Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Vete-Diskriminimi Shqiptar i Emigranteve

    Panorama, 04/05/2008

    Diskriminimi politik i emigrantėve

    Dr. Luan ZYKA, ish-Sekretar i Pėrgjithshėm i MKTRS


    Para disa netėve Parlamenti shqiptar votoi ligjin e ri zgjedhor. Them "netėve" dhe jo "ditėve" pėr tė pėrdorur shprehjen metaforike tė errėsirės pėr njė veprim qė u bė nxitimthi dhe nė mungesė tė transparencės politike, juridike e shoqėrore ndaj gjithė faktorėve tė interesuar; i padenjė pėr ēdo ndėrmarrje ligjvėnėse. Por nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė nga ēėshtjet themelore tė demokracisė, shtetit dhe shoqėrisė shqiptare, siē ėshtė ajo e pėrfaqėsimit politik tė "sovranit popull" nė organet mė tė larta drejtuese tė tij.

    Veē kundėrshtive tė tjera qė po has ky ligj nė politikėn shqiptare, kryesisht me shndėrrimin e "tregut" tė hapur politik tė partive nė oligopole tė dy ose tre partive me anė tė ndarjes territoriale tė ēifligjeve partiake dhe, nga na tjetėr pa mohuar hapėsirat qė mund t'i japė pėrfaqėsimit tė kategorive tė ndryshme tė popullsisė, sidomos femrave dhe minoriteteve, pikėrisht nė kėtė drejtim ai ka njė mangėsi themelore. Me kėtė ligj praktikisht pėrjashtohet 1/3 e trupės zgjedhore tė "sovranit popull" - masa mbi 1 milionėshe e emigrantėve shqiptarė. As edhe njė fjalė pėr emigrantėt, as edhe njė pėrmendje indirekte pėr diasporėn e madhe shqiptare.

    Braktisja e emigrantėve


    Mbasi lexova dhe rilexova ligjin e ri tė Parlamentit tė Shqipėrisė (ėshtė e tepėrt t'i thuash Kuvend) m'u fanit njė kujtim i hidhur i fillimviteve '90. Nga dritarja e trenit tė linjės sė natės Follorinė - Selanik, udhėtarėt e strukur nė ndenjėset e tyre shikonin me habi dhe keqardhje varganė tė tėrė emigrantėsh shqiptarė, qė ecnin nė kėmbė anės hekurudhės pėr tė ardhur nė brendėsi tė Greqisė. Ata nuk kishin pyetur pėr kufij para varfėrisė sė tyre pa kufi, por duke lėnė gjithēka mbrapa shkonin drejt shpresės ashtu nė kėmbė kokulur anės shinave tė kapnin trenin e historisė... Po kėshtu kishin ikur edhe nga atdheu i tyre shqiptarėt nėpėr detra; ku t'i nxirrte dallga tė gjallė a tė mbytur... Ata i kish braktisur politika tinzare dhe qorre e atdheut tė tyre, duke i nxjerrė jashtė nga trupi si damarė qė kullonin gjak e lot.

    Me kalimin e viteve, ata, ikanakėt e djeshėm, u kthyen nė engjėj shpėtimtarė tė familjes shqiptare. Ato turmat e djeshme po vetorganizohen nė shoqata, klube kulturore e shkencore, fizikisht apo nėpėr rrjetet e komunikimit informatik, por shteti amė nuk i afron asgjė mė shumė se nostalgjinė e dhimbjes. Nė shtetin amė politika fshihet pas hipokrizisė sė vet tradicionale, edhe pse shtetet bujtėse po ndėrtojnė politika pėr zgjidhjen e problemeve tė bashkėjetesės me emigrantėt.
    Sepse shteti amė i konsideron emigrantėt e tij vetėm si shifra statistikore; 15-20% tė GDP vjetore tė vendit prej emigrantėve, 1 milion turistė nė vit (ēfarė cinizmi shtetėror!), mijėra makina qė hyjnė e dalin nėpėr dogana, ambasada dhe konsullata qė raportojnė vetėm pėr mijėra e miliona euro e dollarė nga dokumentet e emigrantėve (pa llogaritur ato qė futen nė xhepat e sekserėve). Ky ėshtė emigranti pėr shtetin, disa shifra fitimprurėse dhe asgjė mė tepėr.
    Ky qėndrim shpreh verbėrinė para realiteteve tė reja tė globalizimit, padijen ndaj koncepteve moderne tė shtetit-komb dhe dinamikės sė diasporės me shumė identitet, mungesėn e fantazisė politike apo mosdashjen tinzare pėr tė mos u marrė me hapėsirėn e madhe gjeonjerėzore shqiptare.

    Roli historik i diasporės


    Pasuria mė madhe e kombit shqiptar ėshtė vetė njeriu shqiptar. Dėshmi e freskėt e kėtij vlerėsimi ėshtė faktori shqiptar nė Kosovė dhe Maqedoni, i cili po ndryshon historikisht rolin gjeopolitik tė shqiptarėve.

    Historikisht, kuadri ideologjik, kulturor dhe politik i shtetit tė ardhshėm tė shqiptarėve u formua nga diaspora shqiptare. Rrėnjėt ideologjike tė ndėrgjegjes kombėtare shqiptare fillojnė nga diaspora. Letėrsia kombėtare nė veēanti dhe kultura nė pjesėn mė tė madhe, janė ngjyer nė melanin e diasporės. Diaspora shqiptare gjithashtu ishte promotori i lėvizjeve tė mėdha politike deri te ngritja e flamurit dhe ndihmesa pėr ngritjen dhe mbrothėsinė e shtetit shqiptar. Pa ndihmėn e gjithanshme dhe angazhimin e diasporės kosovare, ēėshtja e Kosovės ndoshta do tė kishte mbetur nė udhėkryq. Qoftė edhe pėr kėto arsye, ēdo shprehje e indiferencės politike ndaj diasporės ėshtė antihistorike.

    Qysh prej viteve '80 kam patur fatin e hidhur t'i njoh nga afėr, nė vatrat e shtegtimit tė tyre, tė tre kategoritė e ndryshme historike tė diasporės shqiptare.

    Kam parė tretjen e kategorisė mė tė hershme - atė tė arvanitasve, paralizimin e kategorisė sė dytė - atė tė diasporės sė para Luftės sė Dytė Botėrore, dhe tani tė gjithė jemi spektatorė dhe aktorė tė fillimit tė zvetėnimit tė kategorisė se tretė - atė tė emigrantėve ekonomikė tė pas viteve '90. Veē shkaqeve tė tjera, shkaku kryesor i kėsaj patologjie kombėtare dhe shoqėrore ėshtė qėndrimi i politikės indiferente tė shtetit shqiptar. (Ndoshta nuk ėshtė e rastėsishme qė rilindasit pėrmendin termin "mėmėdhe", duke i dhėnė rėndėsi "pushtetit" shpirtėror qė lidhet me frymėn e mėmės, dhe jo termin "atdhe" qė i referohet mė shumė pushtetit atėror).

    Pasojat antidemokratike dhe antikushtetuese tė indiferencės politike


    Por jo vetėm kaq; indiferenca e sotme politike ndaj emigrantėve, si nė ligjin e ri tė zgjedhjeve, ashtu edhe nė Kushtetutė, ėshtė i papranueshėm nė disa rrafshe.
    Pas kalbjes sė gardhit qė na kish ndarė nga koha, shoqėria shqiptare ka dalė e paorientuar nė njė botė globale, e cila nga ana e saj gjendet vetė nė procese tė ndryshimeve rrėnjėsore. Sot, zhvillimi i ēdo vendi dhe sidomos i njė vendi tė vogėl si Shqipėria, realizohet vetėm me njė optikė globale botėrore, ku nuk mjafton vetėm pavarėsia territoriale e shtetit - komb apo edhe e sovranitetit shtetėror, por rėndėsi themelore dhe afatgjatė ka ngritja e njė shoqėrie mbi parime dhe vlera demokratike. Me fjalė tė tjera, duhet bėrė realitet kryeparimi themelor i Kushtetutės sonė, ku shprehet se "sovraniteti nė RSH i pėrket popullit".

    Po a ėshtė sovran njė popull, kur 1/3 e tij, mbi 1 milion shtetas tė tij, praktikisht ėshtė pėrjashtuar nga e drejta kushtetuese pėr tė zgjedhur dhe pėr t'u zgjedhur me pasojė mospėrfaqėsimin nė Parlament dhe nė organet e tjera politike vendimmarrėse apo ekzekutive pėr fatin e tij? Pėrse personelet e pėrfaqėsive diplomatike shqiptare mund tė votojnė nė selitė e tyre, ndėrsa emigrantėve shqiptarė tė regjistruar nė listat e zgjedhėsve nuk u jepet kjo mundėsi?!

    Pra, sovraniteti nuk i pėrket popullit si tėrėsi, i cili praktikisht trajtohet si turmė amorfe, pa mundėsi tė kryej procesin zgjedhor tė pėrfaqėsimit tė tij politik, qė ėshtė boshti funksional i sistemeve demokratike. Nė ligjin e ri, me sovranitet tė popullit nė thelb dhe praktikisht nėnkuptohet sovraniteti shtetėror bazuar nė territorin e vendit dhe tė atyre qė e shkelin pėrditė atė, dhe nuk merret parasysh realiteti i ri i shpėrndarjes sė shtetasve shqiptarė nėpėr botė. Kjo ėshtė miopi politike qė zbulon mentalitete anakronike pėr vlerat dhe thelbin e demokracisė parlamentare.

    Vetė historia e shtetit shqiptar ka treguar se kur sovraniteti i popullit ėshtė cenuar apo paralizuar, sovraniteti shtetėror ka qenė i pamjaftueshėm pėr tė pėrballuar kriza qė kanė shpurė shoqėrinė shqiptare drejt shkatėrrimit total, ashtu si ndodhi nė vitet 1939, nė 1990 apo 1997.

    Po nė kėtė kuptim, mospėrfaqėsimi politik i emigrantėve ėshtė antikushtetues, sepse nuk realizon parimet themelore tė vetė Kushtetutės. Dhe pėr mė tepėr, vetė Kushtetuta jonė, e njė vendi pra qė ka orientim politik, ekonomik e kulturor, futjen nė familjen evropiane nuk e pėrmend fare faktorin emigrant, kur gjithė vendet e BE (nė proces ligjvėnės ėshtė edhe Greqia) pėrfshijnė nė sistemin zgjedhor edhe diasporėn e tyre tė shpėrndarė nėpėr botė.

    Gjithashtu moskrijimi i kushteve tė pėrfaqėsimit politik tė emigrantėve, pėrbėn shkelje tė tė drejtave themelore dhe veēanėrisht tė tė drejtave politike tė njeriut. Nė rrafshin social, pėrjashtimi nga e drejta e pėrfaqėsimit politik, tė sė drejtės pėr tė zgjedhur apo edhe pėr t'u zgjedhur shkakton pabarazi sociale, dhe mė tej akoma, pabarazi ekonomike, duke dėmtuar kohezionin shoqėror kaq tė dobėt tė shoqėrisė shqiptare.

    E drejta politike dhe patriotizmi partiak


    Tė vetmet lėvizje qė kanė bėrė dy a tre parti politike nė drejtim tė emigrantėve, janė krijimi i disa grupeve tė tyre nėn frymėn e patriotizmit partiak dhe jo tė frymės sė pėrpunimit tė ideve tė reja politike.

    Eshtė mungesa e hapėsirės ligjore-politike, qė atrofizon zhvillimin dhe favorizon hermetizmin e kėtyre grupeve nė grupazhe pa asnjė rol dhe ndikim, si ndaj komuniteteve tė emigrantėve, ashtu edhe ndaj vendasve ku ata jetojnė. Rrjedhojė logjike e kėsaj politike - apolitike do tė jetė kthimi i tyre nė pengesė pėr vetė partitė qė tani ngushėllohen me to, sepse nė ndryshim me votuesin nė Shqipėri, votuesi emigrant nuk bie lehtė "pre" e varėsisė klientale me pushtetin politik.

    Kategoria e tretė historike e diasporės shqiptare - emigrantėt e pasviteve '90, gjendet nė fazėn e diferencimit tė saj embrional, e cila karakterizohet nga ndryshime tė vazhdueshme deri nė marrjen e formės dhe funksioneve tė saj pėrfundimtare. Eshtė shansi i fundit ku mund tė ndikosh mbi tė e t'i japėsh drejtimin e dėshiruar.

    Shqipėria ka nevojė jetėsore pėr kėtė pjesė tė trupit tė saj, pėr aortėn e saj ekonomike, pėr dijen e saj shkencore, pėr idetė e saj nga bota e pėrparuar demokratike. Ata janė pjesė e saj dhe ashtu si zogjtė shtegtarė, pėr t'u kthyer nuk duan veēse klimėn e pėrshtatshme, njohuritė dhe lėndėn pėr tė bėrė foletė i gjejnė vet. Psikologėt nė botė nuk mund tė shpjegojnė kėtė forcė tėrheqėse qė ka mėmėdheu pėr njeriun, por sa do durojė akoma pa u tharė nga shkretėtira politike shqiptare lėnda ngjitėse qė i lidh emigrantėt me mėmėdheun?!

    Kėto argumente mjaftojnė qė t'i biem edhe njė herė kambanės sė politikės shqiptare, pėr t'i kujtuar se pėrjashtimi politik i emigrantėve ėshtė me pasoja kombėtare sa pėr tė tashmen, aq edhe pėr tė ardhmen e shoqėrisė shqiptare. Se me kėto politika do vazhdojmė tė ecim nė kėmbė si emigrantė tė pėrjetshėm nėpėr gjurmėt e lėna nga treni i historisė sė zhvillimit njerėzor..

    luanzyka@yahoo.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Duaje Siveten : 04-05-2008 mė 07:31

  2. #2
    Pėrshėndetje!

    Falenderimet e mia pėr sjelljen e ketij shkrimi nė forum, si dhe pėrgėzimet e mia pėr prezantimin e ajrosur tė tij. Gjatė leximit (tėrthorazi) fatkeqėsiht nuk arrita tė dedektoj kush ishte saktėsisht ligji zgjedhor i votuar?!

    Falenderimet e mia paraprake nėse dikush e sjell ligjin kėtu nė forum qė tė njihemi me tė.


    Gjithė tė mirat

    Elna!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 04-05-2008 mė 08:26

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Thone se emigrantet shqiptare diskriminohen kur ikin jashte.. ne te vertete ata diskriminohen kur kthehen ketu brenda, gje qe i ben te mos kthehen kurre!

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •