Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100

    Diaspora dhe Emigrantet, Embargo familjeve te tyra per te Ardhmen e Shqiperise.

    Marr iniciativen i vetem qe te shkruaj kete shkrim qe ndoshta do te influencoje sado pak per te miren e vendit tim dhe shqiptareve te mi kudo qofshin, duke e hapur kete teme me nota shqetesuese dhe agresive per te ardhmen e Shqiperise.
    I dashur populli im
    Jam nje anetar i ketij forumi te larmishem dhe ne te njejten kohe anetar i ketij Kuvendi burrash qe diskutoj ashtu si edhe shume te tjere per te ardhmen e Shqiperise.
    Shqiperia ndodhet para castesh kritike dhe ne nje gjendje kaotike te sapo dale nga rregjimi me i eger diktatorial komunist.
    Duke pare gjendjen ekonomike dhe politike qe sundon ne Shqiperi jam une nder ata te paret qe marr iniciativen te bej embargo familjes time qe shpreson nga femijet e tij te mbahet me buke kur nderkohe shteti shqiptar qe eshte perkujdesesi kryesor i shqiptareve eshte nje shtet i pandergjegjshem qe vjedh shtetaret e tij dhe pa piken e turpit.
    Ky shtet i Pandergjegjshem dhe i krijuar nga koalicione kontrabandistesh dhe mafiozesh ka lene te gjithe popullin pa buke pa drita pa rruge pa investime pa autoritet pa qeverisje dhe me hemorragji te madhe te largimit te brezit te ri ne kerkim te nje jete me te mire(qe eshte ferr se jete nuk i thone).
    Politika shqiptare ka treguar qe eshte regresive gjate gjithe kohes se tranzicionit dhe qe ne horizont nuk duket asnje shenje progresi per te ardhmen e saj qe nga kjo e ardhme, varet dhe e ardhmja e shqiptareve ne Shqiperi dhe Shqiperise.
    Gjithashtu kjo politike donkishoteske tregon me se miri qe edhe brezit qe po edukohet ne vendet e zhvilluara te Evropes nuk po i lihet vend per tu rikthyer dhe vene dore per rregullimin e Shqiperise sipas standarteve evropiane.
    Gjithashtu kjo lloj politike e mbarsur me Rrumpallizma gjeografike mbyll shtigjet dhe shuan shanset e qindra mijera shqiptareve te vertete qe deshirojne te kthehen ne vendin e tyre dhe te investojne per rindertimin e Shqiperise.
    Politikanet shqiptare po pasurohen me gjakun dhe mundin dhe buken e familjeve te varfra shqiptare.
    Gjithashtu te mos harrojme se ne jemi vendi me i varfer i Evropes dhe njekohesisht nder vendet me te varfra te Globit.
    Kur them Embargo, une kam parasysh qe familja ime nuk duhet te votoje me per Partine Demokratike me ne krye Sali Berishen, nuk duhet te votoje Partine Socialiste me ne krye Fatos Nanon si dhe partite servile te tyre.
    Sot ka ardhur koha qe Populli te vere trurin ne levizje dhe te mos prese me nen diellin e nxehte duke menduar qe seshpejti mund te bie shi per ta zbutur sadopak thatesiren shqiptare qe nga djerset e saj te tharta edhe Evropa nuk ka deshire qe ti beje shoqeri.
    Embargoja eshte mjeti me i mire per te rrezuar cdo parti dhe cdo pushtetar qe genjen ne emer te Popullit.
    Familjet tona te dashura duhet ta dine shume mire se ne cfare nivelesh standarte bashkejetese ecen Evropa e Bashkuar dhe Amerika ndaj edhe kjo leter behet ne te mire te tyre dhe ne te miren tone.
    Familjet tona te dashura duhet ta dine qe edhe jeta jone si emigrante behet edhe me e veshtire sot kur Ekonomia boterore ka probleme te medha, ndaj ne qoftese na kuptojne duhet te ngrihen ne protesta per te drejtat e tyre si shtetas te vendit ku jetojne.
    Neve si emigrante te legalizuar jemi sot pjese e atyre shteteve ku jetojme dhe qe kemi te drejta te barabarta me shtetasit e lindur te atij vendi.
    Kjo do te thote qe ju si shqiptare duhet te kerkoni te drejtat tuaja normale qe jane shtepi, punesim, ndricim, infrastrukture, kulture demokratike nga ata qe sot hiqen si <shpetimtaret e Shiperise>.
    Neqoftese ata ju genjejne ju duhet te ngriheni ne protesta per te miren tuaj normale dhe per te ardhmen e femijeve tuaj.
    Duke ju vjedhur dhe duke ju mbajtur me genjeshtara dhe duke ju hedhur nje kafshate buke ne fushata elektorale sa per te ju marre votat tuaja aq shume te kerkuara per tu bere deputete keta pushtetare nuk bejne gje tjeter vetem se pasurohen ne shpinen tuaj dhe nga pandergjegjesia e tyre do te harrojne te jene afer jush per te miren tuaj.
    Une jam i pari qe deshiroj ti bej embargo familjes time per te miren e tyre dhe te vendit tim.
    Familjare te dashur keshtu nuk mund ta shtyejme te gjithe jeten per hader te atyre qe vjedhin juve dhe neve.
    Kjo eshte nje leter qe do ta postoj se shpejti mbas korrigjimeve te duhura ne shtypin e perditshem dhe te pavarur shqiptar, drejtuar te gjithe familjeve shqiptare qe harrojne se kane shtet perkujdeses te tyre dhe qe presin nga duart dhe djersa dhe gjaku i emigranteve ne Diaspore.
    Me respekt Gjethi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    france
    Postime
    24
    po mor vlla i dashur ti ke te drejte po kush na degjon ne per protesta etj.etj puna eshte se ka ngelur rruga ne gjysem me respekt sh .france
    shazi

  3. #3
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    ke te djet shazi!!~!!!!!


    """"""""""""""""""""""roeli""""""""""""""""""" """"
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  4. #4
    Anėtar Maska e GRESI30
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    Pershendetje GjeTHI.
    Urimet e mia te perzemerta edhe ishalla zoti sa me mare atje ku je. E kuptoj fare mire idene e shkrimit tuaj edhe kete mendim kam edhe une. DUhet pasur parasysh kujt ja drejton kete shkrim, mendoj se eshte pak si BLLOF. Jo sepse dua te fyej njeri por sepse mendoj se te gjithe rrefugjatet emigrantet , kane koke e kembe ne emigracion e shpirtin ne shqiperi. Ka shume qe nuk mendojne te krijojne jete atje ku jane por te shkojne mbrapa ne shqiperi pa menduar se nese atje nuk ka pune nuk ka zhvillim , atyre do tu duhet te marrin udhet. Dikush kishte shkruajtur shume kohe me perpara te njejtin shkrim " Emigratent- force shtytese apo..", por e pashe qe askush nuk ja kishte vene re. Do te thote qe ato qe lexojne ose futen ne forum shume jane te interesuar per budallaqi se "greqishtja rrjedh nga shqipja" apo "cfare kombi i perkasim " edhe jo faktit qe shqiperia po mbllacit per mese 13 vjet tani nje corbe te prishur. Askush nuk merr guximin te thote nje gje te tille. Ndoshta fakti qe askush nuk eshte i panvarur nga familja, por se mesa di une shume shume shqiptare ketu ne angli , punojne e rrine si "qeni" ketu vetem e vetem per te bere "keshtjellat" ne shqiperi, edhe harrojne se do tu shkoje jeta duke punuar emigrant tere jeten e per cfare ??????? Ministrat ne shqiperi kenaqen se "niveli i varferise po ulet", edhe se "mireqenia po rritet", duke harruar se shumica e popullsise po jeton si rrjedhim i parase qe po futet nga jashte, edhe jo si rrjedhim i rritjes ekonomise ne vend. Krenohemi me industrine e prodhime INERTE, ose me sakte INDUSTRINE qe prodhon produkte per NDERTIM. Harrojne fatin e hidhur te SICILISE edhe te JUGUT TE ITALISE(nje nder shtetet e G8), qe edhe sot e kesaj dite, si pasoje e politikes se ndjekur, NDERTIMIT TE PALLATEVE E TE SHUME E SHUME VILAVE, sot eshte pjesa me e varfer e italise edhe me problematikja persa i perket krimit. Edhe mos harrojme qe italianet ne mbare jane italiane qe vijne nga keto dy krahina. Nese edhe ne shqiperi vazhdon te ndiqet kjo politike edhe nese SHQIPTARET KUDO QE JANE, vazhdojne te dergojne PARA per ti futur neper banka, edhe per te mbajtur familjet e tyre, per te blere pallate (160.000 dollare nje FLAT ne qender te tiranes, ku ketu ku jetoj une nuk eshte me shume se 120.000 dollare, edhe mendo qe jam ne angli , ku ke pune edhe ku qetesia eshte ku e ku ne krahasim me shqiperine), ai vend do te vazhdoje te vend numeroje. Mendoni jemi i vetmi vend komunist bashke me SERBINE, qe nuk po i afrohemi EUROPES, edhe kjo pse ????
    PRANDAJ NESE DIKUSH MENDON ME KOKE TE FTOHTE, EDHE NESE KA NACIONALISTE(jo me brockulla, duke mbrojtur gjuhen, e ku e di une) QE I DUAN TE MIREN ATIJ VENDIT TE MENDOJNE PAK ME GJATE, PERPARA SE VEPROJNE. PALLATET EDHE ATO PAK INDUSTRI(DEKA-kompany,,) vijne shumica si para jo e ndershme, edhe per kete ka fakte te shumta)

    Me nderime , edhe ja kalofshi sa me mire
    GEZUAR FESTAT ...
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  5. #5
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    gjithashtu edhe ty!
    ja kalofsh gezuar!!


    """"""""""""""""""roeli""""""""""""""""""""'
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  6. #6
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Shqiperine duhet ta ndertojne shqiptaret, se bashku me te miret dhe te keqinjte.
    Nje gje duhet te kemi parasysh ai vend do te behet atehere kur nga skena politike e vendit te shporren politikanet e sotem, dhe kure atehere inteligjenca e Shqiperise qe ndodhet ne perendim te kthehet dhe te punoje ne shqiperi.
    C'do kushi ka mendime te ndryshme. Personalisht do te thoja boll me me bojkote dhe embargo, ka ardhur koha qe ne shqiptaret te mendojme rrealisht per kombin tone, qe nje dite mos te pesojme serisht si disa vjet me pare ku ushtrite e botes erdhen dhe na sollen paqen, ne nje vend ku nuk kishte lufte por kishte sherr politik.

    Nje fjale e urte thote" Gure gure behet kalaja" le te punojme sebashku dhe te veme nga nje gure ne kete kala e cila e ka emrin Shqiperi.

  7. #7
    Anėtar Maska e GRESI30
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    Ne ke kala po flet ? Me sa e shikoj une te paska mbetur Halja pa mbaruar ne Shijak. Apo te cicerojne robte e shpise tek veshi duke te thone na duhen edhe 2 milion leke per te blere pllakat e varandit. Keshtu mendon ti se rindertohet shqiperia ? Ke hudh ndonje gure zotrote apo ndonje tek rruga e lagjes tende ? Apo deri tani je akoma ne pronen private mas gardhit ? Ja u ndryshuan politikanet . Nese askush nuk punon atje e punon ti ne londer e une ne oxford, e u cojme para atyre atje , atje do te behet jo me keq se 97 , po kam pershtypjen se ai vend do te kete fatin e hidhur te , SICILISE, KOLUMBISE, e te ndonje vendi tjeter,..
    me nderime
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Projekti i zhdukjes sė shqiptarėve - Ivo Andriq
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •