Ndersa me sa shoh une, ai do te ik nga reali, lexo me posht.
Robinjo ėshtė i Ēelsit, sot firma
Reali i Madridit ėshtė dorėzuar, pranon shifrėn e 37 milionė eurove
Eshtė vetėm ēėshtje orėsh, por transferimi i Robinjos te Ēelsi do tė bėhet. Tratativa e stėrzgjatur e Realit tė Madridit pėr tė ēuar talentin brazilian te skuadra angleze, nėn urdhrat e bashkėkombėsit tė tij dhe njėkohėsisht njeriu qė e vlerėson shumė Luiz Felipe Skolari, ėshtė shumė pranė realizimit tė saj.
Sipas gazetės "The Times", klubi spanjoll, pasi ka tentuar tė rezistojė pėr shumė kohė, mė nė fund e ka pranuar ofertėn e klubit "Blues" prej rreth 37 milionė eurove. Ndėrkohė qė ende nuk ėshtė hedhur firma. Ajo do tė bėhet realitet vetėm gjatė ditės sė sotme. Megjithatė, nė prag tė zyrtarizmit tė kėsaj blerjeje tė re, drejtori i Pėrgjithshėm i Ēelsit, Peter Kenion, e cilėson si njė arritje shumė tė madhe kėtė pėrforcim. Ai vlerėson se kontributi cilėsor dhe fantazia e sulmuesit brazilian do ti vijnė shumė nė ndihmė skuadrės londineze. "Robinjo ėshtė njė lojtar i njė tjetėr kategorie dhe pikėrisht pėr kėtė arsye tratativat pėr ta blerė atė kanė qenė shumė tė vėshtira, thotė drejtori Peter Kenion. Ēelsi ėshtė njė skuadėr, e cila pėrmirėsohet gjithnjė e mė shumė nga sezoni nė sezon, kemi arritur tė fitojmė respektin e tė gjithėve edhe nė nivelin evropian".
Megjithatė, deciziv nė mbylljen me sukses tė tratativave ka qenė vetė vullneti i lojtarit. Kėtė e konfirmon edhe drejtori i pėrgjithshėm i Ēelsit. "Ishte vetė futbollisti, qė e dėshiroi shumė dhe nuk e humbi pėr asnjė moment shpresėn pėr ardhjen nė skuadrėn tonė. Madje, ai insistoi nė maksimum, dhe falė kėmbėnguljes sė tij, Reali i Madridit u bind qė tė na e shiste. Robinjo ėshtė i vendosur qė tė japė kontributin e tij nė skuadrėn e Ēelsit dhe e ka moshėn e duhur (aktualisht ėshtė 24 vjeē) pėr tė bėrė diferencėn nė fushė, nėnvizon Peter Kenion. Me blerjen e tij, kemi pėrmbushur edhe dėshirat e trajnerit tė ri tė skuadrės, Luiz Felipe Skolari. Sapo Luiz ka ardhur te Ēelsi, shpjegon drejtori i pėrgjithshėm i anglezėve, na ka kėrkuar dy lojtarėt qė ai i konsideronte kryesorė: portugezin Deko dhe brazilianin Robinjo. Ne arritėm ti afronin nė ekipin tonė qė tė dy kėta lojtarė. Nė kėtė mėnyrė mendoj se e kemi kėnaqur. Ai dėshiron qė tė ndryshojė stilin e lojės tė skuadrės dhe ardhja e dy lojtarėve ėshtė njė gjė fondamentale".
Edhe pse ardhja e Robinjos nuk ėshtė zyrtarizuar ende, nė sajtin e klubit londinez, nė seksionin e marketingut, tashmė ka dalė nė shitje bluza e verdhė me emrin e fantazistit brazilian mbi shpatulla, edhe pse akoma nuk ėshtė pėrcaktuar numri. Sipas shtypit anglez, padroni Abramoviē do tė derdhė nė arkėn e Real Madrid njė shifėr te rreth 37 milionė eurosh. Ndėrkohė qė Peter Kenion ka mbrojtur edhe ukrainasin Andri Shevēenkon. Drejtori i pėrgjithshėm i londinezėve ka deklaruar dje: "Blerja e Shevēenkos nuk ka qenė njė falimentim, madje ka qenė njė investim i mirė".
Shqip
Krijoni Kontakt