Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489

    Cfar shpenzimesh ka ky forum ???

    Duke u nisur dhe nga donacione qe jan ne fillim te forumit lind pyetja se percfar duhen keto lek per te mbajtur forumin ??? Mesa di un per te hapur nje faqe te till ne fillim paguan lek por pastaj paguan vetem nqs i shton opsione te tjera qe kerkojn hapsir .Si i perdorni keto para dua ta di nga ana teknike saktesisht

  2. #2
    Ekziston kjo teme e hapur ne kete forum madje e shoqeruar me shpjegimin perkates te administratorit per shpenzimet dhe donacionet qe behen.

    Hapja e nje forumi eshte vetem maja e ajzbergut. Problemi me i veshtire eshte mbajtja e tij. Sa me shume rritet numri i anetareve dhe i postimeve aq me teper lind nevoja e perdorimit te nje hapesire me te madhe ne server dhe si e tille ajo paguhet me shtrenjte. Dhe fjala e shtrenjte meritohet tamam ne kete rast. Ja pse duhen donacionet qe te lehtesojne kete peshe dhe te mundesojne shtimin e me shume funksioneve ne forum (ne dobi te vete anetareve). Po te citoj dhe njehere ate qe ka shkruar administratori ne lidhje me donacionet dhe rendesine e tyre. Mbase te ndihmon te kuptosh me mire:

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Pėrse nevojiten donacionet?

    Faqe si Albasoul dhe forumi shqiptar dale ndadale po mbushin 1 dekade jete ne Internet dhe problemi financiar asnjehere nuk ka qene nje problem madhor per te mbuluar shpenzimet financiare per mbajtjen e ketij komuniteti jo-fitimprures ne linje. Flas per shpenzimet ekzistuese, por me rritjen e pjesmarrjes, rritet permbajtja, rriten shpenzimet e mbajtjes se komunitetit ne linje. Dhe kjo krijon nje problem se ato te ardhura qe ne mund ti shpenzonim per te hapur nje sherbim te ri per komunitetin, tani jemi te detyruar ti shpenzojme per te mbajtur ne linje komunitetin ekzistues.

    Donancionin e shtuam per tre arsye:

    1. Shume anetare ne vite kane vleresuar ate qe kane gjetur ne keto faqe dhe nuk kane patur nje mundesi per te ndihmuar financiarisht, edhe pse deshira nuk u ka munguar.

    2. Te ardhurat nga reklamat neper faqe vertet mund te gjenerojne disa te ardhura per shpenzimet e komunitetit, por shpesh behen edhe te bezdishme per antaret qe preferojne faqe pa reklama. Pa harruar qe kompanite qe duan te reklamojne per nje publik shqiptar jane te pakta krahasuar me nje publik te huaj.

    3. Nese nje pjese e shpenzimeve te komunitetit do te mbuloheshin nga vete donacionet e anetareve e vizitoreve te komunitetit, do ta kishim me te lehte per te permiresuar ndjeshem sherbimet ekzistuese dhe per te krijuar sherbime te reja falas per anetaret tane: si gjithmone falas dhe te hapura per te gjithe.

    Ku do tė shpenzohen donacionet tona?

    Do tė shpenzohen pėr tė shlyer detyrimet teknike tė mbajtjes nė linjė tė kėtij komuniteti. Kėtu kam pararsysh pagesa si qiraja pėr servera qė mundėsojnė shėrbimin e pėrmbajtje sė faqes, kostoja e licensave tė programeve qė ne pėrdorim, blerjen e programeve dhe shėrbimeve tė reja qė ne mund t'i shtojmė komunitetit, blerjen e materialeve kulturore tė cilat ne mund t'i publikojme pėr ju si CD me muzike shqiptare, DVD me filma shqiptare, pjese nga libra historike e letrare, etj.

    Kush me garanton mua qe ato nuk shkojne ne xhep te ndonjerit prej stafit?

    I gjithė stafi i komunitetit tonė, duke filluar nga unė e duke mbaruar tek ai operatori i thjeshtė nė chat, ėshtė njė staf vullnetar dhe pa pagesė. Tė gjithė harxhojmė njė pjesė tė kohės sonė tė lirė nė kėtė komunitet. Asnjėri prej nesh nuk ėshtė i punėsuar tek Albasoul dhe tė gjithė shkojmė nė punė private/shtetėrore si gjithė tė tjerėt.

    Garancia e vetme janė puna jonė nė 8 vitet e fundit qė e gjen nė kėtė komunitet.

    Cilat jane menyrat per te bere nje donacion?

    Ka menyra nga me te ndryshmet. Menyra me e thjeshte eshte ajo e sherbimit PayPal qe eshte shume popullor ne Internet dhe eshte shume i sigurt. Mund te perdoresh ose formularin me lart ose mund ti transferosh leket automatikisht nga llogaria jote e paypal tek llogaria jone albo@forumishqiptar. Eshte adresa ime e email pasi jam une ai qe bej te gjitha pagesat financiare te komunitetit.

    Per te gjithe ata qe jetojne ne Amerike e Kanda, nje menyre tjeter popullore eshte dergimi me cek ose money-order perseri ne emrin tim dhe ne adresen e meposhtme:

    Emri: Ilirjan Papa

    Adresa:
    PO BOX 723
    Lansdowne, PA 19050
    USA

    Nje menyre tjeter qe e perdorin me shpesh anetaret e vizitoret tane eshte nepermjet Wester Union, ku leket dergohen perseri ne emrin tim dhe ne adresen e mesiperme, por duhet qe ne te njejten kohe te me kontaktoni e te me jepni edhe numrin e dergeses qe te jem ne gjendje qe ti terheq leket.

    Nese keni ndonje menyre tjeter ne mendje, me kontaktoni ne privat ose tek albo@forumishqiptar.com.

    Cfare fitoj une duke bere nje donacion?

    Duke qene se na e kane bere edhe kete pyetje, po u japim edhe nje pergjigje publike. Nese prisni qe te fitoni nje favor apo nder per donancionin qe beni, eshte mire qe te mos beni donacion fare. Bile te besh nje donacion me paramendimin qe te blesh nje favor e ka emrin korrupsion e jo donacion. E perseris, ne nuk kemi nevoje fare per donacione te tilla.

    Nese vleresoni ate pune qe eshte bere ne kete komunitet, nese deshironi te shihni zgjerimin e pasurimin e tij, dhe nese jeni ne kushte te tilla financiare qe mund te ndihmoni, jeni te lutur te beni nje donacion.

    Ajo qe ne kemi ndermend te bejme si staf eshte mirenjohja publike ndaj atyre qe kane bere nje donacion, duke renditur emrat e tyre per publikun e gjere. Kuptohet, nese anetaret qe kane bere nje donacion kane deshire qe emrat e tyre te jene publike per komunitetin pasi na ka qelluar qe ka patur edhe anetare qe deshirojne te ngelen anonime.

    Dua te bej edhe nje gje fare te qarte ketu, qe ne nuk bejme asnje difenrencim si staf ndaj atyre qe ndihmojne financiarisht dhe ndaj atyre anetareve te thjeshte qe nuk kane mundesi apo deshire te ndihmojne financiarisht. Te dy palet do te vazhdojne te frekuentojne komunitetin tone dhe do te vazhdojne te perdorin te njejtat sherbime qe ne ofrojme falas. Nese rendisim emrat e e donatoreve, e bejme kete si nje menyre falenderimi jo vetem nga stafi i forumit por nga mbare komuniteti, pasi donacionet ndihmojne gjithe komunitetin e jo vetem punen e stafit te forumit.

    Sa ėshtė shuma qė duhet tė bėj si donacion?

    Pėrgjigjia ėshtė e thjeshtė: Aqsa e ndjen ti tė arsyeshme. Nuk ka donacione shume te vogla ashtu sic nuk ka as donancione shume tė mėdha. Nuk ka as kufizime se sa here beni nje donacion, mund te kete anetare qe bejne nje donacion njehere ne vit $50 ashtu sic mund te kete anetare te tjere qe bejne 10 donacione ne vit per cdo muaj nga $5. Kjo ėshte plotėsisht ne dorėn tuaj.

    Une kam disa ide marketingu per faqen tuaj ...

    Kur vjen fjala tek reklamimet dhe marketingu, ne jemi gjithmone te hapur per mendimet dhe idete tuaja per aq kohe sa plotesohen disa parakushte te thjeshta:

    - Biznesi/organizata/shoqata eshte legjitime dhe produktet qe ata reklamojne nuk prekin interesat e anetareve tane ose i ofendojne ata ne ndonje menyre. Komuniteti yne ka krijuar nje mirebesim gati 10 vjecar me anetaret tane dhe asnje oferte biznesi nuk vlen per ne aq sa vlen mirebesimi qe anetaret e komunitetit kane per ne. Ne besojme se kjo na vecon ne nga te gjitha nismat e tjera shqiptare ne Internet dhe jemi shume te kujdesshem ne kete drejtim.

    - Cdo ide apo sugjerim nuk duhet te bier ndesh me misionin e forumit dhe me profilin e komunitetit. Kemi patur ne te shkuaren sugjerime apo kerkesa qe na eshte dashur ti refuzojme per arsyen e thjeshte se ishin ne konflikt me misionin e forumit shqiptar.

    Jemi te hapur ne kete drejtim per sugjerimet e idete tuaja pasi jemi te ndergjegjshem qe disa prej anetareve tane kane nje eksperience pune shume me te vlefshme e te avancuar se sa ne ne kete drejtim. Cdo ide/nisme/sugjerime mund ti nisni tek webmaster@forumishqiptar.com.

    Albo

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    12-06-2007
    Postime
    134
    pak me hollesisht ju lutem
    Sa shpenzoni ?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e s138942
    Anėtarėsuar
    24-06-2007
    Vendndodhja
    Torino
    Postime
    172
    Nga njohurit e mija ne fushen e interneti kuptoj qe mbajtja e nje forumi me kaq volum ne internet ka kosto te larte pasi eshte pothuejse e pamundur qe te perdoresh servera normal por duhen servera te dedikuar te cilet kan nje kosto te larte dhe me keto sisteme marketingu qe perdorin adminat e FSH jam pothuajse i sigurte qe dalin ndoshta ne minus duke kuntribuar nga gjepi i tyre edhe pse ne nje forum kaq te madh ka mundesi perfitimi dhe jo te diskutohet se si te mbulohet kostoja, gjithsesi keto sisteme reklamash jan zgjedhur nga vet adminet te cilet i dine me mir se ne keto gjera edhe pse egzistojne sisteme me te mira reklamash qe sdo kishte diskutime per financimin ekonomik te forumit.
    Gjithsesi mendoj qe do ishte shum pozitive qe ne qdo fund viti te behej nje raport i detajuar i te ardhurave nga rreklamat dhe dhurimi nga anetaret, gjithashtu dhe kostot ne qdo detaje, kjo gje nuk eshte e detyrueshme por duke par qe FSH deklaron qe eshte nje forum jo fitim prures atehere eshte me mir te jet i hapu qe te gjith ta kuptojne me sakte dhe mos te lindin keto dyshime, bilese do ishte ne ndihme pasi duke pare kostot anetaret do jen me te bindur qe te japin ndihme e tyre me nje kuntribut pse jo dhe modest...
    URL .net http:// .com www. .it ftp:// .al https:// . . . . . . . . .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •