Te dashur forumista,
Body language apo gjuha e trupit eshte nje term qe tregon komunikimin me ane te levizjeve te trupit ose gjesteve ne vend te/te shoqeruar me komunikimin verbal . Ne menyre te pandergjegjshme ne japim dhe marrim sinjale te tilla.Perpelitja e qepallave,ekspresionet e fytyres,levizja e vazhdueshme e duarve gjate nje bisede jane nje pjese e gjuhes se trupit.
Do te me pelqente te dija a i kushtoni ju vemendje ketej lloj komunikimi dhe sa vend ze kjo ne vleresimin e nje personi?Mendoni se ky art i te komunikuarit zbulon nje pjese te karakterit te tij?
Personalisht e ve shume re dicka te tille!E konsideroj si art i te"psikologjisurit" te tjetrit.
Diskutim te mbare!
Krijoni Kontakt