Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Vendet me njerëzit më të lumtur të botës dhe arsyet

    Këto kohë, është në modë koncepti i "vdekjes" së gjeografisë. Ne jetojmë në një kohë interneti dhe komunikimi, ku vendndodhja nuk ka më rëndësi. Të paktën kështu duket në pamje të parë. Por zërat për abdikimin e gjeografisë duket se janë ekzagjeruar pak si tepër. Fakti është se vendi ka rëndësi dhe më shumë se sa mund të mendohet. Interneti mbetet një fenomen gjerësisht lokal dhe numri i njerëzve që udhëtojnë, për punë apo kënaqësi, është gjithnjë e më shumë në rritje. Le të marrim lumturinë. Mund të mendohet se në këtë ditë globalizimi dhe komunikimi në çast, diferencat kombëtare që karakterizojnë lumturinë do të zhdukeshin. Por s'ka ndodhur kështu. Psikologët në universitetin "Leicester" në Britani kanë prodhuar hartën e parë botërore të lumturisë. Duke përdorur të dhëna nga shkenca e re e lumturisë, ata kanë krijuar një atlas me kode ngjyrash hareje, një topografi të shpirtit njerëzor. Lumturia, mesa duket është si nafta. Disa vende e kanë bollëk, të tjerë s'e njohin fare. Harta ka disa surpriza të vogla gjithsesi. Vendet e Amerikës Latine janë ndër më të lumturit në botë, pavarësisht varfërisë dhe situatave politike të lëkundshme. Sipas ekspertëve ka një shpjegim për këtë: lidhjet e ngushta familjare në vendet e Amerikës Latine, të cilat hasen dhe tek latinët në SHBA. Mesa duket, pjesa më e madhe e lumturisë sonë nuk përcaktohet nga ajo se çfarë jemi, por nga ku jemi. Nuk është klima apo topografia, e as ndonjë "energji" misterioze që i bën njerëzit e lumtur, po është kultura kombëtare. Disa kultura janë thjesht më të mira e të afta për të prodhuar qytetarë të lumtur se sa disa të tjera, që nga moldavët e zymtë e deri tek zvicerianët e gëzuar kronikë. Studimet kanë dëshmuar se faktorët e jashtëm si cilësia e qeverisë, besimit tek të tjerët dhe deri në një farë mase dhe paratë, përcaktojnë lumturinë tonë më shumë se asgjë tjetër. Në mënyrë intuitave, ne e njohim këtë lidhje ndërmjet gjeografisë dhe lumturisë. Ne flasim për kërkimin e lumturisë apo gjetjen e gëzimit si të ishin vendndodhje në atlas, vende aktuale të cilët mund t'i vizitojmë nëse do kishim hartën e duhur dhe aftësitë e duhura naviguese. Korrespondentët që udhëtojnë në vende si Irak, Afganistan dhe Indonezi e shohin se ato nuk janë vende të lumtura. Kjo ka kuptim deri në një farë pike. E vërteta është se njerëzit e palumtur jetojnë në vende shumë të palumtura. Ndaj një korrespondent, Eric Weiner, vendosi të udhëtonte në gjithë globin për të gjetur vendet më të lumtura. Ende që kanë një apo më shumë përbërës, të cilët ne i konsiderojmë si thelbësor për lumturinë: para, kënaqësi, çokollatë e familje. Udhëtimi i Weiner filloi në institutin e të Dhënave Botërore të Lumturisë "Word Database of Happiness". Sipas drejtorit të institutit, Ruut Veenhoven, vendet më të lumtura nuk u përshtaten domosdoshmëriisht koncepteve tona të formuara nga ide fikse e të përgjithshme. Disa prej vendeve më të lumtura në botë, si Islanda dhe Danimarka janë homogjene, duke hedhur poshtë besimin amerikan se ka mjaft forcë e lumturi në diversitet. Një zbulim tjetër i Veenhoven është se shpërndarja e të ardhurave nuk përcakton lumturinë. Vendet me një hendek të madh ndërmjet të pasurve dhe të varfërve nuk janë më pak të lumtur se vendet që kanë banorë njësoj të pasur. Një zbulim tjetër i rëndësishëm është se disa prej vendeve më të lumtura në botë janë të errëta dhe të ftohta, ndryshe nga parajsat tropikale që portretizohen gjithnjë si vende të mbushura me gaz e hare. Nuk është çudi që vendet demokrate janë më të lumtur se ato diktatorialë. Besimi tek të tjerët është një kusht tjetër paraprak për një komb të lumtur dhe ky është një fakt shqetësues për lumturinë amerikane. Në vitin 1960, 58 përqind e amerikanëve mendonin se mund të kishin besim tek të tjerët. Në vitin 1990, vetëm 35 përqind e popullsisë vazhdonin të kishin atë mendim. Çfarë mund të na mësojnë tjetër vendet më të lumtura të botës? Mund të na mësojnë se paratë kanë rëndësi, por jo aq shumë sa mendojmë ne. Familja është e rëndësishme. Edhe miqtë gjithashtu. Zilia është helmuese. Dhe të menduarit me tepri. Marrëdhëniet me njerëzit janë një temë e përsëritur shumë herë. Jean-Paul Sartre deklaroi dikur: "Ferri janë njerëzit e tjerë". Sartre është gabuar, ose mbase shoqërohej me njerëzit e gabuar. Shkenca e re e lumturisë, ka zbuluar se pjesa më e madhe e kënaqësisë sonë përcaktohet nga cilësia dhe sasia e marrëdhënieve tona. Veenhoven, muratori i lumtur i të dhënave, kishte të drejtë kur tha: "Lumturia kërkon kushte të përshtatshme, por jo parajsën. Ne jemi të përshtatshëm. Ne mund të mbijetojmë. Mund të gjejmë lumturinë në shumë vende".

    1. Danimarka

    Kryeqyteti: Kopenhagen
    Sipërfaqja: 43,094 kilometra katrorë
    Popullsia: 5,475,791
    Shkalla e lumturisë: 8.2
    GDP-ja për person: 37 mijë dollarë

    Danimarka është vendi i forcës punëtore më të lumtur në botë. Shkalla e papunësisë në vitin 2007 ishte vetëm 2.7 përqind. 75 përqind e forcës punëtore janë anëtarë të sindikatave. Historikisht, Danimarka, ashtu si dhe fqinjët e saj skandinavë ka qenë një prej kulturave sociale më progresive në botë. Një prej figurave më përfaqësuese të vendit është autori i famshëm i përrallave, Hans Christian Andersen.


    2. Zvicra

    Kryeqyteti: Berna
    Sipërfaqja: 41,285 kilometra katrorë
    Popullsia: 7,591,400
    Shkalla e lumturisë: 8.1
    GDP-ja për person: 38 mijë dollarë

    Zvicerianët janë të aftë dhe të përpiktë, relativisht të pasur dhe nuk përballen me papunësinë. Rrugët e tyre, ajri dhe uji nga çezma janë shumë të pastër. Çokollata është një obsesion kombëtar. Një arsye për lumturinë e tyre është se jetojnë diku në një të mesme të artë. Lumturia e zvicerianëve, sipas "Forbes", është më shumë se kënaqësia, por më pak se gëzimi i plotë.

    3. Austria


    Kryeqyteti: Vjena
    Sipërfaqja: 83,872 kilometra katrorë
    Popullsia: 8,316,487
    Shkalla e lumturisë: 8.0
    GDP-ja për person: 36 mijë dollarë

    Thuajse 80 përqind e konsumimit total të energjisë së Austrisë vjen nga burime të përtëritshme si nga uji dhe nga era, nga impiantet diellore dhe ato bio. Vjena gjithashtu është shtëpia e një prej operave më të mëdha të botës "Opera Shtetërore e Vjenës" dhe ka gjithnjë "Sachertorte", një konfeksion më se i kënaqshëm çokollate. Kodrat rreth e rrotull gjallërojnë nga tingujt e muzikës.


    4. Islanda

    Kryeqyteti: Reikjaviku
    Sipërfaqja: 103,000 kilometra katrorë
    Popullsia: 316,252
    Shkalla e lumturisë: 7.8
    GDP-ja për person: 40 mijë dollarë

    Për arsyen e thjeshtë se vendi është i errët dhe i ftohtë, "Forbes" fillimisht ishte skeptike ndaj renditjes së Islandës si vendi i katërt më i lumtur në botë. Por kombi është një familje (gjenetikët kanë zbuluar që të gjithë banorët kanë lidhje me njëri-tjetrin). Kur njerëzit përshëndeten, fraza që ato përdorin përkthehet "eja i lumtur", ose kur ndahen "shko i lumtur".


    5. Finlanda

    Kryeqyteti: Helsinki
    Sipërfaqja: 338,145 kilometra katrorë
    Popullsia: 5,307,578
    Shkalla e lumturisë: 7.7
    GDP-ja për person: 34 mijë dollarë

    Finlanda është kombi më i lirë në botë kur vjen puna tek të drejtat civile dhe liria e shtypit. Vendi gjithashtu ka nivele të ulëta korrupsioni dhe 75 përqind e kostos së kujdesit shëndetësor të qytetarëve mbulohet nga njësitë publike. Gjobat e trafikut vendosen sipas mundësisë së personit të gjobitur për të paguar. Për të njëjtën shkelje, një njeri i pasur gjobitet më shumë, ndërsa një me më pak të ardhura paguan një gjobë më të vogël.


    6. Australia

    Kryeqyteti: Kanbera
    Sipërfaqja: 7,741,220 kilometra katrorë
    Popullsia: 21,260,000
    Shkalla e lumturisë: 7.7
    GDP-ja për person: 34 mijë dollarë

    Në vitin 2006, disa ekonomistë e renditën Australinë të dytën, pas Islandës, në një lloj të ri liste lumturie. Duke përdorur Indeksin e Zhvillimit Njerëzor të OKB-së, i cili mat arsimimin dhe GDP-në, studiuesit arritën në përfundimin se australianët ishin më të lumtur se njerëzit e vendeve të tjera, edhe pse ata punojnë me orare më të zgjatura dhe nuk kanë shumë siguri punësimi.


    7. Suedia

    Kryeqyteti: Stokholmi
    Sipërfaqja: 449,964 kilometra katrorë
    Popullsia: 9,182,927
    Shkalla e lumturisë: 7.7
    GDP-ja për person: 34 mijë dollarë

    Suedia njihet për një pafundësi shërbimesh të sponsorizuara nga shteti. Për qytetarët suedezë, shteti është si një familje që nuk lejon t'u mungojë asgjë fëmijëve të saj. Shteti paguan për fëmijët, për prindërit, ka një kosto tavan për shërbimet shëndetësore. Suedia, gjithashtu u siguron shtetasve të saj kujdes shëndetësor dentar falas deri sa mbushin 20 vjeç.


    8. Kanadaja

    Kryeqyteti: Otava
    Sipërfaqja: 9,984,670 kilometra katrorë
    Popullsia: 33,244,000
    Shkalla e lumturisë: 7.6
    GDP-ja për person: 38 mijë dollarë

    Kanadaja mund të mbetet herë pas here në hije për shkak të fqinjit të saj gjigand në jug, por sensi i fortë i identitetit kombëtar dhe bukuria natyrore me tepri, e bëjnë atë një prej vendeve më të lumtura të botës. Kanadaja ka dhe një prej GDP-ve më të larta për person. Arsye të tjera pse Kanadaja është një vendi i lumtur janë shkalla e ulët e kriminalitetit dhe aksesi në universitete.


    9. Guatemala

    Kryeqyteti: Guatemala Siti
    Sipërfaqja: 108,890 kilometra katrorë
    Popullsia: 13,000,000
    Shkalla e lumturisë: 7.6
    GDP-ja për person: 4 mijë dollarë

    Një prej proverbave popullore më të vjetra të botës duhet të jetë e vërtetë: Paratë nuk mund të blejnë lumturinë. Kjo është më se e vërtetë për Guatemalën, e cila renditet në dhjetëshen e vendeve më të lumtura të botës. GDP-ja e saj është më e ulëta e vendeve të listës, por pavarësisht kësaj, Guatemala ka një popullsi të lumtur e të qetë.


    10. Luksemburgu

    Kryeqyteti: Luksemburgu
    Sipërfaqja: 2,586.4 kilometra katrorë
    Popullsia: 480,222
    Shkalla e lumturisë: 7.6
    GDP-ja për person: 81 mijë dollarë

    Ndryshe nga Guatemala, Luksemburgu provon se paratë, me raste dhe mund ta blejnë lumturinë. Ai ka GDP-në për banor më të lartë në botë. Dhe me një akses të plotë në arsimin e lartë, 100 përqind e popullsisë është e shkolluar. Banorët e Luksemburgut gjejnë paqe e qetësi dhe në panoramën e mrekullueshme që e rrethon. Vendi është cilësuar dhe si më i sigurti në botë.


    11. Republika e Irlandës

    Kryeqyteti: Dublini
    Sipërfaqja: 70,273 kilometra katrorë
    Popullsia: 4,339,000
    Shkalla e lumturisë: 7.6
    GDP-ja për person: 43 mijë dollarë

    Kushdo që ka thënë se vendet me diell janë më të lumtur, nuk ka qenë asnjëherë në Irlandë. Edhe pse në disa vende të Irlandës bie shi 275 ditë të vitit, temperaturat rrallëherë bien në zero, edhe në dimër. Në vitin 2005, Irlanda u rendit në krye të një liste për cilësinë e jetesës, hartuar nga "The Economist", ku përfshiheshin kritere si shëndeti, barazia gjinore dhe liria politike.


    12. Meksika

    Kryeqyteti: Meksiko Siti
    Sipërfaqja: 1,972,550 kilometra katrorë
    Popullsia: 108,700,891
    Shkalla e lumturisë: 7.6
    GDP-ja për person: 11 mijë dollarë

    Vendi me numrin më të madh të spanjisht-folësve në botë, Meksika, është një vend me bukuri të rralla natyrore dhe me rëndësi të madhe shkencore. Në vend mund të gjenden rreth 200 mijë specie, ose thënë ndryshe 10-12 përqind e bio-diversitetit të botës. Meksika tërheq gjithashtu një numër të madh turistesh nga e gjithë bota, e veçanërisht nga SHBA-ja.


    13. Norvegjia

    Kryeqyteti: Oslo
    Sipërfaqja: 385,155 kilometra katrorë
    Popullsia: 4,752,735
    Shkalla e lumturisë: 7.6
    GDP-ja për person: 55 mijë dollarë

    Norvegjia gëlon nga rezervat natyrore, duke përfshirë vajgurin, peshkun, pyjet dhe mineralet. Një arsye se pse standardi i jetesës është aq i lartë, është se këto burime janë gjigande në krahasim me numrin e popullsisë. Nga viti 2001 deri në vitin 2006, kombi skandinav ka qenë në krye të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të OKB-së, i cili bazohet në shkallën e arsimimit dhe të ardhurave për banor.



    T.O
    Sui generis

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Sa per te zhvilluar debatin, do te doja te shprehja faktin qe treguesit e mesiperm jane po aq te vertete sa edhe te genjeshtert ndonjehere.
    Si shembull konkret po marr Danimarken dhe Islanden.
    Nuk ka asnje pike dyshimi qe mireqenia eshte e niveleve me te larte ne bote ( per te mos thene me e larta ) por kjo nuk verteton faktin se popullsia eshte me e lumtura. Numri i vetevrasjeve ne keto vende eshte nder me dramatiket dhe nese ne vende te botes se trete kjo ndodh per shkak te varferise, ketu ndodh krejt e kunderta. Mireqenia dhe nderhyrja shteterore si nje rregullator i jetes sociale, depresionojne nje mase te gjere popullore. Te dyja vendet jane nder me perfaqesueset e muzikes Gothic dhe ne pergjithesi muzikes depresive. Duket e cuditshme por nuk eshte edhe aq, sociologet dhe filozofet kane arritur te shpjegojne se si mireqenia mund te te ofroje parazitizem, monotoni dhe njetrajtshmeri te vazhdueshme.

    Personalisht do rekomandoja qe ne percaktime te ketij tipi, te merren parasysh gjithe treguesit ( dhe faktoret perkates ), per te krijuar nje tabllo me te plote.

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    191. Kosova

    Kryeqyteti: Prishtina
    Sipërfaqja: 10,887 kilometra katrorë
    Popullsia: 2.126.708
    Shkalla e lumturisë: -10
    GDP-ja për person: 1.275 Euro

    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kleantin
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    ku shkel aty jetoj
    Postime
    74
    HI RAPSOUL nuk e di nga i ke marre keto te dhena nga ana materiale dhe gjeografike mun te jene te sakta ,por nga ana e lumturise nuk besoj .ku ka zhvillim ka dhe depresion,degjenerim se e kane arritur kulmin e jetes shume shpejt ,depresioni ne vetevrasje narkotika divorcet e medha llogaria e ndare burri me gruan ne shtepi nuk besoj se sjellin lumturi per mendimin tim keto vende kane nivelin e jeteses te larte,udheheqjen dmth shtetin e pakorruptuar qe mendon per popullin dhe populli ne keto vende shtetin dhe ligjin e kane zot,por jo se kane lumturine me te madhe.i love skandinavia

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga kleantin Lexo Postimin
    HI RAPSOUL nuk e di nga i ke marre keto te dhena nga ana materiale dhe gjeografike mun te jene te sakta ,por nga ana e lumturise nuk besoj .ku ka zhvillim ka dhe depresion,degjenerim se e kane arritur kulmin e jetes shume shpejt ,depresioni ne vetevrasje narkotika divorcet e medha llogaria e ndare burri me gruan ne shtepi nuk besoj se sjellin lumturi per mendimin tim keto vende kane nivelin e jeteses te larte,udheheqjen dmth shtetin e pakorruptuar qe mendon per popullin dhe populli ne keto vende shtetin dhe ligjin e kane zot,por jo se kane lumturine me te madhe.i love skandinavia
    Pershendetje kleantin.

    Keto te dhena jane marre nga gazeta shqiptare TiranaObserver.

    Kliko me posht dhe lexo artikullin.

    Burimi i Lajmit!
    Sui generis

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Shohim shume vende te zhvilluara me njerez te pazhvilluar. Popull i tille nuk mund te jete i lumtur kurresesi. Tregues i lumturise nuk mund te behet as kultura as zgjuarsia as ndjenja. Per faktin se nuk tregojne forcen njerezore. Vetem fuqia morale pra te vetendjerit se mund te duash se mund te realizosh ate qe deshiron kjo eshte treguesi i lumturise i te vetendjerit i realizuar ne cdo aspekt. Popujt e kane kuptuar kete dhe luftojne te behen njerez te veprimit e te realizimit. Lumturine nuk e kerkoj ne nje vend te zhvilluar as ne nje vend perrallor, une e kerkoj brenda vetes, tek vullneti im.

  7. #7
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Po ku ka me shume lumturi se ne Shqiperi ha,pi,rri,fli gjith diten jete pashai mer aman
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2007
    Postime
    119
    Sa me shum tru te kesh aq me i pa lumtur do te jesh .

    Angel ke harru nje fjal ne fund ,,,,ki pra mo.

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Mësime themelore Islame për fëmijët
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 19:44
  4. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  5. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •