Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,463

    Elena Qirici, shqiptarja e pare ne Hollivud

    Shkelqimi i saj nisi ne Shqiperi per te kapercyer kufijte e saj shume shpejt duke u shnderruar ne aktoren e pare shqiptare qe shkeli ne Hollivud. "The little Helena", keshtu nisi te njihej Elena Qirici, qe vetem 7 vjece rrembeu vemendjen e gjiganteve te kinematografise boterore. Jo vetem kengetare, kercimtare, akrobate, por edhe aktore, Elena lindi ne Melburn, ne vitin 1925 a 1928, nuk dihet me saktesi, por, ende foshnje, ajo erdhi ne Korce per te jetuar atje deri ne vitin 1936. Ndonese ne historine e kinemase boterore emri i saj ze nje vend tejet te rendesishem per shqiptaret, eshte prej atyre emrave qe e kane degjuar fare rralle ose aspak.

    Koncerti i saj i pare u mbajt ne sallen e kinemase se Korces, ne vitin 1935 dhe ndonese ende femije, suksesi i saj prej nisjes qe i sigurt. Si nje artiste e madhe, Elena kishte dhomen e saj te makiazhit. Ishte nje mbremje fatlume per te, kur ne dhome hyn nje perfaqesues i nje shoqerie italiane, teper te njohur per kohen, "Fratelli Shwarz". Ketu nenshkruhet edhe kontrata e pare, qe e coi drejt udhes se sigurt te fames. Skenat e Italise u shnderruan ne "prone" te saj, ndersa shtypi dhe kritika italiane, kur Elena ishte vetem 12 vjece e cilesoi si "vogelushja hyjneshe e madhe". Vogelushja shqiptare shume shpejt i kaperceu kufijte e Italise. Parisi qe stacioni i saj i radhes, ku, per shume vite, vogelushja, qe nisi te shnderrohej pak nga pak ne nje zonjushe teper terheqese, interpretoi perkrah artistes se njohur, Maria Dubas! Tanime qe kishte rrokur Parisin, Hollivudi ishte fare prane saj. Brenda vitit, "peshkaqenet e kinematografise boterore" e angazhuan ne dy filma, ku bukuroshja e talentuar Elene interpretoi ne rolet kryesore. Keshtu ngjiti ngadale shkallet e karrieres Elena Qirici, qe u shnderrua edhe ne aktoren e pare shqiptare te Hollivudit. Talenti i saj prej kercimtareje, qe u kultivua edhe me tej gjate karrieres se saj, Elena arriti te ishte denjesisht perkrah nje prej balerinave me te famshme te kohes ne Amerike, Eleonor Pauell. Karriera e saj nuk zgjati shume, pasi ne momentin kur fama e saj arriti kulmin, Elena u terhoq nga skena. Gjithcka perkon me kohen kur ajo u martua me pinjollin e familjes presidenciale amerikane, Ford!

    Ndonese Elena Qirici u shnderrua ne nje perendeshe te vogel te Hollivudit, nuk qendroi larg skenes shqiptare, skene ne te cilen u evidentua edhe talenti i saj si nje artiste e madhe dhe e gjithanshme. Jo pak u komentua edhe nga shtypi shqiptar i kohes rikthimi i Elenes ne skenen ku nisi karrieren e saj. Duke qene teper e lidhur me vendin e saj te origjines, shqetesohej jo pak per fatin e atdheut te saj. Gazetat e kohes sherbejne si dokumente teper te rendesishem per ate c'ka ndodhur aso kohe. Hoxha sjell ne vemendje ne librin e tij nje bisede mes Qiricit dhe nje gazetari shqiptar ne Itali. "Po flisnim per vendin tone, rrefen ai, dhe ajo vazhdimisht ankohej per mungesen e nje shkolle arti ne Shqiperi". Edhe vet Elena, ndonese fati i saj qe te largohej prej vendit tone dhe te kurohej artistikisht larg Shqiperise, nuk pati mundesine te merrte mesime arti ne vendin e saj. E me gjithe famen pertej Shqiperise, per breza te tere jehona e fames se saj nuk u percoll te ne. Perpos studiuesve qe kane qene ne kontakt me veprimtarine e saj, rralle eshte shkruar per talentin dhe famen e saj ne Hollivud, por edhe ne kontinentin plak, apo Evropen, djep kulture. Pasi, pas fames ne Amerike, prinderit dhe Elena vendosen te kthehen ne Evrope, per te vijuar me tej veprimtarine e saj artistike.

    Elena, nga Amerika ne Korce

    Fama ne token e premtuar nuk e pengoi aspak shqiptaren e talentuar qe mundi te gjeje rrugen e fames ne Ameriken e larget, s'e mbajti larg vendit te saj. Asgje duket se nuk e mbante dot larg atdheut Elenen, ku per te paren here u ngjit ne skene. Ishte viti 1938, pas fames dhe impenjimeve te shumta larg Shqiperise dhe ne skena te medha, Elena kthehet ne skenen tone. Studiuesi Abaz Hoxha shkruan se "shfaqjen e pare e dha ne Korce, skene ku nisi edhe karrieren e saj artistike". Realiteti i vendit te saj e shqetesonte jo pak, dhe shpesh kur fliste per te, gjate bisedes zinte vend edhe nje heshtje e gjate, ku zinin vend edhe mendimet per artin teper te varfer ne Shqiperi.

    Dashuria per vendin e origjines se saj, vendin ku shkeli edhe per te paren here ne skene, iu ushqye vazhdimisht prej prinderve te saj. Ndonese vetem pak vite jetoi ne Shqiperi, Elena e flet shume mire gjuhen e vendit te babait, pasi nena e saj qe australiane.

    Jehona e shtypit per Elenen e vogel

    Dikur Elena e vogel, e me pas hyjneshe e Hollivudit. Jane ato cka kritika perconte nepermjet faqeve te shtypit per jehonen e fames se saj. Studiuesi Abaz Hoxha sjell ne vemendje nje artikull qe daton me 14 qershor 1938, nje shkrim me titullin "Ylli kinematografik shqiptar, Elena Qirici". I shoqeruar me nje fotografi, aty shkruhej: "Disa kohe me pare, revista amerikane "The voice of lion", organ i shoqerise kinematografike Metro Golduin Majer, botonte ne faqen e pare nje fotografi te madhe, qe shoqerohej me njoftimin: "Arriti ne Hollivud, e vogla Elena Qirici, rivalja kryesore e te famshmes balerine Eleonos Pauell". Artikujt per jehonen e interpretimeve te saj qene jo te pakta, jo vetem ne kohen kur ajo shkeli Hollivudin dhe fama e saj arriti majat, por edhe me pare. Prej Italise ne Paris per te rrokur me pas Hollivudin, sa kohe aktorja shqiptare pati vemendjen e madhe te publikut, kritikes dhe shtypit te kohes.

    Terheqja nga skena

    Suksesi dhe fama ne Amerike nuk e mbajten larg Evropes, Elena Qiricin. Rikthehet ne Evrope per te interpretuar ne vitin 1942 filmin "Women of the day" (Gruaja e dites) perkrah aktores se madhe amerikane, Katherine Hepburn. Ne Itali qendron deri ne vitin 1954, per t'u vendosur me pas ne Melburn te Australise, ne vendin e origjines se nenes se saj. Elena Qirici tanime ishte terhequr nga skena per te vijuar punen ne ateliene e saj kozmetike. Ishte viti 1965, kur shqiptarja Qirici, pas rrokjes se fames, u martua me Gerard Ford, djalin e Presidentit te mevonshem te Amerikes, John Fordit.

    Pas martese vendoset ne Kaliforni, ku thuhet se jeton edhe sot ne moshen 82-vjecare.

    Pavaresisht fames ne Hollivud, ajo perhere theksonte origjinen e saj shqiptare. Thuhet se ishte martesa e saj me pinjollin e familjes Ford qe e shkeputi perfundimisht nga skena. Megjithate, ajo mbetet perhere nje yll qe shkelqeu jo pak ne gjigantin e kinematografise boterore, Hollivud. Deri ne momentin e terheqjes nga skena per te jetuar ne boten mondane te familjes amerikane Ford. Ndonese ne kende te ndryshme te botes, asnje prej tyre nuk i humbi lidhjet me Shqiperine, sidomos me Korcen, ku ende jetojne te aferm te tyre.

    Koha Jonė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-01-2021 mė 22:28
    Sui generis

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,541
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Elena Qirici, shqiptarja e pare ne Hollivud

    Biografia

    Gjatė karrierės sėsaj ajo ka provuar tė jetė aktore, kėrcimtare dhe akrobate. Fillimisht ajo punoi nė teatrin italian “Bertoldissimo” dhe bėri njė turne tė sukseshėm nėpėr Itali. Ajo ishte protagonistja kryesore, tė cilėn shtypi i kohės e cilėsoi “La piccola grande Dea”, (E madhja hyjneshė e vogėl). U shqua pėr suksesin qė pati gjatė xhirimeve tė shoqėrisė amerikane “Metro Goldwin Mayer”, tė Hollivudit. Ajo qėndroi nė Hollivud pėr shumė kohė ku interpretoi nė shumė filma.

    Emri:  EleniQiriAktoreKengetareHollywood2.jpg

Shikime: 44

Madhėsia:  36.6 KB

    Eleni Qirici ėshtė shqiptare, e lindur nė Australi. Artiste e famshme, me baba korēar dhe nėnė australiane. Jetėn e kaloi mes kėngės, aktrimit dhe kėrcimit. Tanimė jeton nė Amerikė si njė pensioniste e pasur dhe e lumtur.

    Nė rini ka qenė e bukur dhe gjithmonė e lakmueshme nga meshkujt. Korēėn, vendin e tė atit, e preku vetėm kur ishte nėntė muajshe. Kush i ka jetuar ato vite, apo e njeh mirė historinė, padyshim i kujtohet kėngėtarja Elena Qirici. Dha pak koncerte nė Shqipėri, duke nisur me Korēėn, qytetin e serenatave, me Tiranėn, Shkodrėn, Durrėsin, Elbasanin, etj. Por pjesėn mė tė madhe tė suksesit tė saj, Qirici e fitoi nė Evropė dhe nė Amerikė, ku jeton edhe sot nė moshėn 82-vjeēare. Rrjedh nga familje artistėsh, historia e tė cilėve ėshtė e lashtė dhe e pasur. Kjo familje, qė emigroi nė vitin 1890 nė Amerikė pėr arsye ekonomike, mė pas do tė bėhej njė nga pjesėtaret mė tė rregullta tė festave mondane. Elena Qirici, artisja e famshme shqiptare, tė cilėn shtypi botėrore e ka vlerėsuar maksimalisht, e nisi karrierėn e saj artistike qė nė moshėn pesėvjeēare, ku filloi tė kėndonte, kėrcente dhe tė merrej me akrobaci, kėtė tė fundit tė mėsuar nga xhaxhai i saj. Pėr herė tė parė, ashtu e ndrojtur dhe me ēiltėrsinė e njė fėmijė, Qirici interpretoi nė skenėn e kinema “majestik”, sė bashku me grupin e xhaxhait, i cili falė saj rroku njė sukses tė madh, qė bėri tė kapėrcente kufijtė e Korēės. Kur ishte vetėm 13 vjeē, Elena pushtoi e vetme skenat e vendit. Koncertin e parė sė bashku me prindėrit e saj, instrumentistė, Elena e dha nė kinema “majestik” nė Korēė. Ishte njė koordinim i interpretimit tė dy prindėrve instrumentistė dhe vajzės sė tyre qė herė kėndonte, herė kėrcente dhe herė interpretonte si akrobate. Koncerti u prit me entuziazėm tė madh, gjė qė e inkurajoi vogėlushen, e cila shumė shpejt u bė e njohur pėr talentin e saj edhe nė skenat e qyteteve tė Tiranės, Durrėsit, Shkodrės, Elbasanit, Vlorės etj. Ajo befasonte publikun, ndėrsa shtypi i kohės e pasqyronte turneun artistik tė Elenės duke evidentuar talentin e saj artistik, veēanėrisht pėr kėngėt.

    Emri:  eleni-qirici.jpg

Shikime: 42

Madhėsia:  61.8 KB

    Shkollimi nė Vjenė dhe suksesi nė Evropė

    Prindėrit, duke qenė vetė artistė kuptuan se vajza kishte aftėsi tė rralla artistike, ndaj vendosėn ta ēonin pėr studime nė Vjenė, nė njė shkollė danci. Nuk kishin kaluar as tre muaj qė Elena mėsonte nė kėtė shkollė, kur u ngjit nė skenėn e teatrit variete tė Vjenės. Interpretimi i saj plot jetė, shkathtėsi dhe besim nė vetvete ra menjėherė nė sy tė kritikėve tė artit, tė cilėt filluan ta mbėshtesnin kėtė talent tė ri. Shtypi filloi tė shkruajė pėr tė dhe padyshim kjo tėrhoqi vėmendjen e menaxherėve italianė, tė cilėt qėmtonin talentet e reja dhe u ofronin rrugė drejt suksesit. Kėshtu ndodhi edhe me Elenėn. Nė njė koncert tė saj nė Vjenė u paraqit pėrfaqėsuesi i shoqėrisė italiane “Frateli Schwarz”, tepėr e njohur nė atė kohė, qė i ofroi njė marrėveshje 6-mujore. Nė kėtė shoqėri bėnin pjesė 80 artistė, por Elena e vogėl u bė shumė shpejt protagonistja kryesore, duke siguruar suksesin e shoqėrisė “Bertoldissimo”. Shfaqjet artistike tė organizuara nga kjo shoqėri nė shumė qytete tė Italisė ishin njė sukses i madh dhe sigurisht e ndihmuan Elenėn tė bėhej e njohur shumė shpejt nė jetėn artistike italiane. Shtypi italian i rezervoi Elena Qiricit njė vend tė veēantė dhe pėr tė u shkruan mjaft artikuj, ku ajo emėrtohej si “La picola grande diva” (vogėlushja hyjneshė e madhe). Me kėtė koncert ajo interpretoi gati nė tė gjitha skenat e qyteteve tė mėdha italiane si nė Romė, Milano, Bolonjė, Firence etj. Por kjo jetė artistike i shėrbeu pėr tė dalė tej kufijve tė Italisė. Tek Elena mbėrritėn menaxherė tė shoqėrive evropiane, mes tė cilėve artistja e re korēare zgjodhi shoqėrinė franceze “A.B.C” tė Parisit.

    Rrugėtimi drejt Hollivudit


    Emri:  EleniQiriAktoreKengetareHollywood.jpg

Shikime: 43

Madhėsia:  38.1 KB

    Tek Elena ishin ndėrthurur gjithė cilėsitė e mira: talenti si kėngėtare, kėrcimtare dhe akrobate. Bashkėngjitur talentit, bukuria e stili i veēantė qė e karakterizonte nė jetė, kėto veēori bėnė qė Qirici tė tėrhiqte vėmendjen e shoqėrive kinematografike amerikane. Njė pėrfaqėsues i kinematografisė amerikane tė Hollivudit, “Metro – Golduin – Mayer”, i ofroi tė bėhej pjesė e projektit tė tij. Pranoi. Qė nė vitin e parė tė mbėrritjes nė Amerikė, Qirici interpretoi disa role kryesore, nė tė cilat kėndonte, kėrcente dhe interpretonte nė mėnyrė tė shkėlqyer. Talenti i saj shumė shpejt tė ishte e mirėpritur nga artdashėsit amerikanė. Pa vonuar, vepra e vajzės shqiptare u pasqyrua edhe nė mjaft media amerikane, tė cilat nisėn ta krahasojnė me balerinėn e famshme amerikane tė kohės Eleonor Pauell. Nė verėn e vitit 1938, Elena bashkė me prindėrit u kthye nė Korēė, ku veē kujtimeve, kishte aty edhe plot tė afėrm. Pėr t’i respektuar ajo vendosi tė japė njė koncert tek kinema “majestik”, prej nga mori rrugė veprimtaria e saj artistike. Bashkė me tė interpretonin edhe prindėrit. Disa ditė mė vonė ky koncert u dha nė kryeqytet. Shtypi i kohės bėnte reklamėn njė ditė mė parė: “Tė mėrkurėn, ora 9 nė kinema “Nacional” interpreton ulli kinematografik shqiptar Elena Qirici, kėngėtare, valltare dhe akrobate... Tėrė shtypi evropian dhe amerikan i kanė ngritur lart cilėsitė e tė voglės Elena Qirici. Ajo ka entuziazmuar publikun e Londrės, Parisit, Vjenės, Romės, ėshtė artistja kryesore e dy filmave nė Hollivud. …Eshtė njė artiste qė posedon me tė vėrtetė diēka qė nuk mėsohet, por vetėm lindet, qė me tė vėrtetė nderon gjithė kombin shqiptar nė botėn e huaj”. Njė ditė pas shfaqjes nė shkrimin me titull “Sukses i jashtėzakonshėm i vogėlushes Elena” shkruhej: “… ishte njė eveniment i madh artistik pėr gjithė Shqipėrinė, ishte shfaqėsina e artistes me famė botėrore Elena Qirici. Elena e jeton muzikėn qė kėrcen me njė harmoni tė mbaruar lėvizjesh dhe buzėqeshjesh. Nė Amerikė ėshtė konsideruar mė tepėr se njė yll”.

    Martesa nė Amerikė dhe mbyllja e karrierės

    Shkėlqimi i artistes sė re shqiptare nuk kishte si tė mos tėrhiqte vėmendjen e elitės amerikane. Koncertet e saj dhe mė pas edhe filmat ku ajo interpretonte ndiqeshin dhe vlerėsoheshin prej shtresave tė pasura tė Amerikės. Babai i saj, Vasili, pėrpiqej ta mbante larg mjediseve tė elitės amerikane dhe e kėshillonte qė shokun e jetės ta zgjidhte mes emigrantėve shqiptarė qė jetonin dhe punonin nė atė kohė nė Amerikė. Ai parandiente se martesa me njė amerikan apo ndonjė tė huaj tjetėr do ta largonte nga prindėrit, tė afėrmit, vendi i tij. Ishte kjo arsyeja qė ai refuzonte edhe kėrkesat qė i vinin pėr martesė nga djem tė kombėsive tė tjera. Pavarėsisht kėsaj, Qirici u martua me djalin e njė prej familjeve mė tė pasura nė Amerikė, Fordi. Por kjo martesė i kushtoi artistes shqiptare tė hiqte dorė nga bota e artit, duke iu pėrshtatur kėshtu jetės mondane. Mėsohet se Elena, vajza e vogėl korēare, tani ėshtė rreth 82 vjeē dhe jeton nė familjen e madhe tė Fordve nė Amerikė.

    Jeta nė Australi

    Pas martesės sė Elenės dhe largimit tė saj nga jeta artistike, i ati Vasili dhe nėna Rubi shkuan nė Australi, ku jetuan vitet e fundit tė jetės sė tyre. Pavarėsisht largėsisė, ēifti Qirici nuk i shkėputi lidhjet me Korēėn, ku jetonin tė afėrmit. Rubi kishte mėsuar kėshtu dhe shqipen dhe nė familjen e tyre flisnin shqip.

    Nė Kubė - Historia e tė atit emigrant

    Familja e Nikolla Qiricit nga Korēa nė vitet 1890 kishte emigruar sė bashku me dy djemtė e saj, Vasilin dhe Dhimitrin, nė Amerikė. Aty hapėn njė dyqan, nė tė cilin punonte gjithė familja. Por Vasili dashuronte kitarėn, e pėr kėtė vendosi tė largohet pėr 20 vjet nga shtėpia, drejt Havanės. Bashkohet me njė grup instrumentistėsh aty dhe fillon tė luajė nė kitarovajonėn e tyre. Pasioni i tij pėr muzikėn u tėrhoqi vėmendjen instrumentistėve, tė cilėt filluan ta ndihmonin qė ta pėrvetėsonte kitarovajonėn, madje dhe ta ndihmonin tė hynte nė shkollė muzikė. Nga Kuba emigroi nė kontinentin e largėt tė Australisė, ku hapi kurs muzikė pėr tė rinjtė nė kitarė, kitarovajonė, mandollė, mandolinė, violinė, duke formuar kėshtu njė formacion orkestral. Mes kėtyre instrumentistėve njohu edhe bashkėshorten e tij, Rudin, me tė cilėn lindi dhe Elenėn.

    Wikipedia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-01-2021 mė 22:42

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarja zhvesh priftin italian
    Nga iliria e para nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-05-2007, 10:14
  2. Itali, vdes shqiptarja nė pritje tė transplantit
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 13:43
  3. Shqiptarja lindi pesėnjak
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 08:02
  4. Boks: Shqiptarja Bellovoda, nėnkampione e Mongolisė
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 19:16
  5. Laureta Meci, shqiptarja qė po jeton ėndrrėn amerikane
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-06-2006, 08:36

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •