Close
Faqja 9 prej 27 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 262
  1. #81
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Endrrat e mia...

    Ne jeten time treni me ka lene shpesh,kam qendruar shume here ne stacion duke pare ate dicka qe me ikte aq larg....
    Cdo here kam patur dhimbje dhe lot,kam hedhur guret larg me besimin qe do te prekja dike!!
    Ne te gjithe jeten time jam munduar tju ngjas atyre princerve ne perrallat magjike,dhe cdo here deshira per te derdhur lot nuk me ndahej kurre..
    Cdo dite kaloja ne mendjen time nje dite qe ju shtua kesaj jete dhe iluzionet e mija ishin per cdo dite e cdo dite me pak te bukura..
    Fillova te qaja per gjerat me te vogla dhe endrrat e mija nuk me dukeshin te verteta por te pakuptueshme ku ne te cilat nuk shihja me kalimin e stineve dhe diteve te vitit...
    Ecja para vetes time ne pritjen e padurueshme te ndodhjes se nje mrekullie...
    Per mua dashuria kishte humbur emrin e saj,cdo dite ecja ne kete hapesire te bardhe ku ne te cilen nuk shihja me asgje dhe asgje nuk ndodhte...
    Kujtoja se u shmangesha problemeve te shpirtit po ne te vertete i kerkoja ato me teper!!!
    Fati im i trishtuar dukej qe ishte i vetem ne fund te shkrimeve te mia..
    Ndoqa shume fantazma ne kete bote hostile qe me frikesonte..
    Me qellonin shpesh ne koke qe te perulesha,dhe lutesha qe kjo gje te ndalonte,lutesha qe kjo vuajtje te kishte nje fund...
    Te ndjesh reren siper kokes tende ,sa budallallik po ne te njejten kohe sa mire te ben te ndjehesh ne keto momente vetmie dhe zhgenjimi...
    I degjoja sesi qeshnin me vuajtjet e mija,i shikoja si kercenin siper zhgenjimeve te mia,dhe kurre se besoja si njerezit mund te kenaqeshin kaq teper perpara nje varri...
    Shpirti im ishte si nje anije qe vetem perplasej dhe vetem shkatarrohej nga nje shkemb i fuqishem,prej nje mjegulle te dendur.....
    Trupi im ishte vene ne gjume.......dhe se kuptoj pse se endrra kisha akoma!!!
    Shikoja te gjithe keta njerez te lumtur ne nje ane dhe une duke u fundosur dhe duke pare jeten sesi me largohej.....larg.............ne pafundesi..
    Dhe dua te jetoj,dua te ndjej prape dashurine,dua te luftoj dhe te jem ajo qe dikur isha...nje femer e forte dhe e dashuruar me jeten,nje femer e dashuruar me te mirat e kesaj bote!
    Vuajtja dhe zhgenjimi me ben qe te jem ndonjehere dhe e padurueshme per te tjere,me bene qe te isha dikush tjeter,dicka agresive qe me pare nuk bente pjese ne temperamentin tim...
    Dua te jem ajo qe isha...kete dua...dua te gjej veten time....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 01-07-2008 mė 12:11
    "Carpe Diem"

  2. #82
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ndjenje e pakuptuar!

    Ndjejme shume gjera njekohesisht dhe nuk mund te pergjigjemi per asgje!
    Dashuria,tradhetia,humbja,vetmia,harresa,ndarja,ge zimi,hidherimi,jane te gjitha ketu me ne dhe nuk e di se cila eshte ajo qe mbizoteron...
    Por di shpeshhere qe ajo qe eshte dhe do te jete pergjithmone me ne ka vetem nje emer....eshte Dashuria...eshte ajo qe ne ndjejme per te tjeret,ajo qe te tjeret demonstrojne te ne...
    Ndonjehere me duket vetja teper e ndryshuar....kam ndryshuar!
    Me duket se shume endrra ngelen larg te ngulitura vetem ne fantazine e nje femije,qe kerkonte me cdo kusht te rritej.
    Tani me duket sikur jam e boshatisur,e frikesuar,e paafte per te falur ate qe jepja dikur.Nuk e di!....Kam frike...!
    Sa dite dhe nete kam qendruar afer detit duke vrare friken me gure.Sa nete kam mbyllur me shpresen se dikush nga ata qe doja do te kujtohej per mua?
    Sa here kam dashur te mbroj zemren time nga ankthet?
    Sa here kam kerkuar qe dikush te me jepte shpresen qe nuk ma kishin lejuar ta merrja me pare!
    Dhe sduhet te kem frike,nuk duhet!
    Kam endrra te tjera per te realizuar,kemi endrra.
    Duhet ti falim mungesat e njerezve dhe frikat tona egoiste.Duhet te mbajme me fanatizem ne zemer njerezit qe duam dhe ku askush nuk mundet tu zere vendin.
    Deti do te qetesohej po te me shikonte te qete,te lumtur.....
    E shkuara nje dite do te ngjaje me nje enderr te keqe,qe largohet me vitin e mbrapshte dhe ja le vendin dickaje te re dhe te shumepritur.Ndoshta nje viti ku mund te gjejme lumturine e shumepritur,ku do te gjejme pjesen tone munguese,ku do te gjejme te ardhmen,ku do te gjejme vetveten....
    Kam mundur te mbijetoja brenda harreses se diteve dhe neteve qe dukeshin sikur nuk kishin mbarim...
    Dua te jem e lumtur dhe te mos kem frike per asgje....dua te ndihem e plote...e plote si hena!
    "Carpe Diem"

  3. #83
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Jeta...

    Mendoj se te gjitha moshat kane te njejten shenje te vrazhde te realitetit...
    Jeta te duket e pakuptimte ne disa momente dhe befas vjen nje moshe tjeter qe te rizbulon vetveten ne nje dimension tjeter.Je i njejti njeri,por qe ka gjetur me ne fund nje arsye per te jetuar.
    Kujton se dashuria eshte vetem per nje person,po kjo nuk ka si te jete e vertete!Natyra prandaj ka krijuar nje pafundesi burrash dhe grash,qe secili te beje nje zgjedhje,pastaj dy ose me shume dhe kur te arrije te bashkoje shume gjera brenda njeres te arrije kenaqesine maksimale.
    Duhet te kuptojme qe dashuria nuk eshte kaq e madhe dhe e pafund siē duket!
    Si mund te jete nje gje e pafund kur te kufizon ne nje rreth te vetem i cili sa vjen e ngushtohet gjer ne ate pike sa te ze frymen?!
    Dashuria eshte fillimi i pjekjes se njeriut...
    Nje femer ka nevoje per prekjen e dashurise qe te ndihet femer dhe me pas cdo prekje do ti sjelle nje ngazellim te ri,nje eksperience te paharrueshme,secila e veēante ne llojin e vet..
    Kjo lloj melodie me ēon ne fushat me te gjelberta te parajses se pasionit,aty ku qe te gjithe kane shetitur me mijera here,po asnjeri nuk ka arritur qe ta shohe te teren me bukurine e saj ngazellyese...
    Nuk eshte pasioni ai qe e terheq me shume nje femer,por eshte ajo romantika idealiste qe i perkedhel mendjen me delikatese si nje petale trendafili,eshte ajo kersheria e trasheguar besnikerisht ne gjene qe si nje krimb i palodhur germon me kujdes gjersa te ndeze motorin kerkues ne drejtim te diēkaje qe ndoshta nuk ekziston ne te vertete,por ne mendjen e cdo femre qendron e fjetur ashtu bute edhe eger bashke,ne kerkim te zgjimit zhurmues qe do te trondise gjithe qenien duke e vene ne levizje....
    "Carpe Diem"

  4. #84
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Do kthehem ne nje kujtim...

    Ne fund te fundit jeta eshte e bukur dhe kjo bukuri e fshehur ne forma nga me te ndryshmet dhe me te imagjinueshmet,nuk duhet te na beje te na vije turp nga asgje e saj.
    Ajo eshte nje teresi e pakthyeshme,e pacenueshme,megjithese ne shpeshhere mundohemi te marrim prej saj vetem momentet qe na pelqejne.
    Ndoshta pas ca kohesh edhe une do te mbetem si nje gje qe duhet ti fshihem kujtimeve te mia!!
    Ose me mire do te kthehem vete ne nje kujtim!
    Duart po i leviz ne nje menyre te shperqendruar,por shume domethenese per gjendjen ne te cilen ndodhem.
    Eshte nje levizje e pakuptimte,jo e bukur si ajo e valeve,por shkatarruese per ate qe do ti shikonte.
    E ndjej si me zjen koka dhe se gjithe kjo dite mu kthye ne nje makth te vertete...
    Me e keqja eshte se ndihem si e kurthuar dhe koha qe po fluturon nuk me le ne dispozicion as per te marre fryme...
    Kjo ide e mosngopjes me ajer me rrethon te teren dhe me duket sikur jam ne nje shtet ku ajri dhe bukuria jane kthyer ne vrases...
    Jeta eshte nje beteje ku ne te cilen luftojme perdite...

    Rrezohemi nga disfatat qe mund te hasim ne jeten tone te perditshme qofshin keto familjare,profesionale apo sentimentale,rrezohemi dhe mundesisht kerkojme nje dege peme si per tu mbajtur dhe si per te shpetuar nga kjo rryme mendimesh te turbullta qe na marrin perpara...
    Rrezohemi po a e dime valle sesa te forte mund te jemi?
    E kemi matur ndonjehere peshen e saj?
    Shpeshhere quajme veten viktima te nje jete qe tregohet e pameshirshme me ne po ne te vertete a jemi te tille?
    Forca jone ekziston te secili prej nesh,mjafton vetem nje moment i duhur dhe nje kuptim i drejte i te ashtuqujtures fati yne...
    A nuk jemi ne vete ata qe kemi te drejten e luftimit per nje jete me te mire?
    Rrezohemi dhe duhet te ngrihemi sepse fatalizmi i shpirtrave tane na con ne nje gjendje te mjerueshme ku nuk njohim ne rradhe te pare veten dhe ku askush tjeter nuk na njeh....
    "Carpe Diem"

  5. #85
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Natyre e deshperuar...

    Habitem kur shikoj gjethet e pemeve qe lekunden lehte nen eren e ngrohte.I ngjasojne femijeve te vegjel et cilet u gezohen gjerave te para qe ju ofron natyra....
    Para pak ditesh ato gjethe ishin te fshehura ne sythe,kurse tani ato kane hyre ne fazen me te bukur te jetes se tyre te gjelbert.Nganjehere i kam zili pemet,zogjte rete.....asnjera prej tyre nuk e vret mendjen sesa do jetoje ne kete bote.Gjethet nuk shqetesohen nese pas pak muajsh do zverdhen dhe do shkelen nga nga kembet e kalimtareve......
    Rete,megjithese e shikojne boten nga lart nuk merziten me ciklin e perhershem te kthimit ne toke.Zogjte me cicerimat e tyre qe gjithmone me duken gazmore,krijojne fole,shtegtojne,pastaj.....nje brez i ri ze vendi e tyre.Po njerezit,pse duhet te kene aq shume frike nga vdekja?.....
    Njeriu mesohet qe i ri me idene se nuk ka perjetesi,qe edhe me te fuqishmit largohen nje dite,qe jeta eshte nje rruge dhe ka nje fund.Por ndoshta asnjehere njeriu nuk eshte i afte te pranoje se do vije nje dite kur ai nuk do jete me......
    Ka derdhur shume mund per te krijuar gjera qe i sjellin lumturi atij dhe te tjereve qe e rrethojne,sa i duket vetja i pazevendesueshem.I duket sikur bota ka nevoje per te,por gabohet.Te qarat per nje te vdekur duken si nje ritual qe duhet bere domosdoshmerisht dhe harrohen shpejt....i vdekuri harrohet shpejt...sa keq!
    Me kujtohet vdekja e dikujt....derdha aq lot sa qe me dukeshin si lume i pafund dhe teper i thelle qe me trembte.......
    Fshehurazi hyja ne dhomen time dhe pyesa veten perse qaja aq shume dhe ndonjehere vetja me pergjigjej ...."qajme sepse jemi te lumtur qe jemi akoma te gjalle".
    Asnjehere nuk e pata kuptuar se ēfare donte te thoshte vetja ime me ato fjale,por tani e kuptoj!!
    Njeriu ne vetvete eshte nje qenie egoiste.Mundohet te provoje vuajtjen qe ndjen dikush tjeter,por ne thellesi i intereson ajo qe ndjen vete.!
    Eshte e pashmangshme dashuria qe ndjen per jeten,kur shikon se ajo i privohet dikujt tjeter.Eshte nje deshire e papermbajtshme te jetosh dhe nje dite me shume me shpresen se diēka e mire,nje mrekulli,nje magji do te ndodhe.Edhe me i varfri,me i semuri,me i dobeti do te jetoje sa me shume....
    Sepse lidhja e njeriut me jeten eshte aq e vjeter,sa edhe origjina e gjithēkaje...
    Sa mire eshte te kalosh kufirin sepse e di qe asgje nuk do te jete me si me pare!!Sa mire eshte te kesh ate jete qe ne vete duam,ate qe ne te vertete e shijojme..
    Dhe vetem keshtu lulet qe lindin ne balte behen madheshtore,vuajtjet kthehen ne jepje dhe zhgenjimet e meparshme do te ishin thjesht formalitete te vjetra..
    "Carpe Diem"

  6. #86
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Koha e ikur...

    Mendoj dhe habitem me shpejtesine e eres dhe te kohes!
    Me duket sikur gjerat fillojne dhe mbarojne po ne te njejten dite...ku eshte vlera e kesaj kohe te kaluar bashke?!
    Pse kaq kujtime...me duket sikur kishte me teper...?!!!
    Koha iken shpejt dhe me duket se ne kalimin e saj ajo merr me vete njerezit qe duam dhe merr me vete kujtimet tona me te bukura duke na lene mbrapa dicka te hidhur dhe te pakapercyeshme...Pse ndodh valle?!
    A mos vete koha xhelozonte ne lumturine tone dhe a mos vete koha do te ishte e lumtur duke na i marre te gjitha thjesht per te kenaqur veten e saj?!
    Mendoj per ty dhe mendoj qe vetem duke qene prane teje,do te isha ne gjendje te beja gjerat me te bukura,me te guximshme,me te frikshme,me enderruese...oha sa shume gjera do te mund te beja per ty!
    Do te shkrija akullnajat,te pushoja vullkanet,te provokoja shiun,te lindja ne erresiren e nates vete diellin,te notoja dhe te ecja siper oqeaneve,te kontrolloja thellesite e tyre ....me ty do shoqeroja eren,me ty do isha vete ky fllad mengjesi...me ty do te isha kaq shume!!!
    Pse kujtimet zhduken dhe pse nuk mundemi ti ngrijme te gjitha?
    Do te doja te kisha mundesine te ngrija kohen,cdo gje qe kam kaluar me ty,do te doja te ktheja edhe nje here dashurine tone,do te doja te mbaja kujtimet me te bukura ne nje shpelle te larte ku vetem une mund te shkoja dhe ta njihja...Do te doja te ringjallja cdo gje qe kemi kaluar dhe cdo kujtim..
    Sa te pafuqishem ndjehemi dhe sa te pavlere kur nuk arrijme dot realizimin e deshirave me te zjarrta qe kemi!Nuk mund te bej dot asgje nga keto qe them...
    Po mund te bej qe ti te jesh ne thellesine e zemres sime,nje thellesi ku ne te cilen askush dhe asgje nuk mund te te prishi,nje thellesi ku ne te cilen vetem vdekja mund te me ndaje nga ty!
    Dhe mund te bej qe te mendoj gjate,te mendoj cdo kohe,cdo stine,cdo minute,te mendoj duke mos pushuar se menduari,te mendoj edhe duke fjetur....te mendoj deri ne fund per ty....te mendoj deri ne fund per dashurine!
    Kohe,ti je rivalja ime dhe prape se prape te dua,te dua sepse ti mi solle momentet dhe prape ti mi more!
    Po nuk mi merr dote te gjitha kujtimet...nuk me ndalon dot mendimet.....
    "Carpe Diem"

  7. #87
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Perkushtimi...

    Harrojme ne menyre egoiste gjithcka qe na rrethon,gjithcka per te cilen kemi jetuar,harrojme te gjithe ata qe kemi patur miq dhe te aferm.....harrojme gjithcka per tju kushtuar thjesht dhe ne menyre te plote vetem nje personi te vetem...atij personi qe aq shume duam!
    Afrohemi drejt tij dhe i japim gjithcka qe kemi...gjithcka qe mundet te dhurojme,dicka qe mund te quhet nje dashuri e paster dhe e sinqerte,dicka qe na ben te harrojme edhe vete ekzistencen tone,dicka qe na ben te mendojme qe jetojme thjesht per dike tjeter,jetojme vetem per ate qe duam!
    Ky eshte gabimi jone,pasi neglizhojme cka jemi ne te vertete,neglizhojme ata persona qe kemi njohur prej vitesh ,te cilet kane qene miqte tane,ne momentet ne te veshtira dhe me te gezueshme!.....

    Harrojme pra veten dhe njerezit qe na deshen!
    Harrojme dhe duam dike,duam dashurine,japim dhe kerkojme te marrim me permasa te barabarta ate qe japim,kerkojme te ndjehemi te vlefshem per dike,kerkojme qe edhe per tjetrin ekzistenca jone te jete e pamundur edhe per te!
    Po sa shume gabohemi...!
    Gabohemi sepse kurre nuk mund te marrim ate qe japim,kurre nuk mund te na duan aq sa duam....kurre nuk mund te kemi te njejtat ndjenja,pasi gjithmone eshte njeri qe do shume me teper se tjetri!
    I perkushtohemi dikujt qe nje dite nuk e ka per gje fare te na tradhetoje dhe aq me teper te kete guximin qe ta thote!
    E cfare mund te mendojme per dashurine?
    A eshte ajo mizore apo jane vete njerezit qe e bejne te tille?
    Pse duhet te ekzistoje tradhetia?!Mendoj se e di pergjigjen!
    Pikerisht sepse kjo bote eshte e rrethuar nga e mira dhe e keqja...ashtu sic eshte e rrethuar nga dashuria,urrejtja dhe tradhetia!
    Ndihemi te pafuqishem para humbjes se dashurise dhe ndihemi te paafte te duam dike tjeter,dhe ndihemi kaq te vetmuar sepse kemi lene te gjithe njerezit qe na kane dashur mbrapa kraheve,kemi humbur besimin dhe miqesine e tyre!
    Pra kemi humbur dashurine e dikujt qe deshem dhe kemi humbur miqesine sepse ju perkushtuam vetem nje njeriu te vetem!
    Dhe nuk duhet te jete keshtu.......jo nuk duhet!
    "Carpe Diem"

  8. #88
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Prano fatin..

    Me duket sikur jam duke vdekur nga dashuria per te dhe cuditerisht jam bere teper e ftohte.
    Hoqa teper veshtiresi dhe ai kurre nuk arriti te me kuptonte...
    E ndjej se e dua si me pare,qe e deshiroj si me pare,qe kam nevoje per te.Por ja kam ndaluar vetes nje gje te tille tashme sepse me duket sikur koha ka krijuar nje hendek te madhe qe sdo mundem ta kaloj dot kurre per te shkuar deri te ai..
    Me duket se te gjithe me urrejne....ne nje moment e ndjej aq afer dhe me duket cdo gje si me pare,por te nesermen ndodh patjeter dicka tjeter qe me ben te largohem nga ai akoma e me shume...
    E desha kaq shume....e adhuroja.
    Nuk e di nese mund te kete dashuri me te madhe.Nuk edi nese nje femer mund te dashuroje nje mashkull ne menyren qe une desha ate....ndoshta e dua akoma,po nuk mundem dhe nuk dua me ta gjej rrugen per te shkuar serish ne zemren e tij....pasi nuk kam qene kurre brenda saj!!
    Sa e veshtire te pranosh fatin qe te impozon dashuria...
    Eshte teper e cuditshme te mendosh qe kur isha me te mendoja se nje dite do te ndaja cdo shqetesim,cdo gezim,cdo dritherim shpirti,kurse tani me duket sikur po mbytem nga pafuqia ime per te perballuar kete situate te tmerrshme qe nuk paska fund.......
    Dashurite e zjarrta jane mbytese.Te mesojne me nje ngrohtesi nga e cila nuk mund te heqesh dore lehte!
    Ne mendje me vine copeza kujtimesh te cilat i kujtoj per te me sjelle ate shijen e lumturise qe ndjeva dikur te cilen e mbaj ne goje si nje karamele te embel qe leshon glukoze,si per te mbajtur gjalle dashurine time.
    Po mundohem te shikoj nje tunel nga i cili do mundem te shoh nje drite nga e cila do mundem te marr jete....me duket se jam bere nje karrikature e vetvetes..
    Dua te rigjej ne jeten time lumturine,si nje femer ne kerkim te nje shprese,ne kerkim te nje te reje....ne kerkim te nje te ardhmeje!
    Kush do te jete ajo?!
    A do kem valle?
    "Carpe Diem"

  9. #89
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lodhje...

    Ndihem shume e lodhur,do te doja qe te flija gjate dhe te kaloja dite te tera ne nje gjume te thelle,por nuk mundem..Shqetesimi qe kam ne shpirt nuk me le qe te fle...Kur arrij qe te mbyll syte ndonjehere,zgjohem nga endrrat e pafundme qe me trazojne si nje dallge e fuqishme te nje deti te trazuar.Nuk e di nese duhet te ndihem fatkeqe,apo duhet te gezohem me dyshimet qe dalin te verteta...Mundohem te urrej ate qe me dhuron nje iluzion te verber,por ne fund ndjej vetem mungesen e tij...
    Sa shume qe duam...!!!Me gjithe dhimbjen e shkaktuar,megjithe marazin qe ndjej ne zemer,prape nuk mundem te urrej..Nuk mundem pasi eshte nje gjurme e pashlyeshmee lene tek une...Ne kete boshllek qe ndjej,vetem malli,vetem ai po me shkrumbon,po me vyshk si nje lule te paujitur kurre...
    Po ngrihem nga ky shtrat me pertese...ky krevat qe me eshte bere si nje varr ku duhet te kaloje ditet e netet ne pritje te nje rreze drite per te shijuar serish dashurine.Por brenda vetes kam parandjenjen qe as drite nuk do gjej me kurre!
    Nuk do te kisha me asnjehere besim te nje mashkull,i cili edhe pse do te me mbulonte me puthje e fjale dashurie,nje dite mund te me kthente krahet duke qeshur pas shpine...Si nuk arrijme te njohim dhe te shohim kete pike te erret karakteri te dikujt..??Si nuk arrijme te kuptojme se dikush nuk dashurohet me pas nesh,por thjesht kerkon kohen e duhur per te te larguar nga vetja??!!
    Me kane thene dikur qe isha teper idealiste,enderrimtare dhe larg realitetit.Por asnjehere nuk me kane lajmeruar se kane dashur te shkatarronin kete shpirt te paster qe eshte brenda meje,per ta rikthyer brutalisht ne realitet...Te me ktheje ne nje vend ku nuk ka princa te kalter,as dashuri te medha,por kompromise,te cilat duhen respektuar nga nje njeri qe do te ece perpara....Per ate qe duam sakrifikojme gjithcka dhe nuk e sakrifikojme ate vete...Sa gabojne njerezit!!!Sa gabojne...
    Sa naive dukemi ose behemi ndonjehere!!Sa qesharake na duken ndonjehere gabimet e bera!Jam bere per meshire,jam bere per dicka te tille!Te gjithe me shikojne sikur kam zbritur nga nje anije kozmike ne nje planet te huaj ku nuk njoh asnjeri dhe ku askush nuk me njeh!!As vetja ime...Arrij vetem te vetefajesohem edhe te qaj....Keshtu do jetoj une?
    Nuk e di nese jeta do te kete te njejtin kuptim si me perpara,madje nuk di cfare lloj ngjyre do te kete e ardhmja pasi deri me sot personifikohesha nga nje ngjyre qe tashme e kam humbur!Duhet te bindem qe jam rritur,duhet te bindem qe ai femije i vuajtur dhe aq enderrues eshte rritur...Dua te behem e forte...Dua qe ky ajer i paster te me perkedhele serish me dashuri....pas shume koheve burgim kete do te doja...!!
    "Carpe Diem"

  10. #90
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Diēka me mungon....

    Sa shume gjera qe kam,sa shume...i kam te gjitha perveē lumturise!
    Sot mora ēelesat e makines dhe dola jashte...Bente shume vape..
    Ndonjehere me ndodh te rri dy tre dite pa dale fare....Nuk dua te takoj njerez,nuk me pelqen kjo bote nga e cila aq shume jam zhgenjyer!Sa e urrej opinionin e pasakte dhe jo te sinqerte te njerezve...nuk dua te ndeshem me te,nuk dua pasi e urrej dhe duke urryer mendoj se behem nje person e cila nuk jam une vete.Kam pershtypjen se keqesia ngjitet shpejt dhe e mira do kohe per tu ngjitur!
    Disa e shikojne jeten si nje argetim te vazhdueshem,pa telashe,pa halle.Rruget pothuajse jane plot ketu....Trishtohem kur shikoj njerezit qe vrapojne te mbushur me dhurata,trishtohem per veten dhe gezohem per ta.Askush nuk me dha dhurate kete vit,askush!
    Me pushtojne emocione te forta.Zemra me dridhet duke leshuar tinguj te dhimbshem.Gjithmone kam dashur,gjithmone i kam besuar dashurise,gjithmone e kam dhene dhe sa pak e kam marre!!
    Ndonjehere njeriu hyn ne nje lidhje per te mbytur monotonine e diteve pa kuptim dhe dalin befas te dashuruar,edhe pse ndonjehere zhgenjehen!
    Te pakten nga kjo pervoje e hidhur do marr me vete diēka te bukur....por ja tek jam...E vetmuar,e trishtuar dhe e perbuzur!
    Jam shume e vrare ne shpirt.Me kane copetuar kete shpirt me kokekrisje,ndaj e kuptoj veshtrimin e syve te mi ne pasqyre,ate veshtrim te trishtuar,ato lot qe rrjedhin nga thellesia e zemres...
    Eshte veshtire te fillosh gjithēka nga e para,sidomos kur ke te shkuaren qe te kujton se ēfare ke bere,sa shume ke dhene dhe ēfare te ka ndodhur...sa padrejtesi ka kjo bote!
    Por nuk ka zgjidhje tjeter,pasi keto jane pesojat e rritjes.Me kane admiruar per forcen e madhe shpirterore,per guximin tim,me kane thene qe jane te rralla ato femra qe do duronin kaq shume dhimbje....po valle a mos kane qene vetem fjale si per te me ngushelluar dhe kuptuar vetmine ne te cilen dua te rri,larg prej te gjitheve....shume larg!
    Thone qe jeta vazhdon....
    Te terheq zvarre kur nuk do ta ndjekesh,tallet me dobesite e tua,te jep diellin kur mendon se ke prekur fundin.
    Kjo eshte jeta_peshperis me vete...
    E nesermja eshte e paparishikueshme dhe ndonjehere nuk mundem te luftoj ate qe me ka munguar me shume....Dashurine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 04-07-2008 mė 13:56
    "Carpe Diem"

Faqja 9 prej 27 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •