Me pelcen entuziazmi juaj...po le ta shikojme se sa do e praktikoni ne konkurs
Gabim Altin, fakti se ca anetare mund te sjellin foto me teper ne forum nuk do te thote detyrimish qe eshte fotograf me i mire apo sjell fotografi me cilesore. Gjithsesi ketu jemi te gjithe pak a shume te nje niveli, dhe aty qendron bukuria e konkursit.
Diesel Industry, per mendimin tim te gjitha stilet e fotografise bardhezi,portret,abstrakt,natyre etj, duhet te permblidhen ne nje konkurim....pasi edhe pse stilet jane te ndryshme fotografia si art eshte nje. Pastaj varet se sa atetare angazhohen ne kete konkurs. Mund te bejme nje te vetem per bardh e zi fjala vjen, por asnjeri mbase nuk dergon krijim.
Ideja jote qe perveq versionit perfundimtar te fotos te jete dhe fotoja origjinale me pelcen. Fotoja origjinale mund te dergohet me watermark...firmen e autorit ndersa versioni perfundimtar jo. Siq e kam thene me siper, fotot do konkurojne ne menyre anonime....anetaret e forumit nuk duhet te jene absolutisht fare ne dijeni se kush eshte autori. Ndryshe do kemi votime per krijuesin dhe jo per krijimin. Gje te ciles gjithsekush me pasion ne art duhet ti shmanget. Pra fotot perfundimtare kur paraqiten do kene dy shenime te vogla me watermark "Konkursi i Fotografise 2008" dhe "forumishqiptar.com". Fill pas mbylljes se votimit, te gjitha fotove konkuruese do u vendoset emri i autorit siper. Per 5 fotot me te votuara te cilat do konkurojne per foton me te mire te vitit ne Dhjetor do hapet nje teme tjeter.
Nuk jam i sigurte qe ideja e lenies se fotografise ashtu siq shkrepet nga aparati per ne konkurim eshte ide e mire. Nuk behet fjale per ndryshime rrenjesore te fotografise por per korrektim kontrasti, ndricimi, perdorim fekti bardh e zi, nivelim ngjyrash, etj. Gjera te tilla jane si buka dhe kripa e c'do fotografi dhe fotogravet me te mire ne fotografite e ekspozitave te tyre i praktikojne funksionet e fotoshopit. Gjithesesi, vlersimi i fotografive eshte komplet ne duar te anetareve. Vlersimi do jete transparent dhe dikush qe konkuron nuk do kete te drejte te votoje per foton e tij.
Personalisht kur vlersoj nje foto bazohem ne.....
1) Ideja e fotografise
2) Kompozimi
3) Kendveshtrimi
4) Stili i fotografise
5) Gjalleria e fotos (kontrast, ngjyrat, ndriqimi etj)
6) Titulli i Fotografise.
Por gjithsekusht ka te drejte te niset nga menyra dhe shija e tij e vlersimit. Koncepti i gjithesekujt mbi te bukuren eshte unik! Mjafton qe vota te jete per fotografine dhe jo autorin, kjo eshte kerkese themelore.
Krijoni Kontakt