Nuk arrij ta kuptoj pse vazhdoni ta mbroni kaq shume romanticizmin. Por sinqerisht do kisha deshire tju kuptoja. Eshte dashuria qe shkon pertej trendafilave. Me partnerin duhet te komunikojme pa drojtje. Duhet ti besojme pa pasur frike se do te kritikohemi. Meqe ra fjala jam mashkull. Dashuria eshte nje trekendesh me tre cepa. Njeri cep eshte afiniteti me shkallet e tij: entuziazmi besimi sinqeriteti merzitja ndjenja e armiqesise se fshehur,apatia, urrejtja etj. Sa me shume biem nga shkallet aq me shume zvogelohet komunikimi qe eshte cepi tjeter i trekendeshit dhe me i rendesishmi. Psh kur njerezit urrehen dhe shahen komunikimi i vetem jane plumbat. As ju se besoj se keni nisur ndonjehere me nje njeri te zemeruar e te inatosur nje bisede. Cepi i trete eshte realiteti ose baza per marreveshje. E bukura eshte se nuk mund te kesh njerincep pa pasur dy te tjeret. Pra deshira per te pasur njerin cep na detyron ti kemi dy te tjeret. Mekati i romanticizmit eshte se ka bere mode hamletizmin qe eshte nje brejtes i tmerrshem i vullnetit. Qendrime pa njefare dobie si psh: Trishtohen. DUan te duken te mjeruar, te ligeshtuar e te dorezuar. E meqe natyra njerezore eshte e tille qe xhesti krijon ndjenjat e ndjenja nga ana tjeter krijon xhestin kuptohet qe po perserite vazhdimisht xhestin e deshperimit do deshperohesh me te vertete. Sa me shume do te perseritet xhesti aq me e fuqishme behet ndjenja deri sa te arrije nje intensitet te tille qe te jete e domosdoshme per njeriun. Njeriu i rene ne ndjenja apo pasione te qortueshme si trishtimi pavendosmeria ndjenja e pafuqise e inferioritetit, eshte njeriu me fatkeq ne kete bote. I denuar perjetesisht mos te arrije asnjelloj suksesi. Eshte gabimi me i madh qe i bejne vetvetes. Lumturia dhe emocionet e verteta vijne nga suksesi.
Krijoni Kontakt