Sot, Thursday, 08 May 2008
Shqipėria - 17 vjet peng
nga gangot e korruptuar tė politikės dhe tė pushtetit
Nga Pėrparim HALILI
Qė administrata dhe qeverisja shqiptare, ka ecur nėpėr njė linjė tė plotė e tė konfirmuar korrupsioni, kjo nuk ka mė asnjė dyshim. Eshtė folur dhe argumentuar shpesh, jo vetėm nga mediat shqiptare, por dhe nga ato ndėrkombėtare, madje edhe nga institucionet publike, ekonomike e financiare ndėrkombėtare, pėr faktin e pamohueshėm, qė politikanėt dhe qeveritarėt shqiptarė kanė dhėnė prova tė plota korrupsioni dhe bashkėpunimi me tė, madje edhe nė shumė trafiqe tė tė gjithė llojeve.
Kjo politikė dhe qeverisje korruptive e tė gjithė ngjyrave tė pushteteve, nuk ėshtė frenuar,pėrkundrazi ka patur aktivitet tė plotė dhe gjithėpėrfshirės, sidomos i drejtuar jo vetėm nga kokat e qeverisjeve, tė pushtetit dhe tė shtetit, por dhe nga klane e grupe mafioze tė lidhur me to. Ky korrupsion, ka pėrfshirė gjithė nivelet e administratės shtetėrore, tė gjyqėsorit, tė pushtetit lokal etj.
Institucionet ndėrkombėtare tė specializuara nė fushėn anti-korrupsion dhe nė vėzhgimet e testimet pėr kėto probleme, e kanė renditur shpesh Shqipėrinė nė vendet VIP pėr nivelin e lartė tė korrupsionit dhe organzimin e tij, nė mėnyrė tė hapur e tė lirėshme. Madje edhe tė pashqetėsuar nga qeverisjet, nga shteti dhe nga drejtėsia. Ky tregues korrupsioni, ka nisur qė nė vitin 1991, kur qeveria e Fatos Nanos, u akuza pėr shpėrdorim dhe pėrvehtėsim tė ndihmave humanitare, tė ardhura nga vendet perėndimore, pėr tė shkak tė krizės social-ekonomike qė shpėrthyen nė Shqipėri, pas ndryshimit tė sistemit politiko-ekonomik. Duke regjistruar mė pas, me ardhjen e pushtetit absolut tė Sali Berishės, arrestimin dhe burgosjen e kreut tė PS, zotit Nano.
Mirėpo burgu i Nanos, nuk ishte bllokazh pėr pushtetin dhe shtetarėt e PD e tė Berishės, mbasi korrupsioni gjatė kėtij pushteti, u ngrit nė sistem politik, shoqėror e administrativ, duke u bėrė mundėsi dhe simbol i qartė dhe i plotė pėrfitimesh financiare.
Sinjalin e parė tė vazhdimit tė korrupsionit e dha dekreti i Berishės president, pėr verfikimin e pasurive tė ish-koopertivave bujqėsore, verifikim qė jo vetėm nuk u bė asnjeherė, por ata qė komandonin pasuritė kolektive tė kėtij sektori me 65% pėrfshirje tė ekonomisė, u bėnė pjesė aktive dhe drejtuese e politikės. Dhe pikėrisht nga kėto pasuri, ata nisėn rrugėn e pasurimit tė tyre tė paligjshėm. Nė vitet 1992-1997, kur vendin e drejtoi Sulltan Berisha i Parė, korrupsioni u bė pjesė domuninuese e administratės. Ministra tė qeverisjes u pėrfshinė nė akte tė dukėshme e tė rėnda korruptimi, deri nė krime. Madje, sipas parimit tė Berishės, fytyra e zezė e kėtij korrupsioni, u motivua, u parfumos dhe u maskua pas parullės sė bandės sė hajdutėve nė pushtet; Me ne fitojnė tė gjithė. Nėn kėtė parullė, u ngritėn piramidat, tė cilat ishin njė gropė e zezė, qė fundosi jo vetėm sistemin bankar shqiptar, por edhe shqiptarėt, duke i zhytur nė njė lojė mashtruese, qė u shkatėrroi jetėn dhe ekonominė private, tė sapo nisur.
Ne kujtojmė aferėn e eksportit tė drurit tė arės, tė Genc Rulit. Kujtojmė firmėn Shqiponja tė karburanteve qė ngriti PD dhe Berisha, nėpėrmjet tė cilės zhvillonte kontrabandėn e hapur tė grupit tė tij nė kėtė parti, duke shkelur edhe embargon e vendosur nga SHBA ndaj Serbisė, duke e furnizuar makinėn ushtarake anti-shqiptare, me hidrokarbure. Kujtojmė, skandalin Arsidi, ndaj tė cilit Berisha president, akordoi edhe dekoratė nderi.
Normalisht, ai pushtet, pati njė kalendar dhe ditar tė ngarkuar me data, me episode dhe akte korruptimi, ku ndėr mė tronditėsit dhe shkatėrruesit jo pėr fondet publike, por pėr shqiptarėt, mbetet skandali i grabitjes sė tokave dhe trojeve, prej kastės sė politikanėve tė tė gjithė krahėve dhe veēanėrisht, prej klikės nė pushtet.
Pushteti i kohės sė piramidave, dėshmoi me fakte se kishte si qėllim dhe bazament, vetėm korrupsionin, vetėm pėrfitimin e atyre qė drejtuan ministri, drejtori, institucione, shėrbime publike, pushtetin lokal, shtetin drejtėsinė. Kėtė natyrė, kėtė pamje pati dhe pushteti i ndotur deri nė fyt i PS, nė 8 vitet e tij, bėrė ky korrupsion prej shtetarėve, prej tė cilėve u zhvatėn miliona dollarė, u zhvatėn mijėra hektarė troje e prona publike, duke u tjetėrsuar nė pasuri pėr njerėzit e pushtetit dhe tė politikės.
Kujtojmė skandalin e vjedhjes sė thesarit tė shtetit, qė ka ndodhur vetėm nė Shqipėri. Kujtojmė skandalin e fondeve publike me tenderin 800 milion dollarė nė Telecom, tenderin e pasaportave, tenderin e ushqimeve dhe veshjeve nė ushtri, tenderin e automjeteve nė kuvendin e Shqipėrisė, tenderin e riparimit tė automjeteve tė policisė sė shtetit. Kurdoherė nė 8 vitet e qeverisės sė PS, janė regjistruar e janė publikuar skandale tė rėnda ekonomiko-financaire. Pėr tė gjitha kėto, nuk ka patur asnjė ndėshkim qeveritari, politikani, apo zyrtari VIP, por vetėm largime nga puna, tė disa zyrtarėve guralecė nėpėr komuna e bashki, apo nė ministrira, ndaj tė cilėve pati vetėm bujė dhe asnjė qėndrim e asnjė veprim ligjor.
Ndėrsa peshqit e mėdhenj vazhduan dhe vazhdojnė tė notojnė nė pellgun e korrupsionit edhe kur ishin nė pozitė edhe kur ishin nė pozitė, duke bashkėvepruar dhe luajtur pėrpara shqiptarėve njė ballo me maska nė luftėn kundėr korrupsionit dhe nė gjoja zbatim tė ligjit. Tė gjithė kemi ndjekur kėto 17 vjet, pėrleshjet anti-korrupsion mes palėve majtas e djathtas. Por asnjė nuk ka dalė nė pranga prej parlamentit, asnjė nuk ka dalė nė pranga prej zyrės sė ministrit, tė kreut tė gjykatės, tė kreut tė shtetit e tė pushtetit.
Ne kujtojmė luftėn e paepur e pa kompromis, por fiktive, qė ka bėrė kundėr korrupsionit, njeriu i fjalės sė nderit, ish-presidenti i Republikės Sali Berisha, ish-kreu i opozitės Sali Berisha dhe tashmė, kreu i qeverisė shqiptare i duarve tė pastra po Sali Berisha. Me letra nė dorė, me faqe gazetash tė tijat, me mitingje dhe protesta, me postera kartoni sa njė faqe muri, me karrikatura e citate tė egra, Sali Berisha ulėriu pėr 8 vjet, duke akuzuar me fakte socialistėt pėr akte korruptive, pėr krime njerėzore, pėr lidhje tė forta me mafien, pėr drejtim grupesh mafioze, pėr trafik femrash e droge, pėr vjedhje tenderash, pėr vjedhje taksash, pėr udhėtime milionėshe nė botė pėr qejfe e pazare, pėr shkollim tė fėmijėve nė univesristet e botės me ēmime tepėr tė larta e me jetė luksoze.
Ndėrsa pas ardhjes nė pushtet armiku i korrupsionit zoti Berisha, megjithėse ka nė dorė pushkėn e kreut tė qeverisė, jo vetėm qė nuk po lufton kėto raste, jo vetėm qė nuk po i ēon pėrpara drejtėsisė, por as nuk i zė mė nė gojė, madje ka lidhur duart fortė, me klanet e Zemunit, me mumuthėt e korrupsionit, me hajdutėt e liēensave dhe lejeve tė ndėrtimit. Politika dhe qeverisjet shqiptare tė kėtyre 17 vjetėve, janė shoqėruar nga skandale tė rėnda ligjore, ekonomike, financiare, sociale, politike etj. Kėto skandale kanė dalė nga skutat e zyrave dhe qėndrimeve tė njerėzve me pushtet tė lartė, tė mesėm e deri tė ulėt. Janė bėrė edhe publike nė media e nė parlament, por nuk janė ndėshkuar prej ligjit, nuk janė dėrguar pėr zbardhje dhe gjykim.
Nė epokėn e qeverisjes sė PS dhe koalicionit tė saj tė majtė, u regjistruan afro 300 skandale, 120 prej tė cilėve janė regjistruar si skandale tė rėnda, qė gėlltitėn miliona dollarė dhe euro nga fondet publike, nga taksat e shqiptarėve dhe nga financimet ndėrkombėtare, akorduar pėr projekte tė ndryshem nė rrugė, arsim, shėndetėsi, ushtri, kulturė, transport, sistem banker, telekom etj. Edhe pse kėto skandale, janė nė dosjet e administratės dhe qeverisė shqiptare, edhe pse janė nė sirtarėt e shtetit, tė pushtetit dhe drejtėsisė, nuk u bėnė dhe nuk po bėhen objekt zbardhjeje dhe gjykimi prej drejtėsisė, mbasi kjo drejtėsi, siē dihet ka qėnė dhe vazhdon tė jetė peng, vazhdon tė jetė skllave e politikės dhe e pushtetit.
Klanet, grupet dhe individėt e korrupsionit, vazhdojnė tė jenė sė bashku nė parlament, nė opozitė dhe nė qeveri, nė shtet dhe nė pushtet, nė afera dhe pėrfitime, natyrisht edhe bėjnė luftėn nga transhe tė ndryshme kundėr korrupsionit, duke sulmuar njeri-tjetrin me fjalime dhe copėra letrash, tė cilat tunden nė parlmanet, por ēohen dhe nuk ekzekutohen me ndėshkim sipas ligjit.
Dhe kėshtu, gangot qė komandojnė pushtetin dhe politikėn, vazhdojnė tė shijojnė tė qetė jetėn e tyre luksoze, llogaritė bankare, makinat, vilat, plazhet dhe gjithēka tė cilėn e kanė siguruar nga pėrfitimet korruptive, prej shfrytėzimit tė posteve. Dhe tė gjithė bėrtasin e ngjiren: Ka korrupsion, do ta luftojmė. Po kush e bėnė korrupsionin? Mos vallė, ata qė jetojnė me asistencė, mos vallė ata qė kėrkojnė punė rrugėve, apo ata qė shesin fara nė troturare?!
Krijoni Kontakt