Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Ja pasuritë e politikanëve shqiptarë nga Sali Berisha te Edi Rama

    Ashtu si të gjithë dosjet e krimit ekonomik e njerëzor, që mbyllen pa u hapur fare edhe dosjet e pasurive të zyrtarëve e të politikanëve, kanë afro 17 vjet që shoqërohen me demagogji dhe falsitet, me mashtrime dhe fshehje. Edhe pse klasa politiko-qeverisëse e këtij vendi jeton në luks, edhe pse deputetë, ministra, politikanë, drejtorë të lartë doganash, arsimi, rrugësh, tenderash, bordesh, kompanish e agjensish shtetërore, kanë përfitime financiare nga ”100 burime” legale e ilegale, pra korruptive, edhe pse kanë llogari bankare,prona të patundëshme e deri në kompelkse fshtarash turistikë, vazhdojn të mos i deklarojnë këto pasuri, duke pasqyruar në deklaratat e tyre perosnale e familjare, vetëm rrogën mujore, vetëm ndonjë honorar të vogël, vetëm ndonjë kursim ”qindarkash” nga udhëtimet jashtë vendit, vetëm ndonjë veturë me llamarina të kalbura e vetmë ndonjë dhomë e guzhinë të vjehrrës, apo ndonjë kredi bankare që sipas tyre ”e shlyejnë duke hequr bukën e gojës”. Në fakt, realiteti është ndryshe dhe kjo ia bënë ”MU”, mbasi politikanë e qeveritarë, madje pasuri të mëdah kanë edhe ata ”minjtë e vegjël” të zyrave të shtetit deri në komunat e largëta ku ndahen vetëm çertifikata. Këta që na drejtojnë në qeverisje, në shtet e në politikë, kanë shumë pasuri, të cilat i kanë vendosur me korrupsion. Madje kanë aq shumë, sa ua kalojnë edhe biznesmenëve 100 vjeçarë në perëndim. Zyrtarë dhe politikanë të varfër... në letra Përderisa shteti ka ngritur një institucion për verifikimin e pasurive të tundëshme e të patundëshme të zyratarëve dhe politikanëve, do të thotë që ata kanë pasuri. Po si i kanë vendosur këto pasuri? Natyrisht jo me ”kazëm” e ”lopatë”, as me bordero. Nëse i referohesh vitit 1992, kur shumica e tyre janë futur në politikë, rezulton se kanë qënë me çorape pambuk 55 lekëshe, me këpucë 700 lekëshe, me xhaketa kanavace, me golfa leshi e pantallona doku 280 lekësh, me shtpi dhomë e guzhinë, me banim në dhoma konviktesh e pupulite në lagjet periferike të Tiranës, apo të rretheve. Ndërsa vetëm pas 1, 2, 3 e 17 vjet pushteti dhe pjesëmarrje në politikë, ata rezultojnë të jenë milirderë, me makina luksoze edhe për bebet e fëmijëve, me vila verore e dimërore, me troje dhjetra hektarësh, me shtpi luksoze në qendër të kryeqytetit, me firma ndërtimi, me bisnese në nivel fabrikash e deri me qenë të cilëve u kanë siguruar edhe dhoma gjumi, edhe dado, edhe mjekë ”familjeje”, madje edhe punonjës zbavitjeje. Mirëpo këto pasuri edhe nuk deklarohen të plota dhe realisht edhe nuk verifikohen ”fije më fije”. Nëse i rikthehemi konologjisë së procesit të verifikimit, konstatojmë vështirësi, por edhe burokraci, edhe procedura fiktive, edhe tendeca mbulimi të këtyre pasurive. Kjo ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodh. Janë vendosur disa gjoba simbolike për ata zyrtarë e politikanë që mashtrojnë në deklaratat e pasurive, por që shuma e këtyre gjobave është e barabartë me një vlerën e një kollareje, apo të një loje bilardoje që ata bëjën për ”sport”.

    Lulëzim Xhelal Basha

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Shitur shtëpia në Hollandë (te deklarimi i parë), nga kjo shumë e ka 199.726, është shlyer leverdia e mbetur. Pjesa tjetër në bankë, POST BANK
    EUR 257. 500 (dyqind e pesëdhjetë e shtatëmijë e pesëqind).
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Të ardhura nga paga si Ministër i MPTT nga viti 2007- 31/04/2007----- 5211200 lek
    Të ardhura nga paga si Ministër i MPJ nga 1/5/2007 – 31/12/ 2007----- 10422400 lek
    Të ardhura nga shpërblime fundviti në MPJ --------46600 lek
    Të ardhura nga paga e bashkëshortes ---------51.391 Euro
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
    Shlyer kësti i fundit i apartamentit në Rr. Dervish Hima, Tiranë ------35.000 USD
    Shlyer kredia e shtëpisë në Utrecut, Hollandë------199.726 EUR
    Shlyer rentë për kredinë e shtëpisë në Utrecut, Hollandë -------- 10.407 EUR
    Deklarimi i interesave private, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme
    Shitur makina tip BMV (deklaruar në deklarimin e parë). Kjo vlerë është depozituar tek ALPHA BANK, Tiranë -------45.000 EUR

    Genc Stefan Pollo

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Llogari bankare në Raiffeisen Bank -----+ 305 776 lekë
    Llogari bankare në Banka Amerikane e Shqipërisë--------minus 129$
    Minus 34$
    Minus 37 Lek
    Depozitë për bijën e mitur Ema Pollo në Bankën Amerikane e Shqipërisë--385 393 Lek
    Depozitë për bijën e mitur Stefania Pollo po aty-----281 056 Lek
    Llogari në Tirana Bank-------- 973 Euro
    Bashkëshortja Dajana Pollo është deklaruese kryesore


    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Të ardhura nga posti zyrtar Janar- Dhjetor 2007------1 954 200 Lek
    Bashkëshortja Dajana Pollo është deklaruese kryesore
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
    Kredi nga B.A.SH prë kontratë sipërmarrje për apartamentin 1+1 në kompleksin Pishat e Buta “Golem” Kavajë 19 000 Euro---------shuma e shlyer-----3558.7 E detyrimi i mbetur------15 442 E
    Fillimi 17.06.2005
    Mbarimi 17.06.2015
    Interesi bazë 6.14 %
    Kësti mujor 215.31 E

    Fatos Asllan Beja

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Apartament banimi, sip 54m2, L. 13 Durrës. Blerë më 27.06.2007 nga Fatos Beja-----30.000 USD
    Apartament banimi sip 54m2+ garazh sip 18 m2 L. 13 Durrës--------------40.000 USD
    Blerje bono thesari në Bankën e Shqipërisë me emrin Arben Fatos Beja. Ankandi 1200, njëvjeçar datë emërtimi 1.02.2007----------1.000.000 Lek
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Të ardhurat vjetore neto si pagë personale--------1.936.487 Lek
    Të ardhurat vjetore si pagesë personale e bashkëshortes Albana Beja----719 962 Lek
    Të ardhurat vjetore neto të djalit Arben Beja--------1 171 327 Lek
    Të ardhurat vjetore neto të djalit Sokol Beja-------65 239
    Të ardhura nga Universiteti “Marin Barleti” 189 000 Lek
    Të ardhura nga qeraja e apartamentit në Rr. Karl Gega, pall 22 shk 2-------240 000 Lek
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
    Detyrim për pagesën e apartamentit 54m2 në Plazhin e Durrësit, të cituarë më lart kësaj deklarate, blerë në emrin Fatos Beja--------30 000 USD

    Jemin Ramadan Gjana

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Llogari bankare Banka CREDINS------10 mijë $
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Të ardhura nga paga e shtesa Jemin Gjana--------1584739 Lek
    Të ardhura nga paga Nexhmie Gjana-----------819007 Lek
    Të ardhura nga paga Armand Gjana------------54420 Lek
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
    Kredi + interesat 7.2 milionë Kontrata datë 10.02.03 -----289 mijë lekë----
    Detyrimi i mbetur 5.9 milionë

    Ylli Vito Pango

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Gjendja Kesh. Kjo gjendje është krijuar nga kursimet rritje paga dhe shitja e librave “Psikoterapi” dhe “Psikologji sociale”--------2.000.000 Lek
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Të ardhurat nga paga si ministër----------2.500.000 Lek
    Të ardhurat nga shitja e librave -----------750.000 Lek
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë s’ka

    Fatmir Ali Mediu

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Ap banimi 220m2 sip, Bul “Zhan Dark” Pallatet e Lanës, ndërtuar rreth viteve 1940 shk 5 K3, AP 30 Rr Marsel Kashen----------186000 Euro
    E blerë me kredi marrë nga BKT. Aplikuar në qershor 2007. Maturuar 18.09.2007 = 300000 Euro. Interesi 4% (3048 Euro në muaj)
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Paga si Ministër, dita ministër të kursyera -------1593735 lek
    300000 lek
    Total 1.893735 lek

    Paga e bashkëshortes, shpërblimet, dieta të kursyera s’ka. Ministria e Jashtme 9.32250 lek
    Shpërblime 42 000
    Total 974250 lek
    Totali 2.867.985 lek
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
    Kredi “Raiffaisen Bank”, maturuar viti 2002 në vlerën 5.000.000 lek
    Interesi 3% (237000 Lekë muaj) --142.200 lekë, detyrim i mbetur: 4.303.167
    Kredi “BKT” për strehim, maturuar 19.09.2007, vlera= 300.000 Euro, interesi 4% (mujore 3048 E)---------9134 Euro, paguar deri më 31 dhjetor 2007

    Edi Kristaq Rama

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme: S’ka
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Paga + shpërblime (neto)------1641271
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
    Detyrim shlyerje kredie--------163225 lekë, detyrim i mbetur---------1 376 050

    Sokol Vangjel Olldashi

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Shtuar pasuri e luajtshme në likuiditete, për shkak të pakësimit të pasurisë së paluajtshme (shih deklarimin vijues të kësaj rubrike) si dhe kursimit nga të ardhurat vjetore, disponohet pjesërisht gjendje Cash pjesërisht në depozit------800 000 (bashkëpronësi me bashkëshorten sipas dispozitave të kodit të familjes)
    Pakësuar pasuri e paluajtshme ap me sip 73.77 m2 në zonën Kadastrale 8513 Durrës, ap i përfitur me privatizimin e vitit 91, bashkëpronar ¼ pjesë, çmimi i shitjes gjithsej 3.900.000.
    Likuiduar pagesa për blerjen e automjetit BENZ të deklaruar në deklarimin paraardhës.
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Pagesa mujore për pozicionet; Ministër i Brendshëm( 1 janar- 19 mars 07, përfshi pagesën sipas pensionit suplementar), ministër i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit (periudha maj 07-31 dhjetor 07) dhe pagesa të tjera për shkak të funksionit si ministër gjatë vitit 2007----gjithsej 1.652.738 lek Neto + 770 Euro
    Paga vjetore e bashkëshortes Enkeleda Olldashi, pedagoge Fakulteti Drejtësisë Tiranë-------gjithsej 689.868 lek (neto)
    Pagesa vjetore nga mësimdhënia si pedagoge në fakultetin jo publik UFO e bashkëshortes Enkeleda Olldashi--------gjithsej 990.000 lek
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
    Kredi për blerje apartamenti, shih deklarimet paraardhëse. Shih sipas pagesave të prëcaktuara në kontratën e depozituar në deklarimet e mëparshme.

    Genc Pëllumb Ruli

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Interesa të llogaritura në Depozita Raiffeisen Bank--------875 USD
    Interesa të llogaritura në depozita Amerikan Bank of Albania----9.781 USD
    Interesa të llogaritura në depozita Amerikan Bank of Albania-----185 Euro
    Interesa nga bono thesari ALFA bank dhe Banka e Shqipërisë-----452.400 Lek
    Interesa nga bono thesari Banka e Shqipërisë-----369.124 lek
    Interesa nga depozita me afat pranë ALFA bank 1.456 Euro
    Investimi në Fondet e Investimit pranë Raiffeisen bank (afatgjatë5-7 vjet)-395 E
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Paga personale vjetore si ministër i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës-------1.954.800 Lek
    Paga vjetore e bashkëshortes si menaxhere marketingu pranë kompanisë së sigurimeve Interalbanian- Aspis Grup-------1.758.000 Lek
    Shpërblime dhe pagesa për pjesëmarrje në bordin e KRRTRSH-----180.000 Lek
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
    Kredi për makinë (Toyota RA x 40), vlera totale e kredisë 200000 E Cash kolateral për 3 vjet. Periudha e kredisë 23.01.2006- 23.02.09 Interesi 6.08% -2007-----shlyer bankës për periudhën 2-vjeçare vlera 13.000 lek----mbetur detyrim bankës në vitin e fundit të kredisë vlera 7.610 E.
    Kësti mujor 605 E. Detyrimi i mbetur-----kësti mujor 607 E, interesi për 2008, 6.45%

    Majlinda Enver Bregu

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Shtuar depozitë në ABA në emër të bashkëshortit--------6.000.000 Lek
    Pakësuar në Raiffesien Bank në emër të bashk. 200 mijë lek, 200 000 lek
    Shtuar depozitë në ABA, në emrin Majlinda Bregu------4064 USD
    Shtuar depozitë në Raiffeisen Bank në emrin Majlinda Bregu----3 524 Euro
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Paga vjetore Majlinda Bregu si ministre----------1.750.000 lek
    Paga bashkëshortit + shpërblimet si free lance -------52.000 euro
    Gjendja në llogari rrjedhëse në ABA në emrin Majlinda Bregu----290000 lek
    Gjendja në llogarinë rrjedhëse në Raiffeisen Bank në emrin Majlinda Bregu—362580
    Gjendja në llogarinë rrjedhëse në ABA (euro) në emrin Majlinda Bregu—1494 E

    Gazmend Nuri Oketa

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Shitje autoveturë tip Volsvagen Golf, prodhimi vit 1993-----300.000 lek
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Paga dhe trajtimi si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë (janar07-18.03.2007) 658.003 lek Paga, zëvendëskryeministër (19.03.07-31.12.07)----1.361.999 Lek
    Kryetar i Bordit të Fondit shqiptar të zhvillimit-----59.644 Lek
    Paga e bashkëshortes, financiere aktivitet privat------346.536
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
    Kredi “Tirana Bank”, principali 10.000 E. Shuma e shlyer—2.304.
    Detyrimi i mbetur 7.785.34

    Ridvan Vait Bode

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Makinë “Volsvagen” (golf). Burimi nga të ardhurat familjare 28.08.2007....1.651.000
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Ridvan Bode (të ardhura nga paga, shtesa e shpërblime) ministria financave----1.843.000
    Eglantina Bode (të ardhura nga paga e shtesa), agjencia e depozitave----1.426.000
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
    Kredi për apartament banimi Enti Kombëtar i Banesave. Fillimi i kredisë viti 2000. Shuma e shlyer 126.000. Detyrimi i mbetur 2.024.000
    Kredi bankare (euro) Raiffeisen Bank fillimi 2007. Shuma e shlyer----124. Detyrimi i mbetur----30.000 Euro

    Sali Ram Berisha

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Pakësimi i 2/3 pjesë të apartamentit që ndodhet në Rr. Prokop Myzeqari, P.31, ap 29 dhe likuidim i huas financiare prej 2.1 milionë lek dhënë më parë vajzës Argita Malltezi, nëpërmjet shkëmbimit me: shtim apartament ne Rr. Mustafa Matohiti. P 7, kati 4 dhe një vend parkimi nëntokësor. Vlera e apartamentit sipas privatizimit-----+2.1 milionë lek
    Pakësimi i gjendjes CASH në Euro të deklaruara një vit më parë (derdhur në llogari bankare)---950.000 lek 50%
    Shtesë në llogarinë bankare në Tirana Bank (Në emër të Liri Berishës) 736 lek 50%
    Shtesë në llogarinë bankare në Tiranë Bank (Në emër të Liri Berishës)16.334 lek 50%
    Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Amerikane të Shqipërisë nga derdhja e gjendjes CASH------+ 6.000 Euro 50 %
    Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Amerikane të Shqipërisë (transferuar nga pagat mujore si Kryeministër dhe derdhja e një pjese të gjendjes CASH) 1.154.350 lek 50%
    Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Credins (transferuar nga paga mujore të bashkëshortes)------+ 408.857 Lek 50%
    Shtesë në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank (llogari në emër të Liri Berishës)-------+ 9.157 Lek 50%
    Pakësimi në llogarinë bankare në Raiffesien Bank (llogari në emër të Liri Berishës) – 286 lek 50%
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Të ardhurat nga paga bruto si Kryeministër për periudhën janar-dhjetor 07 -2.540.520 lek
    Të ardhurat nga pagesat e komisionit të KRRTSH dhe dietat në valutë për udhëtimet jashtë vendit për vitin 2007---------386.250 Lek
    Të ardhurat nga paga bruto e bashkëshortes në Qendrën Shëndetësore nr 4. Tiranë-----337.339 Lek
    Të ardhura nga shpërblimi bruto i bashkëshortes në Qendrën Shëndetësore nr. 4 (maj, gusht, dhjetor 07)------56.210 lek

    Jozefina Filip Topalli (Çoba)

    Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
    Pakësimi i likuiditeteve, të përfituara nga kompensimi i pronave të trashëguara nga familja Çoba (të deklaruara më parë)--------3.000.000 lek
    Tërheqje e depozitës në Bankën Credins e deklaruar më parë, nga kjo shumë i kanë mbetur 1.000.000 lek Cash--------2.000.000
    Shtim nga kursimet e të ardhurave vjetore të kaluara nga llogaria rrjedhëse tek depozitë në Banka Credins--------1.000.000 lek
    Mbetur cash nga tërheqja e llogarisë rrjedhëse e të ardhurave vjetore------500.000 lek
    Mbetje nga të ardhurat vjetore të funksionit, në llogarinë rrjedhëse deri më 31.12.2007 ----200.000 lek
    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Të ardhurat neto, nga paga në funksionin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe dieta-------------3.286.221 lek
    Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
    Detyrim për shkollimin e vajzës së Strasburg është paguar taksa e shkollës 400 Euro+sig shoqërore--------2300 Euro
    Deklarimi i interesave private, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme
    Pakësimi i depozitës në Procredit Bank, të deklaruara më parë ( aktualisht deri më 31.12.2007 po në Procredit Bank ka një numër llogarie rrjedhëse, të cilat së bashku janë afërsisht rreth 300.000 lek)-------400.000 lek 50%
    Shtim i depozitës në Procredit Bank dega Shkodër, të deklaruara më parë (aktualisht depozita ka arritur rreth 8500 USD)-----4.500 USD 50%
    Pakësimi i depozitës në Bankën Italo- shqiptare 300.000 lek 50%
    Llogari rrjedhëse në Bankën Kombëtare Tregtare, dega Shkodër ku prezantohen detyrimet ndaj shtetit dhe të tretëve, për aktivitetin tregtar (biznes i vogël, i deklaruar më parë) nga i cili është krijuar fitimi vjetor neto rreth:--------1.600.000 lek 50%
    Mbi pronën e deklaruar më parë (dyqani, shtëpia, bashkë me truallin) sipas kontratës së sipërmarrjes i janë dhënë firmës “Curri” sh.p.k në këmbim të përfimit të afër 350 m2 apartamente e dyqane (Në përfundim të punimeve do të saktësohen sipërfaqet)
    6. burim nga tërheqja e likuiditetit të bashkëshortes 3.000.000 lekë + 1.000.000 lek në Bankën Credins, të deklaruara më parë------4.000.000 lek 50 % (Ndoc Topalli)

    Astrit Hiqmet Patozi

    Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
    Të ardhura nga puna si deputet i Kuvendit të Shqipërisë (janar- dhjetor 2007)------1.565.446 lek
    Paga vjetore e bashkëshortes Enkelejda Patozi, si pedagoge ne fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit--------698.000 lek
    Paga vjetore e bashkëshortes Enkelejda Patozi, si koordinatore e GTZ-------960.000 lek
    Paga si anëtare e oponencës teknike shtetërore për hidrocentralet e bashkëshortes Enkelejda Patozi (maj- dhjetor 07)--------567.000 lek
    Të ardhurat vjetore të bashkëshortes Enkelejda Patozi si anëtare e këshillit Mbikëqyrës të ujësjellësit të Tiranës----------240.000 lek
    Të ardhurat nga projekti i vlerësimit të ndikimit në mjedis, impianti Kavajës 135.000 lek



    Burimi i lajmit!
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Brrravo gazeta Sot (gazete e cila mbahet sot me esse-te e KM-se). Rapsoul, futiu dhe ti politikes se nuk te del emri, pasi te mbrojme ne te forumit .

  3. #3
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Po te vjedhesh popullin e te mbushesh xhepat keshtu do ndodhi.Se keshtu veprojne keto politikanet tone e kane mendjen vetem me mbush xhepat e per hallet e popullit as qe i behet vone.Ishalla po behem nej politikan edhe une
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  4. #4
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Lal aq sa vjedhin ato dita dites as nuk i mbajne mend.Thone me vet ma ta fus nje here doren ne arke ouuuuuuuuu ma re se sot i kam marre ja Dhjete Milion ci du me shume nga darka do e fus dhe nje here se do haj dreke tek Sheratoni ne Durres :P
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  5. #5
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Citim Postuar më parë nga ThE_DaRk_NiGhT Lexo Postimin
    Lal aq sa vjedhin ato dita dites as nuk i mbajne mend.Thone me vet ma ta fus nje here doren ne arke ouuuuuuuuu ma re se sot i kam marre ja Dhjete Milion ci du me shume nga darka do e fus dhe nje here se do haj dreke tek Sheratoni ne Durres :P
    O lale une e di qe ti ke shume konfidenca me Berishen per shkak edhe te mbiemrit se e keni te njejte po edhe kete ta paska treguar ai ty?Boo sa i poshter :P
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  6. #6
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Citim Postuar më parë nga AnGeL_DeViL Lexo Postimin
    O lale une e di qe ti ke shume konfidenca me Berishen per shkak edhe te mbiemrit se e keni te njejte po edhe kete ta paska treguar ai ty?Boo sa i poshter :P
    Berishe per Berishe re pse mos me tregoje :d
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  7. #7
    Ka dalë ndonjë rregull i ri që duhet të shkruajmë me shkronja të trasha ?

  8. #8
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    si thot nji shprehje
    ne ditet e sotme vec budalli esht i ndershem
    ju si thoni jan budallenj qeveritaret tan??
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga SNIPER 79 Lexo Postimin
    si thot nji shprehje
    ne ditet e sotme vec budalli esht i ndershem
    ju si thoni jan budallenj qeveritaret tan??
    Pikes i ke rene.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    po nuk kane leke hic me burr
    'vetem ca levizje milionash

  11. #11
    Sipas shkrimit hapes te temes del qe politikanet tane qenkan fukarenj :P

    A thua e ha njeri qe keta po vuakan te mbytur ne borxhe dhe mezi ja dalin me rrogat qe marrin? Hajde qyfyre qe ka ne ate vend hajde...

  12. #12
    Unë propozoj të hapim një fond "Ndihmo një politikan". Secili të dhurojë aq sa ka mundësi dhe pastaj paratë e mbledhura tua shpërndajmë politikanëve duke filluar nga më nevojtarët që kanë më shumë borxhe.

  13. #13
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Me keto te dhena, Kreret tane qenkan nen nivelin e varferise. Edhe refugjat ne Ruhanda te ishin, me teper do te kishin. C'duan dhe rrine akoma ne Shqiperi?
    Vetem nese e bejne per patriotizem, se ndryshe nuk ka spjegim..!


    Unë propozoj të hapim një fond "Ndihmo një politikan". Secili të dhurojë aq sa ka mundësi dhe pastaj paratë e mbledhura tua shpërndajmë politikanëve duke filluar nga më nevojtarët që kanë më shumë borxhe
    .

    Jam dakord 100% "Ndihmo një politikan, shpeto nje politikan" edhe ata kane te drejte te jetojne.... .
    Pallavra.

  14. #14
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Si e veshtire qe politikanet Shqipetare te kene ne bankat e tyre 3-4 mije dollare per 20 jvet.
    Per mua eshte vetem maja e Ajsbergut.
    Mjeket vetem me nje operacion marrin 500-600 dollare ndoshta edhe me shume sigurisht jo gjithmone, por mos harrojme qe shume prej tyre kane hapur dhe klinika private.
    S`ma ha mendja politikanet te cilet 10-15 vjete me pare e kane pasur gati 1000 dollare ne muaj pagen.
    Si zor te pranohen keto te dhena,tjeterkund fle lepuri.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Po prisnit qe te nxjerrin pasurite e tyre ne shesh?
    Normal qe jane fukarenj me rrogen qe marrin.

    Me i varfri ne ate liste ka 500 mije €.
    Njeri nga fundi i listes, veren qe kaloi "fitoi" 50 mije € vetem sa shtrengoi nje dore.
    Kur ke fat kshu eshte.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  16. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja edhe pasurit e grave te tyre, duke filluar nga ata qe burrat i kane ne pozite deri te ata ne opozite

    Gratë e ministrave, Basha më e pasur

    Bashkëshortet e qeveritarëve, të gjitha qindarkat e tyre. Liri Berisha, më e varfër. Burri i Majlinda Bregut siguron 52 mijë euro në vit për familjen


    Gratë e ministrave të kabinetit "Berisha" rezulton të kenë rritur të ardhurat e tyre personale krahasuar me një vit më parë. Deklarimet e fundit të pasurisë për vitin 2007, të depozituara në ILDKP, verifikojnë këtë konstatim. Natyrshëm vendi i parë vazhdon të mbahet prej bashkëshortes së ministrit të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Gruaja e Kryeministrit Sali Berisha kishte të ardhurat vjetore nga paga në masën 401616 lekë. Në deklarimin e fundit ajo rezulton të ketë përfituar nga paga 393549 lekë. Shuma që Liri Berisha merr në qendrën shëndetësore nr.4 në kryeqytet duket të ketë pësuar rënie. Gruaja e ministrit të Arsimit, Genc Pollo, kishte të ardhura vjetore në vitin 2006 në shumën 2308289 lekë. Në formularin e fundit është shënuar se Dajana Pollo është deklaruese kryesore. Bashkëshortja e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, rezulton të ketë pësuar një rritje të ardhurash prej më shumë se 300000 lekë. Në vitin paraardhës ajo merrte 1423000 lekë, ndërsa për vitin 2007 ka pasur të ardhurat nga paga si menaxhere marketingu në "Interalbania", 1758000 lekë. Gruaja e ministrit aktual të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, kishte të ardhurat në masën 388200 lekë, ndërsa për vitin që shkoi Adela Oketa ka përfituar në total 346536 lekë. Paga e Nexhmije Gjanës në Kuvendin e Shqipërisë rezulton të ketë ardhur në rritje. Në vitin 2006, gruaja e ministrit të Bujqësisë kishte pasur të ardhurat në 546430 lekë, ndërsa në vitin pasardhës 819077 lekë. Bashkëshortja e ministrit të brendshëm, Bujar Nishani, merrte 629000 lekë, ndërsa nga puna e saj në Ministrinë e KTRS ka përfituar vitin e fundit 720000 lekë. Rritje ka pësuar edhe paga e gruas së ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka. Ajo merrte në vitin 2006 shumën prej 494064 lekësh, ndërsa një vit më pas të ardhurat i shkojnë 627012 lekë. Gruaja e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, Enkeleda Olldashi, merrte një pagë vjetore në shumën 1042179 lekë, ndërsa një vit më pas të ardhurat i shkojnë në 1679868 lekë. Eglantina Bode ka marrë më shumë të ardhura në vitin 2007, konkretisht 1426000 lekë, ndërsa një vit më parë merrte 1056052 lekë. Bashkëshortja ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, fiton në një vit 51391 euro, ndërsa më parë merrte 49512 euro. Bashkëshorti i Majlinda Bregut ka përfituar katër mijë euro më shumë se një vit më parë. Në vitin 2007 rezulton të ketë marrë në total 52000 euro dhe një vit më parë shumën prej 48000 eurosh. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në deklaratën e pasurisë për vitin 2006, nuk kishte plotësuar të dhëna për pagë nga bashkëshortja, ndërsa këtë vit shënon 974210 lekë nga puna e saj në Ministrinë e Jashtme. Këtë vit ministri i punës, Kosta Barka, nuk ka deklaruar asnjë të ardhur nga bashkëshortja, ndërsa një vit më parë përfitonte nga pensioni shumën 50340 lekë. Bashkëshortja e Lufter Xhuvelit merrte në vitin 2006 të ardhura vjetore 180000 lekë, ndërsa në vitin e fundit bilanci i saj është 140000 lekë.




    Të ardhurat për një vit



    Liri Berisha

    Viti 2006

    401616 lekë

    Viti 2007

    393549 lekë


    Dajana Pollo

    Viti 2006

    2308289 lekë

    Viti 2007

    Deklaruese kryesore


    Gruaja e Rulit

    Viti 2006

    1423000 lekë

    Viti 2007

    1758000 lekë


    Adela Oketa

    Viti 2006

    388200 lekë

    Viti 2007

    346536 lekë


    Nexhmije Gjana

    Viti 2006

    546430 lekë

    Viti 2007

    819077 lekë


    Gruaja e Nishanit

    Viti 2006

    629000 lekë

    Viti 2007

    720000 lekë


    Gruaja e Ndokës

    Viti 2006

    494064 lekë

    Viti 2007

    627012 lekë


    Enkeleda Olldashi

    Viti 2006

    1042179 lekë

    Viti 2007

    1679868 lekë


    Eglantina Bode

    Viti 2006

    1056052 lekë

    Viti 2007

    1426000 lekë


    Gruaja e Bashës

    Viti 2006

    49512 euro

    Viti 2007

    51391 euro


    Burri i Bregut

    Viti 2006

    48000 mijë

    Viti 2007

    52000 euro


    Gruaja e Barkës

    Viti 2006

    50340 lekë

    Viti 2007

    ---


    Gruaja e Mediut

    Viti 2006

    ---

    Viti 2007

    974210 lekë


    Gruaja e Xhuvelit

    Viti 2006

    180000 lekë

    Viti 2007

    140000 lekë



    Shifrat


    Opozitarët, Xhoana gruaja më e pasur


    Xhoana Nano është gruaja më e pasur opozitare. Biznesi i saj i jep mundësi që të jetë femra më e rëndësishme në gratë e politikanëve të majtë. Fitimi i kompanisë së saj në vitin 2006 në krahasim me vitin 2005 është rreth 4.3 milionë më i lartë. Divedenti për kompaninë e saj të biznesit në vitin 2005 ishte 12026610 lekë, ndërsa për një vit më pas shkon në shifrat 16380169 lekë. Ka shtuar edhe një llogari me 127381 euro. Monika Kryemadhi merrte një pagë vjetore 900000 lekë dhe vitin e fundit përfiton 1000919 lekë nga paga kalimtare dhe pagesa në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Gruaja e Neritan Cekës merrte nga shtëpia botuese "Migjeni" shumën 1930000 lekë në vit dhe në vitin 2007 ka marrë 2100000 lekë. Kreu i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, ka përfituar të ardhura familjare nga gruaja në vlerën 720000 lekë në vitin e fundit, ndryshe nga sa ishte një vit më parë, 684000 lekë. Bashkëshortja e Paskal Milos merrte në një vit 1187412 lekë, ndërsa tani merr 650980 lekë nga paga vjetore.



    Xhoana Nano

    Viti 2006

    12026610 lekë

    Viti 2007

    16380169 lekë

    127381 euro


    Monika Kryemadhi

    Viti 2006

    900000 lekë

    Viti 2007

    1000919 lekë


    Gruaja e Cekës

    Viti 2006

    1930000 lekë

    Viti 2007

    2100000 lekë


    Gruaja Gjinushit

    Viti 2006

    684000 lekë në vit

    Viti 2007

    720000 lekë


    Gruaja e Milos

    Viti 2006

    1187412 lekë

    650980 lekë



    Qeveritarët gjatë vitit 2007 kanë shitur dhe blerë automjete


    Zyrtarët e lartë, "tregtarë" makinash


    Zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, veçse si të tillë, kanë dëshmuar edhe aftësi tregtare. Disa prej tyre janë përfshirë në vitin 2007 në shitje-blerje automjetesh të llojeve dhe viteve të ndryshme të prodhimit. Konkretisht, bashkëshortja e ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, ka shitur makinën tip "Mercedes Benz" në një vlerë prej 45000 eurosh. Sakaq, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka blerë në vitin 2007 një makinë "Wolkswagen", me një vlerë prej 1651000 lekësh. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka shitur një "Wolkswagen Golf", prodhim i vitit 1993, për shumën 300000 lekë. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, bazuar në deklaratën e fundit të pasurisë, dorëzuar në ILDKP, ka shitur një autoveturë "Toyota", prodhim i vitit 2003 dhe ka marrë një shumë prej 25000 eurosh. Më pas, Ruli figuron të ketë blerë autoveturën "Range Rover" me vit prodhimi 2005-ën, në një shumë prej 28000 eurosh. Kryetari i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, ka blerë një autoveturë A3, në vlerën 7500 euro. Ndërsa Presidenti Bamir Topi figuron të ketë blerë makinën për vajzës (Nada Topi), tip "Peugeot" mini, me vlerë 10500 euro. Kryeprokurorja Ina Rama ka blerë në janar të vitit 2007 një "Mercedes Benz" për 500000 lekë dhe e ka shitur në po të njëjtën shumë 500000 lekë.



    "Tregtarët"


    -Basha shet një "Mercedes Benz" për 45000 euro


    -Bode blen "Volkswagen" për 1651000 lekë


    -Oketa shet "Wolkswagen" për 300000 lekë


    -Ruli shet "Toyota" 25000 euro, blen "Range Rover"

    28000 euro


    -Gjinushi blen autoveturë A3, 7500 euro


    -Topi blen vajzës "Peugeot mini", 10500 euro


    -Ina Rama blen dhe shet "Mercedes Benz" 500000 lekë
    Sui generis

  17. #17
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ja pasuritë e politikanëve shqiptarë nga Sali Berisha te Edi Rama


  18. #18
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ja pasuritë e politikanëve shqiptarë nga Sali Berisha te Edi Rama

    Nje citim nga aktivisti dhe avokat, Adriatik Lapaj. Ke vertet deshire te degjosh njerez te tille qe flasin kaq drejtperdrejt dhe pa interesa politike.

    Politikanët në Shqipëri nga deklaratat vjetore të pasurisë rezultojnë me të ardhura thuajse modeste (përjashto deputetët biznesmen).

    I hidhet hi syve një populli të gjithë që e di mirë të vërtetën. Një populli që i sheh ku jetojnë, me çfarë udhëtojnë, ku drekojnë, çfarë veshin, ku i bëjnë pushimet e ku i shkollojnë fëmijët në perëndim.

    Tallen me vuajtjet e një populli që në regjistrat e gjendjes civile është 4.226.000 e kusur njerëz, por që është katandisur rreth 2.7 milionë si pasojë e emigrimit.

    Unë e refuzoj të më bëjnë budalla. Ndoshta kurrë nuk do dëgjohem, ndoshta kurrë nuk do kem në dorë diçka për të ndryshuar realitetin e hidhur, por për idiot të lumtur nuk më bëjnë dot.

    Kaq e kam në dorë.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •