"Wall Street Journal" 14.04.2008
WSJ: "Alarmi i dollarit"
Ministrat e Financave tė shtatė vendeve mė tė fuqishme nė botė, G-7, duket se janė zgjuar nga gjumi i gjatė, duke pranuar mė nė fund se gara globale kundėr dollarit amerikan ėshtė njė ide e keqe. Tregu i valutave, padyshim, do tė fillojė tė testojė menjėherė pėr tė parė nėse ministrat e kanė me gjithė mend.
Nė takimin e tyre tė fundjavės nė Washington, ministrat e G-7 kanė thėnė se "qė prej takimit tonė tė fundit, ka pasur lėvizje tė mprehta nė valutat kryesore dhe jemi tė shqetėsuar mbi implikimet e mundshme tė kėtyre lėvizjeve nė stabilitetin ekonomik dhe financiar. Do tė vazhdojmė tė mbikėqyrim nivelin e kėmbimeve dhe do tė bashkėpunojmė nė mėnyrė adekuate". Pėrkthimi i kėsaj fjalie tingėllon kėshtu: Nuk duam mė qė dollari tė bie dhe spekulatorėt, tė cilėt kanė vėnė baste pėr rėnien e mėtutjeshme tė dollarit, do tė digjen.
Ky ėshtė njė pėrparim. Pėr vite tė tėra, vendet e grupit G-7 e kanė mirėpritur rėnien e dollarit, duke nėnvizuar shqetėsimet e tyre mbi deficitin tregtar tė Shteteve tė Bashkuara dhe pėr jobalansimet globale. Departamenti i Thesarit nė administratėn amerikane ėshtė pėr t'u fajėsuar gjithashtu, sepse ka shtyrė Kinėn qė tė rivlerėsojė valutėn e jenit, duke shpresuar se rėnia e dollarit do tė t'i heqė prodhuesit amerikanė nga qafa e saj. Ministrat tash e kanė thėnė dėshirėn e tyre, por pasojat nuk janė edhe aq tė padukshme.
Inflacioni ėshtė rritur nė mbarė botėn pėr shkak tė dobėsisė sė dollarit dhe ēmimet e artikujve tė domosdoshėm, sikur qė ėshtė vaji dhe misri, kanė shėnuar rritje. Dollari, nė fakt, ka rėnė pėr 25 pėr qind qė prej vitit 2002, ndėrsa nė raport me Euron, vetėm gjatė kėtij viti ka rėnė pėr 8 pėr qind.
Gjuha e re e G-7 ėshtė e mirėseardhur nė fjalorin e deritashėm qė s'ka sjellė asgjė tė re nė raport me vlerat e kėmbimeve dhe pėrcaktimin e tyre nga forca e tregut. Ky ėshtė njė keqkuptim i madh nė ekonominė moderne dhe ka qenė posaēėrisht e vėshtirė pėr Departamentin e Thesarit qė ta kuptojė njė gjė tė kėtillė. Valutat nuk janė artikuj tė pėrditshėm, sikur mielli apo platinumi. Ato janė mjete kėmbimi.
Dhe, derisa valutat tregtohen lirshėm nė njė botė qė noton nė vlera tė ndryshme kėmbimi, furnizimi me dollarė, euro apo jen pėrcaktohet nga grupi i interesave tė bankave qendrore. Janė kėto banka ato qė mund tė ndikojnė nė vlerėn e kėmbimit, duke sinjalizuar ndryshime nė politikat e tyre monetare.
Krijoni Kontakt