Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    E tashmja kjo, po neser

    Nga Albert Vataj

    Klithėse

    Piskama ngėrthen fundekrye qiellin,
    Thellė n’mue nji tėrbim m’ka pėrfund
    Kurmin e tashmja kapardis n’altar.
    Joshja sundim e zotnim asht gjithkah
    Perversi ladron pėrnėn kumbimin e kambanave,
    nė prehnin ligshtisė pėrmjerr.

    Kreni e poshtnim asht luksi
    Nėr zgafėlla struket tutet mjerimi
    Vedin pėrtyp skamja e mizerja.
    Kurrnji taban s’ka me mujt
    Me majt mbi supe kėtė shtatore herezie
    anipse hijerand lshohet gjithkah.

    Ky shkėlqim turfullitės ējerr sy
    E dritimet muros nėr kafka.
    Fundėrrinat kanė kryengritė potershėm gjesekund
    ngase jeta pėrēapet mos me u ep.
    Poshtnimet laraviten e kumtojnė
    Pamje t’shkalafitun ngjyrash.

    E tashmja asht e gjithmonshmja
    E tan ēmendunive qė gėlojnė nėr ne
    Qė tuj u haparda si bekim
    Nji demon munet me pranu pėr Zot
    E perversin si t’epėrmin moral
    Amin

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58
    Nga Albert Vataj

    Arratisje nga ndjenjat

    Ka beh nėr ne si kataklizmi
    Mishi merr trajtat e sendeve
    Kundroj teksa rrxohen e kacarriten
    E nėr t’pėrjargra puthje
    Lot papra pėrtypin
    Nėr tehe buzėsh nje shtėrzi e fundme pėrposht u vėrtiket
    Dhimbja e poshtnimi u bulon nė kurm
    Mėkati s’asht ma vullnesė pendimi
    E sotmja asht dakiku i tė mundshmes sė rrejshme
    Dashuria asht nji llogari
    E shpirti smunet me kėn diēka tjetėr
    vetėm strehė kotėsish e brigjeshkėmbor orgazmash
    ku kacafytet e vdiruna vetėdije pėr me dishmu
    kurrgjė tjetėr veē fundin e fundm tė njeriut.

    Prap poetėt s’reshtin sė himnizuari dashnisė
    Si pėlhurė e qendisung nga pėrfytyrimi
    Anipse e pėrēudme ravijėzohet mrekullia

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58
    Nga Albert Vataj

    Ngarendja e mpakjes
    Ngarkuar me barrėn e rand tė shirave
    mushkat e vjeshtės
    zvargen
    njiherazi me grinė e kahjetshme
    e teposhten deri nė zgavrėn e mosbzamjes
    nė zgrip
    ku trajtat e fundit treten.

    Luginave varrohen mjegullat
    Bashkė me kavalerinė e hapave qė kuturojnė
    Tuj ngucat prej s’fundimeje pikllim

    Sandejmi tafti i ambėl i kėnetės
    mylmen pėshpėrimėn e mjelmave
    e ligjėrimin i erėrave asht kungim.

    Nji kangė e zemėrhelmtė
    darkon nė bujtinėn e muzgut
    tuj deng me andje rrėmeti fundekrye gjithseēka.

    Qerpikėt nė zjarmin e perėndimit ngjyn qielli
    e nga buzėt shkrepėtima puthjesh jargaviten
    aty lėmohen pasione buzėsh

    Ti ike pėr tė mbetur nji dhėmbje
    Kruspull kujtimeve qė u ngjizėn nė sparinprag
    kur jetėt ladrojnė hareshėm qiejve tė shtatė

    Kapitem tuj ndrit e fikem

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58
    Nga Albert Vataj

    Zgjohu me klithmėn e vesės

    Grrith pėshperitjėn e retinave
    fleshkja dritane e kujės.
    Pishtarė prej gjethesh
    udhėrrefejnė elegjitė pėrgjuese
    ku angullitė e pėrbaltjeve hanore zenithen
    e zhuritin thundra vetetimash.

    Zatet ligshtinė keqardhje thinjoshe
    Nė t’pramin dakik tė dhanjes
    erektohen shterngata e kujės
    e brigjeshkemborėve therorėt bajnė himne.

    Pėrulshėm eteret shurbin gjunjezoret
    kryqeve ndjej herezinė e nxanjes.
    Vegjeton puplimin zjarrmues i gjakut
    Vakthit tė nekrologjive shitane.

    Muralet e kangės s'qakėrqejfun
    currojnė pėrthyes memrmereve
    ku muret kanė kthetrat shtėrezisė
    s'njerzishme.

    Plazmon pentagramin e gėrvimės
    luzma thonjore
    Starton ataku solemn i gulēit
    nė cergėn buluese tė vjolishtes.

    Murlani harbon telendisjen e ndragėt
    mjekra tė mjegullta davariten
    konvulseve sizmike
    tuj u bzajt nė gogsimėn lagshtinore tė
    mushqeve

    Zgjohu me vesėn
    tė ndjesh nė palc
    amelsinė mrekullore tė ē'virgjėrimit tė
    dijeve
    e mėshira lulon
    qė fle e pėrmendet nė krahnorin e britmės.

Tema tė Ngjashme

  1. Hiqmet Meēaj
    Nga dikeafajtore nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 11:27
  2. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja
    Nga strange nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 18:57
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"
    Nga Avion Travell nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •