Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    A duhet të besojmë?!Besimi....

    A duhet te besojme?!Nuk kemi rruge tjeter!Nganjehere duhet besuar se e ndien nje diçka te tille,dhe nganjehere beson sepse nuk ke ku te kapesh!
    Sa e çuditshme eshte jeta dhe vete njeriu..
    Besimi eshte gjeja me e çuditshme ne bote.
    Ndryshe nga gjerat e tjera qe lindin dhe krijohen nga diçka,besimi as nuk lind dhe as nuk krijohet nga asgje!
    Vetem nga dikush qe merr fryme si ti,qe eshte njeri,qe thote nje fjale,qe ben nje veper per te ta mbushur mendjen qe e njeh,e di çfare i pelqen dhe çfare jo dhe befas kur bie fjala per te, thua...."Kam besim"
    Sa i vlefshem eshte besimi,sa shpejt e japim ndonjehere dhe sa te veshtire e kemi me pas kur zhgenjehemi per ta dhene serish!
    Dikush ka thene.."Besimi fitohet,por nuk dhurohet" dhe jam teresisht dakort me te.
    Po si do te ishte jeta valle po te mos besonim?!
    Sa rendesi ka te besosh dhe te jesh i besuar,dhe sa keq eshte kur kemi humbur besimin te gjithçka qe na rrethon...

    A duhet te besojme?
    Si e pershkruani ju fjalen "besim" dhe çfare simbolizon kjo fjale per ju?


    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-09-2007
    Vendndodhja
    Closed Account
    Postime
    15
    "Ku është BESIMI aty është DASHURIA;
    Ku është DASHURIA,aty është PAQJA;
    Ku është PAQJA,aty është ZOTI;
    Ku është ZOTI,aty është LUMTURIA."

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-12-2007
    Postime
    2

    Smile

    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    A duhet te besojme?!Nuk kemi rruge tjeter!Nganjehere duhet besuar se e ndien nje diçka te tille,dhe nganjehere beson sepse nuk ke ku te kapesh!
    Sa e çuditshme eshte jeta dhe vete njeriu..
    Besimi eshte gjeja me e çuditshme ne bote.
    Ndryshe nga gjerat e tjera qe lindin dhe krijohen nga diçka,besimi as nuk lind dhe as nuk krijohet nga asgje!
    Vetem nga dikush qe merr fryme si ti,qe eshte njeri,qe thote nje fjale,qe ben nje veper per te ta mbushur mendjen qe e njeh,e di çfare i pelqen dhe çfare jo dhe befas kur bie fjala per te, thua...."Kam besim"
    Sa i vlefshem eshte besimi,sa shpejt e japim ndonjehere dhe sa te veshtire e kemi me pas kur zhgenjehemi per ta dhene serish!
    Dikush ka thene.."Besimi fitohet,por nuk dhurohet" dhe jam teresisht dakort me te.
    Po si do te ishte jeta valle po te mos besonim?!
    Sa rendesi ka te besosh dhe te jesh i besuar,dhe sa keq eshte kur kemi humbur besimin te gjithçka qe na rrethon...

    A duhet te besojme?
    Si e pershkruani ju fjalen "besim" dhe çfare simbolizon kjo fjale per ju?


    Respekte
    Do doja te shkruaja dicka rreth fjales "besim", nje fjale kjo shume e rendesishme e kuptimplote.

    Besimi eshte shumedimensional.Do doja te permendja tre aspekte te tij :
    1.Besimi tek vetvetja
    2.Besimi tek i afermi (ketu "i afermi" me kuptimin biblik)
    3.Besimi tek metafizikja - hyjnorja

    Po te nisja e te analizoja secilin nocion ne vecanti(gjithmone sipas mendimit tim), nuk do mjaftonte kjo hapesire per te shkruar,prandaj po i bie paksa shkurt.

    Gjithashtu, pyetja ishte si e pershkruajme dhe cfare simbolizon fjala besim per ne.
    Pergjigjja eshte mjaft e nderlikuar duke pasur parasysh tre aspektet e sipershkruara.Megjithate, kam konstatuar se nuk ze nje vend te vecante ne shume njerez.
    1.Besimi tek vetvetja eshte i rendesishem per vete faktin se te ofron siguri,vendosmeri,shume here ndikon pozitivisht ne ambicien tende dhe pergjithesisht te ndihmon te qendrosh ne lartesine e duhur ne cdo rrethane e situate.
    Skaji negativ i tij eshte vendosja e vetes mbi kedo e gjithcka.

    2.Besimi tek i afermi nga ana sasiore eshte po aq i rendesishem.Duke u bazuar tek aksioma ime personale sipas te ciles duhet t'i besh tjetrit ate qe do doje te te beje ty,rezulton se tregimi i besimit eshte mese i domosdoshem.Ne dukje eshte nje qendrim perfitimi vetjak por te pakten eshte nje qendrim moral.Se ve ne dyshim qe idealja do ishte te tregoje besim akoma edhe ne rastin kur nuk ndodh e anasjellta.
    Sidoqofte, kjo ceshtje eshte nder me problematiket ne shoqerite tona moderne-bashkekohore.Jetojme ne eren e individualizmit.Aty ku gjithcka ka te beje me ate peremrin pronor qe themi aq po aq shpesh dhe qe quhet "im".Nje "semundje" kjo e ngjitur ose qe ka goditur edhe Shqiptaret.Me konkretisht,vazhdimisht referohemi duke thene vetja ime,e dashura ime,shtepia ime,makina ime,celulari im,qeni im etj.
    Nese s'kemi besim tek tjetri ne c'baza ndertohen marredheniet e cdo natyre qofshin ato ndermjet njerezve?Dhe rrjedhimisht dhe vete shoqeria mbi c'themele qendron?Kjo eshte dhe pyetja kyce.Pikerisht ne mungese te besimit tek tjetri ngreme ne piedestal unin(egon).Jeta eshte e veshtire dhe njerezit jane te veshtire.Personalisht besoj se duhet t'i barazpeshojme gjerat.Te rezervohemi atehere kur duhet ndoshta te tregohemi edhe indiferente.Por asnjehere pa humbur sensin e besimit ndaj te tjereve.Sepse sic shkruaje tek tema jote te ciles po i pergjigjem shume here nga zhgenjimet humbim besimin dhe me pas e kemi te veshtire t'a riperftojme e t'a ritregojme.
    Aspekti negativ eshte mosbesimi i verber ndaj kujtdo e gjithckaje.

    3.Besimi tek metafizikja - hyjnorja per sa i perket nuk eshte aspak i fundit(duke qene i treti ne rradhe) per nga rendesia.Se si ky ndikon ne psikoperberjen,botekuptimin,karakterin e personalitetin e cdo njeriu nuk po e analizoj tani se vura re qe paskam shkruar mjaft e nuk iu permbajta asaj qe shkrova ne fillim "qe t'i bie paksa shkurt".Shembulli i Shqiperise, me vite te tere ndalimi ushtrimi te riteve fetare qe burojne nga besimi tek hyjnorja dhe si nje rast i vetem e unik ne te gjithe rruzullin,besoj se eshte mese bindes.
    Vetem nje fakt do te permend i cili perben konstatim dhe vertetim shkencor.Dhe me kete perpiqem te vertetoj sa i domosdoshem dhe i pazevendesueshem eshte per njeriun dhe shoqerite qe ai krijon e jeton besimi tek dicka e pashpjegueshme e hyjnore.
    Qe nga fillimi i ekzistences se njeriut,kurre s'ka pasur e ekzistuar nje shoqeri qe nuk besonte ne dicka metafizike e hyjnore.Qofte ajo zjarradhurimi,animizmi,paganizmi ose njehyjizmi(monoteizmi).

    Te pergezoj per temen terheqese me te cilen me dhe edhe mua mundesine te shkruaj dicka.
    [/SIZE]Everybody sees how you seem,however,only some know who you are.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    ni definoicion i shukrt per besimin ... E vetmja "MAGJI" qe egziston eshte besimi
    We are all Aliens

  5. #5
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Eshte nje fjale qe besimi e mban gjalle njeriun.Une per vete besoj se kam pasur dite te keqija
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •