Papa Shqiptar Klementi XI - Albani!!!
Papa Shqiptar Klementi XI - Albani
Me rastin e 359 Vjetorit te lindjes (23 Korrik 1649 - 19 Mars 1721)
Ne historine shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike, emri i Papa Klementit XI - Albani, permendet si nje Papė me gjak shqiptar, si nje Pape me origjine shqiptare, si Papa qe ka konvokuar Kuvendin e Arbrit me 1703 dhe se ka patur plot merita te tjera per ēeshtjen shqiptare. Emri i tij nga disa studiues eshte permendur sikur ai te ishte larg botes shqiptare dhe sikur ti takonte nje bote qe nuk ishte ne lidhje te vazhdueshme me shqiptaret dhe Shqipėrine. Ne kete menyre, kesaj figure madheshtore te popullit shqiptar nuk i eshte kushtuar nje kapitull i domosdoshem ne historine e Shqiperise. I rendesishem eshte fakti se ne asnje rast nuk injorohet origjina e tij shqiptare nga autore te huaj, por perkundrazi theksohet krenaria e tij shqiptare dhe veprimtaria e tij per ēeshtjen shqiptare, e cila gjithkund formulohet si nje veprimtari patriotike. Papa Klementi XI - Albani e dinte fort mire ate fjalen ungjillore se ēdo peme njihet dhe dallohet nga frutet e saj, ashtu si kunder ēdo shqiptar, veēanerisht ne shtetet e huaja, dallohet ne shqiptarizmen e tij, nga veprat qe ai kryen ne dobi te ēeshtjes kombetare dhe te jetes se shqiptareve.
Per Papa Klementin XI - Albani mund te thuhet se me mire e dine te huajt shqiptarizmen e tij se sa e dime ne te vertete vete ne shqiptaret. Ne tjetersimin tone gjate sundimeve te huaja jemi larguar paksa nga traditat europiane. Qendrimet politike dhe origjina e tij shqiptare do te ndikonin qe Kardinal Franēesk Albani te zgjidhej Pape, per te dhene nje kontribut me te madh edhe ne jeten politike ne ato vite kur Europes po i kercenohej rreziku nga Perandoria Osmane, te cilet mbanin nen sundim gati te gjithe Europen Juglindore.
Kohet e fundit sidomos nga autoritetet me te larta te Kishes Katolike, eshte evokuar emri i Papa Klementit XI - Albani nepermjet motiveve me te mira te se kaluares se lavdishme te shqiptareve dhe te luftes se popullit shqiptar per liri dhe pavaresi. Keshtu psh: Papa Pali i VI, me 17 Janar 1968, me rastin e perkujtimit te 500 vjetorit te vdekjes se heroit tone Kombetar Skenderbeu, nder te tjera ka deklaruar: Nder ata qe hipėn mbi katedren e Shen Pjetrit, me kenaqesi po e kujtojme paraardhesin tone Klementin XI - Albani, i cili mburrej per rrjedhen e tij te moēme Shqiptare. Ndersa Papa Gjon Pali II, gjate vizites qe beri ne Shkoder, me 25 Prill 1993 dhe ne intervistat qe i paraprinė kesaj vizite, disa here e ka permendur emrin e Papa Klementit XI - Albani, duke theksuar lidhjet e tij, madje edhe ne forme te ngushte, ne mes te Vatikanit dhe Shqiperise, lidhje keto qe ishin te vazhdueshme dhe gjithmone te mira per udheheqesit popullore Shqiptare.
Si dallim nga Papet e tjere, autori gjerman (mbase me i njohuri i historise se Papeve) L.B. Von Pastor, pikerisht Papa Klementit XI-Albani i ka kushtuar hapesiren me te madhe ne nje vellim, ēka do te thote se edhe nga aspekti bashkėkohor Papa Klementi XI- Albani, konsiderohet Pape i madh, qe ka lene gjurme te thella ne Kishen Katolike dhe ne jeten politike europiane.
Epiteti i madh zakonisht perdoret per ata Pape qe kishin sukses ne organizimin kishtar, ne jeten politike, etj, prandaj dhe trupi i tij i shenjteruar gjendet sot, sipas radhes, ne anen e djathte ne pjesen lart te Bazilikes se Shen Pjetrit ne Rome, kurse portretet dhe bustet e tij jane te shumta si ne Rome ashtu edhe ne Urbino, ne vendin e lindjes se Tij, e ne vende te tjera. Krenaria e origjines shqiptare te Papes u shfaq edhe ne momentin kur u zgjodh si Pontif, pasi mbas emrit te papėnisė, vendosi edhe mbiemrin e vet Albani, per tu dalluar perpara botes se eshte Shqiptar. Ne kete menyre ai vazhdimisht te dy emrat Klement dhe Alban i ka motivuar me boten Shqiptare.
Ne historine e gjate te papatit, qe se bashku me Papen aktual Benedikti XVI, behen 264, ky rast do te ishte ndoshta i vetmi, qe Papa paraqitet me mbiemrin e vet karakteristik te kombesise se tij. Edhe biografi francez i Klementit XI - Albani, M.Reoule e ka theksuar kete moment te kujdesur te Papes per ēeshtjen Kombetare, duke thene se: Gjon Franēesk Albani, qe kishte origjine shqiptare, u kujdesua posaēerisht per fatin e Kishes ne vendin e paraardhesve te tij. Me inisiativen e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolik te Ballkanit (14-15 Janar 1703).Kjo ishte nje fitore e madhe per kulturen dhe kombesine Shqiptare, mbasi qe kleriket ishin te paret qe filluan te shkruanin ne gjuhen shqipe dhe te krijonin monumentet e para te letersise shqipe. Gjon Franēesk Albani u lind ne Urbino (Itali) me 23 Korrik 1649. Keshtu qysh ne vitin 1660, pas kryerjes se shkolles fillore, shkoi ne Rome per te ndjekur kolegjin romak. Ne vitin 1668 diplomohet ne drejtesi. Ne vitin 1670 fillon karjeren kishtare. Me 13 Shkurt 1690 emerohet kardinal. Me 9 tetor 1700 fillon detyren e Papes. Papa Klementi XI - Albani vdiq me 19 Mars 1721 mbasi e udhehoqi kishen Katolike per 21 vjet rrjesht.
Krijoni Kontakt