Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589

    Futbolli, dhe kënaqësia e të qënit TIFOZ.

    Lexojeni me vemendje edhe shikoni videot.

    Futbolli eshte sporti me i bukur qe un kam luajtur, edhe bej tifozllik, jam tifoz i çmendur i As.Roma edhe Fk.Partizani, kam qejf qe nje dite kur te coj femijet e mi ne stadium per te pare ndeshje te futbollit shqiptar, te jeme ne gjendje ti them cunit tim, se "sot humbem sepse ishim pa fat" ose "kundershtari ishte me superior se neve" jo se humbem ngaqe ndeshja ishte shitur! Djali im duhet ta kuptoje qe ndeshjet nuk shiten, ai duhet te beje tifozllik, ti ngjaje babit vet, ti behet mishi kokrra kokrra kur te shohe skuadren e zemres qe del ne fushe, te ulurase me te madhe kur fiton kampionatin, ti ngjiret zeri duke kenduar himnin e skuadres vet, te luaje futboll edhe vete, madje deshiren e madhe e kam qe ta fus qe te vogel ne ndonje skuader. Kjo eshte deshira ime si tifoz, si lojtar i futbollit.

    Por...

    Nuk shkohet ne Stadium.

    Ne ndeshjen Dinamo Partizani, vajtem te gjith ne stadium me mendimin se do u bente ndeshje e paster, madje kisha lyre edhe koken me ngjyre te kuqe, (SaS) me ka pare.. Patem vajt me deshiren me te madhe, duke u shtyp ne radhe para se te hynim ne stadium, sepse forcat policore kishin ber gardh, edhe po shtypeshim si sardele, ama deshira e madhe per te pare ndeshjen, nuk te behej te ktheheshe mbrapa, do luftoje deri ne fund, deri kur te hyje ne stadium, edhe ashtu beme, u shtypem ne turme, u bem llom nga pantallonat, tutat, djersitem sepse ishte dhe vape, u shtypem u masakruam per ate ndeshje.. edhe per cfar? Per te dale nga stadiumi me lot ne sy, sepse ndeshja ishte e shitur kohe me pare.

    Te gjith qendronin ne heshtje me lot ne sy, tek sa shikonin skuadren e zemres te humbiste ne ate menyre te turpshme, dukej sikur na ishte shemb toka nen kembe, nuk qendronim dot! Dikush ishte me lot ne sy, dikush tjeter i hidheruar ne shpirt, dikush tjeter nuk fliste vetem pinte cigare pa pushim. Kjo eshte e bukura qe te jeshe tifoz, do e pranoja humbjen nese do ishte e paster, jam tifoz, pranoj edhe humbje edhe fitore, por nuk pranoj nje humbje jo te ndershme, JO HUMBJE NE ATE MENYRE. Ajo na vrau.

    Kjo ishte gjeja me e keqe qe na kishte ndodhur, nje finale e atille, ndodh 1 her ne 100 vjet.. edhe shansi jone me i bukur, shkelet me kembe nga disa plehra qe e kan mendjen te leku.

    Futbolli eshte, spektakel, besnikeri ndaj skuadres se zemres, lufte deri ne vdekje te arrish ate qe je lodh gjith kampionatin, futbolli eshte kenaqesi ta luash edhe ta shohesh, edhe te jeshe TIFOZ. Kto jan gjera qe asnje drejtues klubesh ne shqiperi, si ka ne gjak. Ato bejn tifozllik vetem per leket, qe ishalla spital i befshin te gjitha ato leke qe kan fituar nga lotet tane.

    Disa video, per te kuptuar se cfar eshte futbolli, cdo te thote te luash futboll, cdo te thote te jeshe tifoz.


    Shikim te kendshem..







    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ky ka fol tamam per futbollin shqiptar. Ja cfar duhet te jete futbolli, jo si eshte.
    Ky eshte FUTBOLL
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    kjo e funit shume e lezetshme
    rrime tu bo tifozllik per te hujt.

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    rrime tu bo tifozllik per te hujt.
    Eshte koha qe futbolli shqiptar te ndryshoje, cdo tifoz duhet te mos shkele ne shkallet e stadiumit, deri kur kta qelbsira donatore, te respektojne te drejtat e tifozeve. Futbollin duhet ta ndryshojme ne, e them NE QE JEMI TIFOZE, kur asnje mos te shkoje ne stadium, atehere kta qelbsira do detyrohen te largohen nga futbolli shqiptar, te cilin e kan poshteruar nga menyrat me te ndryshme.

    PARULLA ESHTE: ASNJE NE STADIUM.

    Nese ne te ardhmen duam te shohim futboll ne nivele Boterore, atehere kta vemje qe po shkaterrojne futbollin shqiptar, duhen ndaluar qe sot.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    E ke pershkruar ne menyren me te mire ndjenjen e nje tifozi. Bravo Apollyon

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    E ke pershkruar ne menyren me te mire ndjenjen e nje tifozi
    Te dyja i kam, edhe Tifoz, edhe Lojtar.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Tema të Ngjashme

  1. Kënaqja me All-llahun [subhanehu ve teala]
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 19:18
  2. Pse ndodhin fatkeqësitë natyrore?
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 27-11-2005, 22:21
  3. Rregullat e reja të forumit - (Futbolli)
    Nga Bledari në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 09:00
  4. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 18:44
  5. Kokodhima, Futbolli dhe... tritoli
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-06-2003, 13:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •