Ministria e Mjedisit zhvillon sot, me rastin e Dites Nderkombetare te Tokes, nje aktivitet ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, ku do te diskutohet per menaxhimin e qendrueshėm te burimeve natyrore dhe do te nenshkruhet edhe njė memorandum i pėrbashkėt pėr mbrojtjen e tokės. 22 Prilli njihet ne gjithe boten, si dita e apelimit ndaj problemeve kryesore qė lidhen me degradimin e tokės si rezultat i braktisjes dhe keqperdorimit tė saj, ndotjen nga industrite kimike dhe erozionit tė shkaktuar nga shpyllėzimet masive.