me asgjė se krahasoj.

    Trullosur nga lumturia,
    Harrova ku ishte dera.
    Peng mė mbajti dashuria,
    Ashtu qofsha herė tė tjera!

    Nė shtrat, tė dy ball pėr ballė,
    Dy zemra, shkrirė bėrė nji!
    Eh sa rrallė ndodh, sa rrallė!
    Qė peng tė jesh nė dashuri!
    @cana

  17. #277
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    KUJDES POET

    Rastis tė lexoj ca vargje,
    Qė poetėt shkruajnė bukur.
    “Jam pa mendje, zemėr, sy,
    Dhe kėshtu qėnkan tė lumtur.”

    “Kam ca kohė qė jam pa sy…
    Mė verboi bukuria,
    Jam i lumtur se kam ty,
    Ke ti sy, ēi do tė miat?”

    “Edhe zemra ka pushuar,
    S’kam ēe dua, se ke ti..!”
    Prit poet, o i uruar…
    Ē’je pa zemėr e pa sy?

    Dhe Homeri, s’ish i verbėr,
    Shkroi gjith atė tragjedi!
    Qorr e bėn nga dashuria,
    Ja, kėshtu, ca si ti!

    Dashuria ti merr mend,
    Po nuk them se je i lumtur!
    Pse u dashka, sytė ti nxjerr,
    Para njė vajze tė bukur?

    Bota ka parė shum poet,
    Dashuris i kanė kėnduar!
    Me sa di, asnjė nė jetė,
    Tė jetė vetėsakrifikuar.

    Se dhe femra qė tė zgjedh,
    Tė do me zemėr dhe sy,
    Ēdo ta bėj ajo nė jetė,
    Kushdo qoftė kur ėshtė pa sy?

    Thamė ti shkruajm dashuris,
    Jo fare ta shpartallojmė!
    Se dhe tjegullat e ēatisė,
    Po i hoqe, do pikojė!
    @cana

  18. #278
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    FLUTUR MOJ

    Flutur moj, Flutur e lehtė!
    Qė shkon e qėndron mbi fletė.
    Tė vi pas edhe tė ndjek,
    Po, mė ikėn sa tė prek!

    Pėrplas krahėt dy-tre herė,
    Edhe ikėn nėpėr erė,
    S’pyet pėr mua tė mjerė,
    Qė pas ty rend pėrherė.

    Gjalles e bukur nė botė,
    Krahėt ndrijnė ngjyra plot.
    Fėmijėt qajnė me lot,
    Rendin dhe s’tė kapin dot.

    Nėpėr pemė, nėpėr lule,
    Fluturon edhe ule.
    Kur dielli ndriēon mbi tokė,
    Mbushet vėndi flutura plot.
    @cana

  19. #279
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    BIJĖ UDH’E MBARĖ

    Udhė e mbarė moj bijė,
    Do shkosh tjetėr derė.
    Po tė foli vjehrra,
    Mos e prish qederė.
    Po tė foli vjehrri,
    Na dėrgo haberė.

    Vjehrrin edhe vjehrrėn,
    Ti ti respektosh.
    Nėnėn dhe babanė,
    Kurrė mos ti harrosh.
    Shokun tėnd tė jetės,
    Gjithmon ta nderosh.

    Tė urojmė bijė,
    Qoftė udhė e mbarė.
    Flori dhe ergjėnd,
    Kėmba pėrmi kalė.
    Do na vish si mike,
    Rrallė edhe mė rrallė.
    @cana

  20. #280
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,877

    Pėr: Danel Cana

    KUVENDI UJKUT
    (fabula)

    Kur ujqėrit mblidhen nė kuvend,
    Atje s’hyn tjetėr, as kafsh, as shpend.
    Njė gjė dinė mirė ujqėria,
    Ligj pėr ta, ėshtė vetėm barku.
    Nga ne mėsoi dhe njerėzia,
    Qė pėr tė tjerėt si ha meraku.
    @cana

Faqja 14 prej 38 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •