Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,164
    Postimet nė Bllog
    4

    Reforma fiskale, qeveria ul TVSH nga 20% ne 10%

    Reforma fiskale, tani do ulet edhe vlera e TVSH-sė

    Qeveria po parashikon uljen e tatimit mbi vlerėn e shtuar. Tatimi qė paguhet direkt nga konsumatori dhe qė aktualisht, ėshtė nė masėn 20 pėr qind, pritet tė jetė pjesė e reformės fiskale tė qeverisė. Kjo do tė jetė taksa e tretė themelore e buxhetit tė shtetit qė do tė ulet, duke bėrė kėshtu mė pak tė rėndė barrėn fiskale pėr tė gjithė bizneset. Por ndryshe nga tatimi mbi tė ardhurat, tatim fitimi dhe sigurimet shoqėrore, ulja e TVSH ka impakt direkt te konsumatori. Nga ana tjetėr, zbutja e 20 pėr qindėshit tė TVSH, do tė bėjė tė mundur zbulimin e disa dhjetėra bizneseve nė “hije”, pikėrisht pėr tė shmangur kėtė taksė. Sipas tė dhėnave, deri tani ėshtė kryeministri, i cili po insiston pėr uljen e TVSH. Disa ministra dhe institucione ndėrkombėtare, kanė qenė kundėr kėtij veprimi. Por, efektet pozitive tė uljes sė tatimit mbi fitimin dhe tė sigurimeve shoqėrore, duket se e kanė bindur kreun e qeverisė tė insistojė deri nė fund pėr uljen e TVSH. Edhe pse skeptikė, disa ministra, FMN dhe institucionet e tjera ndėrkombėtare, sot janė tė bindur se vendosja e tatimit tė sheshtė prej 10 pėr qind, pėrgjysmimi i tatim-fitimit, ulja e fortė e masės sė sigurimeve shoqėrore, dhanė efekte pozitive nė buxhetin e shtetit. Nga ana tjetėr, taksa e sheshtė po tregon se shumė biznese nuk po i shmangen mė tatimeve. Insistimi i Berishės pėr uljen e TVSH, ka qenė pjesė e reformės qė do tė ndėrmerrte e djathta pas kthimit nė pushtet. Vetė taksa e sheshtė 10 pėr qind, parashikonte nė fillimet e saj, uljen e tatim-fitimit, nga 20 nė 10 pėr qind, barazimin, pa pėrshkallėzim tė tatimit mbi tė ardhurat nė 10 pėr qind dhe pėrgjysmimin e TVSH nga 20 nė 10 pėr qind. Ndėrkombėtarėt, i bėnė presion qeverisė qė tė provonte vetėm uljen e dy taksave tė para. Rezultatet e deritanishme duket se, kanė inkurajuar kreun e qeverisė tė ndėrmarrė, ndoshta reformėn mė tė madhe fiskale tė vendit, pra uljen e TVSH deri nė 10 pėr qind. E njėjta gjė pritet edhe pėr sigurimet shoqėrore. Reforma e parė e qeverisė ishte ulja e kontributeve pėr tė punėsuarit nga bizneset nga 29 nė 20 pėr qind. Tė ardhurat nga tatimi i punės u rritėn. Kreu i qeverisė po insiston qė edhe kėtė kontribut ta bėjė 10 pėr qind.

    Informaliteti

    Sa mė e lartė tė jetė taksa, aq mė i lartė do tė jetė informaliteti. Nė Shqipėri, kjo shprehje ėshtė mė e qartė se nė tė gjithė vendet e botės. Dihet qė sa mė i madh tė jetė detyrimi fiskal, aq mė i leverdishėm ėshtė ryshfeti pėr ta shmangur atė. Nga janari i kėtij viti, kur tatimi mbi fitimin u bė 10 pėr qind nga 20 qė ishte mė parė, tatimet mblodhėn mė shumė para se sa njė vit mė parė. Duket paradoksale, por bizneset, me uljen e taksės e panė mė tė leverdishme pagesėn e tatimit sesa shmangien e tij. Insistimi i kreut tė qeverisė pėr taksėn e sheshtė i dha rezultatet nė rritjen e bizneseve, qė paguanin tatimin mbi fitimin dhe sigurimet pėr tė punėsuarit e tyre. Raporti i fundit i Tatimeve e tregon qartė se, nė prill janė mbledhur shumė mė tepėr para se njė vit mė parė, kur kėto taksa ishin mė tė ulėta. Sipas Tatimeve, pavarėsisht se tatimi mbi fitimin ėshtė pėrgjysmuar, tė ardhurat pėr kėtė lloj tatimi janė rritur nė shumėn 121 milionė lekė ose nė masėn 101.7%. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore. Sipas Tatimeve, tė ardhurat janė rritur ndjeshėm krahasuar me vitin e kaluar, ku janė arkėtuar rreth 2.8 miliardė lekė mė shumė ose nė masėn 124% pėr katėrmujorin e parė tė vitit 2008, krahasuar me katėrmujorin e parė tė vitit 2007. Tė dyja kėto taksa bėjnė pjesė nė “tatmin e sheshtė”. Rezultatet flasin qartė, qė pėrgjysmimi i tyre, jo vetėm qė nuk uli tė ardhurat nė buxhet por i rriti ato. E thėnė ndryshe, bizneset paguan mė shumė, me taksat e pėrgjysmuara, numri i paguesve u rrit, dhe shumė prej tyre, dolėn nga informaliteti. Ulja e parashikuar, TVSH sigurisht qė do tė bėjė mė tė ulėt shkallėn e shmangies dhe si rrjedhojė pritet tė japė tė njėjtin efekt si dy taksat e tjera, pra rritjen e tė ardhurave nė buxhet. Sipas raportit tė OKB, Shqipėria vazhdon tė jetė mė shumė se gjysma informale. Ulja e taksave, nė kėtė rast e TVSH, do tė ndihmojė nė shmangien e informalitetit. Bizneset qė punojnė nė gri, sigurisht qė do tė kenė interes tė dalin nė dritė.

    Investitorėt

    TVSH ėshtė nė nivelet mė tė larta tė rajonit. Shqipėria ka krahun e punės mė tė lirė nė rajon. Me aplikimin e taksės sė sheshtė, pra tė tatim-fitimit, tatimit mbi tė ardhurat prej 10 pėr qind, tani ka edhe barrėn fiskale mė tė lehtė nė rajon. Kjo sigurisht qė ka sjellė nė rritje, interesimin e investitorėve tė huaj pėr Shqipėrinė. Ulja e TVSH, normalisht do tė ndikonte edhe mė shumė nė rritjen e investimeve. Njė tjetėr ndikim tė pastėr te investitorėt e huaj do tė jepte ulja e sigurimeve shoqėrore. Nga viti 2005 kontributet pėr biznesin u ulėn nga 29 pėr qind nė 20 pėr qind. Kreu i qeverisė po insiston qė ky kontribut tė ulet edhe mė tej. Ulja e taksės sė punės, ndikon direkt nė thithjen e investimeve tė huaja, pasi rentabiliteti i tyre do tė ishte mė i mbrojtur nga taksa e punės. Pra, do ta bėnte krahun e punės nė Shqipėri akoma mė tė lirė.

    Konsumatorėt

    Pavarėsisht fitimeve buxhetore qė mund tė sjellė ulja e TVSH, tė parėt qė pėrfitojnė nga kjo ulje janė konsumatorėt. Tatimi mbi vlerėn e shtuar, ėshtė njė tatim qė paguhet nė finale nga qytetarėt. Ulja e TVSH, do tė thotė direkt ulje e ēmimeve. Ndikimi i saj i pastėr do tė jetė nė faturat e dritave, tė ujit, nė tė gjithė ēmimet nė treg. Kjo ėshtė arsyeja e tretė, qė e bėn kreun e qeverisė tė insistojė nė uljen e kėtij tatimi. Efekti i kėsaj ulje ėshtė gati jetik pėr vendin, nė kohėn kur ēmimet nė tregjet ndėrkombėtare dhe vendase po cenojnė rėndė inflacionin dhe jetesėn. Ulja e insistuar nga kreu i qeverisė, do tė ishte njė zgjedhje e menjėhershme pėr tregun shqiptar dhe konsumatorėt.

    20 per qind
    ishte tatimi mbi fitimin deri nė dhjetor tė vitit tė kaluar. Mė 1 janar ky tatim u bė 10 pėr qind. Sipas tė dhėnave tė Tatimeve, u mblodhėn mė shumė para

    20 per qind
    ėshtė aktualisht vlera e TVSH. Kjo taksė paguhet nga konsumatori, pasi bizneset e rimbursojnė atė nga njėra shitje te tjera. Ulja e TVSH ka ndikim te konsumatori

    10 per qind
    u bė tatimi mbi tė ardhurat personale. Mė parė ai ishte i shkallėzuar sipas pagės, kush paguhej mė shumė, tatohej mė shumė. Tė ardhurat u rritėn me 200%

    29 per qind
    ishte pjesa qė duhet tė paguanin biznesmenėt pėr tė punėsuarit si sigurim shoqėror dhe shėndetėsor. Sot ky kontribut ėshtė ulur nė 20 pėr qind



    Pėrgjysmimi i taksave rrit tė ardhurat nė Tatime


    Pėrgjysmimi i taksave ka rritur ndjeshėm tė ardhurat nė administratėn tatimore. Sipas tė dhėnave mė tė fundit, tė ardhurat tatimore pėr katėrmujorin e parė tė vitit 2008 janė realizuar nė masėn 111.8 pėr qind, ose rreth 3.3 miliardė lekė mbi planin. Pėr muajin prill 2008 ka njė tejkalim prej rreth 515 milionė lekė, ose nė masėn 107.2 pėr qind. Krahasuar me vitin 2007 pėr periudhėn katėrmujore janė arkėtuar mė shumė rreth 8.9 miliardė lekė, ose nė masėn 124 %, ndėrsa pėr muajin prill tė vitit 2008 janė arkėtuar rreth 3.3 miliardė lekė mė shumė se nė muajin prill 2007, ose nė masėn 124.6 %. Tatimi mbi vlerėn e shtuar (TVSH) zė peshėn kryesore tė tė ardhurave nė buxhetin e shtetit. Nė kėtė katėrmujor nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar janė rritur tė ardhurat nė shumėn rreth 2.2 miliardė lekė, ose nė masėn 126.2 %. Nė krahasim me planin, nė majin prill janė arkėtuar 968 milionė lekė mė shumė, ose nė masėn 157,6 %. Tatimi mbi tė ardhurat personale ėshtė njė tjetėr lloj tatimi qė ėshtė rritur ndjeshėm si nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, ashtu edhe me planin. Pėr katėrmujorin e parė tė kėtij viti tė ardhurat tatimore nga ky lloj tatimi janė dyfishuar, pra janė realizuar rreth 3.5 miliardė lekė mė shumė se e njėjta periudhė e vitit 2007, ose nė masėn 209.6 %.


    Qeveria: Do indeksojmė pagat dhe pensionet


    Ēmimet e mallrave ushqimorė po rriten dita-ditės. Ata qė preken mė shumė nga kjo rritje janė familjet buxhetore dhe pensionistėt. Pėrballė njė situate tė tillė qeveria ka premtuar se rritja e ēmimeve do tė shoqėrohet me kompensimin e buxhetorėve dhe pensionistėve nga ana e qeverisė. Sipas drejtuesve tė lartė tė qeverisė, do tė kompensohen tė gjitha kategoritė buxhetore dhe pensionistėt, qė janė prekur nė muajt e fundit nga kėto rritje. Nė korrik sė bashku me rritjen e pagave dhe pensioneve do tė kryet edhe indeksimi i tyre. Indeksimi i tyre mund tė jetė mė i lartė se 3.1 pėr qind dhe kjo pėr shkak tė rritjes masive tė ēmimeve tė ushqimeve. Sipas tė dhėnave mė tė fundit nga Instituti i Statistikave nė vend, inflacioni pėr muajin prill ishte 4.4 pėr qind, duke kaluar kėshtu edhe kufirin e vendosur nga Banka e Shqipėrisė dhe qeveria. Por pėr fakt tė keq rritja e ēmimeve vazhdon. Duke qenė se Shqipėria ėshtė njė vend importues pėr shumė mallra ushqimorė, si pasojė, kriza botėrore e ēmimeve tė ushqimeve ka dhėnė efektin e saj negativ edhe nė tregun shqiptar.


    Biznesi: Nėse ulet TVSH-ja do ulim ēmimet e mallrave


    Ulja e taksės sė TVSH-sė prek drejtpėrdrejt konsumatorėt. Biznesi ka premtuar se nėse Qeveria vendos tė ulė taksėn e tatimit mbi vlerėn e shtuar, atėherė bizneset do tė ulin ēmimet.

    Fabiola Ēela

    Sipas pėrllogaritjeve tė kreut tė Dhomės sė Tregtisė, Gjok Uldedaj, nėse TVSH-ja ulet me 1 pėr qind, pra bėhet 19 pėr qind, ēmimet nė treg do tė ulen me 2 pėr qind. Por nėse qeveria vendos ta ulė nė 18 pėr qind nivelin e TVSH-sė, atėherė ēmimet do tė ulen me 4 pėr qind. Tė kontaktuar nga gazeta dy pėrfaqėsuesit e komunitetit tė biznesit kanė dhėnė reagimet e tyre nė lidhje mė uljen e TVSH-sė, e cila ėshtė njė ndėr taksat kryesore tė arkės sė shtetit, por nga ana tjetėr ėshtė edhe taksa qė ka njė ndikim tė drejtpėrdrejtė tek konsumatori.

    Reagimet

    Pėrfaqėsuesit e biznesit janė shprehur pro uljes sė nivelit tė TVSH-sė, por ata janė shprehur disi skeptikė lidhur me kėtė nismė. Jo pak herė Qeveria ka deklaruar se, do tė ulė nivelin e TVSH-sė, por ky vendim ėshtė kundėrshtuar nga ndėrkombėtarėt dhe pėr rrjedhojė niveli i kėsaj takse ka mbetur i pandryshuar. Por kėtė herė biznesi shpreson qė ndėrkombėtarėt tė jenė dakord me uljen e kėsaj takse. “Jo pak herė Qeveria ėshtė angazhuar qė tė ulė nivelin e TVSH-sė, por kjo gjė nuk ėshtė miratuar nga ndėrkombėtarėt, shpresojmė qė kėtė herė tė jenė dakord. Kjo do tė ishte shumė pozitive pėr biznesin dhe konsumatorėt”, ėshtė shprehur Gjok Uldedaj, kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė. Nė po kėtė linjė ka qenė edhe anėtarja e bordit tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė, Adriana Berberi.

    Ndikimet


    Ulja e nivelit tė TVSH-sė ka njė ndikim pozitiv jo vetėm pėr biznesin, por edhe pėr vetė konsumatorėt. “Ulja e TVSH-sė ka njė impakt goxha pozitiv si pėr biznesin ashtu dhe pėr konsumatorėt. Por nėse Qeveria vendos qė tė ulė TVSH-nė, atėherė duhet tė bėjė dhe njė rishikim tė buxhetit. Ulja e kėsaj takse ka njė ndikim pozitiv pėr biznesin, pasi ul koston e transaksioneve”, ka thėnė Adriana Berberi. Ulja e TVSH-sė ka njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė uljen e ēmimeve tė mallrave ushqimorė. Madje, kryetari i Dhomės sė Tregtisė shprehet se, do tė ishte mė mirė nėse ulja e TVSH-sė do tė ishte nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar. “Unė jam pėr njė TVSH tė pėrshkallėzuar. Nuk ėshtė e nevojshme qė tė ulet TVSH-ja pėr veshmbathjet, por pėr mallrat e konsumit tė pėrditshėm si miell, oriz, sheqer, qė zėnė gati 80 pėr qind tė konsumit tė konsumatorėve. Ulja e TVSH-sė do tė ndikonte nė uljen e ēmimeve tė shitjes”, ėshtė shprehur ai. Sipas pėrllogaritjeve tė tij, nėse qeveria vendos qė ta ulė me 1 deri nė 2 pėr qind nivelin e TVSH-sė, kjo do tė ndikonte qė ēmimet tė uleshin deri nė 4 pėr qind. Pra, ulja e TVSH-sė do tė ishte mėnyra mė e mirė pėr tė mbrojtur konsumatorėt nga kjo rritje e vazhdueshme e mallrave ushqimorė. Lidhur me krizėn botėrore tė ēmimeve, qė ka dhėnė efektet e saj negative edhe nė Shqipėri kryetari i Dhomės sė Tregtisė ka sugjeruar qė tė zhvillohet sektori i agroindustrisė si njė ndėr mėnyrat pėr tė zbutur krizėn e ēmimeve tė ushqimeve nė vend. “Njė tjetėr masė pėr tė mbrojtur konsumatorėt nga rritja e ēmimeve do tė ishte edhe zhvillimi i sektorit tė agroindustrisė. zhvillimi i kėtij sektori do tė ndikonte nė zbutjen e krizės sė ēmimeve tė mallrave ushqimorė”, ėshtė shprehur Gjoka. Ndėrsa sipas anėtares sė bordit tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė, Adriana Berberi, ndikimi qė jep ulja e TVSH-sė ėshtė nė varėsi se sa do tė ulet niveli i kėsaj takse. “Ulja e kėsaj takse ka njė ndikim pozitiv pėr biznesin pasi ul koston e transaksioneve. Por varet se sa do tė jetė kjo ulje dhe sa do preket nga ndikimi i inflacionit. Nėse TVSH-ja ulet me 1 deri nė 2 pėr qind, atėherė kjo ulje ėshtė gati e pallogaritshme pėr biznesin”, ėshtė shprehur ajo.

    Ligji i Tatimeve

    Projektligji i ri i qeverisė "Pėr procedurat tatimore", ėshtė shoqėruar me debate tė ashpra mes biznesit dhe pėrfaqėsuesve tė qeverisė. Vetėm pak ditė pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr shfuqizimin e ligjit tė Gjobave kanė reaguar pėrfaqėsues tė biznesit, tė cilėt kanė kėrkuar qė detyrimi tatimor tė mund tė paguhet edhe me anė tė garancive pasurore nė natyrė, jo vetėm nė formėn e parave cash, siē e parashikon drafti i qeverisė. Sipas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, tashmė biznesi nuk parapaguan mė 15 pėr qind tė gjobės para se tė ankimojė vendimin nė gjykatė, por parapaguan detyrimin tatimor.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,164
    Postimet nė Bllog
    4
    "Shperthen" taksa e sheshte, plani 216%

    E Marte, 03 Qershor 2008

    Blerina Hoxha

    Taksa e sheshte ben revolucion ne te ardhurat tatimore, por edhe tatimet e tjera kane rezultuar me tejkalim te planit, sipas te dhenave qe publikoi Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne fund te periudhes 5-mujore. Te ardhurat personale ose taksa e sheshte ne krahasim me vitin e kaluar eshte realizuar ne masen 216 per qind, ose 40 milione euro me shume se viti i kaluar. Rezultatet ne kete lloj tatimi i dedikohen kryesisht reformes qe u be vitin qe shkoi ne ligjin per te ardhurat personale, ku u perfshine ne tatim 10% edhe pagat e uleta. Burimet zyrtare nga tatimet njoftojne se, ky tatim gjithnje e me shume po luan nje rol te rendesishem ne realizimin e te ardhurave tatimore dhe po u afrohet parametrave te ketij lloj tatimi ne vendet e tjera me buxhete dhe te ardhura te konsoliduara. Kjo takse filloi te implementohej per here te pare ne 1994 nga Estonia, si nje alternative ndaj sistemit te komplikuar progresiv, qe shpeshhere eshte pare si nje dekurajues i investimeve ekonomike te nje vendi. Dhe realisht ekonomia estoniane filloi te lulezonte shume shpejt, megjithese nuk eshte e qarte nese ky ishte rezultat i takses se sheshte. Vende te tjera si Lituania dhe Letonia iu bashkengjiten vales se nisur nga estonianet. Me pas e aplikoi edhe Rusia, Serbia, Ukraina, Sllovakia, Gjeorgjia, Rumania dhe kete vit edhe fqinjet tane Mali i Zi e Maqedonia. Mes ketyre vendeve taksa e sheshte varion nga 12%-26%.

    Per here te pare gjate kesaj dekade plani i tatimeve po tejkalohet, sidomos ne tatimet dhe taksat qe kane peshen kryesore te te ardhurave. Te ardhurat tatimore per pesemujorin e pare te vitit 2008 jane realizuar ne masen 123,7% per qind krahasuar me vitin 2007, ose 11.2 miliarde leke me shume se viti 2007. Tatimi mbi Vleren e Shtuar (TVSH) ze peshen kryesore te te ardhurave ne buxhetin e shtetit. Ne kete 5-mujor jane rritur te ardhurat bruto ne shumen rreth 2.5 miliarde leke me shume, ose ne masen 124.3%. Ndersa, rimbursimi faktik i paguar i pesemujorit te vitit 2008 shenoi 729 milione leke, dhe krahasuar me 5 mujorin e vitit 2007 eshte ne masen 287 milione leke me shume.

    Gjate periudhes 5-mujore jane realizuar nje sere reformash ne tatime, te cilat kane te bejne me komunikimin e biznesin per pagesen e tatimeve dhe taksave. Keshtu, me ndihmen e Projektit te Sfides se Mijevjecarit (USAID) dhe te Ministrise se Financave eshte pergatitur ligji i administrimit te tatimeve dhe jane hartuar e miratuar disa akte nenligjore qe kane permiresuar ndjeshem administrimin tatimor. Ky ligj i miratuar tashme nga parlamenti shqiptar konsiderohet si kushtetuta e tatimeve. Nga ana tjeter, tatimpaguesit e TVSH-se nuk kane me nevoje te paraqiten ne deget e tatimeve per te paraqitur brenda dates 14 te cdo muaji librat e shitjeve dhe te blerjeve, sic ishte procedura e deritanishme. Eshte modernizuar sistemi i IT-se dhe jane reduktuar ndjeshem kontaktet e tatimpaguesve me administraten tatimore; si dhe eshte rikonceptuar dhe fuqizuar roli i kontrollit, investigimit dhe policise tatimore. Cdo vit, pesha e tatimeve ne te ardhurat e buxhetit te shtetit po vjen ne rritje, mirepo reforma ne administraten tatimore nuk kane ecur gjate ketyre viteve paralel me peshen qe ato kane marre ne te ardhurat e arkes se shtetit. Kete vit po shenohen tregues pozitiv ne kete drejtim.

    Kreu i tatimeve ne proces gjyqesor

    Ndonese ne proces gjyqesor dhe arrest shtepie per disa kohe, per shkak te akuzave per zhdukjen e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha, kreu i Tatimeve, Arben Sefgjini, ja ka dale mbane, duke e realizuar dhe tejkaluar planin. Qe kur ai erdhi ne krye te administrates tatimore, deri vjet problematike, shifrat tregojne per realizim dhe tejkalim te planit. Nderkohe qe procesi gjyqesor ndaj Sefgjinit vazhdon.

    Koha Jone

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Bravo kryeministri

    Popull i pasun SHTET I FORTE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Mosha
    52
    Postime
    660
    Do te doja keta komunistet e forumit te komentojne shkrimet e mesiperme. I ftoj ata ne debat ne se jane aq te afte......

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ishalla do zoti qe ky te jet perseri kryeminister i Shqiperis ne zgjedhjet e ardhshme.. se vertet vendi ka marr rrugen e drejt.. pas humbjes se fundit te socialistve dhe ardhjes ne pushtet te demokratve ne krye me Sali Berishen.. njeriun e vetem ne shqiperi qe punon dhe nderton te ardhmen e shqiperis qe e shkatrruan per plot 8 vite Socialistet ne kry me Nano.. qe tani po kerkohet nga Rama.


    Per 5 muaj ka te ardhuna 40 milion me shum se me heret.. bravo bravo..

    niemand
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    "Shperthen" taksa e sheshte, plani 216%

    E Marte, 03 Qershor 2008

    Blerina Hoxha

    Taksa e sheshte ben revolucion ne te ardhurat tatimore, por edhe tatimet e tjera kane rezultuar me tejkalim te planit, sipas te dhenave qe publikoi Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne fund te periudhes 5-mujore. Te ardhurat personale ose taksa e sheshte ne krahasim me vitin e kaluar eshte realizuar ne masen 216 per qind, ose 40 milione euro me shume se viti i kaluar. Rezultatet ne kete lloj tatimi i dedikohen kryesisht reformes qe u be vitin qe shkoi ne ligjin per te ardhurat personale, ku u perfshine ne tatim 10% edhe pagat e uleta. Burimet zyrtare nga tatimet njoftojne se, ky tatim gjithnje e me shume po luan nje rol te rendesishem ne realizimin e te ardhurave tatimore dhe po u afrohet parametrave te ketij lloj tatimi ne vendet e tjera me buxhete dhe te ardhura te konsoliduara. Kjo takse filloi te implementohej per here te pare ne 1994 nga Estonia, si nje alternative ndaj sistemit te komplikuar progresiv, qe shpeshhere eshte pare si nje dekurajues i investimeve ekonomike te nje vendi. Dhe realisht ekonomia estoniane filloi te lulezonte shume shpejt, megjithese nuk eshte e qarte nese ky ishte rezultat i takses se sheshte. Vende te tjera si Lituania dhe Letonia iu bashkengjiten vales se nisur nga estonianet. Me pas e aplikoi edhe Rusia, Serbia, Ukraina, Sllovakia, Gjeorgjia, Rumania dhe kete vit edhe fqinjet tane Mali i Zi e Maqedonia. Mes ketyre vendeve taksa e sheshte varion nga 12%-26%.

    Per here te pare gjate kesaj dekade plani i tatimeve po tejkalohet, sidomos ne tatimet dhe taksat qe kane peshen kryesore te te ardhurave. Te ardhurat tatimore per pesemujorin e pare te vitit 2008 jane realizuar ne masen 123,7% per qind krahasuar me vitin 2007, ose 11.2 miliarde leke me shume se viti 2007. Tatimi mbi Vleren e Shtuar (TVSH) ze peshen kryesore te te ardhurave ne buxhetin e shtetit. Ne kete 5-mujor jane rritur te ardhurat bruto ne shumen rreth 2.5 miliarde leke me shume, ose ne masen 124.3%. Ndersa, rimbursimi faktik i paguar i pesemujorit te vitit 2008 shenoi 729 milione leke, dhe krahasuar me 5 mujorin e vitit 2007 eshte ne masen 287 milione leke me shume.

    Gjate periudhes 5-mujore jane realizuar nje sere reformash ne tatime, te cilat kane te bejne me komunikimin e biznesin per pagesen e tatimeve dhe taksave. Keshtu, me ndihmen e Projektit te Sfides se Mijevjecarit (USAID) dhe te Ministrise se Financave eshte pergatitur ligji i administrimit te tatimeve dhe jane hartuar e miratuar disa akte nenligjore qe kane permiresuar ndjeshem administrimin tatimor. Ky ligj i miratuar tashme nga parlamenti shqiptar konsiderohet si kushtetuta e tatimeve. Nga ana tjeter, tatimpaguesit e TVSH-se nuk kane me nevoje te paraqiten ne deget e tatimeve per te paraqitur brenda dates 14 te cdo muaji librat e shitjeve dhe te blerjeve, sic ishte procedura e deritanishme. Eshte modernizuar sistemi i IT-se dhe jane reduktuar ndjeshem kontaktet e tatimpaguesve me administraten tatimore; si dhe eshte rikonceptuar dhe fuqizuar roli i kontrollit, investigimit dhe policise tatimore. Cdo vit, pesha e tatimeve ne te ardhurat e buxhetit te shtetit po vjen ne rritje, mirepo reforma ne administraten tatimore nuk kane ecur gjate ketyre viteve paralel me peshen qe ato kane marre ne te ardhurat e arkes se shtetit. Kete vit po shenohen tregues pozitiv ne kete drejtim.

    Kreu i tatimeve ne proces gjyqesor

    Ndonese ne proces gjyqesor dhe arrest shtepie per disa kohe, per shkak te akuzave per zhdukjen e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha, kreu i Tatimeve, Arben Sefgjini, ja ka dale mbane, duke e realizuar dhe tejkaluar planin. Qe kur ai erdhi ne krye te administrates tatimore, deri vjet problematike, shifrat tregojne per realizim dhe tejkalim te planit. Nderkohe qe procesi gjyqesor ndaj Sefgjinit vazhdon.

    Koha Jone
    Thuhet se ėshtė tejkaluar plani. Po plani kush ėshtė, viti i kaluar? Se gjithēka krahasohet me vitin e kaluar.

    Nėse ky ėsht plani, atėherė tė ardhurat tatimore janė tejkaluar edhe mė parė. Biles ēdo vit ka pasur vetėm tejkalim pėrveē 1996.

    Nė 2006 - 112% nė krahasim me nė vit mė parė
    Nė 2005 - 110% nė krahasim me nė vit mė parė
    Nė 2004 - 113% nė krahasim me nė vit mė parė


    Edhe TVSH po njėsoj

    Nė 2006 - 115% nė krahasim me nė vit mė parė
    Nė 2005 - 110% nė krahasim me nė vit mė parė
    Nė 2004 - 116% nė krahasim me nė vit mė parė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qyfyre : 11-06-2008 mė 11:27

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Mosha
    52
    Postime
    660
    O qyfyre leri qyfyret e na thuaj ndonje gje per te qene, qe te na mbushesh mendjen hajt shendet.

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga beni67 Lexo Postimin
    O qyfyre leri qyfyret e na thuaj ndonje gje per te qene, qe te na mbushesh mendjen hajt shendet.
    Do mundohem tė ta mbush mendjen me llafe, se statistikat janė pa vlerė.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Mosha
    52
    Postime
    660
    O qyfyre na thuaj ndonje gje me bindese o burre i dheut.

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shyqyr pra, se na mori frymen me kto taksa.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #11
    Citim Postuar mė parė nga beni67 Lexo Postimin
    O qyfyre na thuaj ndonje gje me bindese o burre i dheut.
    S'kam nevojė tė them gjė, llafet janė tė tepėrta. Shifrat flasin vetė.

  12. #12
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Rritet ekonomia e nje vendi ; rritet dhe prurja nga taksat.

    Duke qene se niveli i ekonomise pra rritja e GDP vit per vit ne Shqiperi eshte pozitive, gje qe ne asnje menyre nuk i falenderohet shtetit por sektorit privat, eshte mese normale qe te rritet dhe prurja nga taksat. Qe qeveria kete rritje e shet si produkt i politikes se tyre eshte mese e natyrshme.


    Per ekonomine Shqiptare nuk vlen te flasesh dhe te analizosh pasi jetojme akoma me parate e kurbetit. Kur te kemi nje sigurim jetese te shtreses me te gjere te popullsise me ane te profesionit qe ata ndjekin atehere mund te fillosh te flasesh per frutet direkte te politikes fiskale.


    Gjithsesi duhet thene se ulja e TVSH eshte nje hap me te vertete i drejte i qeverise si reaksion i rritjes se pafrenueshme te cmimeve. Ne kete menyre qeveria i jep nje sinjal positiv konsumatorit duke ja bere me te lira sherbimet, apo dhe produktet.

    Per Biznesin eshte nje hap i tille gjithashtu shume i vlere pasi pervec rritjes se konsumit ( pra me shume shitje) ulet dhe volumi i kapitalit i cili eshte i destinuar per taksa. ( nuk ja di sakte emrat ne shqip ketyre termave dreqin. )

    Pershendes keto dy hapa te rendesishem te qeverise. Nje rritja e rroges minimale dhe dy ulja e TVSH.

    Shpresojme ti kene bere llogarite mire pasi kemi nje rritje Shpenzimesh dhe nje ulje Prurjesh per shtetin njekohesisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga JestersWorld : 16-06-2008 mė 09:51
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Mosha
    52
    Postime
    660
    Jesterswrld me pelqeu analiza jote, reale dhe larg politikes.

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •