Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Analize e Personaletit te Sali Berishes

    Sot, 17 Prill 2008

    Berisha, nė njė analizė tė personalitetit
    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Sali Berisha lindi nė 1944, nė njė vit pėrmbysjeje historike pėr Shqipėrinė, kur vendi hyri nė erėn komuniste. Asgjė nė realitetin shqiptar nuk simbolizonte mė tepėr diskrepancėn me llojin e shoqėrisė, ku sipas Marksit dhe Engelsit duhej tė ndėrtohej komunizmi, shoqėri urbane dhe industriale, se fshati ku lindi Sali Berisha nė Tropojė, nė njė mjedis shoqėror fisnor.

    Rritja e Sali Berishės eci paralelisht me ballafaqimin mes komunizmit, kėsaj force tė re, qė po pėrpiqej tė modelonte dhunshėm shoqėrinė shqiptare, dhe mjedisit shoqėror fisnor ku lindi Berisha. Kjo pėrplasje i ngjan asaj qė ndodh, nėse njė qendėr e fuqishme graviteti shfaqet befas dhe ushtron presion mbi gravitacionin e njė sistemi trupash qiellorė. Bota, ku lindi Sali Berisha ishte e ndėrtuar si sistem i fisit dhe bajrakut, me gjakun e pėrbashkėt si gravitacion, qė e mbante tė lidhur sistemin. Pushteti komunist u shfaq si njė qendėr e re gravitacioni, qė filloi tė ushtrojė njė presion nė rritje pėr ta shpėrbėrė kėtė sistem tradicional.

    Kėshtu, Berisha lindi dhe u rrit nė njė mjedis tė dyfishtė dhe kjo gjė krijoi tek ai njė personalitet tė dyfishtė. Nė kohėn, qė u rrit Sali Berisha, komunizmi ende nuk e kishte filluar realisht ofensivėn kundėr kėsaj bote fisnore, atė do ta bėnte nė vitet gjashtėdhjetė, kur Sali Berisha tashmė jetonte nė Tiranė. Sa kohė Sali Berisha jetoi nė fshat, atje ishte praktikisht e paprekur struktura fisnore dhe ekonomike, duke qenė se nuk ishte bėrė kolektivizimi i tokave, kullotave dhe bagėtive. Gjithashtu, vazhdonte tė funksiononte pėr inerci moduli tradicional i socializimit, edukimit tė brezave tė rinj, ashtu siē ishte bėrė qė nga kohėrat qė nuk mbaheshin mend.

    Ky modul i kultivonte Sali Berishės sė vogėl nė mesin e shekullit XX, njė personalitet dhe vlera socializuese, qė e bėnin atė tė ngjashėm me njė bashkėmoshatar tė vetin nė shekullin XIV. Prandaj Sali Berishės, nė familje iu kultivuan si vlera ato tradicionale tė mjedisit shoqėror, me fisin si pikė referimi qendrore nė jetėn e individit. Bota brenda fisit ishte bota e sigurt, ku individi kishte gravitacion. Bota pėrtej fisit ishte njė botė e pasigurive, ku individi humbte gravitacionin social, dhe ku fitonte siguri vetėm duke ndjekur pas tė parin e fisit, tė bajrakut, qė vepronin nė emėr tė fisit, tė bajrakut, duke bėrė marrėveshje me botėn pėrtej fisit, bajrakut, dhe duke hyrė nė sistemin e gravitacionit tė saj.

    Sali Berisha nuk jetoi nė fshat mė tepėr se deri nė moshėn 14 vjeē, por nė mjedisin malėsor fisnor tė Veriut, mėnyra e edukimit ishte e tillė qė njė djali nė moshėn 14 vjeēare, i ishte kultivuar sjellja dhe personaliteti i njė burri tė pjekur. Njė malėsor, 14 vjeēar kishte formimin si personalitet nė kuadrin e mjedisit social ku banonte, tė barabartė me atė tė njė njeriu qė kishte thuajse dyfishin e moshės sė tij nė qytetet e mėdha tė vendit. Baza e formimit tė Sali Berishės ishte pra, ky stereotip i mjedisit fisnor ku ai lindi dhe u rrit.

    Por, derisa Sali Berisha po formohej nė kėtė mėnyrė, ai e ndjente nė shkollė dhe gjithandej presionin e qendrės tjetėr tė gravitacionit social, komunizmit, qė kėrkonte tė shpėrbėnte sistemin nė tė cilin orbitonte ai. Derisa ai kishte pėrvetėsuar njė mėnyrė jetese, tė ngjashme me atė tė stėrgjyshėrve tė vet, po kėrkohej t’i imponohej njė tjetėr mėnyrė jetese, krejt e ndryshme me tė parėn.

    Nė mjedisin fisnor, ku lindi dhe u formua Berisha, kur shfaqeshin befas rreziqe pėr mėnyrėn e jetesės, reagohej me atė qė mund tė quhet si manuali i tė parėve. Kėshtu dhe ndaj komunizmit u reagua njėlloj si ndaj Islamit, qė dikur kėrkonte t’ua impononte malėsorėve Imperia Osmane. Atėherė, tetė breza para Sali Berishės, paraardhėsi i tij, Mark Vata (mbiemri i vėrtetė i familjes sė Sali Berishės ėshtė Marvataj, por ata mbajnė mbiemrin e fisit nė Pukė prej nga erdhėn nė Tropojė), kishte kthyer fenė duke u bėrė mysliman. Ashtu si dikur, paraardhėsi i Sali Berishės, Mark Vata, u pėrshtat me realitetin e ri, duke ndryshuar fenė pėr t’u bėrė mysliman, edhe Sali Berishės do t’i duhej tė pėrshtatej me komunizmin, njė ideologji qė ishte larg formimit tė tij mendor aq shumė sa ē’mund tė imagjinohet. Pra, do t’i duhej tė bėnte njė kompromis.

    Duke qenė nga natyra njeri inteligjent, Berisha e perceptoi qė kur ishte nė shkollė nė fshatin e lindjes luftėn mes dy qendrave tė gravitacionit nė shoqėrinė ku jetonte. Kjo kultivoi tek personaliteti i Berishės ndjenjėn e pasigurisė. Kjo ndjenjė pasigurie erdhi duke u thelluar veēanėrisht kur Berisha u largua nga fshati i lindjes nė moshėn 14 vjeē, pėr tė shkuar nė Tiranė, nė shkollėn e mesme mjekėsore. Kur Berisha u largua nga mjedisi ku kishte lindur, ai e ndjeu veten si njė njeri qė kishte humbur gravitacionin nė shoqėri, pra ndjeu pasiguri.

    Ėshtė simptomatike pėr personalitetin e Berishės qė ai ka nė fjalorin e vet shprehje si “Ėshtė nė bindjen time mė tė thellė” apo “Ėshtė qėndrimi im i palėkundur”. Me kėtė ai sikur kėrkon mė tepėr tė bindė veten, sesa tė tjerėt, pėr sigurinė e tij, qė nė tė vėrtetė nuk e ka pasur kurrė. Shoku qė pėsoi Berisha ishte i dyfishtė, jo thjesht se ai humbi gravitacionin tradicional, por edhe se bota e kryeqytetit, ku erdhi e mahniti me superioritetin e saj tė jashtėm, nė krahasim me botėn e tij, ndėrtesat, dyqanet, rrugėt, makinat, mėnyra e jetesės etj. Ai sigurisht qė e ndjeu veten inferior nė kėtė botė. Berisha reagoi ndaj kėsaj situate tė papritur, ku u ndodh me njė pjekuri qė e kapėrcente shumė moshėn e tij, se ai, siē kam thėnė, ishte formuar nė njė mjedis ku njeriu piqej para kohe sa i pėrket formimit tė personalitetit.

    Berisha vendosi qė tė bėnte gjithēka qė tė ecte sa mė pėrpara nė kėtė botė, t’i nėnshtrohej por edhe ta mposhtte atė. Drama e jetės sė Berishės, qė nga mosha 14 vjeēare dhe deri mė sot ėshtė gjetja e njė gravitacioni tė ri dhe kapėrcimi i inferioritetit qė ndjeu nė botėn ku erdhi. Nė hapėsirėn e re ku erdhi Berisha nė moshėn 14 vjeē, dhe ku do tė vazhdonte tė jetonte pa ndėrprerje deri mė sot ishte njė botė, ai filloi tė kėrkonte gravitacion. Dhe pėr tė gjetur atė filloi tė pėrdorte stereotipet e botės nga vinte. Duke qenė se ishte edukuar qė pėr tė ishte ēėshtje sedre qė tė bėnte mirė punėn qė kėrkohej prej tij, nė ekonominė rurale tė familjes, ai filloi tė bėnte edhe kėtu sa mė mirė atė qė kėrkohej prej tij, tė mėsonte nė shkollė. Kjo i jepte njė siguri nė mjedisin e tij tė ngushtė, nė klasė, nė shkollė.

    Stereotipi tjetėr ishte qė tė kėrkonte ekuivalentin e fisit, tė bajrakut, nė botėn e re ku erdhi. Ato i gjeti tek organizata e rinisė, tek partia. Ideologjinė komuniste, Berisha e perceptoi si ekuivalentin e gjakut qė lidhte individin me fisin dhe bajrakun. Berisha besonte se, sa mė i pėrkushtuar ideologjikisht qė tė ishte, sa mė militant qė tė tregohej, aq mė tepėr organizata e rinisė, partia dhe tekefundit regjimi komunist, do tė pranonin qė tė kishin me tė marrėdhėniet qė ai donte, tė fisit dhe bajrakut me anėtarin e tyre, duke i dhėnė atij siguri.

    Kur Berishės iu dha e drejta e studimit pėr mjekėsi dhe mė pas kur, si mbaroi shkollėn, u mbajt me punė nė Tiranė, nė fakultetin e mjekėsisė dhe nė spital, ai krijoi gjithmonė e mė tepėr bindjen se kishte arritur pikėrisht kėtė lloj marrėdhėnieje me partinė, me regjimin. Por, gravitacionin do ta gjente pėrfundimisht nė realitetin e ri ku kishte ardhur vetėm kur tė bėhej anėtar i PPSH. Pėr Berishėn e ri, partia ishte ekuivalenti i bajrakut, ndėrsa organizata e partisė ishte ekuivalenti i fisit. Kur Berisha u pranua nė parti, ai e perceptoi kėtė gjė sikur u bė anėtar i bajrakut. Tashmė pėr tė ishte arritur ekuivalentimi i gjakut me ideologjinė nė raport me botėn e re ku kishte ardhur. Kėshtu qė ai tashmė ndjente siguri nė botėn e re.

    Aq shumė e ka ndjerė Berisha iluzionin se kishte siguruar gravitacionin e nevojshėm, saqė ai nuk bėri njė martesė jugore, siē bėnin shumė nga ata pak veriorė qė vinin nė Tiranė nė kohėn e komunizmit, duke e gjetur kėtė si njė mėnyrė tė sigurt pėr tė bėrė karrierė nė njė regjim jugor. Pas tė gjitha gjasave kjo influencoi qė ai tė mos bėnte karrierė politike nė kohėn e regjimit komunist, gjė qė ai qartėsisht e ka dashur. Berisha punoi fort qė tė bėhet profesionist i mirė nė mjekėsi dhe ia arriti kėsaj.

    Por, ai nuk u bė dot intelektual, nė sensin e njė njeriu me dijeni tė gjėra jashtė profesionit tė vet. Ai ishte inteligjent, por kishte shumė mangėsi qė nuk e lejuan tė bėhet intelektual. Sė pari, atij i mungonte njė bazė e mirė leximesh tė pėrgjithshme nė fėmijėri dhe nė rini, qė e ndihmojnė njė njeri inteligjent tė bėhet intelektual. Djalit inteligjent qė erdhi nga Tropoja nė Tiranė, me ambicien pėr tė gjetur fisin dhe bajrakun tek partia, as nuk i ndodheshin nė duar, dhe as nėpėr mend nuk i shkonte tė kėrkonte libra qė pėr regjimin ishin gjysmė tė ndaluar, ose tė ndaluar, dhe qė i mundėsonin atij qė i lexonte njė formim intelektual tė ndryshėm nga ai qė bėhej nga shkolla dhe botimet e kohės sė komunizmit.

    Berisha kishte lexuar kryesisht tekstet shkollore, diēka letėrsi, si tė gjithė njerėzit inteligjentė tė asaj moshe, por jo librat e duhur jashtėshkollore dhe jo nė sasinė e duhur. Ai nuk kishte lexuar pothuajse asfare histori, pa njohje e sė cilės njė njeri inteligjent nuk mund tė bėhet intelektual, dhe qartėsisht pėr aq sa kishte lexuar, nuk kishte lexuar gjė tjetėr veē teksteve zyrtare tė regjimit. Ai lexonte shumė ideologji se donte tė ishte i fortė nė zotėrimin e asaj qė e quante ekuivalenti i gjakut nė botėn e re ku jetonte. Duke e demonstruar kėtė gjė nė mbledhjet partiake, format e edukimit, mbledhjet e mėngjesit tė quajtura informacioni politik, Berisha kujtonte se demonstronte ekuivalentin e besnikėrisė me bazė gjakun, kategori bazė e botės nga vinte. Kėshtu, Berisha ishte njė njeri qė lexonte jashtė profesionit tė vet, pėr tė kapėrcyer dilemėn e vet tė sigurisė. Ai nuk lexonte pėr t’ u bėrė intelektual.

    Derisa dogma ideologjike jepte siguri, ai e shikonte leximin e saj si njė ritual me pėrmbushjen e tė cilit ai legjitimohej tė kėrkonte siguri, si idhujtarėt. Berisha ishte pra njė njeri inteligjent, qė mund tė quhej intelektual sipas standardit tė regjimit komunist, por qė nuk e pėrdori intelektin e tij pėr tė kultivuar me anė tė leximeve kategori mendore qė do ta bėnin atė njė intelektual ndryshe nga standardi i regjimit, ose nėse mund ta quaj kėshtu, njė disident privat. Kjo i la njė mangėsi tė madhe intelektuale. Kur Berisha udhėtoi nė Perėndim, nė vitet shtatėdhjetė-tetėdhjetė, i ēuar nga regjimi komunist, ai sigurisht qė e ka kuptuar absurdin e regjimit komunist nė Shqipėri, por kjo nuk e cėnoi strukturėn e mentalitetit tė tij, qė ishte njė mekanizėm pėrshtatjeje.

    Nėse do tė krijohej situata, Berisha do tė pėrshtatej edhe me realitetin e ri, me influencė perėndimore ashtu si me komunizmin, por ky ndryshim do tė ishte i sipėrfaqshėm. Dhe kėshtu ndodhi realisht kur nė Shqipėri u instalua pluralizmi politik nė 1990. Berisha, i cili pėr gjithė jetėn e tij, qė kur kishte ikur nga fshati, kishte kėrkuar nė realitetin e ri social ekuivalentin e fisit dhe bajrakut, dhe ishte akomoduar kur i kishte gjetur tek partia, e gjeti befas veten tė katapultuar nė krye tė njė «bajraku», pėrkatėsisht partie, PD. Partinė ai pa sipas mėnyrės sė vet, si ekuivalentin e bajrakut, ndėrsa nivelet e partisė i pa si ekuivalenti i fisit dhe familjes. Nga tė gjithė anėtarėt e partisė, nė tė gjithė nivelet, ai kėrkonte qė ta shihnin partinė kėshtu dhe t’ i bindeshin atij, duke marrė nė kėmbim sigurinė.

    Zgjedhjet e vitit 1992 e sollėn Berishėn nė pushtet, me fuqi tė madhe. Berisha u bė shtetar pa u bėrė intelektual dhe kur u bė shtetar ai u mundua tė japė pėrshtypjen se ėshtė intelektual. Derisa bėrja shtetar pa qenė intelektual ishte handikap-i mė i madh i tij, dėshira pėr tė lėnė pėrshtypjen se ėshtė shtetar intelektual u bė shkak pėr shumė veprime groteske tė tij nė kohėn e qėndrimit nė pushtet. 34 vjet, pasi ai kishte ardhur nė kryeqytet, nė atė botė tė huaj dhe superiore pėr tė, si njė djalosh i pasigurt, ai tashmė kishte triumfuar ndaj kėsaj bote shumė mė tepėr se ē’mund tė kishte imagjinuar atėherė.

    Berisha duhet ta ketė shijuar thellė kėtė triumf, por kjo duket se e ringjalli pasigurinė e tij, nė njė nivel tė ri. Si kryetar shteti ai e tregoi veten si njė njeri qė pėr siguri kėrkon tė ndėrtojė ekuivalentin e bajrakut nė shtet, nė aspektin e brendshėm dhe tė jashtėm. Duke bėrė kėtė gjė, pėsoi dėshtime groteske. Ai qeverisi me praktikėn e kamariljes (shoqėrisė) dhe simboli i dėshtimit tė kėsaj mėnyre ėshtė fakti qė njė nga armiqtė e vet mė tė egėr sot ėshtė Bashkim Kopliku qė ai e bėrė zėvendėskryeministėr herėn e parė, kur PD ishte nė pushtet dhe tre herė deputet, vetėm se ishte kushėriri i shokut tė vet tė dhomės nė shkollėn e lartė, Ferid Hotit, tė cilin gjithashtu e bėri deputet dhe ambasador.

    Nė aspektin e jashtėm, Berisha e kėrkoi sigurinė jo si shtetar, por si bajraktar, duke hyrė nėn sqetullėn e njėrit nga “shtatė krajlat”, tė SHBA, qė nė kėmbim tė besnikėrisė sė tij, duhet ta mbanin atė gjatė nė pushtet. Pra, marrėdhėniet e tij me SHBA Berisha i konceptoi sipas stereotipave tė formimit tė tij bazik, si ato tė bajraktarit me krajlin. Kur marrėdhėniet shqiptaro-amerikane u komplikuan nė 1994 pėr shkak tė konfliktit qė u krijua nė marrėdhėniet shqiptaro-greke, Berisha nuk reagoi si njė shtetar dhe intelektual, qė bėn njė analizė tė thellė e tė gjerė tė problemit, por si njė bajraktar klientelist tė cilit krajli i ka lėnduar sedrėn, kėshtu qė ai hidhet tek njė tjetėr nga “shtatė krajlat”, duke u ftohur me SHBA dhe duke u afruar me Francėn.

    Berishės nuk i shkoi ndėrmend se SHBA mbeteshin partneri strategjik afatgjatė i Shqipėrisė, dhe se pėr kėtė arsye ia vlente qė t’ i bindej kėrkesės amerikane pėr politikėn qė duhej tė bėnte ndaj Greqisė, por duke e paralajmėruar SHBA pėr rreziqet e kėsaj politike nė radhė tė parė pėr interesat e SHBA nė rajon dhe posaēėrisht nė hapėsirėn shqiptare. Kėshtu Berisha do t’ i vinte mė tepėr nė vėshtirėsi zyrtarėt amerikanė qė bėnin politikėn e lobit greko-amerikan, dhe do t’i bėnte SHBA mė tė detyruara ndaj tij. Ai u largua nga pushteti nė 1997, duke vepruar sipas stereotipave tė formimit tė tij bazė, dhe u rikthye nė pushtet nė vitin 2005, duke dashur tė krijojė bindjen se i kishte abandonuar ato stereotipa.

    Berisha sot, si nė tė gjitha situatat vazhdon tė veprojė sipas stereotipave qė janė nė bazė tė formimit tė vet. Ai nuk largohet nga pushteti dhe politika, jo aq pėr etje pėr pushtet, se pėr faktin se i duhet tė gjejė ekuivalentin e fisit dhe bajrakut nė jetėn e re jashtė pushtetit dhe politikės.

    Tekefundit ėshtė dilema e vjetėr e sigurisė.

  2. #2
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    berisha nuk ka personalitet, eshte e kote te analizosh nje figure te till, eshte nje lloj i ri majmuni , soj i ri qe duhet analizuar nga shkencetaret per te evituar shperhapjen e ketij virusi ne bote, sepse do te ishte fundi i njerezimit
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    www.Balkanweb.com 27/04/2008

    Tė pavėrtetat e kryeministrit pėr presidentėt

    Nga Bashkim Kopliku

    Nuk po ju shpėrndajmė pėrqendrimin, as duke u marrė me shumė tė pavėrteta tė tjera qė u thanė nė po atė emision: tashmė dihet se kryeministri ynė thotė pafundėsisht tė pavėrteta.

    Para pak ditėsh, kryeministri tha: “Edhe nė Gjermani, pėr presidentin mjaftojnė votat e gjysmės sė deputetėve plus njė, siē e bėmė ne me ndryshimet e Kushtetutės”. Shtoi edhe Italinė, si vend qė edhe ai e zgjidhka presidentin me votat e gjysmės sė deputetėve. Kėtė e bėri nė njė televizion kombėtar, nė njė “ballafaqim” me katėr-pesė analistė. Me kėtė donte tė thoshte, se ajo qė bėri ai dhe z. Rama, qenka njė gjė qė e paskan edhe kėto dy vende nga mė tė pėrparuarat e botės. Problemi nuk ėshtė kryeministri, por jemi ne, qė nuk na bėn pėrshtypje kur zyrtarėt tanė nuk thonė tė vėrtetėn.

    Ja se ē'shkruhet nė kushtetutėn gjermane:
    Art. 54 [Wahl]
    (1) Der Bundespräsident wird ohne Aussprache von der Bundesversammlung gewählt. [...]
    (3) Die Bundesversammlung besteht aus den Mitgliedern des Bundestages und einer gleichen Anzahl von Mitgliedern, die von den Volksvertretungen der Länder nach den Grundsätzen der Verhältnisėahl gewählt ėerden. [...].
    (6) Gewählt ist, wer die Stimmen der Mehrheit der Mitglieder der Bundesversammlung erhält. Ėird diese Mehrheit in zėei Ėahlgängen von keinem Beėerber erreicht, so ist geėählt, ėer in einem ėeiteren Ėahlgang die meisten Stimmen auf sich vereinigt.

    Pėrkthimi:
    "Neni 54 [Zgjedhja]
    (1) Presidenti i vendit zgjidhet pa debat nga Asambleja Mbarė-gjermane. [...]
    (3) Asambleja Mbarė-gjermane pėrbėhet nga deputetėt e parlamentit dhe nga njė numėr i njėjtė anėtarėsh qė zgjidhen nga pėrfaqėsitė e popullit [parlamentet] e landeve [ndarja mė e madhe administrative e Gjermanisė-sh.y.], sipas principeve tė zgjedhjes proporcionale.
    (6) Zgjidhet [president i vendit-sh.y.] ai qė merr votat e shumicės sė anėtarėve tė Asamblesė Mbarė-gjermane. Nėse kjo shumicė nuk arrihet , nė dy raunde votimi, nga asnjėri nga konkurruesit, atėherė zgjidhet ai qė nė njė raund tjetėr merr shumicėn e votave.
    Pra, nė Gjermani, nuk ėshtė e vėrtetė siē tha kryeministri ynė, se presidenti i tyre u zgjidhka me "gjysmėn e votave tė deputetėve tė deputetėve" (518 deputetė tė parlamentit, pjesėtuar pėr 2, baras 256 vetė). Jo, ai zgjidhet me votat "e gjysmės sė Asamblesė Mbarė-gjermane" (1036 pjesėtarė), qė i bie "me vota sa ē'ėshtė numri i gjithė deputetėve"( me 518 vota). Gjermanėt kanė njė president shumė mė konsensual edhe sesa do tė jetė ky i Kushtetutes Rama_Berisha, qė do tė zgjidhet vetėm me votat e gjysmės sė Kuvendit, pra edhe me 71 vota.

    Tani, ja se ē'shkruhet nė kushtetutėn Italiane:
    Art. 83.
    Il Presidente della Repubblica č eletto dal Parlamento in seduta comune dei suoi membri.
    All'elezione partecipano tre delegati per ogni Regione eletti dal Consiglio regionale in modo che sia assicurata la rappresentanza delle minoranze. La Valle d'Aosta ha un solo delegato.
    L'elezione del Presidente della Repubblica ha luogo per scrutinio segreto a maggioranza di due terzi dell'assemblea. Dopo il terzo scrutinio č sufficiente la maggioranza assoluta.
    Pėrkthimi:
    Neni 83.
    Presidenti i Republikės zgjidhet nga Parlamenti nė njė mbledhje tė zakonshme [ku mblidhen tė dy dhomat e tij, dhoma e deputetėve dhe senati] tė anėtarėve tė tij.
    Nė zgjedhje marrin pjesė tre delegatė pėr ēdo regjion [ndarja administrative mė e madhe e Italisė-sh.y.], tė zgjedhur nga Kėshillat regjionalė, nė mėnyrė qė tė sigurohet pėrfaqėsimi i pakicave. La Valle d'Aosta ka vetėm njė delegat.
    Zgjedhja e Presidentit tė Republikės bėhet me votim tė fshehtė me shumicė dy tė tretat e asamblesė. Pas raundit tė tretė, mjafton shumica absolute.

    Pra, edhe presidenti nė Itali nuk zgjidhet siē tha kryeministri ynė, "nga parlamenti si nė Shqipėri", por nga Asambleja, njė forum qė pėrbėhet nga 1 010 zgjedhės tė presidentit (i grandi elettori), tė cilėt pėrbėhen afėrsisht nga 630 deputetė, 322 senatorė (315 plus 7 senatorė tė pėrjetshėm) dhe 58 delegatė nga regjionet.

    Presidenti italian merr sė paku rreth 506 vota, dhe jo 315 vota (gjysma e parlamentit), siē thotė tė pavėrtetėn kryeministri ynė. Shtojmė se presidenti italian rri 7 vjet nė funksion, dhe jo 5 vjet, si ky yni.

    Nuk po e zgjasim me hollėsi pėr principet e zgjedhjeve tė presidentėve, sepse Gazeta ka shkruar pėr to (shih datė 25.4.2008, "Atentat: presidenti vetėm i mazhorancės")

    Nuk po ju shpėrndajmė pėrqendrimin, as duke u marrė me shumė tė pavėrteta tė tjera qė u thanė nė po atė emision: tashmė dihet se kryeministri ynė thotė pafundėsisht tė pavėrteta.

    Problemi ėshtė se tė pavėrtetat qė thotė ky kryeministėr, pak u bėjnė pėrshtypje shqiptarėve, pėrndryshe nuk ka si shpjegohet qė e zgjedhin pėr kryeministėr. Normalisht, nė njė vend tjetėr, njė kryeministėr qė nuk thotė tė vėrtetėn, nuk e voton njeri. Tek ne e kalojmė ketė amoralitet, me shprehjen: "ha mo se kėshtu janė tė gjithė politikanėt".

    E keqja bėhet dhe mė masive, nga fakti se shembulli i keq i kryeministrit, ndiqet nga qindra dhe mijėra zyrtarė tė tjerė shqiptarė, nga ministra e poshtė. Kėtu tek ne, edhe nė masmedia, edhe nė jetėn e pėrditshme, zyrtarėt gėnjejnė, dhe nuk i gjen gjė. Natyrisht, si mund tė jetė ndryshe kur shembulli i keq vjen nga kryeministri!

    Gėnjeshtra e keqinformimi ka mbuluar edhe masmediat shqiptare, sepse vetė kryeministri u ka hapur rrugėn tė gėnjejnė, gjoja si "liri e shtypit". Ai ka urdhėruar ministrat e vet, si dhe administratėn, tė mos shpien nė gjykatė ata qė gėnjejnė nė masmedia. Kjo ka bėrė qė asnjė ministėr, asnjė zyrtar nuk pėrgjigjet mė, kur akuzohet nga media, sepse ka marrė zyrtarizim gėnjeshtra, e i ėshtė ulur rėndėsia e fjalės sė thėnė nė masmedia.

    Kjo trullosje me gėnjeshtra, ėshtė njė armė efikase pėr t'u mbrojtur njė qeveri e papėrgjegjshme. Prandaj opinioni publik duhet tė ngrihet kundėr gėnjeshtrės.

    (d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)

  4. #4
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    akoma me kėt hajvon mereni...

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Konkurset, programi dhe modeli i testit pėr gjuhė-letėrsi
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •