Ruli, menaxher i kazinove të Berishës !!!


Beteja për kazinotë, ka mbetur përfundimisht brenda kufijëve të zyrave të larta të pushtetit. Edhe pse u fol, se ky “biznes” ishte eskluzivitet i të tjerëve, që gjendeshin jashtë “duarve të pastra”, rezulton tashmë, se kjo e drejtë “ligjore” është “pronë” edhe këtyre “duarve” të cilat ishin të pastra simbolikisht vetëm gjatë fushatës elektorale. Nuk ka më asnjë dyshim, që kryeministri Berisha është pjesa kryesore komanduese e këtij eskluziviteti “bixhozi”, duke patur si sekser dhe menazher aktiv, ministrin Genc Ruli.Heshtja pas ardhjes në pushtet, prezenca e tij si “bekues” i kazinosë në qendër të Tiranës, duke e quajtur “biznes të pastër dhe zhvillim ekonomik të vendit” (ashtu si lekët e piramidave në dhjetor 1996), si dhe fakti që djali i tij rezultoi aksioner në këtë kazino e ai nuk dha prova përgënjeshtrimi, janë prova që dëshmojnë, se kazinotë, janë “manastir” fitimprurës që kontrollohen dhe përdoren nga kryeministri Berisha, njeriu që kur ishte në opozitë i “mallkoi” dhe i sulmoi egërsisht këto “lojëra të krimit ekonomik”. Por tashmë, duket haptazi, se ky “kalorës antikrim” është “trungu” bazë dhe i patundshëm i tyre. Disa ditë më parë, gazeta “SOT”, publikoi skandalin e ligjit për lojërat e fatit, i cili në projektligjin e qeverisë Berisha ishte “i pastër”, ndërsa kur u bë ligj në parlament, u ndot nga ministri i Ekonomisë së Berishës, ose më saktë, nga krahu i tij i majtë dhe i djathtë, Genc Ruli. Eshtë fjala për ndryshimin skandaloz të projektligjit, për të favorizuar monopolin e lirë e të plotë mbi lojërat e fatit dhe konkretisht, mbi kazinotë, të cilat edhe në Shqiëpri, konsiderohen dhe janë ekzkluzivitet i njerëzve me pushtet e me pozicione të larta në politikë.
Edhe pse ne, e denoncuam skandalin e ministrit Ruli, në lidhje me ligjin për kazinotë, Berisha nuk denjoi as të reagonte të paktën heshturazi si “memec” e jo më publikisht, për të goditur këtë sakndal të rëndë, që nuk ndodh, as në vende me shoqëri dhe qeveri të shthurura e diktatoriale. Mirëpo, qëndrimet e Berishës në lidhje me kazinotë, kanë treguar, se kanë qënë një “lojë-lufte”, mbasi ai paskërka synuar për të qënë “NJESHI” i tyre, siç rezulton të jetë realisht, por që fshihet pas ministrit Genc Ruli, këtij “trungu” të “drurit të arrës”, i cili edhe po të bëhet rimeso e të llakoset, përsëri është i tejdukshëm, mbasi vepron hapur në të kundërt të ligjit. Dhe në këtë qëndrim antiligjor, konkretisht në rastin e kazinove, Ruli ka mbështetjen dhe mbrojtjen ekskluzive të mikut të tij të vjetër, tashmë edhe shef i tij, kryeministrit Berisha.
Mendojmë, se është me vend, të sjellim edhe njëherë në vëmendjen e opinionit, skandalin me kazinotë, të cilin ministri Ruli nuk e ka bërë nga padija dhe pakujdesia, por nga djallëzia për të ndërtuar një ligj të kifuzuar nga intersat mopoliste edhe në këtë sektorë të përfitimeve prej pushtetit. Konkretisht, këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, me Vendimin nr.194, datë 28.03.2007, i propozon Kuvendit të Shqipërisë, pra legjislativit, të bëhen ndryshime në ligjin për lojërat e fatit në Shqipëri. Sipas këtij propozimi, në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe të nenit 100 të Kushtetutës, qeveria “Berisha”, i kërkon parlamentit, të bëhen disa shtesa në Ligjin Nr. 8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të ndryshuar”. Ky vendim është firmosur nga kryeministri Sali Berisha dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, pra që kur është firmosur. Poshtë firmës së kryeministrit është dhe firma e ministrit të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, si ministër përgjegjës, për zbatimin e tij. Pasi Berisha, ka dorëzuar projektligjin në parlament, ministri Ruli i ka bërë ndryshimet që i interesojnë, por vetëm në pjesën që ka lidhje kazinotë, sespe pikërisht atje i ka interesat për të krijuar monopol të ri në bizneset e tij të dyshimta.
Në projekligjin e qeverisë, të firmosur nga Berisha, neni 2 ka vetëm dy pika dhe 2 gërma. Ndërsa ministri Ruli, në projektin “Ruli-Kazino”, të paraqitur në parlament dhe që është bërë ligj, i ka shtuar nenit 2 edhe pikën 3.
Ja çfarë ka shtuar ministri “Ruli-Kazino”, fshehuraz Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit, duke mashtruar edhe deputetët, të cilët e kanë votuar dhe e kanë bërë ligj variantin abuziv të ministrit sakandaloz të qeverisë së “duarve të pastra”.

Pika 3, shtuar në nenin 2:
3. Në fund të pikës 4 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Nuk konsiderohen lojëra elektronike me fitim në çast, makinat elektronike apo kompjuterat elektronikë, të cilët kanë më shumë se një pozicion loje. Lojëra elektronike me fitim në çast sipas këtij ligji, konsiderohen vetëm makinat e tipit sllot.
Personat të cilët kanë instaluar makina elektronike, apo kompjutera elektronikë, të cilët nuk konsiderohen si të tillë nga paragrafi i mësipërm, detyrohen t’i heqin ato brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”.

Ja çfarë ndodh, kur Berishës i kujton kazinotë?
Taulant Balla, akuza Berishës për kazinotë
Deputeti socialist Taulant Balla, hodhi akuza të drejtëpërdrejta mbi kryeministrin Berisha, duke e akuzuar, se i biri tij Shkëlzeni, ministri i Financave Bode dhe Presidenti i Republikës Bamir Topi, kanë pronësi mbi kazinotë. Ajo që dua të them, theksoi deputeti Balla është një përshtypje, që një nga ambasadorët që vizitoi së fundmi Shqipërinë dhe që ma shprehu ishte fakti se Tirana po lulëzohet çdo ditë nga një numër i pafundmë kazinosh, një me letra, njëqind të tjera pa letra, por ajo që i kishte rënë në sy këtij zotërie, diplomat i huaj, ishte si ka mundësi që një vend me kaq shumë kazino vazhdon të jetë një vend i varfër, sepse nëse do të ishim realisht me një ekonomi të rregullt, do të ishin miliona e miliona ato që luhen nëpër kazinotë, por fitimi real i shtetit do të ishte shumë më i madh. Dhjetëra lokale me lojëra fati të palicencuara, kanë shpërthyer zoti kryeministër në të gjitha pjesët e Tiranës, në qendër numërohen nja 20 nëpër rrugët që lidhin qendrën me periferinë mund të jenë nja 50 të tilla, po kur mundohesh të interesosh për pjesën më të madhe të tyre po i quaj kazino, sepse në realitet duhet të quhen lojëra fati, sepse them të drejtën kam qenë kundër kazinoje që u hap këtu apo që u licencua nga qeveria socialiste, me idenë se nuk kishim nevojë për një kazino në qendër të Tiranës, megjithatë ajo u miratua, u miratua edhe nga ju dhe vazhdon të jetë në punë, por të paktën është i vetmi aktivitet. Pas kësaj, Berisha humbi kontrollin, duke e kërcënuar në mënyrë të drejtëpërdrejt, se “do t’ja bëjë fytyrën, si këpucë të zezë. Të jesh i bindur, që unë mund të mbyll gojën ty, në mënyrën më ekzemplare. Kazinoja I paguan taksat. “Regency kazino” është në rregull me detyrimet fiskale.