Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15

Tema: cun mula

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2007
    Postime
    11

    cun mula

    amun te flasin kush per cun mulen apo keni frig sin kohen e komunizmit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    kemi frike si ne kohen e komunizmit...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    O Hotjan,

    Besoj se mund te shkruash cdo gje per te.

    kshu qe vazhdo!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    E Humbur Maska e elsaa
    Anėtarėsuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin

    Po ky ngaqe nuk di per vete po na pyet ne
    Burrat Udhėheqin Botėn, Ndėrsa Gratė Udhėheqin Burrat

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga elsaa Lexo Postimin
    Po ky ngaqe nuk di per vete po na pyet ne
    Epo hotjan, qe s'di per bajraktarin e vet

    ti psh ke ke bajraktar,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    E Humbur Maska e elsaa
    Anėtarėsuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Epo hotjan, qe s'di per bajraktarin e vet

    ti psh ke ke bajraktar,...lol
    Une kam Bajram Beg Currin , Mit Sokolin, Jah Salihin, Sali beri.... etj etj
    Burrat Udhėheqin Botėn, Ndėrsa Gratė Udhėheqin Burrat

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Historia tragjike e fisit tė famshėm tė bajraktarėve tė Hotit e Malėsisė sė Madhe, tė kryesuar prej Ēun Mulės tė cilėt luftuan nė krye tė malėsorėve kundėr serbo-malazezėve.
    HISTORI SHKODRANE
    - Ded Gjo' Luli
    - Masakrimi i Marash Vatės
    - Vrasja e Gjelosh Lulit
    - Lekė Vojvoda i Dukagjinit

    Familja e Ēun Mulės, prijsit tė Hotit e Malėsisė sė Madhe
    Njė nga ato familje tė mėdha qė ka nxjerrė burra tė shquar dhe ka bėrė emėr tė madh nė historinė e Shqipėrisė, ėshtė dhe familja e Ēun Mulės apo siē njihet ndryshe Bajraktari i Hotit dhe i Malėsisė sė Madhe. Qė nga shekulli i XV-tė kjo familje ka qenė e pėrmėndur gjithmonė nė Veriun e Shqipėrisė, pėrkrah familjeve Zogolli tė Matit, Gjonmarkajve tė Mirditės, Kaloshėve tė Dibrės dhe Mulosmanėve tė Krasniqes. Sipas disa gojdhėnave dhe dėshmive tė ndryshme, historia e kėsaj familje apo mė saktė e fisit tė Bajraktarėve tė Hotit dhe Malėsisė sė Madhe njihet qė prej dymbėdhjetė brezash dhe njė nga tė parėt e trungut tė saj ka qenė Luc Gjori.

    Po kėshtu thuhet se ky person ishte ai qė fitoi dhe mori parinė e Bajrakut tė Hotit, tė cilėn e trashėgoi mė pas dhe fisi i tij brez pas brezi deri nė mesin e shekullit tė kaluar. Luc Gjori e fitoi tė drejtėn tė mbante Bajrakun e Hotit dhe Malėsisė sė Madhe pasi u shqua pėr guxim dhe trimėri tė rrallė nė Luftėn e Tivarit nė Malin e Zi. Po kėshtu nga pozita e Bajraktarit qė u fitua prej Luc Gjorit, ajo familje kishte tė drejtė tė pėrfaqėsohej nė krye tė vėndit nė kuvendet e ndryshme qė mbaheshin nė Shqipėrinė e Veriut dhe bashkė me fisin tė ishin si udhėheqės (flamurtarė) nė krye tė luftrave qė zhvilloheshin nė atė krahinė dhe zonat pėrreth. Nisur nga tė drejtat e detyrimet qė i jepte posti i Bajraktarit shtėpisė sė tij, Luc Gjori krijoi Beslidhjen e Malėsisė sė Madhe pėr tė bėrė tė mundur mbrojtjen e krahinės dhe bajrakut tė tij nga situatat e vėshtira qė krijoheshin herė pas here. Njė nga kushtet e para qė u vu dhe u pranua nė atė Beslidhje tė krijuar prej Luc Gjorit, ishte dhėnia e besės pėr ndalimin e ēdo vrasje, grabitje apo gjakmarrje brenda krahinės, gjė e cila u mbajt nga tė gjitha fiset e Bajrakut tė Hotit dhe e gjithė Malėsisė sė Madhe. Pas Luc Gjorit, njė nga figurat mė tė njohura dhe mė tė famshėm tė asaj familje i cili ka bėrė emėr tė madh jo vetėm nė krahinėn e tij por nė tė gjithė Veriun e Shqipėrisė, ka qenė dhe Ēun Mula i cili u lind nė vitin 1818-tė. Sipas tė drejtės zakonore tė sanksionuar nė Kanunin e Maleve, Ēun Mula trashėgoi parinė e Bajrakut qė kishte pasur familja e tij dhe u vu nė krye tė malsorėve duke i udhėhequr ata me trimėri e besnikėri nė luftrat e shumta qė u zhvilluan nė atė krahinė kundra forcave serbo-malazeze dhe atyre turke.

    Po kėshtu nga dėshmi tė ndryshme rezulton se Ēun Mula tė ketė marrė pjesė si ushtar i Perandorisė Osmane nė luftrat e Krimesė dhe Moresė. Nisur nga emri i madh qė krijoi Ēun Mula nė atė krahinė, nė vitin 1878 paria e Hotit dhe e Malėsisė sė Madhe e zgjodhi atė si pėrfaqėsues tė saj nė Kuvendin e Lidhjes sė Prizrenit qė u mbajt mė dhjetė qershor tė atij viti nėn kryesinė e Iljaz Pashė Dibrės (Qokut). Nė kėtė kuvend, Ēun Mulės iu caktua edhe funksioni i Komandantit tė forcave vullnetare ushtarake pėr gjithė Malėsinė e Madhe. Njė nga betejat mė tė mėdha qė udhėhoqi Ēun Mula, ku dhe u shqua pėr guxim e trimėri tė rrallė, ka qenė lufta e Zharnicės, ku ai me malsorėt vullnetarė qė komandonte i theu keqasi forcat ushtarake tė rregullta tė Krajl Nikollės sė Malit tė Zi. Po kėshtu disa vjet mė pas, Ēun Mula luftoi pėrsėri edhe kundra forcave ushtarake tė Perandorisė Osmane, kur ajo doli hapur nė favor tė Malit tė Zi pėr lėshimin e Hotit, Grudės, Plavės dhe Gucisė. Njė nga betejat mė tė njohura qė zhvilloi Ēun Mula kundra forcave turke, ėshtė ajo e zhvilluar nė Bajzė tė Kastratit kundra forcave ushtarake tė Bedri Pashės. Gjatė asaj beteje Ēun Mula kėrkoi mbėshtetjen e kapidan Hodo Beg Sokolit i cili ishte Komandant ushtarak i Veriut tė Shqipėrisė me qendėr nė Shkodėr dhe ai e furnizoi me armatime tė shumta pėr forcat vullnetare qė Ēun Mula i mblodhi nė Postribė, Shkrel dhe Kastrat. Thuhet se komandanti i forcave turke Bedri Pasha, duke e parė tė pamundur pėrplasjen me malsorėt e udhėhequr prej Bajraktarit tė Hotit, tė cilėt ishin tė vendosur tė luftonin me ēdo kush pėr tė mbrojtur tokat e tyre, iu shmang pėrpjekjes sė armatosur dhe i hapi rrugėn Ēun Mulės. Kjo ngjarje asokohe bėri bujė tė madhe aq sa u pėrjetėsua edhe nė kėngėt e folklorin popullor duke u kėnduar me lahutė nga disa breza.

    Nė njė nga ato kėngė ndėr tė tjera thuhet: "Ku po shkon more Ēun Mula / Prej Kelmendi sot u ula / Kam marrė vesht se m'ashtė zanė rruga / M'ashtė zanė rruga me shumicė / Prej Kastrati deri nė Kamicė". Nga ato kėngė tė kėnduara prej malsorėve tė asaj krahine ėshtė frymėzuar dhe Padėr Gjergj Fishta i cili nė veprėn e tij madhore "Lahuta e Malcisė", ndėr tė tjera shkruan: "Vjen Ēun Mula, e vjen Mark Lula / Njeni i Hot e tjetri i Shalė / Tė rrebtė pėr pushkė e tė urtė pėr fjalė". Pėrveē aktivitetit tė tij si prijės ushtarak nė krye tė malsorėve, Bajraktari i Hotit Ēun Mula njihej dhe respektohej edhe si burrė i urtė nė pajtimin e gjaqeve apo ndarjen e gjyqėsive tė ndryshme jo vetėm nė krahinėn e tij por edhe mė gjėrė. Po kėshtu Ēun Mula ėshtė i njohur edhe pėr kontributin e dhėnė nė pajtimin nė mes parisė sė Lezhės dhe bajraktarėve tė Mirditės nė grindjet e tyre tė vazhdueshme pėr caktimin e kufijve nė mes dy krahinave. Nė atė kohė qė ato grindje nė mes dy krahinave ishin acaruar jashtė mase dhe kishin arritur kulmin, kapidani i Mirditės Gjon Markagjoni, me pėlqimin edhe tė bajraktarėve tė Lezhės, e thėrriti Ēun Mulėn, i cili i ndau kufijtė duke i lėnė tė kėnaqur tė dy palėt. Thuhet se ato kufij ku i nguli gurėt Ēun Mula, vazhdojnė tė jenė edhe sot kufijtė qė ndajnė dy krahinat e Lezhės dhe Mirditės qė asokohe kishin probleme tė vazhdueshme me njėra-tjetrėn.

    Ēun Mula vdiq nė vitin 1896 nė moshėn shtatėdhjetegjashtė vjeēare dhe u varros me nderime tė mėdha aty nė trojet e tė parėve tė tij nė krahinėn e Hotit. Pas vdekjes sė Ēun Mulės njė nga burrat e shquar qė nxorri ajo familje ishte nipi i tij Deli Meta i cili u lind nė vitin 1857. Ashtu si tė parėt e familjes sė tij edhe Deli Meta pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e kaloi nė luftra kundra forcave serbo-malazeze. Nga dėshmi gojore tė shumta thuhet se Deli Meta u bė tmerri i serbo-malazezėve nga trimėritė qė ai tregoi nė Luftėn e Qytezės, Nėn-Helmėsit e Grabanicit. Po kėshtu njė nga betejat e famshme ku u shqua Deli Meta ka qenė edhe ajo Koplikut nė vitin 1912 kundėr forcave serbo-malazeze tė cilat kėrkonin qė t'ia aneksonin Shkodrėn Malit tė Zi. Nė kėto luftime pėrkrah Deli Metės luftoi edhe i biri i tij Mul Bajraktari, si dhe Luc Nishi qė ishte prej fisit tė Dedė Gjon Lulit. Pas asaj beteje nė shėnjė hakmarrje forcat malazeze ia dogjėn tri herė shtėpinė Deli Metės nė Hot dhe tri herė Krajl Nikolla i Malit tė Zi bashkė me Mbretin Aleksandėr i kėrkuan atij qė t'ju hapte rrugė nė kėmbim tė florijve dhe gradave, gjė e cila u refuzua nė mėnyrė kategorike nga Bajraktari i Hotit dhe i Malėsisė sė Madhe. Mbasi Serbija dhe Mali i Zi aneksuan gjysmėn e krahinės sė Hotit, Grudės dhe Tuzin, Krajl Nikolla i Malit tė Zi dėrgoi Ministrin e tij tė Jashtėm qė ta bindėte Deli Metėn dhe parinė e Hotit qė tė firmosnin njė deklaratė ku pjesa e mbetur e Hotit tė bashkohej me Malin e Zi. Pėr kėtė gjė Ministri i Krajl Nikollės u propozoj Deli Metės njė shumė tė madhe me florij si dhe grada tė larta, por Deli Meta bashkė me parinė e Hotit e refuzuan me neveri propozimin e ministrit malazez. Thuhet se gjatė njė gostije tė zhvilluar nė Pallatin e Krajl Nikollės ku ishin ftuar oficerėt mė tė shquar tė Malit tė Zi, Krajli i pyeste ata se kush ishin prijsit shqiptarė mė tė rrezikshėm qė u paraqisnin atyre probleme serioze. Pas shumė pėrgjigjieve tė ndryshme tė oficerėve malazezė qė jipnin mendimet e tyre, Krajl Nikolla u drejtua tė pranishėmėve duke u thėnė: "Unė dy vetave ua kam frikėn: Bajraktarit tė Hotit Deli Meta qė ėshtė myslyman dhe qeveris njė krahinė katolike dhe Bajraktarit tė Grudės qė ėshtė katolik dhe qeveris njė krahinė myslymane. Sepse nė rast tė njė konflikti ata tė dy e kanė tė gjithė popullin me vete".

    Me ardhjen e trupave austro-hungarze nė vitin 1916, Deli Meta sė bashku me tė birin e tij Mul Bajraktarin dhe 150-tė burra tė tjerė nga Hoti dhe Malėsia e Madhe u internuan nė Ashah Dynave (afėr Vjenės) ku u mbajtėn deri nė vitin 1918-tė kur mbaroi Lufta e Parė Botėrore. Pas pushtimit fashist tė Shqipėrisė, konsulli italian Meloni i propozoi dy herė Deli Metės qė t'ia ndėrtonte kullat e djegura nė Hot dhe t'i jepte njė shume tė madhe me para, nė kėmbim tė ndjekjes sė politikės sė tij proitaliane nė atė krahinė. Por Deli Meta ia refuzoi nė mėnyrė kategorike atė propozim dhe pas kėsaj autoritetet italiane e internuan atė nė fshatrat e Beratit, edhe pse ai nė atė kohė ishte nė moshėn 92-vjeēare. Deli Meta vdiq nė vitin 1945 dhe trashėgiminė e Bajrakut tė Hotit prej vitesh ia kishte lėnė tė birit tė tij Mul Bajraktarit, i cili ishte shkolluar nė Austri dhe gjatė periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė mbante gradėn e nėnkolonelit.

    Nė gjashtė prillin e vitit 1939 kur u dha lajmi se Italia fashiste po sulmonte Shqipėrinė, Mbreti Zog e thėrriti babanė tim Mul Bajraktarin i cili asokohe mbante gradėn e majorit dhe e caktoi nė detyrėn e komandantit tė forcave ushtarake pėr mbrojtjen e Vlorės. Por ndėrsa Mul Bajraktari nė krye tė forcave tė armatosura qė iu dhanė nėn komandė po pėrgatitej tė nisej pėr nė qytetin e Vlorės, u ndryshua urdhėri dhe Komanda e Pėrgjithshme e Mbrojtjes Kombėtare qė sapo ishte formuar e caktoi atė me detyrėn e Komandantit tė Batalionit "Deja" tė cilit i ishte dhėnė urdhėrin pėr t'u vendosur nė rrėzė tė kodrave tė Shijakut ku ishte dhe vija e dytė e rajonit tė mbrojtjes.

    Babai im Mul Bajraktari nė krye tė forcave qė komandonte sipas urdhėrit tė dhėnė u instalua nė atė vėnd ku qėndroi deri nė pasdreken e shtatė prillit ku forcat italiane e thyen qėndresėn e Batalionit "Deja" i cili ishte i paisur keq dhe me ushtarė tė mobilizuar nė 24 orėt e fundit. Pas disfatės qė pėsoi batalioni i tij, babai sė bashku me disa oficerė tė tjerė u kthyen nė Tiranė ku u informuan se Mbreti me Oborrin e tij dhe njė pjesė tė Gardės ishin nisur pėr nė Korēė". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 72-vjeēari Kastriot Bajraktari, djali i madh i nėnkolonel Mul Deli Bajraktarit qė rrjedh nga familja e famshme bajraktarėve tė Hotit dhe Malsisė sė Madhe tė cilėt pėr disa shekuj udhėhoqėn malsorėt e asaj krahine nė luftrat e tyre kundra forcave turke dhe serbo-malazeze. Po cila ėshtė historia e familjes sė Mul Bajraktarit dhe kush ishin pinjollėt mė tė njohur tė atij fisi tė famshėm nė Veriun e Shqipėrisė? Cilat ishin betejat dhe ngjarjet qė lidhen me emrat e burrave tė asaj familje dhe cilat ishin pėrpjekjet e Krajlit tė Malit tė Zi dhe Mbretit Aleksandėr pėr t'i shmangur ata nga rruga e tyre? Cilėt ishin pasardhėsit e Ēun Mulės tė cilit i ka kėnduar padėr Gjergj Fishta nė "Lahuta e Malcisė" dhe si u persektua familja e nėnkolonel Mul Deli Bajraktarit, pinjollit tė fundit tė kėsaj familje qė trashėgoi dhe mbajti Bajrakun e Hotit e Malėsisė sė Madhe.

    Kush ishte Mul Bajraktari
    Mul Bajraktari u lind nė vitin 1894 nė krahinėn e Hotit dhe ai ishte fėmija e dytė nga tre djemtė e Deli Metės, qė trashėgonte parinė e Bajraktarit tė Hotit dhe Malėsisė sė Madhe. Mul Delia apo siē njihet ndryshe Mul Bajraktari, fėmijrinė e tij e kaloi aty nė trojet e tė parėve dhe mėsimet e para i mori nė qytetin e Shkodrės ku familja e tij kishte miqėsi tė madhe me pjesėn mė tė madhe tė parisė sė vėndit. Lidhur me tė kaluarėn e Mul Bajraktarit, i biri i tij Kastrioti, tashmė nė moshėn 72-vjeēare dėshmon: "Nė fillimin e vitit 1916 kur Muli nuk ishte mė shumė se 22-vjeē, sė bashku me babanė e tij Deli Metėn dhe 150 malsorė tė tjerė nga paria e Malėsisė sė Madhe u internuan nga austro-hungarezėt nė njė kamp afėr Vjenės tė quajtur Ashah Dynave. Nė atė vėnd ata qėndruan deri nė mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore nė vitin 1918-tė, kohė nė tė cilėn u liruan dhe u kthyen nė Shqipėri. Nė vitin 1919-20-tė Mul Bajraktari mori pjesė nė Luftėn e Koplikut bashkė me forcat vulllnetare tė Malėsisė sė Madhe tė kryesuara nga babai i tij Deli Met Bajraktari dhe gjatė asaj beteje atij iu vra dhe shoku mė i ngushtė Luc Nishi.

    Mul Delia, Bajraktari qė u arrestua nga gjermanėt
    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė familjes sė bajraktarėve tė Hotit dhe tė Malėsisė sė Madhe i njohur ndryshe si fisi i Ēun Mulės i cili ėshtė i pėrmėndur edhe nga Padėr Gjergj Fishta nė veprėn e tij madhore "Lahuta e Malcisė". Kjo familje e madhe e bajraktarėve tė Hotit ka qenė e pėrmėndur gjithmonė me fiset e tjera tė njohur tė Veriut tė Shqipėrisė pėrkrah Zogollėve Matit, Gjonmarkajve tė Mirditės, Kaloshėve tė Dibrės dhe Mulosmanėve tė Krasniqes. Ndėr burrat mė tė shquar qė ka nxjerrė ajo familje qė prej tre-katėr shekujsh, pėrmėnden Luc Gjori, Ēun Mula, Deli Meta dhe Mul Deli Bajraktari, tė cilėt janė tė njohur pėr luftrat e tyre kundėr turqve, serbo-malazezėve, italianėve dhe gjermanėve.

    Po kėshtu babai im Mul Bajraktari asokohe mori pjesė dhe nė Luftėn e Kakarriqit kundėr forcave serbo-malazeze tė cilat invaduan kufijtė veri-perendimorė tė Shqipėrisė. Nė vitin 1921 kur plasi revolta separatiste e Mirditės, pėrkrah forcave qeveritare tė komanduara nga Major Preng Jaku qė u dėrguan pėr ta shtypur atė, me urdhėrin e Ministrit tė Brendshėm Ahmet Zogu aty mori pjesė dhe babai im Mul Bajraktari nė krye tė forcave vullnetare tė nisura nga Malėsia e Madhe.

    Gjatė betejave qė u zhvilluan aty mori pjesė dhe njė kolonel austriak i cili u plagos rėndė. Kur e mori vesh kėtė gjė kapidani i Mirditės Gjon Markagjoni, i kėrkoi takim Mul Bajraktarit dhe i tha: "Megjithse jemi nė pozicione tė kundėrta, duke pasur konsideratat ma tė larta pėr fisin e derėn e familjes tuej, po ta dorzoj nė besėn tėnde kėtė kolonel qė tė ma pėrcjellėsh deri nė Arqipeshkvinė e Shkodrės". Muli e mori nė besė kolonelin austriak dhe e pėrcolli deri nė Arqipeshkvinė e Shkodrės, nga ku mė pas ai u dėrgua pėr nė Vjenė. Pėr kėtė nder qė i bėri kolonelit austriak, pėrpara largimit nga Shqipėria ai i dorzoi Mulit nė shenjė kujtimi shpatėn e tij tė cilėn familja jonė e pati ruajtur deri sa ajo u bastits prej partizanėve. Disa vjet mė vonė, nė 1925-ėn, pasi ishte shtypur Kryengritja e Dukagjinit, kryetari i Shtetit Ahmet Zogu e ngarkoi babanė tonė Mulin qė tė shkonte nė Kroin e Bradhė pėr tė kapur Dom Loro Cakėn i cili konsiderohej njė nga organizatorėt kryesorė tė asaj revolte. Sipas urdhėrit qė mori nga Zogu, babai shkoi nė zonėėn e Dukagjinit ku pasi mblodhi parinė e e saj u tha se kishte shkuar aty pėr tė arrestuar Dom Loro Cakėn, sepse qeveria kishte informata tė sakta qė ai strehoej aty.

    Ndonėse kishte marrė atė urdhėr prej Zogut, babai nuk donte ta arrestonte atė dhe foli me tė zotin e shtėpisė ku strehoej Dom Loro Caka duke i thėnė atij qė ta largonte prej andej pasi ai ishte nė kėrkim nga qeveria dhe do vinte dikush tjetėr qė ta arrestonte. Kur u kthye nė Tiranė, Zogu e thėrriti Mulin nė Pallat dhe i tha: "Bajraktar, mė thuej tė drejtėn pse nuk e arrestove Dom Loro Cakėn?" Muli iu pėrgjigj: "Nuk e arrestova se e pashė tė arsyeshme se Dom Lora Caka duhej tė jetonte dhe ju naltmadhėni nuk do tė kishit asnjė dam prej kėsaj". Pas kėtyre fjalėve tė babės, Zogu iu pėrgjigj: "Nuk kam ēka me tė ba o Bajraktar se tė kam mik", kujton Kastriot Bajraktari takimin e babait tė tij Mulit me Zogun pas misionit qė ai i kishte ngarkuar pėr kapjen e Dom Loro Cakės, organizatorit tė kryengritjes sė Dukagjinit tė vitit 1925 e cila ishte financuar nga ana e Beogradit pėr rrėzimin e Zogut. Karriera ushtarake e Mul Bajraktarit Pas vitit 1925 kur Ahmet Zogu urdhėroi Ministrinė e Brendshmė tė ndėrrmerte aksionin e ēarmatimit tė zonave mė tė nxehta tė Shqipėrisė, nė krahinėn e Dukagjinit ai dėrgoi Mul Bajraktarin i cili me sjelljet e tija shumė tė mira e kreu atė detyrė me sukses dhe pa asnjė incident me banorėt e atyre zonave.

    Pas atij misioni karriera ushtarake e Mul Bajraktarit filloi njė ngjitje tė shpejtė, pėr tė cilėn i biri i tij, Kastrioti dėshmon: "Nė vitin 1927 Zogu e transferoi Mulin nė rrethin e Gjirokastrės duke e caktuar nė Rojen Mbretėrore tė Kufirit. Njė vit mė vonė duke qenė nė atė atė detyrė, Muli u caktua si pėrfaqėsues i palės shqiptare nė Komisjonin qė u ngrit asokohe pėr rregullimin e kufirit jugor tė Shqipėrisė me Greqinė. Pas pėrfundimit tė asaj detyre nė vitin 1929 Muli erdhi nė Tiranė pėr tė ndjekur kursin e organizimit tė Rojes Mbretėrore tė Kufirit, tė cilin nėn drejtimin e instruktorėve italianė e pėrfundoi nė vitin 1930-tė. Pas mbarimit tė kėtij kursi dyvjeēar Zogu e emėroi Mulin me detyrėn e Komandantit tė batalionit tė tretė tė Rojes Mbretėrore tė Kufirit nė zonėn e Pogradecit dhe Korēės. Nga viti 1930 e deri nė vitin 1937 qė babai shėrbeu nė kėtė zonė, ai punoi me njė korrektėsi shėmbullore dhe me inisitaivėn e tij ngriti kazermėn e Leskovikut si dhe disa ēezma pėrgjatė kufirit tė cilat u shėrbenin jo vetėm ushtarėve qė ishin aty por dhe banorėve tė atyre fshatrave kufitare. Aty nga viti 1935 ndėrsa Muli po udhėtonte me kalė pėr njė inspektim nė atė zonė kufitare qė mbulonte, ai u bė objekt i njė atentati tė organizuar nga jugosllavėt duke u plagosur lehtė nė krah. Atentatorėt u kapėn dhe gjyqi kėrkoi t'i dėnonte shumė rėndė, por me ndėrhyrjen e Mulit ata u dėnuan vetėm me nga tre vjet. Babai ndėrhyri pėr dėnimin e lehtė tė tyre sepse ajo gjė ishte kurdisur nga sekretari shqiptar i Legatės Jugosllave nė Tiranė (Z. P.) i cili u arrestua mė pas. Pėr atė punė shėmbėllore qė bėri nė zonėn e Pogradecit dhe Korēės, Muli u dekorua disa herė nga Mbreti Zog dhe iu dha grada e kapitenit tė parė", kujton Kastriot Bajraktari lidhur me karrierėn ushtarake tė babait tė tij Mulit

    7 Prill 1939, lufton nė Shijak
    Pas njė karriere ushtarake tė suksesėshme tė Mul Bajraktarit, aty nga fillimi i vitit 1938 Mbreti Zog e transferua atė nė qytetin e Durrėsit me detyrėn e komandantit tė portit detar ku ai punoi deri nė fillimin e vitit 1939 kur u caktua pėr tė ndjekur kursin e perfeksionimit tė oficerėve nė Tiranė i cili do tė drejtohej nga instruktori francez Andrea De Leo. Lidhur me kėtė periudhė, Kastriot Bajraktari dėshmon: "Muli nuk arriti qė ta pėrfundonte dot kursin e perfeksionimit tė oficerėve qė u hap nė Tiranė nė fillimin e vitit 1939 pėr arsye se ai u mbyll prej agresionit ushtarak qė Italia ndėrrmori ndaj Shqipėrisė. Nė paraditen e gjashtė prillit tė vitit 1939, Mul Bajraktarit iu ngarkua detyra e komandantit tė forcave ushtarake dhe rezerviste pėr mbrojtjen e Vlorės. Por ndėrsa ai po bėhej gati qė nė krye tė forcave qė komandonte tė nisej nė drejtim tė Vlorės, Komanda e Pėrgjithshme e Mbrojtjes Kombėtare e porsaformuar e ndryshoi urdhėrin dhe ngarkoi atė me detyrėn e Komandantit tė Batalionit "Deja", tė cilit iu ngarkua detyra luftarake tė pėr tu vendosur nė Kodrat e Shijakut ku ishte dhe rajoni i dytė i mbrojtjes i frontit tė luftės. Sipas urdhėrit tė dhėnė nga komanda eprore, babai im Mul Bajraktari me forcat ushtarake qė komandonte u instalua nė Kodrat e Shijakut ku qėndroi deri nė pasdreken e shtatė prillit ku forcat e shumta italiane qė zbarkun nė Durrės udhėtuan nė drejtim tė Tiraanė duke e thyer qėndresėn e Batalionit "Deja"i cili ishte i paisur keq nga ana e armatimeve dhe me ushtarė tė rekrutuar vetėm nė 24 orėt e fundit.

    Pas disfatės qė pėsoi ai batalion, babai sė bashku me disa ushtarakė tė tjerė u nisėn nė drejtim tė Tiranės dhe prej aty nė drejtim tė Korēės ku ishin nisur mė parė karvani i automjeteve qė shoqėronin Mbretin Zog dhe njė pjesė tė Oborrit Mbretėror", kujton Kastriot Bajraktari lidhur me agresionin fashist tė shtatė prillit tė vitit 1939 ku babai i tij Muli u caktua me detyrėn e komandantit tė Batalionit "Deja" pėr tė bėrė rezistencė nė Kodrat e Shijakut.

    Mbron trojet shqiptare nė Mal tė Zi
    Mė datėn nėntė prill tė vitit 1939 kur Ministri i Oborrit i Mbretit Zog lėshoi njė komunikatė qė tė gjithė oficerėt e Monarkisė dhe nėnpunėsit tė ktheheshin nė vendet e tyre tė mėparshme edhe Mul Bajraktari me shumė oficerė tė tjerė u kthyen nė Tiranė. Nė atė kohė Komanda e Pėrgjithshme e Ushtrisė Kombėtare Shqiptare e emėroi Mulin me detyrėn e Komandantit tė Rojes sė Financės nė qytetin e Durrėsit. Lidhur me kėtė Kastriot Bajraktari dėshmon: "Edhe pse u caktua nė atė detyrė, organet e SIM-it nisėn hetimet ndaj tij duke e cilėsuar si njė nga oficerėt qė kishte kundėrshtuar me armė zbarkimin ushtarak nė Durrės. Ndėrsa ai ishte futur nė listat e atyre qė do internoheshin tė cilat kishin shkuar nė Romė pėr aprovim, i erdhi urdhėri i transferimit pėr nė Sarandė ku ishte caktuar komandant kompanije. Babai u detyrua ta pranonte atė detyrė, pėr arsye se nė atė kohė babėn e tij dhe gjyshin tonė Deli Met Bajraktarin qė ishte nė moshėm 84-vjeēare, autoritetet fashiste e kishin internuar nė fshatrat e Beratit. Pas tre muajsh Mulin e thėrritėn nė Tiranė ku dhe i komunikuan lirimin nga detyra ushtarake. Nė atė kohė i detyruar nga nevoja ekonomike pasi babai kishte nė ngarkim familjen prej nėntė vetėsh, ai u muar me tregti. Gjatė kėsaj kohe atij i propozuan qė tė shėrbente me gradėn e majorit nė Milici, por ai nuk pranoi. Po kėshtu ai refuzoi edhe detyrėn e Prefektit nė Kosovė dhe funksionin e kėshilltarit Koroprativ.

    Aty nga fillimi i vitit 1942 ai ra nė kontakt me persona antifashiste dhe bashkė me ta u angazhua qė tė organizonin nė njė lėvizje tė Malėsisė kundra forcave pushtuese italiane. Nė kuadėr tė kėsaj lėvizje asokohe ai pati kontakte tė vazhdueshme me Arqipeshkvin e Shkodrės Monsinjor Gaspėr Thaēin dhe Patėr Anton Harapin. Aty nga fillimi i vitit 1943 forcat ēetnike dhe ato partizane tė Titos ishin organizuar nė formacione ushtarake tė rregullta dhe ishin afruar nė kufijtė e Veriut tė Shqipėrisė me synim pėr tė rimarrė Ulqinin, Tivarin, Hotin, Tuzin dhe Grudėn. Malėsia e Madhe duke pasur parasysh Masakrėn e Bihorit ku u masakruan 5000 shqiptarė, u alarmua dhe nė mėnyrė qė tė mos pėrsėritej mė ajo vendosi qė tė mbrohej. Nė mbledhjen qė u organizua nė Malėsinė e Madhe pėr kėtė gjė, u caktua Mul Bajraktari si kryetar i saj dhe atu u zgjodh njė delagacion prej 50 vetash qė nėn kryesninė e Mulit do tė vinin nė Tiranė pėr tė kėrkuar armė. Pas njė organizimi qė bėri Mul Bajraktari, autoritetet italiane i dhanė atij 2500 armė pėr Malėsinė e Madhe dhe 500 tė tjera ia dhanė Prenk Calit pėr mprojtjen e Kelmendit. Nė atė kohė qė Muli mori armėt dhe organizoi forcat vullnetare tė Malėsisė sė Madhe, nė zonėn Reē-Lohje-Rrjoll ishin grumbulluar ēetat nacionaliste dhe ato partizane tė nacional-ēlirimtares. Autoritetet italiane i dhanė dy herė urdhėr Mulit qė t'i sulmonte ato forca, por ai nuk pranoi me asnjė kusht. Ndėrsa Muli ndodhej nė Tuz, ai iu dha urdhėr forcave tė tija qė tė mos luftonin nė zonėn e Reēit kundėr partizanėve e nacionalistėve ku i kishin dėrguar italianėt me forcė. Si rezultat i refuzimit tė forcave qė komandoheshin nga Muli, italianėt pėsuan disfatė nė Reē ku lanė 25 tė vrarė dhe 50 tė plagosur. Nė shenjė hakmarrje ndaj kėsaj humbje, Koloneli Klementis e arrestoi Mulin dhe e mbajti pėr 20 ditė nė burgun e Distrellos nga ku u detyrua ta lironte pas ndėrhyrjeve tė shumta tė miqve tė tij dhe kėrkesave tė vazhdueshme tė vullnetarėve qė Muli kishte nėn komandė", kujton Kastriot Bajraktari pėrpjekjet e babait tė tij Mulit nė mbrojtjen e viseve shqiptare nė Mal tė Zi tė cilat mė pas ranė pėrsėri nė duart e serbo-malazezėve.

    Internohet nga gjermanėt
    Pas kapitullimit tė Italisė ndonėse Mul Bajraktari mbante detyrėn e Komandantit tė Kufirit Verior me gradėn e nėnkolonelit, si nacionalist qė ishte bashkėpunoi ngushtė me misionet angleze qė ishin nė Veri pėr tė organizuar rezistencėn kundėr forcave gjermane. Lidhur me aktivitetin e Mul Bajraktarit nė atė kohė, i biri Kastrioti dėshmon: "Duke e ditur influencėn e Mulit nė gjithė Malėsinė, komandanti gjerman i Gestapos, majori Husding qė ishte nė Shkodėr i propozoi atij qė nė krye tė njė fuqie prej 2500 forcave vullnetare tė kryente njė operacion nė Vlorė dhe nė Korēė, por Muli e refuzoi. Po kėshtu ai u thėrrit nė Tiranė ku iu propozua detyra e komandantit tė forcave tė Operacionit tė Dimrit tė cilėn ai pėrsėri e refuzoi. Pas kėsaj mė 27 prill tė vitit 1944 majori gjerman Hofman Husding nxorri urdhėrin e arrestimit pėr Mulin i cili nė fillim u dėrgua nė Prizėren dhe mė pas nė kampin e Prishtinės. Pas tre muajve qė e mbajtėn nė Prishtinė, Mulin e dėrguan nė kampin Kerstoplatz tė Vjenės nė Austri, nga ku ai u lirua vetėm me ndėrhyrjen e forcave aleate anglo-amerikane dhe atyre sovjetike. Mė pas ai shkoi nė Itali ku qėndroi nė kampin e Rexhio-Emilias deri nė vitin 1947. Nė atė kohė me ndėrhyrjen e Mbretit Zog, bashkė me 35 ish-ushtarakė tė tjerė ai u lirua prej andej dhe shkoi nė Siri ku i gjithė grupi i oficerėve u inkuadruan nė ushtrinė Siriane po me gradat qė kishin pasur nė Shqipėri. Nė vitin 1949 bashkė me ushtarakėt e tjerė ata u pushuan nga shėrbimi ushtarak dhe nė atė kohė ai mbeti nė gjėndje mjaft tė keqe ekonomike. Nė vitin 1951 Shefit i Zbulimit Jugosllav, Ēedo Mijoviē i propozoi Mulit pėr tė shkuar nė Jugosllavi dhe tė merrej me organizimin e emigracionit antikomunist qė ai tė ndėrhynte ushtarakisht nė Shqipėri. Pasi u konsultua me Mbretin Zog, Muli iu pėrgjigj atij me kėto fjalė: "Me armėt dhe me gradat e Jugosllavisė unė nuk mund ta sulmoj atdheun tim Shqipėrinė". Babai im Mul Bajraktari vdiq nė Damask tė Sirisė nė vitin 1952 dhe vetėm pas shėmbjes sė diktaturės komuniste, nė vitin 1994, me ndihmėn e diasporės shqiptare tė SHBA-sė eshtrat e tij u sollėn nė atdhe dhe sot ato prehen aty nė Hot tek vorret e tė parėve tanė" , e pėrfundon rrėfimin e tij Kastriot Bajraktari, djali i madh i Mulit i cili sė bashku me vėllanė Melekun e katėr motrat Lirien, Bukurien, Teftėn e Dritėn vuajtėn pėr shume vjet tė internuar nė kampet e Myzeqesė. Internimi i tyre erdhi pasi regjimi komunist i Enver Hoxhės babanė e tyre Mul Deli Bajraktarin e kishte shpallur armik tė popullit edhe pse fotografia dhe emri i tij ndodhen edhe sot nė parcelėn e ish-tė burgosurve tė kampit gjerman Kerstoplatz nė afėrsi tė Vjenės.

    marre nga: shkoder.net
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  8. #8

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2007
    Postime
    11

    pershendetje

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Epo hotjan, qe s'di per bajraktarin e vet

    ti psh ke ke bajraktar,...lol
    shiko ktu shoku un edi shum mir se ke kam bajraktar se jam vet prej ders te cun muls po deshta me ju kujtua atyne ce shkrujn per historin e malsis se ai qe eka ba at histori asht ken cun mula e kur u futa inat en forum pash dica te shkrueme per malsin me bani pershtypje se nuk upermente kun emni i cun muls e per at thash se vetem en kohen e komunizmit aken mohua historia e shpis teme me respekt hotjani

  10. #10
    fading way
    Anėtarėsuar
    24-01-2008
    Postime
    42
    flm per postimin Alproud
    senseless universe!? maybe!

  11. #11

    ka ma shum Historija e Malsis se veq Cun Mulen

    Citim Postuar mė parė nga iliro Lexo Postimin
    flm per postimin Alproud
    Mr. Hotjani pse pyt per Histroin tane ma mire e ke me pyt per historin e ni vendit tjeter se veq per veti. Ti po e din historin a veq deshte mena tregua se je prej Cun mules. Me fal por nuk ka lan kan mrapa Cun Mula se. Sot Mali i Zi po i vret gra, plaq e femi. E tahs dy vite jan ne burg 11 burra Malsor dhe nuk po ban gja Cun mula i soti. E te lutem mos u mbaj i madhe sidomos me situaten ne Malsi. Me respekt. Shqipja e Malit.

  12. #12
    humble
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Ani kur shkodra kje nenshtru turqis fizikisht e kulturalisht (u ba pothujse komplet musulmane) bac Mula ka pas than "Nuk jam shkodra per me u korite/ jam Malsia pushk me qite"
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  13. #13
    humble
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Citim Postuar mė parė nga Hotjani Lexo Postimin
    shiko ktu shoku un edi shum mir se ke kam bajraktar se jam vet prej ders te cun muls po deshta me ju kujtua atyne ce shkrujn per historin e malsis se ai qe eka ba at histori asht ken cun mula e kur u futa inat en forum pash dica te shkrueme per malsin me bani pershtypje se nuk upermente kun emni i cun muls e per at thash se vetem en kohen e komunizmit aken mohua historia e shpis teme me respekt hotjani
    O hotjan nip juji jam un dhe simas Kanunit nipi per daj pushk qet ...
    Mos na raft me u harrua Historia...
    Zoti u shtoft rodin u majt ner e erz per cdo grykholl e xhublet...
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e satmir
    Anėtarėsuar
    20-11-2012
    Postime
    2
    O njerez po pse ngaterroheni per paraardhesin tim ju....

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e satmir
    Anėtarėsuar
    20-11-2012
    Postime
    2
    O Shqipe Dedvukaj nuk kupton ti,,,kan ikur kohet e lufterave tani,,,edhe ata 11 burra per dicka jan fut aty sepse nuk jan fut,,,po te mos kishte qene per Cun Mulen dhe Ded Gjo Lulin ne do te kishim qene ne territorin malazez tani,,por ju nuk dini se cfare eshte historia vetem flitni kot bla bla bla
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga satmir : 20-11-2012 mė 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •