Shqiperia etnike

Tema: Shqiperia etnike

  1. murik said:

    Shqiperia etnike

    Lexoni kete artikull,dhe me thoni se c'fare ndjeni pasi keni perfunduar leximin?
    Une personalisht ndjej turp per qeveritaret aspak patriot qe kemi ne ne Shqiperi,dhe respekt dhe dashuri per kosovaret dhe camet.










    FAQE E PARE


    LAJMET E DITES


    REKLAMA


    ARSHIVA


    KUSH ESHTE KORRIERI


    KONTAKT



















    Zgjidh Tropoje Berat Burrel Durrės Elbasan Fier Gjirokastėr Kavajė Korēė Krujė Kukės Laē Lezhė Librazhd Lushnje Pėrmet Peshkopi Pogradec Sarandė Shkodėr Tepelenė Tiranė Vlorė Puke Has Mallakaster Kolonje







    Powered by Shqiperia.com





    --------------------------------------------------------------------------------

    NJE KOSOVE E VOGEL ne plazhin e Durresit
    E Hene, 17 Korrik 2006
    REPORTAZH Qyteti-port, eshte kthyer ne mozaikun qe perben Shqiperine etnike. “Drenica”, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Gjakova”, “Gostivari”, jane vetem disa prej emrave te lokaleve dhe hoteleve. I bazuar mbi nje lidhje tejet te forte patriotike, plazhi tashme, shqiptaro-kosovar i Durresit, nuk mund te shperfille modernizmin dhe aq me teper, tendencat qe vijne nga Karaibet

    Alket ALIU

    DURRES - Ne qofte se ka nje vend ku Shqiperia dhe Kosova jane bere nje, ky padyshim eshte plazhi i Durresit. Simbioza aq e enderruar qe nga viti 1913, atje eshte bere realitet. I nisur ne vitet e para te pluralizmit, me permasa te vogla, tashme turizmi patriotik ka marre permasat e nje eksodi biblik. Kosovare dhe maqedonas, e konsiderojne Durresin si nje “Meke” turistike. Ne plazhin e qytetit-port, mund te dallosh lehte mozaikun qe perben Shqiperine etnike. “Drenica”, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Gjakova”, “Gostivari”, jane vetem disa prej lokaleve, ku mund te gjesh pjaten e preferuar nga keto treva. I bazuar mbi nje lidhje tejet te forte patriotike, plazhi shqiptaro-kosovar i Durresit nuk mund te shperfille modernizmin dhe aq me teper, tendencat qe vijne nga Karaibet.

    ***

    Rreth shtylles se ndricimit, ne mesin e reres se sektorit “Hekurudha” mbi nje bar kashte te tipit xhamajkian, valevitet flamuri dykrenor. Aty mund te porositesh te gjitha cocktail-et e Karaibeve, por edhe ai me i famshmi i njohur si “Cuba libre”, te serviret ne gote me nje flamur kuqezi…

    Ne keto 15 vite te hapjes se mundimshme te Shqiperise, ne plazh ka ndodhur nje metamorfoze e vertete. Kosovaret e pakte te fillimit te viteve ’90, ishin luks per kedo ne Shqiperine e varfer. Mungesa e industrise hoteliere, i detyronte ata te trokisnin dere me dere, per te siguruar nje dhome kundrejt pageses ditore prej 5-10 markash gjermane. Tashme situata ka ndryshuar. Jane banoret e plazhit ata qe sapo shohin nje makine me targa te Shqiperise etnike, i bejne me shenje per te ndaluar, duke i ofruar nje garsoniere, e cila tashme vlen nga 5-10 euro ne dite, me refrenin e njohur: “A doni banese?”.

    ***

    Vera ne plazh, puneson qindra persona. Piktore rruge, shites ambulante, fshatare me kuaj e gomere te ngarkuar me fruta e perime te stines. Mungojne vetem arrat e kokosit, por ne nje qyteze qe pretendon te jetoje me turizmin patriotik, nuk jane te nevojshme. Dikush ben tatuazhe ne plazh. Simbolet shqiptare jane me te preferuarat. “Turisteve i pelqen t'i japin kuptim diteve te tyre dhe tatuazhi eshte nje nder zgjidhjet per t'i kujtuar gjate pushimet”, shprehet Iliri, nje tatuator ambulant. Diku me tutje, nje ambulante qe ka instaluar nje poligon sportiv mbi rere, ka gjetur nje zgjidhje mjaft origjinale per te afruar klientet. Objektivat ne shenjester, jane te larmishem, qe nga vajzat supersexy, deri te kasapi i Ballkanit, Sllobodan Milloshevic. Imazhi i ish diktatorit serb, eshte veshtire te dallohet, pasi goditjet e pushkeve sportive, e kane telendisur ish njeriun e forte te Serbise, te cilit pothuajse nuk i dallohet me fytyra.

    ***

    Plazhi i tejmbushur gumezhit deri ne pasditen e vone, nderkohe qe baret, pabet e diskotekat e nates, te ofrojne nje realitet rinor deri ne te pakten 2 pas mesnate. Ky eshte Durresi gjate tre muajve te veres, pak Shqiperi e pak Kosove.

    Ndersa diplomacia e Tiranes perpelitet per t’i dhene kuptim termit “pavaresi e kushtezuar”, ajo e Prishtines qendron fort ne pozicione te palekundura dhe Beogradi perpiqet te binde boten se dy shtete shqiptare jane teper ne Ballkan, ndersa kabinetet evropiane mundohen te hedhin ndonje hap perpara pa prishur qejf me njeri, ne shezlonget e plazhit buze Adriatikut muri i Berlinit eshte shperbere prej vitesh…

    NE VITIN 1994

    Pushtimi qe nisi me “Drenicen” dhe lufta e UCK

    Dikush e ka quajtur “Lidhja shqiptare e Prizrenit”, te tjere e cilesojne “Meka” e shqiptarizmit, ku prej vitesh mblidhen patriote dhe ish-luftetare, nga Australia ne Kanada. Ne vitin 1994, “Drenica” nuk ishte vecse nje restorant i vogel, si shume te tjere me tej, ne sektorin “Hekurudha” te plazhit te Durresit. Ndonese pronaret e saj ishin te njohur per aktivitetin e tyre patriotik ne Kosoven qe qeverisej nga Serbia, asnje prej vellezerve Kapiti, nuk mund ta imagjinonte se cfare rendesie do te merrte per lirine e Kosoves, ai lokal i vogel qe priste e percillte mijera pushues, te ardhur nga pertej kufijve.

    Rekrutim ne UCK

    Nga 1 prilli deri ne 12 qershor 1999, “Drenica” u shnderrua ne qender te mobilizim-rekrutimi te UCK-se dhe njekohesisht ne qender te pritjes, shperndarjes dhe akomodimit te te debuarve nga territori i martirizuar. Gjate luftes, ka sherbyer edhe si vend i takimit te ushtareve me familjaret e tyre dhe si qender e rendesishme informacioni per ata qe kerkonin familjaret e humbur apo per gazetaret e huaj qe e kishin stacionin e pare te qendrimit ne Shqiperi.

    Lufte dhe per evropianet

    Restoranti i vogel, ishte pike orientimi edhe per luftetare te kombesive te tjera si skoceze, finlandeze, suedeze, gjermane, franceze, italiane etj te cilet erdhen vullnetarisht te luftonin ne Kosove, te indinjuar nga krimet serbe qe kishin pushtuar ekranet e televizioneve perendimore. “Ishin shume te tille”, kujton njeri prej vellezerve Kapiti, Skenderi. “Nje pjese dhane jeten per lirine e nje populli me te cilin u vellazeruan vetem duke e njohur nga ekranet televizive. Te shumte ishin edhe ata qe mobilizoheshin nga Shqiperia per flamurin kuq e zi”.

    RREFIMI I DURRSAKUT CAM

    “Une cami, i rekrutuar nga urrejtja ndaj Milloshevicit”

    Gencian Ademi eshte banor i Shkozetit, nje lagje periferike e Durresit. I emigruar ne Itali qe ne moshen 16 vjecare, Genti e mbaroi shkollen e mesme ne shtetin fqinje dhe ishte ne vitin e trete te deges se inxhinierise elektronike ne Universitetin italian te Cagliarit, kur trupat e Miloshevicit, po masakronin Kosoven. “ Ne ate kohe isha ne Mynih, ku punoja per nje firme elektronike”, kujton Genti. “Organizatore te ndryshem kosovare, mblidhnin ndihma per rezistencen dhe fillova edhe une, te sakrifikoj nje pjese te rroges sime. Atje kishte edhe nje zyre, per regjistrimin e atyre qe kishin vendosur te merrnin armen ne dore dhe nje dite, vendosa te shkoj edhe une. Nuk i kam treguar asgje familjes sime, sepse nuk doja te merakoseshin. Diten qe mberrita ne portin e Durresit kam pare rastesisht edhe babane. Malli me digjte, por iu fsheha, sepse nuk doja qe te me pengonin ne vendimin qe kisha marre. Vetem kur me sollen te plagosur ne spitalin Ushtarak te Tiranes, prinderit e mi e moren vesh se isha ushtar i UCK-se. Nena qante dhe babai nuk pushonte se me puthuri, e duke me thene shpesh “Hallall buka, bir”.

    Ne betejen e Koshares vetem tre ushtare, nga 31 qe kishte skuadra e Gencianit, nuk e provuan plumbin ne trup. Genciani u plagos ne doren dhe kemben e majte nga goditjet e nje snaiperi serb dhe tani ka veshtiresi ne levizje e lodhet shpesh, por nuk eshte i penduar per vendimin e asaj dite te larget. Kur e pyet se sa i veshtire ishte ai vendim, ai buzeqesh. “Une jam cam me origjine. Kosova me dukej si Cameria, ndryshonte vetem koha dhe hasmi. Me dukej se po luftoja per token ku lindi im ate.”

    “Drenica”, si u shnderrua ne nje monument historik

    Qe nga viti 1999, “Drenica” eshte shnderruar ne nje monument historik. Luftetaret e UCK-se, kalonin serish nga restoranti i vogel ne rrugen e kthimit drejt perendimit. Vit pas viti ktheheshin serish, kesaj radhe si pushues. Vellezerit Kapiti, vendosen qe nje nder dhomat e tij ta kthejne ne nje muze te atyre diteve te zjarrta. Eshte i vetmi muze privat ne Shqiperi dhe ndoshta me i vizituari. “Vetem gjate tre muajve te veres ketu kemi mbi 600 vizitore ne dite” thote Naim Kapiti. “Arrijne ne mbi 50 mije ne vit, pasi shume kosovare vijne sikur edhe per te bere nje foto ne vendin nga ku njerezit niseshin te luftonin per Kosoven pa e ditur nese do te mund te ktheheshin serish. Vizita te shumta kemi edhe nga nxenesit e shkollave, te cilet vijne te organizuar me autobuze gjate gjithe vitit”.

    Nje monument ne mermer te kuq e te zi, me nje ushtar te UCK-se e me nje mbishkrim me shkronja te arta, te kujton sakrificen e madhe njerezore. “E kemi ngritur vete edhe monumentin” thote Naimi. “Ndonese mbishkrimi ka te shkruar ne fund “Bashkia Durres”, ky institucion ka dhene vetem lejen per ngritjen e tij. Por edhe per kaq duket se politika shqiptare eshte penduar, pasi vetem tre muaj me pas eshte leshuar urdhri per shembjen e tij. Ne 4 maj 2004 ate qe nuk e bene dot tanket serbe ne Kosove u munduan ta bejne fadromat e ndertimoreve me sulmin e paprecedent ndaj “Drenices” e cila u shpetua vetem fale sensibilizimit te opinionit publik nga mediat”.

    Politika jone, bojkot total “Drenices”

    Asnje politikan i larte shqiptar, nuk e ka vizituar “Drenicen”. Ne librin e muzeut kane hedhur firmat e tyre kryeparlamentari i Kosoves, Kole Berisha, komandanti i zonave operative te Kosoves Sami Lushtaku, publicisti i njohur Baton Haxhiu, ish kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve shqiptare Xhevahir Spahiu. Gjithashtu dhe perfaqesues te KFOR-it, NATO-s, ambasadave te huaja, gazetare e publiciste nga te dyja anet e kufirit, intelektuale te shquar. Por asnje nga “baballaret” e kombit shqiptar, nuk e ka vizituar simbolin e luftes se fundit shqiptare te shekullit te njezete. Politika shqiptare e ka pare si mish te huaj dhe asnje nuk e ka perkrahur, as gjate krizes kosovare. Ganiu, me i vogli i vellezerve Kapiti, shprehet se “Jo vetem qe na lane totalisht te vetem, por mundoheshin te na sabotonin me te gjitha menyrat e mundshme. Ndersa Evropa hapte korridore per furnizimin e ushtrise Kosovare, shteti shqiptar na bllokonte qe ne portin e Durresit, duke mos lejuar kalimin e materialeve ushtarake apo te prapavijes, te destinuara per ne front. Cdo kamion apo kontejner, e kemi nxjerre nga porti ose me force ose me para”.

    Nuk dihet fati i muzeut te pare privat

    Fati i “Drenices” muzeut te pare privat ende nuk eshte caktuar, pasi megjithese prej vitesh jane bere te gjitha percapjet, statusi i muzeut ende nuk eshte miratuar. Gani Kapiti tregon per “Korrierin” se jane bere mbi 15 kerkesa pa asnje rezultat. “Pergjigjet e dhena nga Mejdani dhe Meta ia kane kaluar per kompetence Bashkise se Durresit, nderkohe qe kjo e fundit thote se “nuk ka personel qe ta mirembajme”. Kemi provuar ne te gjitha menyrat, duke marre persiper edhe mirembajtjen, duke deklaruar se jemi gati t’ia dhurojme shtetit shqiptar por asgje. Tani presim nga qeveria Berisha nje sinjal interesimi per kete muze privat qe mund te kthehet ne kombetar”.

    TE VECANTA

    Australiani qe luftoi dhe per Sadamin

    Interesant eshte rasti i australianit Davids, i cili u mobilizua krahas ushtareve te UCK-se dhe forcave te Aleances ne Kosove, pjesemarres edhe ne betejen e famshme te Koshares. Pas kthimit ne Australi, ai ka shkuar serish te luftoje ne Irak. Por kete radhe, perkrah forcave te Sadamit, kunder te njejtit koalicion, ne krah te te cilit ishte ne Kosove. Davids nuk eshte se e njihte shume gjeopolitiken. Ai thoshte gjithmone se shkonte te luftonte perkrah atyre qe benin nje lufte te drejte.

    Italiani u vra per UCK-ne

    Askush nuk e dinte se si e kishte emrin e vertete italiani trupvogel te cilin te gjithe e therrisnin “Kobra”, per shkak te tatuazhit me gjarprin mitik, qe kishte te stampuar ne trup. Ka luftuar per jave te tera ne radhet e UCK-se, derisa nje plumb e goditi per vdekje ne zonen e pashtrikut. Trupi i “Kobres”, eshte percjelle me nderimet me te medha nga luftetaret e Kosoves dhe i shoqeruar deri ne aeroportin e Romes, i mbeshtjelle me flamurin kuqezi.

    Serbet, si donin te inflitroheshin

    Krahas vullnetareve, te “Drenica” mberrinin shpesh edhe agjente serbe, qe tentonin te infiltroheshin ne radhet e UCK-se. “I njihnim nga theksi, pasi sado mire qe e flisnin shqipen, perseri dallonin nga kosovaret” thote Ganiu. “Kemi kapur 8 te tille, te cilet ia dorezonim autoriteteve shqiptare, por nuk di se cfare eshte bere me pas me ta. Mund te kishte edhe shume te tjere qe ia dilnin te na e hidhnin, por ne nuk kishim struktura inteligjente dhe SHIK-u nuk na ofronte kurrfare ndihme.”










    Sa here keni dashur te kerkoni mendim per dicka dhe pergjigjet ose kane qene te turbullta ose indiferente. Sa here jeni munduar te hapeni per ceshtjet tuaja personale, por keni patur frike se do paragjykoheni. Une jam Miss Metropol dhe me konsideroni shoqen tuaj.

    Mund te shkruani duke klikuar ketu

    ose
    ne adresen ask@revistastil,com

    ose Bulevardi Deshmoret e Kombit, Kullat Binjake, kulla I, A10

    Shume prej pyetje/pergjigje do te botohen ne revistes Stil, te tjerat mund te lexohen online ne kete rubrike duke klikuar me poshte




    © Copyright 2001-2004 Korrieri. Te gjitha te drejtat e rezervuara. Termat e perdorimit Powered By WebPhotoPro
     
  2. Maska e biligoa

    biligoa said:

    ti je ne r-s

    rrofte shqiperia e bashkuar
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
     
  3. Maska e biligoa

    biligoa said:
    murik hahaha qe ke lind per inat te vetes dhe te te tjereve
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
     
  4. Maska e Qafir Arnaut

    Qafir Arnaut said:
    Te shumte ishin edhe ata qe mobilizoheshin nga Shqiperia per flamurin kuq e zi”.
    Sa u mobilizuan nga Shqiperia? Me sa kam pare une, kush ka qene prej Shqiperise eshte mobilizuar jashte saj.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
     
  5. Maska e beni33

    beni33 said:
    rroft shqiperia e tnike
     
  6. Maska e Jack Watson

    Jack Watson said:
    Citim Postuar mė parė nga goldlizou Lexo Postimin
    We will hold four different contests before and during the 2008 Worldwide Invitational: the machinima, fan art, costume and [url=https://www.thepowerlevel.com]wow gold[/AME]! You will now find information about all of them on our dedicated contest information page including detailed rules, participation instructions, and prize lists!
    Di gjo njeri se cfar synimi kan kto lloj postesh, se i shof edhe neper tema te tjera?

    Dmth shkrujn anglisht pa lidhje, me duket si copy paste.
    Life's too short to remove USB safely.