Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    VRASJET DHE BURGOSJET e SHQIPTARËVE NË KRAHINËN E PLAVËS DHE GUCISË -

    VRASJET DHE BURGOSJET e SHQIPTARËVE NË KRAHINËN E PLAVËS DHE GUCISË - Nëntor 1944 dhjetor 1945


    Hasan GJONBALAJ
    Sunday, 27 April 2008

    Krahina e Plavës dhe e Gucisë shtrihet në pjesën e skajshme të Malësisë së Madhe, që gjeografikisht dhe historikisht është pjesë e tërësisë shqiptare, por nën administrimin e Malit Zi, të cilës i ra fati që ndër të parat të copëtohet nga trungu i vet, më pastaj të përjetoj pushtim pas pushtimi pa iu nda. E tërë kjo trevë ka një lidhshmëri natyrore e rrethuar me vargmalet e Alpeve Shqiptare me kryeqendrën komunale Plavën. Bukuritë më magjepse dhe më joshëse që din vetëm Zoti t'i fali, shtyri shumë udhëpërshkrues të hedhin në letër përshtypjet nga këto anë , si p.sh. Zuko Xhumbur, shkruan: “Xheneti i kësaj bote fillon në Guci”. Ndërsa Cvijiqi shprehet në këtë mënyrë: “Kjo krahinë bie ndër viset më të bukura në Gadishullin Ballkanik”. Në vazhdimësi edhe më tutje lakmitë ndaj kësaj bukurie sjellin pushtues të ndryshëm, kurse kufiri i dhunshëm nëpërmes trupit shqiptar qëndroj gati një shekull, por prapëseprapë zemra e kësaj popullate mbeti e plotë dhe e pathyeshme.

    Është e kuptueshme se okupator të mirë nuk ka, këtë e kishin të qartë malësorët e këtyre viseve, për tu bindur në këtë i kujtonin “përkëdheljet” austro-hungareze, andaj nuk u besonin as fjalëve të ëmbla të italianëve, e më pas as të gjermanëve të cilët erdhën në Guci që nga prilli i vitit 1941. Fillimisht italianët duke ditur ëndrrën shekullore të tyre jepnin shenja pozitive me propagandë “Tash e tutje kjo krahinë e ka kryeqendër Tiranën e jo Cetinën dhe Beogradin”. Kjo popullatë kohë të gjatë priste ndonjë lajm të tillë. Nëpër heshtje të këtij lajmi malësorët u bashkuan rreth parisë dhe për ta vërtetuar thënien e tillë dërguan një delegacion për në Shkodër dhe Tiranë. Me t'u kthyer delegacioni, solli sihariqin që pati jehonë të madhe , se “Trojet e copëtuara shqiptare do të bashkohen me nënën Shqipëri”. Ky lajm u mirëprit dhe kushtrimi u shndërrua në hiq-kushtrim, që përfshinte moshën prej 7 deri në 100 vjeç.

    Në mbledhjen e parisë, nën udhëheqjen e 85 vjetarëve, Çun Mulës - vuthjanë dhe Shaban Begut plavjanë, mbajtur në prill 1941, te Krojet e Vuthajve, mori pjesë edhe përfaqësuesi i malazezëve kapedan Nika, i cili në parim u pajtua me vendimet që u morën aty për aty. Vëllezërve nga Vermoshi u printe patrioti i dëshmuar Prekë Cali. Udhëheqësit e mbledhjes me mençuri dhe përvojë afruan shumë mendime duke respektuar vullnetin e pjesëmarrësve të tri besimeve fetare. Këtu fuqishëm u shpreh vetëm një dëshirë, bashkimi i trojeve etnike shqiptare.

    Një ndër vendimet e para ishte që Plava të jetë prefekturë, ose së paku nënprefekturë me kryetar vendas. Gjithashtu edhe kryetarët e komunave, në Guci, Plavë dhe Zhanicë, pretendohej të ishin vendas. Më pas u hartua plani për një ushtri civile-vullnetare, duke bërë mobilizimin në bazë të vetëdijes dhe ndërgjegjes kombëtare, kurse në Plavë caktohet selia e Shtabit të mbrojtjes popullore. Meqenëse kushtrimi ishte gjithë kombëtar në mënyrë të vazhdueshme arrinin edhe forcat vullnetare nga viset e tjera shqiptare të udhëhequra nga prijësit e vet, që më pas binin nën udhëheqjen e qëndresë në Guci. Për ta bindur masën për një rrugë dhe fitore kombëtare u ngritë flamuri shqiptar në ndërtesën e komunës së mëparshme te Gucisë, me këtë rast roje nderi i bënin djemtë e kësaj treve...

    Filli i okupimit italian ishte i qetë dhe i matur, krijohej përshtypje se lënin hapësirë për organizim të brendshëm. Propaganda e tyre jepte të kuptonin se, nuk duhet kthyer pushkën atij që ndihmon të bashkojë trojet etnike. Bindje e tillë u krijua edhe nëpër viset e tjera, që ishin më larg kufijve të Shqipërisë së atëhershme. p.sh. Rozhaja, Rafshlarta e Peshteri, Pazari i Ri etj. Kështu patriotëve të krahinës së Plavës dhe Gucisë s´u mbet gjë tjetër vetëm se të luftojnë kundër atyre që pengonin dhe kundërshtonin një bashkim të tillë. Andaj që në fillim për ballë kishin vetëm sllavo-çetnikët e pamëshirë ndaj popullit jo sllav të këtyre viseve.

    Atdhetarët e kishin të qartë programin e çetnikëve, por befasoheshin me paraqitjen e idesë së dytë, e cila filloj aktivitetin edhe në këtë mes. Për ti përfituar të rinjtë përdoreshin në masë të madhe shprehjet afirmim, vëllazërim - bashkim dhe perspektivë e ndritshme.

    Paria e vendit e paarsimuar, por të përcaktuar drejtë në frymën kombëtare, iu vu përballë edhe aleancës së tillë. E shpresat gjithsesi ua shtoj kthimi i të mërguarve, që nga vitet 1912-1913, 1919, të cilët ishin shkolluar edhe nëpër qendra të njohura evropiane. Gjatë prillit 1941 dhe nëntor 1944, “Koha e Shqipnisë”, Nënprefektura e Plavës mbikëqyrej nga paria vendase, e cila edhe pse fitoi krah pas mbledhjes së dytë të Lidhjes së Prizrenit, diku në mbarim të vitit 1944 nisi t´i bie forca, nga se marrëdhëniet komuniste shqiptaro-jugosllave e bënë të veten. Shumë tronditës ishte fakti më pas kur nëpër këto vise shiheshin dy simbole luftëtarësh, në kapelë partizane ylli me pesë cepa, kurse në qeleshen e bardhë shndriste Stema e Skënderbeut. Duke përjetuar edhe goditje të tilla forcat patriotike gjenin forcë dhe mençuri për të bërë përpjekje për ruajtjen e qetësisë me qëllim që të mos ndodhë vëlla-vrasje.

    Aleanca e partizanëve shqiptar me ata sllav u jepte krahë çetnikëve për ta shtuar sulmin e egër dhe dhunën ndaj kësaj popullate. Vjeshta e vitit 1944 ishte thyerja e brishtë dhe humbja e shpresës për tu mbrojtur nga sllavo-komunistët dhe çetnikët. Paria, ndër më të këqijat zgjodhi më të mirën dhe zyrtarisht dërgojë një shkresë në Shkodër që njësitet partizane shqiptare të stacionohen në këtë trevë. Pas thirrjes së tillë arritën njësitet partizane shqiptare, të cilat u mirëpritën nga paria dhe popullata. Mirëpo pas disa ditë qëndrimi vendin ia lëshon “vëllait, çlirimtarit jugosllav”. Pazarllëqet e tilla e bënë që pansllavizmi të krijoj hapësirë dhe të vendos administrimin ushtarak. Fatkeqësisht pas dy dekadash u përsërit rasti kur shqiptarët ua patën dorëzuar serbëve “Zonën e lirë Junikun”, e tani së dyti krahinën e Plavës dhe Gucisë.
    Forca dhe tradhtia bënë që krahina të fundosët në terrin e së kaluarës dhe të bie në thumb të pushkës, në dhunë, burgosje, ekzekutime dhe likuidime të tmerrshme dhe të pandërprera. Liridashësit, pavarësisht nga këto rrethana mbetën besnik parimit të bashkimit të trojeve etnike, madje edhe iu veshën malëve në lëvizjen e përgjithshme shqiptare për rezistencë, sikur t´i kishin frymëzuar në këtë rast vargjet e Fishtës:
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    “Ma mirë i dekun nën dhe m´u kja, Se për t´ gjallë me mbet nën shkja”.

    Më e vështira ishte për patriotët kur ndjekja me tradhti bëhej edhe nga partizanët shqiptar, andaj ata para veti kishin vetëm vdekjen. Dhuna ndaj familjeve të tyre edhe farefisit ushtrohej në mënyrë të papërshkruar, jo vetëm sa ishin ata nëpër male, por edhe me vënien e administratës partizane, kur i klasifikonin popullatën me shprehje të ndryshme, “miq” dhe “tradhtar, ballist” etj. Në grupin e parë bënin pjesë themeluesit e pushtetit “popullor”. Kurse në grupin e dytë ishin të gjithë kundërshtarët ideorë të tyre dhe familjarët e tyre. Pesha më e rëndë e shtypjes dhe vuajtjes ishte presioni që bënin për tua treguar vendqëndrimet e çetave. Këtu dhe kështu nisë bashkim- vëllazërimi të shkruhej me gjak të patriotëve malësorë dhe farefisit të tyre. Këto vuajtje i shoqëronte lajmi i tradhtisë se “Në Tiranë është marrë vendim për amnisti”. Dorëzoheshin patriotët në qendrat Tropojë dhe Shkodër, duke besuar në lajmin dhe besën shqiptare. Për fat të keq ndodhte e kundërta, në vend që ti gjykonte gjyqi shqiptar ua dorëzonin OZN-ës jugosllave, më pas fati i tyre përfundonte me pushkatim gjatë rrugës, para gjykimit, pas gjykimit, gjatë mbajtjes së dënimit, por edhe pasi që e kryenin dënimin.

    Dënimet që u përcollën me fatkeqësi të tillë u e nisën me dy anëtarët më të moshuar të parisë, Çun Mula nëntëdhjetëvjeçar të cilin e dënuan me izolim të përjetshëm brenda shtëpisë së vet. Dhe Shaban Rexhepagën tetëdhjetepesëvjeçar e ekzekutojnë pa gjyq, në vjeshtë 1944, në Kaçanik të Gucisë. Vrasjet dhe ekzekutimet ishin më tragjike dhe më të pakuptimta gjatë qëndrimit të njësitit partizan shqiptar, nga të cilët nuk pritej dhunë dhe vrasje.

    Parisë i ra forca për ta ruajtur gjakderdhjen brenda këtyre viseve, madje në përleshje të ndryshme ranë në shënjestër të armikut që më pas reflektoj me vdekjes edhe disa partizanë: Hajro Shahmani dhe Hysni Zajmi të njësitit “Bajram Curri”, (9 IX 1943, në Plavë). Pastaj Xhafer Nikoçi, nga Gucia, Gani Çavderbasha, nga Prizreni e Nexhmedin Nixha nga Gjakova të cilët u vranë në mënyra të ndryshme. Po ashtu gjatë vitit 1944 vriten në përleshje në Kaçanik - Guci edhe: Beqo Bashiq, Jusuf Rexhepagaiq, Vojo Novoviq dhe Alo Hot.

    Bashkimi i forcave partizane shqiptaro-jugosllave, marrëveshja e tyre dhe propaganda e amnistisë ishin plagët vdekjeje për liridashës, të cilët pushteti i kishte shpallur “ballistë të dënuar për vdekje”.

    Vrasja dhe ekzekutimi i shqiptarëve në mënyra të ndryshme

    Gjatë vjeshtës të vitit 1944 dhe vitit 1945 nga krahina e Plavës dhe Gucisë mbetën të vrarë ballë për ballë me OZN-ën dhe bashkëpunëtor të tyre, ose u ekzekutuan në mënyra të ndryshme.

    Nga Plava:

    Shaban beg Rexhepagaj (në Kaçanik-Guci), Halil Rexhepagaj, Mak Rexhepagaj dhe Juso A. Medunaj (në Krusheve-Guci), Lan Pejçinaj dhe Hako Jasoviqi (Kofilaç-Plavë), Adem Bashi (në Treskavicë), Ramiz Lluka (Babinë të Plavës), Sali Musaj ( Mokna), Hamo M. Medunaj ( Zhanicë), Ramë Musa dhe Jupo Basha (në Qafë të Diellit), Rashid Serdani, Bako Gutiq (Brzovicë), dhe Bego Lukaj (Meteh), Beqir Brahimi, Rexho Medunja, Rrustem O.Feri, Iso R. Medunjanin, Ramë Mazi, Sahit Sharkinaj, Ramë Musaj, Ramë Rexha… Emro Lluka u dorëzua, por u pushkatua në Bjellopojë (1946). Shemso Feri në shpellë në Malësi të Koplikut, për të mos u dorëzuar bën vetëvrasje, sikur edhe Riza Feri që piu helmin në një tjetër vendqëndrim.
    Nga Gucia:Azem Mulliqi (në Horollac), Zeqir Kolina ( në Guci), Feriz Bajroviqi ( në Murinë), Murat Mashi (Zagraje), Husen Lackaj (në Qafë Nakuti), Hasan Hoti, Rrahim Hoti, Ali Agani, Beqir Brahimi, nëpër strehime tjera.

    Nga fshati Zhanicë:

    Ymer Muçaj (në Mokna), Xhemë Arifi, (në Mokna), dhe Azem Gjelaj (në Mokna), Dervish Asllani ( në Çakorr), Sokol Idrizi (Shtupeq- Rugovë). Malush Bajrami, Haxhi Syla, Arnaut Rama u pushkatuan në Bjellopojë (1946).

    Nga fshati Nokshiq

    Imer Maliqi ( në Koshutan Rugovë), Islam Balia (në Erenik Gjakovë. Në fshatin Velikë-Murinë u pushkatuan: Azem Ibishi, Sutë Rekja (bijë e Dedushajve), Zade Danja, Elez Kasemi, Ujkan Zeqi, Xhemajl Alia, Reko Beqi, Seko Mani, Mehmet Neku.

    Nga fshati Pepaj:

    Hasan Salihi, Ibrahim dhe Niman Duci dhe Ali Ferizi.

    Nga fshati Hoti i Kujit:

    Në bjeshkët në mes të Deçanit dhe Plavës në përleshje mbetën të vrarë: Haxhë Curri, Ali Caku, Niman Curri, Shpend Balia, Rexhë Balia, Sylë Rexha, Xhemë Medi, Smajl Medi. Më pas në fshatin Hot u pushkatuan, Imer Curri, Metë Rexha, Zenel Mehmeti, Shaban Asllani, Musë Sadiku, Mehmet Rama, si dhe në Zabel-Hot u pushkatuan Shaban M. Vuçetaj dhe Ahmet R.Vuçetaj.

    Nga fshati Hakaj dhe Budovicë:

    Në një përleshje të ashpër mbetën të vrarë: Niman Uka, Shaban Ibishi, Bekë Hyseni, Ujkan Alia, (nga ajo ditë humbi Budak Hyseni), ( në Sjapicë). Shpend Haku dhe Mehmet Rama (në Mashnicë), Haradin Jupi, Smajl Idrizi (në Vonoselë). Në Murinë mbetën të vrarë: Beqo Emri, Brahim Mala, Demë Haku, Salih Reku(në Murinë), Idriz Arifi, Ahmet B, Kuçi (në Prejvi). Hazir Alia u pushkatua në Bjellopojë dhe Halil Markishaj në Beran.

    Nga fshati Martinaj:

    Arif Bajrami, Bajram Mani (në Prejvi), Selman Faku (në Bjeshkë të Memës), Elez Gjeri (në Vitomiricë- Pejë), Demë Reku në (Zeletinë), Imer Muji (Kolinë-Guci), Muç Isufi (në Nakut).

    Nga fshati Kaçanik i Gucisë

    Ujk Cara dhe Gjon Martini, Mark Vocerr Bala dhe Shpend Vocerri ( në Kaçanik -Guci), Pal Martini (në Krushevë-Guci), Kolec Uci dhe Luk Toma ( në Nikç), Dedë Gjoni (në Rrapsh i Hotit), Gjergj Gjoni ( në Vukël), Lekë Martini dhe Lulash Martini ( në Shalë-Dukagjin), Lazer Deda (në Godi-Guci). Mark Martini (në Godi-Guci), Kolë Prela (në Maje Krafili-Guci), Gjon Buli dhe Gjekot Ujka (në Bjellopojë), Nikë Gjoni dhe Prekë Shala ( në Kaçanik-Guci).

    Nga fshati Vuthaj:

    Isuf Kameri ( në Murinë), Rexhep Buti (në Mitrovicë), Mustafë Haxhia (në Neqinat-Rugovë), Belo Hamza ( në Godi Guci), Haxhi Haxhia ( në Krushevë-Guci), Pulec Hima (në Bjeshkë të Memës), Man Zeka (në Zastan-Vuthaj), Hasan Isufi u pushkatua ( në Bjellopojë).

    Nga radhët e vullnetarëve nga krahinat e tjera:

    Nga Shala-Dukagjin ( Malësia e Shkodrës).

    Marash Pali, Pjetër Lulashi, dhe Zef Çobani Shaljanë, Prekë Pali Curraj-Nikaj, Marash Malota -Toptan, Zef Leka - Palaj, Shosh, (në Murinë).

    Nga Malësia e Madhe, për aktivitetin patriotike në lidhje me bashkimin e këtyre viseve me amën e vet u pushkatua Prek Cali i Vermoshit me 15 veta.

    Nga Tropoja:

    Zeqir Haxhia Ahmagjokaj ( në Godi) me katër shokë.

    Nga Rrafshi i Dukagjinit, Lan Selimi me tetë shokë. Nga Nepol-Pejë Niq Krasniqi ( Mark Ndue Sokoli), dhe Kolë Ukshini dhe tre shokë të tjerë. Nga Podguri Bardh Isufi edhe me dy shokë. Nga Rugova Sak Fazlia, Rizë Zumeri dhe dhjetë shokë të tyre.

    Të dënuar me burg, deri në njëzetë vite

    Nga Plava:

    Hilmo Feri, Huso Shabanbegu, Hakia Rexhepagaj, Juso H.Koiqi, Hamo Omeragiqi, Lulo F. Kuçi, Adem Sh. Leshaj, Selim S. Llukaj, Abedin Haxhimusaj, Braho Sharkini, Braho Markishaj. Rrustem Salihi, Ibish Çela.

    Nga Gucia:

    Sali Nikoçi, Sejdo Beqi, Halil A. Mulaj, Hasan D. Hoti.

    Nga Zhanica:

    Cenë Gjelaj, Halil Uli, Smajl H. Shabaj, Salih Zh.Tahiraj, Idriz S. Çëlaj, Idriz B.Gjelaj Shaban U. Shabaj.

    Nga Nokshiqi:

    Shaqir Zymeri, Ukë Dema, Zymer Imeri.

    Nga Hoti i Kujit:

    Naso Etemi, Muj Mustafaliaj dhe Sharo Ibra.

    Nga Martinajt:

    Halil Shpeni, Mehmet Brahimi, Shaban Bajraktari, Halil Tola, Ramë Tola, Haxhi Met, dhe Elez Hyseni. Sadik Bajrami u pushkatua në Bjellopojë edhe pse ishte i gjykuar 15 vjet burg. Ramë Tola vdiq në burgun e Cetinës pas gjykimit.

    Nga Vuthajt:

    Avdyl Husa, Zenel Mehmeti, Mehmet Mustafa, Zeqir Bajrami, Zymer Haxhia, Mustafë Çuni, Adem Shabani, Shaban Sadria, Adem Hakaj, dhe Halil Kurti.

    Nga Pepajt:

    Ali Smajlaj, Ramë Smajlaj, Lekë Lekaj.

    Nga Kaçaniku i Gucisë:

    Prel Kola, Gjelosh Prela, Gjokë Deda, Gjon Prela, Zef Lulashi.

    Politika perfide komuniste, pasi vuri pushtetin, aplikoj edhe mobilizim të dhunshëm për rekrut të rinjtë në aradhet partizane Jugosllave që nga nëntori 1944, me thirrje: “do t´i çlirojmë të gjithë popujt vëllezër Jugosllav”. Marshimi aq me prapavijë arriti edhe në viset kroate. Nga krahina e Gucisë dhe e Plavës në këtë përbërje ishin më se 200 djemë të rinjë nga të cilët shumë pak u kthyen prapa. Thuhet se prej tyre vetëm në Ternovë (Sarajevë) janë vrarë 60 veta. Propaganda e errët edhe në ato çaste përpiqej t´i qetësoj familjet e tyre me arsyetim se “vdiqën për atdhe”, duke i shpallur pastaj edhe dëshmorë.

    Përmbledhje

    Krahina e Plavës dhe Gucisë, pjesë e tërësisë shqiptare përveç pushtimit shekuj me radhë, pati fatin më tragjik kur u bë monedhë kusuri pas vendimeve famëkëqija të Kongresit të Berlinit, për të mbetur gjithë nën ethe kujtese dhe vuajtje.

    Pushtues të mirë nuk ka, por duke ua ditur dhembjet kësaj popullate ata njëri pas tjetrit u afronin shpresa lirie, si p.sh. Austro-Hungaria që ishin jetëshkurtra dhe me gjemba, për të vazhduar italo-gjermanët, gjatë “Kohës së Shqipnisë”, e cila kohë qiti në ballë thëniet më të pritura bashkimin kombëtar, duke sjellë bashkimin e njëmendtë të këtyre malësorëve të etshëm për liri dhe një pikë qendre të gjithë shqiptarëve. Kjo kohë solli pushtetin në duar të patriotëve vendas, me shpresë të bashkimit shqiptar me kryeqendrën Tiranën.

    Pasi fituan aleatët çetniko-sllavo-komunistët dhe ruso-komunistët shqiptar kësaj popullate iu shtrua dhuna dhe vuajtja deri në eliminimin e patriotit të fundit shqiptar, të cilët ëndërronin në bashkimin e trojeve etnike shqiptare, kurse pasardhësit e tyre, një pjesë e madhe, mori rrugën e mërgimit.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema të Ngjashme

  1. Në 131 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
    Nga biligoa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 21:30
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Elmaz Plava
    Nga Davius në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •