Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 63
  1. #1
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Baze: Po, kryeministri ka blerë një botues gazete

    delire.... apo vertete i ka rene gozhdes ne koke.... ???

    Po, kryeministri ka blerë një botues gazete!
    Nga Mero Baze
    Zoti kryeredaktor i gazetës “Albania”!

    Lexova me shumë interes dokumentet që botuat në gazetën tuaj ditën e djeshme dhe u trondita realisht. Ndjehem mirë që një gazetë më në fund po arrin të gërmojë në zemër të një plage mbi dhjetëvjeçare që lidhet me korrupsionin e medias në Shqipëri dhe mënyrën sesi gjithë kryeministrat, përfshi dhe Sali Berishën, përpiqen t’i korruptojnë ato, edhe pse e di që në këtë rast më shumë sesa nga ky motiv, ju jeni nisur nga fakti se mes faksimileve që keni botuar, është një emër i ngjashëm me atë të vëllait tim thuajse të varfër, që nuk jeton në Tiranë. Tani më duhet të të jap disa shpjegime, më shumë për respekt të lexuesve dhe miqve të mi, të tronditur nga ato që keni botuar. E vetmja koincidencë me të vërtetën në ato që keni shkruar është se unë kam një vëlla që quhet Astrit Baze. Gjithë të tjerat besoj me shumë dhimbje që janë të vërteta, por jo të vërteta që kanë lidhje me mua. Nga verifikimet e mia të menjëhershme ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës dhe në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, më rezulton se ka vërtet një shoqëri me emrin “Erjoni” sh.p.k., me pronar Irfan Hysenbelliun, e cila ka filluar aktivitetin që në janar të vitit 1995 dhe vazhdon akoma, herë duke ndërruar aksionerë e herë duke ndërruar emër. Vendimi i Këshillit të Ministrave favorizon pikërisht këtë botues gazete që quhet Irfan Hysenbelliu, një biznesmen i njohur shqiptar, i afërt me ish- kryeministrin, Ilir Meta, botues i gazetës “Panorama” dhe siç shihet, dhe i privilegjuar i kryeministrit, Sali Berisha. Për këtë po ju dërgoj dhe faksimilet që vërtetojnë pronarin e kësaj kompanie. Administratori i tij, Astrit Baze, nuk është vëllai im. Im vëlla jeton në Golem, në Kavajë dhe mban frymën e familjen, duke shitur në një kioskë të vogël që shkojnë t’ia prishin njerëzit e pushtetit, sa herë mërziten prej meje. Nuk ka jetuar ndonjëherë në Tiranë dhe vjen shumë rrallë këtu. Nuk e njeh as Irfanin dhe nuk e di ku bie kjo uzina që thuajse ia paska falur Berisha botuesit të gazetës “Panorama”. Njeh nga ekrani vetëm Sali Berishën, se voton për të.

    Ky është sqarimi i parë dhe më i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me përgënjeshtrimin e faktit që Sali Berisha ma ka bërë mua këtë nder. Jo! Sali Berisha ia ka bërë këtë nder, natyrisht shumë të madh, një botuesi tjetër, që në rastin konkret quhet Irfan Hysenbelliu. Nuk kam ndonjë koment tjetër për botuesin në fjalë dhe as për gazetën e tij, pasi ajo gazetë përgjithësisht ruan një etikë në komunikimin me publikun. Njëherë e ka shkelur vetëm për të më fyer mua personalisht dhe familjarisht, kur më sulmonte dhe kryeministri në gazetën e tij dhe që rezulton të jetë periudha kur ka nisur procedura e kësaj dhurate të madhe prej qeverisë. Po ashtu, kujtoj se më ka mbetur si shije e keqe që, ndërsa gjithë media gërmonte për historinë e Gërdecit, kjo gazetë përpiqej të nxirrte të pafajshëm ministrin Mediu dhe kryeministrin, duke iua veshur përgjegjësinë ushtarakëve të shkretë që nuk i ka pyetur njeri. E përmend këtë, thjesht për t’ju kujtuar se s’kam asnjë afërsi me atë gazetë. Kjo histori e dhimbshme që keni botuar, dëshmon faktin se Sali Berisha po vazhdon një traditë të shëmtuar të blerjes së shtypit, të nisur nga Ilir Meta dhe Edi Rama në vitin 2000. Bilé dhe më keq. Tani po rible gazetat e tyre. Nuk dua t’jua kujtoj për hakmarrje, por historia e gazetës “Albania” ka një detaj të tillë të rëndësishëm në periudhën kur ishte kryeministër Ilir Meta, duke u favorizuar me një truall dhe leje ndërtimi që i kanë dhënë sot komoditetin për t’u botuar e qetë dhe për të hetuar korrupsionin e Sali Berishës. Faktet që ju rendisni më poshtë dhe botuesit e tjerë që përfitojnë prej zotit Berisha, është e drejtë e opinionit t’i vlerësojë se cilët janë e çfarë bëjnë. Di po ashtu që Sali Berisha të njëjtin nder ia ka bërë pak muaj më parë një tjetër pronari të gazetës “Albania”, duke i falur tokë në sheshin “Skënderbej”, me një vendim të ngjashëm me fermanet e Sulltan Mehmetit II, që bënte pronar me plaçkë lufte çdo luftëtar të tij. Unë nuk kam asnjë veprimtari biznesi që të më jetë mundësuar ndonjë ndihmë apo mbështetje prej Sali Berishës, përveç përfoljeve të tij të turpshme e të vazhdueshme, se ia sulmoj ministrat hajdutë, se kam interesa personale. Aq banal është bërë në këtë histori, sa është gati të thotë se unë kam shkuar dhe kam ndezur barutin në Gërdec vetëm që t’i prishja punë djalit të tij dhe Fatmir Mediut, të cilët ishin kthyer në “rreshterë” të Delijorgjit.

    Së dyti, dua që ky rast të vazhdojë të hetohet, jo më si një problem që lidhet me një botues gazete, por si një shkas për të hetuar lidhjet e botuesve shqiptarë me pushtetin dhe përfitimet e paligjshme prej tyre. Do të ishte në nderin tonë si gazetarë, që ashtu sikundër hetojmë për tenderat publikë që përfitojnë kompanitë e biznesit, të hetojmë dhe për tenderat që qeveria iu jep njerëzve të medias, lehtësitë që ata kanë për të përfituar prona dhe tendera me prokurim të drejpërdrejtë, si dhe rolin e tyre shpesh si sekserë në gjithë këto histori. Kjo qeveri ka mjaft raste të qarta ku favorizon në mënyrë të hapur dhe brutale media të forta vizive dhe të shtypit të shkruar në Shqipëri dhe iu turret pa mëshirë disa mediave, të cilat nuk kanë mundësi të rezistojnë përballë gjobave apo sekuestrove, të cilat nuk janë të dëgjueshme ndaj qeverisë. Madje, ka raste dhe më të turpshme për qeverinë, siç ishte tullumbacja për gjobat ndaj “Top Channel” dhe mediave afër saj dhe pastaj mosmbyllja e raportit jashtë gjithë afateve ligjore, çka vë pikëpyetje të mëdha ndaj qeverisë dhe transparencës së saj. Shihet qartë, se qeveria thjesht ka dashur t’i terrorizojë këtë media dhe jo të mbledhë taksa prej saj.

    Së fundi, do të desha që kur komentoni raportet e mia me kryeministrin, nuk keni nevojë të bëheni paranojak, por mund t’iu referoheni fakteve. E di se ata që kanë çuar këtë vendim qeverie në gazetën tuaj punojnë në zyra të qeverisë dhe mund të jenë bërë vërtet xhelozë se mos Sali Berisha më ka falur një uzinë ditët që shkruhej për ngjarjet e Gërdecit për të më mbyllur gojën. Por unë nuk kam patur probleme me Sali Berishën vetëm muajt e fundit, kur kisha konstatuar se në Gërdec po bëhej kërdia me miliona që fitoheshin brenda muajit dhe pastroheshin prej Delijorgjit përmes rrjetit të fonderive shqiptare dhe tregtisë së fishekëve. Unë me Sali Berishën kam patur konflikt publik që në muajt e parë të qeverisjes së tij, kur ai filloi ta konceptonte luftën kundër korrupsionit si propagandë dhe njerëzit e korruptuar i ngjiste në pushtet, me shpresën se ashtu i kishte nën kontroll, siç ka pas bërë mandatin e parë me bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Qëndrimet e mia janë publike në mënyrë të vazhdueshme, të botuara në shtypin shqiptar, të shprehura në debate televizive dhe të gjitha kanë pasur një bosht, falsitetin e Berishës në luftën kundër korrupsionit dhe dorëzimin e tij para këtij fenomeni, derisa humbi integritetin e qeverisjes. Ai është tashmë thjesht një peng i bosëve të mafias në vend, i emërimeve familjare dhe rrjetit nepotik që ka krijuar, i cili, për hir të së vërtetës, nuk është se e pyet shumë. Ai nuk është më një lider që mund të shpëtojë diçka në këtë vend, por është një i njeri i pafuqishëm dhe i dorëzuar, që duhet shpëtuar nga mbytja përfundimtare. Ai ka një bilanc tragjik me historinë e tij personale në luftën kundër korrupsionit, pasi nga rënia e shtetit më 9 mars 1997, e cila kishte zanafillë korrupsionin ekonomik dhe politik, kishte vetëm një viktimë, kurse nga dorëzimi i tij para mafias së Fatmir Mediut dhe të afërmve të tij ka 26 viktima dhe 300 të lënduar. Asnjë kryeministër në botë nuk ka ndonjë bilanc më tragjik nga korrupsioni sesa ky dhe askush nuk mund të mbahet mend më gjatë në historinë botërore si kryeministër i korruptuar sesa ai që ka trimëruar mafiozët të vjedhin edhe duke vrarë. Unë nuk kam qenë kurrë në asnjë moment gjatë mandatit të tij qeverisës i pajtuar me këtë strategji që ndiqte, duke bërë luftë kundër korrupsionit me pranga policësh mbi mësues apo roje nafte dhe duke lejuar masakra korruptive, siç janë dhjetëra tendera që komandohen nga familjarë të tij, misione të dyshimta bamirëse, privilegje për njerëz që i bëjnë fresk etj. Qëndrimi im kritik ndaj tij nuk lidhet as me ngjarje të fundit dhe as me konflikte personale. Duke qenë një mbrojtës i tij i palëkundur në opozitë, unë e kam patur të lehtë të bëja atë që bëjnë familjarët e tij, shumica në mërgim në atë kohë, madje dhe ish-kundërshtarë të tij, që ju kthyen në familjarë më pas, por nuk e bëra këtë gjë me vetëdije. Shita biznesin tim, lava borxhet që kisha krijuar për të ndihmuar Sali Berishën dhe tani jam i qetë në shtëpinë time me fëmijët e mi. Nuk u pajtova për asnjë ditë me mënyrën si qeverisi, me stilin e tij formal për të vënë kukulla në vend të profesionistëve, për të vënë refugjatë në vend të figurave me karrierë politike dhe për të injoruar çdo vlerë politike të krijuar në ish-opozitën e tij, në emër të mosmirënjohjes. Dhe jam shumë më i qetë kështu. Nuk më dalin në gjumë natën fëmijët e Gërdecit të pjekur të gjallë, duke parë “Bang-Bang”, edhe pse jam shokuar nga vdekja e tyre. Ndjej dhimbje po ashtu, kur shikoj hipokrizinë, me të cilën trajtohet fatkeqësia e tyre dhe tallja me dhurimin e librave apo internetit për fëmijë, që vetë ua ke marrë prindërit nga grykësia për të vjedhur. Fyhem nga shtirja për shtetin ligjor dhe politikat fiskale, kur disa fëmijëve që ua ke vrarë dy prindërit në Gërdec, nuk iu jepen lekët e varrimit, se e kanë faturën nga lokali i fshatit pa TVSH, ndërkohë që atyre ua mori jetën një mafioz, i cili nuk paguante asnjë taksë në shtet për sigurinë e tyre, vetëm pse kishte krahë të ngrohta në qeveri. Kjo është distanca ime reale me Sali Berishën dhe ajo buron nga dorëzimi i tij para ofertës së mafias dhe korrupsionit në vend. Rasti që ju kini publikuar, është dërguar ndoshta nga këshilltarë idiotë të kryeministrit që nuk dinë kurrë ç’bën shefi i tyre dhe që mendojnë se kanë zbuluar një armik që do ta gëzojnë, është po ashtu një ilustrim i kësaj që them, për kapjen e shtetit nga mafia dhe kthimin e kryeministrit në një “rreshter” të saj.

    Me shpresë se do ta botoni këtë reagim, për të më bindur se nuk ju ka nxitur kryeministri të botoni një spekulim të tillë.

    Me respekt

    Mero Baze

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli 20 Pri 2008


    Mero Baze: Një rrëfim për veten dhe për Berishën


    Intervistoi Elona Demollari


    Z.Baze, ju jeni bërë shumë i njohur për publikun me shkrimet tuaja apo komentet që bëni në televizion. Dhe aty jeni një gazetar dhe analist që "nxirrni zjarr" nga goja. Kush është Mero jashtë këtij këndëvështrimi në jetën e përditshme?

    Nuk kam shumë aftësi të vizatoj vetveten në punë apo jashtë saj. Besoj se as në shtyp nuk jam aq i ashpër sa dukem, por përpjekja për të shkuar tek e vërteta në Shqipëri, të detyron tëpërdorësh shpesh ashpërsinë si mjet shprehje. Për ata që më njohin në jetën private jam njeri jo i mërzitshëm, racional dhe shumë i drejtpërdrejtë. Kjo gjë më ka shkaktuar më pakhumbje në jetën private se sa në atë publike.

    Ju keni patur një karrierë do të thoja të çuditshme në jetë. Mund të ishit një inxhinier gjeologjie, sepse punuat edhe disa vjet në minierë. Përse e braktisët për t`iu kushtuar medias?

    Unë i përkas gjeneratës që u diplomuam vitin e fundit të komunizmit. Në atë kohë dega nuk zgjidhej, por të caktohej dhe mua pas disa ndërrime degësh, nga elektronika, tek inxhinieria e ndërtimit më në fund më përplasën në Gjeologji. I apasionuar qysh në gjimnaz pas letërsisë dhe gazetarisë, unë përfundova qysh vitin e parë në gazetën "Studenti" dhe më pas si redaktor i saj dhe gjatë gjithë viteve si student kam qenë një gazetar aktiv dhe në organet e tjera të shtypit. Fakulteti më ndihmoi për të njohur një Shqipëri që nuk e njihja dhe nuk e njohin ende sot shumë njerëz. Pedagogët e atij fakulteti në shumicë të shkolluar në shkollat ruse dhe ato perëndmore, ishin emblema të vërtetësisë dhe antikonformizmit. Ata ishin bibioliteka lëvizëse, që të edukonin qoftë dhe shembujt e jetës së tyre, me përplasjet e tyre me diktaturën, me paranojat e Enver Hoxhës për të zbuluar naftë dhe krom, atje ku shikonte ai ëndrra natën etj. Ishte një Shqipëri që nuk zbulohej për të gjithë por vetëm për ata që fitonin besimin e tyre. Unë kisha fat të isha një mik i pedagogëve të mi, dhjetra emblema të gjalla të një Shqipërie që po vdiste e heshtur. Unë më shumë se sa për të zbuluar minerale mësova të zbuloj një pasion të madh timin që lidhej me kulturën, historinë dhe antikomunizmin në Shqipëri. Në atë fakultet i kam gjetur të gjitha dhe ndihem me fat që nuk shkova të mësoja diku tjetër banalitetet e propogandës së fundkomunizmit në Shqipëri. Në këtë pikë nuk mund të them se braktisa diçka nga profesioni im. Përfundova fakultetin dhe mora dy emërime, një si gazetar në shtypin e Tiranës nga Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë dhe një si inxhinier gjeolog në Martanesh. Për arsye biografike, më lanë në fuqi të dytin dhe më "shpëtuan" nga puna një vit pranë gazetës "Bashkimi", në vitin 1990.

    Duke mbetur te media, ju po bëni gati dy dekada në të dhe keni jetuar fillimet e medias së lirë dhe ngritjen e saj. A është media shqiptare sot ajo që kishit menduar ju në fillimet tuaja dhe cilat janë plagët e saj?

    Shtypi pluralist i Shqipërisë, startoi duke thënë të vërteta në një mënyrë jo shumë etike dhe ka përfunduar në një shtyp cilësor nga ana etike, por që fsheh me mjeshtëri të vërtetat e hidhura. Shtypi i fillim viteve 90-të ishte i ashpër, jo cilësor, bardhë e zi, por më i vërtetë. Tani je i lirë të flasësh diku, por jo gjithkund, je i lirë të kritikosh dikë, por jo gjithandej, je i lirë të denoncosh, por jo doemos të ndëshkohet e keqja, je i lirë të ngresh zërin, por jo doemos të dëgjohesh. Shtypi natyrisht ka më shumë lluks, më shumë luk perëndimor, është më i rehatshëm dhe i ngjan pak a shumë një dembeli të shtrirë në diell, i cili djersin lirinë e vet, të cilën jathithinme sfungjer duke e përkëdhelur.

    Emri juaj është lidhur prej shumë vitesh me PD-në dhe kryetarin e saj Berisha. Si ka evoluar në syrin tuaj prej vitit 1992 dhe deri më sot PD-ja dhe udhëheqësi i saj?

    Kam një lidhje historike me PD pasi kam qenë pjesë e atyre që e kanë themeluar atë. Në Dhjetor të vitit 1990 Azem Hajdari më ka nisur në Burrel të themeloj degën e PD-së atje, me një autorizim nga Komisioni Nismëtar i PD-së. Është i vetmi dokument që ruaj nga përfshirja ime në politikë. Pesë vitet e para të qeverisjes së Sali Berishës ishin një eksperiment që dështoi. Nuk funksionoi autoritarizmi, nuk funksionoi opozita, nuk funksionoi as disidenca pasi u detyrua të ekstremizohet dhe mbi të gjitha nuk funksionoi demokracia pasi në fund përfundoi ndërrimi i pushtetit me armë.


    Pas vitit 1997 Berishën e braktisën të gjithë dhe unë besoja se ky ishte një mësim i madh për të. Sulmi i paprincipt i shtetit ndaj tij, përpjekja për ta izoluar dhe poshtëruar, i dhanë atij një kartë të fort morale, për të qenë përfaqësuesi i njerëzve që po poshtëroheshin në emër të tij. Dhe mbijetoi. Mposhti antiopozitarizmin, shmangu përpjekejt për eleminimim politik dhe fizik dhe nisi pak nga pak të ndryshonte imazhin pas vitit 2001. Zgjedhjet e vjedhura të vitit 2001, i dhanë atij një kartë të fort morale. Ai arriti një rezultat të frikshëm në ato zgjedhje dhe nëse Gjykata Kushteuesenuk do ti kishte hequr 40 mandate dhe nëse vjedhja e votave nuk do ishte brutale, ai do ishte në pushtet qysh në vitin 2001. Kjo bëri që të gjithë të ndyshonin sjellje. Pushteti filloi të zbutej, ndërkombëtarët filluan ta shikojnë si partner dhe media jo më si armik. Marrëveshja e tij për presidentin e vitit 2002 e faktorizoi dhe tek kundërshtari, duke i dhënë fund një armqiësie historike me Fatos Nanon, nga e cila fitoi besimin e elektoratit të ndërmejtëm dhe si njeri i paqes.

    Në prag të zgjedhjeve të vitit 2005, kurorëzoi shumë teknikat e ndryshimit që kish nisur prej vitit 2002 duke rikthyer në PD ish themeluesit dhe duke ju bashkangjitur për fasadë dhe një grup të rinjsh që më vonë u quajt KOP. PD që kishte qëndruar bashke më të për tetë vite u bë promotore e këtij ndryshimi. Askush nuk e ndryshoi PD në vitin 2005. PD ndryshoi historinë e saj, duke bërë atë që bëri. Dhe ja doli të fitonte.Periudha e tij në pushtet pastaj është një histori e përsëritur por në mënyrë shumë më të keqe se ajo e vitit 92- 97 dhe shpresoj mos të ketë të njëjtin fund.

    Duke mbetur në këtë lidhje, juve ju kanë cilësuar "eminenca gri" e z. Berisha si një këshilltar i tij. Për çfarë e keni këshilluar Berishën dhe sa i i ka përfilluar ai ato?

    Kam qenë një mik i Sali Berishës dhe jo një këshilltar i tij. Nuk njoh akoma ndonjë të tillë.

    Njohësit tuaj dhe të PD-së, thonë se shmangia juaj filloi kur Doktori gjeti këshilltarë të tjerë.Si po e këshillojnë atë?

    Mes meje dhe Berishës ka hyrë një "Berishë tjetër", por jo njerëz të tjerë.

    Megjithatë ju jeni munduar ta "ruani" Berishën, siç del edhe nga qëndrimi që ju mbajtët për tragjedinë e Gërdecit, duke e kufizuar përgjegjësinë te ish-ministri Mediu. Kush ishte modeli "Mediu" dhe pse duhej përjashtuar Berisha nga pagimi i faturës politike dhe morale të kësaj ngjarjeje të paprecedent?

    Nuk kam kurrsesi prirjen të shpëtoj Sali Berishën nga fenomeni Gërdeci, por stili për të akuzuar Berishën është mënyra më e mirë për ta varrosur të vërtetën. Ajo histori ka një ideator, që e ka nisur dhe e ka deri tek tragjedia. Ai quhet Fatmir Mediu. Ai është i kapur me prova. Nëse ai ka prova për Sali Berishën, le ti nxjerrë. Por Fatmir Mediue ka pas planin në kokë. Ka tentuar ta bëjë zyrtarisht bashkë me Berishën, nuk ja ka dalë dhe e ka bërë vet. Ai le të shpjegohet kush ja solli amerikanët e SAC, pse Albdemoil ka krijuar selinë në Gërdec para se të merrte leje, kush nga pronarët e Albdemoil e ka shtëpinë tek rruga "Mustafa Matohiti" siç është e shkruar në degën e tatimeve etj. Por, ai s`po hetohet, por po llastohet, duke u ulur dhe në tryeza partish duke folur për të ardhmen e Shqipërisë.

    A ishit edhe ju një ndër ata që prisnin një dorëheqje të Berishës pas krimit shtetëror të 15 marsit 2008 dhe çfarë parashikoni se do të bëjë kjo qeveri, të cilës i iku Mediu, por kanë mbetur ministrat që ju i konsideroni tipikë të abuzimit të votës së PD-së, si Ndoka apo Pollo?

    Berisha është dorëzuar shumë përpara Gërdecit. Ai nuk ka fuqi as të dorëhiqet, as të ringrihet. Ai ecën i detyruar në koridoret që i hapin ata që e kanë marr peng. Për këtë arsye nuk pres asgjë prej tij veçse ta shtyj si në lëngatë pushtetin, deri në vitin 2009.

    Në vitin e tretë të qeverisjes, çfarë note do t'i vinit koalicionit të djathtë dhe ku ka dështuar ai?

    Viti i tretë i kësaj qeverisje do të mbetet më i mirë se viti i katërt i saj, nëse do të vazhdohet kështu.

    Sipas jush sa shpresa ka kjo shumicë të përsërisë një mandat tjetër në 2009?

    Nëse tribunat e vitit 2009 do të kenë sërisht krah njëri- tjetrit Berishën, Mediun, Pollon e Ndokën shumica e demokratëve do të qëndrojnë në shtëpi.

    "Kur akuzova Elvanën, kisha zemëruar Familjen..."

    Ju keni vijuar ta kritikoni qeverisjen familjare, si në rastin e mbesës të bashkëshortes së kryeministrit. Çfarë reagimi kishit menduar kur nisën serinë e shkrimeve denoncuese për Elvana Hanën dhe afera të tjera korruptive në radhët e administratës?

    Nuk e kam parë kurrë si mbesë të gruas të kryeministrit, por si një zyrtare e korruptuar që kishte kapur shtetin duke e përdorur për interesa private, që kishte krijuar një rrjet nepotik me emërime familjare shumica të rekomanduara nga fëmijët e kryeministrit dhe që diktonteçdo garë publike, duke paracaktuar fituesin. E prita me qejf përplasjen me të se ishte ndërkohë dhe një "lakmus" për të testuar vullnetin e kryeministrit për të mbajtur distancë nga korrupsioni. Në fakt ajo u trajtua si pjesë e paprekshme e familjes.

    Unë kisha zemëruar në të vërtetë "Familjen". Prej atëherë nuk kam pasur asnjë kontakt me ta. Berisha thërriste shpesh miq të mi dhe thoshte se do më sqaronte për korrupsionin e Elvanës, por nuk guxoi ta bënte kurrë. Dhe kur konstatoi se pas Elvanës unë kisha në dorë dhe dosjen e Gërdecit, më sulmoi publikisht në grup parlamentar në fund të Dhjetorit dhe më pas publikisht në Kuvend pas ngjarjes së Gërdecit u muar tre orë me mua. Ndoshta u kujtohet që më quajti "kapter" të Gramoz Ruçit se kisha bashkëpunuar me gazetën "New York Times". Por kulmi i cinizmit ishte se disa ditë më parë, ky kryministër i kishte dhënë liçencë për Universitet privat, një prej banditëve që desh më morën jetën në vitin 2005 në Kardhiq të Gjirokastrës, nën shoqërinë e nipave të Gramoz Ruçit.

    Pra nën drejtimin e Sali Berishës banditët po bëhen intelektualë dhe po e pastrojnë biografinë e tyre, kurse intelektualët që mbështetën Berishën po etiketohen si kapterë. Këto janë gjeste shumë burracake në raport me një njeri, me të cilin mund të prishej dhe në tavolinë duke ja thënë privatisht hallet e familjes së tij në pushtet, ashtu sikundër i ka ndarë me të në opozitë.

  3. #3
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Mbi dashurinë e re Baze-Rakipi


    Endrit DIBRA


    Dy ditët e fundit, Rakipi-Baze, dy kalemxhinjtë më të shpërdoruar në media, që nga viti 1990 e deri më sot, ndërmorën serialin e ri të vetëposhtërimit ndaj njëri-tjetrit. Në fletushkat e tyre, njëlloj si prostituta pa klientë, nisën të akuzojnë njëri-tjetrin për dashuri me Berishën. Sipas Rakipit, Baze na qenka shitur tek Berisha pasi ky i fundit, me një vendim qeverie, i ka dhuruar Bazes rreth 2000 metra katror tokë tek ish-Uzina Elektromekanike. Rakipi, me porosi të Bazes, për ta bërë veten të besueshëm, i përlyen Bazes edhe të vëllain, Astrit Bazen, pasi shkruan se për të marrë tokë tek Berisha, ushtari i Ruçit ka përdorur kompaninë "Erion" të Astrit Bazes, vëllait të Mero Bazes. Nga ana tjetër, Baze i përgjigjet duke bërë be e rrufe se s'ka ndër mend të shitet tek Berisha dhe se Astrit Baze, përveç emrit dhe mbiemrit rastësor, nuk ka asnjë lidhje me kompaninë që përmend Rakipi. Madje Baze shton se e ndjen veten e tij si një viktimë e madhe e Berishës, pasi ky i fundit i ka marrë të gjitha pronat.

    Në serialin e ri, Rakipi-Baze veçse u faktojnë mediave të vendit se çifti i tyre, për të shumtën herë, shfaqet si viktimë tërësisht fatkeqe e keqshfrytëzimit dhe duket se janë të dënuar të mos shijojnë kurrë lirinë dhe shoqërinë e lirë. Ata janë të dënuar që për hesap të të tretëve, të depersonalizojnë njëri-tjetrin, të trillojnë dhe shpifin duke mos njohur kufi morali. Përgjatë gjithë këtyre viteve, ata kanë punuar mbi tokë dhe nëntokë së bashku, kanë banuar në një banesë, janë ushqyer në të njëjtin çanak, kanë punuar në të njëjtën gazetë dhe i kanë njohur njëri-tjetrit çdo gjë deri në detaje.

    Gjatë këtyre 12 viteve të fundit, më shumë se kushdo tjetër në këtë vend janë detyruar të shajnë njëri-tjetrin me tjegulla dhe themele, të akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje, shpërdorime, punë të pista, madje në shtrëngicë i kanë botuar njëri-tjetrit edhe dosjet... duke bërë publike pseudonime pune tejet poshtëruese si, "çorape", "opingë", etj. Në serialin e fundit mes tyre, Rakipi jo vetëm e akuzoi Bazen, me porosi të këtij të fundit, se po blihet nga Berisha, por edhe po implikon vëllain e tij, dhe ai është i detyruar që të bëjë du-dumin dhe të paditurin, sikur njeriu që i njeh dhëmbë dhe dhëmballë nuk i njihka të vëllanë. Ndërsa lidhur me vajtimin e Bazes se Berisha e ka lënë pa prona kjo gazetë thekson se edhe daniolli i tij (Rakipi) qesh dhe gajaset nga kjo.

    Në të vërtetë, Berisha ndaj këtij tenderlëpirësi ka vendosur vetëm një sanksion; që fletushka e tij nuk mund të përdoret për të prerë gjoba. Ai nuk ka lejuar që në kundërshtim me ligjin dhe duke paraqitur dokumente false, Baze të fitojë tendera me emrin e tij apo të Arturit (jo Astrit Bazes) dhe nuk ka lejuar që me presione të ngrejë traun e doganës për shtypshkronjën e tij apo importe të tjera. Të vjen mirë kur sheh se Mero Baze problemin e tenderave e zgjidhi shumë mirë duke deklaruar se Mero Baze nuk është Ymer Baze dhe se i nipi i tij nuk është nipi i tij duke ngjasur kështu me njeriun që mund të besojë se mund të maskojë dhe të shpëtojë nga vetja edhe duke pështyrë mbi surratin e tij.

    Lidhur me vendimin e qeverisë, të botuar në web site-in e qeverisë dhe fletoren zyrtare, për tokën tek ish-Uzina Elektromekanike, burimet zyrtare sqarojnë se:

    1) vendimi është në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe interesin publik.

    2) toka e shitur, pronë shtetërore e parashikuar për ndërtimin e laboratorit të meteorologjisë, për shkak të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Bashkia, nuk bënte të mundur ndërtimin e tij të financuar nga Banka Botërore.

    3) Sipërfaqja prej rreth 2 mijë metra katror është shitur me një çmim qartësisht më të lartë se sa çmimi zyrtar i përcaktuar nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipërfaqja e tokës është shitur me një çmim mbi 10 herë më të lartë për metër katror sesa shitja e bërë në të njëjtin vend nga qeveria socialiste në vitin 2005.

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    he-he ...,

    lidhjes ndraghetiste kapo-gjoni-kondi i eshte prishur deri diku terezia ... mero baze jo vetem po distancohet, por edhe po shkeputet ... jo aq vendosmerisht ... ndihet i kercenuar ...

    tragjedia e Gerdecit, ndermjet te tjerash, vertetoi se saliu eshte konsumuar tejmase ne misionin e tij gardian e qehaja i atij klubi klanisto-punist ... rivaliteti ndraghetist, siç jane gjasat, kerkon kurbanin ...

    fahri balliu duket se ka marre "frenat" mediatike te asaj ndraghete ...

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Berisha ben pronar te ish-Uzines Elektromekanike nje botues gazete

    Nje botues gazete, qe eshte botuesi i gazetes "Tema", ka marre ne emer te vellait te vet, Astrit Baze, nje ndertese dykateshe dhe 2209 metra katrore truall ne ish-Uzinen Elektromekanike ne Tirane, duke e shkembyer me nje toke ne Kashar

    Qeveria shqiptare i ka dhuruar botuesit te nje gazete ditore nje truall me 2209 metra katrore, se bashku me nje godine dykateshe, ne shkembim te nje toke qe ai ka pasur ne Kashar. Skandali eshte firmosur nga vete kryeministri Berisha ne nje vendim te Keshillit te Ministrave, i cili, jashte te gjitha procedurave ligjore, ben shkembim pasurie per interesa te nje botuesi privat. Gazeta "Albania", e cila po heton skandalin, ka siguruar vendimin e qeverise dhe regjistrimin ne zyren e Tatimeve te kesaj kompanie. Nga te dhenat e deritanishme, sic na konfirmojne edhe burime afer kryeministrit, perfituesi eshte botuesi i nje gazete ditore. Nese shikon NIPT-in e shoqerise, perfituesi me emrin "Erjon" verifikohet lehte se ka administrator kompanie zotin Astrit Baze, nje mbiemer i njohur ky i nje botuesi te nje gazete ditore shqiptare, i cili ka mese nje vit qe ben sikur grindet publikisht me kryeministrin. Me tej akoma, nga hetimet tona private na rezulton se Astrit Baze eshte vellai i Mero Bazes, botuesit te gazetes "Tema". Ky natyrisht eshte nje skandal i madh dhe veprim i papergjegjshem i qeverise, e cila ka shkelur te gjitha procedurat ligjore per t?i mbyllur gojen kritikave te nje gazetari, i cili ka denoncuar skandalin e Gerdecit dhe lidhjet e familjes se kryeministrit me ministrin Fatmir Mediu ne kete skandal. Ky gjest deshmon se kryeministri eshte i kapur peng dhe po perpiqet t?i mbylle gojen medias, duke bere ndere me pasurine e qytetareve shqiptare.
    Me poshte eshte vendimi i qeverise, i plote, i cili shpjegon se perfituesi do te marre ndertesen dykateshe dhe 2209 metra katrore toke dhe ne shkembim te saj do te jape ne natyre nje toke qe ka ne qafe te Kasharit. Ky vendim thyen te gjitha rregullat e shtetit shqiptar per prokurimet dhe ankandet, pasi shet nje pasuri publike jashte procedurave ligjore dhe ben te pasur nje botues vetem pse ai eshte kritik me qeverine. Na duhet te shtojme se Uzina Elektromekanike eshte ne nje nga vendet me te shtrenjta te Tiranes, afer klubit "Partizani".
    Ky nuk eshte rasti i vetem i korrupsionit te qeverise "Berisha" me median. Nje tjeter botues afer Berishes ka perfituar se paku tre tendera te medha rrugesh, duke perdorur emrin e nje kompanie te huaj shume te dyshimte, ne nje vlere qe i kalon 100 milione eurot, ndersa nje tjeter konfident i tij udheheq cdo gare ne privatizimet e objekteve shteterore apo lejet e ndertimit ne Tirane.
    Gazeta "Albania" po boton me poshte faksimilen e vendimit te qeverise si dhe faqen e NIPT-it te kesaj shoqerie te marre nga zyra e tatimeve. Presim reagimin e kryeministrit dhe te vete botuesit per kete skandal. Gazeta "Albania" eshte e hapur te botoje reagimet e tyre dhe t?i ballafaqoje ato me faktet qe ka siguruar.


    Albania
    18 Prill 2008

  6. #6
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Vazhdon Mero me "analiza" te dyshimta....skepticizmi i tepert eshte semundje dhe shume boring gjithashtu.............


    Reforma pa reformatorët
    Nga Mero Baze
    Shqipëria arriti të transformojë tërësisht sistemin e saj elektoral, nga një mazhoritar i pastër në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991 në një proporcional të pastër për zgjedhjet e pritshme të vitit 2009. I mbijetuari i vetëm i këtij eksperimenti të gjatë 19-vjeçar, kryeministri Sali Berisha, ia doli t’i japë shans jetëgjatësisë së tij politike me një sistem tërësisht të ndryshuar nga ai me të cilin hyri dhe mbijetoi për 19 vite në pluralizëm. Reforma e bërë në Kuvend është më e thella në historinë e politikës shqiptare, pasi ajo prek vetë klasën politike dhe ka efekte direkt mbi të ardhmen e politikës shqiptare. Edhe paketa kushtetuese e vitit 1992, edhe Kushtetuta aktuale e vitit 1998 nuk kanë qenë ndryshime thelbësore në sistemin elektoral. Ato kanë modifikuar versione të sistemit të përzjerë mes mazhoritarit dhe proporcionalit, por kurrë nuk kanë ndërmarrë një hap kaq radikal. Për këtë arsye votimi i 21 prillit në Kuvendin e Shqipërisë mbetet reforma më e thellë politike e pluralizmit në Shqipëri. Përmbledhtazi kjo reformë i vë kufij spekulimit të partive të vogla, rrit karakterin politik të konkurrimit, forcon besnikërinë politike në partitë e mëdha dhe i jep kuptim përfaqësimit politik të individëve. Pas një periudhe ku pluralizmi kishte humbur kuptimin, demokracia po identifikohej me spekulimin në përfaqësim, kjo është një reformë e madhe reale, historike dhe e pazëvendësueshme për historinë e politikës shqiptare. Ajo do të prodhojë një realitet të ri politik, i cili do të jetësohet pas vitit 2009 në skenën politike shqiptare. Natyrisht, dhe ky sistem nuk do të jetë i përjetshëm, por atij i duhet dhënë kohë dhe mundësi të prodhojë një realitet më përfaqësues në politikën shqiptare.

    Por, kjo reformë e madhe është ndoshta reforma e vetme që nuk ka reformatorë. Dy prodhuesit e saj të mëdhenj, Sali Berisha dhe Edi Rama, nuk u bashkuan për të sakrifikuar diçka nga pushteti i tyre apo për t’i dhënë fund një historie që punonte kundër shoqërisë shqiptare. Ata u bashkuan për të kundërtën e saj. Të futur të dy në krizë, secili për llogari të vet, ata kuptuan nevojat e njëri-tjetrit dhe u bashkuan. Reforma do të ishte historike, sikur të ishte vetëm elektorale dhe Sali Berisha dhe Edi Rama do të mbeteshin dy reformatorët. Por, në të vërtetë, reforma elektorale u përdor si dhuratë për Edi Ramën, kurse pjesa e dytë, reforma institucionale, si dhuratë për Sali Berishën. Pra, Berisha dhe Rama nuk u bashkuan për një qëllim, por për dy qëllime ose më mirë të themi secili për të vetin. Edi Rama e kishte të nevojshme këtë reformë elektorale dhe bashkë me të dhe Shqipëria. Ai nuk mund të mbante dot nën kontroll një parti të stërmadhe me shumë figura si Partia Socialiste, nëse nuk kishte në dorë një mekanizëm presioni, siç është ky që i dhuron me të drejtë ky sistem elektoral. Fati bëri që këtë nder të madh t’ia jepte armiku i tij më i madh, ai me të cilin ai ka 18 vite që identifikohet si kundërshtar në skenën politike. Sali Berisha i dha mundësinë Edi Ramës të ketë kontrollin mbi Partinë Socialiste dhe të lërë jashtë dyerve të saj përfundimisht çdo kundërshtar të tij. Në shkëmbim të kësaj Edi Rama i ka dhënë Sali Berishës dy garanci të mëdha. Së pari, i ka dhënë garancinë që ai nuk rrëzohet nga pushteti deri në vitin 2009, pasi, kushdo që rrëzon, çon vendin në zgjedhje dhe, së dyti, i ka dhënë qetësinë në raport me rivalin e tij real, presidentin Bamir Topi. Mbështetësit e këtij të fundit u bënë qesharakë dhe dëshmuan mungesë integriteti politik, pasi më shumë sesa luftë me Sali Berishën deshën një arsye që të mos turpëroheshin publikisht dhe Berisha ua dha atë. I lejoi ata të mblidhnin firma pro mbrojtjes së opsionit të tyre për zgjedhjen e presidentit dhe, pasi i mblodhën, iu tha se nuk mund të shkonin më tej, pasi gjërat i kishte në dorë vota e PS. Të njëjtën gjë iu bëri dy ditë më parë dhe aleatëve të tij rebelë në koalicion. I mblodhi disa minuta para votimit, iu premtoi se do t’iua bëj nderin te Kodi Elektoral dhe pastaj do t’iu thotë se votat e Kodit i ka në dorë Partia Socialiste. Kjo është epërsia normale që atij i jep reforma, që ata sapo kanë miratuar.

    Duke qenë një reformë pa reformatorë, kjo është një reformë pragmatiste e dy drejtuesve më të mbështetur politikë në vend. Gjithkush që mendon se kjo reformë do të çimentojë në krye të PS dhe PD dy autorët e reformës, e tepron në parashikimin e tij. Reforma elektorale natyrisht iu jep fuqi të momentit dy liderëve kryesorë, por jo pushtet të përjetshëm atyre. Njëri prej tyre do të humbasë në zgjedhjet e vitit 2009 dhe do të marrë përgjegjësi duke u larguar. Tjetri natyrisht do t’i gëzojë frytet e reformës, qoftë ato që shtoi Berisha, qoftë ato që deshi Edi Rama. Demokracia është një realitet i gjallë, pasi të ndëshkon, edhe kur tenton të bësh lojë. Çdo sistem i kalbur, kur përsoset, ndëshkon ata që tentojnë ta përsosin. Kjo reformë është jetike për Shqipërinë, pasi do të ndëshkojë së paku një nga dy autorët. Dhe për kaq ia vlen ta mbështesësh. Është e vetmja reformë në botë me dy autorë dhe pa asnjë reformator.

  7. #7
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Cilit po i ben lobing Mero...... CILIT????

    Shqetësimi i sinqertë i Fatmir Mediut
    Nga Mero Baze
    Kryeprokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, kërkoi dje heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut për ta hetuar atë rreth asaj që prokuroria po përpiqet ta shikojë si shpërdorim detyre. Kërkesa, megjithëse e vonuar, në të vërtetë mund të hapë një spirale të re në debatin politik, pasi rikthen në qendër të vëmendjes fatin e shumicës në pushtet nga mosdistancimi prej fenomenit ‘Gërdeci’. Por, zhvillimi më interesant është se kërkesa për heqje imuniteti u shoqërua nga një teatralitet makabër i Fatmir Mediut, i cili, siç flet gjithmonë pa pengesa, konstatoi, se kishte ardhur koha që republikanët të riktheheshin në qeveri. Ky argument i përdorur prej tij publikisht, në të vërtetë hidhte poshtë qëndrimin zyrtar të po republikanëve se, derisa të sqarohet çështja e Gërdecit, ne do të qëndrojmë jashtë qeverisë. Çfarë kishte ndryshuar gjatë këtyre dyzetë ditëve që republikanët vrapuan dje drejt qeverisë?

    Asgjë, përveç faktit se zoti Mediu po informohej se prokuroria po sillej rrotull tij. Në përpjekje për të qenë bashkë me Berishën në gjyqin para opinionit publik, Mediu, dukshëm i penduar që ka dhënë dorëheqjen, ka arsye të forta t’i bëjë tashmë shantazh Berishës për t’u futur në qeveri. Disa kohë më parë, në një intervistë në “ALSAT”, ai ka thënë gjysmë shkarazi, se kompaninë “SAC”, që u mor me çmontimin e fishekëve në Gërdec, ia kanë sjellë pas katër muaj verifikimesh, sipas procedurës zyrtare, pra që nënkuptoi qartë se ia ka çuar përmes rrugës zyrtare Sali Berisha. Në të vërtetë, ka dokumente zyrtare që provojnë se i pari që u informua për “SAC” ishte Sali Berisha, pasi ai është zyrtari i parë i shtetit shqiptar që ka diskutuar në rrugë proceduriale mundësinë e prokurimit të drejtpërdrejtë të çmontimit të fishekëve për kompaninë amerikane, ortake me Delijorgjin. Procedura zyrtare qëndroi disa javë në sirtaret e Kryeministrisë, derisa u hodh poshtë prej tij. Pra, Berisha është njohur dhe ka qenë i pari në dijeni për projektin e “SAC” dhe pas kësaj ai ia ka deleguar atë Mediut. Mediu, i sigurt se ajo i ka shkuar nga kryeministri, duke shtuar dhe dozën e vet të klientelizmit, natyrisht që i shpejtoi procedurat dhe e shpalli “SAC” si një nga kompanitë më të mira në botë për demontimin e fishekëve. Tashmë, nëse Mediu vërtet hetohet për shpërdorim detyre, ai ka të drejtë të ankohet dhe të kërkojë vendin që i takon në qeveri, pasi mjafton të hetohet përpjekja e dështuar për t’u bërë prokurimi direkt nga Kryeministria dhe hetohet po ashtu dhe dijenia fillestare e kryeministrit për këtë projekt. Është pikërisht kjo lidhje proceduriale mes Berishës dhe Mediut që i mban ata ende të lidhur dhe të zemëruar për pakujdesitë e njëri-tjetrit. Kjo simbiozë ka krijuar një ngërç të rëndë për të djathtën shqiptare dhe po e zhyt atë një vit para zgjedhjes në një histori të errët korrupsioni, i cili ka përfunduar me gjak. E djathta shqiptare do të mbajë në shpinë para zgjedhjeve të vitit 2009, 26 të vrarë dhe 300 të plagosur, pa ditur pse. Mijëra zyrtarë të kësaj administrate që mund ta kenë marrë seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe “Duart e Pastra”, do të ikin nga pushteti të çuditur, përse duhet të sakrifikohen për Fatmir Mediun dhe çfarë ka ndodhur atje realisht. Kryeministri i tyre në vend t’iu tregojë të vërtetën për të dhe familjen e tij në këtë histori, fyen publikisht gazetarët, përgjon dhe shpik historira për jetën e tyre private, se mendon se kështu do t’iu dalë përpara historive që mund t’i dalin familjes së tij para shqiptarëve. Shumica në pushtet është peng i një krimi që po përpiqet të mbulohet me shakara pa kripë të kryeministrit që premton se do të jetojë dhe tridhjetë vjet si kryeministër, ndërkohë që atyre që iu mori jetën ishin shumica 20-vjeçarë.

    Siguria e Fatmir Mediut që kërkon të rikthehet në qeveri, ka baza reale. Ai nuk ndjehet asnjë grimë më pak fajtor se kryeministri dhe të afërm të tij të përfshirë në këtë skandal dhe nuk ka sesi të persekutohet i vetëm. Pasi ka mësuar se prokuroria po shikonte mundësinë t’i hiqte atij imunitetin, ai nxitoi t’i kujtojë Sali Berishës karrigen bosh që ka lënë në këmbim të heshtjes së prokurorisë. Dikush nuk po e mban fjalën dhe Fatmir Mediu ka të drejtë të jetë i shqetësuar.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Breshka Lexo Postimin

    Mbi dashurinë e re Baze-Rakipi

    Endrit DIBRA
    E dini se cili eshte emri i vertete i pseudonimit ne fjale ? ("Endrit Dibra")

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Endrit DIBRA = Kryeministri BERISHA

    http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=4154


    Letër e hapur RAPSODIT Sali Berisha


    I dashur doktor,

    Të them të drejtën, më ka marrë malli, shumë më ka marrë! U bënë vite që jemi ndarë dhe tani rrallëherë përballemi në ndonjë pritje ambasade apo ndonjë takim kolektiv, ku ti, DOKTOR I MADH, na fton për të deklaruar arritjet dhe sukseset në udhën e pandalshme që ke nisur, por që edhe ti vetë nuk e di ku të çon.
    E si të mos më marrë malli për kohën kur ti president i vendit dhe unë si biçim ndihmësi punonim për këtë tokë hallemadhe! Të kujtohet, besoj, kur më telefonoje pas orës dy të mesnatës dhe më thoshe: “Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Hajt, natën e mirë”. Lodhet doktori i shkretë, i thosha gruas, që ndihej e tmerruar pas atyre telefonatave.
    Ndonjëherë, doktor i dashur, kur më thërrisje lart te Vila 4, para se të mbyllnim gazetën, e gjithë biseda jonë ishin teshtimat e tua, ngaqë kishe ngatërruar ilaçet. Po mitingjet? S’kemi më mitingje ashtu siç dije t’i bëje vetëm ti, DOKTOR I MADH. Dhe kjo gjë më trishton shumë. Kohë të arta kanë qenë. Sa patos dhe entuziazëm ke pasur doktor!

    “Të dashur farkarë dhe farkare”, - u the banorëve të fshatit Farkë në një nga mitingjet e atëhershme dhe fshatarët e shkretë s’dinin ku të futeshin.
    Po banorëve të Patosit, që u the: “Të dashur qytetarë të Kuçovës!”
    Kohë heroike ka qenë, DOKTOR I MADH. Sinqerisht, në atë vrapim të marrësh që kishim nisur, s’dihej për ku, m’u zmadhua mëlçia dy herë më shumë. Sikur të të kisha ndjekur edhe dy vjet, tani do të isha harruar. Por, në fund të fundit, për ty DOKTOR I MADH dhe për atdheun s’kishte sakrificë që të mos e bënim. Vetëm ishte një gjë e vështirë që na sikletoste shumë dhe mua dhe ndonjë mikun tjetër tëndin, si për shembull Mero Bazen, kur duhej të bënim sikur qeshnim me shakatë e tua. Të them të drejtën, shtrëngoheshim si të ishim kinezë, për ta nxjerrë atë të shkretë të qeshur, sidomos kur kishte shumë njerëz, për të treguar se Doktori ynë i dashur është edhe shakaxhi i madh. Ç’t’i bësh, shpesh njeriu vrapon pas gjërave që s’i ka.

    DOKTOR I MADH! Të kujtohet, besoj, koha e luftës në Kosovë. Shumë u trishtova në atë kohë kur të shihja ty të vetmuar, më të vetmuar se në vitin 1997. Në atë kohë u këput e gjithë udhëheqësia politike dhe ushtarake e botës dhe erdhi në Tiranë. Takonin Majkon, Metën, Meidanin, të gjithë fisin komunist dhe ty s’të afrohej dhe s’të afrohej askush. Sikur na kishte zënë lebrosa në atë kohë, Doktor. Të shihja të vuaje dhe më dhembte shpirti. Ishte ajo drama e madhe e “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë” e Gabriel Markezit. Po ku e ku vetmia e kolonelit plak të Markezit me vetminë e mareshalit tonë. Të kujtohet, besoj, se u gjet njëfarë Vitore Zgarbi, që të takonte edhe ty. Darkuam te pesëmbëdhjetëkatëshi. Atë natë fluturoje Doktor i dashur. Kaq shumë të ngazëlleu takimi me këtë Zgarbin, saqë pas darkës ndenje me mua dhe fillove të më tregoje gabimet e pafalshme që po bënte gjenerali Klark në luftën e Kosovës. Se ti je gjeneral mbi gjeneralët, DOKTOR I MADH.

    Më shpjegove se nëse nuk përdoreshin kundërajrorë krahu në Kosovë do të shkonte gjaku deri në gju... Unë të vështroja i tmerruar, sepse helbete, s’kisha njohuri nga arti yt ushtarak. Iku ky Zgarbi dhe ne prapë mbetëm vetëm, në shoqërinë e vëllezërve Kushnini, të vetmit të huaj që as unë, as ti i dallonim dot kush ishte njëri dhe kush tjetri.

    Të gjitha këto, por edhe çaste të tjera të panumërta, m’u kujtuan ndërsa një kolegu im më telefonoi dhe më tha se Doktori sapo ka botuar te gazeta e vet RD shkrimin e dytë për ty dhe Mero Bazen. Te ky i dyti ka futur edhe Andi Bushatin, më tha.
    “Ç’thotë?” - e pyeta. “Mos pyet, - ma ktheu, - sikur të qeverisë edhe vendin kështu siç ka bërë edhe shkrimet, na mori në qafë”. “Mos u mërzit, - i thashë, - se Doktori ynë vetëm me qeverisjen s’ka punë”.

    E mora gazetën me ndjesinë se pas kaq e kaq vitesh edhe Doktori ynë, me siguri, ka mësuar të shkruajë ndonjë gjë, por të them të drejtën mbeta i shtangur. Turp, DOKTOR I MADH, turp! Po si s’mësove të hedhësh një shkrim të saktë në letër?! Njëlloj si atëherë kur të kishim kryeredaktor të pashpallur të gazetës. Ç’kemi hequr që të rregullonim dhe korrektonim shkrimet e tua! Morëm me rrogë të lartë një korrektore speciale, enkas për ty, Kadrien, motrën e shkrimtarit të madh Kadare, që t’i rregullonte shkrimet. Pas një ore punë Kadria e shkretë dorëzohej. “Më mirë më mbyllni në hale, se të korrektoj shkrimet e këtij malokut. M’u ça koka”, - thoshte. “Pusho, komuniste e qelbur, - i thoshte Bejdo Malo, - mos fol kështu për Doktorin!”
    Shumë na ke lodhur ato kohë, Doktor i dashur, sidomos me shkrimet që na jepje në telefon dhe që s’kishte zot që ta kuptonte se ç’doje të thoshe. Shumë vështirë e kishin edhe njerëzit e Televizionit që të rregullonin figurën tënde. Se atëherë vetëm një televizion kishim dhe aty nga mëngjesi në darkë këndoje vetëm ti. Jepnin e merrnin njerëzit e Televizionit, por figura jote Sali që Sali dilte. Sidoqoftë, ca gjëra ndodhte që edhe t’i rregullonin. Për shembull, kur mbledhjet e partisë nuk kishin entuziazëm për ty dhe dominoheshin nga armiqtë, Aida Shehu i merrte duartrokitjet e armikut Eduard Selami, po dhe të armikut tjetër Petrit Kalakula dhe t’i kalonte ty. Kishim dëgjuar atëherë për lloj-lloj vjedhjesh, DOKTOR I MADH, por që të kishte edhe vjedhje duartrokitjesh, nuk na kishte shkuar kurrë mendja!
    Kjo puna e rregullimit të performancës tënde është e vjetër, DOKTOR I MADH dhe i ditur. Besoj ke dëgjuar që televizioni u shpik në kohën që në këtë botë u shfaq Adolf Hitleri. Në atë kohë edhe Gebelsi i shkretë ka hequr të zitë e ullirit për të rregulluar figurën e Hitlerit të çmendur. Ka hequr, po jo sa ne, DOKTOR I MADH, sepse Hitleri nuk bënte shkrime. Sikur t’i mbushej mendja që të shkruante vërtet si puna jote, me siguri Gebelsi do ta kishte vrarë veten shumë kohë para se e vrau.
    Copa-copa më bëje mua dhe Mero Bazen në shkrim. Urrejtje e madhe, që të shkonte deri në racizëm. Fundin na ke nxjerrë në atë shkrim. Deri këtu e pranojmë se, helbete, kemi qenë miq të ngushtë, se fundi i fundit i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan, po me gazetarin Andi Bushati dhe koq.et e tij ç’kishe? Turp, DOKTOR I MADH, një mijë herë turp! Populli dhe atdheu pret që ta qeverisësh, por ti merresh me koq.et e një gazetari.

    E mora Andi Bushatin në telefon dhe e pyeta: “Mirë me mua dhe me Mero Bazen, po me ty ç’ka DOKTORI I MADH?”. “Ku e di unë ç’pati!” - u përgjigj Bushati i shkretë. “Ne si familje e kemi trajtuar dhe mbajtur mirë. E mori gjyshi (Hysni Kapo) nga mjek spitali dhe e bëri doktor personal, që t’i bënte analizat e ujit të hollë dhe të trashë, por ky paska bërë analizat e spermës time!”
    “Se mos bëni ndonjë shkrim dhe thoni që me këtë punën e koqeve të Bushatit Saliu ka shkelur betimin e Hipokratit!” - më tha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Meksi, DOKTOR I MADH. “Me nder një mu.t ka qenë Doktor. Gjithë kohën sekretar partie i spitalit ka qenë”.

    Allah, Allah, DOKTOR I MADH! Me ç’shohim e dëgjojmë, si më i rënduar dukesh këto kohë. Ndoshta ky është edhe shkaku që njerëzit që të rrethojnë tani dhe që iu lutesh të lexojnë shkrimin tënd, thonë se Doktori ka ndryshuar.
    Botë e madhe kjo, Doktor i dashur, të cilën s’kemi si ta njohim të gjithën, por unë në të vërtetë nuk kam njohur një njeri të dytë si puna jote, qoftë edhe të ngjashëm. Ndoshta ti je njeriu i vetëm në këtë botë që nuk do të dijë se ç’mendojnë të tjerët për ty. Ti i cakton vetë edhe përmasat e ndershmërisë tënde, edhe madhështinë, edhe fitoret dhe arritjet. Ty të duket se ajri që ne thithim na e lëshon ti. Edhe toka të duket sikur rrotullohet rreth teje, ndryshe nuk kanë si shpjegohen shpërthimet gërdeciane, që të ndodhin jo rrallë. Ti je Smithi te “Komedianët” e Graham Grinit, i lindur në një vend pa rrënjë dhe ku njerëzit e shkretë e marrin jetën jo vetëm si t’u vijë, por dhe si t’ua vërtitësh ti.
    DOKTOR I MADH dhe i dashur! Ndoshta tani në pleqëri mund të fillosh të kuptosh pse jeta është kaq e shkurtër. Përfytyro për një moment sikur ajo të ishte 800 vjet dhe gjithë këtë kohë të na shfaqeshe përballë ti? O Zot, hapu dhe?????????????????? të futemi!

    Shpeshherë, i dashur Doktor, kam pyetur veten ç’deshëm dhe pse u bashkuam ne me këtë njeri?! Përgjigja është shumë e thjeshtë tani. Lirinë që erdhi në atë kohë na e rrëmbeve ti dhe ne, me paditurinë që kishim për të, të morëm për padronin e saj. E ku ta dinim ne të shkretët se ti DOKTOR I MADH s’ishe veç xhelati i lirisë! Më fal, Doktor i dashur. Në atë palo shkrimin tënd thua se unë dhe Mero Baze qenkemi vetëm një, pavarësisht se në mëngjes dalim si dy të ndryshëm. Po ti, cili je ti, zoti Berisha? I pangjashëm me asnjë qenie njerëzore të kësaj toke, ti je fatkeqësia jonë, ti je njeriu që i erdhi këtij vendi pikërisht atëherë kur s’duhej. Ishte koha kur shqiptarët po i mbyllnin derën së keqes dhe ti hyre nga dritarja.
    Doktor i dashur dhe i madh! Kam një lutje fare të vogël, që ndoshta edhe tani në pleqëri të hyn në punë. Lëri pseudonimet! Si s’u lodhe këto 20 vjet me pseudonime?! Të gjithë njerëzit që ke pasur dhe ke përreth të janë dashur për pseudonime. Ti ishe Aleksandër Meksi, Tritan Shehu, Bashkim Gazidede, Agim Shehu, Mero Baze, Ylli Rakipi e qindra të tjerë. Tani ti je Jozefina Topalli, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Bujar Nishani, Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu e qindra e qindra të tjerë. Dhe e di pse të janë dashur kaq shumë emrat tanë për pseudonime? Sepse ti, o njeri, ke 20 vjet në luftë. Ke 20 vjet që rron si pseudonim. Por fatmirësisht ke 20 vjet në një luftë ku emrat tanë s’të kanë ndihmuar dot të fshehësh SALIUN.
    Besoj këtu është mirë t’i mbyllim këto rreshta. Ashtu si me shaka dhe me humor, pak si karagjozë dhe jo seriozisht, DOKTOR I MADH. Se po të jetë për seriozisht, kemi shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit... Hë po, se gati harrova. Po të kujtoj një postulat biblik që thotë: “Me atë gjykim që ke gjykuar do të të gjykojnë”.

    Ylli Rakipi



    30 Prill 2008

  10. #10
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Mero jo i kenaqur me sinqeritetin e Mediut..... nuk i la vend hamendjeve se Berisha ishte i ngaterruar gjithashtu..... sic po sygjeronte Mero me qitje te larget..... Baze Baze.... nxire koken.............ku e ke hallin??!!
    Qeveria po hesht për sulmet ndaj kryeprokurores
    Nga Mero Baze
    I akuzuari kryesor për tragjedinë e Gërdecit, Fatmir Mediu, pranoi një ditë më parë në emisionin “Opinion Plus” në TV “Klan”, se ai ka ideuar vendimin e dështuar të Këshillit të Ministrave në shkurt të vitit 2007, për t’iu dhënë me prokurim të drejtpërdrejtë shoqërisë së dyshimtë amerikane SAC demontimi i fishekëve në Gërdec. Duke mos kuptuar rëndësinë e fakteve që thoshte, ish-ministri pranoi qetësisht se si ai ka qenë truri i projektit të kompanisë amerikane dhe se si arriti ta realizonte atë projekt përmes procedurave të tjera ligjore që nevojiteshin. Pra, thelbi i deklarimit të tij ishte se kishte përpara një projekt të miqve të tij dhe meqë kuadri ligjor nuk e lejonte, ai ishte angazhuar në një betejë administrativo-ligjore për t’i dhënë mundësi projektit të njerëzve të tij të realizohej. Gjithë recitimet e tjera pas kësaj, megjithëse vizatonin portretin e një ministri të papërgjegjshëm që nuk mbante përgjegjësi për asnjë shkresë të tij, kanë më pak rëndësi. Thelbi i deklaratës së pranimit të fajit prej të akuzuarit kryesor ka të bëjë me faktin se ai i ka vënë shtetin në dispozicion një projekti privat, i cili nuk gjente dot mbështetje ligjore në momentin kur ka dashur të nisë punën në Shqipëri. Ky zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, falë mendjelehtësisë së tij emblematike, ka kapur shtetin dhe e ka vënë në dispozicion të një shoqërie fantazmë. Prej dhjetorit të vitit 2006, kur SAC ka nisur procedurat, duke themeluar njëkohësisht edhe “AlbaDemil”, Fatmir Mediu ka jetuar me shqetësimet e tyre. Ai është konsultuar me juristë dhe financierë, me zyrtarë të lartë dhe të mesëm të administratës shqiptare, here-herë duke futur dhe miq nga familja e kryeministrit, vetëm që kjo punë të kryhej. Dhe puna u krye. Pas disa muajsh, ai arriti të bënte një mish-mash shkresash, të cilat i dhanë dritë projektit të tij, derisa më 15 mars të vitit 2008, ky projekt kriminal shkaktoi ndoshta tragjedinë më të rëndë të historisë së korrupsionit në Europë. Në asnjë vend perëndimor dhe shtet normal nuk ka ndodhur që, për shkak të dëshirës për të vjedhur të vriten kaq shumë njerëz dhe të plagosen qindra vetë. Ish-ministri Mediu mbrojti dje faktin kryesor në këtë histori kriminale, faktin që ai ka gjetur, ka mbështetur dhe i ka vënë në dispozicion shtetin këtij projekti kriminal, i cili nuk mund të realizohej, nëse shteti do të zbatonte ligjet ekzistuese që ishin në fuqi, kur kishte lindur ky projekt në kokën e trafikantëve. Mendjelehtë dhe naiv në deklaratat e veta, ai realisht e la totalisht jashtë përgjegjësisë kryeministrin Sali Berisha nga kjo histori. Rrëfimi i tij i sinqertë dhe përpjekjet e mëdha që ai përshkroi për t’i dhënë me çdo kusht këtë projekt kësaj kompanie, duke përdorur herë qeverinë e herë strukturat ushtarake, e kthejnë Fatmir Mediun në fajtorin kryesor të kësaj tragjedie, i cili, tashmë duhet të shkojë me këmbët e veta në burg. Gazeta “TemA”, e cila deri më sot ka qenë ndoshta më kritikja ndaj tij lidhur me këtë tragjedi, nuk ka dhënë as gjysmën e këtyre implikimeve që vetë zoti Mediu provoi për vetveten në emision ditën e hënë. Ne jemi gazeta e parë që botuam VKM-në e dështuar të shkurtit dhe kemi mbi një muaj që këmbëngulim se kjo histori nis pikërisht tek ajo VKM, pasi aty dëshmohet se dy njerëz kanë qenë fare të qartë se çfarë ishin duke bërë ose duke mos bërë. Fatmir Mediu, siç dëshmoi vetë, ishte i qartë se çfarë ishte duke bërë. Pra, ishte duke këmbëngulur t’iu çonte deri në fund projektin Patrik Henrit III dhe Mihal Delijorgjit, kurse Sali Berisha ishte i qartë se çfarë ishte duke bërë: nuk donte që këto gështenja të nxirreshin me gishtat e tij. Pra, të dy këta zyrtarë të lartë janë qartësisht të informuar për atë që po bëhej një vit më parë, vetëm se kryeministri ka ruajtur veten, kurse ministri mendjelehtë ka shkuar si fluturakët rreth llampës deri sa u dogj. Pas atyre deklarimeve dhe pas betejës së tij donkishoteske publike, duke angazhuar Partinë Republikane të mbetur kundër prokurorisë, Fatmir Mediu është qartësisht një problem politik që duhet mbyllur. Shumica në pushtet nuk mund të imitojë Partinë Republikane, duke sulmuar prokuroren e përgjithshme për aktakuzën, ndoshta më të mirë që ka dalë nga ajo godinë qysh kur është krijuar. Pas sulmeve republikane mbi këtë institucion dhe pas mbrojtjes së qartë që presidenti Topi i bëri punës së prokurorisë, qeveria shqiptare nuk mund të fshihet më. Ajo duhet të deklarojë mbështetjen ose mosmbështetjen e saj për veprimet e prokurorisë, pasi një pjesë e saj, Partia Republikane, e ka sulmuar atë. Kryeministri Berisha, i cili e vizatoi muaj më parë kryeprokuroren e re si Silvia Konti, tashmë ka shansin të distancohet nga Tano Karidi ose të bëhet pjesë e skuadrës së tij.

  11. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, 30 Prill

    Berisha i dyzuar
    midis korrupsionit dhe klanit familjar

    Nga Përparim HALILI

    Berisha nuk mund të flas dot më parullën “Duart e pastra”, as për ish “Këmishat e bardha”, as për “Klanin e Zemunit”, as për “Dukët e krimit”, mbasi me sa doli me vonesë, ka qenë dhe është pjesë e tyre aktive me veprimet dhe mosveprimet e tij. ai është tallur në mënyrën më banale me demokratët dhe qëndrestarët, sepse në fakt ka qenë vetë ngatërrestari i gjithçkaje që ka ndodhur deri kriminalisht në këtë vend. kryeministri aktual shqiptar e ka “qepur gojën” prej kohësh për luftën kundër korrupsionit. Pse?

    Problemi i qëndrimit të kryeministrit Sali Berisha me politikën, me drejtësinë, me qeverisjen dhe me shoqërinë shqiptare, duket se nuk është aq i lehtë sa duket. Nëse deri përpara zgjedhjeve të vitit 2005, pra kur PD u ringrit nga hiri i vitit 1997, shkatërruar po për shkak të qeverisjes së tij banditeske nën përkujdesjen e SHIK dhe luftës kundër shtypit, tashmë ka një problem tjetër. Berisha nuk diti edhe për herën e dytë të pushtetit të tij, të dilte nga “kallëpi” i dhunës tipike komuniste ndaj shqiptarëve, ndaj ekonomisë dhe shoqërisë qytetare. Jo thjeshtë se është një fshatar i “industrializuar” me vonesë dhe në mënyrë artificiale, por sepse ka patur dhe vazhdon të ketë një psikozë veprimi prej bajraktari në politikë dhe në qeverisje.

    Ai po drejton këtë vend, duke vazhduar të njëjtat praktika si të viteve 1992-1997, por me “format të moderuar”. Edhe pse Berisha, ka bërë përpjekje maksimale për të pastruar “fytyrën e shëmtuar” të ish-pushtetit të tij të parë, nuk ka mundur dhe nuk po mundet dot, të jetë ndryshe. Ai është i njëjti. Deri në vitin 2005, kur Berisha bëri “tranazhin” 8 vjeçar në opozitë, vazhdonte të mbante “mantelin” e ndershmërisë dhe të simbolit të njeriut të pa korruptuar. Por ky “mit” i ra shpejt, ashtu si “lulet e kumbullave të kuqe” të mbjella rrugëve të Tiranës, prej Edi Ramës, të cilat edhe pse çelin, nuk bëjnë kokrra.

    Tashmë, kemi një Berishë vërtetë ndryshe, por në plane të tjera. Një nga këto plane është korruptimi i tij. Këtë realitet ia ka bërë publik “dërrasa e zezë” e Edvin Ramës, duke e nisur me miliardat e vajzës së tij Argita e cila edhe pse pati përkujdesjen e një emisioni televiziv tek “TV Klan”, nuk mundi të motivojë dot pasuritë që ajo dispononte dhe nuk dha asnjë shpjegim se si i kishte fituar larg fuqisë së babait të saj kryeministër. Sikur të mos mjaftonin akuzat që nisi PS ndaj tij, për korrupsion familjar dhe nepotik, ai vetë doli nga apartamenti 1+1 dhe u vendos në një apartament luksoz në qendër të Tiranës, vetëm 100 metër larg zyrës së tij kryeministrore. Dhe këtë, ai e motivoi sikur e kishte marrë “borxh tek vajza e tij”.

    Ne nuk e dimë, se sa miliarda, sa troje, sa biznese të vogla e të mëdha, sa aksione në firma kombëtare e ndërkombëtare ka vajza e tij, që i jep shtëpi babit të saj të “varfër” ehd epse e ka patur dhe e ka kryeministër” dhe ish-president. Por dimë faktin, që Berisha tashmë gjendet në krizën e moralit korruptiv prezent brenda familjes së tij. Afera dhe tragjedia e Gërdecit janë një aktakuzë e qartë dhe e plotë për këtë korruptim të tij familjar, mbasi djali i tij Shkëlzen Berisha rezulton sipas shumë provave të pakontestueshme, se ka patur dhe vazhdon të ketë lidhje organike me mafien e trafikut të armëve. Këtë nuk e kemi thënë ne, por një nga eksponentët e grupit të mafies së trafikut të armëve i quajtur Kosta Trebicka, i cili ka realizuar (siç thotë) një takim me djalin e kryeministrit, për problemin e trafiqeve të Gërdecit, ku janë aktorë dhe faktorë edhe alabakë, edhe shtetarë, edhe ministria, edhe ish-ministra edhe familja kryeministrore Berisha. Simbol në këtë përzierje të qelbur korruptive, rezulton se janë dy njerëz të afërt të kryeministrit të këtij vendi “rrumpallë”, i cilësuar po i tillë, nga kreu i PS, “zotëria 10%”, kryebashkiaku Edvin Rama, i cili së fundi u “puth” me zjarr me Berishën, ndaj dhe për këtë “puthje”, Saliu i “ndershëm”, PD-ja dhe luftaraku fluturak “Olldelja” i Berishës, nuk po akuzojnë më tenderët dhe vjedhjet e Edvinit (të tyre).

    Ka një shpjegim “qepja e gojës” e Berishës. Për shkakun madhor, të përfshirjes së familjes së tij në afera korruptive, kryeministri ende në detyrë Sali Berisha, nuk ka fuqinë morale, madje as “trimërinë”, për të shkuar e për të denoncuar krimet ekonomike dhe njerëzore, që kanë ndodhur në këtë vend dhe që ai, gjatë 8 vjetëve në opozitë dhe 3 muajt e parë të qeverisjes së dytë, i ka denoncuar deri edhe matanë Oqeanit, duke organizuar edhe mitingje me tre turne me qëndrestarët e tij, të cilët tashmë i ka lënë në rrugë. Madje edhe që i zhgënjeu, duke u thënë publikisht, se këtë “luftë” e kishte bërë për efekt të fushatës elektorale. Dhe këtu, mendojmë se ka të drejtë, mbasi Berisha nuk mund të sulmojë dot realisht korrupsionin, as krimin shtetëror, sepse atë e ka veprimtari aktive dhe “dekor” brenda familjes.

    E ka tek djali, tek vajza, tek shokët dhe shoqet e djalit e të vajzës, tek kunati ndërtues, tek bashkëpunëtorët ministra e deputetë, të cilët, të gjithë së bashku e kanë futur Berishën në “qyp” dhe ia kanë zënë frymën.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Rromlla per tomlla ke pjerdh, o farkare dhe farkare !

    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    E dini se cili eshte emri i vertete i pseudonimit ne fjale ? ("Endrit Dibra")
    ...mjere ata korektore qe e kane patur per detyre te korektojne fjalet qe duken si por.dha te nje pijaneci.

    Ne Shqiperi ka patur dhe ka korupsion, prandaj u genjyem dhe votuam mas-****-ajn.
    ...cilido tjeter ne udheheqje te PD-se, do te ishte nje fat i mire per te gjithe shqiptaret. Por ne na ka mallekuar Zoti vete. Cila nene te lindi ty o faqezi, qe i solle mjerim nje populli te pafajshem?

  13. #13
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Nje tjeter fakt "shume i forte" qe "verteton" lidhjet e kryministrit me tragjedine e Gerdcit..... (nga Tema..... jo nga Meroja....... ..... Germo Baze Germo....)

    Pronarët e Gërdecit, komshinj me kryeministrin
    Nga Tema


    Adresa e shtëpisë së pronarëve të kompanisë “AlbaDemil”, sipas NIPT-it të deklaruar në Tatime, është në rrugën “Mustafa Matohiti”, në të njëjtën rrugë që banon dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Dy pronarët e kësaj kompanie, Mihal Delijorgji dhe Partick Henri III, kanë deklaruar këtë rrugë si adresë të banimit të tyre, pa dhënë hollësi të tjera, siç është pallati, shkalla apo apartamenti. Nga investigimi ynë në atë rrugë, na rezultoi se i vetmi pallati ri i banuar dhe me standard është pallati ku banon kryeministri. Përveç tij është dhe një pallat në fund të rrugës në daljen për te rruga e Elbasanit. I vetmi numër telefoni që është vendosur në këtë faqe të NIPT-it është një celular, i cili del i lirë, por gruaja pas receptorit deklaron se s’ka lidhje me këtë firmë, duke mos pranuar të identifikohet. Me sa duket, prokuroria ende nuk e ka sekuestruar atë, ose është deklaruar fals nga pronarët.

    Duke kërkuar në këtë rrugë për adresën e mundshme të pronarëve, disa frekuentues të rregullt të një bari poshtë pallatit të kryeministrit na thanë se në atë rrugë e ka shtëpinë Mihal Delijorgji. “Unë nuk e di, ku banon ekzaktësisht”, - thotë një prej tyre, por e kishte parë shpesh që, kur vinte këtu, ushtari i Gardës i hapte vend për parkim. Kjo do të thotë se ai banonte diku këtu afër dhe këta të Gardës e njihnin.

    Në adresat e deklaruara në katin e parë, në pallatin ku banon kryeministri, nuk gjendet as emri i Delijorgjit, as i Patrik Henrit, megjithëse ky i fundit, dhe nëse ka banuar aty, ka banuar me qira. Pallati përfund rrugës që i përket ndërtimeve të vjetra mund të jetë ndërkohë dhe pallati ku mund të ketë banuar Delijorgji. Po emri i tij tani është bërë i frikshëm dhe askush nuk të jep sqarime. Një grua, banore e pallatit, tha se ai dikur ka banuar aty, por i ndodhi një vjedhje dhe iku. Në përpjekje për të na ndihmuar të gjenim apartamentin e tij, ajo iku thuajse e frikësuar.

    Sidoqoftë, prokuroria me siguri e ka identifikuar adresën dhe numrin e telefonit që është deklaruar në NIPT-in e kësaj shoqërie që është krijuar në dhjetor të vitit 2006 me seli në Gërdec, me adresë pronarësh tek e njëjta rrugë ku banon kryeministri, ka marrë gjithë lejet e mundshme me një shpejtësi rekord dhe rezulton që kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes nuk kanë pasur kurrë dijeni për të.

  14. #14
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Vertet merakoset Baze per korrupsionin kaq shume..........bisnesmen/pronar gazete????!!!!!!!!!!!!!! he Baze... pse cuditesh....eshte shqiperi. Ti duhet ti dish mire keto pune, dhe nje fshesaxhie bashkie ben korrupsion ne shqiperi.....apo jo?? c'fare nuk te ka shkuar mbare se fundi??? ja ta lexojme....

    Qeveria, më e suksesshme si e korruptuar
    Nga Mero Baze


    Suksesi më i pranuar i qeverisë shqiptare nga opinioni publik është korrupsioni. Brenda një viti qeveria e kryeministrit Sali Berisha iu ka mbushur mendjen qytetarëve se është së paku 13 për qind më e korruptuar se vitin e kaluar. Shifra alarmante që është disa herë më e lartë se ritmi i rritjes ekonomike, u prezantua dje në prani të diplomatëve më të lartë amerikanë në Tiranë nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, i cili ka kryer sondazhin. Sondazhi në të vërtetë ka një qasje serioze ndaj fushave ku ka evoluar korrupsioni, i cili i jep atij besueshmëri në tendencën e vet, edhe sikur shifrat të kenë një gabim me disa për qind plus apo minus.

    Së pari, me gjithë kujdesin e qeverisë që të prezantojë si arritje rritjen e të ardhurave nga taksat dhe doganat, sërish ata dy sektorë rezultojnë se kanë evoluar në korrupsion. Kjo do të thotë që të ardhurat e rritura vijnë nga rritja ekonomike dhe rritja e ritmit të saj, nga forcimi i euros dhe zhvlerësimi i lekut dhe nga gati trefishimi i sistemit të taksimit përmes referencave gati vdekjeprurëse për lirinë ekonomike në vend. Aktualisht, bizneset paguajnë tri herë më tepër në përgjithësi për sigurimet nga rritja e çmimeve të referencave për pagat në mënyrë arbitrare dhe vendosja e dyshemeve për nivelin e pagës dhe numrin e punëtorëve për disa biznese. Po ashtu, ritmi i rritjes ekonomike dhe inflacioni janë faktorë që krijojnë një vizion fals për rritjen e të ardhurave. Sondazhi dëshmon se në këta sektorë të vetmit që kanë përfituar nga qeveria janë hajdutët. Ata kanë fituar së paku 13 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe, po të llogarisësh atë që qeveria e quan dyfishim të ardhurash, i bie të kenë fituar dy herë më shumë plus 13 për qind se vitin e kaluar, ndërsa bizneset janë persekutuar 3 herë më shumë.

    Së dyti, sondazhi dëshmon qartë perceptimin e publikut se qeveria dhe Kuvendi janë jotransparentë dhe se kanë besueshmëri të ulët për nivelin e korrupsionit. Disa javë më parë, në një debat televiziv, kur kolegu Lubonja thoshte se ngjarja e Gërdecit ka rritur perceptimin e korrupsionit te qytetarët, një ish-ministër i ftuar në debat ngulte këmbë se kjo nuk kishte fare rëndësi, pasi ishte ulur importi i domateve 13 për qind dhe kjo tregonte që nuk kishim korrupsion. Kinezërirat për të justifikuar korrupsionin marrin fund shpejt. Opinioni publik është i bindur se qeveria dhe deputetët janë më të korruptuar se një vit më parë. Janë më të korruptuar, për arsyen e thjeshtë se askush prej tyre nuk ka bërë një gjest kundër fenomenit më të rëndë të korrupsionit zyrtar që mbetet Gërdeci. Të gjithë ministrat e qeverisë ‘Berisha’ janë gati të rreshtohen drejt humnerës pas Fatmir Mediut me të njëjtin arsyetim, se ai nuk ka faj, pasi punët e pista i kanë bërë ata poshtë. Në të vërtetë të gjithë e dinë se ku qëndron faji dhe heshtin. Kjo heshtje mjafton që në sytë e shqiptarëve ata të duken të gjithë nga pak Medi, nga pak Ndokë, nga pak Pollo dhe nga shumë Berishë, i cili mbetet kryembrojtësi i tragjedisë së Gërdecit, duke e quajtur atë aksident teknologjik.

    Së fundi, disa institucione të vlerësuara pozitivisht nga sondazhi, siç është institucioni i Presidentit, autoritetet fetare, media dhe ndonjë institucion tjetër, janë realisht dhe institucionet që janë përplasur me qeverinë më së shumti gjatë këtij viti. Të gjithë jemi dëshmitarë të poshtërimit publik që qeveria dhe kryeministri i bënë presidentit, duke i ndryshuar mënyrën e zgjedhjes pa e pyetur fare, as si qytetar të thjeshtë. Të gjithë jemi dëshmitarë të shkrimeve haluçinante të kryeministrit çdo të diel në gazetën RD kundër gazetarëve kryesorë në vend, që duhen koleksionuar për të dëshmuar degradimin e kryeministrit në fund të mandatit të tij. Ato, të shkruara përçart, dëshmojnë për një njeri në krizë, që ka tmerr median që e lufton për korrupsionin, se ka makthe nga mundësia e përfshirjes së të birit në këtë histori të rëndë vrastare për fatin e një politikani dhe derdh fantazinë e tij deri erotike për të dëshmuar gjithë mungesat e tij, mungesën e karakterit, mungesën e ndershmërisë, mungesën e burrërisë, mungesën e mirënjohjes, madje dhe mungesa seksuale që do ta kenë shoqëruar gjatë jetës, derisa fantazon se gazetaret bëjnë seks në ashensor. Shqiptarët kanë parë gjatë këtij viti një kryeministër që fyen dhe mallkon çdo gazetar që dëshmon korrupsionin dhe për fatin e tij të keq e kanë drejtuar gishtin nga ai si hajdut dhe jo nga media. Ky është perceptimi që kryeministri Berisha ka mundur t’iua çojë qytetarëve. Ua ka mbushur atyre mendjen, se ka abuzuar me pushtetin, se ka shtuar korrupsionin dhe se po bën tentativa të qarta të mbrojë të korruptuarit nga sulmet e atyre që luftojnë korrupsionin. Tani mbetet të na mbushë mendjen se qytetarët e kanë gabim dhe se nuk e kanë kuptuar ku ndryshon ky nga kryeministrat e tjerë paraardhës, që ishin po ashtu të korruptuar. Ky ka rezultate më të larta në korrupsion.

  15. #15
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po thot breshka,

    Vertet merakoset Baze per korrupsionin kaq shume..........bisnesmen/pronar gazete????!!!!!!!!!!!!!! he Baze... pse cuditesh....eshte shqiperi. Ti duhet ti dish mire keto pune, dhe nje fshesaxhie bashkie ben korrupsion ne shqiperi.....apo jo?? c'fare nuk te ka shkuar mbare se fundi??? ja ta lexojme....
    ja nje variant pergjigje - nder i madh per ty nese ke vullnet e deshire ta kuptosh ...

    Gazeta Shqip

    Si t‘i pergjigjemi korrupsionit

    John L. withers II

    ...

    Një nga gjërat që më duken shqetësuese është se shumë herë, kur flas me miqtë e mi shqiptarë dhe i pyes: më treguat gjithë këto histori për korrupsionin, po çfarë mund të bëhet për të? Ata përgjigjen, duke ngritur shpatullat: “Të lutem, ambasador, këtu nuk jemi në SH.B.A. por në Shqipëri.”

    Unë nuk e pranoj këtë përgjigje.

    Shqiptarët e vlerësojnë ndershmërinë po aq shumë sa popujt e tjerë në botë dhe popujt që unë njoh. Shqiptarët e urrejnë korrupsionin. Ata e urrejnë faktin që një pakicë njerëzish të korruptuar prishin sistemin në tërësi.

    Dhe në veçanti nuk më pëlqen nënkuptimi në atë përgjigje se korrupsioni është një simptomë e kulturës shqiptare; nuk është kështu. Çdokush që e njeh popullin shqiptar, e di se ai është një shkelje e kodit etik dhe moral të shqiptarëve.

    Kultura shqiptare e vendos ndershmërinë dhe integritetin mbi çdo gjë tjetër. Për shqiptarët një fjalë e dhënë është një fjalë e mbajtur. Dhe parimi i Besës, virtyti klasik i shqiptarëve, është një lidhje që nuk mund të thyhet. Pra, e përsëris, gjithkush që mendon se korrupsioni është i natyrshëm për shqiptarët, e ka gabim; korrupsioni është dhunim i asaj çka do të thotë të jesh shqiptar.

    Atëherë, çfarë mund të bëhet?

    Më lejoni të flas mbi dy tema të veçanta. E para, trajtimi i korrupsionit është një përgjegjësi e nivelit të lartë. Elita politike e këtij vendi duhet të marrë përgjegjësinë në luftën kundër korrupsionit në mënyrë domethënëse, jo thjesht nëpërmjet fjalimeve dhe fjalëve. Dhe, kur them elita politike, më lejoni të jem i qartë: Nuk po e drejtoj gishtin kah qeveria, apo opozita, apo ndonjë grup i caktuar politik, apo individ; e gjithë elita politike duhet të marrë përgjegjësinë. Dhe kjo do të thotë që udhëheqësit politikë duhet të denoncojnë aktet e korrupsionit, edhe kur këto kryhen prej kolegëve të tyre.

    Nuk duhet të përdorin ndikimin për të mbrojtur miqtë apo të afërmit dhe nuk duhet të përdorin pushtetin politik për të ndryshuar rrjedhën e drejtësisë. Elita politike e Shqipërisë duhet të udhëheqë përmes shembullit të vet. Një hap i rëndësishëm i drejtpërdrejtë që mund të ndërmerret është ndryshimi i ligjit për imunitetin, i cili mbron zyrtarët e lartë në gjykata, në parlament dhe në poste të tjera nga procedimi. Ata duhet të jenë po aq përgjegjës ligjërisht sa çdo qytetar shqiptar. Me fjalë të tjera, askush nuk duhet të ketë imunitet nga procedimi për akte të jashtëligjshme.

    Dhe, udhëheqja politike e Shqipërisë duhet të fuqizojë institucionet që kërkojnë të bëjnë drejtësi; të fuqizojë prokurorët që vihen pas kriminelëve dhe të bëjnë të qartë që kushdo qoftë i dyshuar, pavarësisht nga pasuria, pavarësisht nga lidhjet familjare, pavarësisht nga lidhjet politike, do t’i nënshtrohet procedimit.

    ...

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    http://revistamapo.com/index.php?faq...litike&id=1103





    Rubrika:: Politike

    “Berisha më lufton se kam dosjen e Gërdecit”

    interviste me Mero Bazen

    Intervistoi skender minzxhozi
    skenderminxhozi@revistamapo.com

    Në ditën kur një raport i organizatës së njohur Freedom House e rreshton Shqipërinë në vendin e 106 përsa i përket lirisë së shtypit, pyetëm Mero Bazen rreth motiveve të vërtetë të kësaj marrëdhënieje të tensionuar me kryeministrin. “Berisha po më lufton në emër të Familjes”, shprehet Baze, duke insistuar që F-në e madhe ta përdorë sa herë që përmënd familjen e shefit të ekzekutivit.

    Zoti Baze, së fundi kryeministri Berisha duket se ka nisur një betejë më shumë personale sesa parimore apo institucionale me ju, botuesin Ylli Rakipi dhe gazetarin Bushati. Cili është versioni juaj, rreth këtij mllefi mjaft të lexueshëm të zotit Berisha ndaj jush?
    Kryeministri ka nisur një betejë gati 8 mujore kundër meje personalisht, dhe pastaj gjatë rrugës, këtij sulmi i është shtuar kolegu Bushati dhe së fundmi zoti Rakipi. Me aq sa kam kuptuar sulmet ndaj kolegut Bushati, nisën pas emisionit të tij investigativ rreth tragjedisë së Gërdecit, për të cilin Berisha pati paranojën se unë i kisha dhënë informacionet e rezervuara, gjë që nuk është e vërtetë. Mllefi i tij lidhet me faktin se emisioni u transmetua tek Tv Klan, i cili është pozicionuar pro Berishës dhe ky i fundit do t’u tregojë mbështetësve se nuk e ka braktisur “Klani”, por një gazetar që ai ka vendosur ta denigrojë personalisht. Kurse sulmet ndaj zotit Rakipi, bëhen thjeshtë për t’u treguar njerëzve të vet statusin tim të tanishëm për të. Jam thjeshtë një armik i ngjashëm me Ylli Rakipin.
    Pra unë besoj se kemi të bëjmë me një zinxhir sulmesh që nis prej përqëndrimit të tij, për të më izoluar në betejën që nisi kundër meje, fillimisht në një mbledhje të grupit parlamentar dhe më pas në kuvend dhe në gazetën RD.
    Arsyeja thelbësore është fakti se unë kisha thuajse në dorë dosjen e Gërdecit dhe isha dëshmitar, në disa raste fizik, se për atë fabrikë njerëz të afërt të kryeministrit, lobonin pranë qeverisë që të kalohej vendimi i famshëm i qeverisë i shkurtit, me prokurim të drejtpërdrejtë për kompaninë amerikane SAC, ndërsa mijëra militantë të sinqertë ishin përqëndruar tek zgjedhjet lokale në Tiranë . Natyrisht unë i shikoja të gjitha këto, dhe nuk e kisha të vështirë të mblidhja dokumenta për lobingun e tyre për këtë projekt kriminal. Ishte një histori e errët, për të cilin unë nuk kisha shumë besim se do të dilte në dritë ndonjëherë. Dhe nuk kish për të dalë, sikur të mos ndodhte tragjedia.
    Pak muaj më parë kisha sulmuar publikisht mbesën e gruas së zotit Berisha, si zyrtare e korruptuar që ka kapur shtetin dhe kish krijuar një rrjet nepotik në një institucion të rëndësishëm, rekomanduar më së shumti nga djali dhe vajza e kryeministrit. Të gjitha këto më futën në konflikt me “Familjen” dhe ai u detyrua të nisë një betejë publike kundër meje, për të marrë pozicion dhe për të zhvlerësuar akuzat e mia. Djali i tij erdhi e më takoi në përpjekje për të ndalur sulmet në gazetë, por gjatë bisedës u nervozua dhe humbi logjikën, duke më zbuluar se “kisha rënë në sy për keq”. Në një farë mënyre ata po silleshin ndaj meje të bashkuar si familje e madhe, ku hynin mbesa nipër, dhëndurrë, kunetër, dhe gjithkush tjetër që unë nuk i njihja, pasi kur kanë qenë në opozitë i kam njohur të vetmuar, të izoluar dhe pa fëmijë në shtëpi.

    Në një shkrim të fundit në gazetën e PD Rilindja Demokratike, hiqet një paralele mes jush dhe Rakipit, duke pretenduar se jeni identikë në shumë drejtime. Nga buron ky gjykim sipas jush?
    Nuk di si keni arritur të kuptoni çka dashur të thotë, në ato shkrime që po t’ia cosh një mjeku ligjor, mund të përdorësh kushtetutën dhe të shkarkosh kryeministrin për halucinacione.

    A ka qenë i tillë zoti Berisha për 18 vite që e keni njohur, apo ka degraduar së fundmi?

    Nuk e njoh mirë Berishën e kohës së pushtetit të parë, pasi me të kam qenë më afër qysh kur ka dalë në opozitë në vitin 1997. Besoj se deri në vitin 1995 ai ka pasur herë-herë lajthitje të tilla, sulmonte miqtë e vet me pseudonime në RD, por më pas filloi të ndryshojë dhe thuajse hoqi dorë nga kjo pas vitit 1997. Kjo dhe për shkak se në RD u krijua një klimë më normale në kohën që drejtohej nga zoti Patozi, i cili nuk binte në banalitetet të tilla. Por dhe tani ky nuk është problem i RD-së, por i Berishës. Gazetarët e RD që zbardhin artikujt e tij telefonikë, i rregjistrojnë në telefon dhe ua shpërndajnë kolegëve të gazetave të tjera, me bluetooth për humor. Ai tashmë është i rrethuar nga njerëz që përdorin degradimin e tij për t’u faktorizuar dhe të tjerë për t’u pasuruar. Ai u ka provuar të gjithëve se nuk di të respektojë miqësinë me askënd dhe të gjithë e shohin si mjet përfitimi ose objekt humori.

    Kryeministri ju ka akuzuar rëndë personalisht për ndërhyrje tuaja në tendera etj. Si i përgjigjeni?
    Ky është një refren banal i tij, në mungesë të argumenteve për të mbrojtur “Familjen” nga përfshirja në korrupsion. E kundërta ka ndodhur. Unë kam denoncuar komandimin e tenderave prej “Familjes”. Por ai denoncimin e një padrejtësie e quan ndërhyrje në punët e “Familjes” dhe ta konsideron interes personal, ashtu sic i koncepton “Familja” punët e tenderave.

    Në vitin 2005 zoti Berisha u angazhua solemnisht se mediat nuk do të vuanin represionin e shtetit, madje u premtua një epokë lirie totale. Sot, kur ndaj mediave janë ndërmarrë hapa restriktive të natyrës ekonomike dhe kur gazetarët sulmohen nga vetë kreu i ekzekutivit, sa e saktë është shprehja se zoti Berisha i është rikthyer zakonit të vjetër ndaj gazetave, të cilin e mbajmë mend të gjithë?

    Mendoj se kemi të bëjmë me dy standarde të sjelljes së tij ndaj medias. Ka një përpjekeje të qartë të tij për të mbajtur afër botues të rëndësishëm, por dhe aspak të rëndësishëm, që janë të gatshëm të përdoren, dhe u ka krijuar atyre privilegje të padëgjuara. Ata janë pjesë e oborrit të tij. Ka pastaj sulme të tij ndaj gazetarëve dhe mediave që ka humbur shpresë t’i ketë nën kontroll. Ka denigrime të tij publike ndaj gazetarëve dhe jetës së tyre private. Ka informacione të besueshme se ka futur nën përgjim telefonik gazetarë kundërshtarë dhe heton lidhjet e tyre me njerëz të administratës. Po bën shantazhe në bizneset e pabindura të shtypit me urdhëra haxhiqamiliste, për kontrolle tatimore. Pra, nuk është një kryeminsitër bardhë e zi në qëndirmin ndaj shtypit, por një kryeministër që po përdor dhe kulaçin dhe kërbaçin dhe po e udhëheq vet këtë betejë. Dhe në fakt kjo është dhe shpresa e vetme që kemi, pasi ai i humbet lehtë dhe me bilanc të keq betejat me shtypin.

  17. #17
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Baze, jovetem qe i ka hequr dorezat, por ka humbur dhe qetesine, dhe llogjiken......tashme eshte deklaruar antiBerishe, dhe eshte shume krenare per kete..... OK, Mero, thashme e dime drejtimin tend........

    Ja dhe dy shkrime me dy drejtime diametralisht te kunderta....... Mero... Mero...


    Reforma për imunitetin dhe aleanca për MediunNga Mero Baze

    Komisioni parlamentar i Imuniteteve dje ilustronte më së miri një aleancë të qartë publike për të mos hequr imunitetin e deputetit Fatmir Mediu, para se të bëhet reforma për imunitetin. Të gjithë deputetët, anëtarë të Komisionit të Imuniteteve, me të njëjtën sintaksë dhe të njëjtin mendim, njësoj siç u ankuan një javë më parë se ka shumë pak materiale, dje u ankuan se “ka shumë materiale dhe nuk na duhen kaq shumë.” Madje, dikush prej tyre shkoi dhe më tej duke kritikuar prokurorinë që i çon praktika ligjore të kota për ilustrim.
    Në të vërtetë, pas dëshirës së qartë për të mos u nxituar në heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut, fshihet nderi i fundit që kryeministri, Sali Berisha, po përpiqet t’i bëjë bashkëfajtorit të tij, Fatmir Mediu, për të mos i hequr imunitetin për rastin tragjik të Gërdecit, por për ta hetuar atë pas mundësisë që do të krijohet me ndryshimet kushtetuese si gjithë deputetët e tjerë të Kuvendit të Shqipërisë. Në pamje të parë, e gjithë kjo duket një formalitet, por realisht është një partneritet i qartë politik. Të gjithë e dinë se Fatmir Mediu do të hetohet dhe do të shkojë para drejtësisë, nëse i heqin imunitetin, si tani, si pas një muaji. Por shtyrja dhe zvarritja e këtij hetimi kërkon të ulë profilin e tragjedisë dhe të respektojë në maksimum fajtorin në vend të viktimës. Fatmir Mediu është përgjegjësi kryesor i asaj tragjedie. Ai është ideuesi dhe zbatuesi i projektit kriminal që mori 26 jetë njerëzish, 300 të plagosur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara. Në çdo vend gjysmënormal ai tashmë do të ishte në burg. Tallja me procedurën e imunitetit të tij është një pazar i qartë mes tij dhe kryeministrit, Sali Berisha, për të mos u trajtuar si kriminel, por si i barabartë me çdokënd nga ata që janë sot deputetë në atë Kuvend.
    Pëshpëritjet nën dhëmbë të Fatmir Mediut për njerëzit e familjes së Berishës të përzier në këtë skandal dhe angazhimi nga ana tjetër si ndihmës ligjor në këtë çështje i kunatit të zotit Mediu, Ilirian Celibashi, që është njëkohësisht njeriu më i afërt i zotit Rama, duket se nxorën në plan të parë një javë pas ndryshimeve të reja kushtetuese, një ndryshim të ri kushtetues që ka të bëjë me imunitetin. Ky propozim ka pas qenë përfshirë në bisedimet e nëndheshme mes palëve, që para se të bëheshin ndryshimet kushtetuese, por për çudi aty u shtuan me urgjencë gjëra të pazakonta për mandatin e presidentit dhe kryeministrit dhe u hoq nga rendi i ditës një temë që ka prej vitit 2005 që diskutohet publikisht. Kjo do të thotë se një arsye tjetër më e madhe, më e fortë dhe më bashkuese për të dy liderët politikë në vend ekziston. Dhe ajo është dyshja Mediu-Delijorgji, dyshe që bashkon të majtën dhe të djathtën shqiptare në pushtet, si një simbiozë e mafias që ka kapur shtetin shqiptar. Nga kjo kapje shteti, e cila mbyll gojën e disa ish-kryeministrave dhe kryeministrit aktual, si dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ne duhet të vazhdojmë të shikojmë skena të shëmtuara si ajo e djeshmja, kur deputetët, të cilët një javë më parë thanë “kemi pak faqe për Mediun”, dje thanë se ishin shumë faqe dhe s’mund të lexoheshin. Është kjo arsyeja, që ky shtet i kapur detyrohet të ndërrojë Kushtetutën çdo javë, nën presionin e mafias. Kryeministri, Sali Berisha, e ka të vështirë ta dorëzojë Fatmir Mediun si kriminel para drejtësisë. Jo se i dhimbset, por se ka ende frikë se i bën dëm. Në momentin kur s’do t’i duhet më, natyrisht do ta lëshojë përfundimisht. Tashmë, është duke e përcjellë me më shumë respekt, me më shumë dinjitet. Është duke i treguar qartë se është në anën e tij dhe jo në anën e viktimave.
    Hezitimi i turpshëm për t’i hequr imunitetin përgjegjësit kryesor të tragjedisë së Gërdecit, tregon mes të tjerash se parlamenti ka gjithnjë e më pak deputetë dhe gjithnjë e më shumë nëpunës të bindur, të cilëve nuk iu dalin në gjumë fëmijët e vrarë në Gërdec, por lista e deputetëve të vitit 2009 që do hartohet nga Berisha e Rama. Për këtë arsye, vendimi i tyre për t’i dhënë dinjitet dorëzimit të Mediut para drejtësisë, ka vënë në rresht Komisionin e Mandateve dhe Imunitetit, i cili po pret, me sa duket, që të përfundojë njëherë reforma tjetër kushtetuese e kësaj jave për dorëzimin e imunitetit, me qëllim që të shmanget dorëzimi i Mediut.




    Godo: Topi te "rishikoje" Ina Ramen
    Rozeta Rapushi

    E Enjte, 15 Maj 2008
    Shtohen pakenaqesite e politikes ndaj Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, per kerkesat e faktet per heqjen e imunitetit te Fatmir Mediut. Nje dite pas kritikave te anetareve te keshillit per rregulloren, mandatet dhe imunitetet ndaj Kryeprokurores se ka sjelle material voluminoz e pa fakte te reja per ceshtjen "Mediu", presidenti i Asamblese te PR-se, Sabri Godo e cilesoi ate si te papergjegjshme. "Jemi deshmitare qe dy here brenda nje kohe te shkurter, Prokuroria e Pergjithshme ka bere dy dalje te pakuptimta ne publik, nen pretekstin se do te beje transparence lidhur me akuzat ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes e kryetarit te PR-se, Fatmir Mediu. Daljet behen per te justifikuar akuzat e bera, ne fakt nuk justifikon asgje", u ankua Godo. Por, duke shkruar me tej me pakenaqesite ndaj Kryeprokurores Rama qe ne nentor te vitit te kaluar mori mandatin, ai kerkoi edhe nderhyrjen e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, i cili disa kohe me pare garantoi qytetaret te besojne te prokuroria ne kete hetim. "Une do t'i kerkoja Presidentit Topi qe te rishikonte kete veprimtari te fundit te Prokurorise, ne menyre qe me te vertete te ecim ne kete drejtim, duke pasur nje Prokurori qe i trajton ceshtjet ne menyre te mbare", kerkoi Godo. Sipas tij, ne sjelljet e fundit te Kryeprokurores ose kemi te bejme me nje nenvleresim te Kuvendit, ose me nje mungese serioze te nivelit profesional te atyre qe bejne nje percapje te tille. Godo u dha te drejte te gjithe anetareve te Keshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve qe protestuan ndaj materialit voluminoz te Kryeprokurores Rama. Sipas tij, protesta ishte e drejte jo per te mbrojtur imunitetin e ish-ministrit Mediu, por per menyren se si u trajtua Kuvendi, duke i derguar nje vandak te madh me urdheresa qe jane ne dispozicion te gjithkujt. Ankesat e republikanit, iu shtuan atyre qe ju bene dy dite me pare Kryeprokurores nga anetaret e keshillit qe po shqyrtojne heqjen e imunitetit apo jo te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, per tragjedine e Gerdecit. Sipas anetareve te djathte e te majte, materiali i Kryeprokurores per imunitetin e Mediut eshte shume voluminoz dhe permban vendime, urdhra e ligje te shumta, pa fakte konkrete brenda. Keshilli vendosi qe t'i jape mundesi ish-ministrit Mediu qe te mbrohet para deputeteve per akuzat e ngritura ne mbledhjen e radhes. Disa jave me pare, Kryeprokurorja Rama dorezoi ne Kuvend kerkesen per heqjen e imunitetit te Mediut me pasoje nisjen e hetimeve ndaj tij per tragjedine e Gerdecit, ku si pasoje e shperthimit te fabrikes se municioneve humben jeten 26 persona e u plagosen qindra te tjere. Per shkak te kerkeses, PD riktheu ne Kuvend nismen e saj per heqjen e imunitetit per te gjithe deputetet. Nisme e cila do te debatohet javen e ardhshme ne komisione.

    Dosja e Kryeprokurores Ina Rama, 648 faqe

    Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, cuditi te gjithe anetaret e Keshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve me materialin shtese prej 648 faqesh qe dorezoi ne Kuvend per imunitetin e Fatmir Mediut. Kryeprokurores iu kerkuan materiale shtese per te plotesuar kerkesen e saj per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes Mediu. Konkretisht, fakte qe flisnin per kete ceshtje. Por ne kembim te tyre anetareve ju erdhi nje dosje voluminoze, e cila u lexua shkarazi nga disa prej anetareve. Madje, dy prej tyre, si Ilir Bano apo Petro Koci, nuk pranuan ta marrin fare dosjen e Kryeprokurores, per shkak te volumit te madh. Ndersa disa anetare te tjere si Arian Madhi u ankuan se, pavaresisht volumit te madh, dosja e prokurorise nuk kishte fakte te reja kunder ish-ministrit Mediu. Duke kritikuar keshtu indirekt Kryeprokuroren Ina Rama.

    Vullneti i Kuvendit, si ne rastin e Bashes

    Paraprakisht, anetaret e Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin jane shprehur pro heqjes se imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila drejton edhe keshillin, u shpreh se vullneti eshte pro, si rasti precedent me Lulzim Bashen. Madje, Topalli riktheu ne komisione nismen e PD-se per t'ua hequr imunitetin te gjithe deputeteve.

  18. #18
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Fale zotit qe kemi Meron........ ky eshte flamurtari i anti-korrupsionit ne shqiperi.
    Njeri i drejte dhe me integritet. Nuk pyet per perfitime, i "dhemb" shqiperia dhe shqiptaret........... ja dhe konspiracioni i fundit..........

    Nevoja për alibi të re
    Nga Mero Baze
    Kryeministri, Sali Berisha, po përpiqet të krijojë një alibi të re në raportet e tij me pushtetin gjyqësor dhe Prokurorinë e Përgjithshme për ta kthyer në betejë politike mënyrën, thellësinë dhe plotshmërinë e mundshme të hetimit të tragjedisë së Gërdecit. Dyshues deri në fund se Presidenti i Republikës është angazhuar për të motivuar drejtësinë për të hetuar çdo detaj të tragjedisë së Gërdecit, kryeministri, Sali Berisha, po krijon një mozaik konfliktesh që të justifikojë çdo lloj përfundimi të pakëndshëm të hetimeve mbi këtë çështje. Së pari, duket se ai ka përdorur raportet jo të mira mes Topallit dhe Topit për të degraduar çështjen e shqyrtimit të dosjes ‘Mediu’, e cila për turpin e këtij Kuvendi po shtyhet në pafundësi në mënyrë cinike për t’i bërë karshillëk asaj që konceptohet prej shumicës si pushtet i presidentit. Këmbëngulja banale e Kuvendit për të gjykuar cilësinë e provave që paraqet si argument prokuroria për çështjen ‘Mediu’, është një karshillëk i pastër. Jo më larg se gjashtë muaj më parë, ky Kuvend i hoqi imunitetin ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, për një akuzë, e cila pas hetimit mund të na çojë te ndonjë faturë e ndonjë dëmi ekonomik, por jo ndonjë korrupsioni që ka prodhuar pasoja për ekonominë ose qytetarët shqiptarë. I krahasuar me imunitetin e Lulëzim Bashës, imuniteti i Fatmir Mediut është si faji i një të dyshuari për shpërdorim ekonomik me fajin e një vrasësi të kapur në flagrancë në vendngjarje. Askush nuk do të guxonte të shfletonte dosjen e Ina Ramës për të dorëzuar imunitetin e Fatmir Mediut. Ajo është një dosje që iu shfaq publikisht shqiptarëve, me gjithë tmerret e saj. Çdo tentim për ta shtyrë deri në fund mosdorëzimin e tij, nuk mund të kuptohet si gjë tjetër, veçse si arsye për të krijuar konflikt me prokurorinë, presidentin dhe pushtetin gjyqësor, si dhe për të justifikuar më pas të vërtetat e hidhura që mund të dalin nga ky hetim.

    Së dyti, Berisha po përpiqet të përdorë konfliktin e fundit me presidentin, po ashtu për të bërë sulme në bllok ndaj pushtetit gjyqësor. Korrupsioni i përhapur në drejtësi, në të vërtetë do të ishte një shans tashmë për të heshtur për çështjen ‘Gërdeci’, por fakti që prokurorët e çështjes nuk janë njerëz nën kontroll të qeverisë dhe më tej akoma, emërimet e mundshme në Gjykatë të Lartë po ashtu janë njerëz që po armiqësohen publikisht me kryeministrin, e motivon këtë të fundit ta thellojë konfliktin, që të ketë alibi për çdo lloj përfundimi të këtyre hetimeve.

    Së fundi, njoftimet e pakonfirmuara nga prokuroria se familjarë të kryeministrit mund të thirren për hetim nga ky organ për lidhjet e tyre me personazhin e tragjedisë së Gërdecit, kanë rritur tensionin dhe kanë çuar në ekstrem reagimin kundër prokurorisë deri te letra e fundit refuzuese për imunitetin e Mediut, ku kryetarja e Kuvendit fajësonte ushtarakët, sikur të ishte anëtare e Gjykatës së Lartë, duke bërë madje fajtorë ata dhe për një vendim të qeverisë me nr. 138, të cilin e ka bërë vetë Sali Berisha. Kjo përpjekje për karshillëk të qartë, madje dhe kujdesi për të mos vrarë shumë mendjen për argument në këtë luftë mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, nuk ka asnjë shpjegim tjetër veçse nevojës për alibi për çdo hap të mëtejshëm të gjyqësorit në historinë e Gërdecit.

    Kjo luftë pa sens dhe pa argument ka shqetësuar dukshëm faktorin ndërkombëtar dhe ka nxitur dje një reagim, ndoshta më të fortin që ka ndodhur ndonjëherë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por kjo nuk ka për të pasur ndonjë ndikim te tendenca e qeverisë për konflikt me gjyqësorin. Qeveria luftën me gjyqësorin nuk e ka si luftë për ta fituar, as si betejë për ta nënshtruar, por e ka betejë politike për t’ia zhvlerësuar përfundimet e tij të mundshme. Kryeministri Berisha nuk do që të certifikohen vendimet që mund të marrë ky gjyqësor për çështjen ‘Gërdeci’, emrat që mund të nxjerrë dhe historitë e pazbuluara që mund të trondisin shqiptarët. Atij nuk i intereson më as “Silvia Konti” dhe as “Tano Karidët”, ai do konflikt me ta, për të thënë i qetë se “nuk po më gjykojnë, por po më paragjykojnë”. Ai ka nevojë për një alibi të re dhe, po ta dinte se do të shpërthente Gërdeci, ndoshta Dhori Sollaku do ishte më i mirë si prokuror për të.

  19. #19
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    lum shqypnija qe ka salen, kardiolog me integritet,
    i kalli daten korrupsionit, dhe e futi ne shtepi te vet,

    deri para kepurdhes nuk kishte dijeni per gerdecaret,
    tash do te zgjidhe edhe punen e rrugeve per lypsaret ...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Shikojeni mire ne foto kete njeri

    rrezaton negativitet deri ne ato pak qime qe i kane ngelur ne koken-oturak

    ndoshta ai ka te drejte per ato qe shkruan

    por ai nuk ka moralin per ta bere kete

    eshte i zhytur deri ne floke ne llumin pseudo-gjithfaresh...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të shkruajmë një lajm për në gazetë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2017, 04:48
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  3. Botues Librash Apo Seksere Te Rendomte
    Nga Fenomeni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 09:16
  4. Intervistë me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •