Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    mbi nje pikture te Xhamise se "Ethem Beut" - Tirane

    - Ilir Bushi

    "Si u bë tabloja më 12 maj të vitit 1944"


    --------------------------------------------------------------------------------

    "Ishte data 12 maj e vitit 1944, kur ofeceri gjerman Hans Klemerich, 24 vjeç, hoqi xhaketën e uniformës ushtarake dhe nxori penelatat për të pikturuar Xhaminë e Ethem Beut". Kështu tregon histronë e trashëguar prej xhaxhait të tij, arkitekti i njohur shqiptar Zhani Canco. Duke dhënë detaje të atij mëngjesi, Zhani vijon: Hansi vendosi veglat e tij të punës artistike pikërisht në vendin ku sot ndodhet shatërvani. Pasi punoi për një kohë mbi telajon që kishte përpara, Hansi kërkoi që pranë xhamisë të vendosej edhe një pajton, i cili tërhiqej nga një kalë. Punën kryesore e mbaroi për rreth 1 orë, por më pas vazhdoi të bënte rregullimet dhe hedhjen e ngjyrave në mënyrë më të spikatur. Sapo e mbaroi pikturën ai e çoi atë në librarinë "Argos" e cila ndodhej pranë kinema "Partizanit". Aty ishte shitës Dhimitër Canco, i cili kishte hapur librarinë e parë të kryeqytetit, (1929), ku shiteshin mjaft revista e gazeta bashkëkohore e të huaja. Atë ditë Hansi komunikoi me librashitësin në gjuhën frënge. Piktura qëndroi aty shumë ditë e javë, ndërkohë që deri në fund Hansi nuk u kthye ta merrte më atë. Nuk dihet saktësisht nëse piktura është lënë si kompensim i ndonjë libri që ka marrë Hansi në librari, apo thjesht si dhuratë simbolike për librashitësin". Këtu e përfundon rrëfimin e tij, arkitekti Zhani Canco, i cili shpreson të bjerë ndonjë ditë në gjurmët e piktorit të madh gjerman.




    --------------------------------------------------------------------------------

    Sipas dokumentacioneve, më rezultoi se Hansi mund të ishte gjerman, francez, austriak ose armen, sepse gjermanët mobilizuan edhe shumë të huaj

    Arkitekti Zhani Canco tregon detajet e kërkimit 10-vjeçar


    Aventura ime për të gjetur gjermanin e pikturës



    Pikturën e mbante prej vitesh në shtëpi xhaxhai, im Dhimitër Canco, por pas vdekjes së tij (viti 90), vepra ndodhet në shtëpinë time dhe unë kam shumë kohë që kërkoj të gjej autorin e saj".

    Kështu e nis tregimin e tij arkitekti Zhani Canco, në lidhje me veprën "Xhamia e Ethem Beut", e cila është pikturuar nga oficeri gjerman Hans Klemerich. Duke treguar detaje nga kërkimet e deritanishme Zhani thotë se aktualisht ish-oficeri nazist duhet të jetë rreth 85 vjeç. "Xhaxhai më ka thënë se atëherë piktori ishte 23-24 vjeç dhe, sipas llogarive, i bie që ai të jetë mbi moshën 80-vjeçare", shton arkitekti.

    Kërkimet
    "Sapo mora pikturën në shtëpi më bëri përshtypje të madhe talenti i këtij piktori të huaj, i cili atëherë ndodhej në Shqipëri si ushtarak i lartë i nazistëve. Për këtë arsye unë u vura në kërkim të identitetit të tij dhe më lindi dëshira që ta takoja". Kështu tregon Zhani Canco i cili mendon se një artist që ka krijuar këtë kryevepër, padyshim që pas 45-ës me talentin e tij, duhej të ishte tepër i njohur në Europë. Më tej Zhani tregon disa prej rezultateve që i kanë sjellë këto kërkime. "Qysh në fillim përcaktova shtetësinë e ushtarakëve gjermanë që ndodheshin në Tiranë më 1944. Sipas dokumentacioneve, më rezultoi se Hansi mund të ishte gjerman, francez, austriak ose armen. Kjo, sepse gjermanët atëherë mobilizuan edhe shumë ushtarakë të tjerë nga vendet fqinje që arrinin ti pushtonin". Për këtë gjë Zhani thotë se "fakti që komunikonte në frëngjisht hedh dyshime për mundësinë e shtetësisë së tij franceze", (Alsaza-Lorena). Kjo e vështirësoi shumë kërkimin dhe gjetjen e piktorit.

    Rastet
    Megjithatë, deri tani rezultati konkret është ky: Në Dyseldorf ndodhet një varr me emrin Hans Klemerich, vdekur më 1993, në moshën 78- vjeçare. Në Vjenë gjendet një ish- ushtarak që mban këtë emër dhe që ka luftuar në trevat ballkanike, por mosha e tij është 90 vjeç dhe asnjeri prej të dyve nuk ka shfaqur ndonjëherë prirje piktori. Ndërkaq, në Mynih gjendet një ish-ushtarak i lartë i cili nuk mban këtë emër, por ka hapur disa ekspozita pikture dhe ka moshën fikse 83- vjeçare dhe ai ka qenë pjesëmarrës në ngjarjet ballkanike të vitit '44. Përveç kësaj, në numëratorin telefonik të Mynihut ekziston edhe një emër i tillë, por që nuk i korrespondon piktorit, as si moshë dhe as si profesion. Nga ana tjetër në Francë dhe Armeni, askush nuk ka njoftuar për gjetjen e emrit të tij. Faktikisht arkitekti Zhani Canco ka kërkuar në të gjithë rajonin dhe nëpërmjet miqve të tij të shumtë vazhdon të interesohet për t'a gjetur. "Jam i sigurtë se në personalitetin e tij qëndron një talent i vërtetë", thotë Zhani. Por njëkohësisht me kërkimet e pasuksesshme, Zhanit kanë nisur t'i shfaqen dyshimet e para: ose ka vdekur, ose ka ndërruar emrin. Në të dy rastet, sipas tij do të kishte lënë si kujtim veprën artistike.

    Përfundimi
    Në lidhje me emrin, Zhani ka filluar të zhgënjehet qysh kur këtë emër e ndeshi tek një 30 vjeçar nga Berlini. Kësisoj, ai beson se do të mund ta gjejë vetëm nëpërmjet veprës që duhet të ketë lënë Hansi pas luftës. "Sa herë që lexoj nëpër gazetat e huaja për hapje ekspozitash të piktorëve të moshuar, bëj çmos që të gjendem atje, për të pyetur mbi identitetin misterioz të piktorit që adhuroj", thotë Zhani.





    --------------------------------------------------------------------------------
    Në enciklopeditë e huaja nuk ka të dhëna mbi Hans Klemerich

    Në enciklopeditë e artistëve të mëdhenj nuk ka asnjë piktor me emrin Hans Klemerich". Kjo është informata e fundit që ka marrë arkitekti Zhani Canco, pas kërkimeve të tij për identitetin e ish-ushtarakut gjerman. "Por, sipas krahasimeve të artit të Hansit në telajon e xhamisë dhe veprave bashkëkohore duket qartë se kemi të bëjmë me një mjeshtër të vërtetë të penelit", thotë Zhani. Sipas tij, një talent i përmasave të tilla do të kishte dalë patjetër në pah me veprat e tij të pasluftës. Frika e vetme e Zhanit është, ndofta, një eliminim ose vrasje e mundshme e piktorit gjatë betejës së Myshqetasë, ku dihet se janë vrarë shumë ish-ushtarakë gjermanë. "Në qoftëse Hansi është vrarë qysh në nëntorin e vitit 1944, atëherë harrimi i tij është i kuptueshëm dhe me këtë rast njerëzimi ka humbur një piktor të talentuar", përfundon Zhani.


    gazeta shqiptare

  2. #2
    Fcuk all Maska e No`FeaR
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    218
    vete e ke ber
    ««««W£AR»»»»

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Eni, titulli le per te deshiruar, kur u futa me pa, kujtova se flitej per ndonje afresk, ose tabllo te xhamise ne qender te Tiranes. Sepse i tille eshte titulli : "mbi nje pikture te xhamise.......", kjo te le te kuptosh se piktura eshte "prone" e xhamise dhe jo xhamija "prone" e piktures.
    Pasi kuptova per çfare behej fjale, propozoj ket titull te ri, me te SAKTE:
    "mbi nje pikture (akoma me sakte; nje tabllo, ose nje peizazh) ME xhamine......".
    kjo ben te kuptohet pernjehere, qe eshte piktura qe permban xhamine, dhe jo xhamija qe permban pikturen.

    Tjeter, me sa shoh kjo teme s'ka lidhje me Artin, por me temat informuese ose ato historike.

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  3. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  4. Gjenocidi kundër shqiptarëve
    Nga Fjala e drejte në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •