Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469

    Pse duhen mbyllur temat?

    pse nxitojne moderatoret ti mbyllin temat ne kete forum? Eshte sikurse te thuash 'ke te drejte te ankohesh por sapo te ankohesh do te te mbyllet goja'.

    Pse duhet ankesa te marr formen e 'bej nje pyetje, merr nje pergjigje e tema mbyllet'. Nqs do te lejosh antaret te ankohen atehere duhet te lejosh dialog... Ky nuk eshte dialog... dialogu eshte i hapur. Kjo eshte nje cilesi jo-demokrate. Dialogu eshte demokrat. Ne kto tema qe pretendojne te akomodojne ankesat e antareve, moderatori e ka perhere fjalen i fundit.

    Thjesht desha ta komunikoj kete.

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lexo pak kete teme Ketu! dhe do te sqarohesh me shume reth pyetjes per reklamat, lexoni forumin para se te parashtroni pyetje, te cilat njeher jane sqaruar.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Kot e ke nenvizuar e ke theksuar ate 'ketu!', sa per me i dhene rendesi asaj qe shkruan, jo per gje, por edhe pa nenvizim e pa theksim tek e njejta lidhje do te conte apo jo? Trajtoje kete si pyetje retorike, eshte me mire per ty sepse te shpeton edhe prej nevojes te pergjigjesh.

    Ti e sjell ate lidhje, sikurse ajo te jete e mjaftueshme. Dmth fakti se forumi eshte lidhur me nje server i cili i zgjedh vete reklamat, mjafton sipas teje per te justifikuar reklamimin pornografik ne forum. Personalisht nuk me shqetsojne kto reklama, por mendoj se eshte disi e pa-ndershme, qe te jesh krenar - e te mos deshtosh ta tregosh kete - se forumi ka plot 20.000 anetare, e nga ana tjeter te mohosh se je duke i ekpozuar kta 20.000 antare ndaj reklamash pornografike.

    Te thuash se nuk eshte faji i forumit se ktu ka reklama pornografike, e si justifikim te sjellesh nje shpjegim teknik ne lidhje me serverat, kompanite e reklamimeve etj etj, - qe robi i thjesht prej 20.000-ve nuk i kupton - mundet vertete ta shpjegoj se pse kto reklama jane ne forum, por nuk e justifikon.

    Nqs moderatoret e pranojne se shpjegimi i dhene nuk e justifikon reklamimin pornografik ne forum, atehere mund te mbyllin temen. Ose mund te kerkojne ta debatojne kete, e ta lene temen hapur, por nuk mund te mbyllin temen, e njekohesisht te mos e pranojne se shpjegimi i dhene nuk i justifikon reklamat. Kjo nuk eshte demokratike, por diktatoriale, dhe si e tille nuk nxit nje ambient demokrat, ku antaret mund te kene dialog me nj-tj edhe me moderatoret, por nje fryme jo-demokrate. Ky eshte shqetsimi im, se nje forum qe krenohet prej shifrave te larta te antareve te vete shqiptare, nga ana tjeter deshton te jete nje platforme ku e ashtu-quajtura 'sfere publike' (vend/forum ku ndodh dialogu) mund te zhvillohet. Dhe ky deshtim duket me mire ne kete nenforum, kur c'do teme mbyllet direkt sapo nje ankese ngrihet, pasi te jete dhene nje pergjigje 'sa per sy e faqe'.

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Postuar nga Albo:
    Ajo qe ka bere vaki eshte qe ato kompani qe reklamojne me ane te adster perdorin vetem tekst te reklames per te terhequr vemendjen e vizitoreve qe te klikojne mbi to, dhe pershtypja e pare mund te jete se ajo eshte nje reklame e pahijshme, por kur klikon mbi te del qe behet fjale per dicka krejt tjeter qe nuk ka lidhje fare me faqe pornografike: nje semundje, nje sherbim siguracioni, njė linjė kreditimi etj.

    Postuar nga Apollyon:
    Pornografike me duken, edhe pse ndoshta nuk eshte link qe te dergon automatikisht tek ndonje faqe pornoje!!
    Por gjithsesi, te fusin ndermend qe te hapesh faqe me permbatje erotike, edhe nese nuk te shkon mendja, kto reklama ta kujtojne!!

    Postuar nga Darius:
    Asnjehere ne kete forum nuk jane reklamuar gjera te tilla prandaj mos e beni qimen tra kot.
    Darius sic e sheh, eshte e kote te genjesh, sepse ne kte postim qe ke ber, del sikur un kam ber nje shpifje, sikur kam thene dicka qe nuk eshte e vertete, por sic e sheh dhe vete..

    Gjithsesi ate qe tha Albo, e kam then un me siper.. Nuk eshte se kto reklama te dergojne ne ndonje websit me permbatje erotike.. kto thjeshte te fusin ndermend kto faqe!
    Kot nuk jan reklama.

    Por nese kto jan ne te mire te komunitetit, atehere.. ashtu le te jete, skam asgje kundra.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Tė them tė drejtėn tek postimi i parė nuk po e kuptoja se pėr kė temė e kishe fjalėn ndaj edhe vendosa tė tė ktheja njė pėrgjigje, por i dhashė njė rifreskim faqes dhe lexova qė bėhej fjalė pėr kėtė forum. Po tė bėj tė qartė pse mbyllen temat nė forum.


    Mbyllja e temave tek Forumi Vėrejtje dhe kėshilla.

    E kemi shpjeguar me qindra herė: Qėllimi i kėtij forumi nuk ėshtė tė vini e tė hapni tema sapo tu fshihet njė shkrim apo temė. Sė pari duhet tė kontaktoni me mod. tė forumeve pėrkatės dhe nėse nuk gjeni njė gjuhė tė pėrbashkėt apo vendimi i x mod. nuk ju duket i drejtė mund tė vini tė hapni temė nė kėtė forum.

    Pse mbyllen temat: Nėse ju jeni njėri prej 30.000 anėtarėve qė dėshiron tė marrė pjesė nė temė duke diskutuar me seriozitet mbi temėn, ka me qindra tė tjerė qė marrin pjesė nė temė duke replikuar mes tyre duke devijuar nga subjekti i temės. Ka me qindra qė marrin pjesė nė temė tė ngrejnė mė tepėr tensionin sesa tė diskutojnė rreth saj.

    Shoh qė je revoltuar pse ėshtė mbyllur tema ku kemi dhėnė pėrgjigje mbi reklamat nė Forumin Shqiptar, edhe pse nė postimin e parė nuk kishe pėmendur se pėr cilėn temė ishe ankuar.

    Po tė jap njė fakt mbi fshirjen e postimeve nė atė temė:

    20:51, 12th Apr 2008 Postimi nga Diesel Industry u Hoq
    20:51, 12th Apr 2008 Postimi nga MmEeTtIi u Hoq
    20:51, 12th Apr 2008 Postimi nga SNIPER 79 u Hoq
    20:51, 12th Apr 2008 Postimi nga Olimp u Hoq
    20:51, 12th Apr 2008 Postimi nga SNIPER 79 u Hoq
    20:51, 12th Apr 2008 Postimi nga ThE_DaRk_NiGhT u Hoq
    20:51, 12th Apr 2008 Postimi nga Olimp u Hoq

    Siē edhe e sheh tek ajo temė janė bėrė postime nga anėtarėt e forumit, jashtė subjektit tė saj, kjo ėshtė edhe arsyeja pse temat mbyllen. Anėtarėt qė hapin tema e bėjnė pėr tu sqaruar mbi pyetjen dhe problemin qė kanė dhe jo tė lexojmė replikat mes tyre.

    Nėse ju si krijues i temės jeni ende i paqartė nė pėrgjigjen e dhėnė nga stafi i forumit nė temė, keni tė drejtė pyesni stafin me mesazhe private. Ėshtė mė e thjeshtė pėr ne si staf tė sqarojmė anėtarėt me mesazhe private ndaj tė sugjeroj tė marrėsh mundimin tė kontaktosh stafin e forumit me mesazhe private tė jesh i bindur se do marrėsh pėrgjigje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 15-04-2008 mė 12:58
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Flm per pergjigjen, por prape nuk eshte e adreson problemin.

    Pse, ndryshe prej nenforumeve te tjere, ne kete nenforum mbyllen temat? Pergjigja se antaret dalin prej temes eshte me vete problematike. Kjo dmth se, ose antaret jane me te gatshem te dalin jashte temes tek ky nenforum se tek nenforumet e tjere, ose ky nenforum toleron me pak daljet jashte temes. (Cfare eshte qe e ben kete nenforum me pak tolerant ndaj daljes se temes duke sjellur masen e mbylljes se temes si te vetmen zgjidhje?)

  7. #7
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Temat edhe e drejte te mbyllen kur dikush perdor fjalor banal edhe per asnje arsye tjeter...Ky eshte mendimi im po per me shume ate e dine moderatoret
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  8. #8
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga artful dodger Lexo Postimin
    Cfare eshte qe e ben kete nenforum me pak tolerant ndaj daljes se temes duke sjellur masen e mbylljes se temes si te vetmen zgjidhje?
    artful dodger

    ClaY_MorE te ka sqaruar me se miri. Do shtoja vetem kete....

    Pothuajse 90% e temave ne kete forum jane ne forme pyetje apo pakenaqesi/ pyetje si kjo tema jote ne shembullin konkret. Dhe pothuajse te gjitha jane mbi fshirejn e postimeve apo mbylljen e temave, te cilat kane nje spjegim logjik pa qene nevoja per te hapur nje teme enkas.Tema te tilla drejtohen per te marre nje pergjigje te balancuar nga stafi. Kur pergjigja e marre nga stafi nuk eshte pergjigja qe disa anetare deshirojne te lexojne (qe mjerisht ndodh shpesh) tema e humbet qellimin e saj fillestar (qe ishe marrja e nje pergjigjeje apo sqarim nga stafi ) dhe kthehet ne nje teme plot argumente dhe chit-chat. Ne keto raste, temat zhnderrohen ne ato rrugica qe nuk te shpien asgjekundi dhe si rrjedhim mbyllen per te mos humbur as kohen tone dhe as kohen tuaj.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Zeri,

    te njejtin shpjegim do te jipte edhe nje autoritet totalitar. Dmth, nqs dikush do te ngrinte pyetje, dhe nuk do te kenaqej me pergjigjet qe do t'i jepeshin, atehere eshte e natyrshme se ne kete situate nuk ka rruge tjeter vecse te ushtrohet kontroll, e force (masa koercive), per te mbyllur diskutimin. Regjimi totalitarian do te fuste ate qe ngrinte pyetjet ne burg, kurse ne forum mbyllet tema, paralajmerohet antari, ose perjashtohet.

    Si moderator duhet te jesh edhe i vetedishem ne perdorimin e gjuhes. Konkretisht thua: "Kur pergjigja e marre nga stafi nuk eshte pergjigja qe disa anetare deshirojne te lexojne..."

    behet fjale per fjalen "deshirojne". Kjo fjale i jep nuanca subjektive argumentit. Del sikurse antaret jane kapricoze adoleshente me "deshira" e huqe qe stafi thjesht nuk mundet ti plotsoj. Pse te mos jene pergjigjet e dhena thjesht "pergjigje te pa-mjaftueshme", por duhet te jene "pergjigje qe disa antare nuk deshirojne te degjojne".

    Nuk mundesh te imagjinosh mundesine se kur dikujt nuk i pelqejne pergjigjet, eshte sepse pergjigjet jane te cekta e nuk trajtojne problemin ashtu sic duhet?

    Sipas llogjikes tende, eshte thjeshte e pamundur, qe nje teme te vazhdoje te debatohet, perderisa eshte dhene nje pergjigje. Venja ne pyetje e pergjigjeve, eshte per ty, dhe per llogjiken e atij grupi te privilegjuar ne forum (mods, smods, adms etj), eshte shkelje e nje fare regulli te pashkruajtur, dhe meriton mbylljen e temes vetem me vete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga artful dodger : 15-04-2008 mė 18:24

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e s138942
    Anėtarėsuar
    24-06-2007
    Vendndodhja
    Torino
    Postime
    172

    Wink

    Para se te mbyllet dhe kjo teme si te tjerat doja te shprehja dhe un diqka ne lidhje me rreklamat por me par doja te thoja qe shum nga moderatoret keshillojne qe ti kontaktojme ne privat me MP sme duket aspak e arsyeshme pasi nje ankese e imja mund te jet po e njejte dhe per shum te tjer dhe keshtu dhe ata marrin nje pergjigjje pa prekur faktin qe te pakten nga eksperienca ime asnje moderator qe me ka kontaktuar sme ka dhen nje pergjigjje serioze por dhe raste me ironi......
    Gjithsesi sestemin e rreklamave qe perdoret ketu ne FSH e njoh pak a shum dhe ke mundesi te zgjedhish se qfar rreklamash te shfaqen dhe jan te ndara ne tre nivele:
    Level 1 - General Audience Only
    Level 2 - Mature Audience Gaming
    Level 3 - Mature Audience Adult
    Dhe liveli i pare zgjidhet automatikisht por adminet kan mundesi te zgjellin qe te shfaqen dhe rreklama te livelit te 2 apo te 3 , gjithsesi duke pare qe ky sistem edhe pse eshte nder me te medhenj per rreklamim ka shum pak rreklama te livelit te pare dhe keshtu adminet jan pothuajse te deturuar te pranojne dhe rreklama te nivelit te dyte dhe ne shum raste dhe ato te livelit te trete qe jan me te papershtatshme per FSH , Ky sistem me duket shum i sigurte per te gabuar ne shfaqjen e rreklamave por gjithsesi dhe mund te ket ndollur te pakten un ato te livelit te 3 si kam pare ndonje here ketu ne FSH dhe eshte e kote qe tja shpifim pavarsisht rastit qe kishte pare personi X qe adminet e mohuan qe ishte veper e tyre le te themi dhe ketu ska asgje qe te le dyshime besoj.

  11. #11
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    artful dodger

    Si moderator jam teper i vetedijeshem ne perdorimin e fjales, dhe konkretisht me fjalen "Kur pergjigja e marre nga stafi nuk eshte pergjigja qe disa anetare deshirojne te lexojne..." nuk nenkuptoj asgje me teper apo me pak se ate c'fare them. Ne fakt kjo teme po verteton me se miri. Nuk eshte se pergjigjet qe more ne kete teme ishin te pamjaftueshme.....dhe e ve me bast se sikur i gjithe stafi i forumit te pergjigjet ty ne kete teme (duke mos perjashtuar dhe administratoret) nuk ma ha mendja se reagimi jot do jete: Hmmmm! Domthene kjo paska qene arsyja? U binda.

    Mundesia e mospelcimit te nje pergjigjeje per arsye se "eshte e ceket dhe nuk e trajton problemin ashtu siq duhet" eshte nje version subjektiv qe juve mund ta interpretoni sipas deshires ne miliona menyra te ndryshme.

    Dhe po, ke te drejte. Eshte e pamundur qe nje teme te vazhdoje te debatohet kur juve u eshte dhene ajo c'fare keni kerkuar. Grupi qe juve e quani si grup i privilegjuar konsumon kohe nga koha e tyre per te mirembajtur forumin nga shume c'rregullime qe krijone disa. Juve siigurisht mund ta quani privilegj por nga fjalori im tingellon me teper si kontribut...kotribut vullnetar per tu sherbyer ketij komuniteti.

    Faleminderit.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469

    per Zerin e Mirdites

    Imagjino sikur te mos te te lejohej lluksi i mundesise se mbylljes se nje teme... atehere do te te duhej te bazoheshe vetem ne forcen e argumentit.

    Mbylle kete teme.

  13. #13
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Kjo teme mbyllet ketu per mungese argumentash !

  14. #14
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    I nderuar

    Me tema te tilla si kjo vetem se hedh balte mbi argumentat e tua.

    Mbyllja e nje teme kaq "serioze" si kjo, eshte nevoje dhe jo lluks, por meqe ra fjala tek lluksi...po te dhuroj lluksin e monologut.

    E gezofsh.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Lol, me mire ashtu burrash. Heshtja eshte me e rende se te mbyllesh nje teme, e fundit tregon dobesi, e para indiference.

    Mos e merr personalisht. Preferoj me teper nje teme qe behet terkuze, se sa nje qe njera pale ka te drejten arbitrare te mbylljes se temes.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    meqe kjo teme eshte per ZIM- in, ZIP- in...qysh ia thone llagapin ketij djalit, po pergjigjem ketu meqe qenka e hapur mundesia

    Zeri i ...
    Fshirja e postimeve behet vetem ne rastin kur postimet bien ndesh me rregulloren e forumit. Me dhjetra postime mund te fshihen mbrenda nje dite, mbase me qindra. Por kjo nuk do te thote qe c'do dite te jepen me qindra spjegime per c'do postim te fshire. Eshte njelloj sikur te hedhesh mbeturina nje nje ambient publik dhe te kerkosh sqarime nga mirembajtesit e ambientit se perse keto mbeturina jane hedhur ne kosh! Nese besoni se nje postim i fshire ka qene plotesisht ne perputhje me rregulloren, mund tu drejtoheni moderatoreve pergjegjes me MP dhe jam teper i sigurte qe do merrni nje sqarim. Nese akoma nuk jeni te bindur, mund tu drejtoheni smoderatoreve apo administratoreve.

    Do ndihmonte shume sikur rregullorja e forumit Shqiptar te lexohej nga te gjithe anetaret, dhe nese kjo rregullore do respektohej atehere mbase do ulej ne menyre te ndjeshme numri i postimeve te fshira. Fshirja e postimeve nuk eshte kenaqesi per stafin, eshte thjeshte nevoje per mirembajtjen e forumit dhe per ta bere ate sa me te frekuentueshem per ju.

    Stafi eshte pergjegjes per moderimin e forumin dhe une u pergjigja thjeshte si anetar i ketij Stafi. Nese shqetesimi jot BARAT eshte adresuar tek Albo ne vecanti, atehere Albo do kete mundesine te pergjigjet nese e shikon te arsyeshme, edhe pse tema mbyllet ketu.

    Faleminderit
    Piksepari une nuk kam shqetesime, por verejtje. Shqetesime ke ti ose ndonje tjeter si ti....thjesht kooperativist (qe te mos e maresh per keq lexo: http://www.thefreedictionary.com/cooperative)

    Ati plehrat qe thua tine..jane shtuar goxha, por a nuk me thua se cilat jane kritere e te quajturit plehre nje postim? Postimi per te cilin behet fjale ishte reference e te dhenave statistikore me burim X universitet perendimor, bazuar ne filan studim...
    Pra kooperativist i dashur ZIM (si Zeri i .., jo si makinat ZIM ruse te ndermarjeve bujqesore), para se te me kundervihesh duhet te dish se kisha cuar edhe nje MP me pare, por ti, pa e lexuar fare postimin per te cilin une ankohem nxitohesh ti dalesh ne krah padronit tend.
    Une te pergezoj per besnikerine, por s'mund te them te njejten gje per llogjiken tende.

    faleminderit per mirekuptimin dhe per korrektesine e papare qe keni si kooperative

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    si fan i vjeter i punes se ZİM artin e fotos, eshte gjeja me natyrale qe si apasionant i artit te fotos nuk na pelqen te shohim emrin ZİM neper fushata fshesash, do ishte mire te jepje doreheqjen nga pushteti i cili me dashje apo pa dashje te ben pjese te nje organizme qe nuk kohe te merret me tonin gri midis te bardhes dhe se zezes.. fokusohu tek arti
    Money Makes Man act Funny

  18. #18
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Shpjegimet per reklamat u dhane me pare. Ju qe keni merak per femijet mos i lini te vizitojne internetin dhe kete faqe dhe zgjidhet kjo pune.

    Per sa i perket hapsit te temes, nq se ke ndonje problem konkret kontakto ose smod ose administratoret ne privat dhe na i shpjego problemin qe te te mund te te ndihmojme. Thjesht sepse keni kohe te lire dhe doni te flisni e lagu s'e lagu mos hapni tema, sepse eshte kohe e humbur si per ne dhe per ju.

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469

    replike

    "Per sa i perket hapsit te temes, nq se ke ndonje problem konkret kontakto ose smod ose administratoret ne privat dhe na i shpjego problemin qe te te mund te te ndihmojme. Thjesht sepse keni kohe te lire dhe doni te flisni e lagu s'e lagu mos hapni tema, sepse eshte kohe e humbur si per ne dhe per ju."

    Kjo ktu me drejtohej mua, atehere po pergjigjem, (mund te isha pergjigjur ne privat, por kjo nuk mu drejtua ne privat por ktu).

    Tema qe hapa ishte thjesht nje komunikim i impotences se stafit ne argumentim. Nese hap nenforumin 'Verejtje dhe keshilla' 90% te temave mbyllen, ose per ate qe e hap, i gjen ato te mbyllura. Kjo per antarin/vizitorin e ri, eshte ose nje shaka praktike (practical joke), ose nje realitet i deshperuar (sad reality), qe ne Forumin Shqiptar ekziston nje nenforum me verejtje e keshilla, por nuk mundesh te shkruash tek ky nenforum sepse c'do teme eshte e mbyllur. Mesazhi i dhene eshte: 'nuk i intereson njeriu nese ke verejtje, ose keshilla... ne nuk pranojme keshilla, as verejtje... qepe'.

    Menyra se si e shoh, eshte se ne nje dialog nuk ka nevoje per force, (coercion), mbyllje teme, (qe ne jete te vertete eshte i barabarte me mbylljen e gojes, e perdorimit te forces fizike). Nje dialog mbyllet me force, vetem atehere kur njera pale nuk mundet te argumentoj, dhe kjo u konfirmua ne mbylljet e dy temave.

    Mbylle edhe kete, por kije parasysh, se ne thelb te ktyre mbylljeve qendron impotenca argumentuese. Mbylleni fare forumin, sepse nuk njihni kushtet minimale per dialog: 'un-distorted communication' (komunikim i sinqerte e i vetedishem), i pa kushtezuar prej tendencave dominuese, ideologjike, ose neuroze.

    P.s., ajo referanca 'e lagu s'e lagu' eshte arrogante. Del sikurse kjo ceshtja e perdorimit te forces (ne fakt ky forum eshte burokratizuar se tepermi, vije re si flasin moderatoret sikur jane robota... 'filan, ke 142 dite, ke marr 8 paralajmerime, paralajmerimi i parafundit do te zgjas per 365 dite, i fundit do te zgjas ne infinit', nqs do te vazhdosh ne kete menyre atehere do te mirren masa drejt teje'.)... del sikurse mods, smods, adms etj etj, kane probleme te tjera me te rendesishme me forumin, dhe ceshtja e mbylljeve arbitrare te temave, eshte nje ceshtje 'e lagu s'e lagu'. Nuk shpjegohet se pse kjo eshte nje ceshtje 'e lagu s'e lagu', sepse kjo duhet marre si e dhene.

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Te perjashtova nga forumi pasi "nuk u japim dot pergjigje argumentave te tua".

    Nuk kemi perse mbyllim forumin, thjeshte te perjashtojme ty nga forumi.

    Shko e hap nje forum ne internet e apliko ato teorite e tua e pastaj hajde te argumentosh me ne qe kemi 1 dekade qe administrojme nje forum te tille ne Internet.

    Albo

Tema tė Ngjashme

  1. Mban peng pėr 2 vjet brenda nė shtėpi gruan dhe djalin
    Nga Lioness nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-08-2006, 14:42
  2. Njė vrasės i mbyllur nė kafkėn time
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2006, 19:56
  3. Presidenti grek anullon takimin me presidentin shqiptar nė Sarandė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 19:57
  4. MIRC nė rrjet tė mbyllur
    Nga ermali21 nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 12-12-2004, 09:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •