Gjate vikendit e vizitova panairin tradicional te librit qe cdo vjet organizohet ne Shkup.Kesaj rradhe ishte e qarte se oferta sivjet ishte shume e varfer dhe vetem njeri holl i Panairit te madh te Shkupit ishte hapur per kete rast.
Megjithate me ra dicka ne sy duke i shetitur stendave te botuesve.Pergjithesisht ishin nja 5-6 stenda shqiptare prej tyre dy te botuesve nga Shqiperia dhe te tjerat nga Maqedonia.Ne keto te shqiptareve te Maqedonise dominonte libri fetar islamik dhe te krijohej pershtypja se veprimtaria letrare e shqiptareve te Maqedonise eshte orientuar vetem ne libra fetar.Mbeta shume i habitur nga kjo aq me shume kur verdalle shihja edhe ambasador, e zyrtar te huaj qe ate dite kishin dal ta vizitojne panairin. Stendat e botuesve shqiptar nga Maqedonia(pervec njerit nga Tetova)ishin eksluzivisht me vepra te autoreve shqiptar rreth fese islame. Nuk ka asgje te keqe qe ka libra fetar por qe ato te dominojne rreth 90 perqind te teksteve e ne rastin e nje shtepie botuese te Shkupit 100 perqind duhet te pyetemi ne cdrejtim jemi nisur e valle kjo mos eshte reflekt i propagandes profetare tek shqipet e Maqedonise.Ishte paradoksale qe nje njeren ane te shohesh botuesit maqedon qe kishin dale me botime te nduarnduarshme boterore e nderkohe qe ne anen tjeter shqiptaret me botime islamike sikur te ishin ne mes te Kandaharit.
Krijoni Kontakt