Ku gjenden, si janë të organizuar nëpër shoqatat shqiptare?
Ku gjenden, si janë të organizuar nëpër shoqatat shqiptare?
Shqiptarët në Kroaci përbëjnë një numër të konsiderushëm. Po thuaj se te gjithë janë nga ish Jugosllavia. Pra nga shteti amë, nga Shqipëria nuk kemi pothuaj se asnjë. Supozohet se jemi afro 50 000 Shqiptarë në mbarë Kroacinë. Kam dëshirë që të lajmrohen këtu në forum për këmbim mendimesh.
Të shtunën me 12 prill 2008, në Novigrad të Istres u themelua shoqata e re shqiptare ne Kroaci me emrin "Bashkësia e Shqiptarve të Bujshtinës" Kryetari i parë u zgjodh dipl.ing i arqitektures Armando Gjini. Në kuvendin themelues morën pjesë 60 anëtar të kësaj shoqate. Shoqata do të merret me ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe, afirmimin e Shqiptarëve, mbrojtjen e të drejtave kombtare dhe zgjerimin e tolerancës dhe bashkëjetesës me popullin kroat dhe me pakicat tjera që jetojnë në Bujshtinë (përfshin qytetet: Buje, Umag dhe Novigrad dhe komunat Brtoniglla,Grozhnjan dhe Oprtal). Në teritor ku da të veprojnë jetojn afro 650 Shqiptarë.
Ju urojmë punë të mbarë!!!
rrofshin Shqiptarèt e bashkuar tè Kroacisè
a ju trajtojnè mirè kroatèt atje apo ju plasin shpirtin ?!
pèrshèndetje
Ndryshuar për herë të fundit nga RedDardan : 19-04-2008 më 16:06
Vetëm arbneshë janë 15.000. Për shqiptarë kam lexuar se janë 6000, por duhet të ketë më shumë.
Në Kroaci jetojnë mbi 20 000 Shqiptarë. Un jam i mendimit se jemi 30 000, mirëpo ende nuk e kemi të sakt këtë numër. Vetëm nga fshati Zym i Hasit janë afro 5000 persona që jetojnë në Kroaci (përfshin këtu edhe ata që lindën në Kroaci, e jo vetem ata që erdhën nga Zymi). Pothuaj se të gjithë Shqiptaret janë të ardhur pas luftës së dytë botërore. Arbëreshët jetojn vetëm në Zarë dhe rrethinën e Zarës. Ne në Kroaci e ndjejmë vetën mirë. Ligji kroat jep shumë të drejta pakicave tjera. Me kët pajtohen edhe pakicat tjera që jetojnë në Kroaci.
A ka kontakte mes arbëreshëve dhe shqiptarëve të Kroacisë??
A e flasin shqipen masovikisht arbëreshët e Zarës?
Normalisht se ka, por jo aç sa duhet. Ne jubileun e ardhjes se tyre (me organizimin e misionit katolik shqiptar ne Zagreb) pati shum Arberesh dhe Shqiptar. Gjuhen nuk e flasin masovikisht, deri ne vitin 1947 pate edhe shkolle shqipe ne Zare, por e mbyllen komunistat. Sot ata e ndiejn veten Arberesh por edhe jan kroatizu shume. Para disa viteve qe organizuar nje udhetim per ne Shqiperi dhe shum prej tyre vizituan atdheun e dikurshem dhe se kjo ishte percjell edhe nga TV shteteror.
Në të vërtetë atdheu i tyre është në Malin e Zi zyrtar, në rrethinat e Krajës.
A ka ndoje nga Agumii, Zagrebi ndonje ?
Dikur jeta ne Kroaci per shqiptaret e kosoves e trojeve tjera ishte njesoj si ne vendet tjera te europes, si ne Vjene apo edhe me e mire...
Ka shume qtetete qe me pelqejne dheqe kam shetitur ne kroaci, Pula me pelqen shume me Arenen e famshme....Kah deti delmat ende s'kam qene nuke e di pse, sot kam deshire te flakt ti vizitoj ato vende...
Mirepo Zagrebi eshte qytet teper terheqes, dertuar me nje stil njesoj si urbanizmi austrikaë...
Ju te Zagrebit, lajmronu ketej ore ....
Pershendetje te gjithe shqiptarve ne kroaci
Po me sigyuri paska, meqenëse ti e dike këtë punë.Jo, por rrethina e Shkodres, ka dicka edhe nga Mali i Zi, por shumica vijn nga rethi i Shkodres. Psh. fshati Kallmet. Sot eshte minister nje nga ky fshat dhe mbiemrin e ka Kalmeta.
Po zakonisht më ka ra rasti me lexu se ata ikën nga Arbneshi, Ostrosi, i Krajës, por paska dhe të tjerë.
Une kam jetuar ne Kroaci per nje kohe te gjate, dhe kam patur komshinj nga qyteti i Zares te cilet thonin qe jane Arberesh. Nuk e flisnin shqipen por mbanin mend qe te paret e tyre kane folur nje gjuhe ndryshe nga kroatishtja, e cila ju tingllonte si shqipja qe flisja une me familjen time.
Ne Kroaci ka shume shqiptare, ne fakt nuk ka nje qytet te vetem ne Kroaci ku mos gjesh se paku nje familje shqiptare.
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Paraardhesit e mi kane jetuar ne Kroaci.
Gjyshi dhe gjyshja, te fundit, perfundimisht jane kthyer na Kosove ne vitin 1993, pas pothuaj 40 viteve.
Leka nga Prishtina
Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.
Ne Dubrovnik, ne qendren historike te qytetit pashe se banonin dhe punonin shqiptare.
Ne mos gaboj si argjendare.
nuk me kujtohet
Gjatë vizitës së zyrtare në Republikën e Kroacisë Ministri i Drejtesisë Blerim Bexheti i shoqeruar nga shefi i kabitenit te tij Bashkim Ameti, ka realizuar një takim me kryesine e Këshillit te pakicës shqiptare në Zagreb të Kroacisë, ku u prit nga Kryetari i Keshillit z.Gezim Rexhepi. Në këtë takim siç njofojnë nga kabineti i ministrit, qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kroaci e kanë informuar ministrin me zhvillimet në këtë vend si dhe me aktivitetet e tyre si në jetën kulturore ashtu edhe në atë politike.
Ministri Bexheti , gjatë këtij takimi I ka informuar mërgimatërt shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci me zhvillimet politike në vend si dhe rrolin e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim.
Nga ana e tyre mërgimtarët shqiptarë kanë përshëndetur dhe kanë çmuar lartë rrolin e BDI-së në qeveri, dhe kanë përshëndetur veprimet që ka marë faktori politik shqiptarë, sidomos mbylljen e rasteve të Hagës dhe miratimin e ligjit për gjuhën shqipe dhe atë për përdorimin e flamurit kombëtarë. Ministri i Drejtësisë ka siguruar qytetarët shqiptarë në Kroaci se BDI-ja dhe lideri i saj Ali Ahmeti, janë garanci për avancimin e çështjes shqiptare.
Delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga Presidenti i vendit Gjorge Ivanov, në përbërje të së cilit ishte edhe ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, gjatë vizitës në Zagreb, realizuan takime me zyrtarët më të lartë shtetërorë, Presidentin e këtij vendi Ivo Josipoviç, ndërsa ministri Bexheti dhe homologu i tij kroat Drazhen Boshnjakoviç, nënshkruan marrëveshjen për ekstradim me të cilën parashihet që qytetarët e të dy vendeve të mund të dërgohen në vendin tjetër nëse ata kërkohen nga organet e drejtësisë për vepra kriminale.
www.zhurnal.mk
Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.
ketee vit isha me pushime ne kroaci pikerishte ne novigrad apo cittanova.kam mbetur i habitur sa shume shqiptar kishte atje,kam vizituar gjithe rajonin e istres dhe per dy jave nuk e mbaj mend te jam ulur ne ndonje restorant ku nuk kishte pronar nje shqiptar(ne qdo lokal shkruhej emri i pronarit).
FAKTET JANE KOKEFORTA
Pershendetje une jam arnaut nga stambolll me origin jam nga tetove Unë kam mbaruar studimin tim këtu në Bosnjë Unë do të punojnë në departamentin e Shtetit të Turqisë, por do të ishte mirë që të ketë pasaportë kroate kështu që unë mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë. I dont kanë ndonjë qëllim për të punuar ose të emigrojnë në Evropë. vetëm për të drejtën e udhëtimit të lirë.
Tani, Unë dua të deklaroj veten dhe të paguajnë taksat dhe shpenzimet për se pesë vjet por unë shoh që dikush të më ndihmojë. Flm
[COLOR="Red"]E kam Një Jeta,Një Bota,Një Zemra Per Flamuri Shqiptare !/COLOR]
Krijoni Kontakt