Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 154
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"

    Jezusi: Legjendė, gėnjeshtar, lunatik apo hyjni?

    Sot do marr pjese ne nje seminar ne York University ne Toronto me titullin si me lart. Kemi nje 'speaker' qe ka nje MA ne Religious Studies nga University of Toronto. Nqs keni pyetje [jo shume tendencioze] qe mund ti parashtroj shkruani ketu.

    Pyetja ime ka te beje me besueshmerine e Ungjijve dhe sidomos pacavures te quajtur Ungjilli sipas Gjonit[me pak i besueseshem se sa 3 ungjijte e tjere], pasi eshte ky Ungjill qe informon teologjine e percartur te Trinise se Shenjte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KVS : 18-07-2006 mė 11:20 Arsyeja: +

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pacavuret Qafir ruaji per dicka tjeter e jo per ungjijte.

    Megjithate, marifetet i ka bere Keshilli i NICEAS, prej nga ku ka dale dhe Bibla. Ti Qafir do beje mire te hapje nje teme per Keshillin e Niceas. Kush qe Ariusi ? Kush qe Athanasiusi ? Cfare pa Konstantini ne qiell(nese ka pa gje apo ka pa drunin) ? etj etj e jo te merresh me Jezusin.

    Trinia e shenjte ka lindur nga keshilli i Niceas ne lindje, dhe nga shkrimet e Augustinit ne Perendim. E para e trajton trinine e shenjte si ... te shenjite dhe per ate aresye Ariusin e qeruan orthodhokset. Ne nje fare menyre kot flasim per persekutim te katolikeve, sepse persekuptimi ka fillu shume me pare qysh ne keshillin e Niceas, prej nga ku doli dhe Bibla e manipuluar apo jo nga dora njerezore. Fakti eshte qe nese ne besojme teresisht ne nje Trini hyjnore dhe vetem ne fjalen hyjnore, atehere cfare te bejme me kete Bibel te kompiluar nga disa prifterinj dhe nje Perandor ?

    Pergjigjet jane te shumta, llogjika duke pranuar trinine e shenjte te con ne pyetje dhe labirinte pafund, qe njerezve u ka kushtuar jeten ne te kaluar, por edhe ne te tashmen ndodh kjo gje. Kisha Katolike ka filluar te shperbehet ne shume aspekte, nuk di a eshte mungesa e nje lideri te forte tani qe Papa ka mberthif ne shume aspekte(pa i mohuar rrolin qe ka patur ne renien e komunizmit, hapjen e dialogut me orthodhokset pas gati 1000 vjetesh etj), apo eshte fakti qe njeriu tashme ka arritur te gjeje interpretime te ndryshme kontradiktore dhe madje origjinale (si librat e Nostikeve psh) etj etj.

    Nje nga pyetjet nese Jezusi eshte thjeshte profet, dhe se kur ai thote qe tek ati shkoni nepermjet meje ka patur ne mend fjalen dhe jo veten e tij si nje "Zot", eshte se "Pse eshte bere ky marifet i Trinise dhe hyjnizimi ne keto permasa gjiganteske ?"

    Nje nga pergjigjet eshte se nje Jezu Krisht "familjar" i martuar, tokesor dhe jo hyjnor do sillte thjeshte nje vazhdim direkt te drejtperdrejte te Judaizmit, ose Krishterimi nuk do dilte si dicka e vecante por si ne kuader teresisht te Judaizmit. Gjithashtu Krishti familjar sjell implikime te shumta, ne aspektin te nje Krishterimi jo-teresisht-hyjnor, por nje Krishterim familjar, pra nuk ka kufinj te caktuar, dhe nese nuk ben x y z vritesh apo nuk shkon ne parajse, por merr permasa me njerezore feja, cfare do bente dhe interpretimin e saj te mos vononte 1500 vjet me Religiogeschistiche Schule dhe shkollat e ndryshme te saj por te fillonte menjehere. Kjo do sillte nje pushtet teper te vogel te te dyja Kishave ne keto 2000 vjet, e deri tani tek Kisha Lindore sidomos. Mendo thenien e madhe te Nietzsches, "Feja esht platonizem per masat", dhe ketu ai ka pas ne mend Krishterimin, sepse as qe behet fjale per mesimet e tija nese dikush i manipulon ato dhe i hyjnizon pa asnje te drejte.

    * Nje nga pikat kryesore qe nuk morra parasysh siper eshte trajtimi i ringjalljes se Krishtit ne aspekt Teologjik, Historik e Shkencor qe fut implikime te tjera ne kete debat.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Sot do marr pjese ne nje seminar ne York University ne Toronto me titullin si me lart. Kemi nje 'speaker' qe ka nje MA ne Religious Studies nga University of Toronto. Nqs keni pyetje [jo shume tendencioze] qe mund ti parashtroj shkruani ketu.

    Pyetja ime ka te beje me besueshmerine e Ungjijve dhe sidomos pacavures te quajtur Ungjilli sipas Gjonit[me pak i besueseshem se sa 3 ungjijte e tjere], pasi eshte ky Ungjill qe informon teologjine e percartur te Trinise se Shenjte.
    Ungjilli sipas Gjonit, konsiderohet pacavure nga ata qe nuk besojne dhe qe nuk jetojne dashurine e vertete.
    E tille eshte dashuria, disa i verbon dhe iau ben cdo gje pacavure, ndersa te tjere, u jep drite te perjetshme.

    Sa per Perendine, Ai e ka shpallur vete veten e tij, dhe ashtu sic thote Remarku :"Ne Bibel nuk me trembin gjerat qe nuk kuptoj, por ato qe i kuptoj!" Ai eshte nje "ateist shembullor".
    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  4. #4
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Ungjilli sipas Gjonit, konsiderohet pacavure nga ata qe nuk besojne
    LOL...ti sikur thua qe mosbesimi eshte dicka e keqe moj zonje. Ta them une c'eshte e keqja: besimi i verber. Por qe te 'ndricohesh' kap nje liber nga historiania Elaine Pagels prej Harvard University te titulluar "Beyond Belief: The secret Gospel Thomas" qe te mesoc ca me teper mbi "the elevated Christology of the Gospel of John".

  5. #5
    *MaēokjaVogel*
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Postime
    111
    Jezui: Genjeshtar, Lunatik, apo Hyjni
    Te gjith kan opinionin e vet..mos beni debat kot!
    Un per vete nuk besoj... thjesht sepse e kam me te lehte ta shpenzoj kohen time me fakte, e jo me "ka thene zoti... eshte e shkruar... eshte gjynaf..eshte sin... Un besoj ne shkence dhe ne FAKTE!!!!!!!!!!!!!!
    Dhe te tjere besojn ne nje kries me superiore se ne dhe atyre i shkon ashu.. mu per vete s'me shko.. kshuqe ajo s'eshte pytje!
    se po te jet per fakte asnjeri s'mund ta vej ne prov ..s'mund te tregoj qe zoti egziston, Prandaj quhet BESIM!!
    dhe te gjith duhet te respektojn mendimin e njeri-tjetrit!

    xOxO, Dina
    Peace!

    I'm like a bottle of wine..... I keep getting better with age!!!!

    ..................... **Smooches**....................

  6. #6
    Mosbesimi eshte dicka e keqe pasi te ben te ngushte ne menyren se si i interpreton ungjijte. Ungjijte jane shkruar per ata qe thyejne krenarine dhe perqafojne vepren qe kreu Jezus Krishti ne kryq.

    Persa u perket historianeve ka plot qe kane mbaruar Harvardin dhe qe kane shkruar shume libra, secili me interpretimin dhe kuptimin e vet. I mbetet lexuesit te gjeje te verteten. Une e kam gjetur timen.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Pyetja ime ka te beje me besueshmerine e Ungjijve dhe sidomos pacavures te quajtur Ungjilli sipas Gjonit[me pak i besueseshem se sa 3 ungjijte e tjere], pasi eshte ky Ungjill qe informon teologjine e percartur te Trinise se Shenjte.

    O Qafir

    qe te arrish ti (me kaq siguri), edhe cdo kush tjeter ne kete forum, te besh nje pohim te tille, do te thote se ti, po ashtu sikurse titulli i TEMES (qe merret me Krishtin), ose JE NJE QE E KE THEKUR KRISHTERIMIN skaj me skaj E DI CDO GJE, teori e kundra-teori, teza e kundra-teza, e ke lexuar gjithshka, OSE ti JE ende BUDALL, po le pa permendur emertimet e tjera shqipe...., e ky term (BUDALL) nuk eshte epitet qe te jepet (per te ofendu), POR eshte nje MENYRE e TE QENIT (me bisht) i YTI, e keshtu qe njeri nuk ka se si te ofendohet per ate CKA ESHTE!



    Cila nga keto Dy mundesi te tako ty me shume per chance?


    A e kupto dot fatkeqsine e fshatarve qe sa me shume mendojne se studiojne aq me shume injorant arroganta behen?


    ----------------



    doktrina e Trinise ka baza nga te kater Ungjijte pa perjashtim.
    Se sa i besueshem eshte Joani, ti, nqs do ta dish, mund te hapesh tema konkrete e ta sfidosh (se nuk te leshon njeri FATUA... , as nuk te vret, sic e hongri Baba Faje Martaneshi ka tolerantet bektashione )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 26-01-2005 mė 19:50

  8. #8
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Question

    Perpara se te perdoren fjale si "Genjeshtar, Lunatik apo Hyjni" une do te pyesja:

    A ka ekzistuar ne te vertete ky person, Jezusi i Nazaretit?

    p.sh. per Nazaretin nuk ka asnje fakt historik qe ka ekzistuar para shekullit 1 te eres sone.

    Gjithashtu Dhjata e Vjeter nuk e permend ASNJEHERE Nazaretin .. Libri i Joshua (19) qe permban vendosjen e fiseve nuk e ka asnjehere te permendur..

    Nqs Nazareti nuk ka ekzistuar ne momentin e duhur, atehere a ka ekzistuar ky person, Jezusi?


    Sa per Perendine, Ai e ka shpallur vete veten e tij, dhe ashtu sic thote Remarku :"Ne Bibel nuk me trembin gjerat qe nuk kuptoj, por ato qe i kuptoj!" Ai eshte nje "ateist shembullor".

    eshte Mark Twain.

    e ke idene se ne cfare sensi eshte perdorur?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 27-01-2005 mė 00:51
    Prektora

  9. #9
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Sidoqofte, pa u marre me marrinat emocionale te Semi-narrativistit, po ju bej nje rezyme te seminarit:

    Folesi ne kartviziten e tij shkruan: Profesioni: Apologjist. Pasi na beri nje ekzpoze te bazuar ne apologjistin C.S. Lewis dhe Josh McDowell ku opcionet mbi Jeshua bar Jozef ishin ato qe parashtroi C.S. Lewis ne vepren e tij seminale "Mere Christianity" (Jesus is either Lord, Liar or Lunatic) plus nje L tjeter (Legjende) na shpjegoi pse, sipas atij, te gjitha L-te me perjashtim te L-se per Lord nuk kishin ***** te rrinin.

    Opcioni Legjende:

    *Na dha nje liste te gjere referencash jashte-biblike me citate nga Rromake, Greke e Hebrej kontemporane te Jeshuas si: Tacitus, Claudius Jozefus etj etj qe flisnin se Jeshua ka pas jetuar vertet

    *Opcioni 'Genjeshtar':
    Ajo qe tha mund te permblidhet ne "Jeshua s'kishte asnje motivacion per te genjyer pasi kostoja eshte e larte" gjegjesisht humbja e jetes.

    *Lunatik

    Ky ishte opcioni me interesant. Nuk shpenzoi shume kohe mbi kete opcion.

    *Hyjnor:

    Ketu perseri ja futi me Kristologjine e Gjonit duke na thene se ne Hebraisht titujt "Meshiakh" dhe "bir Perendie", terma reference per Jeshuan, ishin terma qe i atribuhohen vetem Hyjit. Nderkohe kundershtoi veten me vone duke thene se gjate periudhes te qeverisjes te Izraelit nga 'Gjykatesit" atyre u atribuohej termi "Elohim" ...Pra njerezit quheshin Perendi.. Sidoqofte, shkollaret e dine qe tituj si Krisht, e bir Perendie jane tituj per njerez e jo per Perendi..

    Si perfundim, me duhet te citoj Librin e Vajtimeve nga Dhjata e Vjeter "Nuk paska asgje te re nen kete Diell". Cdo pyetje e ka nje pergjigje...dhe s'do mend. Krishterimi ka 2000 vjet qe ekziston e cdo gje eshte marre ne konsiderate.

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    Perpara se te perdoren fjale si "Genjeshtar, Lunatik apo Hyjni" une do te pyesja:

    A ka ekzistuar ne te vertete ky person, Jezusi i Nazaretit?

    p.sh. per Nazaretin nuk ka asnje fakt historik qe ka ekzistuar para shekullit 1 te eres sone.

    Gjithashtu Dhjata e Vjeter nuk e permend ASNJEHERE Nazaretin .. Libri i Joshua (19) qe permban vendosjen e fiseve nuk e ka asnjehere te permendur..

    Nqs Nazareti nuk ka ekzistuar ne momentin e duhur, atehere a ka ekzistuar ky person, Jezusi?

    eshte Mark Twain.

    e ke idene se ne cfare sensi eshte perdorur?

    Qe Jezusi ka ekzistuar si person kjo nuk eshte ne diskutim mendoj une. Vetem te jet ndryshu krejt 100 % historia e antikitetit. Ti siper i referohesh vendlindjes qe eshte ne fakt nje debat shume i madh historik, se ku ka lindur Jezusi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Muhamedit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-06-2015, 09:29
  2. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  3. Logjika historike dhe pėrmasa tejhistorike
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •