Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 69
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Sa jane te verteta theniet qe...

    Duke lexuar ne interent per jeten dhe vepren e transmetuesve te haditheve , rastisa ne nje tekst qe folte per Abu Hurajren.
    Sipas ketij teksti Abu Hurajra pranon fene islame 3 vite para vdekjes se profetit dhe ajo qe me habiti eshte se sipas ketij teksti Abu Hurejra para se te pranoj fene islame paska qene cifut !!!
    Ajo qe me intereson mua eshte se a eshte e vertete qe Abu Hurejra para se te behet musliman ka qene cifut ose jo ?!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    EBU HUREJRE ED DEJLEMIJ

    Ketu i ke shume sahabe

    Libri Fragmente nga jeta e Sahabeve (kliko)

    “Ebu Hurejre i ka mėsuar pėrmendsh mė shumė se njė mijė e gjashtėqind hadithe tė Pejgamberit a.s. dhe i ka ruajtur ato pėr popullin islam.”
    Historianėt
    S'ka dyshim se ti lexues i nderuar e njeh kėtė yll ndri¬ēues nga radhėt e shokėve tė Pejgamberit a.s.
    A ka njeri nga umeti islam i cili nuk e njeh Ebu Hurejren?!
    Nė kohėn e injorancės, njerėzit e thirrnin “Abdu shems” (d.m.th. rob i diellit) e kur e udhėzoi Allahu nė Islam dhe u takua me tė Dėrguarin a.s., ai e pyeti: “Si quhesh?”
    Iu pėrgjigj: - Quhem Abdu shems (rob i diellit).
    Pejgamberi a.s. i tha: - Le tė quhesh Abdurr Rrahman (rob i Gjithėmėshirshmit).
    Ai tha: - Po, Abdurr Rrahman. Ty, o Resulullah, tė nderoj si baba¬nė dhe nėnėn time.
    Kurse shkaku pse ėshtė quajtur Ebu Hurejre (d.m. th. baba i macės sė vogėl) ėshtė sepse ai nė fėmijėri kishte njė mace tė vogėl me tė cilėn luante dhe qysh atėherė moshatarėt e tij filluan ta thė¬rra¬sin “Ebu Hurejre (baba i macės sė vogėl).
    Kjo u pėrhap dhe mori dhenė, saqė mbizotėroi edhe vetė emrin e tij tė vėrtetė.
    Pasi u ngėrthyen tė gjitha kėto, Pejgamberi i Zotit shpesh¬herė e thėrriste “Ebu Hirr rr” (d.m.th. baba i maēokut) pėr butėsi dhe dashuri. Atėherė e pėlqeu mė shumė tė quhej “Ebu Hirr rr” sesa “Ebu Hurejre”, duke thėnė:
    - Me atė emėr mė ka thėrritur i dashuri im, Resulullahu.
    Maēoku ėshtė mashkull, kurse macja ėshtė femėr, e mashkulli ėshtė mė i mirė (mė i vlefshėm) sesa femra...
    * * *
    Ebu Hurejra e pranoi Islamin nėpėrmjet Tufejl ibnu Amrit Ed Dej¬lemiut dhe mbeti nė tokėn e fisit tė tij “Devs” edhe gjashtė vjet mbas hixhretit, kur shkoi me njė grup nga fisi i tij te Resulullahu nė Medinė.
    * * *
    Djaloshi devsian u vu nė shėrbim tė Pejgamberit a.s. dhe nė sho¬qėrim tė Tij. Xhamia ishte vendqėndrimi i tij, kurse Pejgamberi a.s. ishte mėsuesi dhe imami i tij, sepse nuk pati grua e as fėmijė gjersa ishte gjallė Muhammedi a.s. Megjithatė ai kishte njė nėnė plakė, e cila kėmbėnguli nė politeizėm, kurse ai vazhdimisht e fton¬te nė Islam pėr hir tė dhembjes dhe respektit qė kishte ndaj saj, por ajo largohej prej tij dhe e pengonte atė.
    I brengosur dhe i thyer nė zemėr, Ebu Hurejre largohej prej saj.
    Njė ditė prej ditėsh ai pėrsėri e thirri nėnėn e tij nė iman (be¬sim) nė Allahun xh.sh. dhe nė Pejgamberin e Tij, kurse ajo tha njė fjalė fyese pėr Pejgamberin a.s. qė e brengosi dhe e dėshpėroi pamasė. Shkoi te Resulullahu duke qarė.
    Pejgamberi a.s. e pyeti:
    - Pėrse qan o Ebu Hurejre?!
    Ai iu pėrgjigj:
    - Vazhdimisht e ftoja nėnėn time nė Islam, por ajo refuzonte. Kur e pėrsėrita ftesėn sot, ajo mė tha njė fjalė fyese pėr Ty, tė ci¬lėn nuk e pėlqeva, andaj lute Allahun e Lartmadhėruar qė tė anojė zemra e nėnės sime (e Ebu Hurejres) kah Islami.
    Pejgamberi a.s. i bėri lutje Allahut pėr tė.

    Ebu Hurejre tregon:
    - Atėherė kam shkuar nė shtėpi, kur ja dera m'u mbyll dhe dė¬gjo¬va gurgullimėn e ujit, e kur tentova tė hyj, nėna ime mė tha:
    Qėndro nė vendin tėnd o Ebu Hurejre...
    Pastaj veshi rrobat e veta dhe tha:
    - Hy! Hyra brenda e ajo tha: - Eshhedu en lā iląhe il lall llah ve eshhedu en ne Muhammeden abduhu e resuluhu... (“Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij).
    U ktheva te Resulullahu duke qarė nga gėzimi, ashtu sikurse qa¬ja njė orė mė parė nga dėshpėrimi dhe thashė:
    - Tė pėrgėzoj, o Resulullah... Allahu pranoi lutjen Tėnde dhe Ai e udhėzoi nėnėn e Ebu Hurejres nė Islam...
    * * *
    Ebu Hurejra e ka dashur Pejgamberin a.s. me njė dashuri qė ia ka pėrzier mishin dhe gjakun e tij...
    Ai nuk ngopej nga shikimi tek ai dhe thoshte:
    - Nuk kam parė diēka mė tė bukur e mė tė ndritshme se Resulullahun a.s., saqė mė bėhet sikur dielli ecėn nė fytyrėn e tij.
    Gjithnjė falėnderonte Allahun qė ia mundėsoi ta shoqėrojė Pejgamberin e Tij dhe ta ndjekė fenė e Tij dhe thoshte:
    - El hamdu lil lahi (Lavdi i qoftė Allahut), i Cili e udhėzoi Ebu Hurejren nė Islam...
    El hamdu lil lahi (Lavdi i qoftė Allahut), i Cili ia mėsoi Ebu Hurejrės Kur'anin...
    El hamdu lil lahi (Lavdi i qoftė Allahut), i Cili ia mundė-soi Ebu Hurejrės qė ta shoqėrojė Muhammedin a.s. ...
    * * *
    Ashtu siē e ka dashur Pejgamberin a.s., Ebu Hurejra e ka da¬shur edhe dijen, tė cilėn e bėri synim dhe traditė tė tij tė shpre¬suar.
    Lidhur me kėtė, Zejd ibnu Thabiti thotė:
    - Gjersa unė, Ebu Hurejra dhe njė shok imi ishim nė xhami duke i bėrė lutje Allahut tė Lartmadhėruar dhe e pėrmendnim Atė, kur ja Resulullahu a.s. erdhi te ne dhe u ul nė mesin tonė.
    Ne heshtėm, kurse ai tha:
    - Kthehuni nė atė qė ishit!
    E lutnim Zotin unė dhe shoku im, para Ebu Hurejres, kurse Resulullahi e vėrtetonte lutjen tonė...
    Pastaj bėri lutje Ebu Hurejre duke thėnė:
    O Zoti im, vėrtet unė tė lutem Ty pėr atė qė u lutėn dy shokėt e mi... Si dhe tė lutem tė mė japėsh dije qė nuk harrohet...
    Atėherė Resulullahu tha:
    - Amin!
    Pastaj edhe ne thamė:
    - Edhe ne tė lutemi, o Allah, pėr dije qė nuk harrohet!
    Pejgamberi tha: - Ju tejkaloi djaloshi devsian.
    * * *
    Siē e deshi dijen pėr vete, ashtu ia dėshiroi atė edhe tė tjerėve...
    Njė ditė Ebu Hurejra kaloi nėpėr tregun e Medinės. E fri¬kėsoi angazhimi njerėzve me jetėn e kėsaj bote si dhe thellimi i tyre nė shitblerje dhe nė kėmbim tė mallrave. Aty u ndal dhe iu drejtua atyre:
    - Sa tė paaftė jeni o medinas!!

    Ata pyetėn:
    - Ē’ke vėrejtur nga paaftėsia jonė, o Ebu Hurejre?
    Ai iu tha atyre:
    - Mirazi (trashėgimia) i Resulullahut po ndahet e ju ende jeni kėtu...! A nuk do tė shkoni dhe tė merrni pjesėn tuaj?
    Ata thanė:
    - Po ku ėshtė ajo (trashėgimi), o Ebu Hurejre?
    Ai tha:
    - Ajo po ndahet nė xhami.
    Atėherė ata me shpejtėsi dolėn nga tregu, kurse Ebu Hurejre mbe¬ti aty gjersa u kthyen ata dhe, kur e panė, i thanė:
    - O Ebu Hurejre! Ne shkuam nė xhami dhe hymė brenda, por as qė pamė diēka aty duke u ndarė!
    Ai pyeti:
    - A nuk patė ndonjė njeri nė xhami?!
    Ata thanė:
    - Po, gjithsesi... pamė njerėz duke u falur, disa duke lexuar Kur'¬anin dhe disa tė tjerė pėrkujtonin hallallin dhe haramin (tė lejuarėn dhe tė ndaluarėn)...
    Ai iu drejtua atyre:
    - Mjerė pėr ju... Ai ėshtė mirazi (trashėgimia) i Muham-medit a.s.
    * * *
    Ebu Hurejra ka vuajtur shumė pėr shkak tė pėrkushtimit tė tij ndaj dijes dhe pėrcjelljes sė kuvendeve tė Resulullahut a.s., aq sa s’ka vuajtur asnjė njeri nga uria dhe nga vrazhdėsitė e jetės.
    Ai flet nė veten e parė dhe thotė:
    - Vėrtet, mė shtohej uria, kurse unė pyetja ndonjė sahab pėr njė ajet nga Kur'ani, ndonėse unė e dija atė, por kisha pėr qėllim qė tė mė merrte me vete nė shtėpi tė vet me qėllim qė tė mė jepte ushqim...
    Njėherė isha shumė i uritur, saqė shtrėngoja njė gur nė bark dhe u ula nė rrugė ku kalonin sahabėt. Atypari kaloi Ebu Bekri dhe e pyeta pėr njė ajet nga Kur'ani, ndonėse nuk e pyeta pėr asgjė tje¬tėr, por vetėm e vetėm qė tė mė ftojė mua, por ai nuk mė ftoi.
    Pastaj kaloi pranė meje Omer ibnul Hattabi dhe e pyeta pėr njė verset tjetėr nga Libri i Allahut. Gjithashtu edhe ai nuk mė ftoi, de¬risa kaloi pranė meje Resululahu a.s.. E kuptoi se sa i uritur jam e tha:
    - Ebu Hurejre?!
    - Unė iu pėrgjigja: - Urdhėro Resulullah. Iu vura mbrapa dhe hyra me tė nė shtėpi, ai e gjeti njė enė nė tė cilėn kishte qumėsht dhe iu drejtua familjes sė tij:
    - Prej nga ky qumėsht?!
    Ata i thanė:
    - Ta ka dėrguar njė njeri.
    Atėherė Pejgamberi mė tha:
    - O Ebu Hurejre, shko te njerėzit e Suftes dhe thiri ata!
    Mua s'mė pėlqeu qė mė dėrgoi pėr t'i thėrritur ata dhe thashė me vete: “A iu mjafton ky qumėsht njerėzve tė Suftes?!”
    Shpresoja qė tė marr pak nga qumėshti me qėllim qė tė fres¬kohem dhe pastaj tė shkoja tek ata. Megjithatė, shkova te njerėzit e varfėr, i ftova ata dhe erdhėn. Kur u ulėn te Resulullahu, ai tha:
    - Ebu Hurejre, merre qumėshtin dhe jepju atyre! Fillova t'ju jap nje¬rėzve gjersa u ngopėn dhe pinė tė gjithė, ia dhashė enėn Resu¬lullahut a.s., kurse ai e ngriti kokėn i buzėqeshur dhe tha:
    - Mbetėm unė dhe ti.
    Unė i thashė:
    - Po, vėrtet ashtu ėshtė, o Resulullah.
    Ai mė tha:
    - Atėherė pi, - dhe unė piva.
    Mandej mė tha pėrsėri:
    - Pi, - dhe unė prapė piva.
    Vazhdimisht mė thoshte:
    - Pi, - dhe unė pija, derisa i thashė:
    - Pasha Atė, i Cili tė ka dėrguar Ty me drejtėsi dhe tė vėrtetėn, nuk mund tė pi mė asnjė pikė qumėsht.
    Atėherė e mori enėn dhe piu prej saj...
    * * *
    Nuk kaloi kohė e gjatė nga ai rast gjersa tė mirat i vėrshuan muslimanėt dhe iu shumėzuan fitimet, kurse Ebu Hurejra bėri pasu¬ri, shtėpi, furnizime pėr jetė, mori grua dhe i lindi njė djalė...
    Por, e tėrė kjo aspak nuk e ndryshoi shpirtin e tij fisnik e as qė e bėri ta harrojė tė kaluarėn e tij. Ai thoshte:
    - Jam rritur jetim, pa babė, jam shpėrngulur i varfėr dhe punoja si skllav te Busraja, bija e Gazvanit, vetėm pėr njė kafshatė buke, iu ndihmoja njerėzve pėr tė zbritur nga devetė, kurse kur iu hipnin atyre i tėrhiqja ato (pėr kėrpeshi) dhe mė nė fund u martova me vetė atė (Busreten)...
    Lavdi i qoftė Allahut, i Cili e bėri fenė sistem jete dhe shtyllė tė saj dhe e bėri Ebu Hurejren imam (ai ėshtė bėrė vali i Medinės nga Muaviu...).
    Ebu Hurejre u emėrua disa herė vali i Medinės nga Muavi ibnu Ebi Sufjani, por ai post nuk ndikoi asnjėherė nė shpirtbutėsinė dhe zemėrgjerėsinė e tij.
    Edhe pse ishte vali, njė ditė kaloi nėpėr rrugėt e Medinės duke mbartur dru pėr familjen e tij, kurse pranė tij kaloi Tha'lebe ibnu Malik. Ai i tha:
    - Liroje rrugėn pėr emirin, o Ibėn Malik! Ai ia ktheu emirit:
    - Tė mėshiroftė Allahu, a nuk po tė mjafton tėrė kjo fushė?! Ebu Hurejre i tha:
    - Hape rrugėn pėr emirin dhe barrėn e tij mbi shpinė.
    * * *
    Ebu Hurejra fisnikėroi shpirtin e tij tė dėlirė me dijėn e tij tė madhe, me devotshmėri dhe pietet. Agjėronte gjatė ditės, falej gja¬tė njė tė tretės sė natės, pastaj e zgjonte gruan e tij, e cila gji¬thashtu falej nė njė tė tretėn e pjesės tjetėr tė natės dhe pastaj kjo e zgjonte bijėn e saj, e cila falej gjatė pjesės sė tretė dhe tė fundit tė natės...
    Pra, adhurimi ndaj Allahut nė shtėpinė e tij nuk ndėrpritej gja¬tė tėrė natės...
    * * *
    Ai kishte njė shėrbėtore zezake nga Sudani. Njė ditė ajo i kishte bėrė njė tė keqe atij dhe i kishte fyer familjen. Ebu Hurejra sapo e ngriti shkopin pėr ta goditur, u ndal menjėherė e tha: - Sikur tė mos ishte ndėshkimi nė Ditėn e Gjykimit do tė tė sakatoja njėsoj siē mė nėnēmove mua, megjithatė do tė tė shes tek ai qė mė jep ēmi¬min e mjaftueshėm pėr ty, meqė kam mė shumė nevojė pėr tė ho¬lla sesa pėr ty.
    Shko, ti je e lirė, pėr Allahun e Lartmadhėruar.
    * * *
    E bija e tij i thoshte: - O baba, vėrtet vajzat mė pėrqe-shin dhe mė thonė: Pėrse nuk tė stolis babai me ar?!
    Ai iu pėrgjigj:
    - Vajza ime, thuaju atyre: - Vėrtet, babai im ka frikė pėr mua se mė djeg zjarri i xhehenemit (ferrit).

    * * *
    Ebu Hurejra nuk e pengoi vajzėn e vet pėr t'u stolisur pėr shkak tė koprracisė ose qė tė ruajė pasurinė, sepse ai ishte bujar, dorėlirė nė rrugėn e Allahut.
    Mervan ibnu El Hakemi ia dėrgon atij 100 dinarė ari, kurse ai tė nesėrmen ia dėrgoi atij njė shkresė dhe i tha:
    - “Nė tė vėrtetė, shėrbėtori im ka gabuar dhe t'i ka dhėnė dina¬rėt, kurse unė nuk e kam pasur qėllimin qė t'i jap ty, por tjetėrkujt.”
    Atėherė Ebu Hurejre ra nė dilemė dhe i penduar tha:
    “I kam shpėrndarė nė rrugėn e Allahut dhe as qė ka qėndruar tek unė asnjė dinar prej tyre, por kur tė mė arrijnė tė ardhurat e mia nga arka shtetėrore e muslimanėve, merri ata dinarė prej tė ardhurave tė mia.”
    Mervani e bėri kėtė pėr ta provuar atė dhe pasi e ndoqi rastin e gjeti se ishte i vėrtetė.
    * * *
    Ebu Hurejra gjatė tėrė jetės sė tij mbeti gjithnjė me sjellje tė mira ndaj nėnės sė vet. Sa herė qė dilte prej shtėpisė, ndalej nė derė tė dho¬mės sė saj dhe i thoshte:
    Es-selamu alejki, oj nėna ime, mėshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty!
    Ajo ia kthente:
    Ve alejkes selam, o biri im, mėshira dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ty gjithashtu!
    Ai thoshte:
    Tė mėshiroftė Zoti, ashtu siē mė ke edukuar kur isha i vogėl!
    Ajo ia kthente:
    Tė mėshiroftė Zoti, ashtu siē mė ke respektuar edhe pasi u rrite!
    Pastaj, kur kthehej nė shtėpi e pėrsėriste tė njėjtėn gjė.
    * * *
    Ebu Hurejra ishte shumė i kujdesshėm dhe i thirrte njerėzit qė t'i respektojnė prindėrit dhe farefisin e tyre.
    Ai pa njėherė dy njerėz, njėri mė i moshuar se tjetri, duke ecur sė bashku dhe pyeti mė tė riun:
    Kush ėshtė ky njeri me ty?
    Ai tha:
    Ky ėshtė babai im.
    Ebu Hurejre i tha:
    Mos e thėrrit atė nė emėr, mos ec pėrpara tij dhe mos u ul para tij!...
    * * *
    Kur Ebu Hurejra u sėmur dhe u gjet para vdekjes, ai vajtoi...
    Atėherė i kanė thėnė:
    Pėrse po qan, o Ebu Hurejre?!
    Ai ėshtė pėrgjigjur:
    Nuk po qaj pėr jetėn e kėsaj bote..., por po qaj pėr udhė¬timin e gjatė dhe pėrgatitjen e mangėt pėr tė...
    Jam ndalur nė fund tė njė rruge e cila do tė mė hedhė nė xhenet apo nė xhehenem... dhe nuk e di... nė cilėn prej tyre do ta kem vendin!!
    Mervan ibnu Hakemi e vizitoi atė dhe i tha:
    Tė mėshiroftė Allahu, o Ebu Hurejre.
    Nė ato ēaste, ai tha:
    O Zoti im, vėrtet e dėshiroj takimin me Ty, andaj dėshiroje o Allah takimin tim me Ty dhe tė lutem shpejtoje atė (aludon nė vdekje, v.jonė).
    Ende pa u larguar Mervani nga shtėpia e Ebu Hurejres, ai u shkėput nga jeta e kėsaj bote...
    * * *
    Allahu e mėshiroftė Ebu Hurejren me njė mėshirė tė gjerė, meqė ai ka ruajtur pėr muslimanėt mė tepėr se 1609 hadithe tė Re¬su¬lullahut a.s..
    E shpėrbleftė Allahu me tė mirat e Tij pėr hir tė Islamit dhe tė muslimanėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 26-05-2008 mė 07:18
    "Shoku Mjekesise"

  3. #3
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Kete histori e kam lexuar ne internet, ajo cfar me intereson mua eshte thjesht a ishte Abu Hurejra cifut para se te pranone fene islame ose jo !!
    Kete nuk e di dhe sic thash ne nje shkrim lexova se ai akuzohet te kete qene cifut para se te behet musliman dhe me intereson a eshte e vertete kjo a jo !!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  4. #4
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Edhe nese ka qen cifut ateher ku eshte e keqa? mos e ndalon Allahu gje qe cifutet te behen musliman?
    Ka pasur plot sahabe qe kan qene nga fiset hebreje qe jetonin ne medine.

    P.S une sdi qe ebu hurejre te keq qen cifut.
    .

  5. #5
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga alDI Lexo Postimin
    Edhe nese ka qen cifut ateher ku eshte e keqa? mos e ndalon Allahu gje qe cifutet te behen musliman?
    Ka pasur plot sahabe qe kan qene nga fiset hebreje qe jetonin ne medine.

    P.S une sdi qe ebu hurejre te keq qen cifut.
    Jo nuk ka te keqe , qe nje cifut te behet musliman , Allahu nuk e ndalon kete, ajo qe mua me brengos si mundi ky person te percjelli me shum se 5300 hadithe edhe pse jetoi me pak se dy vite nen prezencen e profetit , fene islame e pranoi tre vite para se te vdiste profeti!
    Njerezit qe pranuan fene islame qe nga ditet e para te te fese islame , te cilet qe nga fillemet e kesaj feje kane qene prane profetit e deri ne vdekje nuk kane percjellur kaq shum hadithe!
    Mua me intereson pse hadithet e ketij personi quhet si te verteta kur nje numer i madh i tyre jane te regjistruara vetem nga Abu Hurejra e askush tjeter ndersa hadithet e personave tjere jane percjellur nga me shum njerez !!!

    Thjesht duke lexuar hadithet e tij , me krijohet pershtypja qe ku njeri kur nuk ka qene musliman me zemer , me zemer ka mbetur cifut qe lirisht mund te vertetohet se ne disa hadithe te percjellura nga Abu Hurejra, verehen mesime cifute e jo islamike!

    Por sidoqofte ku eshte mendimi i im , ndoshta jam gabim , qe mos ju mbetet hater ju sjell ca informata pse mendoj se ka qene cifut !

    Abu Huraira reported Allah's Messenger (may peace be upon him) as saying: Allah, the Exalted and Glorious, created Adam in His own image with His length of sixty cubits, and as He created him He told him to greet that group, and that was a party of angels sitting there, and listen to the response that they give him, for it would form his greeting and that of his offspring. He then went away and said: Peace be upon you! They (the angels) said: May there be peace upon you and the Mercy of Allah, and they made an addition of" Mercy of Allah". So he who would get into Paradise would get in the form of Adam, his length being sixty cubits, then the people who followed him continued to diminish in size up to this day. (Sahih Muslim, Book 040, Number 6809; cf. Sahih al-Bukhari, Volume 8, Book 74, Number 246)


    Pra keto qe thote Hurejra , nuk ka gjasa te jene fjale te profetit, sepse eshte komplet ne kundershtim me mesimet islamike, dhe perputhen 100% me mesimet e judaizmit dhe krishterimit!
    Andaj mendoj qe kurre nuk eshte be musliman me te vertete.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  6. #6
    Nė udhė tė mbarė Maska e Mbarėsori
    Anėtarėsuar
    19-05-2008
    Vendndodhja
    Shqipėri/Kosovė
    Postime
    61
    ''Amėr Ibė Assi ka ditur mė shumė hadithe se unė, mirėpo unė i shkruaja, kurse ai jo'' (Ebu Hurejra)

    p/s: Nuk jam i sigurt se a e ka pėrmendur Amėr ibėn Assin, mirėpo me rėndėsi ėshtė pjesa e dytė e thėnies.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Citim Postuar mė parė nga Mbarėsori Lexo Postimin
    ''Amėr Ibė Assi ka ditur mė shumė hadithe se unė, mirėpo unė i shkruaja, kurse ai jo'' (Ebu Hurejra)

    p/s: Nuk jam i sigurt se a e ka pėrmendur Amėr ibėn Assin, mirėpo me rėndėsi ėshtė pjesa e dytė e thėnies.
    Jo Amr ibn As, po i biri i Amr ibn el As qe quhej Abdullah. Pra Abdullah ibn Amr ibn el As ka pas ditur me shume hadithe sepse ai i shkruante kurse Ebu Hureyra i mbante mend permendesh.

    Dhe Abdullahun e ka urdheruar profeti qe ti shkruaje hadithet.
    beqar

  8. #8
    المسلم العزيز Maska e x_vahir
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Postime
    48
    ajo qe mua me brengos si mundi ky person te percjelli me shum se 5300 hadithe edhe pse jetoi me pak se dy vite nen prezencen e profetit , fene islame e pranoi tre vite para se te vdiste profeti!
    Njerezit qe pranuan fene islame qe nga ditet e para te te fese islame , te cilet qe nga fillemet e kesaj feje kane qene prane profetit e deri ne vdekje nuk kane percjellur kaq shum hadithe!
    sepse kane qene te angazhuar..disa me hilafetin..disa me pune...
    Mua me intereson pse hadithet e ketij personi quhet si te verteta kur nje numer i madh i tyre jane te regjistruara vetem nga Abu Hurejra e askush tjeter ndersa hadithet e personave tjere jane percjellur nga me shum njerez !!!
    ska ndonje problem ketu
    Thjesht duke lexuar hadithet e tij , me krijohet pershtypja qe ku njeri kur nuk ka qene musliman me zemer , me zemer ka mbetur cifut qe lirisht mund te vertetohet se ne disa hadithe te percjellura nga Abu Hurejra, verehen mesime cifute e jo islamike!
    a mund te ma sjellesh hadithin shqip ose arabisht?
    Andaj mendoj qe kurre nuk eshte be musliman me te vertete.
    vella.kujdes me keto fjale...sepse ebu hurejre ka qene nje prej sahabeve te ndershem...dhe ka trasmetuar shume hadithe sepse ai i rrinte mbrapa pejgamberit...shume kohe...dhe gjithashtu pejgamberi(salallahu alejhi ue selem)beri dua per..te..dhe me pas..nuk e harronte kurre ate qe mesonte...dhe nuk don te thote qe te gjitha hadithet i ka trasmetuar nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selem),sepse ai mund te ket trasmetuar edhe nga sahabet e tjere...si ebu bekri,umeri,uthmani,etj...Allahu qofte i kenaqur me ta...dhe nuk ka permenduar emrin e tyre....selam
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga x_vahir : 31-05-2008 mė 06:25

  9. #9
    Nė udhė tė mbarė Maska e Mbarėsori
    Anėtarėsuar
    19-05-2008
    Vendndodhja
    Shqipėri/Kosovė
    Postime
    61
    Shiko gjeje hadithin Sahih Muslim, Book 040, Number 6809; cf. Sahih al-Bukhari, Volume 8, Book 74, Number 246 dhe na e sjell nė shqip, (madje edhe arabisht).

    Mbarėsori!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Abu Huraira reported Allah's Messenger (may peace be upon him) as saying: Allah, the Exalted and Glorious, created Adam in His own image with His length of sixty cubits, and as He created him He told him to greet that group, and that was a party of angels sitting there, and listen to the response that they give him, for it would form his greeting and that of his offspring. He then went away and said: Peace be upon you! They (the angels) said: May there be peace upon you and the Mercy of Allah, and they made an addition of" Mercy of Allah". So he who would get into Paradise would get in the form of Adam, his length being sixty cubits, then the people who followed him continued to diminish in size up to this day. (Sahih Muslim, Book 040, Number 6809; cf. Sahih al-Bukhari, Volume 8, Book 74, Number 246)

    Andaj mendoj qe kurre nuk eshte be musliman me te vertete.

    GV_USA
    Para disa kohesh pata lexuar ne nje gazete me orientim muslimanesh se Feja islame i mundi fete e tjera. Dhe ceshtja ishte dicka shkencore dhe une per kete arsye nuk e lexova shume me kujdes pasi muslimanet me raste e teprojne kur bie fjala per tema te tilla.

    Dhe kjo ceshtja shkencore per te cilen behej fjale ishte gjatesia e njerezve te pare (brezit te Ademit) e cila ishte egzakt sa permendet ne hadithin e Ebu Hurejres. Kete kerkimin shkencor e kishin bere disa biologe te nje universiteti qe kishin studiuar DNA'ne dhe kishin arritur ne perfundimin qe njerezit e pare kane qene me te gjate.
    beqar

  11. #11
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga Mbarėsori Lexo Postimin
    Shiko gjeje hadithin Sahih Muslim, Book 040, Number 6809; cf. Sahih al-Bukhari, Volume 8, Book 74, Number 246 dhe na e sjell nė shqip, (madje edhe arabisht).

    Mbarėsori!
    Okay ja ku e ke hadithin , ate qe dua te me tregojsh ti dhe te gjithe te tjeret qe u besojne haditheve te Abu Hurejres , shkurt e shqip a ka thene Profeti se Allahu e krijoj Ademin sipas shembelltyres se TIJ ?!!

    Book 040, Number 6809:
    Abu Huraira reported Allah's Messenger (may peace be upon him) as saying: Allah, the Exalted and Glorious, created Adam in His own image with His length of sixty cubits, and as He created him He told him to greet that group, and that was a party of angels sitting there, and listen to the response that they give him, for it would form his greeting and that of his offspring. He then went away and said: Peace be upon you! They (the angels) said: May there be peace upon you and the Mercy of Allah, and they made an addition of" Mercy of Allah". So he who would get into Paradise would get in the form of Adarn, his length being sixty cubits, then the people who followed him continued to diminish in size up to this day.


    Pra sipas Muslimit, hadithi i reprtur nga Abu Hurejra, Abu Hurejra thot se ka degjuar profetin te thot se Allahu e krijoi Ademin sipas shembelltyres se TIJ !!!
    Islam eshte kjo ose judaizem ?!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    created Adam in His own image with His length of sixty cubits, GV_USA
    A ka mundesi ndonjeri te pyese se si eshte teksti ne arabisht?
    beqar

  13. #13
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Jo nuk ka te keqe , qe nje cifut te behet musliman , Allahu nuk e ndalon kete
    Jo nuk e ndalon, sepse Feja myslimane eshte Fe e hapur, nuk eshte si cifutet.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307
    Nuk e di se si keni guxim te flisni per keta gjera aq hapur dhe pa frike, ne kete fene Islame ka rregulla dhe shkenca te ndryshme, si psh shkenca e hadithit dhe deget e saja.
    Ne kete shkence ka rregull se nuk behet vertetesia e fjaleve te ashabeve se te gjithe ata jane te besueshem, Ebu Hurejra nuk ka pas mundesi te jet cifut per shkak se Muhammedi alejhisselam i ka dite te gjith munafikat edhe pse nuk ua ka shpallur nje gje te tille.
    Eventualisht nje musliman nese ka dyshim dicka ne kete fe, mund te ket dyshim ne ndonje hadith, dhe pastaj te pyese per vertetesine e tij.
    Si shembull qe u dha hadithi i Ebu Hurejres; per kete hadith ndoshta mund te ket ndonje te mete, dhe nese ka ndonje te met mos u brengosni se dijetaret e hadithit e kan permendur ate; nese nuk ka ndonje te mete ne tekstin dhe zingjirin e tij, atehere eshte dobesia yte qe nuk e kupton ate hadith, ndoshta ai hadith ka kuptime te ndryshme ose eshte i shprehur ne menyre metaforike.
    Ju lutem mosni me nje hadith qe e hasni, e hajt tash tju mteket qe ta akuzoni transmetuesin e hadithit (sahabiun).
    Keni frik Allahun Fuqiplote.
    "Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Temė e kotė, me gjith respektin per ty Gostivar mirpo ke hap nje temė se koti.
    Nuk e di si e mer guximin ti te gjykosh besimin e Ebu Hurejres, duke thene se nuk eshte be musliman i vertet.

    Zoti na ruajt
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  16. #16
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga celyy Lexo Postimin
    Temė e kotė, me gjith respektin per ty Gostivar mirpo ke hap nje temė se koti.
    Nuk e di si e mer guximin ti te gjykosh besimin e Ebu Hurejres, duke thene se nuk eshte be musliman i vertet.

    Zoti na ruajt
    Celyy si mund te quajshe kete teme te kote ?!!
    Une nuk e kam hapur kete teme per fesat , e kam hapur per tu sqaruar !!!
    Pik se pari cdo gje qe lidhet me jeten tone kane rendesi , dhe hadithet pak a shum kalisin jeten e cdo muslimani !
    Dmth sipas teje muslimanet duhet ti mbullin zemrat , syte dhe mendjen dhe te besojne ne menyre te verbert cdo hadith, cdo transmitues !!!
    Kete kerkon ti Celyy ?!!
    Kete e ke pasur per 1400 vite , muslimanet nuk kane be pyetje sa i perket vertetesis se haditheve dhe besueshmerise se transmituesve , kjo kohe ka vdekur Celyy.
    Pasi ti e quan teme te kohe , me trego a eshte mesim islamik te thuhet se Allahu e krijoi a.s. Ademin sipas shembelltyres se tij ?!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e udhetari
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    103
    kini kujdes vllezer konsiderohet mohim nenvlersimi dhe sharja e shokeve te Derguarit te Allahut salallah aleihi ue selam

    kujdes pajisuni me dije para se te dilni ne konkluzione
    ky eshte nje informacion i shkurter per Ebu hurejren
    http://www.mekkaoui.net/MaktabaIslam.../autre/031.htm

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    -=--------------------------------------

    double
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga celyy : 01-06-2008 mė 14:41
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Celyy si mund te quajshe kete teme te kote ?!!
    Une nuk e kam hapur kete teme per fesat , e kam hapur per tu sqaruar !!!
    Pik se pari cdo gje qe lidhet me jeten tone kane rendesi , dhe hadithet pak a shum kalisin jeten e cdo muslimani !
    Dmth sipas teje muslimanet duhet ti mbullin zemrat , syte dhe mendjen dhe te besojne ne menyre te verbert cdo hadith, cdo transmitues !!!
    Kete kerkon ti Celyy ?!!
    Kete e ke pasur per 1400 vite , muslimanet nuk kane be pyetje sa i perket vertetesis se haditheve dhe besueshmerise se transmituesve , kjo kohe ka vdekur Celyy.
    Pasi ti e quan teme te kohe , me trego a eshte mesim islamik te thuhet se Allahu e krijoi a.s. Ademin sipas shembelltyres se tij ?!!

    GV_USA
    Shiko Gostivar, un nuk jam personi kompetent per ti komentuar hadithet, duhet te kesh njohuri te gjera rreth shkences se hadithit per te dhene komentime dhe sqarime. Per kete qeshtje duhet te kerkosh ndihm nga ata qe kan studijuar shkencen e hadithit

    Normal qe duhet te pyesim, mirpo duhet ti pyesim personat perkates ne kete lemi, dhe jo te japim spjegime pa pasur njohuri ne ket lemi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga celyy : 01-06-2008 mė 14:45
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e udhetari
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    103
    ketu keni informacion me te zgjeruar nuk mbeten me hapsira per dyshime

    http://www.islamweb.net/ver2/library/showalam.php?ids=3

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. E Verteta
    Nga Albo nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 19:57
  2. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  3. E verteta
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-09-2006, 12:38
  4. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23
  5. E Verteta
    Nga baobabi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •