Ashtu si të gjithë dosjet e krimit ekonomik e njerëzor, që mbyllen pa u hapur fare edhe dosjet e pasurive të zyrtarëve e të politikanëve, kanë afro 17 vjet që shoqërohen me demagogji dhe falsitet, me mashtrime dhe fshehje. Edhe pse klasa politiko-qeverisëse e këtij vendi jeton në luks, edhe pse deputetë, ministra, politikanë, drejtorë të lartë doganash, arsimi, rrugësh, tenderash, bordesh, kompanish e agjensish shtetërore, kanë përfitime financiare nga ”100 burime” legale e ilegale, pra korruptive, edhe pse kanë llogari bankare,prona të patundëshme e deri në kompelkse fshtarash turistikë, vazhdojn të mos i deklarojnë këto pasuri, duke pasqyruar në deklaratat e tyre perosnale e familjare, vetëm rrogën mujore, vetëm ndonjë honorar të vogël, vetëm ndonjë kursim ”qindarkash” nga udhëtimet jashtë vendit, vetëm ndonjë veturë me llamarina të kalbura e vetmë ndonjë dhomë e guzhinë të vjehrrës, apo ndonjë kredi bankare që sipas tyre ”e shlyejnë duke hequr bukën e gojës”. Në fakt, realiteti është ndryshe dhe kjo ia bënë ”MU”, mbasi politikanë e qeveritarë, madje pasuri të mëdah kanë edhe ata ”minjtë e vegjël” të zyrave të shtetit deri në komunat e largëta ku ndahen vetëm çertifikata. Këta që na drejtojnë në qeverisje, në shtet e në politikë, kanë shumë pasuri, të cilat i kanë vendosur me korrupsion. Madje kanë aq shumë, sa ua kalojnë edhe biznesmenëve 100 vjeçarë në perëndim. Zyrtarë dhe politikanë të varfër... në letra Përderisa shteti ka ngritur një institucion për verifikimin e pasurive të tundëshme e të patundëshme të zyratarëve dhe politikanëve, do të thotë që ata kanë pasuri. Po si i kanë vendosur këto pasuri? Natyrisht jo me ”kazëm” e ”lopatë”, as me bordero. Nëse i referohesh vitit 1992, kur shumica e tyre janë futur në politikë, rezulton se kanë qënë me çorape pambuk 55 lekëshe, me këpucë 700 lekëshe, me xhaketa kanavace, me golfa leshi e pantallona doku 280 lekësh, me shtpi dhomë e guzhinë, me banim në dhoma konviktesh e pupulite në lagjet periferike të Tiranës, apo të rretheve. Ndërsa vetëm pas 1, 2, 3 e 17 vjet pushteti dhe pjesëmarrje në politikë, ata rezultojnë të jenë milirderë, me makina luksoze edhe për bebet e fëmijëve, me vila verore e dimërore, me troje dhjetra hektarësh, me shtpi luksoze në qendër të kryeqytetit, me firma ndërtimi, me bisnese në nivel fabrikash e deri me qenë të cilëve u kanë siguruar edhe dhoma gjumi, edhe dado, edhe mjekë ”familjeje”, madje edhe punonjës zbavitjeje. Mirëpo këto pasuri edhe nuk deklarohen të plota dhe realisht edhe nuk verifikohen ”fije më fije”. Nëse i rikthehemi konologjisë së procesit të verifikimit, konstatojmë vështirësi, por edhe burokraci, edhe procedura fiktive, edhe tendeca mbulimi të këtyre pasurive. Kjo ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodh. Janë vendosur disa gjoba simbolike për ata zyrtarë e politikanë që mashtrojnë në deklaratat e pasurive, por që shuma e këtyre gjobave është e barabartë me një vlerën e një kollareje, apo të një loje bilardoje që ata bëjën për ”sport”.
Lulëzim Xhelal Basha
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Shitur shtëpia në Hollandë (te deklarimi i parë), nga kjo shumë e ka 199.726, është shlyer leverdia e mbetur. Pjesa tjetër në bankë, POST BANK
EUR 257. 500 (dyqind e pesëdhjetë e shtatëmijë e pesëqind).
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Të ardhura nga paga si Ministër i MPTT nga viti 2007- 31/04/2007----- 5211200 lek
Të ardhura nga paga si Ministër i MPJ nga 1/5/2007 – 31/12/ 2007----- 10422400 lek
Të ardhura nga shpërblime fundviti në MPJ --------46600 lek
Të ardhura nga paga e bashkëshortes ---------51.391 Euro
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
Shlyer kësti i fundit i apartamentit në Rr. Dervish Hima, Tiranë ------35.000 USD
Shlyer kredia e shtëpisë në Utrecut, Hollandë------199.726 EUR
Shlyer rentë për kredinë e shtëpisë në Utrecut, Hollandë -------- 10.407 EUR
Deklarimi i interesave private, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme
Shitur makina tip BMV (deklaruar në deklarimin e parë). Kjo vlerë është depozituar tek ALPHA BANK, Tiranë -------45.000 EUR
Genc Stefan Pollo
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Llogari bankare në Raiffeisen Bank -----+ 305 776 lekë
Llogari bankare në Banka Amerikane e Shqipërisë--------minus 129$
Minus 34$
Minus 37 Lek
Depozitë për bijën e mitur Ema Pollo në Bankën Amerikane e Shqipërisë--385 393 Lek
Depozitë për bijën e mitur Stefania Pollo po aty-----281 056 Lek
Llogari në Tirana Bank-------- 973 Euro
Bashkëshortja Dajana Pollo është deklaruese kryesore
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Të ardhura nga posti zyrtar Janar- Dhjetor 2007------1 954 200 Lek
Bashkëshortja Dajana Pollo është deklaruese kryesore
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
Kredi nga B.A.SH prë kontratë sipërmarrje për apartamentin 1+1 në kompleksin Pishat e Buta “Golem” Kavajë 19 000 Euro---------shuma e shlyer-----3558.7 E detyrimi i mbetur------15 442 E
Fillimi 17.06.2005
Mbarimi 17.06.2015
Interesi bazë 6.14 %
Kësti mujor 215.31 E
Fatos Asllan Beja
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Apartament banimi, sip 54m2, L. 13 Durrës. Blerë më 27.06.2007 nga Fatos Beja-----30.000 USD
Apartament banimi sip 54m2+ garazh sip 18 m2 L. 13 Durrës--------------40.000 USD
Blerje bono thesari në Bankën e Shqipërisë me emrin Arben Fatos Beja. Ankandi 1200, njëvjeçar datë emërtimi 1.02.2007----------1.000.000 Lek
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Të ardhurat vjetore neto si pagë personale--------1.936.487 Lek
Të ardhurat vjetore si pagesë personale e bashkëshortes Albana Beja----719 962 Lek
Të ardhurat vjetore neto të djalit Arben Beja--------1 171 327 Lek
Të ardhurat vjetore neto të djalit Sokol Beja-------65 239
Të ardhura nga Universiteti “Marin Barleti” 189 000 Lek
Të ardhura nga qeraja e apartamentit në Rr. Karl Gega, pall 22 shk 2-------240 000 Lek
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
Detyrim për pagesën e apartamentit 54m2 në Plazhin e Durrësit, të cituarë më lart kësaj deklarate, blerë në emrin Fatos Beja--------30 000 USD
Jemin Ramadan Gjana
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Llogari bankare Banka CREDINS------10 mijë $
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Të ardhura nga paga e shtesa Jemin Gjana--------1584739 Lek
Të ardhura nga paga Nexhmie Gjana-----------819007 Lek
Të ardhura nga paga Armand Gjana------------54420 Lek
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
Kredi + interesat 7.2 milionë Kontrata datë 10.02.03 -----289 mijë lekë----
Detyrimi i mbetur 5.9 milionë
Ylli Vito Pango
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Gjendja Kesh. Kjo gjendje është krijuar nga kursimet rritje paga dhe shitja e librave “Psikoterapi” dhe “Psikologji sociale”--------2.000.000 Lek
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Të ardhurat nga paga si ministër----------2.500.000 Lek
Të ardhurat nga shitja e librave -----------750.000 Lek
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë s’ka
Fatmir Ali Mediu
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Ap banimi 220m2 sip, Bul “Zhan Dark” Pallatet e Lanës, ndërtuar rreth viteve 1940 shk 5 K3, AP 30 Rr Marsel Kashen----------186000 Euro
E blerë me kredi marrë nga BKT. Aplikuar në qershor 2007. Maturuar 18.09.2007 = 300000 Euro. Interesi 4% (3048 Euro në muaj)
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Paga si Ministër, dita ministër të kursyera -------1593735 lek
300000 lek
Total 1.893735 lek
Paga e bashkëshortes, shpërblimet, dieta të kursyera s’ka. Ministria e Jashtme 9.32250 lek
Shpërblime 42 000
Total 974250 lek
Totali 2.867.985 lek
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
Kredi “Raiffaisen Bank”, maturuar viti 2002 në vlerën 5.000.000 lek
Interesi 3% (237000 Lekë muaj) --142.200 lekë, detyrim i mbetur: 4.303.167
Kredi “BKT” për strehim, maturuar 19.09.2007, vlera= 300.000 Euro, interesi 4% (mujore 3048 E)---------9134 Euro, paguar deri më 31 dhjetor 2007
Edi Kristaq Rama
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme: S’ka
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Paga + shpërblime (neto)------1641271
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
Detyrim shlyerje kredie--------163225 lekë, detyrim i mbetur---------1 376 050
Sokol Vangjel Olldashi
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Shtuar pasuri e luajtshme në likuiditete, për shkak të pakësimit të pasurisë së paluajtshme (shih deklarimin vijues të kësaj rubrike) si dhe kursimit nga të ardhurat vjetore, disponohet pjesërisht gjendje Cash pjesërisht në depozit------800 000 (bashkëpronësi me bashkëshorten sipas dispozitave të kodit të familjes)
Pakësuar pasuri e paluajtshme ap me sip 73.77 m2 në zonën Kadastrale 8513 Durrës, ap i përfitur me privatizimin e vitit 91, bashkëpronar ¼ pjesë, çmimi i shitjes gjithsej 3.900.000.
Likuiduar pagesa për blerjen e automjetit BENZ të deklaruar në deklarimin paraardhës.
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Pagesa mujore për pozicionet; Ministër i Brendshëm( 1 janar- 19 mars 07, përfshi pagesën sipas pensionit suplementar), ministër i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit (periudha maj 07-31 dhjetor 07) dhe pagesa të tjera për shkak të funksionit si ministër gjatë vitit 2007----gjithsej 1.652.738 lek Neto + 770 Euro
Paga vjetore e bashkëshortes Enkeleda Olldashi, pedagoge Fakulteti Drejtësisë Tiranë-------gjithsej 689.868 lek (neto)
Pagesa vjetore nga mësimdhënia si pedagoge në fakultetin jo publik UFO e bashkëshortes Enkeleda Olldashi--------gjithsej 990.000 lek
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
Kredi për blerje apartamenti, shih deklarimet paraardhëse. Shih sipas pagesave të prëcaktuara në kontratën e depozituar në deklarimet e mëparshme.
Genc Pëllumb Ruli
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Interesa të llogaritura në Depozita Raiffeisen Bank--------875 USD
Interesa të llogaritura në depozita Amerikan Bank of Albania----9.781 USD
Interesa të llogaritura në depozita Amerikan Bank of Albania-----185 Euro
Interesa nga bono thesari ALFA bank dhe Banka e Shqipërisë-----452.400 Lek
Interesa nga bono thesari Banka e Shqipërisë-----369.124 lek
Interesa nga depozita me afat pranë ALFA bank 1.456 Euro
Investimi në Fondet e Investimit pranë Raiffeisen bank (afatgjatë5-7 vjet)-395 E
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Paga personale vjetore si ministër i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës-------1.954.800 Lek
Paga vjetore e bashkëshortes si menaxhere marketingu pranë kompanisë së sigurimeve Interalbanian- Aspis Grup-------1.758.000 Lek
Shpërblime dhe pagesa për pjesëmarrje në bordin e KRRTRSH-----180.000 Lek
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
Kredi për makinë (Toyota RA x 40), vlera totale e kredisë 200000 E Cash kolateral për 3 vjet. Periudha e kredisë 23.01.2006- 23.02.09 Interesi 6.08% -2007-----shlyer bankës për periudhën 2-vjeçare vlera 13.000 lek----mbetur detyrim bankës në vitin e fundit të kredisë vlera 7.610 E.
Kësti mujor 605 E. Detyrimi i mbetur-----kësti mujor 607 E, interesi për 2008, 6.45%
Majlinda Enver Bregu
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Shtuar depozitë në ABA në emër të bashkëshortit--------6.000.000 Lek
Pakësuar në Raiffesien Bank në emër të bashk. 200 mijë lek, 200 000 lek
Shtuar depozitë në ABA, në emrin Majlinda Bregu------4064 USD
Shtuar depozitë në Raiffeisen Bank në emrin Majlinda Bregu----3 524 Euro
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Paga vjetore Majlinda Bregu si ministre----------1.750.000 lek
Paga bashkëshortit + shpërblimet si free lance -------52.000 euro
Gjendja në llogari rrjedhëse në ABA në emrin Majlinda Bregu----290000 lek
Gjendja në llogarinë rrjedhëse në Raiffeisen Bank në emrin Majlinda Bregu—362580
Gjendja në llogarinë rrjedhëse në ABA (euro) në emrin Majlinda Bregu—1494 E
Gazmend Nuri Oketa
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Shitje autoveturë tip Volsvagen Golf, prodhimi vit 1993-----300.000 lek
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Paga dhe trajtimi si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë (janar07-18.03.2007) 658.003 lek Paga, zëvendëskryeministër (19.03.07-31.12.07)----1.361.999 Lek
Kryetar i Bordit të Fondit shqiptar të zhvillimit-----59.644 Lek
Paga e bashkëshortes, financiere aktivitet privat------346.536
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
Kredi “Tirana Bank”, principali 10.000 E. Shuma e shlyer—2.304.
Detyrimi i mbetur 7.785.34
Ridvan Vait Bode
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Makinë “Volsvagen” (golf). Burimi nga të ardhurat familjare 28.08.2007....1.651.000
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Ridvan Bode (të ardhura nga paga, shtesa e shpërblime) ministria financave----1.843.000
Eglantina Bode (të ardhura nga paga e shtesa), agjencia e depozitave----1.426.000
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
Kredi për apartament banimi Enti Kombëtar i Banesave. Fillimi i kredisë viti 2000. Shuma e shlyer 126.000. Detyrimi i mbetur 2.024.000
Kredi bankare (euro) Raiffeisen Bank fillimi 2007. Shuma e shlyer----124. Detyrimi i mbetur----30.000 Euro
Sali Ram Berisha
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Pakësimi i 2/3 pjesë të apartamentit që ndodhet në Rr. Prokop Myzeqari, P.31, ap 29 dhe likuidim i huas financiare prej 2.1 milionë lek dhënë më parë vajzës Argita Malltezi, nëpërmjet shkëmbimit me: shtim apartament ne Rr. Mustafa Matohiti. P 7, kati 4 dhe një vend parkimi nëntokësor. Vlera e apartamentit sipas privatizimit-----+2.1 milionë lek
Pakësimi i gjendjes CASH në Euro të deklaruara një vit më parë (derdhur në llogari bankare)---950.000 lek 50%
Shtesë në llogarinë bankare në Tirana Bank (Në emër të Liri Berishës) 736 lek 50%
Shtesë në llogarinë bankare në Tiranë Bank (Në emër të Liri Berishës)16.334 lek 50%
Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Amerikane të Shqipërisë nga derdhja e gjendjes CASH------+ 6.000 Euro 50 %
Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Amerikane të Shqipërisë (transferuar nga pagat mujore si Kryeministër dhe derdhja e një pjese të gjendjes CASH) 1.154.350 lek 50%
Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Credins (transferuar nga paga mujore të bashkëshortes)------+ 408.857 Lek 50%
Shtesë në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank (llogari në emër të Liri Berishës)-------+ 9.157 Lek 50%
Pakësimi në llogarinë bankare në Raiffesien Bank (llogari në emër të Liri Berishës) – 286 lek 50%
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Të ardhurat nga paga bruto si Kryeministër për periudhën janar-dhjetor 07 -2.540.520 lek
Të ardhurat nga pagesat e komisionit të KRRTSH dhe dietat në valutë për udhëtimet jashtë vendit për vitin 2007---------386.250 Lek
Të ardhurat nga paga bruto e bashkëshortes në Qendrën Shëndetësore nr 4. Tiranë-----337.339 Lek
Të ardhura nga shpërblimi bruto i bashkëshortes në Qendrën Shëndetësore nr. 4 (maj, gusht, dhjetor 07)------56.210 lek
Jozefina Filip Topalli (Çoba)
Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
Pakësimi i likuiditeteve, të përfituara nga kompensimi i pronave të trashëguara nga familja Çoba (të deklaruara më parë)--------3.000.000 lek
Tërheqje e depozitës në Bankën Credins e deklaruar më parë, nga kjo shumë i kanë mbetur 1.000.000 lek Cash--------2.000.000
Shtim nga kursimet e të ardhurave vjetore të kaluara nga llogaria rrjedhëse tek depozitë në Banka Credins--------1.000.000 lek
Mbetur cash nga tërheqja e llogarisë rrjedhëse e të ardhurave vjetore------500.000 lek
Mbetje nga të ardhurat vjetore të funksionit, në llogarinë rrjedhëse deri më 31.12.2007 ----200.000 lek
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Të ardhurat neto, nga paga në funksionin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe dieta-------------3.286.221 lek
Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
Detyrim për shkollimin e vajzës së Strasburg është paguar taksa e shkollës 400 Euro+sig shoqërore--------2300 Euro
Deklarimi i interesave private, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme
Pakësimi i depozitës në Procredit Bank, të deklaruara më parë ( aktualisht deri më 31.12.2007 po në Procredit Bank ka një numër llogarie rrjedhëse, të cilat së bashku janë afërsisht rreth 300.000 lek)-------400.000 lek 50%
Shtim i depozitës në Procredit Bank dega Shkodër, të deklaruara më parë (aktualisht depozita ka arritur rreth 8500 USD)-----4.500 USD 50%
Pakësimi i depozitës në Bankën Italo- shqiptare 300.000 lek 50%
Llogari rrjedhëse në Bankën Kombëtare Tregtare, dega Shkodër ku prezantohen detyrimet ndaj shtetit dhe të tretëve, për aktivitetin tregtar (biznes i vogël, i deklaruar më parë) nga i cili është krijuar fitimi vjetor neto rreth:--------1.600.000 lek 50%
Mbi pronën e deklaruar më parë (dyqani, shtëpia, bashkë me truallin) sipas kontratës së sipërmarrjes i janë dhënë firmës “Curri” sh.p.k në këmbim të përfimit të afër 350 m2 apartamente e dyqane (Në përfundim të punimeve do të saktësohen sipërfaqet)
6. burim nga tërheqja e likuiditetit të bashkëshortes 3.000.000 lekë + 1.000.000 lek në Bankën Credins, të deklaruara më parë------4.000.000 lek 50 % (Ndoc Topalli)
Astrit Hiqmet Patozi
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Të ardhura nga puna si deputet i Kuvendit të Shqipërisë (janar- dhjetor 2007)------1.565.446 lek
Paga vjetore e bashkëshortes Enkelejda Patozi, si pedagoge ne fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit--------698.000 lek
Paga vjetore e bashkëshortes Enkelejda Patozi, si koordinatore e GTZ-------960.000 lek
Paga si anëtare e oponencës teknike shtetërore për hidrocentralet e bashkëshortes Enkelejda Patozi (maj- dhjetor 07)--------567.000 lek
Të ardhurat vjetore të bashkëshortes Enkelejda Patozi si anëtare e këshillit Mbikëqyrës të ujësjellësit të Tiranës----------240.000 lek
Të ardhurat nga projekti i vlerësimit të ndikimit në mjedis, impianti Kavajës 135.000 lek
Burimi i lajmit!
Krijoni Kontakt