Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Post - file = skedar

    Citim Postuar mė parė nga Fiori
    File - Skedar
    Citim Postuar mė parė nga Helios
    File - Skedar
    Citim Postuar mė parė nga Besart
    File--Dosja, skedari
    Citim Postuar mė parė nga Windows XP, Vista
    File-- Skedari
    File > Varg


    Citim Postuar mė parė nga Rrjeti
    File-Skedar;.Ja se pse;
    Si Skedar emrohet njė program i tėrė;p.sh. exe.file e cila nė brendėsi pėrmban shumė pjesė;kurse pjesėt pėrbėrėse duhet tė emrohen si skeda p.sh. njė dokument i krijuar nė Word, Works, etj.Si skeda emrohet
    edhe njė dokument muzikor d.m.th.emrohet si skeda muzikore windos media file(mp3 skeda).Si skeda emrohet edhe njė pjesė e njė dokumenti respeketivisht programi.
    Ka edhe raste tė tjera pėr tė cilat do nevojitej njė libėr i tėrė...Desha tė them, nėse fjala File nuk pėrkthehet apo pėrdoret nė mėnyrė adekuate
    nė tė ardhmen do tė kemi shumė probleme me pėrkthimin e programeve kompjuterike.
    Citim Postuar mė parė nga Agron_ca
    File - Skedė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 01-05-2008 mė 23:22 Arsyeja: Shkėputur nga njė temė tjetėr
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Po "filesystem"? A mundemi, me njė fjalė tė vetme: "filesistem", deri kur tė biem dakord pėr file = skedar/skedė? Mė pas i bie tė jetė "skedarsistem" ose "skedėsistem" ??? Mund tė pėrdoret vija ndarėse nė mes - , si rrjedhim "skedar-sistem", "skedė-sistem" ?

    Po ashtu, sa i pėrket "file", nga faqja e pėrkthyesit tė Mozilla Firefox nė Shqip, mund tė lexoni sqarimin pėr zgjedhjen e tij:

    III. Pėrkthimi i termit File me Kartelė ėshtė bėrė duke pasur nė mendje njė ngrehinė tė qėndrueshme pėrkthimesh, jo duke pasur nė mendje njė program tė vetėm.
    Tė pėrkthyerit e tij si Skedė, bllokon, nė rastin e FF, pėrkthimin e Tab. Skedė ėshtė pėrkthim i njė pėrkthimi, dhe dihet qė sa mė shumė pėrkthime tė pėrkthimit tė pėrkthimit...tė ketė, aq mė shumė i largohesh origjinalit. (Pėr ata qė mund tė mos ta dinė ende, Skedė ėshtė pėrkthimi nė Shqip i termit frėng Fiche, dhe Skedar i atij Fichier. Edhe kėtu, punė e tyre pse e pėrkthyen kėshtu, e pse nuk menduan qė do t'u hapnin punė shqiptarėve mė vonė...)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helios : 16-06-2008 mė 20:16
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    U be kjo puna e perkthimeve (e.g. file=kartele) si kur jemi tek pesa...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Mendoj se File duhet pėrkthyer Skedar dhe nuk duhet tė dallojmė midis fjalėve skedar dhe skedė sepse, ndryshe nga dokumentet fizike, nė dokumentet dixhitale/kompjuterike ėshtė vėshtirė tė dallosh njė skedar nga njė skedė. Nė anglisht pėrdoret vetėm fjala File dhe nė shqip duhet tė pėrdorim vetėm fjalėn Skedar.

    Nė botėn fizike ėshtė e lehtė tė dallosh njė apo mė shumė skeda si pėrbėrėse tė njė skedari sepse mund t'i shohėsh dhe prekėsh, por nė botėn dixhitale tė kompjuterit ėshtė vėshtirė tė kuptosh nėse njė skedar ėshtė i pėrbėrė nga njė apo mė shumė skeda. Pėr shembull, njė kėngė MP3, mund tė duket si njė skedė e vetme pėr njė pėrdorues tė zakonshėm, por njė programues mund tė argumentojė se edhe skedari MP3 pėrbėhet nga disa skeda: skeda e informacionit tė kėngės/artistit, dhe skeda e zėrit. Argumente tė ngjashme mund tė bėhen edhe pėr dokumente tė tjerė. Atėherė, dallimi midis pėrdorimit tė fjalės skedė apo skedar varet nga njohuria teknike e pėrdoruesit; njė grup programuesish mund tė dallonin midis skedarit dhe skedės, ndėrsa pėr njė person tė zakonshėm tė gjithė dokumentet janė skedarė. Nėse mund tė bėjmė njė analogji me fushėn e mjekėsisė, njė mjek do thoshte "kirurgu pėrdori bisturinė" ndėrsa njė person i zakonshėm do thoshte "doktori pėrdori thikėn".

    Nė anglisht, tė paktėn nė Amerikė, nuk ka dallim midis fjalėve skedar dhe skedė; fjala file pėrdoret pėr ēdo dokument, fizik apo dixhital, pa marrė parasysh pėrmbajtjen apo pėrbėrjen e dokumentit. Pėr shembull, kur shkon tek doktori, ai thotė: "ja tė shikoj file-n tėnd" edhe pse file nė tė vėrtetė mund tė jetė njė dosje me disa kartela. Nė kompjuter, fjala file pėrdoret si pėr njė dokument me tekst (Text File), ashtu edhe pėr njė dokument tė kompresuar/ngjeshur (Zip File), edhe pse ky i dyti mund tė pėrbėhet nga disa File. Pra, nė anglisht nuk ekziston dallimi midis skedės dhe skedarit, tė paktėn jo pėr pėrdoruesit e zakonshėm.

    Duke u bazuar mbi argumentet e mėsipėrme, jam i mendimit qė pėrkthimi mė i pėrshtatshėm i fjalės File ėshtė Skedar. Fjala skedė mund tė pėrdoret pėrbrenda njė grupi tė specializuar teknik (programues) pėr t'iu referuar pjesėve tė njė skedari (pages, frames, blocks), por pėr publikun e gjerė dhe pėr softueret e zakonshme, kudo qė nė anglisht pėrdoret File, nė shqip duhet tė pėrdorim Skedar.

    ---

    Nuk jam dakort me pėrkthimin e File si Kartelė.
    Kartelė ėshtė njė pėrkthim i saktė i fjalės File pėr fushėn e mjekėsisė, por jo pėr fushėn e informatikės. Kartela pėr mua nėnkupton njė dokument me informacion tė veēantė, ndėrsa skedari ėshtė gjithėpėrfshirės pėr njė dokument me ēfarėdo lloji tė dhėnash. Mendoj se kartela i afrohet mė shumė fjalės skedė. Duke vazhduar shembullin e mėsipėrm, mund tė themi se skedari MP3 pėrbėhet nga njė kartelė me informacionin e kėngės, dhe njė skedė me tė dhėnat e zėrit.

    ---

    Po hap tema tė reja pėr pėrkthimin e file-system dhe tab.
    Edi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2006
    Postime
    35
    Kete zor s'e do e pranoj ndonjehere. Perkthimi me i sakte, mendoj une, eshte "skedė".

    Fjalori thote, per "skedar":

    1. Tėrėsia e skedave tė plotėsuara me tė dhėna tė ndryshme dhe tė renditura sipas njė kriteri tė caktuar nė kuti e rafte.
    2. Raft me kuti tė gjata ose njė kuti ku ruhen skedat.

    Kurse per "skede":

    1. Fletė e vogėl katrore qė mbushet me tė dhėna tė ndryshme dhe qė vendoset sė bashku me tė tjerat sipas njė rendi tė caktuar pėr t'u gjetur lehtė nė njė kuti a nė njė kartotekė.

    Pra, "skeda" eshte diēka qe mbushet me informacion, tamam si "file", kurse skedari eshte si rafti i ketyre skedave, pra eshte diēka me e madhe, si nje dosje me rend te caktuar.

    Ne gjithe perkthimet e mia "file" e bej "skedė".

    Se harrova: nese shkoni ne biblioteken e madhe ketu ne Tirane do te vereni perdorimin e fjales "skeda". Dhe e dini kush eshte: eshte i gjithe ai vendi apo rafti qe permban letrat e vogla me titujt e librave.

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Siē e shpjegova edhe mė lart, fjala File nė anglisht pėrdoret lirshėm pėr t'iu referuar njė skedari, apo njė skede tė vetme.

    Nė njė skedar biblioteke ėshtė e lehtė te dallosh skedat, sepse mund t'i shfletosh, t'i prekėsh, e ti rendisėsh, ndėrsa nė kompjuter kėto veprime i kryen aplikacioni, prandaj pėrdoruesi nuk ka dije pėr skedat qė pėrmban njė skedar. Pėr shembull, skedarėt ZIP, RAR, ACE, ISO, IMG, BIN e plot tė tjerė pėrmbajnė skedarė tė tjerė pėrbrenda, prandaj nė kėto raste pėrdorimi i fjalės Skedė, sipas kuptimit tė skedės nė bibliotekė do ishte i gabuar.

    Pėrsėris edhe njėherė qė nė anglisht nuk ka dallim midis njė Text File dhe Zip File. Mendoj se edhe ne duhet tė thjeshtėsojmė pėrkthimin, duke pėrdorur vetėm fjalėn skedar.

    Njė argument tjetėr pėr pėrdorimin e fjalės skedar janė veprimet e menysė File:
    File > Open, File > Close. Kėto veprime pėrshtaten mė sė miri me veprimet qė kryen nė njė bibliotekė: hap skedarin, mbyll skedarin, prandaj pėrkthimi i menysė nė shqip duhet tė jetė: Skedar > Hap, Skedar > Mbyll. Nė tė kundėrt, skedat as hapen, e as mbyllen, por lexohen. Tė njėjtėn gjė bėjnė edhe aplikacionet nė sfond. Windows Media Player, hap Skedarin MP3, lexon skedėn e titullit/artistit, dhe luan skedėn e zėrit.

    Pėr mė tepėr, kam vėnė re se fjala skedar ėshtė mė e pėrdorur. Nė Windows XP, Vista, e shumė programe tė tjerė, File ėshtė pėrkthyer si Skedar.
    Edi

  7. #7
    ÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Per mua, fjala skedar do te qe perkthimi i duhur per fjalen "folder", pra bashkesine e skedave. Ndersa skede, do te qe me i pershtatshem nga sensi per fjalen file. Te pakten nga alternativat e parashtruara ketu, fjala skede me duket fjala me e pershtatshme per "file".

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2009
    Postime
    8
    File ,Filé apo Fail ! Me duket se keta programuesit e kompjuterave po "bajne hajgare me ne":yahoo! ik mor jahu! Filé! Gjyshet dhe nenat tona,qe thurin triko,e dine ē'do me thene;A mos do pyetur dhe ato!?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: - file = skedar

    file --> dokument
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Tema tė Ngjashme

  1. Si tė krijoj njė skedar tekst nga Java Applet?
    Nga snoop nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-11-2005, 19:14
  2. C/C++: Si tė shkruaj nė njė skedar?
    Nga bakus nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 13:26
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2004, 16:11
  4. Funksion pėr tė shkruar nė skedar
    Nga dea_alb nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-03-2004, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •