Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Shkodra

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292

    Shkodra

    Shkodra ndodhet 16m mbi nivelin e detit ne gjeresi gjeografike 42039’ dhe gjatesi gjeografik 39016'.

    Qyteti i Shkodres eshte themeluar ne shek e IV p.k. prej fisit te Labeateve gjate sundimit te Gentit (181-168) perreth keshtjelles Rozafa.

    Temperaturat vjetore jane: ne korrik 360C dhe ne janar 3,30C. Mesatarja vjetore eshte 150C. Temperatura absolute me e ulet eshte -220C dhe me e larta 420C per gjithe rrethin.

    Mbizoteron reliev malor, pjeserisht kodrinor e fushor. Pika me e larte e rrethit eshte Radohima (pjesa perendimore e Alpeve).Dallohen dy zona fushore: Mbishkodra dhe Nenshkodra.

    Ne Shkoder bien mesatarisht 2 000 mm reshje ne vit, me e madhja gjate vitit ne gjithe vendin.

    Ererat karakteristike jane murlani dhe veriu, te thata e te ftohta qe fryjne nga veriu, shiroku eshte ere e lagesht dhe e ngrohte qe fryn nga jugu.

    Siperfaqja e rrethit eshte 2 528 km2, ndersa siperfaqja e qytetit eshte 16,46 km2. Rrethi perfshin tre qendra: Shkodra, Malesi e Madhe dhe Puken. Qyteti ka rreth 107 924 b. Popullsia ne qytet eshte 33,9 0/0 e ne fshat 66,1 0/0 .

    Zanafilla e Shkodres...

    Emri i saj i pare njihet Scodra, ky qytet ka qene qendra ilire. Qe ne shek IV p.k ne themelimin e saj merr zhvillim ekonomik, kjo deshmohet nga prerja e monedhes ne qytet qe nga viti 230 p.k. Nga monedha mesojme emrin qe ka marre qyteti ne ate kohe, Scodrinon.

    Nga viti 168 p.k e deri ne kohen e reformave te Dioklecianit, Shkodra ishte koloni romake e pastaj kryeqytet i provinces Prevalitana. Ne kete kohe eshte afersisht edhe seli peshkopale.

    Ne kohen kur popullsia ilire e territorit shqiptare kishte arritur zhvillimin me te larte ekonomik e kulturor, ne vitin 181 p.k behet Kryeqytet i Mbreterise ilire.

    Me ndarjen e perandorise Romake, Shkodra, sikurse e gjithe Ilirija e jugut, kalon nen kontrollin e Bizantit, por vazhdoi te varej nga kisha e Romes.

    Duke perballuar pushtimet e shumta te barbareve qe pushtuan territoret Shqiptare ndermjet shekujve XI-XIV, Shkodra perjeton edhe nje periudhe veteqeverisjeje.

    Me 1040 qyteti u pushtua nga Serbet dhe ishte me pas kryeqendra e Zetes, qender e rendesishme, komune autonome me institucione te zhvilluara.

    Shkodra ne vitin 1360 behet kryeqendra e shtetit feudal te familjes Balshaj. Po ne kete kohe rikonstruktohet Keshtjella legjendare dhe qyteti merr emrin Scutari.

    Ne vitin 1396 do te pushtohet nga Venediku, sundimi i te cilit u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.

    Keshtjella Rozafa eshte monumenti historik me i vjetri, e cila filloi te ndertohet ne shek V-IV p.k ndermjet lumit Drin dhe Buna. Ajo eshte vendosur ne pike strategjike per te kontrolluar fushen bregdetare, hyrjen ne liqenin e Shkodres si dhe kalimin ne thellesi te vendit e te Ballkanit ne lindje. Keshtjella ka nje histori te gjate luftarake dhe te lidhur me qytetin e Shkodres ka nje gojedhene popullore.

    Ne muret rrethuese te kalase, te cilat perfshijne rreth 9 ha toke, dallohen qarte ndertimet e kater periudhave: Balshajve (shek XIV), zoterimi venecian (shek XV), pushtimi osman (shek XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek XVIII-XIX).

    Kisha me e vjeter ne Shkoder eshte ajo e Sh'na Ndout dhe Kisha e Shen Kollit, ne anen tjeter te Bunes.

    Nuk ka ndonje dokument konkret per te argumentuar te dhenat e ndertimit te Kishes se Zojes se Keshillit te Mire. Por nga brezi ne brez besimtaret katolik kane mbajtur gjalle bindjen ne “mrekulline” e dates 25.04.1467. Ku kete dite figura e Zonjes se Shkodres, qe gjendej ne nje afresk te kishes ne fjale, u shkeput nga vendi dhe e ndjekur prej dy katolikeve Shkodrane te quajtur De Xhorxho dhe De Skavis, shkoi e zuri vend ne kishen e Xhenaccioni (ne Itali).

    Karnavalet ne Shkoder festohen qe para ardhjes se pushtuesve osman.

    Ne 1499-1500 ndertohet Ura e Bunes nga osmanet. Thuhet se ka qene ndertuar nje tjeter me pare perballe ish fabrikes se Ēimentos, por se kur nuk dihet.

    Qe ne vitin 1565 Shkodra do te kete shtypshkronjen.

    Ne shek XVII ne Shkoder ndertohet rruga “13 Dhjetori” nen ndikimin venecian. Gjithashtu qyteti ka 15 lagje, me te permendurat jane: Alibeg (200 shtepi), L. Qafe Bahēallek, L. Ote Jako, L. Ajasem, L. Tepe, L. Bajazit, L. Skele etj. Lagjet e vjetra ishin me te populluara.
    Ne shek XVII qyteti u rimekemb dhe arriti ne 1 800 shtepi.

    Ne fund te shek XVII Kisha Ortodokse do te ndertohej prej mbretereshes Helene te Serbeve mbas Bunes, aty ku sot jane rrenimet e Shen Kollit. Ky objekt kulti mbetet nje nga antikitetet interesante te Shkodres.

    Ne 1718 Shkodra do te kete selite e konsullatave te fuqive te medha te Evropes. Si port perdorej Oboti e Ulqini e me vone Shengjini.

    Ne vitet 1757-1831 Shkodra eshte nen sundimin e Bushatlinjve. Familja feudale shkodrane e qeverisi pashallekun e Shkodres ne formen e nje dinastije te trashiguar thuajse te pavarur.

    Ne 1768 eshte ndertuar e para ure prej guri, ajo e Drinit nga Mehmet Pashe Plaku i Bushatlive.

    Ne vitin 1773 eshte ndertuar Xhamia e Plumbit nga Mehmet Pashe Plaku i Bushatlinjve, e cila eshte nje ndertese madheshtore artistike e shtetit turko-arab dhe monumenti me i bukur nder gjithe objektet e tjera te lagjes “Tabake”.

    Mehmet Pashe Bushatliu ne 1768 nderton mbi lumin Drin uren e pare prej guri.

    Ne fund te shek XV ndertohet Ura e Mesit nga Mehmet Pashe Bushatliu. E ndertuar ne dy faza: fillimisht me tre harqe e me pas me dhjete harqe, kjo ure do te mbese nje nder objektet kulturore te qytetit.

    Ne 1807-1809 ndertohet Bexhisteni, i cili permbante 2 500 dyqane te stilit persian. Pazari i vjeter ishte nje kompleks i rendesishem i ngritur perbri kodres mbi te cilen ngrihet kalaja Rozafa, dhe ku ushtroheshin rreth 80 lloje zejesh. Afer pazarit ekzistonte nje molo ne lumin Bune ku akomodoheshin barka e anije te vogla ndermjet te cilave Shkodra dhe Pazari i saj lidheshin me Adriatikun.

    Ne vitin 1819 fillon popullimi i qytetit nga Parruca e siper, kjo per shkak te epidemise se malaries dhe murtajes se 1860 perhapur nga devijimi i Drinit.

    Shkodra ne 1830 do te kete shkollen e pare Mejtepi i Molla Ferhatit

    Me 2 tetor 1837 Shkodra do te perjetoje deme te medha nga lekundjet sizmike.

    Rreth viteve 1840 ngrihet ndertesa e bibliotekes se Bushatlinjve. Biblioteka kishte afro 3 000 volume teologjike, jurisprudence, tekste shkencore, filozofike astronomike e deri ne ekzemplare. Libra me vlera u grumbulluan me vone edhe nga bibliotekat e urdhrave katolike. Po kete periudhe u themeluan shoqerite letrare, kulturore e sportive si “Bashkimi” dhe “Agimi”.

    Ne 1852 qyteti goditet nga nje termet me intensitet te larte.

    Perseri deme te medha nga termeti me 16.07.1855.

    Arkitekti, piktori Pjetro Marubi fillon punimet e tij te para fotografike ne vitet 1858-1859. Ai lidh miqesi me familjen e Rrok Kodhelit, fshatar nga Kodheli i Zadrimes. Djemte e Kodhelit, Matia dhe Mikeli, te apasionuar pas fotografise do te drejtojne punimet fotografike ne vitet e me vonshme dhe do te njihen me mbiemrin Marubi. Ne 1970 fototeka e pasuruar prej 150 000 negativesh iu dhurua shtetit.

    Me 7 prill 1858 themelohet Katedralja e Shkodres.

    Fillimet e institucionit te Bashkise ne Shkoder datojne ne vitin 1865. Ne fillim u quajt “Beledie” deri ne vitin 1913, prej ketij viti e deri me 1920 “Perlimtare” dhe me pas Bashki.

    Shkodra ne vitin 1870 kishte 50 000 banore.

    Ne vitin 1875 fillon ndriēimi i rrugeve naten me llamba vajguri nga Bashkia e Shkodres.

    Deputetet e pare shkodrane nisen ne parlamentin turk ne vitin 1877 jane: Jusuf Podgorica, Selim Gjyrezi, Ejll Paloka dhe Filip Risto Vuēkoviq.

    Ne vitin 1878 ngrihet ne Shkoder banda e pare muzikore e vendit. Po kete vit hapet shkolla e Jezuiteve e para per popull.

    Themelohet ne 1880 Muzeu i Jezuiteve, i cili ishte i ndare ne disa seksione me permbajtje shume interesante e teper te hershme.

    At Shtjefen Gjeēovi, diletanti i arkeologjise, i cili ka qene edhe mbledhes dhe perpiluesi i Kanunit te Leke Dukagjinit, themelon Muzeumin e Franēeskaneve ne vitin 1890.

    Sahati i Inglizit, objekt historik i periudhes se aristokracise mesjetare, eshte ndertuar me fondet e Lordit anglez Paget, i ardhur ketu rreth ēerekut te fundit te shek XIX .

    Ne Shkoder ne vitin 1890 ndertohet “Teatri i Kolegjit Saverian”.

    Qyteti me 1 qeshor 1905 perjeton ngjarje katastrofale nga termeti qe shkaktoi deme te medha, vdesin 159 vete dhe plagosen 250 te tjere. Lekundjet do te zgjasin afro nje vit. Lagjet e vjetra pothuaj u sheshuan, permbyten shumica e tokave. Po kete vit festohet per here te pare 1 Maji ne Shkoder.

    Ne vitin 1909 hapet shkolla Normale nga nje hoxhe Shqiptare. Drejtor i saj behet nje profesor i larguar nga Universiteti i Parisit te fakultetit Histori-Gjeografi. Shkolla kishte dhe konviktin e saj, sot Gjimnazi “28 Nentori”.

    Per here te pare ne 1909-1910 ndertohet rruga qe lidh Shkodren me lagjen turistike te Shirokes. Ėshte nje nder lagjet me te vjetra ku prej saj dolen shume figura te shquara patriotike, ngjarje e histori ne vite. Banoret merren me peshkim dhe turizem. Shiroka permendet qe ne burimet e shkruara te shek XV.

    Shfaqja e pare kinematografike ne Shqiperi njihet ne Shkoder ne vitin 1912 nga Kol Idromeno.

    Shkodra ka ne vitet 1913-1914 shkollen e pare laike. Po ne nentorin te ketij viti ngrihet per te paren here flamuri Kombetare ne bashkine e vjeter.

    Ne 1913-1914 qyteti administrohet nga fuqite e medha, nga komisioni Nderkombetar. Po kete periudhe u themelua seminari Jezuit dhe kuvendi franēeskan, me mbeshtetjen e klerit katolik.

    Gjate luftes kunder fuqive Malazeze e Serbe qe hyne ne qytet me 23.04.1913 shkodranet do bejne qendrese per shtate muaj.
    Qyteti me 22.01.1916 pushtohet nga Austro-Hungaria.

    Me 11.03.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me qeverine kombetare te Tiranes, ne gjysmen e dyte te vitit 1920 do te nderhyjne forcat ushtarake te shtetit Serbo Kroato Slloven.

    Ne Shkoder numri i banoreve ne vitin 1923 ishte 20 000.

    Bashkia e Shkodres ne 1930 instaloi dritat elektrike me ane te nje centrali elektrik.

    Rreth viteve 1924 1939 Shkodra pati nje zhvillim industrial te ngadalte, u ngriten fabrika te vogla.

    Ne vitin 1939 Qyteti kishte 29 000 banore.

    Radio Shkodra ngriti per here te pare antenen e saj dhe filloi emisionet me 23.02.1945.

    Ne vitin 1945 Shkodra kishte 34 300 banore.

    Bibloteka e shtetit filloi veprimtarine qe ne 1946, aty ku sot eshte Muzeu Popullor. Ne 1952 kishte rreth 75 000 volume ne shqip dhe ne gjuhe te huaja.

    Ndertimi i Stadiumit u be per kater vjet. Me 1 Maj 1952 behet inaugurimi me kapacitet 15 000 vende.

    Nder familjet me te vjetra te Shkodres Bekteshet, Boriēt, Danejt, Sumejt etj. Afresisht 53 familje autoktone, 8 te ardhura ulqinake, 2 podgoriēane dhe 43 familje me prejardhje te huaj.

    Ne vitin 1956 ndertohet Kinema “Republika”. Kino teatri i pare ishte “ Rozafat”, e projektuar nga K.Idromeno. Kinemaja kishte plate, galeri dhe lozhe dhe ishte prone e N.Prendushit dhe L. Dajcit.

    Teatri “Migjeni” eshte profesional dhe u krijua nga teatrot amator. Ne 1956 inaugurohet ndertesa e tij. Po kete vit u krijua Estrada Profesioniste. Opera e pare Shqiptare “Mrika” shfaqet ne Shkoder ne fund te ketij viti.

    Insituti pedagogjik hapet ne 1970 1971 me dy dege ne sistemin 3vjeēare. Ne vitin 1982-1983 behet 4-vjeēare, dhe dege te reja u hapen .

    Qe nga fillimi i shek XX dokumentohet Velipoja. Vija bregdetare e kesaj zone ka qene ne periudhen e sistemit komunist e kontrolluar nga Dega e Brendshme. Ne periudhen e pluralizmit kalimi per te bere turizem u be me i lehte. Sot ajo eshte nje nder pjeset me te frekuentuara te Adriatikut. Aty tashme jane ngritur shume aktivitete private dhe vazhdojne punimet per sistemimin e saj.

    Ne Shkoder perurohet ne vitin 1982 stacioni hekurudhor.

    Ne vitin 1990 Shkodra kishte 83 086 banore.

    Me 25 prill 1993 mberrin per here te pare Papa Gjon Pali i II ne Shkoder.

    Ne gusht te vitit 2001 hapet konsullata Italiane ne Shkoder.

    Ne shtator 2003 perurohet kinema Milenium.

    Shkodra.ws
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Smile

    Pik se pari te falenderoj per shkrimin, se Shkodra hyn vertet ne eliten kombetare.

    Vetem kam nje dyshim te vogel ne gjithe kete informacion

    Ti thua qe "Ne 1807-1809 ndertohet Bexhisteni, i cili permbante 2 500 dyqane te stilit persian". Une e njoh mire kete pjese te Shkodres dhe me duket shume i ekzagjeruar ky numer. Sikur nga nje meter ti japim cdo dyqani na behen 2.5 km rreshti??!!!!! Ose sikur cdo dyqanxhi me nje familje mesatarisht 5 vete,na del nje popullsi prej 12.500 vetesh. Sa banore ka pasur Shkodra ne vitin 1800? I bie qe gjithe Shkodra e asaj kohe te kete pasur vetem dyqane dhe ne vend te lekut te kete qene shkembimi mall me mall.

    Une nisem thjesht nga logjika kur bej kete analize, por fus edhe koeficentin e ekzagjerimit qe ne Shkoder duhet marre pak parasysh.
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Begby Lexo Postimin
    Pik se pari te falenderoj per shkrimin, se Shkodra hyn vertet ne eliten kombetare.

    Vetem kam nje dyshim te vogel ne gjithe kete informacion

    Ti thua qe "Ne 1807-1809 ndertohet Bexhisteni, i cili permbante 2 500 dyqane te stilit persian". Une e njoh mire kete pjese te Shkodres dhe me duket shume i ekzagjeruar ky numer. Sikur nga nje meter ti japim cdo dyqani na behen 2.5 km rreshti??!!!!! Ose sikur cdo dyqanxhi me nje familje mesatarisht 5 vete,na del nje popullsi prej 12.500 vetesh. Sa banore ka pasur Shkodra ne vitin 1800? I bie qe gjithe Shkodra e asaj kohe te kete pasur vetem dyqane dhe ne vend te lekut te kete qene shkembimi mall me mall.

    Une nisem thjesht nga logjika kur bej kete analize, por fus edhe koeficentin e ekzagjerimit qe ne Shkoder duhet marre pak parasysh.
    begby, po te tregoj disa foto qe deshmojne se shifrat jane te sakta. biles un e dija qe ka pase rreth 3000 dyqane.

    dy foto te nje pjese te pazarit te vjeter te fotografuar nga kalaja
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Keto foto nuk vertetojne ate qe kerkoj une

    Thashe qe e njoh shume mire Shkodren dhe Bexhistenin,bile kam pare dhe fotot ku ankorohen anijet qe hyjne nga Buna, dhe rrugen e vjeter te hyrjes ne Shkoder.

    Ndonje argument tjeter qe hedh poshte supozimet e mija do e mireprisja me kenaqesi.
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Begby Lexo Postimin
    Keto foto nuk vertetojne ate qe kerkoj une

    Thashe qe e njoh shume mire Shkodren dhe Bexhistenin,bile kam pare dhe fotot ku ankorohen anijet qe hyjne nga Buna, dhe rrugen e vjeter te hyrjes ne Shkoder.

    Ndonje argument tjeter qe hedh poshte supozimet e mija do e mireprisja me kenaqesi.
    ēfare argumentesh te tjera mund te jene me te qarta se fotot? ti the se nuk ka vend per 2500 dyqane, fotot deshmojne te kunderten, duke marre parasysh edhe faktin se ne foto nuk shfaqen te gjitha dyqanet.
    edhe kur thua qe 2500 dyqane jane shume per numirin e banoreve te asaj kohe gabohesh, se nuk kane qene vetem shkodrane pronaret e dyqaneve, dhe nuk i bie te kishte shkembime mall me mall se bexhisteni ka qene nder pazaret me te rendesishem te ballkanit dhe tregtia nuk behej vetem brenda qytetit por me gjithe europen. kte e deshmojne fotot e anijeve qe ti permende me pare, qe vinin nga adriatiku nepermjet bunes

    ja dhe anijet ne bune
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Shkodra

    Shkodra nė faqen kryesore tė prestigjiozes italiane “Corriere Della Sera” pėr Festivalin Ndėrkombėtar tė Ushqimit

    Nuk kishte ndodhur asnjėherė qė Shkodra tė jetė nė faqen kryesore tė gazetės prestigjioze italiane “Corriere Della Sera”, por SHIFE, Festivali i Parė Ndėrkombėtar i Ushqimit ka vendosur Shkodrėn nė faqen kryesore tė saj

    Kur na ndajnė edhe pak ditė qė ky event tė jetė pjesė e Shkodrės, prestigjiozja italiane ka bėrė njė shkrim tė detajuar tė asaj ēfarė pritet tė ndodhė nė Shkodėr pėr tre ditė me radhė, ndėrkohė qė 2023-shi do tė ketė tė tjera surpriza, pėr kėtė event unik nė llojin e tij nė Shqipėri.

    Gazeta italiane nis me kryetitullin “Nga Michelle Obama nė Ballkan”, ajo i bėn njė pėrshkrim tė hollėsishėm kėtij organizimi qė pėr 3 ditė radhazi e kthen Shkodrėn nė epiqendėr tė pasqyrimit tė shijes, elegancės dhe traditave mė tė mira tė saj.

    “Nga Piemonte nė Shqipėri, pasi ka gatuar pėr emrat e mėdhenj botėror si (Sophia Loren, Michelle Obama, Armani, Ferrari etj.), Carlo Zarri, pronari i hotel-restorantit “Villa San Carlo di Cortemilia (Cuneo) do jetė nė Shkodėr, ku prej datės 14- 16 korrik merr jetė edicioni i parė i festivalit “Shife”, njė festival ndėrkombėtar i ushqimit i organizuar nėn kujdesin e kryetarit tė ri tė Bashkisė Bardh Spahia, me pėrkujdesjen e shefit piemontez me origjinė nga Langa e Sipėrme. Gjatė njė takimi me Bardh Spahinė, nė “Expo Milano” ku menaxhoja ushqimin dhe verėn nė hapėsirėn e USA-shpjegon Zarri, nė atė kohė Spahia nuk ishte akoma kryetar i Bashkisė, por vjen dhe mė takon nė “Cortemilia”, ku pas njė shėtitje nė territor mė premton, se do mė priste nė Shkodėr pėr tė organizuar tė parin festival ndėrkombėtar tė ushqimit nė Shqipėri. Njė premtim i bėrė projekt dhe pas pak ditėsh realitet.

    Pėrse tė zgjedhėsh njė guzhinier piemontez pėr tė drejtuar njė eveniment shqiptar?

    Motivet janė disa dhe tė gjitha vėnė theksin tek lidhjet mes dy popujve tonė thotė Zarri, i cili shprehet se Shqipėria ngjan si njė degė e Italisė ku tė gjithė flasin gjuhėn italiane, e kuptojnė atė shumė mirė, e ata qė punojnė nė guzhinė, kanė kaluar njė periudhė kohe nė Itali dhe njohin zakonet tona. Nuk ėshtė gjithēka. Shqiptarėt janė tė lidhur me njė model guzhine tė thjeshtė, bazuar nė njė ekonomi tė ngjashme shton Zarri, ku si nė Itali qė po ndodh prej disa vitesh, janė duke kėrkuar tė rikuperojnė disa ingredient lokal qė po rrezikojnė tė humbasin nga pasojat e kohės.

    Zarri po punon me guzhinierėt e zonės pėr tė sjellė pjata tė veēanta qė nxjerrin nė pah vlerat mė tė mira tė zonės, ndėrsa nuk do tė mungojnė edhe prezantimet e verave lokale. E ndėrsa ėshtė gati festivali i parė i kėtij lloji, paralelisht Spahia dhe Zarri po punojnė pėr objektivin tjetėr madhor tė njė tradite qė do tė vijojė. Nė 2023 ata do tė finalizojė binjakėzimin e Shkodrės me njė komunė tė rėndėsishme nė Itali, pėr ta zhvilluar festivalin dhe shpalosjen e kėtyre vlerave nė tė dy rajonet. Vetė kryebashkiaku Spahia e ka cilėsuar festivalin, si hapin e parė tė kthimit tė Shkodrės nė vendin qė i takon nė rang kombėtar dhe atė ndėrkombėtar, si njė qytet ku turizmi zhvillohet mbi rrėnjėt e forta tė traditės dhe pasurive tė pafundme tė territorit, ndėrthurur me elementet qė koha i dikton”, - thuhet nė artikull.

    Shkodra bėhet gati tė presė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė vitit dhe risi pėr kryeqendrėn e Veriut, por edhe bashkitė nė pėrgjithėsi nė vendin tonė. Nėn kujdesin e kryetarit tė Bashkisė Bardh Spahia, vjen “Shkodra International Food Event”, edicioni i parė i Festivalit tė Ushqimit dhe Pijeve. Njė udhėtim pėrmes trashėgimisė sė pasur gastronomike, kulturore, artistike, historike dhe bukurive natyrore. Kanė mbetur detajet e fundit dhe ndėrsa ēdo gjė po merr formėn e saj, nė anėn tjetėr festivali ka tėrhequr vėmendjen edhe tė mediave prestigjoze europiane. I tillė ėshtė edhe pasqyrimi i gjerė qė i ka bėrė njė prej tė pėrditshmeve mė tė mėdha italiane, “Corriere della Sera”.

    Nga data 14- 16 korrik, pėr 3 ditė radhazi, Shkodra do tė jetė shtėpia e madhe ku bashkohen vlerat mė tė mira turistike, me gastronominė dhe verėrat lokale, qė e bėjnė tunduese pėr tė gjithė ofertėn pėr tė mos munguar nė tė parin festival tė kėtyre pėrmasave.


    Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/shkodra-...ar-te-ushqimit

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Shkodra

    Ura e Mesit nė Shkodėr, atraksion mbresėlėnės pėr vizitorėt

    Ura e Mesit, 8 km larg qytetit tė Shkodrės mbi lumin Kir, vijon tė tėrheqė vėmendjen e vizitorėve vendas e tė huaj.

    Ky monument kulture i kategorisė sė I, me vlera tė mėdha dhe simbol i qytetėrimit tė lashtė ka mikpritur kėtė fundjavė vizitorė tė shumtė, qė kontribuojnė nė njohjen e Shkodrės dhe kulturės sė saj mijėravjeēare, pėrmes promovimit tė thesareve tė trashėgimisė tonė kulturore.

    Gjatė ditėve tė fundit ky monument iu nėnshtrua edhe procesit tė mirėmbajtjes periodike nga vegjetacioni. Specialistėt e DRTK Shkodėr, po vijojnė punėn nė terren duke u kujdesur nė mirėmbajtjen dhe pastrimin nga bimėsia e ulėt dhe e lartė nė tė gjithė Monumentet e Kulturės dhe Parqet Arkeologjike.

    Ura e Mesit ėshtė njė monument kulture me vlera tė mėdha dhe simbol i qytetėrimit tė lashtė. Kjo urė ėshtė njė objekt qė tėrheq vizitorė tė shumtė.

    Me gjatėsi 108 metra, gjerėsi 3.40 metra dhe me 13 harqe jo simetrike, pėr ndėrtimin e saj janė pėrdorur gurė tė latuar, ndėrsa traseja ėshtė bėrė me pllaka guri. Vlerat e kėsaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranė saj me shkėmbinj dhe uji i pastėr i lumit Kir.


    /atsh /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/ura-e...per-vizitoret/

Tema tė Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Namik Hoti: Nė Shkodėr edhe magjypėt janė europianė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 02:03
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Jeta ne Shkoder
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-10-2002, 00:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •