Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670

    Një sugjerim për Elitën Kombëtare

    A mundet të administrohet më mirë n/forumi i Elitës Kombëtare duke zhvendosur disa nga temat që përmban nëpër n/forume të tjera?

    Besoj se nuk mund të renditen në ''Elitë'' njerëz si Skënderbeu krahas Bleona Qeretit apo Gjergj Fishta krahas Bahri Fazlliut (kush është ky?).

    N/forumi ka mbi 420 tema kur në të vërtetë duhet të kishte diçka më pak se 50, sepse kjo është ''Elitë'', ajka e një populli/kombi dhe jo njerëz që pas 20 vitesh nuk do t'i mbaj mend asnjeri.

    Kështu mendoj se duhen vënë disa kritere për hyrjen në ''Elitë'' si psh afati kohor prej 50 vjetësh, pra të përmenden njerëz të shquar për të cilët historia tashmë është shprehur qartë e me gjakftohtësi dhe jo njerëz që janë ende gjallë apo që kanë provokuar debate dhe roli i tyre kundrejt kombit nuk mund të verifikohet.

    Pjesa tjetër mund të vihet në një nënforum i cili mund të quhet ''influentuesit e jetës shqiptare'' apo diçka e tillë.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  2. #2
    Mendim i drejte.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    edhe une besoj se eshte nje sugjerim i drejte ky
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Bizantin Lexo Postimin
    Gjergj Fishta krahas Bahri Fazlliut (kush është ky?).
    Ti more i shkret flet per Eliten Kombetare a nuk din se kushe eshte shqiptar e kush duhet te jet tek elita pyet kush eshte Bahri Fazlliu.

    lexo e hulumto ma shum e tani propozo e sugjero

    se sigurisht Bahri Fazlliu nuk eshte serb grek maqedon apo malazez
    qe ta dish ti kushe eshte.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=36380

    Nese ky nuk e meriton sipas teje te jet tek elita qe ra deshmor tuj luftue me forcat serbe
    kush ore gjynahi i zotit po u deshka te jet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 09-05-2008 më 10:31
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    zot i vetes
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    rome, itali
    Postime
    55
    Po dakord more Llapi...Ti shume mire e ke....Po nuk perbejne elite te gjithe ata qe kane rene duke luftuar...Ata fare mire mund ti renditim tek Deshmoret e Atdheut....apo tek Heronjte e Atdheut......E ke idene ti sa deshmore ka Shqiperia? Sipas teje te gjithe keta e meritojne te quhen elite? Une nuk e mendoj keshtu....Elite quhen ato figura qe kane dhene nje kontribut ne zhvillimin e Kombit, ne ngritjen kulturore, shpirterore apo dhe materiale te popullit tone, me nje fjale njerez me intelekt te larte....Keta njerez po qe mund te ti quejme si pjestare te Elites sone....Tani me fal per injorancen time se une po e them hapur se as une nuk e njihja kete Bahri Fazlliu, se eshte mese normale qe njeriu te mos i njohe te gjithe heronjte apo deshmoret, sepse dhe keta ne mes tyre arrinje te shquhen disi me shume se te tjeret, si psh Adem Jashari....Per mua as ky nuk mund te renditet ne mes te Elites.....Kurse nga ana tjeter eshte pritshme qe te gjithe te njohin pjestaret e elites sone `...Tung
    se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
    ciucciati il calzino :^Globi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Kush e ka per detyre qe te vendosi se kush eshte elite e nje populli? Dikur vendoste Partia dhe Shoku Enver, po sot ne demokraci kush vendos? Ta bej kete pyetje, pasi postimi yt te linte pershtypjen se ti jo vetem e di se kush e ka per detyre te perzgjedhe eliten, por bile e di edhe me saktesi numrin e tyre.

    Forumi shqiptar, dhe stafi i forumit, nuk kane marre persiper te vulosin se kush meriton te jete elite e kush jo. Kete e vendos cdo anetar i forumit dhe te gjithe ne se bashku. Vertet qe ne ate forum mund te jene hapur edhe tema per persona e individe te panjohur e padegjuar qe nuk meritojne te hyjne ne grupin e elites sipas mendimit tend apo timit, por kjo nuk ia ul vlerat atij forumi. Tema e Nolit e Fishtes do lexohen me mijera here e do pasurohen me dhjetra risi mbi jeten e tyre, pasi i tille eshte interesi dhe respekti i anetareve te forumit per ta. Kurse tema e atij deshmorit te luftes me 4 klase shkolle qe nuk e njeh njeri, do lexohet e komentohet shume here me pak. Me pak fjale, PERZGJEDHJEN E ELITES, e beni gati ne menyre te pavetedijshme ju anetaret e forumit. Ju hapni temat, ju sillni materiale e risi mbi jeten dhe vepren e atyre shqiptareve qe ju mendoni se jane elite.

    Dhe vlerat e atij forumi mos i kerko ne eksluzivitetin e emrave qe gjen atje, por tek kontributi i madh apo i vogel qe te gjithe ata emra kane dhene se bashku per popullin shqiptar. Kush me shume, kush me pak, brenda mundesive dhe aftesive te gjithesecilit. Dhe vlera e dyte e madhe e atij forumi eshte qe eshte nje burim informacioni per te gjithe ata brezat e vjeter te shqiptareve pa arsimin e duhur, dhe per te gjithe ata brezat e rinj te shqiptareve qe po rriten e arsimohen ne rruget e Evropes e Amerikes, te privuar nga arsimi ne gjuhen shqipe.

    Nese vertet je i shqetesuar per forumin e Elites Kombetare, sill sa me shume informacion ne te per jeten e te gjithe atyre shqiptareve qe ti mendon se jane elite. Dhe ky eshte nje kontribut me vlere qe jo vetem ia rrit vlerat forumit, por edukon ne menyre te pavetedijshme edhe ata qe nuk kane patur fatin te njihen me jeten e vepren e shqiptareve te shquar, qe s'jane me dhjetra, jane me mijera.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-06-2008 më 17:15

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombëtare në 80-vjetor
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •