Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Disa Pergjigje më Senzacionale te Castit (kuriozitete)...

    -Kur Sulltani Alparsllan po perparonte drejt tokave Bizante ne krye te nje ushtrie prej 27 mij ushtaresh,i afrohet njeri nga ushtaret dhe me nje zë si ne hall i thotë sulltanit...

    !!! 300 mij ushtar te armikut po afrohen drejt nesh.

    Sulltani i jep kete pergjigje:

    - Edhe ne po i afrohemi atyre..


    ********

    -Kur e denuan Sokratin me vdekje e shoqja i shkoi pranë dhe i tha "po te exekutojn pa te drejtë"...

    Sokrati i pergjigjet:

    - Pse si deshiroje ti,te me exekutojn me te drejtë?!

    *********

    -Ne nje mbledhje nje njeri i drejtohet Mehmet Akifit per ta poshteruar.

    -Me falni ,veterinar jeni ju???

    Mehmet Akif pa e prishur terezin:

    -Po ju dhemb ndonje vend???


    *********

    Nje ditë filozofi Diogjeni ndeshet ne nje rrugice me nje njeri shume te pasur e mendjemadh. Rrugica ishte aq e ngusht sa po te mos hapte rruge njeri nuk mund te kalonin. I pasuri i tha Diogjenit qe nuk e hapte rrugen ndonje njeriu te rendomt. Diogjeni duke i hapur rrugen ia ktheu:

    - Ndersa une po...


    *********

    Javuz Sulltan Selimi si shume sulltan tjere te Osmaneve nuk e tregonte asnjeher vendin qe po nisej per te luftuar.Ne prag te nje lufte ,nje minister iu lut shume qe ti tregonte vendin te cilin do te slumonin.Sulltani e pyeti:

    -A di ti te mbash sekret?

    -Po ,di.


    - E po edhe une di.


    *********

    - Nje nga qeveritaret e Frances u ngritë te kritikonte Napoleonin dhe duke vene gishtin ne hartë tha "Ne fillim duhet te pushtojm kete pjesen ketu,pastaj kete e atë".

    Napoleoni iu pergjigj:


    - Nese ato vende mund te merreshin vetem me nje te levizur te gishtit,edhe une ashtu si thua ti ,do te kisha vepruar...

    ********

    -Pyeten nje Filozof

    -A i beson Fatit?

    Filozofi iu pergjigj:

    -Patjeter,ndryshe skam si te shpjegoj sukseset e njerzeve qe nuk i dua...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 23-04-2008 më 11:58
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    -Ne nje mbledhje nje njeri i drejtohet Mehmet Akifit per ta poshteruar.

    -Me falni ,veterinar jeni ju???

    Mehmet Akif pa e prishur terezin:

    -Po ju dhemb ndonje vend???
    Hahaha

    kjo vlla eshte pergjgje exprese se jo mahi...ahahah

    bukur..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Nje shkrimtar, filozof i njohur ne vitet e fundit te jetes se tij pranon fene islame dhe le mjekrren. Kur e sheh dikush i thote: "Ca ke bere keshtu? Qenke kthyer ne majmun!" Shkrimtari i pergjigjet: "Ja po kthehem edhe pak nga muri!"
    beqar

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    -Kur Sulltani Alparsllan po perparonte drejt tokave Bizante ne krye te nje ushtrie prej 27 mij ushtaresh,i afrohet njeri nga ushtaret dhe me nje zë si ne hall i thotë sulltanit...

    !!! 300 mij ushtar te armikut po afrohen drejt nesh.

    Sulltani i jep kete pergjigje:

    - Edhe ne po i afrohemi atyre..
    hahaha, kjo ishte e fort.

    Fisnik, a me spjegon kush ishte ai mehmet akif ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga celyy : 26-04-2008 më 06:12

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Përgjigje të çastit ama shumë interesante. Bukur që i kemi në forum e mund t`i shohim herë pas here.

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    hahaha, kjo ishte e fort.

    Fisnik, a me spjegon kush ishte ai mehmet akif ?
    Eshte nje Figur Eminente ne Turqi...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Kush ishte Mehmet Akifi

    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    hahaha, kjo ishte e fort.

    Fisnik, a me spjegon kush ishte ai mehmet akif ?
    MEHMET AKIF ERSOJ
    Personalitet Shqiptaro Turk


    Ndër shqiptarët që kanë bërë emër në fushën e letrave në Perandorinë
    Osmane, është edhe Mehmet Akif Ersioj, me origjinë nga Shushica e Pejës, nga një
    familje intelektuali, myderizi. U muar që herët me poezi, ndonëse studimet i
    ndoqi për veterinari, duke u diplomuar në vitin 1836, në sajë të një pune
    këmbëngulëse, duke kaluar edhe situata të vështirësive materiale, mbasi i ati e
    la që herët.
    "Që në shkollën e mesme kishte mësuar mirë arabishten, e cila ishte gjuha e
    Kur’anit dhe persishten, gjuha e letërsisë osmane. Më vonë në Paris përvetësoi
    edhe frëngjishten. Theksojmë se Mehmet Aqifi zotëronte bukur edhe shqipen, që e
    kishte gjuhë amtare...". "Pas vitit 1912 për afro 4 vjet shërbeu si veterinar në
    Rumeli e sidomos në Shqipëri, (dy vjet në Kosovë)’ ku kishte shkuar edhe në Pejë
    për t’u çmallur me të afërmit".
    Bëri emër si poet. Në vitin 1895 u botua poezia e tij e njohur "Kur’an
    - a Hitap". Një vit më pas filloi të botojë në revistën "Resimli Gazete". Në
    vitin 1908 filloi botimi i revistës "Sirati-i-Mustakim", duke qenë kryeredaktor
    i saj Mehmet Akifi. Atje boton shumë nga poezitë e tij, disa prej të cilave me
    pseudonimin "Sa’di".
    Një vend të dukshëm zë në krijimtarinë e Mehmet Akifit vepra e quajtur
    "Asim", e cila është botuar në vitin 1919 e deri në vitin 1924. Po ashtu edhe
    vepra në pesë vëllime, "Bir Gece", "Bir Ariz", "Ne eser", "Ne de Semer", Derviç
    Ahmet", "Sa’di Pasa Imami", etj.
    Mehmet Akifi thurte vjersha duke pasqyruar ngjarjet tragjike që
    sundonin në atë kohë. Ka shkruar vjersha elegjike edhe për Luftën Ballkanike
    1912-1913, për Luftën e parë Botërore 1914-1918.. Ai luftoi jo vetëm me
    shkrime e vjersha, por mbante edhe ligjërata nëpër xhami më Kastamonu e vilajete
    të tjera".
    Mehmet Akifi njihet si autor i Hymnit të Turqisë, duke konkuruar me
    rreth 700 poetë që paraqiten krijimet e tyre në konkurs, por Mehmeti e kishte
    sjellur me porosi të disa shokëve të tij, përfshirë edhe ministrin e Arsimit
    Hadullah Suphiu, e të tjerë. Ky hymn u pranua zyrtarisht me 1 mars 1921, duke u
    botuar në gazeta e kartolina, në tabela, etj, duke u afirmuar në të gjitha anët.
    Mehmet Akifi ishte një personalitet i shquar i poezisë dhe i arsimit
    dhe i kulturës në Turqi, duke qenë edhe ministër për një kohë. "Ai ishte patriot
    dhe demokrat, urrente despotizmin perandorak dhe imperializmin perëndimor, të
    ashtuquajtur "qytetërim". M. Akifi ishte pan-islamist. Po ai urrente edhe
    kritikonte pan-turanistët ose pan-turkistët...partinë Itthat-Terakki, që kishte
    ardhur në fuqi me revolucionin e vitit 1908".Gjimnazi privat turko-shqiptar në
    Tiranë, sot mban me respekt emrin e tij.

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nje fshatar duke udhetuar me deven e tij ne shkretetire ndeshet me nje burre me buze te thara nga etja e qe mezi ecte nga lodhja. Fshatari zbriti nga devja dhe i dha ujë per te pire. Burri pasi piu ujin i dha nja te shtyre fshatarit. Pastaj i hipi deves dhe filloi tia mbathte.

    Fshatari i therrit nga mbrapa.

    Hej, Mire , ne rregull. Merre deven dhe ik, por kam nje Lutje per ty. Te lutem mos ia trego askujt kete ngjarje!!!

    Hajduti i quditur nga kjo kerkes ndaloi pak dhe e pyeti per arsyen. Fshatari i dha kete pergjigje qe duhet te jete Mesim per te gjithë:

    "Po ta tregosh kete,kjo ngjarje do te perhapet kudo dhe njerzit nga Frika nuk do ti ndihmojn më nevojtarët (lypësit) qe shofin ne rruge"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Njeher sulltani i Egjiptit u zemrua me Hakim Nabulsin dhe e vendosi ne nje kopsht bashk me Luanet. Nje Luan, iu afrua, i morri erë dhe me pas e la. Kur shpetoi nga kjo sprove, njerzit e pyeten me pas: "Qfar mendoje ne ato qaste kur tu afrua Luani dhe te merrte erë?"?



    Ky iu Pergjigjet: Ne ato qaste po falesha dhe mendoja nese peshtyma dhe jarget e tij jan te pasterta apo te felliqura, pasi qe kisha frikë se mos po ma prish abdesin dhe te vdes tani si i papaster"



    Ps: kete nxorra nga libri qe isha duke lexuar "Njerz te Medhenjë- Aid El Karnij
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 29-08-2009 më 05:29
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sherbetori i Ebu Bekrit r.a solli nje dite ushqim, te cilin Ebuk Bekri e hengri pa e pyetur - siq e kishte zakon - mbi burimin e tij. Pasi hengri, Ebu bekri u kujtua dhe e pyeti mbi burimin e atij ushqimi, Sherbetori i tregoi se e kishte blere me te hollat e nje basti qe kishte fituar.


    Pergjigjeja: "Ateher Ebu Bekri futi gishtat ne goj dhe e vjelli te gjithe ushqimin qe kishte ngrene"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  11. #11
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Nje ditë filozofi Diogjeni ndeshet ne nje rrugice me nje njeri shume te pasur e mendjemadh. Rrugica ishte aq e ngusht sa po te mos hapte rruge njeri nuk mund te kalonin. I pasuri i tha Diogjenit qe nuk e hapte rrugen ndonje njeriu te rendomt. Diogjeni duke i hapur rrugen ia ktheu:

    - Ndersa une po...

    Kshtu duhet vepruar ndaj ketyrve personave

  12. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Një ditë derisa nëna e keshillonte dhe edukonte femijën e saj, rrodhi nje fjal e arte dhe shum prekse nga femija i saj.

    Po te lexosh dhjete here suren ihlas, Zoti te jep nje shtepi ne xhenet - i tha nena djalit te saj te vogel. Menjehere djali filloi te recitoje suren, kurse e ëma perseriste pas tij.


    Djali ndalon dhe i thote: s'ke nevoje te lexosh se do te marr ne shtepine time!
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 12-01-2012 më 11:01
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  13. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kur Nastradini vajti ne nje fshat dikush i tha: "Ste kam njohur deri sa pashe gomarin!"


    Nastradini iu pergjigj: "Epo gomeret e njohin me mire njeri-tjetrin!"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  14. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Për: Disa Pergjigje më Senzacionale te Castit (kuriozitete)...

    Një ditë derisa ishte në treg sahabiu i nderuar Abdullah ibën Mes’udi një njeri vjedhi nga ai diçka nga pasuria e tij që kishte me vete, pasi e hetoi u tregoi të tjerëve, njëri prej tyre tha: Ejani të bëjm dua kundër vjedhësit!

    Ibën Mes’udi tha: Unë jam pronari i pasuris, mua më takon të lutem ndërsa ju thuani amin.

    Filloi lutjen duke thënë: “O Allah nëse ai që më ka vjedhur pasurin time kishte nevojë për të, jepi begati në të, e nëse nuk ishte nga ata që kishte nevojë atëherë bëje që ky mëkat të jetë i fundit për të”.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  15. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Për: Disa Pergjigje më Senzacionale te Castit (kuriozitete)...

    Një çifut kaloi pranë Ibrahim ibën Ed'hemit dhe i tha duke u tallur me të: O Ibrahim, a më e mirë është mjekrra jote apo bishti i qenit tim?
    Ibrahimi ia ktheu me qetësi prej besimtari: Nëse mjekrra ime është në Xhehennem, atëherë bishti i qenit tënd është më i mirë, ndërsa nëse mjekrra ime është në Xhennet, është më e mirë se bishti i qenit tënd.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  16. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Për: Disa Pergjigje më Senzacionale te Castit (kuriozitete)...

    Një grua po çonte në treg 4 gomerë për t'i shitur. Rrugës, dy djem i thanë: mirëmëngjes nëna e gomerëve!

    Mirëmengjës fëmijë të mi - ju tha ajo.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-04-2014
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    178

    Për: Disa Pergjigje më Senzacionale te Castit (kuriozitete)...

    Citim Postuar më parë nga gatusso Lexo Postimin
    Hahaha

    kjo vlla eshte pergjgje exprese se jo mahi...ahahah

    bukur..
    epo shypet jane te mprehte

  18. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Për: Disa Pergjigje më Senzacionale te Castit (kuriozitete)...

    Një burrë, i tha një ditë Pikasos:"Mesa shoh unë, ti s'ke fare haber nga pikturat. Të rroftë nami e fama. Pse pikturë është të bësh ca viza kot e më koti me ngjyra pa lidhje fare?!"
    Pa folur fare, Pikaso mori penelin dhe vizatoi mbi tokë një kokërr gruri. Aq e vërtetë dukej ajo kokërr, saqë një pulë u afrua dhe u përpoq ta hante.
    Atëherë, burri në fjalë u mrekullua nga mjeshtria e Pikasos dhe i tha:"Po përse bën piktura të çuditshme, ndërkohë që pikturoke kaq bukur?!"
    Pikaso iu përgjigj me ironi:"Sepse unë nuk pikturoj për pulat i dashur!"

Tema të Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Del në shitje "Një dosje për Kadarenë"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  3. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01
  4. Konkurset, programi dhe modeli i testit për gjuhë-letërsi
    Nga Davius në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •