Asnjė substancė ose send nuk ka patur sukses kaq tė madh sa Ari nė histori. Ai ėshtė gjendur nė varret e mbretėrve tė parė, nė stolitė e ndryshme dhe sot nė kohėt moderne gjendet nė qarqet elektrikė.

Ari ėshtė gjithashtu nė qendėr tė investimeve. Nė muajin mars arriti vlerėn e 1000 dollarėve pėr njė onc nga 680 qė ishte njė vit mė parė dhe 350 $ pesė vjet mė parė.

Nė fakt, ari nuk ka qenė gjithmonė njė investim i mirė afatgjatė, pasi ēmimi e tij ka lėvizur shumė shpejt brenda njė kohe tė shkurtėr duke bėrė qė disa investitorė tė pėsojnė humbje tė medha.

“Ari ėshtė njė investim shumė i rrezikshėm, ēmimi mund tė rritet por edhe tė bjerė shumė shpejt”- tha Franklin Allen, profesor finance.

Pėrveē stolive nė ar, pėr amerikanėt ka qenė e ndalur mbajtja e arit nga viti 1933 nė 1975. Kur u hoq kjo barrierė, qeveria vendosi njė ēmim fillestar 35$ pėr onc. Pėr shumė vite pas 1975-ės ishte shumė e vėshtirė pėr investitorėt e thjeshtė tė tregtonin ar.

Nė ditėn e sotme, investimi nė ar ėshtė shumė i thjeshtė. Mjafton tė blesh aksione tė kompanive qė merren me tregtimin e tij.

Disa kompani si Perth Mint nga Australia, shesin ar te investitorėt e vegjėl nė formėn e certifikatave, nėpėrmjet brokerave qė gjenden lehtėsisht online.

Investitorėt mund tė futen nė tregun e arit edhe duke blerė aksione tė minierave tė arit nėpėrmjet internetit.

Pėr shumė njerėz, ēmimet e larta tė arit janė njė shtysė pėr tė shitur stolitė e vjetra tė dala nga moda. Interneti ėshtė njė mundėsi e mirė pėr tė gjetur njė blerės.

Kompani tė tilla si Lippincott, LLC bėjnė reklamė tė madhe nė televizion dhe internet pėr blerjen e stolive tė vjetra nė ar. Nė programin e saj GoldKit, Lippincoot pranon tė marrė me postė njė objekt nė Ar. Ata e vlerėsojnė objektin dhe i dėrgojnė shitėsit njė ēek. Lippincott paguan pėr transportin dhe sigurimin e postės, dhe pėr shtiesin e objektit nė ar ēdo gjė ėshtė pa pagesė. Ata shitės qė nuk kėnaqen me ēmimin qė ofron Lippincott mund tė kėrkojnė kthimin mbrapsht tė objektit dhe pėrsėri e gjitha kjo, si transporti dhe sigurimi i objektit bėhet nga vetė kompania.

Njė luftė e madhe po bėhet nė internet edhe pėr blerjen e domaineve me fjalėn Ar (Gold). Por sipas specialistėve tė suksesshmit do tė jenė ata qė blejnė domaine pėr objekte ari.

Megjithėse nė bursa ari kategorizohet si mall, ai nuk ka tė njėjtėn sjellje si mallrat e tjera, nafta apo gruri.

Mė shumė se 70% e arit qė del nga minierat shkon pėr stoli, tė cilat kanė rėnie tė theksuar tė shitjeve nėse shtrėngohen paratė ose ka krizė financiare. Pjesa tjetėr prej 30% pėrdoret nė qarqet elektrikė ose pėr qėllime tė tjera industriale.



Burimi