Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44
  1. #1
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550

    Ethet e se premtes!

    Eshte ky versioni shqip i pop stars, ku presanton Adi Krasta.
    E keni pare? dhe sa ju ka pelqyer?

  2. #2
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    askush nga ju se ka ndjekur. eshte nje emision shume i bukur, por adi e ben me te bukur.

  3. #3
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Enkela kam degjuar per kete emision, por fatekeqesisht nuk e kam pare.
    Mesa di une transmetohet edhe ne satelit, nga TVSH, dhe nje stacion i Kosoves.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    kur e jep nese ka mundesi se
    ktej nga east london e kap antena mire se e ka pas punu Redi dikur me para sapo jam lindur un
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  5. #5
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    e jepo tek tvsh me satelit, te permteve. nga ora 7 apo 8 nuk i dihet. ehste shume i bukur kete rradhe ehste ne shkoder ))

  6. #6
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    Sė bashku me regjisorin Pali Kuke kanė ndėrtuar spektaklin qė do tė shėnojė rikthimin e tij nė ekranin televiziv. E kanė titulluar "Ethet e sė premtes mbrėma dhe Krasta - Show" ciklin qė qė pėr 19 javė do tė trasmetohet nė Televizionin Shqiptar, nė Telesport dhe nė TV 21 nė Kosovė. Pas kėsaj ēifit Kuke-Krasta kanė njė tjetėr plan ende tė papėrcaktuar qartė…Festivalin e 41-tė tė Kėngės nė Radio-Televizion ku Kuke ėshtė regjisor dhe Krasta ndoshta prezantuesi i tij.

  7. #7
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    Krasta me ethet e njė spektakli

    Kishte thėnė, nė ditėt e para tė rikthimit tė tij nė Tiranė…se do tė shfaqej gradualisht nė ekranin televiziv. Vendosi kėshtu, jo pėr t'iu shmangur frikės sė harrimit por pėr tė ruajtur figurėn e tij, mbi tė gjitha. Kur pranoi tė punonte si drejtor artistik i Telesportit, nisi tė kapėrcente tė parat faza tė kėtij lloj rikthimi nė botėn televizive. Nisi, ndėrkaq, tė shfaqej nė emisionet e tė tjerėve (si i ftuar i tyre). Ndėrsa tani ndihet i gatshėm pėr tė marrė vetė nė duar njė spektakėl televiziv. Pėr t'u shfaqur i tėri nė ekran, ashtu siē ka qenė njė herė e njė kohė (kur ende nuk kishte ikur drejt Londrės pėr tė punuar nė BBC). Kėshtuqė prej ditėsh e ditėsh tė tėra, Adi Krasta sė bashku me regjisorin Pali Kuke, ngritėn pak e nga pak themelet e njė spektakli, tė cilin sė shpejti (ndoshta kėtė javė) do ta shfaqin nė tre ekrane televizive…nė Telesport, nė Televizionin Shqiptar dhe nė TV 21 nė Kosovė. "Ethet e sė premtes mbrėma & Krasta Shoė" e kanė titulluar kėtė spektakėl i cili do tė vijojė pėr 19 javė nė syrin e spektatorit. E ndėrsa Pali Kuke ruan si gjithmonė qetėsinė e tij, Adi Krasta nuk mundet ta fshehė entuziazmin qė e ka pushtuar qė nė ditėn e parė tė nisjes sė kėsaj pune. E gjithė kjo shėnon rikthimin i tij nė botėn e munguar tė spektaklit televiziv, ndaj dhe emocioni ėshtė krejt ndryshe nga ai i regjisorit i cili nuk ka pasur asnjė ndarje kohore me spektaklin.

    "Ethet e sė premtes mbrėma & Krasta Shoė" do tė jetė njė cikėl i tėrė qė do tė realizohet nga bashkėpunimi i tre televizioneve (Telesport, RTSH ,TV 21 nė Kosovė) dhe Teatrit tė Operas dhe Baletit. Krasta shpjegon se i gjithė ky cikėl qė ata po ndėrtojnė ėshtė i ngjashėm -me serialin televiziv "Pop Idol" qė u transmetua vitin e shkuar edhe nė Britani me njė sukses tė madh. Boshti i kėtij spektakli janė talentet e reja. Kemi si synim qė tė bashkojmė tė gjithė ata tė rinj qė nė njė kohė prej 19 javėsh do tė transformohen nga tė panjohur nė artistė tė kompletuar." Kėrkimi pėr kėta tė rinj ka nisur prej kohėsh nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė. Njė grup pune ėshtė ngritur enkas pėr kėtė gjetje. Pas tyre shkon dhe vetė Krasta- "Nuk mundem tė rri e tė pres. Nuk ėshtė aspak puna ime pėr tė pėrzgjedhur kėta tė rinj por kam njė dėshirė tė jashtėzakonshme pėr tė parė gjithēka e pėr tė prekur gjithēka vetė me duart e mia". Tregon se nuk ėshtė aspak e lehtė "gėrmimi" nė kėto qytete, aq mė pak lėvizja me njė trupė tė tėrė televizive. "Kemi kėrkuar nė tė gjitha klasat e gjimnazeve e universiteteve qė ndodhen nė qytete tė ndryshme. Njė komision ekspertėsh do tė merret me pėrzgjedhjen e tyre nė formė kapilare pėr t'i ēuar mė pas mė tė mirėt nė Tiranė ku do tė "ndihmohen" prej njė shpure tė specializuar skenaristėsh, koreografėsh, stilistėsh e aranzhuesish muzikorė. Ky penel pėrzgjedhės do tė jetė dhe elementi kyē nė kėtė spektakėl. Ky komision pėrbėhet nga Alfred Kaēinari, Zhani Ciko, Shpėtim Saraēi, Zerina Kuke dhe Kristi. Tė ndryshėm nga njėri tjetri ata do tė sjellin njė pamje krejt tė re tė njė jurie nga e cila priten reagime dhe vlerėsime tė pa shfaqura ndonjėherė mė parė pėrballė konkurruesve dhe publikut.",-sqaron Krasta, duke shtuar se destinacioni ku do tė mblidhen mė tė mirėt, do tė jetė skena e Teatrit tė Operas dhe Baletit. Rrėfimi i tij zaptohet nga entuziazmi ndėrsa pohon se- "Ē'ėshtė e vėrteta, gjithnjė e kam menduar kthimin tim nė Televizionin Shqiptar. Dhe ja ku po realizohet kjo dėshirė e imja e heshtur pėr kaq kohė. Veē kėsaj, mė gėzon dhe fakti se do tė dal edhe nė ekranin e Telesport-it njėherazi ". Ndėrsa edhe ekrani i televizioni 21 nė Kosovė do ta transmetojė kėtė program nė satelit pėr shikuesit nė SHBA dhe Kanada.

    Pėr Krastėn ky- "Ėshtė njė cikėl tejet impenjativ i cili ka nė qendėr jo vetėm mėnyrėn e tė kėnduarit, e cila gjithsesi ėshtė interesante, por edhe shprehjen e personalitetit, prirjet karakteriale, marrėdhėnien me publikun, fokusin e pėrgjithshėm, pamjen, vetėpėrmbajtjen, batutėn". U ėshtė dashur shumė kohė tė ngrenė nė kėmbė skeletin e gjithė kėtij spektakli. Herė- herė, Krasta e ka ndier rrezikun e ndonjė shprishjeje…por nuk ndodhi ashtu. Tashmė regjisori Pali Kuke i ka pėrcaktuar tė qarta linjat kryesore regjisoriale, si gjithmonė duke u tėrhequr drejt marrėdhėnies njerėzore (elemente televizive qė ai e parapėlqen)-Krasta ishte i bindur se nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe. Ato ēaste hezitimi qė ka ndier brenda vetes, gjatė ditėve tė gjata tė punės, kanė qenė tė pakta, shumė tė pakta-"Kam punuar dhe mė parė me Pali Kuken. Ishte viti 1996 kur ai konceptoi njė spektakėl ku pėr herė tė parė Gjebrea dhe Krasta kėnduan sė bashku nė televizion. Kėshtuqė e di mirė se si i ndėrton ai spektaklet dhe ndihesha i sigurt krah tij nė kėtė sipėrmarrje." Kujton mė pas se pėr njė vit me radhė ka drejtuar spektaklin - lojė "Telebingo"…po sipas ideve regjisoriale tė Pali Kukes-"Pra janė lidhje tė vjetra me Palin. Si bazė pėr kėtė afrim professional ka shėrbyer miqėsia e gjatė dhe e ngushtė e imja me bashkėshorten e njohur tė regjisorit Kuke, prezentatoren e mirėnjohur Zerina Kuke." Kjo treshja, rinisi bashkėpunimin pas kthimit tė Krastės nė Tiranė me ciklin prej 25 pjesėsh "Globi sa njė top futbolli" qė u transmetua gjatė kampionatit botėror tė futbollit nė Telesport.

    Ky ėshtė vetėm fillimi. Kuke dhe Krasta sapo e kanė rinisur punėn e tyre tė pėrbashkėt. Kėshtuqė me "Ethet e sė premtes mbrėma & Krasta Shoė" do tė shėnojnė jo vetėm rikthimin e Krastės nė ekran por dhe tė vazhdimėsisė sė bashkėpunimit tė tyre. Nuk do tė jetė aspak ēudi nėse nė festivalin e muzikės sė lehtė shqiptare, nė tė cilin Kuke do tė jetė regjisor, tė shfaqet nė atė skenė edhe Adi Krasta, si prezantuesi i vetėm i netėve tė kėtij festivali. Fjalėt janė pėshpėritur nėpėr korridoret e Televizionit shqiptar, ndėrsa vetė Krasta nuk dėshiron tė shpjegohet. Ka nė mendje tani pėr tani, hapjen e spektaklit tė madh, tė cilit jo pa qėllim i ka vėnė emrin e tij (asnjėherė mė parė nuk ka ndodhur kėshtu, qė njė spektakėl tė marrė emrin e atij qė e drejton). Nėn atė emėrtim, rikthimi nė ekran do t'i duket edhe mė i bujshėm. Pse jo, pėrderisa spektaklit i ka munguar vėrtet njė emėr i tillė. Ndoshta ky emėr do tė rikthehet jo vetėm nė kėtė spektakėl por edhe nė netėt e Festivalit tė 41-tė tė Kėngės nė Radio-Televizion.

    Kush janė mė tė mirėt
    Dy kampet e kundėrta nė fushėn e spektaklit
    Ata e njohin shumė mirė njėri- tjetrin. Adi Krasta ka punuar tre vjet me radhė me Vera Grabockėn, atėherė kur Ardit Gjebrea kishte ikur nga ky vend (ishte nė itali). Grabocka i nisi me Krastėn tė parat spektakle tė saj nė vitin 1992.
    "12 Vallėzime pa njė tė shtunė", "Rreth fatit pėr 12 javė", "12 nė Hollivud", nė tė cilat Krasta ka prezantuar herė me Valbona Selimllarin e herė me Ema Troplinin. Pastaj lidhjet mes tyre u shkėputėn. Pėr tre vite tė tjera Krasta punoi me regjisorin tjetėr, Pali Kuken…derisa vendosi tė ikte pėr ca kohė nga Tirana (shkoi tė Londėr pėr tė punuar nė BBC). E ndėrsa Krasta iku, Ardit Gjebrea kthehet nga mėrgimi i tij nė Itali. Dhe merr menjėherė nė duar botėn e spektaklit. Krah Pali Kukes e nisi kėtė pėrpjekje derisa ia mori mirė dorėn prezantimit tė njė spektakli (me Telebingon Kombėtare). Bashkė me Pali Kuken realizoi dhe festivalin e tij "Kėnga magjike". Ndėrkohė kthehet nga Amerika edhe regjisorja Vera Grabocka. Pas kėsaj, Gjerbrea do t'i largohej Kukes, pėr tė nisur mė tej punėn e tij me Grabockėn. Ndodhi, ēuditėrisht qė nė kėto kohė Adi Krasta rikthehet nė Shqipėri. Njė dyshe tjetėr u krijua…Kuke-Krasta. Lidhjet u ngatėrruan. Ai qė nė fillim kishte bashkėpunuar me Grabockėn u lidh nė fund me Kuken, ndėrsa ai qė nė fillim kishte punuar me Kuken, u lidh nė fund me Grabockėn. Ata qė e njohin shumė mirė shoku-shokun, tani janė pashmangshmėrisht pėrballė njėri -tjetrit. Gjebrea -Grabocka dhe Kuke-Krasta kanė nė duar projektet e tyre tė mėdha, tė cilat me sa duket, do tė realizohen nė tė njėjtėn kohė pėrpara syrit tė spektatorit. Tė parėt (pra Grabocka-Gjebrea) po pėrgatiten pėr festivalin "Kėnga Magjike", tė dytėt (pra Kuke-Krasta) po punojnė pėr Festivalin e madh tė fundvitit. Tė parėt po punojnė pėr njė shfaqje tė sopranos Inva Mula, tė dytėt do tė dalin nė transmetim me spektaklin "Ethet…" Lufta mes tyre ndihet, edhe pse nuk duket e hapur.



    (Publikuar me 11 Nentor 2002)

  8. #8
    Marin_Grupi
    i/e ftuar
    Poh sa shume paske shkruar aty moj Enkela, e kopjove gje kundi apo e krijove vete?

  9. #9
    Si ide eshte e bukur.
    E kam ndjekur cdo te premte qe jepet.Per nje gje me vjen keq,shumica e te rinjve qe prezantohen te ben te mendosh qe rinia shqiptare ka marr fund.Per mendimin tim duhet te kishte me teper organizim per konkuruesit,dhe jo kush te doje o burra jepi.
    Mire se jane 0 ne te kenduar po bejne dhe si shpirti keq,nuk dalin nga salla pa u pranuar.Une personalisht e shoh per humor se ka skena shume qesharake.
    Tani konkurimi neper rrethe ka mbaruar, dhe besoj se kete te premte fillon spektakli tamam me ata qe kan fituar.

    Shpresoj te dali dicka e bukur.
    :^zilet

  10. #10
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    marin un nuk jam gazetare dhe per ta shkruar ate hartimin e fundit do me duhet 1 muaj .
    e kam marr nga nje faqe interneti. happy:P
    tiransja ashtu si thua ti ehste. po kjo ehste hapi i pare, kjo do te thote se edhe rinia jone do te jete dikushi. kjo ehste hera e pare e nje spektakli te ri dhe niveli i spektaklit mua me pelqen, sepse tu e krahasu me nivelin e jeteses, e te shqiperise, ehste shume mire.
    kjo do te permiresohet (shpresoj).
    me pelqen shume idea e palit edhe e krastes.
    edhe per ate qe the ti , qe kishte shume konkurues e qe nuk dinin te kendonin. por mos harro se ata e bejne te bukur spektaklin. se per ndryshe ai do te ishte shume i merzitshem. pastaj keta jane zgjedhjet e para, a kupton. mund te jene gjymerte. po ma mer mendja se nga fundi do te behen me koprrace.
    ju pershendes.
    kis kis kis
    muaah!

  11. #11
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    Ethet E Se Premtes Mbrma!
    ehste nje emision shume i bukur, sa me shume e interresant behet. prej 2000 te rinjesh kane mbetur vetem 9 persona. per cdo jave do te hiqet nga nje. ai i fundit, do te marre pjese ne nje koncert ne londer, dhe gjithashtu ne kosove.
    un per veten time jam me valmira katanen. ishalla fiton kjo. ka me pas konkurim te madh me anjezen e tiranes.
    po e bejne interesant, sepse per cdo jave do t kete te ftuar. sonte ka pasur el sajed, drieo agllin dhe 5 presantuese lajmesh.
    as njeri nga ju nuk e pa?????

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e edi72
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane - Albania
    Postime
    190
    E pashe dhe me te thene te drejten ''me futi ethet"megjithmend.
    Shume gje e ftohte ishte nata e pare.Eshte per te ardhur keq per regjizorin e nderuar Pali Kuke qe me 10 te rinj nuk arriti te bej dicka "te ngrohte".Gabimi per mendimin tim ishte qe i nxjerr konkurentet nga skena.Ky spektakel per ata eshte dhe fjalen e pare duhet ta kene ata.Nuk eshte ndonje veshtiresi e madhe sikur te jene te ulur ne nje cep te skenes dhe te kene ndonje mikrofon afer vetes per te thene dicka,p.sh njekoment gjate diteve te pergatitjes,etj.
    Per Adi Krasten BRAVO.Eshte shume i pergatitur dhe ate qe ben, mundohet ta bej ne menyre prefekte dhe me shume dashuri.
    Te rinjte konkurues jane me te vertete ne nivel shume te mire duke pasur parasysh qe kendojne live dhe nuk kane eksperience. Ju lumte jurise qe i zgjodhi dhe maestrove qe merren me perpunim e tyre.
    Para pak kohesh mbaroi ketu ku jam une ne Greqi i njejti spektakel "Fame story".Nuk pashe nga ana e konkurenteve ndonje talent te rralle por dita direkt ishte me te vertet nje spektakel i bukur.
    E kunderta ndodh me ne.Kemi talente shume te mire qe ke deshire ti degjosh te gjithe qe ne naten e pare dhe na mungon spektakli i bukur,qe per mendimin tim nuk do ndonje shpenzim me te madh se ai qe eshte bere.
    Shpresoj se do e marri mundimin dikush nga realizuesit ta lexoj dhe te ndryshoj dicka per me mire.
    Edhe dicka.Do ishte mire te shuajne nga dyshemeja e skenes nje A dhe nje + qe kane vene per vendet qe duhet te rri Adi dhe konkuruesi se ngjan shume keq ne ekran.
    Gjithe te mirat
    mos bej ate qe nuk don te bejne te tjeret tek ty.

  13. #13
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    UNa e kam pare...................shume nice eshte..

    me pelqen shume Valmira Katana....sepse

    1.kendon mire
    2.eshte shkodrane
    3.e kam pasur shoqe ne shkoder....hihihihih
    i uroj fat.....edhe qe ajo te fitojne ishalla

  14. #14
    Valmira ska gje ne terezi po te kendoj sic kendoj ket te premte.
    :^zilet

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    they,re gonna be allright if they are gonna make any money,..simple as that..
    mateo

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Edhe une e pashe mbreme spektaklin.
    Ne fakt eshte nje nisme e mire,por ka mangesi,objektive dhe subjektive.Ca nga ato i permendi dhe Edi72.Ose nje pervoje te shkelqyer ka Franca me "Star Academy" ku mund te gjesh elemente qe te pelqejne e t'i pershtatesh me mundesite e spektaklit tone,te cilat nuk kerkojne shpenzime.P.sh te ftohen kengetare,te jepen sekuenca nga provat dhe koha e lire e pjesemarresve....
    Dhe per mendimin tim komentet e jurise ne javet e meparshme ishin te pranueshme,por qe mbreme, takimi i konkuruesve me jurine duhet te behet jashte spektaklit.Si?Duke pare interpretimet ne kasete e duke komentuar.Dhe komentet mund te behen ne transmetim direkt sigurisht,pse jo te nesermen e spektaklit.
    Ne pritje te neteve te nje spektakli me te mire.
    Dhe kam besim se po duke patur parasysh aftesite e Adit dhe te Kukes.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  17. #17
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    un pra edi e kam pa me gjithe interes nga filii dhe deri ne fund.
    nuk mund ta mohoj faktin se anjeza do marri kete gare. por un shpresoj ne ndonje mrekulli, dmth kisha dasht me fitu valmira.
    e dini si do kishte qene me i mire spektakli??
    po te kishi frmuar nje grup e jo vetem nje solo artist. u know??

  18. #18
    TATAJA Maska e DON_Endri
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Divizioni 44, Batalioni ''Qef-Rehat''
    Postime
    78
    E ke llafin ta kishin bere si ''Postars the Rivals''? Edhe ajo eshte ide e lezetshme, ndoshta ne te ardhmen do ta bejn ku i dihet.
    Passwords are like underwear. Change yours often........Don't share yours with your lover.

    TaTaJa

  19. #19
    ShKoDrAnE 4 EvA Maska e S@r@
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Postime
    29
    Enkela me thane qe emisioni eshte shume i bukur dhe qe konkurojne shume shkodrane> une per vehte pej tifo per Rosela Gjylbegun s e kam njoft
    When one door of happiness closes, another one opens; but often we look so long at the closed door that we do not see the one which has been opened for us......

  20. #20
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    po a e pat edhe ate smaja me duket, kishte ze shume te mire, por ajo ike sepse e kishte zanin e ngjirur. ajo kendoj dhe kishte za.
    tashti votave nuk i dihet, se kushdo mund te fitoje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  3. Ethet e se Premtes!!!
    Nga Pyes_Lotin nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 11-04-2003, 13:20
  4. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56
  5. Faqe te erreta te LNCL.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •