Rutinė tragjike !!!
Nėse doktori fillon tju pyesė nga se ju vuajnė prindėrit ose njerėz tė tjerė me lidhje gjaku, dijeni se ai ka pikasur nė trupin tuaj shenjat e njė sėmundjeje tė trashėgueshme. Vėmendja e doktorit pėr historinė familjare meriton vėmendje. Jo vetėm ngaqė skema e shėrimit ėshtė e gatshme pėrafėrsisht ilaēet qė ka marrė paraardhėsi por, edhe pse, pėrjashto tė sėmurin, sėmundja nuk terrorizon askėnd. Historia e vė nėn kontroll logjikėn. Trazirat e vitit 1997 ishin veē njė sėmundje e trashėguar nė familje, me ndonjė ndryshim tė vogėl, tė imponuar prej evolucionit nė lėmin e armatimeve. Lufta civile nė mesin e shekullit XX ishte njėri nga rastet e sėmundjes nė familje, rasti i dytė ishte lėvizja fanoliste, qershor 1924, rasti tjetėr, nė vitin 1914. Lėvizja e Haxhi Qamilit dhe trazirat e vitit 1997 ngjajnė si dy pika uji. Nga shumė mendje analitike, pėr tė dyja ngjarjet janė arritur pėrfundime thuajse tė njėjta, por pa u vėnė pėrkrah njėra-tjetrės pėr tu krahasuar. Pas lėvizjes sė Haxhi Qamilit fshihej Esat Toptani, njė njeri i etur pėr pushtet personal, i cili nuk u afrua as nga qeveria e Vlorės, as nga qeveria e princ Vidit. Pas trazirave tė vitit 1997, ishin forcat ish-komuniste tė mėnjanuara nga pushteti, mė 22 mars 1992. Zgjedhjet e diskutuara tė 26 majit 1996, apo diktatura e Berishės, si shkaqe tė revoltės, ishin thjesht justifikim propagandistik. Nė thelb tė tė dyja lėvizjeve ishte vetėm etja pėr pushtet. Haxhi Qamili pėrfundoi nė litar dhe nuk iu la mundėsi tė shikohej se ēfarė do tė bėnte, po tė merrte pushtet. Esat Toptani i shpėtoi kėtij fati, pėrkohėsisht. Pasi iu njoh bashkėfajėsia nė trazira, ai u betua, me shkrim, se nuk do tė shkelte mė nė Shqipėri dhe, me ndėrhyrjen e Italisė, u largua. Nuk e mbajti premtimin, por veprimtaria e tij edhe pas kthimit nga jashtė ishte veē njė pėrpjekje kėmbėngulėse pėr tė joshur plumbin, me tė cilin, mė nė fund, u takua, nė Paris, mė 1920. Nipėrit politikė tė Haxhi Qamilit dhe Esat Toptanit ishin mė me fat. Jo se nuk i shpalli kush fajtorė pėr lėvizjen e tyre politike kriminale, po ata erdhėn nė qeveri, vetėm pėr tė bėrė batėrdinė me pasurinė fizike dhe financiare tė qytetarėve. Sot, ata nuk janė mė nė pushtet, por nuk reagojnė mė me egėrsinė e 97, sepse ndihen si derrat e mbingopur. Nė ndryshim nga kafsha llupėse, ata e kanė aq inteligjencė, sa ta kuptojnė se po guxuan edhe njėherė, nga tronditjet mund tiu merren mendtė dhe mund ti vjellin tė gjitha. Organizatorėt e lėvizjes sė Haxhi Qamilit, nė vitin 1928, Midhat Frashėri i pėrkufizoi si ata qė inauguruan bolshevizmėn nė Shqipėri, me djegie, plaēkitje e rrėnime, tre vjet mė parė se sa tė buēasė bolshevizma nė Rusi. Nipėrit e kėsaj lėvizjeje, mė 1997, e pėrdorėn edhe njėherė tjetėr rrugėn bolshevike tė marrjes sė pushtetit. Nė tė dyja rastet, veē shkaqeve tė brendshme, njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur edhe faktorėt e jashtėm, sidomos fqinjėt. Grekėve, serbėve, malazezėve dhe maqedonasve nuk iu ka interesuar kurrė njė Shqipėri e fortė. Njė Shqipėri me probleme tė brendshme nuk do tė ishte nė gjendje tė kėrkonte territoret qė ato i grabitėn me ndihmėn e Fuqive tė Mėdha, mė 1913. Dhe nuk iu ka ecuar keq. Nė njėfarė mėnyre, ato kanė ditur tė kenė influencė nė tė gjitha qeveritė shqiptare pa pėrjashtim, pėr fatin e thjeshtė se qeveritė shqiptare, nė shumicėn e tyre pėrjashto qeveritė e fillimit, ndoshta, tė cilat krijoheshin nė kushte tė vėshtira nuk kanė patur legjitimitet tė brendshėm. Demokracia jonė, edhe kur e kemi patur, ka qenė e mangėt, njė nga gjėrat mė tė diskutueshme tė saj ka qenė vota. Gjatė izolimit komunist tė Shqipėrisė, fqinjėt tanė kishin dorė tė lirė me shqiptarėt nė vendet e tyre dhe nuk ia pėrtuan, bėnė ēiu deshi qejfi. Greqia thuajse i zhduku. Ēamėria ėshtė gjenocidi mė i madh nė Evropė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 20, pas Holokaustit. Edhe fqinjėt e tjerė, ku mė shumė e ku mė pak, synuan dhe, ku iu eci, bėnė tė njėjtėn gjė. Me hapjen e Shqipėrisė mė 1991, u ngjallėn frikėrat e vjetėra, grekėve dhe serbėve sidomos iu interesonte njė Shqipėri me probleme tė brendshme. Mė 1914, ata financuan Esat Toptanin, mė 1997 financuan apo ndihmuan me mėnyra tė ndryshme pasardhėsit e tij politikė dhe tė bolshevikėve. Tani, po i rendis mė tė pėrmbledhura arsyet e trazirave tė vitit 1997. 1 Duke qenė nė fillim tė jetės politike, edhe kuptimi i tyre mbi demokracinė ishte padyshim me tė meta dhe i pafuqishėm. 2 Zilia dhe egoizmi janė dy sėmundje tė mėdha, tė dėmshme dhe tė rrezikshme tė racės sonė, dy sėmundje qė burojnė, ngaqė nuk kemi patur jetė demokratike, ngaqė ende skemi filluar tė gjykojmė bukur dhe ti kuptojmė idetė politike dhe patriotike, ngaqė nuk kemi njė gjykim tė shėndoshė dhe tė vėrtetė pėr interesat tona, interesat lėndore dhe morale. Kjo zili dhe ky egoizėm na shtyn tė themi: pse tė jetė ai e pse tė mos jem unė... Kėto sėmundje na bėjnė shumė herė tė themi: po tė mos jetė aksekush i madh, mė mirė tė mos ketė fare Shqipėri! 3 Mosbesimi te vetja jonė dhe marrja me lehtėsi dhe pa shpresė e punės sė mėmėdheut. 4 Nuk iu dha luftės kundėr komunizmit gjithė rėndėsia e duhur; demokratėt e vėrtetė kujtuan, nė entuziazmin e tyre, se puna mbaroi, se ēdo rrezik u spraps. Harruan se ēdo fillim ka vėshtirėsitė e tij, harruan se ēdo foshnje qė lindet, do qindra kujdesje. Nga kėto shkaqe morėn fuqi armiqtė e jashtėm, gjetėn dhe kurajė e ushqim te armiqtė e brendshėm, Skėnder Gjinushi me shokė. 5 Nuk u bė therori pėr mbrojtjen e demokracisė. Populli nuk di akoma, se jeta e tij varet nga jeta e demokracisė, harron se me humbjen e demokracisė humbet edhe jeta tij. Tani po zbuloj njė sekret. Pesė pikat e mėsipėrme nuk janė tė miat, por tė Midhat Frashėrit1, kur shpjegon shkaqet e trazirave qė ēuan nė ikjen e princ Vidit, mė 1914. Unė kam futur fjalėn demokraci, togfjalėshin lufta kundėr komunizmit, Esat Toptanin e kam zėvendėsuar me Skėnder Gjinushin, kam pėrdorur kryesisht gjuhėn letrare, por nė vijėn e arsyetimit dhe argumentimit nuk kam ndryshuar asgjė, pėr tiua pėrshtatur konkluzionet e Midhatit trazirave tė vitit 1997. Siē shihet, kur ngjarjet rivihen nė skenė, aktorėt luajnė tė njėjtat situata, spektatorėt shikojnė tė njėjtat skena dhe pėrballen, nė mėnyrė identike, me po ato shqetėsime qė kishin gjyshėrit e tyre. Rutinė tragjike. Pėr shkak tė mosnjohjes sė historisė, 83 vite pėrpjekje, energji, ėndrra dhe aspirata kombėtare na kanė privuar nė mėnyrė sistematike nga suksesi. 1 - Tekstin origjinal tė pesė pikave mund ta lexoni te Fatkeqėsi dhe mėsim, Lumo Skėndo, Dielli, 1915, ose te libri Gjeniu i Kombit, Uran Butka, faqe 94
Krijoni Kontakt